1 00:00:00,360 --> 00:00:04,494 Pas gjysmë shekulli përpjekje për parandalimin e luftërave, 2 00:00:04,494 --> 00:00:08,009 është një pyetje që ende vazhdoj ta kem: 3 00:00:08,025 --> 00:00:11,725 Si të përballemi me dhunën ekstreme 4 00:00:11,725 --> 00:00:15,226 pa u kundërpërgjigjur me forcë? 5 00:00:15,226 --> 00:00:17,777 Kur ke të bësh me brutalitet, 6 00:00:17,777 --> 00:00:20,693 qoftë një fëmijë përballë një ngacmuesi në parkun e lojërave 7 00:00:20,693 --> 00:00:22,393 apo dhuna në familje - 8 00:00:22,393 --> 00:00:25,309 apo sot, në rrugët e Sirisë, 9 00:00:25,309 --> 00:00:27,860 përballë tankeve dhe shrapnelave, 10 00:00:27,860 --> 00:00:31,207 cila është gjëja më efektive që duhet bërë? 11 00:00:31,207 --> 00:00:33,805 Të kundërpërgjigjesh? Të dorëzohesh? 12 00:00:33,805 --> 00:00:37,146 Të përdorësh më shumë forcë? 13 00:00:37,176 --> 00:00:41,138 Këtë pyetje: "Si të përballem me një agresor 14 00:00:41,138 --> 00:00:44,888 pa u bërë edhe vetë kriminel"? 15 00:00:44,888 --> 00:00:47,904 vazhdoj ta kem që nga fëmijëria. 16 00:00:47,904 --> 00:00:50,455 Më kujtohet kur isha rreth 13 vjeç, 17 00:00:50,455 --> 00:00:55,441 po shihja ne një televizor bardhë e zi me miza në dhomën e prindërve 18 00:00:55,441 --> 00:00:59,706 teksa tanket sovjetike u futën në Budapest, 19 00:00:59,706 --> 00:01:02,505 dhe disa fëmijë jo shumë më të mëdhenj se unë 20 00:01:02,505 --> 00:01:05,006 hidheshin në drejtim të tankeve 21 00:01:05,006 --> 00:01:07,174 dhe masakroheshin. 22 00:01:07,174 --> 00:01:10,975 Unë vrapova shkallëve dhe fillova të paketoj valixhen. 23 00:01:10,975 --> 00:01:13,689 Nëna ime erdhi dhe më tha, "Çfarë të ka shkuar ne mendje te bësh"? 24 00:01:13,689 --> 00:01:15,971 Dhe unë i thashë, "Po shkoj në Budapest". 25 00:01:15,971 --> 00:01:18,605 Dhe ajo më tha, "Përse"? 26 00:01:18,605 --> 00:01:20,654 Unë i thashë, "Fëmijët po vriten atje. 27 00:01:20,654 --> 00:01:22,506 Është e tmerrshme ajo që po ndodh". 28 00:01:22,506 --> 00:01:24,523 Dhe ajo tha, "Mos u bëj budallaqe". 29 00:01:24,523 --> 00:01:27,123 Unë fillova të qaj. 30 00:01:27,123 --> 00:01:29,338 Ajo e kuptoi dhe tha, 31 00:01:29,338 --> 00:01:31,105 "E shoh që është serioze. 32 00:01:31,105 --> 00:01:33,939 Je tepër e re të ndihmosh. 33 00:01:33,939 --> 00:01:36,574 Të duhet trajnim. Unë do të të ndihmoj. 34 00:01:36,574 --> 00:01:38,739 Por cpaketoje njëherë valixjen". 35 00:01:38,739 --> 00:01:42,305 Dhe kështu unë u trajnova 36 00:01:42,305 --> 00:01:46,238 dhe shkova e punova në Afrikë në të njëzetat. 37 00:01:46,238 --> 00:01:49,939 Por e kuptova që atë çfarë duhet ta di në të vërtetë 38 00:01:49,939 --> 00:01:52,338 nuk mund ta marr nga kurset trajnuese. 