Si ndikojnë cigaret në trupin tonë? -Krishna Sudhir
-
0:07 - 0:09Cigaret nuk janë të mira për shëndet.
-
0:09 - 0:14Kjo s'është e re, kemi ditur për rrezikun
e pirjes së duhanit për shumë dekada. -
0:14 - 0:17Por si na dëmtojnë cigaret saktësisht?
-
0:17 - 0:19Le të shohim se çfarë ndodh
kur këto substanca -
0:19 - 0:21hyjnë në trupin tonë,
-
0:21 - 0:25dhe çfarë ndodh
kur e ndërpresim duhanpirjen. -
0:25 - 0:27Me çdo thithje,
-
0:27 - 0:32ne fusim në trupin tonë mbi 5000
substanca kimike. -
0:34 - 0:37Nga fillimi, katrani,
një material i zi, rrëshinor -
0:37 - 0:40fillon të mbulon dhëmbët dhe gingivën,
-
0:40 - 0:44duke dëmtuar zmaltin e dhëmbëve dhe
si pasojë duke shkatërruar dhëmbët. -
0:44 - 0:47Me kalimin e kohës duhanpirja dëmton
edhe mbaresat nervore në hundë, -
0:47 - 0:50duke shkaktuar humbjen
e aftësisë së dallimit të aromave. -
0:50 - 0:52Brenda në rrugët e frymëmarrjes
dhe mushkëri, -
0:52 - 0:55duhanpirja rrit aftësinë për infeksione,
-
0:55 - 0:58dhe sëmundje kronike si bronkiti
dhe emfizema. -
0:58 - 1:02Këtë e bën duke dëmtuar ciliet që gjenden
në qelizat e këtyre organeve. -
1:02 - 1:04Ciliet janë struktura
të vogla në formë fijesh -
1:04 - 1:07detyra e të cilave është që të mbajnë
të pastra rrugët e frymëmarrjes. -
1:07 - 1:09Pastaj mbush alveolat.
-
1:09 - 1:11Alveolat janë qeska të vogla
të mbushura me ajër -
1:11 - 1:14që mundësojnë këmbimin e oksigjenit
dhe dyoksidit të karbonit -
1:14 - 1:15mes mushkerive dhe gjakut.
-
1:15 - 1:20Një gaz toksik që quhet monoksid karboni
përshkon këtë membranë dhe kalon në gjak, -
1:20 - 1:22duke u lidhur kështu me hemoglobinën
-
1:22 - 1:24dhe duke zhvendosur oksigjenin
-
1:24 - 1:27që normalisht do duhej
të qarkullonte nëpër trup. -
1:27 - 1:30Kjo është një nga arsyet pse duhanpirja
çon në deprivim të oksigjenit -
1:30 - 1:33dhe shkurtim të frymëmarrjes.
-
1:33 - 1:35Në 10 sekonda,
-
1:35 - 1:39qarkullimi i gjakut bart në tru
një stimulant që quhet nikotinë, -
1:39 - 1:42që shkakton lirimin e dopaminës
dhe neurotransmiterëve tjerë në tru -
1:42 - 1:44perfshirë edhe endorfinat
-
1:44 - 1:47që krijojnë ndjenjën e kënaqësisë
gjë që e bën duhanpirjen adiktive. -
1:47 - 1:50Nikotina dhe substancat tjera
kimike që gjenden në cigare -
1:50 - 1:53shkaktojnë ngushtim të enëve
të gjakut me kalimin e kohës -
1:53 - 1:55dhe dëmtojnë endotelin e enëvë të gjakut
-
1:55 - 1:58duke penguar kështu qarkullimin e gjakut.
-
1:58 - 2:01Këto ndryshime shkaktojnë
trashjen e murit të enëve të gjakut -
2:01 - 2:03dhe rrisin ngjitshmërinë e trombociteve,
-
2:03 - 2:06kjo ndihmon në formimin
e koagulimeve në gjak -
2:06 - 2:09dhe nxisin infarktin në zemër.
-
2:09 - 2:13Shumë nga kemikalet që gjenden në cigare
nxisin mutacione të rrezikshme -
2:13 - 2:16në ADN e trupit tonë
dhe kjo bën që të zhvillohet kanceri. -
2:16 - 2:19Përbërësit e duhanit si Arsenik dhe Nikel
-
2:19 - 2:22mund të ndërprerjnë procesin
e riparimit të ADN, -
2:22 - 2:25dhe të dëmtojnë aftësinë e organizmit
tonë për të luftuar kancerin. -
2:25 - 2:29Në fakt në SHBA, nje nga tre
të vdekurit nga kanceri -
2:29 - 2:31si shkaktar kanë pasur duhanpirjen.
-
2:31 - 2:34Duhanpirja nuk shkakton
vetëm kancer të mushkërive. -
2:34 - 2:37Mund të shkaktojë edhe kancer
në shumë inde dhe organe, -
2:37 - 2:39të dëmtojë shikimin
-
2:39 - 2:41dhe të dobësojë eshtrat.
-
2:41 - 2:43Është më e vështirë për femrat
që të ngelen shtatzënë. -
2:43 - 2:46Dhe për meshkuj, mund të shkaktojë
disfunksione në ereksion. -
2:46 - 2:48Por njerëzit që ndërprejnë duhanpirjen,
-
2:48 - 2:50kanë shumë benefite
-
2:50 - 2:53të menjëhershme.
