Eksperimenti i ri i Sugata Mitra-s rreth mësimit vetanak
-
0:02 - 0:04Eh, kjo po që është një thënje e qartë.
-
0:04 - 0:07Unë fillova me atë fjali rreth 12 vjet më parë
-
0:07 - 0:10e fillova në kontekst
-
0:10 - 0:12të shteteve në zhvillim
-
0:12 - 0:15por sot ju jeni këtu nga çdo skaj i botës.
-
0:15 - 0:18Nëse e paramendon një hartë të shtetit tënd
-
0:18 - 0:20ma merr mendja se do ta vëresh
-
0:20 - 0:22se për secilin shtet ne botë
-
0:22 - 0:24mund të vizatosh rrathë të vegjël dhe të thuash,
-
0:24 - 0:27“Këto janë vende në të cilat mësuesit e mirë nuk do të shkojnë.”
-
0:28 - 0:30Përpos kësaj,
-
0:30 - 0:33ato janë edhe vendet prej nga vijnë problemet.
-
0:33 - 0:35Pra kemi një problem ironik.
-
0:35 - 0:37Mësuesit e mirë nuk duan të shkojnë
-
0:37 - 0:40pikërisht në ato vende ku duhen më së shumti.
-
0:40 - 0:43Më 1999 fillova
-
0:43 - 0:46të provoj t’i qasem këtij problemi me një eksperiment,
-
0:46 - 0:49që ishte një eksperiment shumë i thjeshtë në New Delhi.
-
0:51 - 0:54Thjeshtë e vendosa një kompjuter
-
0:54 - 0:57brenda një muri në një lagje të varfër të New Delhi-t.
-
0:58 - 1:01Fëmijët pothuajse fare s’shkonin në shkollë. Ata nuk dinin fare anglisht.
-
1:01 - 1:03Ata nuk kishin parë kompjuter kurrë më herët
-
1:03 - 1:06dhe nuk e dinin se çka ishte interneti.
-
1:06 - 1:09Unë e lidha atë me internet të shpejtë – është pothuajse tri feet (90 cm) mbi tokë –
-
1:09 - 1:11e ndeza dhe e lashë aty.
-
1:11 - 1:13Pas kësaj
-
1:13 - 1:16ne vërejtëm disa gjëra interesante, të cilat do t’i shihni në vijim.
-
1:16 - 1:19Unë e përsërita këtë përreth gjithë Indisë
-
1:19 - 1:21e pastaj përreth
-
1:21 - 1:23një pjese të madhe të botës
-
1:23 - 1:25dhe vërejta
-
1:25 - 1:27se fëmijët do të mësojnë të bëjnë
-
1:27 - 1:30atë që ata duan të mësojnë.
-
1:30 - 1:32Ky është eksperimenti i parë që e kemi bërë –
-
1:32 - 1:34ky djaloshi tetë vjeçar, në të djathtën tuaj,
-
1:34 - 1:37duke e mësuar nxënësen e tij, një vajzë gjashtë vjeçare,
-
1:37 - 1:40ai po e mësonte atë si të kërkonte (nëpër internet).
-
1:41 - 1:44Ky djaloshi këtu në mes të Indisë qendrore --
-
1:45 - 1:47ky është një fshat Rajasthan
-
1:47 - 1:50në të cilinë fëmijët incizonin muzikën e tyre
-
1:50 - 1:53dhe ia lëshonin për ta dëgjuar njëri tjetrit,
-
1:53 - 1:55dhe gjate procesit
-
1:55 - 1:57po kënaqeshin.
-
1:57 - 1:59Ata e bënë të gjithë këtë katër orë
-
1:59 - 2:02pasi kishin parë një kompjuter për herë të parë.
-
2:02 - 2:05Në një tjetër fshat të Indisë jugore
-
2:05 - 2:07këta djemtë këtu
-
2:07 - 2:09kishin montuar një kamerë
-
2:09 - 2:11dhe po mundoheshin ta fotografonin një bletë.
-
2:11 - 2:13E kishin shkarkuar nga Disney.com,
-
2:13 - 2:15ose nga ndonjë faqe e ngjashme,
-
2:15 - 2:1814 ditë pasi e kisha vendosur kompjuterin në fshatin e tyre.