39 00:01:52,338 --> 00:01:54,524 Doja të kuptoja 40 00:01:54,524 --> 00:01:58,974 si funksionojnë dhuna dhe shtypja. 41 00:01:58,974 --> 00:02:03,922 Dhe ajo që kam zbuluar që atëherë është: 42 00:02:03,922 --> 00:02:07,988 Agresorët e përdorin dhunën në tri mënyra. 43 00:02:07,988 --> 00:02:13,291 Përdorin dhunën politike për të frikësuar, 44 00:02:13,291 --> 00:02:18,705 dhunën fizike për të tmerruar 45 00:02:18,705 --> 00:02:26,229 dhe dhunën mendore apo emocionale për të nënçmuar. 46 00:02:26,229 --> 00:02:29,456 Dhe rrallë, në shumë pak raste 47 00:02:29,456 --> 00:02:32,972 funksionon të përdorësh më shumë dhunë. 48 00:02:32,972 --> 00:02:39,181 Nelson Mandela u burgos duke besuar në dhunë 49 00:02:39,181 --> 00:02:41,205 dhe 27 vite më vonë 50 00:02:41,205 --> 00:02:43,188 ai dhe kolegët e tij, 51 00:02:43,188 --> 00:02:45,173 ngadalë dhe me kujdes, 52 00:02:45,173 --> 00:02:50,139 mprehën aftësitë, aftësitë e jashtëzakonshme, që iu duheshin 53 00:02:50,139 --> 00:02:54,339 për ta shndërruar një ndër qeveritë më të egra që ka njohur bota 54 00:02:54,339 --> 00:02:56,205 në një demokraci. 55 00:02:56,205 --> 00:03:00,937 Dhe ia arritën me një përkushtim të plotë ndaj jo-dhunës. 56 00:03:00,937 --> 00:03:08,104 Ata e kuptuan që të përdorësh forcë kundër forcës 57 00:03:08,104 --> 00:03:13,300 nuk funksionon. 58 00:03:13,300 --> 00:03:15,493 Pra, çfarë funksionon? 59 00:03:15,493 --> 00:03:18,962 Kam gjetur shumë metoda 60 00:03:18,962 --> 00:03:20,795 që funksionojnë, - ka shumë të tjera - 61 00:03:20,795 --> 00:03:23,141 që kryejnë punë dhe janë efektive. 62 00:03:23,141 --> 00:03:24,508 Dhe e para është 63 00:03:24,508 --> 00:03:27,026 që ndryshimi duhet të ndodhë 64 00:03:27,026 --> 00:03:31,491 duhet të ndodhë këtu, brenda meje. 65 00:03:31,491 --> 00:03:35,591 Është reagimi im, qëndrimi im, ndaj shtypjes 66 00:03:35,591 --> 00:03:38,442 të cilin unë mund ta kontrolloj, 67 00:03:38,442 --> 00:03:40,742 dhe që mund të bëj diçka rreth tij. 68 00:03:40,742 --> 00:03:44,925 Për këtë duhet të zhvilloj vetëdijen. 69 00:03:44,925 --> 00:03:47,424 Duhet ta njoh veten time, 70 00:03:47,424 --> 00:03:49,675 kur rrëzohem, 71 00:03:49,675 --> 00:03:54,009 cilat janë pikat e mia të forta, 72 00:03:54,009 --> 00:03:56,507 cilat janë pikat e mia të dobta. 73 00:03:56,507 --> 00:03:57,975 Kur dorëzohem? 74 00:03:57,975 --> 00:04:03,238 Për çka do ta ngre zërin? 75 00:04:03,238 --> 00:04:08,377 Meditimi apo vetë-inspektimi 76 00:04:08,377 --> 00:04:10,911 është një mënyrë - pra, jo e vetmja - 77 00:04:10,911 --> 00:04:12,029 është një ndër mënyrat 78 00:04:12,029 --> 00:04:16,146 për ta fituar këtë lloj fuqie të brendshme. 