Një ditë në jetën e një Athinasi antik - Robert Garland
-
0:08 - 0:13Është viti 437 p.e.s. dhe konflikti
më i madh që do të paraqitej ndonjëherë -
0:13 - 0:16në botën antike Greke,
do të vinte në vitin e saj të katërt. -
0:16 - 0:19Po zhvillohet Lufta e Peloponezit
-
0:19 - 0:24mes qytet-shteteve Athinë dhe Spartë,
së bashku me aleatët e tyre. -
0:24 - 0:29Athinasit s'mund t'i afrohen
ushtrisë së frikshme spartane në tokë. -
0:29 - 0:31Kështu, ata kanë ikur nga fshatrat
-
0:31 - 0:35dhe janë vendosur mes mureve
që rrethojnë qytetin dhe portin, -
0:35 - 0:40tani të pajisur me një flotë superiore
dhe me perandori të gjërë detare. -
0:40 - 0:42Kushtet e vështira kanë arritur kufirin
-
0:42 - 0:46dhe një murtajë e shpejtë zhduku
një të tretën e popullatës. -
0:46 - 0:48Por jeta e qytetit vazhdon.
-
0:48 - 0:53Archias dhe Dexileia jetojnë
në qendër të Athinës. -
0:53 - 0:55Si piktor i qeramikës së cilësisë së lartë,
-
0:55 - 1:01Archias është relativisht stabël dhe
interesohet në çështjet e qytetit. -
1:01 - 1:07Dexileia, në anën tjetër, s'mund të marrë
pjesë në politikë ose të ketë pronësi. -
1:07 - 1:11Çifti është mirënjohes ndaj
zotërave që tre nga katër fëmijët e tyre, -
1:11 - 1:13një djalë dhe dy vajza,
-
1:13 - 1:16kanë mbijetuar pas lindjes.
-
1:16 - 1:19Shumë prindër i shohin vajzat
si përgjegjësi -
1:19 - 1:22ngaqë atyre u kërkohet pajë
që të gjejnë burra. -
1:22 - 1:24Por Archias ka vetëbesim që pasuria e tij
-
1:24 - 1:29do t'i gjejë partnerë atyre
pa falimentuar. -
1:29 - 1:32Si shumë athinas, familja ka skllevër.
-
1:32 - 1:36Me origjinë nga Thrakia,
ata u zunë robër në luftë. -
1:36 - 1:40Thratta bën punën më të madhë të shtëpisë
si dhe ndihmon në kujdesin për fëmijët. -
1:40 - 1:42Philon është pedagog,
-
1:42 - 1:46i cili kujdeset për edukimin e djalit
dhe mësimin e shkrim-leximit. -
1:46 - 1:50Archias është ngritur herët
sepse është një mbledhje në Ekklêsia, -
1:50 - 1:51kuvendi i qytetarëve,
-
1:51 - 1:54që do të zhvillohet në agim.
-
1:54 - 1:56Para mbledhjes, ai ndez temjan
-
1:56 - 2:00dhe derdh alkool sakrificë në një
faltore të vogël në oborr -
2:00 - 2:02për hir të gjithë shtëpisë së tij.
-
2:02 - 2:07Dexileia do të rrijë në shtëpi tërë ditën
për t'i mësuar të bijave punë shtëpie. -
2:07 - 2:12Më vonë, do të dalë në oborrin e tyre
të brendshëm për pak ajër të pastër. -
2:12 - 2:14Kur Archias mbërrin në agora,
-
2:14 - 2:16në qendrën civile dhe komerciale
të qytetit, -
2:16 - 2:20ai sheh sheshin që vlon nga
bashkëqytetarët e tij, -
2:20 - 2:24burra vendas që kanë mbaruar ushtrinë.
-
2:24 - 2:28E ngjitur te përmendorja e qendrës është
një tabelë me programin e mbledhjes. -
2:28 - 2:31Sot ka vetëm një temë diskutimi:
-
2:31 - 2:33çfarë të bëjnë me popullin ë Mitilenës,
-
2:33 - 2:35të një qyteti në ishullin Lesbos,
-
2:35 - 2:40ku sapo është shuar një revoltë
ndaj udhëheqësisë Athinase. -
2:40 - 2:44Takimi zhvillohet në një kodër në perëndim
të akropolit, e njohur si Pnyx. -
2:44 - 2:46Fjala nënkupton "i mbushur plot",
-
2:46 - 2:51turma prej 5,000 qytetarëve
e sqaron mirë atë. -
2:51 - 2:55Lajmëtari e purifikon kodrën
duke spërkatur gjak derri përreth -
2:55 - 2:58dhe kërkon rend.