-
2:21 - 2:23Kështu që në fund,
-
2:23 - 2:25dolëm në përfundim se grupe fëmijësh
-
2:25 - 2:28munden vetë të mësojnë të përdorin kompjuterin dhe internetin,
-
2:28 - 2:30pa marrë parasysh se kush janë
-
2:30 - 2:33apo prej nga janë.
-
2:33 - 2:36Atëherë unë u bëra edhe më ambicioz
-
2:36 - 2:39dhe vendosa të shoh
-
2:39 - 2:42se çka tjetër mund të bëjnë fëmijët me një kompjuter.
-
2:42 - 2:45Filluam me një eksperiment në Hyderabad në Indi,
-
2:45 - 2:48me ç'rast ju dhashë një grupi fëmijësh --
-
2:48 - 2:51ata flisnin anglisht me një theks të rëndë Telugu.
-
2:51 - 2:53U dhashë një kompjuter
-
2:53 - 2:55me mundësi të kthimit të të folurit në tekst,
-
2:55 - 2:58të cilin tani e merrni falas me Windows,
-
2:58 - 3:00dhe i pyeta ata t’i flasin kompjuterit.
-
3:00 - 3:02Kështu që kur i folën,
-
3:02 - 3:04kompjuteri paraqiti vetëm dërdëllisje
-
3:04 - 3:06dhe ata thanë. “Epo, nuk po kupton asgjë nga ato që po i themi.”
-
3:06 - 3:08Dhe unë u thashë, “Do ta lë këtu për dy muaj.
-
3:08 - 3:10Bëjeni që kompjuteri
-
3:10 - 3:12t’u kuptoj juve.”
-
3:12 - 3:14Fëmijët më pyetën, “Si ti ja arrijmë kësaj?”
-
3:14 - 3:16Dhe unë u thashë,
-
3:16 - 3:18“Në fakt nuk e di.”
-
3:18 - 3:20(Të qeshura)
-
3:20 - 3:22Dhe ika.
-
3:22 - 3:24(Të qeshura)
-
3:25 - 3:27Dy muaj më vonë --
-
3:27 - 3:29dhe kjo tashmë është dokumentuar
-
3:29 - 3:31në revisten "Information Technology--
-
3:31 - 3:33for International Development" (Teknologji Informative për Zhvillim Ndërkombëtar) –
-
3:33 - 3:35thekset u kishin ndryshuar
-
3:35 - 3:38dhe ishin shumë të përafërt me theksin neutral britanik
-
3:38 - 3:41në të cilin e kisha trajnuar sintezuesin prej të folurit në tekst.
-
3:41 - 3:44Me fjalë të tjera, ata të gjithë po flisnin sikur James Tooley.
-
3:44 - 3:46(Të qeshura)
-
3:46 - 3:48Pra ata mund t’ia arrinin vetë.
-
3:48 - 3:50Pas kësaj, fillova te eksperimentoj
-
3:50 - 3:52me gjëra tjera të ndryshme
-
3:52 - 3:54që ata mund të mësonin t’i bëjnë vetë.
-
3:54 - 3:57Një herë e morra një telefonatë interesante nga Columbo,
-
3:57 - 3:59prej të ndjerit Arthur C. Clarke,
-
3:59 - 4:01i cili tha. “Dua të shoh se çfare po ndodh.”
-
4:01 - 4:04Ai s’mund të udhëtonte kështu që unë shkova atje.
-
4:04 - 4:06Ai tha dy gjëra interesante.
-
4:06 - 4:11“Një mësues që mund të zëvendësohet nga një makinë, duhet të zëvendësohet.”
-
4:11 - 4:13(Të qeshura)
-
4:13 - 4:15Gjëja e dytë që tha ishte,
-
4:15 - 4:17“Nëse fëmijët kanë interesim
-
4:17 - 4:20atëherë ka edukim."
-
4:20 - 4:22Derisa unë po e bëja këtë në teren
-
4:22 - 4:24kështu që çdo herë që e vëreja këtë mendoja për të.
-
4:24 - 4:27(Video) Arthur C. Clarke: Dhe ata definitivisht mund
-
4:27 - 4:29t’i ndihmojnë njerëzit,
-
4:29 - 4:31sepse fëmijët mësojnë shpejt të kërkojnë,
-
4:31 - 4:34të hyjnë e të gjejnë gjëra që u interesojnë atyre.
-
4:34 - 4:37Dhe kur ke interesim, ke edukim.
-
4:37 - 4:40Sugata Mitra: E bëra eksperimentin në Afrikën e Jugut.
