Beteja e Lapithëve dhe Centaurëve, Metopet e Partenonit, c. 440 pKr.
-
0:04 - 0:06Partenoni është tempunn dorik,
-
0:06 - 0:09ky është stili i tij arkitektonik.
-
0:09 - 0:11Dhe një nga elementet që definojnë një tempull dorik
-
0:11 - 0:14ështe se kanë triglife.
-
0:14 - 0:17E në mes të triglifeve janë metopet.
-
0:18 - 0:20Më pëlqejnë ato fjalë, triglife dhe metope.
-
0:20 - 0:23Pra, triglifet thjeshtë kanë kuptimin e treshit,
-
0:23 - 0:25dhe duken si tri vija. Si lugje.
-
0:25 - 0:27Tamam. Dhe në mes tyre,
-
0:27 - 0:30në katërkëndëshat me gdhendje reliefi shumë të thellë,
-
0:30 - 0:32janë rreth 0.5 metra katrorë.
-
0:32 - 0:36Këto kanë qenë në zonën drejtë mbi kapitele.
-
0:36 - 0:38Po, dhe nën timpanon.
-
0:38 - 0:40Dhe metopet që jemi duke i parë
-
0:40 - 0:44paraqesin betejën në mes të Lapithëve dhe Centaurëve.
-
0:44 - 0:46Mendoj se më mirë është të tregojmë
-
0:46 - 0:47kush ishin ata dhe pse po luftonin.
-
0:47 - 0:51Ky është një tregim që do të kishte qenë tregim mitik
-
0:51 - 0:54edhe për grekët e shekullit të pestë, që i punuan.
-
0:54 - 0:58Tregimi flet për një dasmë, dasmë e Lapithëve.
-
0:58 - 1:01Lapithët ishin fis i grekëve të vjetër,
-
1:01 - 1:04dhe jetonin afër një pylli.
-
1:04 - 1:07Në pyll jetonin edhe Centaurët
-
1:07 - 1:09të cilët ishin gjysmë-njerëz,
-
1:09 - 1:11Centaurët, gjysmë njerëz, gjysmë kuaj.
-
1:11 - 1:15Grekët i shihnin si lloj përbindëshash.
-
1:15 - 1:19Sipas grekëve ekzistonte një hierarki e qenieve.
-
1:19 - 1:22Perënditë në majë, pastaj heronjtë,
-
1:22 - 1:26ku heronjtë ishin rezultat i bashkimit në mes të një perëndie dhe një njeriu,
-
1:26 - 1:28pastaj, natyrisht, vetë njerëzit.
-
1:28 - 1:31Në hierarki, nën njerëz, vendoseshin përbindëshat, ku hynin padyshim edhe Centaurët.
-
1:32 - 1:36Pra ata nuk ishin tamam njerëz, ende pjesë e botës së kafshëve.
-
1:36 - 1:39Dhe jo shumë të besueshëm.
-
1:39 - 1:42Sidoqoftë, Lapithët po ndiheshin shumë bujarë,
-
1:42 - 1:44dhe donin të festonin dasmën,
-
1:44 - 1:47kështu ftuan edhe Centaurët.
-
1:47 - 1:50Ky ishte gabim i madh.
-
1:50 - 1:52Kishin pirë shumë, apo jo?
-
1:52 - 1:54Po, dhe Centaurët e shfrytëzuan rastin.
-
1:54 - 1:56Në fakt, ajo që bënë ata ishte se menjëherë
-
1:56 - 1:59filluan t'i rrëmbenin femrat Lapithe.
-
1:59 - 2:03Pra ajo që paraqitet ëshë femrat Lapithe duke u rrëmbyer,
-
2:03 - 2:07dhe Lapithët meshkuj duke luftuar me Centaurët,
-
2:07 - 2:09të cilët janë mjaft të frikshëm.
-
2:09 - 2:11Jo vetëm që kanë gjashtë gjymtyrë,
-
2:11 - 2:15por kanë edhe një forcë shtazore të kafshës së egër.
