Eh, kjo po që është një thënje e qartë. Unë fillova me atë fjali rreth 12 vjet më parë e fillova në kontekst të shteteve në zhvillim por sot ju jeni këtu nga çdo skaj i botës. Nëse e paramendon një hartë të shtetit tënd ma merr mendja se do ta vëresh se për secilin shtet ne botë mund të vizatosh rrathë të vegjël dhe të thuash, “Këto janë vende në të cilat mësuesit e mirë nuk do të shkojnë.” Përpos kësaj, ato janë edhe vendet prej nga vijnë problemet. Pra kemi një problem ironik. Mësuesit e mirë nuk duan të shkojnë pikërisht në ato vende ku duhen më së shumti. Më 1999 fillova të provoj t’i qasem këtij problemi me një eksperiment, që ishte një eksperiment shumë i thjeshtë në New Delhi. Thjeshtë e vendosa një kompjuter brenda një muri në një lagje të varfër të New Delhi-t. Fëmijët pothuajse fare s’shkonin në shkollë. Ata nuk dinin fare anglisht. Ata nuk kishin parë kompjuter kurrë më herët dhe nuk e dinin se çka ishte interneti. Unë e lidha atë me internet të shpejtë – është pothuajse tri feet (90 cm) mbi tokë – e ndeza dhe e lashë aty. Pas kësaj ne vërejtëm disa gjëra interesante, të cilat do t’i shihni në vijim. Unë e përsërita këtë përreth gjithë Indisë e pastaj përreth një pjese të madhe të botës dhe vërejta se fëmijët do të mësojnë të bëjnë atë që ata duan të mësojnë. Ky është eksperimenti i parë që e kemi bërë – ky djaloshi tetë vjeçar, në të djathtën tuaj, duke e mësuar nxënësen e tij, një vajzë gjashtë vjeçare, ai po e mësonte atë si të kërkonte (nëpër internet). Ky djaloshi këtu në mes të Indisë qendrore -- ky është një fshat Rajasthan në të cilinë fëmijët incizonin muzikën e tyre dhe ia lëshonin për ta dëgjuar njëri tjetrit, dhe gjate procesit po kënaqeshin. Ata e bënë të gjithë këtë katër orë pasi kishin parë një kompjuter për herë të parë. Në një tjetër fshat të Indisë jugore këta djemtë këtu kishin montuar një kamerë dhe po mundoheshin ta fotografonin një bletë. E kishin shkarkuar nga Disney.com, ose nga ndonjë faqe e ngjashme, 14 ditë pasi e kisha vendosur kompjuterin në fshatin e tyre. Kështu që në fund, dolëm në përfundim se grupe fëmijësh munden vetë të mësojnë të përdorin kompjuterin dhe internetin, pa marrë parasysh se kush janë apo prej nga janë. Atëherë unë u bëra edhe më ambicioz dhe vendosa të shoh se çka tjetër mund të bëjnë fëmijët me një kompjuter. Filluam me një eksperiment në Hyderabad në Indi, me ç'rast ju dhashë një grupi fëmijësh -- ata flisnin anglisht me një theks të rëndë Telugu. U dhashë një kompjuter me mundësi të kthimit të të folurit në tekst, të cilin tani e merrni falas me Windows, dhe i pyeta ata t’i flasin kompjuterit. Kështu që kur i folën, kompjuteri paraqiti vetëm dërdëllisje dhe ata thanë. “Epo, nuk po kupton asgjë nga ato që po i themi.” Dhe unë u thashë, “Do ta lë këtu për dy muaj. Bëjeni që kompjuteri t’u kuptoj juve.” Fëmijët më pyetën, “Si ti ja arrijmë kësaj?” Dhe unë u thashë, “Në fakt nuk e di.” (Të qeshura) Dhe ika. (Të qeshura) Dy muaj më vonë -- dhe kjo tashmë është dokumentuar në revisten "Information Technology-- for International Development" (Teknologji Informative për Zhvillim Ndërkombëtar) – thekset u kishin ndryshuar dhe ishin shumë të përafërt me theksin neutral britanik në të cilin e kisha trajnuar sintezuesin prej të folurit në tekst. Me fjalë të tjera, ata të gjithë po flisnin sikur James Tooley. (Të qeshura) Pra ata mund t’ia arrinin vetë. Pas kësaj, fillova te eksperimentoj me gjëra tjera të ndryshme që ata mund të mësonin t’i bëjnë vetë. Një herë e morra një telefonatë interesante