0:00:04.066,0:00:06.102 Partenoni është tempunn dorik, 0:00:06.102,0:00:08.804 ky është stili i tij arkitektonik. 0:00:08.804,0:00:11.492 Dhe një nga elementet që definojnë një tempull dorik 0:00:11.492,0:00:14.180 ështe se kanë triglife. 0:00:14.180,0:00:16.792 E në mes të triglifeve janë metopet. 0:00:17.682,0:00:20.371 Më pëlqejnë ato fjalë, triglife dhe metope. 0:00:20.371,0:00:22.672 Pra, triglifet thjeshtë kanë kuptimin e treshit, 0:00:22.672,0:00:25.245 dhe duken si tri vija. Si lugje. 0:00:25.245,0:00:26.899 Tamam. Dhe në mes tyre, 0:00:26.899,0:00:30.408 në katërkëndëshat me gdhendje reliefi shumë të thellë, 0:00:30.408,0:00:32.271 janë rreth 0.5 metra katrorë. 0:00:32.271,0:00:36.344 Këto kanë qenë në zonën drejtë mbi kapitele. 0:00:36.344,0:00:38.141 Po, dhe nën timpanon. 0:00:38.141,0:00:39.683 Dhe metopet që jemi duke i parë 0:00:39.683,0:00:44.220 paraqesin betejën në mes të Lapithëve dhe Centaurëve. 0:00:44.220,0:00:45.921 Mendoj se më mirë është të tregojmë 0:00:45.921,0:00:47.499 kush ishin ata dhe pse po luftonin. 0:00:47.499,0:00:51.108 Ky është një tregim që do të kishte qenë tregim mitik 0:00:51.108,0:00:54.188 edhe për grekët e shekullit të pestë, që i punuan. 0:00:54.188,0:00:58.211 Tregimi flet për një dasmë, dasmë e Lapithëve. 0:00:58.211,0:01:01.038 Lapithët ishin fis i grekëve të vjetër, 0:01:01.038,0:01:03.762 dhe jetonin afër një pylli. 0:01:03.762,0:01:06.871 Në pyll jetonin edhe Centaurët 0:01:06.871,0:01:08.629 të cilët ishin gjysmë-njerëz, 0:01:08.629,0:01:11.220 Centaurët, gjysmë njerëz, gjysmë kuaj. 0:01:11.220,0:01:14.979 Grekët i shihnin si lloj përbindëshash. 0:01:14.979,0:01:18.772 Sipas grekëve ekzistonte një hierarki e qenieve. 0:01:18.772,0:01:21.546 Perënditë në majë, pastaj heronjtë, 0:01:21.546,0:01:25.611 ku heronjtë ishin rezultat i bashkimit në mes të një perëndie dhe një njeriu, 0:01:25.611,0:01:27.791 pastaj, natyrisht, vetë njerëzit. 0:01:27.791,0:01:30.602 Në hierarki, nën njerëz, vendoseshin përbindëshat, ku hynin padyshim edhe Centaurët. 0:01:32.340,0:01:36.427 Pra ata nuk ishin tamam njerëz, ende pjesë e botës së kafshëve. 0:01:36.427,0:01:38.929 Dhe jo shumë të besueshëm. 0:01:38.929,0:01:42.254 Sidoqoftë, Lapithët po ndiheshin shumë bujarë, 0:01:42.254,0:01:44.199 dhe donin të festonin dasmën, 0:01:44.199,0:01:47.491 kështu ftuan edhe Centaurët. 0:01:47.491,0:01:49.660 Ky ishte gabim i madh. 0:01:49.660,0:01:51.580 Kishin pirë shumë, apo jo? 0:01:51.580,0:01:53.591 Po, dhe Centaurët e shfrytëzuan rastin. 0:01:53.591,0:01:55.900 Në fakt, ajo që bënë ata ishte se menjëherë 0:01:55.900,0:01:58.882 filluan t'i rrëmbenin femrat Lapithe. 0:01:58.882,0:02:02.909 Pra ajo që paraqitet ëshë femrat Lapithe duke u rrëmbyer, 0:02:02.909,0:02:07.239 dhe Lapithët meshkuj duke luftuar me Centaurët, 0:02:07.239,0:02:09.107 të cilët janë mjaft të frikshëm. 0:02:09.107,0:02:11.203 Jo vetëm që kanë gjashtë gjymtyrë, 0:02:11.203,0:02:14.868 por kanë edhe një forcë shtazore të kafshës së egër. 0:02:14.868,0:02:20.243 Kjo që po e shohim është një Lapith duke luftuar kundër një Centauri. 