Të luftosh pa dhunë
-
0:00 - 0:04Pas gjysmë shekulli përpjekje për
parandalimin e luftërave, -
0:04 - 0:08është një pyetje që ende vazhdoj ta kem:
-
0:08 - 0:12Si të përballemi me dhunën ekstreme
-
0:12 - 0:15pa u kundërpërgjigjur me forcë?
-
0:15 - 0:18Kur ke të bësh me brutalitet,
-
0:18 - 0:21qoftë një fëmijë përballë një
ngacmuesi në parkun e lojërave -
0:21 - 0:22apo dhuna në familje -
-
0:22 - 0:25apo sot, në rrugët e Sirisë,
-
0:25 - 0:28përballë tankeve dhe shrapnelave,
-
0:28 - 0:31cila është gjëja më efektive që
duhet bërë? -
0:31 - 0:34Të kundërpërgjigjesh? Të dorëzohesh?
-
0:34 - 0:37Të përdorësh më shumë forcë?
-
0:37 - 0:41Këtë pyetje: "Si të përballem me një
agresor -
0:41 - 0:45pa u bërë edhe vetë kriminel"?
-
0:45 - 0:48vazhdoj ta kem që nga fëmijëria.
-
0:48 - 0:50Më kujtohet kur isha rreth 13 vjeç,
-
0:50 - 0:55po shihja ne një televizor bardhë e zi me
miza në dhomën e prindërve -
0:55 - 1:00teksa tanket sovjetike u futën në
Budapest, -
1:00 - 1:03dhe disa fëmijë jo shumë më të mëdhenj
se unë -
1:03 - 1:05hidheshin në drejtim të tankeve
-
1:05 - 1:07dhe masakroheshin.
-
1:07 - 1:11Unë vrapova shkallëve dhe fillova
të paketoj valixhen. -
1:11 - 1:14Nëna ime erdhi dhe më tha, "Çfarë
të ka shkuar ne mendje te bësh"? -
1:14 - 1:16Dhe unë i thashë, "Po shkoj në Budapest".
-
1:16 - 1:19Dhe ajo më tha, "Përse"?
-
1:19 - 1:21Unë i thashë, "Fëmijët po vriten atje.
-
1:21 - 1:23Është e tmerrshme ajo që po ndodh".
-
1:23 - 1:25Dhe ajo tha, "Mos u bëj budallaqe".
-
1:25 - 1:27Unë fillova të qaj.
-
1:27 - 1:29Ajo e kuptoi dhe tha,
-
1:29 - 1:31"E shoh që është serioze.
-
1:31 - 1:34Je tepër e re të ndihmosh.
-
1:34 - 1:37Të duhet trajnim. Unë do të të ndihmoj.
-
1:37 - 1:39Por cpaketoje njëherë valixjen".
-
1:39 - 1:42Dhe kështu unë u trajnova
-
1:42 - 1:46dhe shkova e punova
në Afrikë në të njëzetat. -
1:46 - 1:50Por e kuptova që atë çfarë duhet
ta di në të vërtetë -
1:50 - 1:52nuk mund ta marr nga kurset trajnuese.
-
1:52 - 1:55Doja të kuptoja
-
1:55 - 1:59si funksionojnë dhuna dhe shtypja.
-
1:59 - 2:04Dhe ajo që kam zbuluar që atëherë është:
-
2:04 - 2:08Agresorët e përdorin dhunën
në tri mënyra. -
2:08 - 2:13Përdorin dhunën politike për të frikësuar,
-
2:13 - 2:19dhunën fizike për të tmerruar
-
2:19 - 2:26dhe dhunën mendore apo emocionale
për të nënçmuar. -
2:26 - 2:29Dhe rrallë, në shumë pak raste
-
2:29 - 2:33funksionon të përdorësh më shumë dhunë.
-
2:33 - 2:39Nelson Mandela u burgos
duke besuar në dhunë -
2:39 - 2:41dhe 27 vite më vonë
-
2:41 - 2:43ai dhe kolegët e tij,
-
2:43 - 2:45ngadalë dhe me kujdes,
-
2:45 - 2:50mprehën aftësitë, aftësitë e
jashtëzakonshme, që iu duheshin -
2:50 - 2:54për ta shndërruar një ndër qeveritë më të
egra që ka njohur bota -
2:54 - 2:56në një demokraci.
