Cigaret nuk janë të mira për shëndet.
Kjo s'është e re, kemi ditur për rrezikun
e pirjes së duhanit për shumë dekada.
Por si na dëmtojnë cigaret saktësisht?
Le të shohim se çfarë ndodh
kur këto substanca
hyjnë në trupin tonë,
dhe çfarë ndodh
kur e ndërpresim duhanpirjen.
Me çdo thithje,
ne fusim në trupin tonë mbi 5000
substanca kimike.
Nga fillimi, katrani,
një material i zi, rrëshinor
fillon të mbulon dhëmbët dhe gingivën,
duke dëmtuar zmaltin e dhëmbëve dhe
si pasojë duke shkatërruar dhëmbët.
Me kalimin e kohës duhanpirja dëmton
edhe mbaresat nervore në hundë,
duke shkaktuar humbjen
e aftësisë së dallimit të aromave.
Brenda në rrugët e frymëmarrjes
dhe mushkëri,
duhanpirja rrit aftësinë për infeksione,
dhe sëmundje kronike si bronkiti
dhe emfizema.
Këtë e bën duke dëmtuar ciliet që gjenden
në qelizat e këtyre organeve.
Ciliet janë struktura
të vogla në formë fijesh
detyra e të cilave është që të mbajnë
të pastra rrugët e frymëmarrjes.
Pastaj mbush alveolat.
Alveolat janë qeska të vogla
të mbushura me ajër
që mundësojnë këmbimin e oksigjenit
dhe dyoksidit të karbonit
mes mushkerive dhe gjakut.
Një gaz toksik që quhet monoksid karboni
përshkon këtë membranë dhe kalon në gjak,
duke u lidhur kështu me hemoglobinën
dhe duke zhvendosur oksigjenin
që normalisht do duhej
të qarkullonte nëpër trup.
Kjo është një nga arsyet pse duhanpirja
çon në deprivim të oksigjenit
dhe shkurtim të frymëmarrjes.
Në 10 sekonda,
qarkullimi i gjakut bart në tru
një stimulant që quhet nikotinë,
që shkakton lirimin e dopaminës
dhe neurotransmiterëve tjerë në tru
perfshirë edhe endorfinat
që krijojnë ndjenjën e kënaqësisë
gjë që e bën duhanpirjen adiktive.
Nikotina dhe substancat tjera
kimike që gjenden në cigare
shkaktojnë ngushtim të enëve
të gjakut me kalimin e kohës
dhe dëmtojnë endotelin e enëvë të gjakut
duke penguar kështu qarkullimin e gjakut.
Këto ndryshime shkaktojnë
trashjen e murit të enëve të gjakut
dhe rrisin ngjitshmërinë e trombociteve,
kjo ndihmon në formimin
e koagulimeve në gjak
dhe nxisin infarktin në zemër.
Shumë nga kemikalet që gjenden në cigare
nxisin mutacione të rrezikshme
në ADN e trupit tonë
dhe kjo bën që të zhvillohet kanceri.
Përbërësit e duhanit si Arsenik dhe Nikel
mund të ndërprerjnë procesin
e riparimit të ADN,
dhe të dëmtojnë aftësinë e organizmit
tonë për të luftuar kancerin.
Në fakt në SHBA, nje nga tre
të vdekurit nga kanceri
si shkaktar kanë pasur duhanpirjen.
Duhanpirja nuk shkakton
vetëm kancer të mushkërive.
Mund të shkaktojë edhe kancer
në shumë inde dhe organe,
të dëmtojë shikimin
dhe të dobësojë eshtrat.
Është më e vështirë për femrat
që të ngelen shtatzënë.
Dhe për meshkuj, mund të shkaktojë
disfunksione në ereksion.
Por njerëzit që ndërprejnë duhanpirjen,
kanë shumë benefite
të menjëhershme.
20 minuta pas ndërprerjes së duhanit,
të rrahurat e zemrës dhe shtypja e gjakut
fillojnë të kthehen në normale.
Pas 12 orësh, nivelet e monoksidit
të karbonit fillojnë të stabilizohen
duke rritur kapacitetin
e gjakut për të bartur oksigjenin .
Një ditë pas ndërprerjes së duhanpirjes,
zvogëlohet rreziku i infarktit në zemër
me rënien e shtypjes së gjakut
dhe normalizim të rrahurave të zemrës.
Pas dy ditësh, mbaresat nervore
përgjegjëse për ndjesinë e aromave
dhe shijes fillojnë të kthejnë
funksionin e tyre.
Mushkëritë shërohen nje muaj
pas ndërprerjes së duhanpirjes,
me zvogëlim të kollitjes
dhe normalizim të frymëmarrjes.
Ciliet që gjenden në mushkri
dhe rrugë të frymëmarrjes
fillojnë të kthejnë funksionin
e tyre pas disa javësh,
dhe shërohen plotësisht pas 9 muajsh,
duke rritur rezistencën ndaj infeksioneve.
Pas nje vit të ndërprerjes së duhanpirjes,
rreziku i semundjes se zemres
zvogëlohet përgjysmë
ndersa përmirësohet funksioni
i enëve të gjakut.
Pas pese vjetesh,
zvogëlohet shumë rreziku
i formimit të koagulove në gjak,
gjithashtu edhe i infarktit në zemër.
Pas 10 vitesh, zvogëlohet rreziku i zhvillimit
të kancerit të mushkërive
deri në 50%.
Kjo ndodh si shkak i aftësisë së organizmit
për të riparuar ADN e dëmtuar.
Pas 15 vitesh, mundësia e zhvillimit
të sëmundjeve koronare të zemrës
është gati e njëjte si e jo-duhanpirësve.
Kjo dihet se nuk është e lehtë
për tu arritur.
Ndalimi i duhanpirjes shkakton
shqetësim dhe depresion,
si pasojë e lënies së nikotinës.
Fatmirësisht, këto efekte
janë të përkohshme.
Ndërprerja e duhanit është
duke u bërë çdo ditë e më e lehtë
falë zhvillimit të mundësive të shumta
për të arritur këtë gjë.
Terapia e zëvendësimit të nikotinës përmes
përdorimit të çamçakëzit,
fashave ngjitese në lëkurë,
tabletave,
dhe sprejeve
ndihmon në lënien e duhanit.
Ato funksionojnë si stimulues për
receptorët e nikotinës në tru
e kështu pengojnë zhvillimin e paraqitjes
së simptomave të tërheqjes nga nikotina
pa përdorimin e substancave
të dëmshme kimike.
Këshillimi e grupet suportuese,
terapia kognitive,
aktiviteti fizik
ndihmon gjithashtu.
Ky është lajm i mirë,
sepse ndërprerja e duhanpirjes ndihmon
që ju të jeni prapë të shëndetshëm.