nga Columbo, prej të ndjerit Arthur C. Clarke, i cili tha. “Dua të shoh se çfare po ndodh.” Ai s’mund të udhëtonte kështu që unë shkova atje. Ai tha dy gjëra interesante. “Një mësues që mund të zëvendësohet nga një makinë, duhet të zëvendësohet.” (Të qeshura) Gjëja e dytë që tha ishte, “Nëse fëmijët kanë interesim atëherë ka edukim." Derisa unë po e bëja këtë në teren kështu që çdo herë që e vëreja këtë mendoja për të. (Video) Arthur C. Clarke: Dhe ata definitivisht mund t’i ndihmojnë njerëzit, sepse fëmijët mësojnë shpejt të kërkojnë, të hyjnë e të gjejnë gjëra që u interesojnë atyre. Dhe kur ke interesim, ke edukim. Sugata Mitra: E bëra eksperimentin në Afrikën e Jugut. Ky është një djalosh 15 vjeçar. (Video) Djali: ... vetëm përmende, unë luaj lojëra me kafshë, dhe dëgjoj muzikë. SM: Dhe e pyeta. “A dërgon email-a?” Ai tha, “Po, dhe ato kapërcejnë përmes oqeanit." Kjo është ne Kamboxhia, në pjesën rurale të Kamboxhias -- një lojë mjaftë e thjeshtë aritmetike, të cilën asnjë fëmijë nuk do ta luante në klasë apo shtëpi. Ata të tregonin ç’mendojnë sa’ora. Thoshin, “Kjo është shumë e mërzitshme.” Nëse e lë në trotuar dhe të gjithë të rriturit largohen atëherë ata garojnë me njëri tjetrin rreth gjërave që mund t’i bëjnë. Kjo është çka këta fëmijët po bëjnë. Po mundohen të shumëzojnë, më duket. Përreth gjithë Indisë, rreth fundit të dy viteve, fëmijët po fillonin t’i kërkonin detyrat e tyre në Google. Si pasojë, mësuesit raportuan përmirësim tepër të madh në anglisht tek fëmijët -- (Të qeshura) përmirësim të shpejt, e të tjera të tilla . Ata thanë. “Ata janë kthyer në mendimtarë të thellë", e kështu me rradhë. (Të qeshura) Dhe ata me të vërtetë ishin bërë të tillë. Dua të them, nëse është në Google, pse duhet që ta mbash mend? Kështu që në fund të katër viteve të ardhshme, u binda se grupe fëmijësh mund të kërkojnë në internet për të arritur caqet edukative të tyre. Në atë kohë, një shumë e madhe parash i ishte dhënë Newcastle University (Universitetit të Newcastle) për të përmirësuar shkollimin në Indi. Kështu që Newcastle më telefonoi. Unë u thash “ E bëj prej Delhi-t.” Ata më thanë “Në asnjë mënyrë s’mund t’i kesh nën mbikqyrje një milion paund të parave të universitetit prej Delhi."© Kështu që më 2006, e bleva një pallto të rëndë dhe u zhvendosa në Newcastle. Doja t’i testoja limitet e sistemit. Eksperimentin e parë që e bëra nga Newcastle në fakt u bë në Indi. Dhe ia vura vetes një qëllim të pamundur: A munden që fëmijët 12 vjeçar që flasin Tamil a munden që fëmijët 12 vjeçar që flasin Tamil në një fshat në Indinë jugore t’i mësojnë vetes bioteknologji në anglisht? Dhe mendova; do t’i testojë. Do të marrin zero pikë. Do t’u jap materialet. Do të vijë dhe testoj prapë. Do të marrin edhe një zero. Do të kthehem mbrapa dhe do të them, “Po, na duhen mësues për disa gjëra.” I ftova 26 nxënës. Ata te gjithë erdhën, dhe unë u tregova se disa gjëra shumë të vështira janë ne kompjuter. Nuk do të çuditesha sikur ju të mos kuptonit asgjë. E gjitha është në anglisht, dhe unë po shkoj. (Të qeshura) Pra unë i lashë ata me kompjuterin. U ktheva pas dy muajve, dhe të 26 fëmijët hynë brenda dhe dukeshin shumë, shumë të qetë. “Pra, a pate në ndonjërën nga gjërat?” Ata thanë, “Po pame.” “A kuptuat nodnjëgjë?”