Kam 99 probleme... paraliza është vetëm një.
-
0:01 - 0:03Tungjatjeta TEDWomen, ç'kemi.
-
0:03 - 0:04(Brohoritje)
-
0:04 - 0:05Nuk mjafton.
-
0:05 - 0:08Tungjatjeta TEDWomen, c'kemi?
-
0:08 - 0:10(Brohoritje)
-
0:10 - 0:12Quhem Maysoon Zayid,
-
0:12 - 0:14nuk jam e dehur,
-
0:14 - 0:17por doktori që asistoi në lindjen time ishte i tillë.
-
0:17 - 0:21Ai e preu nënën time 6 herë
-
0:21 - 0:23në 6 drejtime të ndryshme,
-
0:23 - 0:26dhe në proces desh më mbyti.
-
0:26 - 0:28Si rezultat, kam paralizë cerebrale,
-
0:28 - 0:31që do të thotë që shkundem gjatë gjithë kohës.
-
0:31 - 0:34Shikoni.
-
0:34 - 0:37Është shumë e lodhshme. Unë jam si binjakëzim i Shakirës
-
0:37 - 0:39dhe Muhamed Ali-së.
-
0:39 - 0:42(Të qeshura)
-
0:42 - 0:44C.P. nuk është gjenetike.
-
0:44 - 0:47Nuk është defekt i lindur. Nuk mund të të ngjitet.
-
0:47 - 0:50Nuk ishte ndonjë mallkim ndaj mitres së nënës,
-
0:50 - 0:54dhe shkak nuk është që prindërit
e mij janë kushërinjë të parë, -
0:54 - 0:55edhe pse ata janë.
-
0:55 - 0:59(Të qeshura)
-
0:59 - 1:02Shkak janë aksidentet,
-
1:02 - 1:04siç më ndodhi mua ditën që linda.
-
1:04 - 1:09Duhet të ju them, që nuk jam inspiruese,
-
1:09 - 1:12dhe nuk dua që njerëzve këtu në sallë
-
1:12 - 1:13t'u vije keq për mua,
-
1:13 - 1:15sepse në një moment në jetën tuaj,
-
1:15 - 1:19keni ëndërruar të jeni i paaftë.
-
1:19 - 1:21Ejani në një udhëtim me mua.
-
1:21 - 1:24Është nata e Krishtlindjes, keni dalë për të blerë,
-
1:24 - 1:27po i bini rrotull parkimit për të gjetur vend të lirë,
-
1:27 - 1:29dhe çfare shikoni?
-
1:29 - 1:3416 vende të lira për të paaftët.
-
1:34 - 1:36Dhe thoni, " Zot, pse s'jam
-
1:36 - 1:38pak e paaftë?
-
1:38 - 1:43(Të qeshura)
-
1:43 - 1:45Po ashtu, duhet t'ju them,
-
1:45 - 1:49kam 99 probleme, dhe paraliza cerebrale
është vetëm njeri prej tyre. -
1:49 - 1:52Nëse do të kishte një Olimpiade Tiranije,
-
1:52 - 1:54unë do të fitoja medalje ari.
-
1:54 - 1:59Jam palestineze, muslimane, grua, e paaftë,
-
1:59 - 2:02dhe jetoj në New Jersey.
-
2:02 - 2:08(Të qeshura) (Duartrokitje)
-
2:08 - 2:11Nëse nuk ndjehesh mirë për vetveten,
ndoshta duhet të ndërrosh mendje. -
2:11 - 2:14Cliffside Park, New Jersey është qyteti im.
-
2:14 - 2:17Gjithnjë më ka pëlqyer që
-
2:17 - 2:19qyteti dhe vuajtja ime
-
2:19 - 2:21kanë të njejtat iniciale.
-
2:21 - 2:23Po ashtu më pëlqen që nëse doja të ecja
-
2:23 - 2:25nga shtëpia ime deri në New York City
do të ishte e mundur. -
2:25 - 2:28Shumë njerëz me C.P. nuk ecin,
-
2:28 - 2:31por prindërit e mi nuk besonin në "s'mundem".