-
2:56 - 3:01Dhe ia arritën me një përkushtim të plotë
ndaj jo-dhunës. -
3:01 - 3:08Ata e kuptuan që të përdorësh forcë
kundër forcës -
3:08 - 3:13nuk funksionon.
-
3:13 - 3:15Pra, çfarë funksionon?
-
3:15 - 3:19Kam gjetur shumë metoda
-
3:19 - 3:21që funksionojnë, - ka shumë të tjera -
-
3:21 - 3:23që kryejnë punë dhe janë efektive.
-
3:23 - 3:25Dhe e para është
-
3:25 - 3:27që ndryshimi duhet të ndodhë
-
3:27 - 3:31duhet të ndodhë këtu, brenda meje.
-
3:31 - 3:36Është reagimi im, qëndrimi im,
ndaj shtypjes -
3:36 - 3:38të cilin unë mund ta kontrolloj,
-
3:38 - 3:41dhe që mund të bëj diçka rreth tij.
-
3:41 - 3:45Për këtë duhet të zhvilloj vetëdijen.
-
3:45 - 3:47Duhet ta njoh veten time,
-
3:47 - 3:50kur rrëzohem,
-
3:50 - 3:54cilat janë pikat e mia të forta,
-
3:54 - 3:57cilat janë pikat e mia të dobta.
-
3:57 - 3:58Kur dorëzohem?
-
3:58 - 4:03Për çka do ta ngre zërin?
-
4:03 - 4:08Meditimi apo vetë-inspektimi
-
4:08 - 4:11është një mënyrë - pra, jo e vetmja -
-
4:11 - 4:12është një ndër mënyrat
-
4:12 - 4:16për ta fituar këtë lloj fuqie të
brendshme. -
4:16 - 4:19Dhe heroina ime këtu - si e Satishit -
-
4:19 - 4:22është Aung San Suu Kyi në Burma.
-
4:22 - 4:25Ajo po udhëhiqte një grup studentësh
-
4:25 - 4:28në një protestë në rrugët e Rangoon-it.
-
4:28 - 4:32Ata u gjendën përballë mitralozëve.
-
4:32 - 4:33Dhe ajo kuptoi menjëherë
-
4:33 - 4:37që ushtarëve iu dridheshin gishtat
nën këmbëz -
4:37 - 4:43dhe ishin më të frikësuar se protestuesit
prapa saj. -
4:43 - 4:45Por ajo iu tha studentëve të ulen.
-
4:45 - 4:53Dhe eci përpara me qetësi dhe qartësi
-
4:53 - 4:56duke mos pasur aspak frikë
-
4:56 - 5:00që të afrohet te arma e parë
-
5:00 - 5:04ta vë dorën mbi të dhe ta ulë.
-
5:09 - 5:12Dhe askush nuk u vra.
-
5:12 - 5:16Ja ç'mund të bëjë mjeshtëria ndaj frikës
-
5:16 - 5:18jo vetëm përballë mitralozëve.
-
5:18 - 5:23por nëse përballeni me një përleshje
me thika në rrugë. -
5:23 - 5:25Por duhet të ushtrohemi.
-
5:25 - 5:27E çfarë sa i përket frikës?
-
5:27 - 5:32Kam një mantra të vogël.
-
5:32 - 5:35Frika ime shëndoshet
-
5:35 - 5:37me energjinë që ia ushqej unë.
-
5:37 - 5:40Dhe nëse bëhet shumë e madhe
-
5:40 - 5:42me siguri ndodh.
-
5:42 - 5:46Ne e dimë sindromën tre i mëngjesit,
-
5:46 - 5:49kur diçka që të brengos,
të zgjon nga gjumi -
5:49 - 5:52Unë shoh shumë njerëz -
-
5:52 - 5:55dhe rrotullohesh në shtrat për një orë,
-
5:55 - 5:57vetëm sa bëhet më keq,
-
5:57 - 6:00dhe në ora katër je ngjitur në jastëk
-
6:00 - 6:02nga një përbindësh kaq i madh.
-
6:02 - 6:04E vetmja gjë për t'u bërë
-
6:04 - 6:06është të ngrihesh, bën një filxhan çaj
-
6:06 - 6:11dhe ulu të flasësh me frikën si
me një fëmijë. -
6:11 - 6:14Ti je i rrituri.