-
4:40 - 4:42Ky është një djalosh 15 vjeçar.
-
4:42 - 4:45(Video) Djali: ... vetëm përmende, unë luaj lojëra
-
4:45 - 4:48me kafshë,
-
4:48 - 4:51dhe dëgjoj muzikë.
-
4:51 - 4:53SM: Dhe e pyeta. “A dërgon email-a?”
-
4:53 - 4:56Ai tha, “Po, dhe ato kapërcejnë përmes oqeanit."
-
4:57 - 4:59Kjo është ne Kamboxhia,
-
4:59 - 5:02në pjesën rurale të Kamboxhias --
-
5:02 - 5:05një lojë mjaftë e thjeshtë aritmetike,
-
5:05 - 5:07të cilën asnjë fëmijë nuk do ta luante në klasë apo shtëpi.
-
5:07 - 5:09Ata të tregonin ç’mendojnë sa’ora.
-
5:09 - 5:11Thoshin, “Kjo është shumë e mërzitshme.”
-
5:11 - 5:13Nëse e lë në trotuar
-
5:13 - 5:15dhe të gjithë të rriturit largohen
-
5:15 - 5:17atëherë ata garojnë me njëri tjetrin
-
5:17 - 5:19rreth gjërave që mund t’i bëjnë.
-
5:19 - 5:21Kjo është çka këta fëmijët po bëjnë.
-
5:21 - 5:24Po mundohen të shumëzojnë, më duket.
-
5:24 - 5:26Përreth gjithë Indisë,
-
5:26 - 5:28rreth fundit të dy viteve,
-
5:28 - 5:31fëmijët po fillonin t’i kërkonin detyrat e tyre në Google.
-
5:31 - 5:33Si pasojë, mësuesit raportuan
-
5:33 - 5:35përmirësim tepër të madh në anglisht tek fëmijët --
-
5:35 - 5:39(Të qeshura)
-
5:39 - 5:41përmirësim të shpejt, e të tjera të tilla .
-
5:41 - 5:44Ata thanë. “Ata janë kthyer në mendimtarë të thellë", e kështu me rradhë.
-
5:44 - 5:47(Të qeshura)
-
5:47 - 5:49Dhe ata me të vërtetë ishin bërë të tillë.
-
5:49 - 5:51Dua të them, nëse është në Google,
-
5:51 - 5:54pse duhet që ta mbash mend?
-
5:55 - 5:57Kështu që në fund të katër viteve të ardhshme,
-
5:57 - 6:00u binda se grupe fëmijësh mund të kërkojnë në internet
-
6:00 - 6:03për të arritur caqet edukative të tyre.
-
6:03 - 6:05Në atë kohë, një shumë e madhe parash
-
6:05 - 6:07i ishte dhënë Newcastle University (Universitetit të Newcastle)
-
6:07 - 6:10për të përmirësuar shkollimin në Indi.
-
6:10 - 6:13Kështu që Newcastle më telefonoi. Unë u thash “ E bëj prej Delhi-t.”
-
6:13 - 6:15Ata më thanë “Në asnjë mënyrë s’mund t’i kesh nën mbikqyrje
-
6:15 - 6:18një milion paund të parave të universitetit
-
6:18 - 6:20prej Delhi."©
-
6:20 - 6:22Kështu që më 2006,
-
6:22 - 6:24e bleva një pallto të rëndë
-
6:24 - 6:26dhe u zhvendosa në Newcastle.
-
6:27 - 6:29Doja t’i testoja limitet
-
6:29 - 6:31e sistemit.
-
6:31 - 6:33Eksperimentin e parë që e bëra nga Newcastle
-
6:33 - 6:35në fakt u bë në Indi.
-
6:35 - 6:38Dhe ia vura vetes një qëllim të pamundur:
-
6:38 - 6:41A munden që fëmijët 12 vjeçar që flasin Tamil
-
6:41 - 6:43a munden që fëmijët 12 vjeçar që flasin Tamil
-
6:43 - 6:46në një fshat në Indinë jugore
-
6:46 - 6:48t’i mësojnë vetes bioteknologji
-
6:48 - 6:50në anglisht?
-
6:50 - 6:53Dhe mendova; do t’i testojë. Do të marrin zero pikë.
-
6:53 - 6:55Do t’u jap materialet. Do të vijë dhe testoj prapë.