-
2:31 - 2:33Motoja e babait tim ishte,
-
2:33 - 2:37"Mund ta besh, po mund ta besh."
-
2:37 - 2:40(Të qeshura)
-
2:40 - 2:43Nëse tre motrat e mia lanin dyshemene,
-
2:43 - 2:44unë laja dyshemene.
-
2:44 - 2:47Nëse ato shkuan në shkollë publike,
-
2:47 - 2:49prindërit e mi do të akuzonin sistemin shkollor
-
2:49 - 2:51dhe do të garantonin që unë të shkoja po ashtu,
-
2:51 - 2:53dhe, nëse nuk merrnim të gjitha 10-ta,
-
2:53 - 2:55mama na rrihte me pandofle.
-
2:55 - 2:58(Të qeshura)
-
2:58 - 3:01Babai më mësoi të ecja kur isha 5 vjeç
-
3:01 - 3:03duke vënë thembrat e mija mbi këmbët e tij
-
3:03 - 3:05dhe duke ecur
-
3:05 - 3:08Një taktikë tjetër ishte që do
më tundte një Një dollarsh -
3:08 - 3:12para syve që unë ta ndiqja.
-
3:12 - 3:14(Të qeshura)
-
3:14 - 3:17Shpirti i striperit brenda meje ishte i fortë, dhe --
-
3:17 - 3:18(Të qeshura)
-
3:18 - 3:21Ehh, Jo, që nga dita e parë e kopshtit,
-
3:21 - 3:23unë po ecja si një kampjon
-
3:23 - 3:27që ka marrë shumë grushta.
-
3:27 - 3:30Kur u rrita, ishin vetëm 6 Arabë në qytetin tim,
-
3:30 - 3:33dhe këta ishin familja ime.
-
3:33 - 3:35Tani ka 20 Arabë në qytet,
-
3:35 - 3:38dhe prapë është e gjithë familja ime. (Të qeshura)
-
3:38 - 3:41S'ma merr mendja se e kane vene re qe s'ishim Italianë.
-
3:41 - 3:46(Të qeshura) (Duartrokitje)
-
3:48 - 3:51Kjo ishte para 9/11 dhe para se politikanët
-
3:51 - 3:55të krijonin sloganin "unë urrej Muslimanët"
-
3:55 - 3:57për fushatat zgjedhore.
-
3:57 - 4:00Njerëzit me të cilët u rrita
s'kishin problem me fenë time. -
4:00 - 4:03Megjithatë, ata shqetësoheshin
-
4:03 - 4:05që do vdisja nga urija gjatë Ramazanit.
-
4:05 - 4:07Unë i shpjegoja që kam aq dhjamë
-
4:07 - 4:09sa të rroj për tre muaj,
-
4:09 - 4:14kështu që agjerimi nga lindja në perëndim
është si bukë me djathë. -
4:14 - 4:17Kam kërcyer tap në Broadway.
-
4:17 - 4:21Po, në Broadway. Është marrezi, heh? (Duartrokitje)
-
4:21 - 4:23Prindërit e mi nuk mund të përballonin terapi fizike,
-
4:23 - 4:25kështu që më çuan në shkollë vallëzimi.
-
4:25 - 4:27Mësova si të kërcej në taka,
-
4:27 - 4:29që do të thotë mund të eci në taka.
-
4:29 - 4:30Jam nga Jersey,
-
4:30 - 4:33dhe ne preokupohemi me të veshurit shik,
-
4:33 - 4:37kështu që vishja edhe unë taka kur vishnin shoqet.
-
4:37 - 4:40Kur shoqet kalonin pushimet
-
4:40 - 4:42në Bregdetin e Jersey, unë nuk shkoja.