79 00:04:16,146 --> 00:04:18,628 Dhe heroina ime këtu - si e Satishit - 80 00:04:18,628 --> 00:04:21,661 është Aung San Suu Kyi në Burma. 81 00:04:21,661 --> 00:04:25,294 Ajo po udhëhiqte një grup studentësh 82 00:04:25,294 --> 00:04:27,694 në një protestë në rrugët e Rangoon-it. 83 00:04:27,694 --> 00:04:31,877 Ata u gjendën përballë mitralozëve. 84 00:04:31,877 --> 00:04:33,044 Dhe ajo kuptoi menjëherë 85 00:04:33,044 --> 00:04:36,962 që ushtarëve iu dridheshin gishtat nën këmbëz 86 00:04:36,962 --> 00:04:42,660 dhe ishin më të frikësuar se protestuesit prapa saj. 87 00:04:42,660 --> 00:04:45,365 Por ajo iu tha studentëve të ulen. 88 00:04:45,365 --> 00:04:52,661 Dhe eci përpara me qetësi dhe qartësi 89 00:04:52,661 --> 00:04:56,111 duke mos pasur aspak frikë 90 00:04:56,111 --> 00:05:00,211 që të afrohet te arma e parë 91 00:05:00,211 --> 00:05:04,287 ta vë dorën mbi të dhe ta ulë. 92 00:05:08,564 --> 00:05:12,082 Dhe askush nuk u vra. 93 00:05:12,097 --> 00:05:16,039 Ja ç'mund të bëjë mjeshtëria ndaj frikës 94 00:05:16,039 --> 00:05:18,340 jo vetëm përballë mitralozëve. 95 00:05:18,340 --> 00:05:22,506 por nëse përballeni me një përleshje me thika në rrugë. 96 00:05:22,506 --> 00:05:24,871 Por duhet të ushtrohemi. 97 00:05:24,871 --> 00:05:26,772 E çfarë sa i përket frikës? 98 00:05:26,772 --> 00:05:31,726 Kam një mantra të vogël. 99 00:05:31,726 --> 00:05:35,167 Frika ime shëndoshet 100 00:05:35,167 --> 00:05:37,384 me energjinë që ia ushqej unë. 101 00:05:37,384 --> 00:05:39,671 Dhe nëse bëhet shumë e madhe 102 00:05:39,671 --> 00:05:42,033 me siguri ndodh. 103 00:05:42,033 --> 00:05:46,468 Ne e dimë sindromën tre i mëngjesit, 104 00:05:46,468 --> 00:05:49,184 kur diçka që të brengos, të zgjon nga gjumi 105 00:05:49,184 --> 00:05:51,574 Unë shoh shumë njerëz - 106 00:05:51,574 --> 00:05:55,184 dhe rrotullohesh në shtrat për një orë, 107 00:05:55,184 --> 00:05:56,862 vetëm sa bëhet më keq, 108 00:05:56,862 --> 00:05:59,984 dhe në ora katër je ngjitur në jastëk 109 00:05:59,984 --> 00:06:02,187 nga një përbindësh kaq i madh. 110 00:06:02,187 --> 00:06:04,121 E vetmja gjë për t'u bërë 111 00:06:04,121 --> 00:06:05,955 është të ngrihesh, bën një filxhan çaj 112 00:06:05,955 --> 00:06:11,271 dhe ulu të flasësh me frikën si me një fëmijë. 113 00:06:11,271 --> 00:06:13,752 Ti je i rrituri. 114 00:06:13,752 --> 00:06:15,639 Frika është fëmija. 115 00:06:15,639 --> 00:06:17,084 Dhe ti flet me frikën 116 00:06:17,084 --> 00:06:20,270 dhe e pyet çfarë do, për çfarë ka nevojë. 117 00:06:20,270 --> 00:06:24,887 Si mund të përmirësohet? 