-
2:53 - 2:5720 minuta pas ndërprerjes së duhanit,
-
2:57 - 3:01të rrahurat e zemrës dhe shtypja e gjakut
fillojnë të kthehen në normale. -
3:01 - 3:04Pas 12 orësh, nivelet e monoksidit
të karbonit fillojnë të stabilizohen -
3:04 - 3:07duke rritur kapacitetin
e gjakut për të bartur oksigjenin . -
3:07 - 3:09Një ditë pas ndërprerjes së duhanpirjes,
-
3:09 - 3:12zvogëlohet rreziku i infarktit në zemër
me rënien e shtypjes së gjakut -
3:12 - 3:14dhe normalizim të rrahurave të zemrës.
-
3:14 - 3:17Pas dy ditësh, mbaresat nervore
përgjegjëse për ndjesinë e aromave -
3:17 - 3:20dhe shijes fillojnë të kthejnë
funksionin e tyre. -
3:20 - 3:23Mushkëritë shërohen nje muaj
pas ndërprerjes së duhanpirjes, -
3:23 - 3:26me zvogëlim të kollitjes
dhe normalizim të frymëmarrjes. -
3:26 - 3:29Ciliet që gjenden në mushkri
dhe rrugë të frymëmarrjes -
3:29 - 3:31fillojnë të kthejnë funksionin
e tyre pas disa javësh, -
3:31 - 3:35dhe shërohen plotësisht pas 9 muajsh,
duke rritur rezistencën ndaj infeksioneve. -
3:35 - 3:37Pas nje vit të ndërprerjes së duhanpirjes,
-
3:37 - 3:38rreziku i semundjes se zemres
zvogëlohet përgjysmë -
3:38 - 3:43ndersa përmirësohet funksioni
i enëve të gjakut. -
3:43 - 3:44Pas pese vjetesh,
-
3:44 - 3:47zvogëlohet shumë rreziku
i formimit të koagulove në gjak, -
3:47 - 3:50gjithashtu edhe i infarktit në zemër.
-
3:50 - 3:53Pas 10 vitesh, zvogëlohet rreziku i zhvillimit
të kancerit të mushkërive -
3:53 - 3:55deri në 50%.
-
3:55 - 4:00Kjo ndodh si shkak i aftësisë së organizmit
për të riparuar ADN e dëmtuar. -
4:00 - 4:04Pas 15 vitesh, mundësia e zhvillimit
të sëmundjeve koronare të zemrës -
4:04 - 4:08është gati e njëjte si e jo-duhanpirësve.
-
4:08 - 4:11Kjo dihet se nuk është e lehtë
për tu arritur. -
4:11 - 4:14Ndalimi i duhanpirjes shkakton
shqetësim dhe depresion, -
4:14 - 4:16si pasojë e lënies së nikotinës.
-
4:16 - 4:19Fatmirësisht, këto efekte
janë të përkohshme. -
4:19 - 4:23Ndërprerja e duhanit është
duke u bërë çdo ditë e më e lehtë -
4:23 - 4:24falë zhvillimit të mundësive të shumta
për të arritur këtë gjë. -
4:24 - 4:26Terapia e zëvendësimit të nikotinës përmes
përdorimit të çamçakëzit, -
4:26 - 4:28fashave ngjitese në lëkurë,
-
4:28 - 4:28tabletave,
-
4:28 - 4:29dhe sprejeve
-
4:29 - 4:32ndihmon në lënien e duhanit.
-
4:32 - 4:35Ato funksionojnë si stimulues për
receptorët e nikotinës në tru -
4:35 - 4:38e kështu pengojnë zhvillimin e paraqitjes
së simptomave të tërheqjes nga nikotina -
4:38 - 4:41pa përdorimin e substancave
të dëmshme kimike. -
4:41 - 4:42Këshillimi e grupet suportuese,
-
4:42 - 4:44terapia kognitive,
-
4:44 - 4:47aktiviteti fizik
-
4:47 - 4:50ndihmon gjithashtu.
-
4:50 - 4:52Ky është lajm i mirë,
-
4:52 - 4:56sepse ndërprerja e duhanpirjes ndihmon
që ju të jeni prapë të shëndetshëm.
- Title:
- Si ndikojnë cigaret në trupin tonë? -Krishna Sudhir
- Speaker:
- Krishna Sudhir
- Description:
-
Gjej leksionin e plote: https://ed.ted.com/lessons/how-do-cigarettes-affect-the-body-krishna-sudhir
Cigaret nuk janë të mira për shëndet.
Kjo nuk është diçka e re--kemi ditur për rrezikun e pirjes së duhanit për shumë dekada. Por si na dëmtojnë cigaret saktësisht?
Le të shohim se çfarë ndodh kur këto substanca hyjnë në trupin tonë,
dhe çfarë ndodh kur e ndërpresim duhanpirjen.Leksioni nga Krishna Sudhir, regjia TED-Ed.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TED-Ed
- Duration:
- 05:13
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for How do cigarettes affect the body? | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How do cigarettes affect the body? | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for How do cigarettes affect the body? | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How do cigarettes affect the body? | ||
Besiana Zekaj edited Albanian subtitles for How do cigarettes affect the body? | ||
Besiana Zekaj edited Albanian subtitles for How do cigarettes affect the body? | ||
Besiana Zekaj edited Albanian subtitles for How do cigarettes affect the body? | ||
Besiana Zekaj edited Albanian subtitles for How do cigarettes affect the body? |