0:02:20.243,0:02:23.452 Duket sikur po e kap nga qafa dhe po e tërheq kah vetja. 0:02:23.452,0:02:27.049 Mund të shohim gishtërinjtë e tij të mbështjellur rreth qafës, 0:02:27.049,0:02:29.570 edhepse qafa dhe koka nuk duken. 0:02:29.570,0:02:30.741 Po e tërheq. 0:02:30.741,0:02:33.457 Shiko, Duket gati sikur një hark. 0:02:33.457,0:02:36.142 Mund ta ndjejmë tensionin e atij trupi teksa po tërhiqet pas, 0:02:36.142,0:02:37.680 dhe forcën e Centaurit 0:02:37.680,0:02:40.062 që tenton të lirohet. 0:02:40.062,0:02:44.076 Duket, në fakt, sikur Centauri po mbahet dikund me dorën e tij të djathtë, 0:02:44.076,0:02:47.208 dhe po lufton kundër tërheqjes së Lapithit. 0:02:47.208,0:02:50.278 Shiko këtë lloj kompozicioni, është aq i komplikuar. 0:02:50.278,0:02:52.707 Kemi dy harqe kundërthënëse: 0:02:52.707,0:02:54.461 harku i trupit të Lapithit, 0:02:54.461,0:02:57.215 dhe pastaj harku i Centaurit gjithashtu. 0:02:57.215,0:03:00.372 Po, është gati një kompozicion rrethor, në një mënyrë. 0:03:00.372,0:03:01.973 Dhe shiko sa e thellë është gdhendja! 0:03:01.973,0:03:02.946 Është mahnitëse. 0:03:02.946,0:03:04.375 Është gati e lirë. 0:03:04.375,0:03:08.811 Më duket e mrekullueshme se si nuk janë thyer më shumë pjesë, 0:03:08.811,0:03:11.580 sepse është relief i lartë, gati i lirë. 0:03:11.580,0:03:14.010 Dhe mermeri është gur shumë i butë. 0:03:14.010,0:03:18.189 Gjithashtu më pëlqen fakti se si sipërfaqet e trupit 0:03:18.189,0:03:22.854 vendosen ndaj prapavijës më të komplikuar, me pëlhurë. 0:03:22.854,0:03:25.789 Dua të them që kjo është disi shumë natyrale. 0:03:25.789,0:03:27.784 Aq natyrale, saqë ne gati besojmë... 0:03:27.784,0:03:29.220 Nuk e vërejmë mjeshtërinë. 0:03:29.220,0:03:33.634 Jo vetëm mjeshtërinë e pëlhurës në prapavijë, 0:03:33.634,0:03:35.990 por, edhe vetë mjeshtërinë e faktit 0:03:35.990,0:03:38.182 se ne gati e besojmë ekzistencën e Centaurëve. 0:03:38.182,0:03:43.281 Me fjalë të tjera, bashkimi i trupit të njeriut me trupin e kalit është gati i besueshëm. 0:03:43.281,0:03:47.029 E vërtetë. Ajo që është e habitshme për mua është mënyra se si 0:03:47.029,0:03:51.538 syri jonë tërhiqet nga struktura anatomike e trupit të Lapithit. 0:03:51.538,0:03:53.446 Në gjoks, në kafaz të krahërorit, 0:03:53.446,0:03:56.958 në muskujt abdominalë, muskujt pektoralë. 0:03:56.958,0:04:02.471 Dhe strukturat e njejta në trupin e Centaurit, 0:04:02.471,0:04:05.262 mund të shohim kafazin e krahërorit dhe venat. 0:04:05.262,0:04:09.116 Pra ka një lloj pasqyrimi në këto figura. 0:04:09.116,0:04:11.132 Ka një pasqyrim. Mendoj se ajo është e vërtetë. 0:04:11.132,0:04:13.015 Por gjithashtu ka edhe një dallim të lehtë, 0:04:13.015,0:04:17.859 që është se tendosja që ka konstruktuar artisti 0:04:17.859,0:04:20.205 që vjen për shkak të harkut të trupit të Centaurit, 0:04:20.205,0:04:24.850 nuk shihet në tendosje të Lapithit. 