118 00:06:24,887 --> 00:06:26,637 Si mund fëmija të ndihet më i fortë? 119 00:06:26,637 --> 00:06:28,086 Dhe harton një plan. 120 00:06:28,086 --> 00:06:30,091 Thua, "Në rregull, tani kthehemi në gjumë. 121 00:06:30,091 --> 00:06:33,858 Në gjashtë e gjysmë, ngrihemi dhe veprojmë". 122 00:06:33,858 --> 00:06:39,590 Unë pata një nga këto episode të dielën 123 00:06:39,606 --> 00:06:43,591 e paralizuar me frikën se do të flas para jush. 124 00:06:43,591 --> 00:06:45,589 (Të qeshura) 125 00:06:45,589 --> 00:06:47,096 Kështu që veprova ashtu. 126 00:06:47,096 --> 00:06:51,225 U zgjova, bëra çajin, fola me të, dhe kështu 127 00:06:51,225 --> 00:06:55,381 jam këtu - ende pjesërisht e paralizuar, por jam këtu. 128 00:06:55,381 --> 00:06:59,780 (Duartrokitje) 129 00:06:59,780 --> 00:07:02,296 Kjo ishte frika. E çfarë sa i përket zemërimit? 130 00:07:02,296 --> 00:07:06,698 Kudo që ka padrejtësi, ka zemërim. 131 00:07:06,698 --> 00:07:09,546 Por zemërimi është si benzinë, 132 00:07:09,546 --> 00:07:13,000 nëse e hedh përreth e dikush ndezë një kokërr çibriti, 133 00:07:13,000 --> 00:07:15,000 krijohet një ferr. 134 00:07:15,000 --> 00:07:20,117 Por zemërimi si motor - brenda një motori - është i fuqishëm. 135 00:07:20,117 --> 00:07:24,283 Nëse mund ta vendosim zemërimin tonë brenda një motori, 136 00:07:24,283 --> 00:07:26,066 ai mund të na shtyjë para, 137 00:07:26,066 --> 00:07:29,054 mund të na nxjerrë nga momentet e vështira 138 00:07:29,054 --> 00:07:33,017 dhe mund të na japë forcë të brendshme të vërtetë. 139 00:07:33,017 --> 00:07:36,135 Këtë e kam mësuar në punën time 140 00:07:36,135 --> 00:07:38,399 me politikëbërësit e armëve nukleare. 141 00:07:38,399 --> 00:07:41,118 Sepse në fillim isha aq e indinjuar 142 00:07:41,118 --> 00:07:44,434 ndaj rreziqeve që ata po na ekspozonin 143 00:07:44,434 --> 00:07:49,568 sa vetëm doja të grindesha, t'i fajësoja, që ata ta kenë gabim. 144 00:07:49,568 --> 00:07:52,101 Krejtësisht joefektive. 145 00:07:52,101 --> 00:07:55,850 Në mënyrë që të zhvillohet dialogu për ndryshim 146 00:07:55,850 --> 00:07:57,923 duhet të përballemi me zemërimin tonë. 147 00:07:57,923 --> 00:08:02,600 Është në rregull të zemërohesh ndaj gjërave - 148 00:08:02,600 --> 00:08:04,700 në këtë rast, armëve nukleare - 149 00:08:04,700 --> 00:08:08,551 por nuk ia vlen të zemërohesh me njerëzit. 150 00:08:08,551 --> 00:08:11,166 Ata janë qenie njerëzore siç jemi ne. 151 00:08:11,166 --> 00:08:13,817 Dhe po bëjnë çfarë mendojnë se është më së miri. 152 00:08:13,817 --> 00:08:17,800 Dhe mbi këtë bazë ne duhet të flasim me ta. 153 00:08:17,800 --> 00:08:20,717 Pra, ky ishte i treti, zemërimi. 