-
2:15 - 2:20Kjo që po e shohim është një Lapith duke luftuar kundër një Centauri.
-
2:20 - 2:23Duket sikur po e kap nga qafa dhe po e tërheq kah vetja.
-
2:23 - 2:27Mund të shohim gishtërinjtë e tij të mbështjellur rreth qafës,
-
2:27 - 2:30edhepse qafa dhe koka nuk duken.
-
2:30 - 2:31Po e tërheq.
-
2:31 - 2:33Shiko, Duket gati sikur një hark.
-
2:33 - 2:36Mund ta ndjejmë tensionin e atij trupi teksa po tërhiqet pas,
-
2:36 - 2:38dhe forcën e Centaurit
-
2:38 - 2:40që tenton të lirohet.
-
2:40 - 2:44Duket, në fakt, sikur Centauri po mbahet dikund me dorën e tij të djathtë,
-
2:44 - 2:47dhe po lufton kundër tërheqjes së Lapithit.
-
2:47 - 2:50Shiko këtë lloj kompozicioni, është aq i komplikuar.
-
2:50 - 2:53Kemi dy harqe kundërthënëse:
-
2:53 - 2:54harku i trupit të Lapithit,
-
2:54 - 2:57dhe pastaj harku i Centaurit gjithashtu.
-
2:57 - 3:00Po, është gati një kompozicion rrethor, në një mënyrë.
-
3:00 - 3:02Dhe shiko sa e thellë është gdhendja!
-
3:02 - 3:03Është mahnitëse.
-
3:03 - 3:04Është gati e lirë.
-
3:04 - 3:09Më duket e mrekullueshme se si nuk janë thyer më shumë pjesë,
-
3:09 - 3:12sepse është relief i lartë, gati i lirë.
-
3:12 - 3:14Dhe mermeri është gur shumë i butë.
-
3:14 - 3:18Gjithashtu më pëlqen fakti se si sipërfaqet e trupit
-
3:18 - 3:23vendosen ndaj prapavijës më të komplikuar, me pëlhurë.
-
3:23 - 3:26Dua të them që kjo është disi shumë natyrale.
-
3:26 - 3:28Aq natyrale, saqë ne gati besojmë...
-
3:28 - 3:29Nuk e vërejmë mjeshtërinë.
-
3:29 - 3:34Jo vetëm mjeshtërinë e pëlhurës në prapavijë,
-
3:34 - 3:36por, edhe vetë mjeshtërinë e faktit
-
3:36 - 3:38se ne gati e besojmë ekzistencën e Centaurëve.
-
3:38 - 3:43Me fjalë të tjera, bashkimi i trupit të njeriut me trupin e kalit është gati i besueshëm.
-
3:43 - 3:47E vërtetë. Ajo që është e habitshme për mua është mënyra se si
-
3:47 - 3:52syri jonë tërhiqet nga struktura anatomike e trupit të Lapithit.
-
3:52 - 3:53Në gjoks, në kafaz të krahërorit,
-
3:53 - 3:57në muskujt abdominalë, muskujt pektoralë.
-
3:57 - 4:02Dhe strukturat e njejta në trupin e Centaurit,
-
4:02 - 4:05mund të shohim kafazin e krahërorit dhe venat.
-
4:05 - 4:09Pra ka një lloj pasqyrimi në këto figura.
-
4:09 - 4:11Ka një pasqyrim. Mendoj se ajo është e vërtetë.
-
4:11 - 4:13Por gjithashtu ka edhe një dallim të lehtë,
-
4:13 - 4:18që është se tendosja që ka konstruktuar artisti
-
4:18 - 4:20që vjen për shkak të harkut të trupit të Centaurit,
-
4:20 - 4:25nuk shihet në tendosje të Lapithit.
-
4:25 - 4:26Me fjalë të tjera, shih Lapithin,
-
4:26 - 4:30edhepse shfaq fuqi të jashtëzakonshme në tërheqjen e kalit,
-
4:30 - 4:32Centauri... E ka nën kontrollë.