-
6:55 - 6:57Do të marrin edhe një zero.
-
6:57 - 7:01Do të kthehem mbrapa dhe do të them, “Po, na duhen mësues për disa gjëra.”
-
7:01 - 7:03I ftova 26 nxënës.
-
7:03 - 7:05Ata te gjithë erdhën, dhe unë u tregova
-
7:05 - 7:07se disa gjëra shumë të vështira janë ne kompjuter.
-
7:07 - 7:10Nuk do të çuditesha sikur ju të mos kuptonit asgjë.
-
7:10 - 7:13E gjitha është në anglisht, dhe unë po shkoj.
-
7:13 - 7:15(Të qeshura)
-
7:15 - 7:17Pra unë i lashë ata me kompjuterin.
-
7:17 - 7:19U ktheva pas dy muajve,
-
7:19 - 7:21dhe të 26 fëmijët hynë brenda dhe dukeshin shumë, shumë të qetë.
-
7:21 - 7:24“Pra, a pate në ndonjërën nga gjërat?”
-
7:24 - 7:26Ata thanë, “Po pame.”
-
7:26 - 7:29“A kuptuat nodnjëgjë?”“Jo, asgjë.”
-
7:29 - 7:31Unë ju thashe,
-
7:31 - 7:33"Sa gjatë tentuat
-
7:33 - 7:35para se të vendosni se nuk po kuptoshit asgjë?"
-
7:35 - 7:38Ata thanë. "Ne e shikojmë çdo ditë."
-
7:38 - 7:40Kështu që ju thash “Për dy muaj po shikonit gjëra që nuk i kuptonit?”
-
7:40 - 7:42Një vajzë 12 vjeçare e ngrit dorën dhe thotë,
-
7:42 - 7:44fjalë për fjalë,
-
7:45 - 7:48“Përveç faktit se replikimi i pasaktë i molekulave të DNA-së
-
7:48 - 7:50shkakton sëmundje gjenetike,
-
7:50 - 7:52asgjë tjetër nuk kemi kuptuar.”
-
7:52 - 7:54(Të qeshura)
-
7:54 - 8:01(Duartrokitje)
-
8:01 - 8:04(Të qeshura)
-
8:04 - 8:06M’u deshën tri vite për ta publikuar atë.
-
8:06 - 8:09Sa është publikuar në British Journal of Educational Technology (Revista Britanike për Teknologji Edukative).
-
8:09 - 8:12Një nga vlerësuesit, që e vlerësoj shkrimin tha,
-
8:12 - 8:15“Është shumë e mirë për të qenë e vërtetë.”,
-
8:15 - 8:17s’ishte shumë e këndshme nga ana e tij.
-
8:17 - 8:19Njëra nga vajzat e kishte mësuar vetveten
-
8:19 - 8:21të behej mësuesja
-
8:21 - 8:23Pastaj ... është ajo aty.
-
8:31 - 8:33Mbajeni në mend se këta nuk mësojnë anglisht.
-
8:46 - 8:49E hoqa pjesën e fundit ku e pata pyetur, “Ku është neuroni?”
-
8:49 - 8:51dhe ajo tha. “Neuroni? Neuroni?”
-
8:51 - 8:54Dhe pastaj ajo shikoj e bëri kështu.
-
8:54 - 8:57Cilado që ishte shprehja, nuk ishte shumë e këndshme.
-
8:57 - 9:00Rezultatet e tyre ishin ngritur nga zero ne 30 përqind,
-
9:00 - 9:03që është një pamundësi edukative nën ato rrethana.
-
9:03 - 9:06Por 30 përqind nuk është notë kaluese.
-
9:06 - 9:08E morra vesh se kishin një shoqe,
-
9:08 - 9:10një llogaritare vendase, një vajzë të re,
-
9:10 - 9:12me të cilën kishin luajtur futboll.
-
9:12 - 9:14E pyeta atë vajzën, “A do t’i mësoje
-
9:14 - 9:16mjaft bioteknologji sa për të marrë notë kaluese?”
-
9:16 - 9:18Dhe ajo tha, “Si mund ta bëjë atë? Unë nuk e di lëndën.”
-
9:18 - 9:20I thashë “Jo, përdore metodën e gjyshes.”
-
9:20 - 9:22Ajo tha “Çfare është ajo?”