154 00:08:20,717 --> 00:08:22,117 Që më sjell te thelbi 155 00:08:22,117 --> 00:08:25,351 i asaj që po ndodh, ose që unë kam kuptuar se po ndodh, 156 00:08:25,351 --> 00:08:26,416 me botën sot, 157 00:08:26,416 --> 00:08:30,434 që është se shekullin që shkoi fuqia vinte nga lart-poshtë. 158 00:08:30,434 --> 00:08:34,699 Qeveritë ende iu tregonin njerëzve çfarë të bëjnë. 159 00:08:34,699 --> 00:08:36,734 Këtë shekull, ka një ndryshim. 160 00:08:36,734 --> 00:08:40,617 Fuqia është nga poshtë-lart, nga populli. 161 00:08:40,617 --> 00:08:43,833 Si kërpudhat që rriten përmes betonit. 162 00:08:43,833 --> 00:08:50,514 Është bashkimi i njerzëve, siç e tha tani Bundy, milje larg 163 00:08:50,514 --> 00:08:52,787 për të sjellur ndryshimin. 164 00:08:52,787 --> 00:08:57,053 Dhe Peace Direct e hetoi mjaft herët 165 00:08:57,053 --> 00:09:00,604 që vendësit në zonat e konfliktit të nxehtë 166 00:09:00,604 --> 00:09:03,040 dinë çfarë të bëjnë. 167 00:09:03,040 --> 00:09:05,256 E dinë më së miri. 168 00:09:05,256 --> 00:09:08,538 Prandaj Peace Direct i përkrah ata. 169 00:09:08,538 --> 00:09:10,737 Ajo çfarë po bëjnë është që 170 00:09:10,737 --> 00:09:13,905 po i çmobilizojnë milicitë, 171 00:09:13,905 --> 00:09:16,508 po i rindërtojnë ekonomitë, 172 00:09:16,508 --> 00:09:18,858 po i rikthejnë refugjatët, 173 00:09:18,858 --> 00:09:24,359 madje po i lirojnë fëmijët ushtarë. 174 00:09:24,359 --> 00:09:27,225 Dhe atyre u duhet ta rrezikojnë jetën pothuajse çdo ditë 175 00:09:27,225 --> 00:09:30,444 për ta bërë këtë. 176 00:09:30,444 --> 00:09:34,258 Dhe ajo çfarë kanë kuptuar 177 00:09:34,258 --> 00:09:39,191 është se përdorimi i dhunës në këto situata ku ata veprojnë 178 00:09:39,191 --> 00:09:43,710 jo vetëm që është më pak njerëzore, 179 00:09:43,710 --> 00:09:45,845 por është më pak efektive 180 00:09:45,845 --> 00:09:52,376 sesa përdorimi i metodave që lidhin njerëzit mes vete, që rindërtojnë. 181 00:09:52,376 --> 00:09:56,308 Dhe mendoj që ushtria e ShBA 182 00:09:56,308 --> 00:10:03,188 më në fund po e kupton këtë. 183 00:10:03,188 --> 00:10:05,897 Deri më tani, politika e tyre kundër terroristëve 184 00:10:05,897 --> 00:10:10,730 kanë qenë vrasja e kryengritësve për pothuajse çfarëdo çmimi, 185 00:10:10,730 --> 00:10:13,933 edhe kur përfshihen civilët; 186 00:10:13,933 --> 00:10:18,199 atëherë konsiderohet si "dëm anësor". 187 00:10:18,199 --> 00:10:24,932 Dhe kjo e zemëron dhe e poshtëron 188 00:10:24,932 --> 00:10:27,282 aq shumë popullin e Afganistanit, 189 00:10:27,282 --> 00:10:31,630 saqë e bën rekrutimin në al-Qaeda shumë të lehtë, 190 00:10:31,630 --> 00:10:34,800 kur njerëzit janë kaq të neveritur nga, për shembull, 191 00:10:34,800 --> 00:10:37,179 djegia e Kuranit. 