“Jo, asgjë.” Unë ju thashe, "Sa gjatë tentuat para se të vendosni se nuk po kuptoshit asgjë?" Ata thanë. "Ne e shikojmë çdo ditë." Kështu që ju thash “Për dy muaj po shikonit gjëra që nuk i kuptonit?” Një vajzë 12 vjeçare e ngrit dorën dhe thotë, fjalë për fjalë, “Përveç faktit se replikimi i pasaktë i molekulave të DNA-së shkakton sëmundje gjenetike, asgjë tjetër nuk kemi kuptuar.” (Të qeshura) (Duartrokitje) (Të qeshura) M’u deshën tri vite për ta publikuar atë. Sa është publikuar në British Journal of Educational Technology (Revista Britanike për Teknologji Edukative). Një nga vlerësuesit, që e vlerësoj shkrimin tha, “Është shumë e mirë për të qenë e vërtetë.”, s’ishte shumë e këndshme nga ana e tij. Njëra nga vajzat e kishte mësuar vetveten të behej mësuesja Pastaj ... është ajo aty. Mbajeni në mend se këta nuk mësojnë anglisht. E hoqa pjesën e fundit ku e pata pyetur, “Ku është neuroni?” dhe ajo tha. “Neuroni? Neuroni?” Dhe pastaj ajo shikoj e bëri kështu. Cilado që ishte shprehja, nuk ishte shumë e këndshme. Rezultatet e tyre ishin ngritur nga zero ne 30 përqind, që është një pamundësi edukative nën ato rrethana. Por 30 përqind nuk është notë kaluese. E morra vesh se kishin një shoqe, një llogaritare vendase, një vajzë të re, me të cilën kishin luajtur futboll. E pyeta atë vajzën, “A do t’i mësoje mjaft bioteknologji sa për të marrë notë kaluese?” Dhe ajo tha, “Si mund ta bëjë atë? Unë nuk e di lëndën.” I thashë “Jo, përdore metodën e gjyshes.” Ajo tha “Çfare është ajo?” I thashë “Krejt çka duhet të bësh është t’u qëndrosh mbrapa dhe t’i admirosh gjatë gjithë kohës. Vetëm thuaju. ‘Sa mirë. Fantastike. Çfare është ajo? A mund ta bësh prapë? A mund të më tregosh edhe më shume?’ Ajo e bëri atë për dy muaj. Rezultatet u ngritën në 50 (përqind), që është rezultati të cilin shkollat e pasura të New Delhi-t, me mësues të bioteknologjisë, po merrnin. Kështu që u ktheva në Newcastle me këto rezultate dhe vendosa që diçka po ndodhte këtu që pa dyshim po bëhej shumë serioze. Pasi kishim eksperimentuar në plot vende të largëta, erdha në vendin më të largët që mu kujtua. (Të qeshura) Përafërsisht 5.000 milje (8.000 km) larg Delhi-t, në qytezën e Gatehead-it. Në Gatehead, morra 32 fëmijë, dhe fillova ta përmirësoj metodën më në detaje. I ndava në grupe prej katër vetash. U thashë “Formoni grupet tuaja prej katër vetash. Secili grup mund ta përdor një kompjuter dhe jo katër kompjuter.” ”A ju kujtohet, nga ‘Hole in the Wall’ (Vrima në Mur)?" “Mund t’i ndërroni grupet. Mund të kaloni te një grup tjetër nëse nuk ju pëlqen grupi, etj. Mund të shkoni te një grup tjetër, shikoni mbi supet e tyre, shikoni çfare po bëjnë, kthehuni te grupi juaj dhe quajeni si meritë tuajën.” Dhe u shpjegova se një pjesë e madhe e kërkimit shkencor bëhet ne at mënyrë. (Të qeshura) (Duartrokitje) Fëmijët me entuziazëm më erdhën pas dhe thanë, “Tani çfarë dëshiron që të bëjmë ne?” Ju dhashë 6 pyetje të GSCE (Certifikata e Përgjithshme e Edukimit Sekondar, MeB). Grupi i parë, më i miri, i zgjidhi të gjitha për 20 minuta. Më i dobëti, për 45 minuta. Ata përdorën çdo gjë që dinin -- news groups (grupe të lajmeve), Google, Wikipedia, Ask Jeeves, etj. Mësuesit thanë, “A është ky në të vërtetë mësim i thellë?” U thashë, “Ta provojmë. Do të kthehem pas 2 muajve. U japim një test në letër -- pa kompjuter, pa biseduar me njëri tjetrin, etj.” Rezultati mesatar kur e kisha bërë me kompjuter dhe grupe ishte 76 përqind. Kur e bëra eksperimentin, kur e bëra testin, pas dy muajve, rezultati ishte 76 përqind. Kishte kujtesë fotografike tek fëmijët, që ma merr mendja vjen si rezultat i diskutimit me njëri tjetrin. Një fëmijë i vetëm para një kompjuteri nuk do ta bënte atë. Kam rezultate të mëtejshme, të cilat janë pothuajse të pabesueshme, të notave që përmirësohen me kohë. Sepse mësuesit e tyre thonë se pasi seanca përfundon, fëmijët ende vazhdojnë të kërkojnë në Goolge. Këtu në Britani, e shpërndava një ftesë për gjyshet britanike, pas eksperimentit tim në Kuppam. Siç e dini, ato janë mjaft energjike, gjyshet britanike. 