-
6:14 - 6:16Frika është fëmija.
-
6:16 - 6:17Dhe ti flet me frikën
-
6:17 - 6:20dhe e pyet çfarë do, për çfarë ka nevojë.
-
6:20 - 6:25Si mund të përmirësohet?
-
6:25 - 6:27Si mund fëmija të ndihet më i fortë?
-
6:27 - 6:28Dhe harton një plan.
-
6:28 - 6:30Thua, "Në rregull, tani kthehemi në gjumë.
-
6:30 - 6:34Në gjashtë e gjysmë, ngrihemi dhe
veprojmë". -
6:34 - 6:40Unë pata një nga këto episode të dielën
-
6:40 - 6:44e paralizuar me frikën
se do të flas para jush. -
6:44 - 6:46(Të qeshura)
-
6:46 - 6:47Kështu që veprova ashtu.
-
6:47 - 6:51U zgjova, bëra çajin, fola me të,
dhe kështu -
6:51 - 6:55jam këtu - ende pjesërisht e paralizuar,
por jam këtu. -
6:55 - 7:00(Duartrokitje)
-
7:00 - 7:02Kjo ishte frika. E çfarë sa i përket
zemërimit? -
7:02 - 7:07Kudo që ka padrejtësi, ka zemërim.
-
7:07 - 7:10Por zemërimi është si benzinë,
-
7:10 - 7:13nëse e hedh përreth e dikush ndezë një
kokërr çibriti, -
7:13 - 7:15krijohet një ferr.
-
7:15 - 7:20Por zemërimi si motor - brenda një
motori - është i fuqishëm. -
7:20 - 7:24Nëse mund ta vendosim zemërimin tonë
brenda një motori, -
7:24 - 7:26ai mund të na shtyjë para,
-
7:26 - 7:29mund të na nxjerrë nga momentet e vështira
-
7:29 - 7:33dhe mund të na japë forcë të brendshme
të vërtetë. -
7:33 - 7:36Këtë e kam mësuar në punën time
-
7:36 - 7:38me politikëbërësit e armëve nukleare.
-
7:38 - 7:41Sepse në fillim isha aq e indinjuar
-
7:41 - 7:44ndaj rreziqeve që ata po na ekspozonin
-
7:44 - 7:50sa vetëm doja të grindesha, t'i fajësoja,
që ata ta kenë gabim. -
7:50 - 7:52Krejtësisht joefektive.
-
7:52 - 7:56Në mënyrë që të zhvillohet dialogu për
ndryshim -
7:56 - 7:58duhet të përballemi me zemërimin tonë.
-
7:58 - 8:03Është në rregull të zemërohesh ndaj
gjërave - -
8:03 - 8:05në këtë rast, armëve nukleare -
-
8:05 - 8:09por nuk ia vlen të zemërohesh me njerëzit.
-
8:09 - 8:11Ata janë qenie njerëzore siç jemi ne.
-
8:11 - 8:14Dhe po bëjnë çfarë mendojnë se është
më së miri. -
8:14 - 8:18Dhe mbi këtë bazë ne duhet të flasim
me ta. -
8:18 - 8:21Pra, ky ishte i treti, zemërimi.
-
8:21 - 8:22Që më sjell te thelbi
-
8:22 - 8:25i asaj që po ndodh, ose që unë kam
kuptuar se po ndodh, -
8:25 - 8:26me botën sot,
-
8:26 - 8:30që është se shekullin që shkoi fuqia
vinte nga lart-poshtë. -
8:30 - 8:35Qeveritë ende iu tregonin njerëzve çfarë
të bëjnë. -
8:35 - 8:37Këtë shekull, ka një ndryshim.
-
8:37 - 8:41Fuqia është nga poshtë-lart, nga populli.
-
8:41 - 8:44Si kërpudhat që rriten përmes betonit.
-
8:44 - 8:51Është bashkimi i njerzëve, siç e tha tani
Bundy, milje larg -
8:51 - 8:53për të sjellur ndryshimin.
-
8:53 - 8:57Dhe Peace Direct e hetoi mjaft herët
-
8:57 - 9:01që vendësit në zonat
e konfliktit të nxehtë -
9:01 - 9:03dinë çfarë të bëjnë.
-
9:03 - 9:05E dinë më së miri.
-
9:05 - 9:09Prandaj Peace Direct i përkrah ata.