-
4:42 - 4:45Unë i kaloja pushimet e verës në zonë lufte,
-
4:45 - 4:47sepse prindërit e mi kishin frikë
-
4:47 - 4:49se nëse nuk ktheheshim në Palestinë
-
4:49 - 4:51çdo verë,
-
4:51 - 4:53kur të rriteshim do bëheshim si Madona.
-
4:53 - 4:58(Të qeshura)
-
4:58 - 5:01Pushimet e veres shpesh përbëheshin nga
-
5:01 - 5:03mënyrat përmes të cilave babai përpiqej të më sheronte,
-
5:03 - 5:05kështu që kam pirë qumësht dreri,
-
5:05 - 5:07më vunë kupa të nxehta në kurriz,
-
5:07 - 5:09me zhytën në Detin e Vdekur,
-
5:09 - 5:12dhe mbaj mend ujin që më digjte sytë
-
5:12 - 5:14dhe mendoja, "Po funksionon! Po funksionon!"
-
5:14 - 5:17(Të qeshura)
-
5:17 - 5:21Por kura më e mrekullueshme ishte joga.
-
5:21 - 5:24Duhet t'ju them, është shumë e mërzitshme,
-
5:24 - 5:25por para se të bëja joga,
-
5:25 - 5:28unë isha një "komediane e skenës"* që nuk rri dot në këmbë.
-
5:28 - 5:32Tani unë mund të qëndroj në kokë.
-
5:32 - 5:37Prindërit e mi përforconin këtë ide
-
5:37 - 5:39që unë mund të bëj çdo gjë,
-
5:39 - 5:41që çdo ëndërr është e mundur,
-
5:41 - 5:43dhe ëndrra ime ishte të isha
-
5:43 - 5:47në telenovelen "General Hospital."
-
5:47 - 5:49Vajta në Fakultet gjatë lëvizjes së Përkrahjes së grave
-
5:49 - 5:52dhe më dhane bursë në ASU,
-
5:52 - 5:54Universiteti Shtetëror i Arizonës,
-
5:54 - 5:57sepse i përmbusha të gjitha kushtet.
-
5:57 - 6:01Unë isha si kafshë e rrallë në departamentin e teatrit.
-
6:01 - 6:03Të gjithë më donin.
-
6:03 - 6:06I bëja detyrat e studenteve jo aq inteligjentë,
-
6:06 - 6:08mora 10-ta në të gjitha lëndët,
-
6:08 - 6:11dhe ata morrën 10-ta në të gjitha lëndët.
-
6:11 - 6:13Sa herë që luaja një skenë
-
6:13 - 6:14nga "The Glass Menagerie,"
-
6:14 - 6:17profesorët lotonin.
-
6:17 - 6:19Por asnjëherë nuk më dhanë atë pjesë.
-
6:19 - 6:21Më në fund, në vitin e fundit,
-
6:21 - 6:23ASU vendosi të bëjë një shfaqje që quhej
-
6:23 - 6:25"Ata kërcejne shumë ngadale në Jackson."
-
6:25 - 6:28Është një dramë për një vajzë me P.C.
-
6:28 - 6:30Unë isha një vajzë me C.P.
-
6:30 - 6:33Fillova të bërtas
-
6:33 - 6:35"Më në fund do më japin pjesën!
-
6:35 - 6:36Unë kam paralize cerebrale!
-
6:36 - 6:39Arrita më në fund! Arrita më në fund!
-
6:39 - 6:42Falemnderit Zot i Madh, Arrita më në fund!
-
6:42 - 6:45Nuk ma dhanë pjesën. (Te qeshura)
-
6:45 - 6:48Sherry Brown e mori atë.
-
6:48 - 6:50Unë vrapova te shefi i Departamentit të teatrit
-
6:50 - 6:53duke qarë fort, sikur më kishin vrarë macen,
-
6:53 - 6:54dhe e pyeta pse,
-
6:54 - 6:56dhe ajo mu përgjigj sepse
-
6:56 - 6:59nuk ishin të sigurt se mund të bëja lëvizjet.
-
6:59 - 7:01I thashë, "Më falni, nëse unë s'i bej dot lëvizjet
-
7:01 - 7:03as personazhi s'i bën dot."