-
2:58 - 3:01Ndërsa të gjithë ulen nëpër ulëset
me shikim kah platforma -
3:01 - 3:03i ngarkuari për të drejtuar
e hap mbledhjen me fjalët: -
3:03 - 3:06“Tis agoreuein bouleutai?”
-
3:06 - 3:09“Kush dëshiron ta marrë fjalën në kuvend?”
-
3:09 - 3:15Qytetarët flasin një nga një, disa
sugjerojnë mëshire e disa hakmarrje. -
3:15 - 3:19Një mocion propozon ekzekutimin
e gjithë Mitilenasve -
3:19 - 3:20e të bëjnë skllavë
gratë dhe fëmijët e tyre, -
3:20 - 3:25sepse ata tradhëtuan aleatin Athinas
në kohë të luftës. -
3:25 - 3:29Shumica ngre dorën e djathtë në pohim.
-
3:29 - 3:34Kur mbaron mbledhja, Archias kthehet
në agora që të blejë ushqime dhe verë. -
3:34 - 3:37Qindra njerëz janë mbledhur atje për
të diskutuar rreth rezultatit, -
3:37 - 3:40shumë jane të pakënaqur me vendimin.
-
3:40 - 3:43Kur Archias kthehet në shtëpi, ai i tregon
Dexileias për debatin. -
3:43 - 3:46Ajo mendon qe vrasja e të pafajshmëve
ashtu edhe e fajtorëve -
3:46 - 3:48është e egër dhe joproduktive,
-
3:48 - 3:50dhe ia thotë qartë.
-
3:50 - 3:55Afët muzgut, Archias shkon tek shtëpia
e një shoku për një simposium. -
3:55 - 3:59Nëntë burra pijnë verë dhe e diskutojnë
mbledhjen gjatë gjithë natës. -
3:59 - 4:05Archias e ndan mendimin e gruas së tij
që kërkon mëshirë dhe të tjerët pajtohen. -
4:05 - 4:08Pa gdhirë, ndodh diçka e padëgjuar.
-
4:08 - 4:11Lajmëtarët qarkullojne nëpër Athinë
-
4:11 - 4:14duke lajmëruar që kuvendi
do bëjë një mbledhje tjetër. -
4:14 - 4:16Debati i dytë është njësoj i nxehtë,
-
4:16 - 4:20por vendimi i ri, të ekzekutohen vetëm
udhëheqësit e revoltës, -
4:20 - 4:22mezi kalon.
-
4:22 - 4:23Gjithsesi, ka një problem –
-
4:23 - 4:26një anije me urdhër për ta çuar
vendimin e parë në vend -
4:26 - 4:28është nisur ditën e kaluar.
-
4:28 - 4:33Kështu një tjetër anije niset shpejt
për ta anuluar urdhërin – -
4:33 - 4:36një garë e demokracisë kundër kohës.
- Title:
- Një ditë në jetën e një Athinasi antik - Robert Garland
- Description:
-
Shih mësimin e plotë: https://ed.ted.com/lessons/a-day-in-the-life-of-an-ancient-athenian-robert-garland
Është viti 437 p.e.s. dhe konflikti më i madh që do të paraqitej ndonjëherë në botën antike Greke, do të vinte në vitin e saj të katërt. Athina është në dilemë të madhe: çfarë të bëjnë me popullin e Mitilenës, të një qyteti në ishullin Lesbos, ku sapo është shuar një revoltë ndaj udhëheqësisë Athinase. Si u morën këto vendime? Robert Garland na e shfaq një ditë në jetën e demokracisë Athinase.
Mësimi nga Robert Garland, animacioni nga Zedem Media.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TED-Ed
- Duration:
- 05:02
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for A day in the life of an ancient Athenian - Robert Garland | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for A day in the life of an ancient Athenian - Robert Garland | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for A day in the life of an ancient Athenian - Robert Garland | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for A day in the life of an ancient Athenian - Robert Garland | ||
Faton Qerimi edited Albanian subtitles for A day in the life of an ancient Athenian - Robert Garland | ||
Faton Qerimi edited Albanian subtitles for A day in the life of an ancient Athenian - Robert Garland |