0:04:24.850,0:04:26.342 Me fjalë të tjera, shih Lapithin, 0:04:26.342,0:04:30.222 edhepse shfaq fuqi të jashtëzakonshme në tërheqjen e kalit, 0:04:30.222,0:04:32.363 Centauri... E ka nën kontrollë. 0:04:32.363,0:04:34.519 E ka nën kontrollë komplete, ekuilibër total. 0:04:34.519,0:04:37.047 Dhe në fakt, trupi është gati i relaksuar, 0:04:37.047,0:04:41.265 mbetet gati krejtësisht fisnik dhe i balansuar, 0:04:41.265,0:04:43.334 edhe brenda betejës. 0:04:43.334,0:04:44.956 Shohim dallimin në mënyrën se si 0:04:44.956,0:04:48.988 paraqiten kokat e Centaurit dhe Lapithit. 0:04:48.988,0:04:50.942 Së pari, kemi ndjenjën e moshës. 0:04:50.942,0:04:56.037 Kemi fytyrën e bukur e fisnike të grekut, Lapithit. 0:04:56.037,0:04:58.927 E edhe kur qafa i është shtypur, 0:04:58.927,0:05:00.986 edhe kur po i zihet fryma, 0:05:00.986,0:05:03.617 ka një ndjenjë të çlodhjes dhe fisnikërisë, 0:05:03.617,0:05:06.340 pa ndonjë shenjë vuajtje në fytyrë. 0:05:06.340,0:05:12.571 Si kontrast kemi këtë fytyrë më të vjetër, të ashpër me nyje, me flokë të gjatë, 0:05:12.571,0:05:16.908 me vetulla të mbledhura, sy të egër të hapur, 0:05:16.908,0:05:19.312 dhe hundë të thyer, 0:05:19.312,0:05:21.897 ku të gjitha këto e bëjnë të duket e ashpër, dhe 0:05:21.897,0:05:26.934 jo qëndrimi fisnik që grekët i jepnin vetes. 0:05:26.934,0:05:30.756 Është gati sikur njeriu ka fuqi mbinjerëzore, 0:05:30.756,0:05:34.050 dhe nuk ka nevojë të marrë diçka nga fiziku shtazarak 0:05:34.050,0:05:35.113 për të cilin ka nevojë Centauri. 0:05:35.113,0:05:37.453 Mendoj se grekët po e bënin një dallim të vërtetë. 0:05:37.453,0:05:41.275 Ata ishin fisnikë, dhe po e dallonin vetveten 0:05:41.275,0:05:44.729 nga barbarët jashtë kufinjëve të tyre. 0:05:44.729,0:05:47.722 Në fakt, shumë nga historianët tanë e shohin këtë 0:05:47.722,0:05:51.401 dhe thonë se Lapithët janë, në të vërtetë, grekët. Natyrisht. 0:05:51.401,0:05:54.095 Por Centaurët janë ata të cilët nuk janë grekë. 0:05:54.095,0:05:56.409 Dhe vetë grekët po i shihnin, 0:05:56.409,0:05:58.706 për shembull, persianët, armiqtë e tyre, 0:05:58.706,0:06:00.772 me frikë të vërtetë si barbarë, 0:06:00.772,0:06:03.452 gati si një lloj kafshe, gati si Centaurë. 0:06:03.452,0:06:05.543 Duke paraqitur rrëmujë. 0:06:05.543,0:06:08.517 Dhe në fakt, ky art paraqet përmes ekuilibrit të tij, 0:06:08.517,0:06:10.939 përmes perfeksionit të tij, përmes këtij lloji të idealizmit, 0:06:10.939,0:06:13.562 ndjenjën e kontrollit që ishte aq e rëndësishme për grekët. 0:06:13.562,0:06:17.712 Nuk është çudi që për qindra vite pas kësaj, mijëra vite, 0:06:17.712,0:06:19.729 ne kthejmë kokën në çaste si këto, 0:06:19.729,0:06:23.391 çaste të jashtëzakonshme, me vlerë, të rralla. 0:06:23.391,0:06:26.283 Jo vetëm sepse ishte çast i demokracisë së kufizuar, 0:06:26.283,0:06:27.859 por i demokracisë së parë, 0:06:27.859,0:06:30.939 por ishte çast kur mendja dhe trupi 0:06:30.939,0:06:34.042 duheshin dhe shiheshin si të jashtëzakonshme dhe të të bukura.