1 00:00:07,912 --> 00:00:12,766 Është viti 437 p.e.s. dhe konflikti më i madh që do të paraqitej ndonjëherë 2 00:00:12,766 --> 00:00:16,416 në botën antike Greke, do të vinte në vitin e saj të katërt. 3 00:00:16,416 --> 00:00:18,570 Po zhvillohet Lufta e Peloponezit 4 00:00:18,570 --> 00:00:23,886 mes qytet-shteteve Athinë dhe Spartë, së bashku me aleatët e tyre. 5 00:00:23,886 --> 00:00:28,721 Athinasit s'mund t'i afrohen ushtrisë së frikshme spartane në tokë. 6 00:00:28,721 --> 00:00:30,701 Kështu, ata kanë ikur nga fshatrat 7 00:00:30,701 --> 00:00:34,606 dhe janë vendosur mes mureve që rrethojnë qytetin dhe portin, 8 00:00:34,606 --> 00:00:40,266 tani të pajisur me një flotë superiore dhe me perandori të gjërë detare. 9 00:00:40,266 --> 00:00:42,397 Kushtet e vështira kanë arritur kufirin 10 00:00:42,397 --> 00:00:46,096 dhe një murtajë e shpejtë zhduku një të tretën e popullatës. 11 00:00:46,096 --> 00:00:48,436 Por jeta e qytetit vazhdon. 12 00:00:48,436 --> 00:00:53,026 Archias dhe Dexileia jetojnë në qendër të Athinës. 13 00:00:53,026 --> 00:00:54,958 Si piktor i qeramikës së cilësisë së lartë, 14 00:00:54,958 --> 00:01:00,652 Archias është relativisht stabël dhe interesohet në çështjet e qytetit. 15 00:01:00,652 --> 00:01:07,216 Dexileia, në anën tjetër, s'mund të marrë pjesë në politikë ose të ketë pronësi. 16 00:01:07,216 --> 00:01:10,866 Çifti është mirënjohes ndaj zotërave që tre nga katër fëmijët e tyre, 17 00:01:10,866 --> 00:01:12,646 një djalë dhe dy vajza, 18 00:01:12,646 --> 00:01:15,537 kanë mbijetuar pas lindjes. 19 00:01:15,537 --> 00:01:18,765 Shumë prindër i shohin vajzat si përgjegjësi 20 00:01:18,765 --> 00:01:21,744 ngaqë atyre u kërkohet pajë që të gjejnë burra. 21 00:01:21,744 --> 00:01:24,055 Por Archias ka vetëbesim që pasuria e tij 22 00:01:24,055 --> 00:01:28,687 do t'i gjejë partnerë atyre pa falimentuar. 23 00:01:28,687 --> 00:01:31,986 Si shumë athinas, familja ka skllevër. 24 00:01:31,986 --> 00:01:35,587 Me origjinë nga Thrakia, ata u zunë robër në luftë. 25 00:01:35,587 --> 00:01:39,746 Thratta bën punën më të madhë të shtëpisë si dhe ndihmon në kujdesin për fëmijët. 26 00:01:39,746 --> 00:01:41,671 Philon është pedagog, 27 00:01:41,671 --> 00:01:45,888 i cili kujdeset për edukimin e djalit dhe mësimin e shkrim-leximit. 28 00:01:45,888 --> 00:01:49,715 Archias është ngritur herët sepse është një mbledhje në Ekklêsia, 29 00:01:49,715 --> 00:01:51,346 kuvendi i qytetarëve, 30 00:01:51,346 --> 00:01:53,637 që do të zhvillohet në agim. 31 00:01:53,637 --> 00:01:55,816 Para mbledhjes, ai ndez temjan 32 00:01:55,816 --> 00:01:59,577 dhe derdh alkool sakrificë në një faltore të vogël në oborr 33 00:01:59,577 --> 00:02:02,136 për hir të gjithë shtëpisë së tij. 34 00:02:02,136 --> 00:02:06,976 Dexileia do të rrijë në shtëpi tërë ditën për t'i mësuar të bijave punë shtëpie. 35 00:02:06,976 --> 00:02:11,516 Më vonë, do të dalë në oborrin e tyre të brendshëm për pak ajër të pastër. 36 00:02:11,516 --> 00:02:13,786 Kur Archias mbërrin në agora, 37 00:02:13,786 --> 00:02:16,166 në qendrën civile dhe komerciale të qytetit, 38 00:02:16,166 --> 00:02:19,556 ai sheh sheshin që vlon nga bashkëqytetarët e tij, 39 00:02:19,556 --> 00:02:24,316 burra vendas që kanë mbaruar ushtrinë. 