1 00:00:04,066 --> 00:00:06,102 Partenoni është tempunn dorik, 2 00:00:06,102 --> 00:00:08,804 ky është stili i tij arkitektonik. 3 00:00:08,804 --> 00:00:11,492 Dhe një nga elementet që definojnë një tempull dorik 4 00:00:11,492 --> 00:00:14,180 ështe se kanë triglife. 5 00:00:14,180 --> 00:00:16,792 E në mes të triglifeve janë metopet. 6 00:00:17,682 --> 00:00:20,371 Më pëlqejnë ato fjalë, triglife dhe metope. 7 00:00:20,371 --> 00:00:22,672 Pra, triglifet thjeshtë kanë kuptimin e treshit, 8 00:00:22,672 --> 00:00:25,245 dhe duken si tri vija. Si lugje. 9 00:00:25,245 --> 00:00:26,899 Tamam. Dhe në mes tyre, 10 00:00:26,899 --> 00:00:30,408 në katërkëndëshat me gdhendje reliefi shumë të thellë, 11 00:00:30,408 --> 00:00:32,271 janë rreth 0.5 metra katrorë. 12 00:00:32,271 --> 00:00:36,344 Këto kanë qenë në zonën drejtë mbi kapitele. 13 00:00:36,344 --> 00:00:38,141 Po, dhe nën timpanon. 14 00:00:38,141 --> 00:00:39,683 Dhe metopet që jemi duke i parë 15 00:00:39,683 --> 00:00:44,220 paraqesin betejën në mes të Lapithëve dhe Centaurëve. 16 00:00:44,220 --> 00:00:45,921 Mendoj se më mirë është të tregojmë 17 00:00:45,921 --> 00:00:47,499 kush ishin ata dhe pse po luftonin. 18 00:00:47,499 --> 00:00:51,108 Ky është një tregim që do të kishte qenë tregim mitik 19 00:00:51,108 --> 00:00:54,188 edhe për grekët e shekullit të pestë, që i punuan. 20 00:00:54,188 --> 00:00:58,211 Tregimi flet për një dasmë, dasmë e Lapithëve. 21 00:00:58,211 --> 00:01:01,038 Lapithët ishin fis i grekëve të vjetër, 22 00:01:01,038 --> 00:01:03,762 dhe jetonin afër një pylli. 23 00:01:03,762 --> 00:01:06,871 Në pyll jetonin edhe Centaurët 24 00:01:06,871 --> 00:01:08,629 të cilët ishin gjysmë-njerëz, 25 00:01:08,629 --> 00:01:11,220 Centaurët, gjysmë njerëz, gjysmë kuaj. 26 00:01:11,220 --> 00:01:14,979 Grekët i shihnin si lloj përbindëshash. 27 00:01:14,979 --> 00:01:18,772 Sipas grekëve ekzistonte një hierarki e qenieve. 28 00:01:18,772 --> 00:01:21,546 Perënditë në majë, pastaj heronjtë, 29 00:01:21,546 --> 00:01:25,611 ku heronjtë ishin rezultat i bashkimit në mes të një perëndie dhe një njeriu, 30 00:01:25,611 --> 00:01:27,791 pastaj, natyrisht, vetë njerëzit. 31 00:01:27,791 --> 00:01:30,602 Në hierarki, nën njerëz, vendoseshin përbindëshat, ku hynin padyshim edhe Centaurët. 32 00:01:32,340 --> 00:01:36,427 Pra ata nuk ishin tamam njerëz, ende pjesë e botës së kafshëve. 33 00:01:36,427 --> 00:01:38,929 Dhe jo shumë të besueshëm. 34 00:01:38,929 --> 00:01:42,254 Sidoqoftë, Lapithët po ndiheshin shumë bujarë, 35 00:01:42,254 --> 00:01:44,199 dhe donin të festonin dasmën, 36 00:01:44,199 --> 00:01:47,491 kështu ftuan edhe Centaurët. 37 00:01:47,491 --> 00:01:49,660 Ky ishte gabim i madh. 38 00:01:49,660 --> 00:01:51,580 Kishin pirë shumë, apo jo? 39 00:01:51,580 --> 00:01:53,591 Po, dhe Centaurët e shfrytëzuan rastin. 40 00:01:53,591 --> 00:01:55,900 Në fakt, ajo që bënë ata ishte se menjëherë 41 00:01:55,900 --> 00:01:58,882 filluan t'i rrëmbenin femrat Lapithe. 42 00:01:58,882 --> 00:02:02,909 Pra ajo që paraqitet ëshë femrat Lapithe duke u rrëmbyer, 43 00:02:02,909 --> 00:02:07,239 dhe Lapithët meshkuj duke luftuar me Centaurët, 44 00:02:07,239 --> 00:02:09,107 të cilët janë mjaft të frikshëm. 45 00:02:09,107 --> 00:02:11,203 Jo vetëm që kanë gjashtë gjymtyrë, 46 00:02:11,203 --> 00:02:14,868 por kanë edhe një forcë shtazore të kafshës së egër. 47 00:02:14,868 --> 00:02:20,243 Kjo që po e shohim është një Lapith duke luftuar kundër një Centauri. 