WEBVTT 00:00:04.066 --> 00:00:06.102 Partenoni është tempunn dorik, 00:00:06.102 --> 00:00:08.804 ky është stili i tij arkitektonik. 00:00:08.804 --> 00:00:11.492 Dhe një nga elementet që definojnë një tempull dorik 00:00:11.492 --> 00:00:14.180 ështe se kanë triglife. 00:00:14.180 --> 00:00:16.792 E në mes të triglifeve janë metopet. 00:00:17.682 --> 00:00:20.371 Më pëlqejnë ato fjalë, triglife dhe metope. 00:00:20.371 --> 00:00:22.672 Pra, triglifet thjeshtë kanë kuptimin e treshit, 00:00:22.672 --> 00:00:25.245 dhe duken si tri vija. Si lugje. 00:00:25.245 --> 00:00:26.899 Tamam. Dhe në mes tyre, 00:00:26.899 --> 00:00:30.408 në katërkëndëshat me gdhendje reliefi shumë të thellë, 00:00:30.408 --> 00:00:32.271 janë rreth 0.5 metra katrorë. 00:00:32.271 --> 00:00:36.344 Këto kanë qenë në zonën drejtë mbi kapitele. 00:00:36.344 --> 00:00:38.141 Po, dhe nën timpanon. 00:00:38.141 --> 00:00:39.683 Dhe metopet që jemi duke i parë 00:00:39.683 --> 00:00:44.220 paraqesin betejën në mes të Lapithëve dhe Centaurëve. 00:00:44.220 --> 00:00:45.921 Mendoj se më mirë është të tregojmë 00:00:45.921 --> 00:00:47.499 kush ishin ata dhe pse po luftonin. 00:00:47.499 --> 00:00:51.108 Ky është një tregim që do të kishte qenë tregim mitik 00:00:51.108 --> 00:00:54.188 edhe për grekët e shekullit të pestë, që i punuan. 00:00:54.188 --> 00:00:58.211 Tregimi flet për një dasmë, dasmë e Lapithëve. 00:00:58.211 --> 00:01:01.038 Lapithët ishin fis i grekëve të vjetër, 00:01:01.038 --> 00:01:03.762 dhe jetonin afër një pylli. 00:01:03.762 --> 00:01:06.871 Në pyll jetonin edhe Centaurët 00:01:06.871 --> 00:01:08.629 të cilët ishin gjysmë-njerëz, 00:01:08.629 --> 00:01:11.220 Centaurët, gjysmë njerëz, gjysmë kuaj. 00:01:11.220 --> 00:01:14.979 Grekët i shihnin si lloj përbindëshash. 00:01:14.979 --> 00:01:18.772 Sipas grekëve ekzistonte një hierarki e qenieve. 00:01:18.772 --> 00:01:21.546 Perënditë në majë, pastaj heronjtë, 00:01:21.546 --> 00:01:25.611 ku heronjtë ishin rezultat i bashkimit në mes të një perëndie dhe një njeriu, 00:01:25.611 --> 00:01:27.791 pastaj, natyrisht, vetë njerëzit. 00:01:27.791 --> 00:01:30.602 Në hierarki, nën njerëz, vendoseshin përbindëshat, ku hynin padyshim edhe Centaurët. 00:01:32.340 --> 00:01:36.427 Pra ata nuk ishin tamam njerëz, ende pjesë e botës së kafshëve. 00:01:36.427 --> 00:01:38.929 Dhe jo shumë të besueshëm. 00:01:38.929 --> 00:01:42.254 Sidoqoftë, Lapithët po ndiheshin shumë bujarë, 00:01:42.254 --> 00:01:44.199 dhe donin të festonin dasmën, 00:01:44.199 --> 00:01:47.491 kështu ftuan edhe Centaurët. 00:01:47.491 --> 00:01:49.660 Ky ishte gabim i madh. 00:01:49.660 --> 00:01:51.580 Kishin pirë shumë, apo jo? 00:01:51.580 --> 00:01:53.591 Po, dhe Centaurët e shfrytëzuan rastin. 00:01:53.591 --> 00:01:55.900 Në fakt, ajo që bënë ata ishte se menjëherë 00:01:55.900 --> 00:01:58.882 filluan t'i rrëmbenin femrat Lapithe. 00:01:58.882 --> 00:02:02.909 Pra ajo që paraqitet ëshë femrat Lapithe duke u rrëmbyer, 00:02:02.909 --> 00:02:07.239 dhe Lapithët meshkuj duke luftuar me Centaurët, 00:02:07.239 --> 00:02:09.107 të cilët janë mjaft të frikshëm. 