-
4:32 - 4:35E ka nën kontrollë komplete, ekuilibër total.
-
4:35 - 4:37Dhe në fakt, trupi është gati i relaksuar,
-
4:37 - 4:41mbetet gati krejtësisht fisnik dhe i balansuar,
-
4:41 - 4:43edhe brenda betejës.
-
4:43 - 4:45Shohim dallimin në mënyrën se si
-
4:45 - 4:49paraqiten kokat e Centaurit dhe Lapithit.
-
4:49 - 4:51Së pari, kemi ndjenjën e moshës.
-
4:51 - 4:56Kemi fytyrën e bukur e fisnike të grekut, Lapithit.
-
4:56 - 4:59E edhe kur qafa i është shtypur,
-
4:59 - 5:01edhe kur po i zihet fryma,
-
5:01 - 5:04ka një ndjenjë të çlodhjes dhe fisnikërisë,
-
5:04 - 5:06pa ndonjë shenjë vuajtje në fytyrë.
-
5:06 - 5:13Si kontrast kemi këtë fytyrë më të vjetër, të ashpër me nyje, me flokë të gjatë,
-
5:13 - 5:17me vetulla të mbledhura, sy të egër të hapur,
-
5:17 - 5:19dhe hundë të thyer,
-
5:19 - 5:22ku të gjitha këto e bëjnë të duket e ashpër, dhe
-
5:22 - 5:27jo qëndrimi fisnik që grekët i jepnin vetes.
-
5:27 - 5:31Është gati sikur njeriu ka fuqi mbinjerëzore,
-
5:31 - 5:34dhe nuk ka nevojë të marrë diçka nga fiziku shtazarak
-
5:34 - 5:35për të cilin ka nevojë Centauri.
-
5:35 - 5:37Mendoj se grekët po e bënin një dallim të vërtetë.
-
5:37 - 5:41Ata ishin fisnikë, dhe po e dallonin vetveten
-
5:41 - 5:45nga barbarët jashtë kufinjëve të tyre.
-
5:45 - 5:48Në fakt, shumë nga historianët tanë e shohin këtë
-
5:48 - 5:51dhe thonë se Lapithët janë, në të vërtetë, grekët. Natyrisht.
-
5:51 - 5:54Por Centaurët janë ata të cilët nuk janë grekë.
-
5:54 - 5:56Dhe vetë grekët po i shihnin,
-
5:56 - 5:59për shembull, persianët, armiqtë e tyre,
-
5:59 - 6:01me frikë të vërtetë si barbarë,
-
6:01 - 6:03gati si një lloj kafshe, gati si Centaurë.
-
6:03 - 6:06Duke paraqitur rrëmujë.
-
6:06 - 6:09Dhe në fakt, ky art paraqet përmes ekuilibrit të tij,
-
6:09 - 6:11përmes perfeksionit të tij, përmes këtij lloji të idealizmit,
-
6:11 - 6:14ndjenjën e kontrollit që ishte aq e rëndësishme për grekët.
-
6:14 - 6:18Nuk është çudi që për qindra vite pas kësaj, mijëra vite,
-
6:18 - 6:20ne kthejmë kokën në çaste si këto,
-
6:20 - 6:23çaste të jashtëzakonshme, me vlerë, të rralla.
-
6:23 - 6:26Jo vetëm sepse ishte çast i demokracisë së kufizuar,
-
6:26 - 6:28por i demokracisë së parë,
-
6:28 - 6:31por ishte çast kur mendja dhe trupi
-
6:31 - 6:34duheshin dhe shiheshin si të jashtëzakonshme dhe të të bukura.
- Title:
- Beteja e Lapithëve dhe Centaurëve, Metopet e Partenonit, c. 440 pKr.
- Description:
-
Beteja e Lapithëve dhe Centaurëve, Metopet e Partenonit, krahu jugor, mermer, c. 440 pKr. (Muzeu Britanik, Londër)
Narratorë: Dr. Beth Harris and Dr. Steven Zucker
- Video Language:
- English
- Duration:
- 06:43