48 00:02:20,243 --> 00:02:23,452 Duket sikur po e kap nga qafa dhe po e tërheq kah vetja. 49 00:02:23,452 --> 00:02:27,049 Mund të shohim gishtërinjtë e tij të mbështjellur rreth qafës, 50 00:02:27,049 --> 00:02:29,570 edhepse qafa dhe koka nuk duken. 51 00:02:29,570 --> 00:02:30,741 Po e tërheq. 52 00:02:30,741 --> 00:02:33,457 Shiko, Duket gati sikur një hark. 53 00:02:33,457 --> 00:02:36,142 Mund ta ndjejmë tensionin e atij trupi teksa po tërhiqet pas, 54 00:02:36,142 --> 00:02:37,680 dhe forcën e Centaurit 55 00:02:37,680 --> 00:02:40,062 që tenton të lirohet. 56 00:02:40,062 --> 00:02:44,076 Duket, në fakt, sikur Centauri po mbahet dikund me dorën e tij të djathtë, 57 00:02:44,076 --> 00:02:47,208 dhe po lufton kundër tërheqjes së Lapithit. 58 00:02:47,208 --> 00:02:50,278 Shiko këtë lloj kompozicioni, është aq i komplikuar. 59 00:02:50,278 --> 00:02:52,707 Kemi dy harqe kundërthënëse: 60 00:02:52,707 --> 00:02:54,461 harku i trupit të Lapithit, 61 00:02:54,461 --> 00:02:57,215 dhe pastaj harku i Centaurit gjithashtu. 62 00:02:57,215 --> 00:03:00,372 Po, është gati një kompozicion rrethor, në një mënyrë. 63 00:03:00,372 --> 00:03:01,973 Dhe shiko sa e thellë është gdhendja! 64 00:03:01,973 --> 00:03:02,946 Është mahnitëse. 65 00:03:02,946 --> 00:03:04,375 Është gati e lirë. 66 00:03:04,375 --> 00:03:08,811 Më duket e mrekullueshme se si nuk janë thyer më shumë pjesë, 67 00:03:08,811 --> 00:03:11,580 sepse është relief i lartë, gati i lirë. 68 00:03:11,580 --> 00:03:14,010 Dhe mermeri është gur shumë i butë. 69 00:03:14,010 --> 00:03:18,189 Gjithashtu më pëlqen fakti se si sipërfaqet e trupit 70 00:03:18,189 --> 00:03:22,854 vendosen ndaj prapavijës më të komplikuar, me pëlhurë. 71 00:03:22,854 --> 00:03:25,789 Dua të them që kjo është disi shumë natyrale. 72 00:03:25,789 --> 00:03:27,784 Aq natyrale, saqë ne gati besojmë... 73 00:03:27,784 --> 00:03:29,220 Nuk e vërejmë mjeshtërinë. 74 00:03:29,220 --> 00:03:33,634 Jo vetëm mjeshtërinë e pëlhurës në prapavijë, 75 00:03:33,634 --> 00:03:35,990 por, edhe vetë mjeshtërinë e faktit 76 00:03:35,990 --> 00:03:38,182 se ne gati e besojmë ekzistencën e Centaurëve. 77 00:03:38,182 --> 00:03:43,281 Me fjalë të tjera, bashkimi i trupit të njeriut me trupin e kalit është gati i besueshëm. 78 00:03:43,281 --> 00:03:47,029 E vërtetë. Ajo që është e habitshme për mua është mënyra se si 79 00:03:47,029 --> 00:03:51,538 syri jonë tërhiqet nga struktura anatomike e trupit të Lapithit. 80 00:03:51,538 --> 00:03:53,446 Në gjoks, në kafaz të krahërorit, 81 00:03:53,446 --> 00:03:56,958 në muskujt abdominalë, muskujt pektoralë. 82 00:03:56,958 --> 00:04:02,471 Dhe strukturat e njejta në trupin e Centaurit, 83 00:04:02,471 --> 00:04:05,262 mund të shohim kafazin e krahërorit dhe venat. 84 00:04:05,262 --> 00:04:09,116 Pra ka një lloj pasqyrimi në këto figura. 85 00:04:09,116 --> 00:04:11,132 Ka një pasqyrim. Mendoj se ajo është e vërtetë. 86 00:04:11,132 --> 00:04:13,015 Por gjithashtu ka edhe një dallim të lehtë, 87 00:04:13,015 --> 00:04:17,859 që është se tendosja që ka konstruktuar artisti 88 00:04:17,859 --> 00:04:20,205 që vjen për shkak të harkut të trupit të Centaurit, 89 00:04:20,205 --> 00:04:24,850 nuk shihet në tendosje të Lapithit. 