-
9:09 - 9:11Ajo çfarë po bëjnë është që
-
9:11 - 9:14po i çmobilizojnë milicitë,
-
9:14 - 9:17po i rindërtojnë ekonomitë,
-
9:17 - 9:19po i rikthejnë refugjatët,
-
9:19 - 9:24madje po i lirojnë fëmijët ushtarë.
-
9:24 - 9:27Dhe atyre u duhet ta rrezikojnë jetën
pothuajse çdo ditë -
9:27 - 9:30për ta bërë këtë.
-
9:30 - 9:34Dhe ajo çfarë kanë kuptuar
-
9:34 - 9:39është se përdorimi i dhunës në këto
situata ku ata veprojnë -
9:39 - 9:44jo vetëm që është më pak njerëzore,
-
9:44 - 9:46por është më pak efektive
-
9:46 - 9:52sesa përdorimi i metodave që lidhin
njerëzit mes vete, që rindërtojnë. -
9:52 - 9:56Dhe mendoj që ushtria e ShBA
-
9:56 - 10:03më në fund po e kupton këtë.
-
10:03 - 10:06Deri më tani, politika e tyre kundër
terroristëve -
10:06 - 10:11kanë qenë vrasja e kryengritësve për
pothuajse çfarëdo çmimi, -
10:11 - 10:14edhe kur përfshihen civilët;
-
10:14 - 10:18atëherë konsiderohet si "dëm anësor".
-
10:18 - 10:25Dhe kjo e zemëron dhe e poshtëron
-
10:25 - 10:27aq shumë popullin e Afganistanit,
-
10:27 - 10:32saqë e bën rekrutimin në al-Qaeda
shumë të lehtë, -
10:32 - 10:35kur njerëzit janë kaq të neveritur nga,
për shembull, -
10:35 - 10:37djegia e Kuranit.
-
10:37 - 10:40Prandaj trajnimi i trupave duhet të
ndryshojë. -
10:40 - 10:45Dhe besoj që ka shenja që ka filluar
të ndryshojë. -
10:45 - 10:48Ushtria britanike gjithnjë ka qenë më e
aftë këtu. -
10:48 - 10:54Por ekziston një shembull i shkëlqyer
për ta përcjellur -
10:54 - 10:57dhe ai është një toger kolonel amerikan
i mrekullueshëm -
10:57 - 10:59që quhet Chris Hughes.
-
10:59 - 11:03Ai udhëhiqte ushtarët e tij në rrugët
e Najafit - -
11:03 - 11:05në Irak, në fakt -
-
11:05 - 11:10dhe befas njerëzit po suleshin nga
shtëpitë në të dy anët e rrugës, -
11:10 - 11:15duke bërtitur, uluritur, tejet të
acaruar -
11:15 - 11:19dhe i rrethuan këta burra shumë të ri të
cilët ishin krejtësisht të tmerruar, -
11:19 - 11:22nuk dinin çfarë po ndodhte, nuk dinin
arabisht. -
11:22 - 11:26Dhe Chris Hughes u fut në mes të turmës
-
11:26 - 11:30me armën përmbi kokë, te drejtuar nga toka
-
11:30 - 11:31dhe tha, "Gjunjëzohuni".
-
11:31 - 11:34Dhe këta ushtarë të mëdhenj
-
11:34 - 11:37me çantat dhe me armatosjen trupore,
-
11:37 - 11:41u lëkundën në tokë.
-
11:41 - 11:47Dhe ra heshtje e plotë.
-
11:47 - 11:50Pas rreth dy minutash,
-
11:50 - 11:54të gjithë u mënjanuan dhe shkuan
në shtëpi. -
11:54 - 12:00E kjo, për mua, është urtësi në veprim.
-
12:00 - 12:04Në atë çast, kjo është çka ai bëri.
-
12:04 - 12:10Dhe po ndodh kudo tani.
-
12:10 - 12:12Nuk më besoni?
-
12:12 - 12:15A e keni pyetur veten
-
12:15 - 12:20pse dhe si janë rrëzuar
kaq shumë diktatura -
12:20 - 12:23në 30 vitet e fundit?
-
12:23 - 12:28Diktaturat në Çekosllovaki,
Gjermaninë Lindore, -
12:28 - 12:32Estoni, Letoni, Lituani,
-
12:32 - 12:35Mali, Madagaskar,
-
12:35 - 12:39Poloni, Filipine,
-
12:39 - 12:44Serbi, Slloveni, mund të vazhdoj,
-
12:44 - 12:49dhe tani Tunizia dhe Egjipti.