192 00:10:37,179 --> 00:10:40,180 Prandaj trajnimi i trupave duhet të ndryshojë. 193 00:10:40,180 --> 00:10:45,288 Dhe besoj që ka shenja që ka filluar të ndryshojë. 194 00:10:45,288 --> 00:10:48,072 Ushtria britanike gjithnjë ka qenë më e aftë këtu. 195 00:10:48,072 --> 00:10:53,754 Por ekziston një shembull i shkëlqyer për ta përcjellur 196 00:10:53,754 --> 00:10:56,922 dhe ai është një toger kolonel amerikan i mrekullueshëm 197 00:10:56,922 --> 00:10:58,587 që quhet Chris Hughes. 198 00:10:58,587 --> 00:11:02,804 Ai udhëhiqte ushtarët e tij në rrugët e Najafit - 199 00:11:02,804 --> 00:11:04,972 në Irak, në fakt - 200 00:11:04,972 --> 00:11:10,005 dhe befas njerëzit po suleshin nga shtëpitë në të dy anët e rrugës, 201 00:11:10,005 --> 00:11:14,603 duke bërtitur, uluritur, tejet të acaruar 202 00:11:14,603 --> 00:11:19,071 dhe i rrethuan këta burra shumë të ri të cilët ishin krejtësisht të tmerruar, 203 00:11:19,071 --> 00:11:21,571 nuk dinin çfarë po ndodhte, nuk dinin arabisht. 204 00:11:21,571 --> 00:11:25,821 Dhe Chris Hughes u fut në mes të turmës 205 00:11:25,821 --> 00:11:29,690 me armën përmbi kokë, te drejtuar nga toka 206 00:11:29,690 --> 00:11:31,388 dhe tha, "Gjunjëzohuni". 207 00:11:31,388 --> 00:11:34,188 Dhe këta ushtarë të mëdhenj 208 00:11:34,188 --> 00:11:36,821 me çantat dhe me armatosjen trupore, 209 00:11:36,821 --> 00:11:41,295 u lëkundën në tokë. 210 00:11:41,295 --> 00:11:47,380 Dhe ra heshtje e plotë. 211 00:11:47,380 --> 00:11:49,938 Pas rreth dy minutash, 212 00:11:49,938 --> 00:11:54,214 të gjithë u mënjanuan dhe shkuan në shtëpi. 213 00:11:54,214 --> 00:11:59,696 E kjo, për mua, është urtësi në veprim. 214 00:11:59,696 --> 00:12:03,862 Në atë çast, kjo është çka ai bëri. 215 00:12:03,862 --> 00:12:09,624 Dhe po ndodh kudo tani. 216 00:12:09,624 --> 00:12:11,533 Nuk më besoni? 217 00:12:11,533 --> 00:12:15,192 A e keni pyetur veten 218 00:12:15,192 --> 00:12:19,632 pse dhe si janë rrëzuar kaq shumë diktatura 219 00:12:19,632 --> 00:12:22,983 në 30 vitet e fundit? 220 00:12:22,983 --> 00:12:28,050 Diktaturat në Çekosllovaki, Gjermaninë Lindore, 221 00:12:28,050 --> 00:12:32,265 Estoni, Letoni, Lituani, 222 00:12:32,265 --> 00:12:35,151 Mali, Madagaskar, 223 00:12:35,151 --> 00:12:38,933 Poloni, Filipine, 224 00:12:38,933 --> 00:12:44,016 Serbi, Slloveni, mund të vazhdoj, 225 00:12:44,016 --> 00:12:48,606 dhe tani Tunizia dhe Egjipti. 226 00:12:48,606 --> 00:12:52,656 Dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht. 227 00:12:52,656 --> 00:12:55,807 Një pjesë e madhe vjen nga libri 228 00:12:55,807 --> 00:13:00,272 i një burri 80 vjeçar nga Bostoni, Gene Sharp. 