00:02:09.107 --> 00:02:11.203 Jo vetëm që kanë gjashtë gjymtyrë, 00:02:11.203 --> 00:02:14.868 por kanë edhe një forcë shtazore të kafshës së egër. 00:02:14.868 --> 00:02:20.243 Kjo që po e shohim është një Lapith duke luftuar kundër një Centauri. 00:02:20.243 --> 00:02:23.452 Duket sikur po e kap nga qafa dhe po e tërheq kah vetja. 00:02:23.452 --> 00:02:27.049 Mund të shohim gishtërinjtë e tij të mbështjellur rreth qafës, 00:02:27.049 --> 00:02:29.570 edhepse qafa dhe koka nuk duken. 00:02:29.570 --> 00:02:30.741 Po e tërheq. 00:02:30.741 --> 00:02:33.457 Shiko, Duket gati sikur një hark. 00:02:33.457 --> 00:02:36.142 Mund ta ndjejmë tensionin e atij trupi teksa po tërhiqet pas, 00:02:36.142 --> 00:02:37.680 dhe forcën e Centaurit 00:02:37.680 --> 00:02:40.062 që tenton të lirohet. 00:02:40.062 --> 00:02:44.076 Duket, në fakt, sikur Centauri po mbahet dikund me dorën e tij të djathtë, 00:02:44.076 --> 00:02:47.208 dhe po lufton kundër tërheqjes së Lapithit. 00:02:47.208 --> 00:02:50.278 Shiko këtë lloj kompozicioni, është aq i komplikuar. 00:02:50.278 --> 00:02:52.707 Kemi dy harqe kundërthënëse: 00:02:52.707 --> 00:02:54.461 harku i trupit të Lapithit, 00:02:54.461 --> 00:02:57.215 dhe pastaj harku i Centaurit gjithashtu. 00:02:57.215 --> 00:03:00.372 Po, është gati një kompozicion rrethor, në një mënyrë. 00:03:00.372 --> 00:03:01.973 Dhe shiko sa e thellë është gdhendja! 00:03:01.973 --> 00:03:02.946 Është mahnitëse. 00:03:02.946 --> 00:03:04.375 Është gati e lirë. 00:03:04.375 --> 00:03:08.811 Më duket e mrekullueshme se si nuk janë thyer më shumë pjesë, 00:03:08.811 --> 00:03:11.580 sepse është relief i lartë, gati i lirë. 00:03:11.580 --> 00:03:14.010 Dhe mermeri është gur shumë i butë. 00:03:14.010 --> 00:03:18.189 Gjithashtu më pëlqen fakti se si sipërfaqet e trupit 00:03:18.189 --> 00:03:22.854 vendosen ndaj prapavijës më të komplikuar, me pëlhurë. 00:03:22.854 --> 00:03:25.789 Dua të them që kjo është disi shumë natyrale. 00:03:25.789 --> 00:03:27.784 Aq natyrale, saqë ne gati besojmë... 00:03:27.784 --> 00:03:29.220 Nuk e vërejmë mjeshtërinë. 00:03:29.220 --> 00:03:33.634 Jo vetëm mjeshtërinë e pëlhurës në prapavijë, 00:03:33.634 --> 00:03:35.990 por, edhe vetë mjeshtërinë e faktit 00:03:35.990 --> 00:03:38.182 se ne gati e besojmë ekzistencën e Centaurëve. 00:03:38.182 --> 00:03:43.281 Me fjalë të tjera, bashkimi i trupit të njeriut me trupin e kalit është gati i besueshëm. 00:03:43.281 --> 00:03:47.029 E vërtetë. Ajo që është e habitshme për mua është mënyra se si 00:03:47.029 --> 00:03:51.538 syri jonë tërhiqet nga struktura anatomike e trupit të Lapithit. 00:03:51.538 --> 00:03:53.446 Në gjoks, në kafaz të krahërorit, 00:03:53.446 --> 00:03:56.958 në muskujt abdominalë, muskujt pektoralë. 00:03:56.958 --> 00:04:02.471 Dhe strukturat e njejta në trupin e Centaurit, 00:04:02.471 --> 00:04:05.262 mund të shohim kafazin e krahërorit dhe venat. 00:04:05.262 --> 00:04:09.116 Pra ka një lloj pasqyrimi në këto figura. 00:04:09.116 --> 00:04:11.132 Ka një pasqyrim. Mendoj se ajo është e vërtetë. 00:04:11.132 --> 00:04:13.015 Por gjithashtu ka edhe një dallim të lehtë, 00:04:13.015 --> 00:04:17.859 që është se tendosja që ka konstruktuar artisti 00:04:17.859 --> 00:04:20.205 që vjen për shkak të harkut të trupit të Centaurit, 00:04:20.205 --> 00:04:24.850 nuk shihet në tendosje të Lapithit. 