Partenoni është tempunn dorik, ky është stili i tij arkitektonik. Dhe një nga elementet që definojnë një tempull dorik ështe se kanë triglife. E në mes të triglifeve janë metopet. Më pëlqejnë ato fjalë, triglife dhe metope. Pra, triglifet thjeshtë kanë kuptimin e treshit, dhe duken si tri vija. Si lugje. Tamam. Dhe në mes tyre, në katërkëndëshat me gdhendje reliefi shumë të thellë, janë rreth 0.5 metra katrorë. Këto kanë qenë në zonën drejtë mbi kapitele. Po, dhe nën timpanon. Dhe metopet që jemi duke i parë paraqesin betejën në mes të Lapithëve dhe Centaurëve. Mendoj se më mirë është të tregojmë kush ishin ata dhe pse po luftonin. Ky është një tregim që do të kishte qenë tregim mitik edhe për grekët e shekullit të pestë, që i punuan. Tregimi flet për një dasmë, dasmë e Lapithëve. Lapithët ishin fis i grekëve të vjetër, dhe jetonin afër një pylli. Në pyll jetonin edhe Centaurët të cilët ishin gjysmë-njerëz, Centaurët, gjysmë njerëz, gjysmë kuaj. Grekët i shihnin si lloj përbindëshash. Sipas grekëve ekzistonte një hierarki e qenieve. Perënditë në majë, pastaj heronjtë, ku heronjtë ishin rezultat i bashkimit në mes të një perëndie dhe një njeriu, pastaj, natyrisht, vetë njerëzit. Në hierarki, nën njerëz, vendoseshin përbindëshat, ku hynin padyshim edhe Centaurët. Pra ata nuk ishin tamam njerëz, ende pjesë e botës së kafshëve. Dhe jo shumë të besueshëm. Sidoqoftë, Lapithët po ndiheshin shumë bujarë, dhe donin të festonin dasmën, kështu ftuan edhe Centaurët. Ky ishte gabim i madh. Kishin pirë shumë, apo jo? Po, dhe Centaurët e shfrytëzuan rastin. Në fakt, ajo që bënë ata ishte se menjëherë filluan t'i rrëmbenin femrat Lapithe. Pra ajo që paraqitet ëshë femrat Lapithe duke u rrëmbyer, dhe Lapithët meshkuj duke luftuar me Centaurët, të cilët janë mjaft të frikshëm. Jo vetëm që kanë gjashtë gjymtyrë, por kanë edhe një forcë shtazore të kafshës së egër. Kjo që po e shohim është një Lapith duke luftuar kundër një Centauri. Duket sikur po e kap nga qafa dhe po e tërheq kah vetja. Mund të shohim gishtërinjtë e tij të mbështjellur rreth qafës, edhepse qafa dhe koka nuk duken. Po e tërheq. Shiko, Duket gati sikur një hark. Mund ta ndjejmë tensionin e atij trupi teksa po tërhiqet pas, dhe forcën e Centaurit që tenton të lirohet. Duket, në fakt, sikur Centauri po mbahet dikund me dorën e tij të djathtë, dhe po lufton kundër tërheqjes së Lapithit. Shiko këtë lloj kompozicioni, është aq i komplikuar. Kemi dy harqe kundërthënëse: harku i trupit të Lapithit, dhe pastaj harku i Centaurit gjithashtu. Po, është gati një kompozicion rrethor, në një mënyrë. Dhe shiko sa e thellë është gdhendja! Është mahnitëse. Është gati e lirë. Më duket e mrekullueshme se si nuk janë thyer më shumë pjesë, sepse është relief i lartë, gati i lirë. Dhe mermeri është gur shumë i butë. Gjithashtu më pëlqen fakti se si sipërfaqet e trupit vendosen ndaj prapavijës më të komplikuar, me pëlhurë. Dua të them që kjo është disi shumë natyrale. Aq natyrale, saqë ne gati besojmë... Nuk e vërejmë mjeshtërinë. Jo vetëm mjeshtërinë e pëlhurës në prapavijë, por, edhe vetë mjeshtërinë e faktit se ne gati e besojmë ekzistencën e Centaurëve. Me fjalë të tjera, bashkimi i trupit të njeriut me trupin e kalit është gati i besueshëm. E vërtetë. Ajo që është e habitshme për mua është mënyra se si syri jonë tërhiqet nga struktura anatomike e trupit të Lapithit. Në gjoks, në kafaz të krahërorit, në muskujt abdominalë, muskujt pektoralë. Dhe strukturat e njejta në trupin e Centaurit, mund të shohim kafazin e krahërorit dhe venat. Pra ka një lloj pasqyrimi në këto figura. Ka një pasqyrim. Mendoj se ajo është e vërtetë. Por gjithashtu ka edhe një dallim të lehtë, që është se tendosja që ka konstruktuar artisti që vjen për shkak të harkut të trupit të Centaurit, nuk shihet në tendosje të Lapithit. Me fjalë të tjera, shih Lapithin, edhepse shfaq fuqi të jashtëzakonshme në tërheqjen e kalit, Centauri... E ka nën kontrollë. E ka nën kontrollë komplete, ekuilibër total. Dhe në fakt, trupi është gati i relaksuar, mbetet gati krejtësisht fisnik dhe i balansuar, edhe brenda betejës. Shohim dallimin në mënyrën se si paraqiten kokat e Centaurit dhe Lapithit. Së pari, kemi ndjenjën e moshës. Kemi fytyrën e bukur e fisnike të grekut, Lapithit. E edhe kur qafa i është shtypur, edhe kur po i zihet fryma, ka një ndjenjë të çlodhjes dhe fisnikërisë, pa ndonjë shenjë vuajtje në fytyrë. Si kontrast kemi këtë fytyrë më të vjetër, të ashpër me nyje, me flokë të gjatë, me vetulla të mbledhura, sy të egër të hapur, dhe hundë të thyer, ku të gjitha këto e bëjnë të duket e ashpër, dhe jo qëndrimi fisnik që grekët i jepnin vetes. Është gati sikur njeriu ka fuqi mbinjerëzore, dhe nuk ka nevojë të marrë diçka nga fiziku shtazarak për të cilin ka nevojë Centauri. Mendoj se grekët po e bënin një dallim të vërtetë. Ata ishin fisnikë, dhe po e dallonin vetveten nga barbarët jashtë kufinjëve të tyre. Në fakt, shumë nga historianët tanë e shohin këtë dhe thonë se Lapithët janë, në të vërtetë, grekët. Natyrisht. Por Centaurët janë ata të cilët nuk janë grekë. Dhe vetë grekët po i shihnin, për shembull, persianët, armiqtë e tyre, me frikë të vërtetë si barbarë, gati si një lloj kafshe, gati si Centaurë. Duke paraqitur rrëmujë. Dhe në fakt, ky art paraqet përmes ekuilibrit të tij, përmes perfeksionit të tij, përmes këtij lloji të idealizmit, ndjenjën e kontrollit që ishte aq e rëndësishme për grekët. Nuk është çudi që për qindra vite pas kësaj, mijëra vite, ne kthejmë kokën në çaste si këto, çaste të jashtëzakonshme, me vlerë, të rralla. Jo vetëm sepse ishte çast i demokracisë së kufizuar, por i demokracisë së parë, por ishte çast kur mendja dhe trupi duheshin dhe shiheshin si të jashtëzakonshme dhe të të bukura.