-
7:03 - 7:08(Të qeshura) (Duartrokitje)
-
7:11 - 7:16Kjo ishte pjesa që unë kisha lindur për të luajtur
-
7:16 - 7:21dhe ata ia dhanë një aktoreje jo-paralitike.
-
7:21 - 7:23Kolegji ishte imitacion për jetën.
-
7:23 - 7:25Hollivudi ka nje histori të ndyrë
-
7:25 - 7:27që vënë aktore të aftë fizikisht
-
7:27 - 7:30për të lozur të paaftë në ekran.
-
7:30 - 7:33Pas diplomimit, u ktheva në shtëpi,
-
7:33 - 7:35dhe roli i parë ishte
-
7:35 - 7:37një ekstra në një telenovele.
-
7:37 - 7:39Ëndrra ime po bëhej realitet.
-
7:39 - 7:41E dija që do më promovonin menjëherë
-
7:41 - 7:46nga "darka darka" tek "shoqja e krisur".
-
7:46 - 7:49Por, në vend të saj, unë mbeta mobilje e lavdëruar
-
7:49 - 7:51që mund ta dalloje vetëm nga pjesa e mbrapme e kokës,
-
7:51 - 7:53dhe u bë e qartë për mua
-
7:53 - 7:55që regjisorët
-
7:55 - 7:59nuk punësonin aktore etnike, me paaftesi, mbipeshë.
-
7:59 - 8:01Ata punësonin njerëz të përsosur.
-
8:01 - 8:04Por kishte përjashtime nga rregulli.
-
8:04 - 8:06U rrita duke parë Whoopi Goldberg,
-
8:06 - 8:08Roseanne Barr, Ellen,
-
8:08 - 8:10këto gra kishin diçka të përbashkët:
-
8:10 - 8:12ishin komediane.
-
8:12 - 8:14Kështu u bëra komediane.
-
8:14 - 8:19(Të qeshura) (Duartrokitje)
-
8:20 - 8:24Roli i parë ishte si shofere e
komedianeve të famshëm -
8:24 - 8:26nga New York City në shfaqje në New Jersey,
-
8:26 - 8:28dhe nuk do ta harroj kurrë fytyrën e komikut të parë
-
8:28 - 8:31që transportova, kur e kuptoi
-
8:31 - 8:34që makinen që po ecte me shpejtesi
në New Jersey Turnpike -
8:34 - 8:37po e ngiste një vajze me P.C.
-
8:37 - 8:39Kam përformuar në klube në gjithë Amerikën,
-
8:39 - 8:43po ashtu në arabisht në Lindjen e Mesme,
-
8:43 - 8:46e pacensoruar dhe e pambuluar.
-
8:46 - 8:48Disa thonë që jam e para
-
8:48 - 8:50komediane e skenës në botën Arabe.
-
8:50 - 8:52Nuk më pëlqen të pohoj se jam e para,
-
8:52 - 8:55por e di që ata s'e kanë dëgjuar
-
8:55 - 8:59thashethemin që gratë nuk janë komike,
-
8:59 - 9:03dhe i dukemi histerike.
-
9:03 - 9:08Në 2003, vëllai im nga një nënë e baba tjetër
-
9:08 - 9:10Dean Obeidallah dhe unë filluam
-
9:10 - 9:12Festivalin e Komedise Arabo-Amerikane në New York,
-
9:12 - 9:14që tani është në vitin e dhjetë.
-
9:14 - 9:17Qëllimi ishte të ndërronim imazhin negativ
-
9:17 - 9:20të Arabo-Amerikanëve në media,
-
9:20 - 9:22ndërsa i kujtonim regjisorëve po ashtu
-
9:22 - 9:25që Azia Jugore dhe Arabët nuk janë sinonime.
-
9:25 - 9:28(Të qeshura)
-
9:28 - 9:34Integrimi i Arabëve ishte shumë, shumë më i lehtë
-
9:34 - 9:36se të fitoje sfiden
-
9:36 - 9:39kundër stigmes së aftësisë së kufizuar.