00:04:24.850 --> 00:04:26.342 Me fjalë të tjera, shih Lapithin, 00:04:26.342 --> 00:04:30.222 edhepse shfaq fuqi të jashtëzakonshme në tërheqjen e kalit, 00:04:30.222 --> 00:04:32.363 Centauri... E ka nën kontrollë. 00:04:32.363 --> 00:04:34.519 E ka nën kontrollë komplete, ekuilibër total. 00:04:34.519 --> 00:04:37.047 Dhe në fakt, trupi është gati i relaksuar, 00:04:37.047 --> 00:04:41.265 mbetet gati krejtësisht fisnik dhe i balansuar, 00:04:41.265 --> 00:04:43.334 edhe brenda betejës. 00:04:43.334 --> 00:04:44.956 Shohim dallimin në mënyrën se si 00:04:44.956 --> 00:04:48.988 paraqiten kokat e Centaurit dhe Lapithit. 00:04:48.988 --> 00:04:50.942 Së pari, kemi ndjenjën e moshës. 00:04:50.942 --> 00:04:56.037 Kemi fytyrën e bukur e fisnike të grekut, Lapithit. 00:04:56.037 --> 00:04:58.927 E edhe kur qafa i është shtypur, 00:04:58.927 --> 00:05:00.986 edhe kur po i zihet fryma, 00:05:00.986 --> 00:05:03.617 ka një ndjenjë të çlodhjes dhe fisnikërisë, 00:05:03.617 --> 00:05:06.340 pa ndonjë shenjë vuajtje në fytyrë. 00:05:06.340 --> 00:05:12.571 Si kontrast kemi këtë fytyrë më të vjetër, të ashpër me nyje, me flokë të gjatë, 00:05:12.571 --> 00:05:16.908 me vetulla të mbledhura, sy të egër të hapur, 00:05:16.908 --> 00:05:19.312 dhe hundë të thyer, 00:05:19.312 --> 00:05:21.897 ku të gjitha këto e bëjnë të duket e ashpër, dhe 00:05:21.897 --> 00:05:26.934 jo qëndrimi fisnik që grekët i jepnin vetes. 00:05:26.934 --> 00:05:30.756 Është gati sikur njeriu ka fuqi mbinjerëzore, 00:05:30.756 --> 00:05:34.050 dhe nuk ka nevojë të marrë diçka nga fiziku shtazarak 00:05:34.050 --> 00:05:35.113 për të cilin ka nevojë Centauri. 00:05:35.113 --> 00:05:37.453 Mendoj se grekët po e bënin një dallim të vërtetë. 00:05:37.453 --> 00:05:41.275 Ata ishin fisnikë, dhe po e dallonin vetveten 00:05:41.275 --> 00:05:44.729 nga barbarët jashtë kufinjëve të tyre. 00:05:44.729 --> 00:05:47.722 Në fakt, shumë nga historianët tanë e shohin këtë 00:05:47.722 --> 00:05:51.401 dhe thonë se Lapithët janë, në të vërtetë, grekët. Natyrisht. 00:05:51.401 --> 00:05:54.095 Por Centaurët janë ata të cilët nuk janë grekë. 00:05:54.095 --> 00:05:56.409 Dhe vetë grekët po i shihnin, 00:05:56.409 --> 00:05:58.706 për shembull, persianët, armiqtë e tyre, 00:05:58.706 --> 00:06:00.772 me frikë të vërtetë si barbarë, 00:06:00.772 --> 00:06:03.452 gati si një lloj kafshe, gati si Centaurë. 00:06:03.452 --> 00:06:05.543 Duke paraqitur rrëmujë. 00:06:05.543 --> 00:06:08.517 Dhe në fakt, ky art paraqet përmes ekuilibrit të tij, 00:06:08.517 --> 00:06:10.939 përmes perfeksionit të tij, përmes këtij lloji të idealizmit, 00:06:10.939 --> 00:06:13.562 ndjenjën e kontrollit që ishte aq e rëndësishme për grekët. 00:06:13.562 --> 00:06:17.712 Nuk është çudi që për qindra vite pas kësaj, mijëra vite, 00:06:17.712 --> 00:06:19.729 ne kthejmë kokën në çaste si këto, 00:06:19.729 --> 00:06:23.391 çaste të jashtëzakonshme, me vlerë, të rralla. 00:06:23.391 --> 00:06:26.283 Jo vetëm sepse ishte çast i demokracisë së kufizuar, 00:06:26.283 --> 00:06:27.859 por i demokracisë së parë, 00:06:27.859 --> 00:06:30.939 por ishte çast kur mendja dhe trupi 00:06:30.939 --> 00:06:34.042 duheshin dhe shiheshin si të jashtëzakonshme dhe të të bukura.