229 00:13:00,272 --> 00:13:04,289 Ai shkroi librin "Nga diktatura në demokraci" 230 00:13:04,289 --> 00:13:09,685 me 82 metodologji për rezistencë jo të dhunshme. 231 00:13:09,685 --> 00:13:11,772 Është përkthyer në 26 gjuhë. 232 00:13:11,772 --> 00:13:13,856 Ka bërë xhiron e botës. 233 00:13:13,856 --> 00:13:21,043 Dhe tani po përdoret nga njerëzit e ri dhe të vjetër gjithkund, 234 00:13:21,043 --> 00:13:26,465 sepse funksionon dhe është efektive. 235 00:13:26,465 --> 00:13:31,023 Prandaj kjo është ajo që më jep shpresë - 236 00:13:31,023 --> 00:13:34,776 jo vetëm shpresë, më bën të ndihem shumë pozitive. 237 00:13:34,776 --> 00:13:38,792 Sepse më në fund, njerëzit po e kuptojnë. 238 00:13:38,792 --> 00:13:46,410 Po e kuptojmë metodologjinë praktike, të përdorshme 239 00:13:46,410 --> 00:13:47,994 për t'iu përgjigjur pyetjes time: 240 00:13:47,994 --> 00:13:54,296 Si të përballemi me një agresor pa u bërë vetë kriminel? 241 00:13:54,296 --> 00:13:58,706 Po përdorim shkathtësitë që përmenda: 242 00:13:58,706 --> 00:14:02,424 forcën e brendshme - zhvillimin e forcës së brendshme - përmes vetë-dijes, 243 00:14:02,424 --> 00:14:05,990 njohjen dhe punën me frikën tonë, 244 00:14:05,990 --> 00:14:09,508 përdorimin e zemërimit si karburant, 245 00:14:09,508 --> 00:14:12,073 bashkëpunimin me të tjerët, 246 00:14:12,073 --> 00:14:14,008 grupimin bashkë me tjerët, 247 00:14:14,008 --> 00:14:16,190 guximin, 248 00:14:16,190 --> 00:14:23,159 dhe më e rëndësishmja, përkushtimin ndaj jo-dhunës së vazhdueshme. 249 00:14:23,159 --> 00:14:27,273 Tani jo vetëm që besoj në jo-dhunë. 250 00:14:27,273 --> 00:14:30,208 Nuk më duhet të besoj në të. 251 00:14:30,208 --> 00:14:33,758 Gjithkund shoh dëshmi se si ajo funksionon. 252 00:14:33,758 --> 00:14:39,808 Dhe shoh se si ne, njerëzit e zakonshëm, 253 00:14:39,808 --> 00:14:46,126 mund të bëjmë çka Aung San Suu Kyi dhe Ghandi dhe Mandela bënë. 254 00:14:46,126 --> 00:14:48,849 Mund t'i japim fund 255 00:14:48,849 --> 00:14:53,848 shekullit më të përgjakshëm që ka njohur njerëzimi. 256 00:14:53,848 --> 00:15:01,789 Dhe mund të organizohemi për ta mposhtur shtypjen 257 00:15:01,789 --> 00:15:04,407 duke hapur zemrat tona 258 00:15:04,407 --> 00:15:10,257 dhe duke forcuar këtë zgjidhje të jashtëzakonshme. 259 00:15:10,257 --> 00:15:14,857 Kjo hapje e zemrës është pikërisht çfarë kam përjetuar 260 00:15:14,857 --> 00:15:19,291 në tërë organizimin e këtij takimi që kur kam ardhur dje. 261 00:15:19,291 --> 00:15:21,412 Ju falemnderit. 262 00:15:21,412 --> 00:15:25,981 (Duartrokitje)