-
9:39 - 9:41Në 2010 më erdhi rasti.
-
9:41 - 9:43Më kishin ftuar
-
9:43 - 9:44në një show
-
9:44 - 9:46"Countdown me Keith Olbermann."
-
9:46 - 9:49Unë hyra sikur po shkoja në mbrëmje,
-
9:49 - 9:52dhe më futen në një studio
-
9:52 - 9:57më ulën në një karrige rrotulluese me rrota.
-
9:57 - 10:00Pashë nga drejtori i skenës dhe i thashë,
-
10:00 - 10:02"Më fal, mund të kem një karrige tjetër?"
-
10:02 - 10:04Ajo pa nga unë dhe filloi,
-
10:04 - 10:07"Pesë, katër, tre, dy..."
-
10:07 - 10:09Ishim në transmetim të drejtpërdrejt, apo jo?
-
10:09 - 10:11Mu desh të kapem tek tavolina e drejtuesit
-
10:11 - 10:15që të mos rrëshqas jashtë ekranit gjatë filmimit,
-
10:15 - 10:18dhe kur mbaroi intervista, unë isha e nxehur.
-
10:18 - 10:20Më në fund pata shansin dhe më iku,
-
10:20 - 10:23dhe e dija që nuk do të më ftonin përsëri.
-
10:23 - 10:26Por, jo vetëm që z. Olbermann më ftoi prapë,
-
10:26 - 10:28por më bëri kontribuese të përhershme,
-
10:28 - 10:32dhe ma ngjiten karrigen me ngjitëse.
-
10:32 - 10:35(Të qeshura) (Duartrokitje)
-
10:37 - 10:39Një fakt zbavitës që mësova gjatë transmetimit
-
10:39 - 10:41me Keith Olbermann
-
10:41 - 10:45ishte që njerëzit në internet janë maskarenj.
-
10:45 - 10:47Njerëzit thonë që fëmijët janë mizorë,
-
10:47 - 10:50por mua nuk më kanë tallur
as si femijë e as si e rritur. -
10:50 - 10:54Papritur, aftesia ime e kufizuar
u vu në shënjestër në internet. -
10:54 - 10:56Do shihja filmime online
-
10:56 - 10:58dhe komente si,
-
10:58 - 11:00"Hej, pse po shkundet?"
-
11:00 - 11:02"Hej, është e vonuar kjo?"
-
11:02 - 11:06Dhe më e zgjedhura, "E shkreta terroriste gojë-gambi.
-
11:06 - 11:07Nga se vuan?
-
11:07 - 11:11Ne vërtet duhet të lutemi për të."
-
11:11 - 11:13Një komentues bile sugjeroi
-
11:13 - 11:16që ta shtoj aftësine e kufizuar tek kreditet:
-
11:16 - 11:21skenariste, komediane, paralitike.
-
11:21 - 11:24Aftësia e kufizuar është po aq vizuale sa raca.
-
11:24 - 11:27Nëse një në karrige me rrota nuk luan dot Beyoncé,
-
11:27 - 11:30po ashtu Beyoncé nuk luan dot një që përdor karrige me rrota.
-
11:30 - 11:32Njerëzit me aftësi të kufizuara janë më i madhi -
-
11:32 - 11:35Duartrokisni për këtë.
-
11:35 - 11:37(Duartrokitje)
-
11:39 - 11:42Njerëzit me aftësi të kufizuara janë minoriteti më i madh
-
11:42 - 11:45në bote dhe me i papërfaqësuari
-
11:45 - 11:47në argëtim.
-
11:47 - 11:49Doktorët thanë që unë s'do të eci,
-
11:49 - 11:52por jam këtu para jush.
-
11:52 - 11:54Megjithatë, nëse do të isha rritur me mediat sociale
-
11:54 - 11:56nuk mendoj se do të isha.