-
9:22 - 9:24I thashë “Krejt çka duhet të bësh
-
9:24 - 9:26është t’u qëndrosh mbrapa
-
9:26 - 9:29dhe t’i admirosh gjatë gjithë kohës.
-
9:29 - 9:31Vetëm thuaju. ‘Sa mirë. Fantastike.
-
9:31 - 9:34Çfare është ajo? A mund ta bësh prapë? A mund të më tregosh edhe më shume?’
-
9:34 - 9:36Ajo e bëri atë për dy muaj.
-
9:36 - 9:38Rezultatet u ngritën në 50 (përqind),
-
9:38 - 9:40që është rezultati të cilin shkollat e pasura të New Delhi-t,
-
9:40 - 9:43me mësues të bioteknologjisë, po merrnin.
-
9:43 - 9:45Kështu që u ktheva në Newcastle
-
9:45 - 9:47me këto rezultate
-
9:47 - 9:49dhe vendosa
-
9:49 - 9:51që diçka po ndodhte këtu
-
9:51 - 9:54që pa dyshim po bëhej shumë serioze.
-
9:55 - 9:58Pasi kishim eksperimentuar në plot vende të largëta,
-
9:58 - 10:01erdha në vendin më të largët që mu kujtua.
-
10:01 - 10:03(Të qeshura)
-
10:04 - 10:07Përafërsisht 5.000 milje (8.000 km) larg Delhi-t,
-
10:07 - 10:09në qytezën e Gatehead-it.
-
10:09 - 10:12Në Gatehead, morra 32 fëmijë,
-
10:12 - 10:15dhe fillova ta përmirësoj metodën më në detaje.
-
10:15 - 10:18I ndava në grupe prej katër vetash.
-
10:18 - 10:20U thashë “Formoni grupet tuaja prej katër vetash.
-
10:20 - 10:23Secili grup mund ta përdor një kompjuter dhe jo katër kompjuter.”
-
10:23 - 10:26”A ju kujtohet, nga ‘Hole in the Wall’ (Vrima në Mur)?"
-
10:26 - 10:28“Mund t’i ndërroni grupet.
-
10:28 - 10:30Mund të kaloni te një grup tjetër
-
10:30 - 10:32nëse nuk ju pëlqen grupi, etj.
-
10:32 - 10:35Mund të shkoni te një grup tjetër, shikoni mbi supet e tyre, shikoni çfare po bëjnë,
-
10:35 - 10:38kthehuni te grupi juaj dhe quajeni si meritë tuajën.”
-
10:38 - 10:40Dhe u shpjegova se
-
10:40 - 10:43një pjesë e madhe e kërkimit shkencor bëhet ne at mënyrë.
-
10:43 - 10:45(Të qeshura)
-
10:45 - 10:50(Duartrokitje)
-
10:52 - 10:54Fëmijët me entuziazëm më erdhën pas dhe thanë,
-
10:54 - 10:56“Tani çfarë dëshiron që të bëjmë ne?”
-
10:56 - 10:59Ju dhashë 6 pyetje të GSCE (Certifikata e Përgjithshme e Edukimit Sekondar, MeB).
-
10:59 - 11:01Grupi i parë, më i miri,
-
11:01 - 11:03i zgjidhi të gjitha për 20 minuta.
-
11:03 - 11:06Më i dobëti, për 45 minuta.
-
11:06 - 11:08Ata përdorën çdo gjë që dinin --
-
11:08 - 11:10news groups (grupe të lajmeve), Google, Wikipedia,
-
11:10 - 11:12Ask Jeeves, etj.
-
11:12 - 11:15Mësuesit thanë, “A është ky në të vërtetë mësim i thellë?”
-
11:15 - 11:17U thashë, “Ta provojmë.
-
11:17 - 11:19Do të kthehem pas 2 muajve.
-
11:19 - 11:21U japim një test në letër --
-
11:21 - 11:23pa kompjuter, pa biseduar me njëri tjetrin, etj.”
-
11:23 - 11:25Rezultati mesatar kur e kisha bërë me kompjuter dhe grupe
-
11:25 - 11:27ishte 76 përqind.
-
11:27 - 11:29Kur e bëra eksperimentin, kur e bëra testin,
-
11:29 - 11:32pas dy muajve, rezultati
-
11:32 - 11:35ishte 76 përqind.
-
11:35 - 11:37Kishte kujtesë fotografike
-
11:37 - 11:39tek fëmijët,
-
11:39 - 11:42që ma merr mendja vjen si rezultat i diskutimit me njëri tjetrin.