40 00:02:24,316 --> 00:02:27,997 E ngjitur te përmendorja e qendrës është një tabelë me programin e mbledhjes. 41 00:02:27,997 --> 00:02:30,726 Sot ka vetëm një temë diskutimi: 42 00:02:30,726 --> 00:02:33,215 çfarë të bëjnë me popullin ë Mitilenës, 43 00:02:33,215 --> 00:02:35,055 të një qyteti në ishullin Lesbos, 44 00:02:35,055 --> 00:02:39,505 ku sapo është shuar një revoltë ndaj udhëheqësisë Athinase. 45 00:02:39,505 --> 00:02:44,357 Takimi zhvillohet në një kodër në perëndim të akropolit, e njohur si Pnyx. 46 00:02:44,357 --> 00:02:46,216 Fjala nënkupton "i mbushur plot", 47 00:02:46,216 --> 00:02:51,105 turma prej 5,000 qytetarëve e sqaron mirë atë. 48 00:02:51,105 --> 00:02:55,416 Lajmëtari e purifikon kodrën duke spërkatur gjak derri përreth 49 00:02:55,416 --> 00:02:57,697 dhe kërkon rend. 50 00:02:57,697 --> 00:03:00,506 Ndërsa të gjithë ulen nëpër ulëset me shikim kah platforma 51 00:03:00,506 --> 00:03:03,387 i ngarkuari për të drejtuar e hap mbledhjen me fjalët: 52 00:03:03,387 --> 00:03:05,556 “Tis agoreuein bouleutai?” 53 00:03:05,556 --> 00:03:08,527 “Kush dëshiron ta marrë fjalën në kuvend?” 54 00:03:08,527 --> 00:03:15,075 Qytetarët flasin një nga një, disa sugjerojnë mëshire e disa hakmarrje. 55 00:03:15,075 --> 00:03:18,737 Një mocion propozon ekzekutimin e gjithë Mitilenasve 56 00:03:18,737 --> 00:03:20,465 e të bëjnë skllavë gratë dhe fëmijët e tyre, 57 00:03:20,465 --> 00:03:24,705 sepse ata tradhëtuan aleatin Athinas në kohë të luftës. 58 00:03:24,705 --> 00:03:29,246 Shumica ngre dorën e djathtë në pohim. 59 00:03:29,246 --> 00:03:34,326 Kur mbaron mbledhja, Archias kthehet në agora që të blejë ushqime dhe verë. 60 00:03:34,326 --> 00:03:37,026 Qindra njerëz janë mbledhur atje për të diskutuar rreth rezultatit, 61 00:03:37,026 --> 00:03:39,737 shumë jane të pakënaqur me vendimin. 62 00:03:39,737 --> 00:03:43,457 Kur Archias kthehet në shtëpi, ai i tregon Dexileias për debatin. 63 00:03:43,457 --> 00:03:46,387 Ajo mendon qe vrasja e të pafajshmëve ashtu edhe e fajtorëve 64 00:03:46,387 --> 00:03:48,398 është e egër dhe joproduktive, 65 00:03:48,398 --> 00:03:50,346 dhe ia thotë qartë. 66 00:03:50,346 --> 00:03:54,626 Afët muzgut, Archias shkon tek shtëpia e një shoku për një simposium. 67 00:03:54,626 --> 00:03:58,687 Nëntë burra pijnë verë dhe e diskutojnë mbledhjen gjatë gjithë natës. 68 00:03:58,687 --> 00:04:05,073 Archias e ndan mendimin e gruas së tij që kërkon mëshirë dhe të tjerët pajtohen. 69 00:04:05,073 --> 00:04:08,126 Pa gdhirë, ndodh diçka e padëgjuar. 70 00:04:08,126 --> 00:04:10,527 Lajmëtarët qarkullojne nëpër Athinë 71 00:04:10,527 --> 00:04:14,015 duke lajmëruar që kuvendi do bëjë një mbledhje tjetër. 72 00:04:14,015 --> 00:04:16,186 Debati i dytë është njësoj i nxehtë, 73 00:04:16,186 --> 00:04:19,915 por vendimi i ri, të ekzekutohen vetëm udhëheqësit e revoltës, 74 00:04:19,915 --> 00:04:22,012 mezi kalon. 75 00:04:22,012 --> 00:04:23,350 Gjithsesi, ka një problem – 76 00:04:23,350 --> 00:04:26,112 një anije me urdhër për ta çuar vendimin e parë në vend 77 00:04:26,112 --> 00:04:28,278 është nisur ditën e kaluar. 78 00:04:28,278 --> 00:04:33,146 Kështu një tjetër anije niset shpejt për ta anuluar urdhërin – 79 00:04:33,146 --> 00:04:36,166 një garë e demokracisë kundër kohës.