-
11:56 - 11:58Shpresoj që së bashku
-
11:58 - 12:00ne mund të krijojmë më shumë imazhe pozitive
-
12:00 - 12:04të paaftësisë në media dhe jetën e përditshme.
-
12:04 - 12:06Ndoshta po të kishte më shumë imazhe pozitive,
-
12:06 - 12:10do të kishte më pak urrejtje në Internet.
-
12:10 - 12:11Ndoshta jo.
-
12:11 - 12:13Ndoshta akoma duhet një fshat i tërë
-
12:13 - 12:16të mësojë femijët tanë si duhet.
-
12:16 - 12:18Udhëtimi im më ka çuar
-
12:18 - 12:20në ca vende spektakolare.
-
12:20 - 12:23Kam përshkuar tapetin e kuq
-
12:23 - 12:26në krah të divës Susan Lucci
-
12:26 - 12:28dhe ikones Lorraine Arbus.
-
12:28 - 12:31Kam marrë pjesë në një film me Adam Sandler
-
12:31 - 12:33dhe punuar me idhullin tim,
-
12:33 - 12:35të mrekullueshmin Dave Matthews.
-
12:35 - 12:37Kam udhëtuar botën si performuese
-
12:37 - 12:39në Arabs Gone Wild.
-
12:39 - 12:41Isha delegate
-
12:41 - 12:44të përfaqësoja shtetin e New Jersey
-
12:44 - 12:46në DNC 2008.
-
12:46 - 12:49Kam krijuar "Fëmijet e Maysoon"
-
12:49 - 12:51një bamirësi që shpreson
-
12:51 - 12:53t'u japë fëmijëve refugjatë palestineze
-
12:53 - 12:56një fije të shansit që më dhanë prindërit e mi.
-
12:56 - 12:58Por momenti më i shënuar
-
12:58 - 13:01ishte kur --- përpara këtij momenti --
-
13:01 - 13:05(Të qeshura) (Duartrokitje)--
-
13:08 - 13:12momenti më i shënuar
-
13:12 - 13:14ishte kur performova
-
13:14 - 13:16për njeriun që rri pezull si flutur
-
13:16 - 13:18dhe thumbon si bletë,
-
13:18 - 13:21ka Parkinson dhe shkundet si unë,
-
13:21 - 13:23Muhammad Ali.
-
13:23 - 13:29(Duartrokitje)
-
13:31 - 13:33Ishte hera e vetme
-
13:33 - 13:36që babai pa performancen live,
-
13:36 - 13:39dhe ia dedikoj këtë ligjeratë kujtimit të tij.
-
13:39 - 13:41(Në Arabik)
-
13:41 - 13:44Quhem Maysoon Zayid,
-
13:44 - 13:47dhe nëse unë mundem të mund ta bëj,
edhe ju mund të mund ta bëni. -
13:47 - 13:52(Duartrokitje)
- Title:
- Kam 99 probleme... paraliza është vetëm një.
- Speaker:
- Maysoon Zayid
- Description:
-
Kam paralizë cerebrale. Unë shkundem gjithë kohën", tregon Maysoon Zayid në fillim te kësaj ligjerate gjallëruese. (Me të vërtetë është argëtuese). "Jam si binjakëzim i Shakirës dhe Muhammad Ali." Me hir dhe zgjuarsi, komedjania Arabo-amerikane na tregon në mënyrë të rrufeshme aventurat e saj si komediane e skenës, bamirëse dhe avokate për ata me aftësi të kufizuara.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 14:13
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for I got 99 problems ... palsy is just one | ||
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for I got 99 problems ... palsy is just one | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for I got 99 problems ... palsy is just one | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for I got 99 problems ... palsy is just one | ||
Kaltrina Kusari accepted Albanian subtitles for I got 99 problems ... palsy is just one | ||
Kaltrina Kusari edited Albanian subtitles for I got 99 problems ... palsy is just one | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for I got 99 problems ... palsy is just one | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for I got 99 problems ... palsy is just one |