Është viti 437 p.e.s. dhe konflikti
më i madh që do të paraqitej ndonjëherë
në botën antike Greke,
do të vinte në vitin e saj të katërt.
Po zhvillohet Lufta e Peloponezit
mes qytet-shteteve Athinë dhe Spartë,
së bashku me aleatët e tyre.
Athinasit s'mund t'i afrohen
ushtrisë së frikshme spartane në tokë.
Kështu, ata kanë ikur nga fshatrat
dhe janë vendosur mes mureve
që rrethojnë qytetin dhe portin,
tani të pajisur me një flotë superiore
dhe me perandori të gjërë detare.
Kushtet e vështira kanë arritur kufirin
dhe një murtajë e shpejtë zhduku
një të tretën e popullatës.
Por jeta e qytetit vazhdon.
Archias dhe Dexileia jetojnë
në qendër të Athinës.
Si piktor i qeramikës së cilësisë së lartë,
Archias është relativisht stabël dhe
interesohet në çështjet e qytetit.
Dexileia, në anën tjetër, s'mund të marrë
pjesë në politikë ose të ketë pronësi.
Çifti është mirënjohes ndaj
zotërave që tre nga katër fëmijët e tyre,
një djalë dhe dy vajza,
kanë mbijetuar pas lindjes.
Shumë prindër i shohin vajzat
si përgjegjësi
ngaqë atyre u kërkohet pajë
që të gjejnë burra.
Por Archias ka vetëbesim që pasuria e tij
do t'i gjejë partnerë atyre
pa falimentuar.
Si shumë athinas, familja ka skllevër.
Me origjinë nga Thrakia,
ata u zunë robër në luftë.
Thratta bën punën më të madhë të shtëpisë
si dhe ndihmon në kujdesin për fëmijët.
Philon është pedagog,
i cili kujdeset për edukimin e djalit
dhe mësimin e shkrim-leximit.
Archias është ngritur herët
sepse është një mbledhje në Ekklêsia,
kuvendi i qytetarëve,
që do të zhvillohet në agim.
Para mbledhjes, ai ndez temjan
dhe derdh alkool sakrificë në një
faltore të vogël në oborr
për hir të gjithë shtëpisë së tij.
Dexileia do të rrijë në shtëpi tërë ditën
për t'i mësuar të bijave punë shtëpie.
Më vonë, do të dalë në oborrin e tyre
të brendshëm për pak ajër të pastër.
Kur Archias mbërrin në agora,
në qendrën civile dhe komerciale
të qytetit,
ai sheh sheshin që vlon nga
bashkëqytetarët e tij,
burra vendas që kanë mbaruar ushtrinë.
E ngjitur te përmendorja e qendrës është
një tabelë me programin e mbledhjes.
Sot ka vetëm një temë diskutimi:
çfarë të bëjnë me popullin ë Mitilenës,
të një qyteti në ishullin Lesbos,
ku sapo është shuar një revoltë
ndaj udhëheqësisë Athinase.
Takimi zhvillohet në një kodër në perëndim
të akropolit, e njohur si Pnyx.
Fjala nënkupton "i mbushur plot",
turma prej 5,000 qytetarëve
e sqaron mirë atë.
Lajmëtari e purifikon kodrën
duke spërkatur gjak derri përreth
dhe kërkon rend.
Ndërsa të gjithë ulen nëpër ulëset
me shikim kah platforma
i ngarkuari për të drejtuar
e hap mbledhjen me fjalët:
“Tis agoreuein bouleutai?”
“Kush dëshiron ta marrë fjalën në kuvend?”
Qytetarët flasin një nga një, disa
sugjerojnë mëshire e disa hakmarrje.
Një mocion propozon ekzekutimin
e gjithë Mitilenasve
e të bëjnë skllavë
gratë dhe fëmijët e tyre,
sepse ata tradhëtuan aleatin Athinas
në kohë të luftës.
Shumica ngre dorën e djathtë në pohim.
Kur mbaron mbledhja, Archias kthehet
në agora që të blejë ushqime dhe verë.
Qindra njerëz janë mbledhur atje për
të diskutuar rreth rezultatit,
shumë jane të pakënaqur me vendimin.
Kur Archias kthehet në shtëpi, ai i tregon
Dexileias për debatin.
Ajo mendon qe vrasja e të pafajshmëve
ashtu edhe e fajtorëve
është e egër dhe joproduktive,
dhe ia thotë qartë.
Afët muzgut, Archias shkon tek shtëpia
e një shoku për një simposium.
Nëntë burra pijnë verë dhe e diskutojnë
mbledhjen gjatë gjithë natës.
Archias e ndan mendimin e gruas së tij
që kërkon mëshirë dhe të tjerët pajtohen.
Pa gdhirë, ndodh diçka e padëgjuar.
Lajmëtarët qarkullojne nëpër Athinë
duke lajmëruar që kuvendi
do bëjë një mbledhje tjetër.
Debati i dytë është njësoj i nxehtë,
por vendimi i ri, të ekzekutohen vetëm
udhëheqësit e revoltës,
mezi kalon.
Gjithsesi, ka një problem –
një anije me urdhër për ta çuar
vendimin e parë në vend
është nisur ditën e kaluar.
Kështu një tjetër anije niset shpejt
për ta anuluar urdhërin –
një garë e demokracisë kundër kohës.