200 prej tyre u paraqiten vullnetare menjëherë. (Të qeshura) Marrëveshja ishte qe ato to ta dhuronin një orë të kohës së tyre online, prej shtëpive të tyre një ditë në javë. Dhe ashtu ja bënë. Dhe përgjatë dy viteve të fundit, rreth 600 orë të mësimit kanë ndodhur përmes Skype, duke përdorur atë që studentët e mi i referohen si ‘Granny Cloud’ (Reja e Gyshës). ‘Reja e Gyshës’ është gjithnjë atje. Mund t’i lidh me cilëndo shkollë që dua. (Video) Mësuesja: Nuk mund të më kapësh. Thuaje. Nuk mund të më kapësh. Fëmijët: Nuk mund të më kapësh. Mësuesja: Unë jam njeriu biskotë. Fëmijët: Unë jam njeriu biskotë. Mësuesja: Shumë mirë. Shumë mirë. SM: Mbrapa në Gateshead, një vajzë 10 vjeçare hyn gjer në zemër të Hinduizmit për 15 minuta. E kuptoni, gjëra për të cilat unë nuk di asgjë. Dy fëmijë e shohin një TEDTak. Ata donin të bëheshin futbollist më parë. Pasi shikoj tetë TEDTalks, ai dëshiron të bëhet Leonardo Da Vinci. (Të qeshura) (Duartrokitje) Janë gjëra mjaft të thjeshta. Kjo është ajo çka po ndërtoj tani. Ato quhen SOLEs: Self Organized Learning Environment (Ambient i Vetë-Organizuar i Mësimit). Mobiljet janë të projektuara ashtu që fëmijët të mund të ulen përpara një ekrani të madh e të fuqishëm, me lidhje të shpejta interneti, ama në grupe. Nëse duan, ata mund ta thërrasin ‘Reja e Gyshës’. Kjo është një SOLE në Newcastle. Ndërmjetësi është nga Unnao në Indi. Sa larg mund të arrijmë? Edhe pak për fund dhe unë do të ndalem. Unë shkova në Torino në Maj. I largova të gjithë mësuesit nga grupi im i nxënësve 10 vjeçar. Unë flas vetëm anglisht, ata flasin vetëm italisht, kështu që ne nuk kishim asnjë mënyrë për të komunikuar. Fillova të shkruaj pyetje anglisht në tabelë. Fëmijët e shikuan dhe thanë, “Çfare? ” Unë u thashë, “Hajde, bëjeni.” E shkruan në Google, e përkthyen në italisht, dhe shkuan mbrapa në Google-n italisht. 15 minuta më vonë ... Pyetja e rradhës: Ku është Kalkuta? Kësaj radhe atyre u deshën vetëm 10 minuta. Pastaj e provova një shumë të vështirë. Kush ishte Pythagoras dhe çfarë bëri ai? Heshtje për disa momente, pastaj thanë “E ke shkruar gabim është Pitagora.” Dhe pastaj, pas 20 minutash, trekëndëshi kënddrejtë filloj të paraqitej nëpër ekrane. Kjo më bëri të rrëqethem. Këta janë 10 vjeçar. Tekst: Pas edhe nja 30 minuta dhe ata do të arrinin deri tek Teoria e Relativiteti. Çka pastaj? (Të qeshura) (Duartrokitje) SM: Dhe e dini çka ndodhi? Mendoj se kemi takuar një sistem vetë-organizues. Një sistem vetë-organizues është kur një strukturë paraqitet pa nderhyrje të drejtperdrejte nga jashtë. Sistemet vetë-organizuese gjithashtu gjithmonë tregojnë paparashikueshmëri, që është kur sistemi fillon të bëjë gjëra të cilat nuk ishte projektuar t’i bëjë. Kjo është arsyeja pse ju reagoni në këtë mënyrë, sepse duket e pamundur. Mendoj se mund të bëjë një parashikim tash. Edukimi është një sistem i vetë-organizuar në të cilin mësimi është një fenomen i paparashikuar. Do të duhen disa vite për ta vërtetuar, eksperimentalisht, por do të provoj. Por në ndërkohë, një metodë është në dispozicion. Per një miliardë fëmijë, duhen 100 milion ndërmjetës – ka shumë më shumë në planet – 10 milion SOLE, 180 miliardë dollarë dhe 10 vite. Ne mund të ndryshojmë çdo gjë. Faleminderit. (Duartrokitje)