-
11:42 - 11:44Një fëmijë i vetëm para një kompjuteri
-
11:44 - 11:46nuk do ta bënte atë.
-
11:46 - 11:48Kam rezultate të mëtejshme,
-
11:48 - 11:50të cilat janë pothuajse të pabesueshme,
-
11:50 - 11:52të notave që përmirësohen me kohë.
-
11:52 - 11:54Sepse mësuesit e tyre thonë
-
11:54 - 11:56se pasi seanca përfundon,
-
11:56 - 11:59fëmijët ende vazhdojnë të kërkojnë në Goolge.
-
11:59 - 12:01Këtu në Britani, e shpërndava një ftesë
-
12:01 - 12:03për gjyshet britanike,
-
12:03 - 12:05pas eksperimentit tim në Kuppam.
-
12:05 - 12:07Siç e dini,
-
12:07 - 12:09ato janë mjaft energjike, gjyshet britanike.
-
12:09 - 12:11200 prej tyre u paraqiten vullnetare menjëherë.
-
12:11 - 12:13(Të qeshura)
-
12:13 - 12:16Marrëveshja ishte qe ato to ta dhuronin
-
12:16 - 12:18një orë të kohës së tyre online,
-
12:18 - 12:20prej shtëpive të tyre
-
12:20 - 12:22një ditë në javë.
-
12:22 - 12:24Dhe ashtu ja bënë.
-
12:24 - 12:26Dhe përgjatë dy viteve të fundit,
-
12:26 - 12:28rreth 600 orë të mësimit
-
12:28 - 12:30kanë ndodhur përmes Skype,
-
12:30 - 12:33duke përdorur atë që studentët e mi i referohen si ‘Granny Cloud’ (Reja e Gyshës).
-
12:33 - 12:36‘Reja e Gyshës’ është gjithnjë atje.
-
12:36 - 12:39Mund t’i lidh me cilëndo shkollë që dua.
-
12:45 - 12:47(Video) Mësuesja: Nuk mund të më kapësh.
-
12:47 - 12:50Thuaje.
-
12:50 - 12:53Nuk mund të më kapësh.
-
12:53 - 12:56Fëmijët: Nuk mund të më kapësh.
-
12:56 - 12:59Mësuesja: Unë jam njeriu biskotë.
-
12:59 - 13:01Fëmijët: Unë jam njeriu biskotë.
-
13:01 - 13:03Mësuesja: Shumë mirë. Shumë mirë.
-
13:09 - 13:11SM: Mbrapa në Gateshead,
-
13:11 - 13:13një vajzë 10 vjeçare hyn gjer në zemër të Hinduizmit
-
13:13 - 13:15për 15 minuta.
-
13:15 - 13:18E kuptoni, gjëra për të cilat unë nuk di asgjë.
-
13:21 - 13:23Dy fëmijë e shohin një TEDTak.
-
13:23 - 13:25Ata donin të bëheshin futbollist më parë.
-
13:25 - 13:27Pasi shikoj tetë TEDTalks,
-
13:27 - 13:30ai dëshiron të bëhet Leonardo Da Vinci.
-
13:30 - 13:33(Të qeshura)
-
13:33 - 13:36(Duartrokitje)
-
13:36 - 13:38Janë gjëra mjaft të thjeshta.
-
13:38 - 13:40Kjo është ajo çka po ndërtoj tani.
-
13:40 - 13:43Ato quhen SOLEs: Self Organized Learning Environment (Ambient i Vetë-Organizuar i Mësimit).
-
13:43 - 13:45Mobiljet janë të projektuara
-
13:45 - 13:48ashtu që fëmijët të mund të ulen përpara një ekrani të madh e të fuqishëm,
-
13:48 - 13:51me lidhje të shpejta interneti, ama në grupe.
-
13:51 - 13:54Nëse duan, ata mund ta thërrasin ‘Reja e Gyshës’.
-
13:54 - 13:56Kjo është një SOLE në Newcastle.
-
13:56 - 13:58Ndërmjetësi është nga Unnao në Indi.
-
13:58 - 14:01Sa larg mund të arrijmë? Edhe pak për fund dhe unë do të ndalem.
-
14:01 - 14:04Unë shkova në Torino në Maj.
-
14:05 - 14:08I largova të gjithë mësuesit nga grupi im i nxënësve 10 vjeçar.