90 00:04:24,850 --> 00:04:26,342 Me fjalë të tjera, shih Lapithin, 91 00:04:26,342 --> 00:04:30,222 edhepse shfaq fuqi të jashtëzakonshme në tërheqjen e kalit, 92 00:04:30,222 --> 00:04:32,363 Centauri... E ka nën kontrollë. 93 00:04:32,363 --> 00:04:34,519 E ka nën kontrollë komplete, ekuilibër total. 94 00:04:34,519 --> 00:04:37,047 Dhe në fakt, trupi është gati i relaksuar, 95 00:04:37,047 --> 00:04:41,265 mbetet gati krejtësisht fisnik dhe i balansuar, 96 00:04:41,265 --> 00:04:43,334 edhe brenda betejës. 97 00:04:43,334 --> 00:04:44,956 Shohim dallimin në mënyrën se si 98 00:04:44,956 --> 00:04:48,988 paraqiten kokat e Centaurit dhe Lapithit. 99 00:04:48,988 --> 00:04:50,942 Së pari, kemi ndjenjën e moshës. 100 00:04:50,942 --> 00:04:56,037 Kemi fytyrën e bukur e fisnike të grekut, Lapithit. 101 00:04:56,037 --> 00:04:58,927 E edhe kur qafa i është shtypur, 102 00:04:58,927 --> 00:05:00,986 edhe kur po i zihet fryma, 103 00:05:00,986 --> 00:05:03,617 ka një ndjenjë të çlodhjes dhe fisnikërisë, 104 00:05:03,617 --> 00:05:06,340 pa ndonjë shenjë vuajtje në fytyrë. 105 00:05:06,340 --> 00:05:12,571 Si kontrast kemi këtë fytyrë më të vjetër, të ashpër me nyje, me flokë të gjatë, 106 00:05:12,571 --> 00:05:16,908 me vetulla të mbledhura, sy të egër të hapur, 107 00:05:16,908 --> 00:05:19,312 dhe hundë të thyer, 108 00:05:19,312 --> 00:05:21,897 ku të gjitha këto e bëjnë të duket e ashpër, dhe 109 00:05:21,897 --> 00:05:26,934 jo qëndrimi fisnik që grekët i jepnin vetes. 110 00:05:26,934 --> 00:05:30,756 Është gati sikur njeriu ka fuqi mbinjerëzore, 111 00:05:30,756 --> 00:05:34,050 dhe nuk ka nevojë të marrë diçka nga fiziku shtazarak 112 00:05:34,050 --> 00:05:35,113 për të cilin ka nevojë Centauri. 113 00:05:35,113 --> 00:05:37,453 Mendoj se grekët po e bënin një dallim të vërtetë. 114 00:05:37,453 --> 00:05:41,275 Ata ishin fisnikë, dhe po e dallonin vetveten 115 00:05:41,275 --> 00:05:44,729 nga barbarët jashtë kufinjëve të tyre. 116 00:05:44,729 --> 00:05:47,722 Në fakt, shumë nga historianët tanë e shohin këtë 117 00:05:47,722 --> 00:05:51,401 dhe thonë se Lapithët janë, në të vërtetë, grekët. Natyrisht. 118 00:05:51,401 --> 00:05:54,095 Por Centaurët janë ata të cilët nuk janë grekë. 119 00:05:54,095 --> 00:05:56,409 Dhe vetë grekët po i shihnin, 120 00:05:56,409 --> 00:05:58,706 për shembull, persianët, armiqtë e tyre, 121 00:05:58,706 --> 00:06:00,772 me frikë të vërtetë si barbarë, 122 00:06:00,772 --> 00:06:03,452 gati si një lloj kafshe, gati si Centaurë. 123 00:06:03,452 --> 00:06:05,543 Duke paraqitur rrëmujë. 124 00:06:05,543 --> 00:06:08,517 Dhe në fakt, ky art paraqet përmes ekuilibrit të tij, 125 00:06:08,517 --> 00:06:10,939 përmes perfeksionit të tij, përmes këtij lloji të idealizmit, 126 00:06:10,939 --> 00:06:13,562 ndjenjën e kontrollit që ishte aq e rëndësishme për grekët. 127 00:06:13,562 --> 00:06:17,712 Nuk është çudi që për qindra vite pas kësaj, mijëra vite, 128 00:06:17,712 --> 00:06:19,729 ne kthejmë kokën në çaste si këto, 129 00:06:19,729 --> 00:06:23,391 çaste të jashtëzakonshme, me vlerë, të rralla. 130 00:06:23,391 --> 00:06:26,283 Jo vetëm sepse ishte çast i demokracisë së kufizuar, 131 00:06:26,283 --> 00:06:27,859 por i demokracisë së parë, 132 00:06:27,859 --> 00:06:30,939 por ishte çast kur mendja dhe trupi 133 00:06:30,939 --> 00:06:34,042 duheshin dhe shiheshin si të jashtëzakonshme dhe të të bukura.