-
12:49 - 12:53Dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht.
-
12:53 - 12:56Një pjesë e madhe vjen nga libri
-
12:56 - 13:00i një burri 80 vjeçar nga Bostoni,
Gene Sharp. -
13:00 - 13:04Ai shkroi librin "Nga diktatura në
demokraci" -
13:04 - 13:10me 82 metodologji për rezistencë
jo të dhunshme. -
13:10 - 13:12Është përkthyer në 26 gjuhë.
-
13:12 - 13:14Ka bërë xhiron e botës.
-
13:14 - 13:21Dhe tani po përdoret nga njerëzit e ri
dhe të vjetër gjithkund, -
13:21 - 13:26sepse funksionon
dhe është efektive. -
13:26 - 13:31Prandaj kjo është ajo që më jep shpresë -
-
13:31 - 13:35jo vetëm shpresë, më bën
të ndihem shumë pozitive. -
13:35 - 13:39Sepse më në fund, njerëzit po e kuptojnë.
-
13:39 - 13:46Po e kuptojmë metodologjinë praktike,
të përdorshme -
13:46 - 13:48për t'iu përgjigjur pyetjes time:
-
13:48 - 13:54Si të përballemi me një agresor pa u bërë
vetë kriminel? -
13:54 - 13:59Po përdorim shkathtësitë që përmenda:
-
13:59 - 14:02forcën e brendshme - zhvillimin e forcës
së brendshme - përmes vetë-dijes, -
14:02 - 14:06njohjen dhe punën me frikën tonë,
-
14:06 - 14:10përdorimin e zemërimit si karburant,
-
14:10 - 14:12bashkëpunimin me të tjerët,
-
14:12 - 14:14grupimin bashkë me tjerët,
-
14:14 - 14:16guximin,
-
14:16 - 14:23dhe më e rëndësishmja, përkushtimin
ndaj jo-dhunës së vazhdueshme. -
14:23 - 14:27Tani jo vetëm që besoj në jo-dhunë.
-
14:27 - 14:30Nuk më duhet të besoj në të.
-
14:30 - 14:34Gjithkund shoh dëshmi se si ajo
funksionon. -
14:34 - 14:40Dhe shoh se si ne, njerëzit e zakonshëm,
-
14:40 - 14:46mund të bëjmë çka Aung San Suu Kyi dhe
Ghandi dhe Mandela bënë. -
14:46 - 14:49Mund t'i japim fund
-
14:49 - 14:54shekullit më të përgjakshëm
që ka njohur njerëzimi. -
14:54 - 15:02Dhe mund të organizohemi për ta
mposhtur shtypjen -
15:02 - 15:04duke hapur zemrat tona
-
15:04 - 15:10dhe duke forcuar këtë zgjidhje të
jashtëzakonshme. -
15:10 - 15:15Kjo hapje e zemrës është pikërisht çfarë
kam përjetuar -
15:15 - 15:19në tërë organizimin e këtij takimi që kur
kam ardhur dje. -
15:19 - 15:21Ju falemnderit.
-
15:21 - 15:26(Duartrokitje)
- Title:
- Të luftosh pa dhunë
- Speaker:
- Scilla Elworthy
- Description:
-
Si të përballesh me një agresor pa u bërë kriminel? Në këtë diskutim të urtë dhe të ndjeshëm, aktivistja e paqes Scilla Elworthy shpjegon shkathtësitë që na duhen - si kombe dhe si individë - për ta luftuar forcën ekstreme pa u kundërpërgjigjur me forcë. Për t'u përgjigjur se pse dhe si jo-dhuna funksionon, ajo përkujton heronjtë historikë - Aung San Suu Kyi, Mahatma Gandhi, Nelson Mandela - dhe filozofitë personale që fuqizuan protestat e tyre paqësore. (Xhiruar në TEDxExeter).
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 15:47
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Fighting with non-violence | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Fighting with non-violence | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Fighting with non-violence | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Fighting with non-violence | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Fighting with non-violence | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Fighting with non-violence | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Fighting with non-violence | ||
Shegë Bahtiri edited Albanian subtitles for Fighting with non-violence |