-
14:09 - 14:12Unë flas vetëm anglisht, ata flasin vetëm italisht,
-
14:12 - 14:14kështu që ne nuk kishim asnjë mënyrë për të komunikuar.
-
14:14 - 14:17Fillova të shkruaj pyetje anglisht në tabelë.
-
14:18 - 14:20Fëmijët e shikuan dhe thanë, “Çfare? ”
-
14:20 - 14:22Unë u thashë, “Hajde, bëjeni.”
-
14:22 - 14:25E shkruan në Google, e përkthyen në italisht,
-
14:25 - 14:27dhe shkuan mbrapa në Google-n italisht.
-
14:27 - 14:3015 minuta më vonë ...
-
14:37 - 14:40Pyetja e rradhës: Ku është Kalkuta?
-
14:42 - 14:45Kësaj radhe atyre u deshën vetëm 10 minuta.
-
14:49 - 14:52Pastaj e provova një shumë të vështirë.
-
14:52 - 14:55Kush ishte Pythagoras dhe çfarë bëri ai?
-
14:57 - 14:59Heshtje për disa momente,
-
14:59 - 15:01pastaj thanë “E ke shkruar gabim
-
15:01 - 15:04është Pitagora.”
-
15:08 - 15:10Dhe pastaj,
-
15:10 - 15:12pas 20 minutash,
-
15:12 - 15:14trekëndëshi kënddrejtë filloj të paraqitej nëpër ekrane.
-
15:14 - 15:17Kjo më bëri të rrëqethem.
-
15:17 - 15:19Këta janë 10 vjeçar.
-
15:32 - 15:35Tekst: Pas edhe nja 30 minuta dhe ata do të arrinin deri tek Teoria e Relativiteti. Çka pastaj?
-
15:35 - 15:37(Të qeshura)
-
15:37 - 15:46(Duartrokitje)
-
15:46 - 15:48SM: Dhe e dini çka ndodhi?
-
15:48 - 15:50Mendoj se kemi takuar
-
15:50 - 15:52një sistem vetë-organizues.
-
15:52 - 15:54Një sistem vetë-organizues është
-
15:54 - 15:56kur një strukturë paraqitet
-
15:56 - 15:59pa nderhyrje të drejtperdrejte nga jashtë.
-
15:59 - 16:02Sistemet vetë-organizuese gjithashtu gjithmonë tregojnë paparashikueshmëri,
-
16:02 - 16:04që është kur sistemi fillon të bëjë gjëra
-
16:04 - 16:06të cilat nuk ishte projektuar t’i bëjë.
-
16:06 - 16:08Kjo është arsyeja pse ju reagoni në këtë mënyrë,
-
16:08 - 16:11sepse duket e pamundur.
-
16:11 - 16:14Mendoj se mund të bëjë një parashikim tash.
-
16:14 - 16:16Edukimi është një sistem i vetë-organizuar
-
16:16 - 16:18në të cilin mësimi është një fenomen i paparashikuar.
-
16:18 - 16:20Do të duhen disa vite për ta vërtetuar, eksperimentalisht,
-
16:20 - 16:22por do të provoj.
-
16:22 - 16:25Por në ndërkohë, një metodë është në dispozicion.
-
16:25 - 16:28Per një miliardë fëmijë, duhen 100 milion ndërmjetës –
-
16:28 - 16:30ka shumë më shumë në planet –
-
16:30 - 16:3210 milion SOLE,
-
16:32 - 16:35180 miliardë dollarë dhe 10 vite.
-
16:36 - 16:38Ne mund të ndryshojmë çdo gjë.
-
16:38 - 16:40Faleminderit.
-
16:40 - 16:51(Duartrokitje)
- Title:
- Eksperimenti i ri i Sugata Mitra-s rreth mësimit vetanak
- Speaker:
- Sugata Mitra
- Description:
-
Shkencari i edukimit Sugata Mitra merret me një nga problemet më të mëdha të edukimit - mësuesit dhe shkollat më të mira nuk ekzistojnë aty ku nevojiten më së shumti. Në një seri të eksperimenteve prej New Delhi-t gjer në Afrikë të Jugut, e Itali, ai u ofroi fëmijëve qasje të vetë mbikqyrur në internet dhe pa rezultate që mund të ndërrojnë tërsisht mënyrën e të menduarit për mësim.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 16:53