Tungjatjeta TEDWomen, ç'kemi.
(Brohoritje)
Nuk mjafton.
Tungjatjeta TEDWomen, c'kemi?
(Brohoritje)
Quhem Maysoon Zayid,
nuk jam e dehur,
por doktori që asistoi në lindjen time ishte i tillë.
Ai e preu nënën time 6 herë
në 6 drejtime të ndryshme,
dhe në proces desh më mbyti.
Si rezultat, kam paralizë cerebrale,
që do të thotë që shkundem gjatë gjithë kohës.
Shikoni.
Është shumë e lodhshme. Unë jam si binjakëzim i Shakirës
dhe Muhamed Ali-së.
(Të qeshura)
C.P. nuk është gjenetike.
Nuk është defekt i lindur. Nuk mund të të ngjitet.
Nuk ishte ndonjë mallkim ndaj mitres së nënës,
dhe shkak nuk është që prindërit
e mij janë kushërinjë të parë,
edhe pse ata janë.
(Të qeshura)
Shkak janë aksidentet,
siç më ndodhi mua ditën që linda.
Duhet të ju them, që nuk jam inspiruese,
dhe nuk dua që njerëzve këtu në sallë
t'u vije keq për mua,
sepse në një moment në jetën tuaj,
keni ëndërruar të jeni i paaftë.
Ejani në një udhëtim me mua.
Është nata e Krishtlindjes, keni dalë për të blerë,
po i bini rrotull parkimit për të gjetur vend të lirë,
dhe çfare shikoni?
16 vende të lira për të paaftët.
Dhe thoni, " Zot, pse s'jam
pak e paaftë?
(Të qeshura)
Po ashtu, duhet t'ju them,
kam 99 probleme, dhe paraliza cerebrale
është vetëm njeri prej tyre.
Nëse do të kishte një Olimpiade Tiranije,
unë do të fitoja medalje ari.
Jam palestineze, muslimane, grua, e paaftë,
dhe jetoj në New Jersey.
(Të qeshura) (Duartrokitje)
Nëse nuk ndjehesh mirë për vetveten,
ndoshta duhet të ndërrosh mendje.
Cliffside Park, New Jersey është qyteti im.
Gjithnjë më ka pëlqyer që
qyteti dhe vuajtja ime
kanë të njejtat iniciale.
Po ashtu më pëlqen që nëse doja të ecja
nga shtëpia ime deri në New York City
do të ishte e mundur.
Shumë njerëz me C.P. nuk ecin,
por prindërit e mi nuk besonin në "s'mundem".
Motoja e babait tim ishte,
"Mund ta besh, po mund ta besh."
(Të qeshura)
Nëse tre motrat e mia lanin dyshemene,
unë laja dyshemene.
Nëse ato shkuan në shkollë publike,
prindërit e mi do të akuzonin sistemin shkollor
dhe do të garantonin që unë të shkoja po ashtu,
dhe, nëse nuk merrnim të gjitha 10-ta,
mama na rrihte me pandofle.
(Të qeshura)
Babai më mësoi të ecja kur isha 5 vjeç
duke vënë thembrat e mija mbi këmbët e tij
dhe duke ecur
Një taktikë tjetër ishte që do
më tundte një Një dollarsh
para syve që unë ta ndiqja.
(Të qeshura)
Shpirti i striperit brenda meje ishte i fortë, dhe --
(Të qeshura)
Ehh, Jo, që nga dita e parë e kopshtit,
unë po ecja si një kampjon
që ka marrë shumë grushta.
Kur u rrita, ishin vetëm 6 Arabë në qytetin tim,
dhe këta ishin familja ime.
Tani ka 20 Arabë në qytet,
dhe prapë është e gjithë familja ime. (Të qeshura)
S'ma merr mendja se e kane vene re qe s'ishim Italianë.
(Të qeshura) (Duartrokitje)
Kjo ishte para 9/11 dhe para se politikanët
të krijonin sloganin "unë urrej Muslimanët"
për fushatat zgjedhore.
Njerëzit me të cilët u rrita
s'kishin problem me fenë time.
Megjithatë, ata shqetësoheshin
që do vdisja nga urija gjatë Ramazanit.
Unë i shpjegoja që kam aq dhjamë
sa të rroj për tre muaj,
kështu që agjerimi nga lindja në perëndim
është si bukë me djathë.
Kam kërcyer tap në Broadway.
Po, në Broadway. Është marrezi, heh? (Duartrokitje)
Prindërit e mi nuk mund të përballonin terapi fizike,
kështu që më çuan në shkollë vallëzimi.
Mësova si të kërcej në taka,
që do të thotë mund të eci në taka.
Jam nga Jersey,
dhe ne preokupohemi me të veshurit shik,
kështu që vishja edhe unë taka kur vishnin shoqet.
Kur shoqet kalonin pushimet
në Bregdetin e Jersey, unë nuk shkoja.
Unë i kaloja pushimet e verës në zonë lufte,
sepse prindërit e mi kishin frikë
se nëse nuk ktheheshim në Palestinë
çdo verë,
kur të rriteshim do bëheshim si Madona.
(Të qeshura)
Pushimet e veres shpesh përbëheshin nga
mënyrat përmes të cilave babai përpiqej të më sheronte,
kështu që kam pirë qumësht dreri,
më vunë kupa të nxehta në kurriz,
me zhytën në Detin e Vdekur,
dhe mbaj mend ujin që më digjte sytë
dhe mendoja, "Po funksionon! Po funksionon!"
(Të qeshura)
Por kura më e mrekullueshme ishte joga.
Duhet t'ju them, është shumë e mërzitshme,
por para se të bëja joga,
unë isha një "komediane e skenës"* që nuk rri dot në këmbë.
Tani unë mund të qëndroj në kokë.
Prindërit e mi përforconin këtë ide
që unë mund të bëj çdo gjë,
që çdo ëndërr është e mundur,
dhe ëndrra ime ishte të isha
në telenovelen "General Hospital."
Vajta në Fakultet gjatë lëvizjes së Përkrahjes së grave
dhe më dhane bursë në ASU,
Universiteti Shtetëror i Arizonës,
sepse i përmbusha të gjitha kushtet.
Unë isha si kafshë e rrallë në departamentin e teatrit.
Të gjithë më donin.
I bëja detyrat e studenteve jo aq inteligjentë,
mora 10-ta në të gjitha lëndët,
dhe ata morrën 10-ta në të gjitha lëndët.
Sa herë që luaja një skenë
nga "The Glass Menagerie,"
profesorët lotonin.
Por asnjëherë nuk më dhanë atë pjesë.
Më në fund, në vitin e fundit,
ASU vendosi të bëjë një shfaqje që quhej
"Ata kërcejne shumë ngadale në Jackson."
Është një dramë për një vajzë me P.C.
Unë isha një vajzë me C.P.
Fillova të bërtas
"Më në fund do më japin pjesën!
Unë kam paralize cerebrale!
Arrita më në fund! Arrita më në fund!
Falemnderit Zot i Madh, Arrita më në fund!
Nuk ma dhanë pjesën. (Te qeshura)
Sherry Brown e mori atë.
Unë vrapova te shefi i Departamentit të teatrit
duke qarë fort, sikur më kishin vrarë macen,
dhe e pyeta pse,
dhe ajo mu përgjigj sepse
nuk ishin të sigurt se mund të bëja lëvizjet.
I thashë, "Më falni, nëse unë s'i bej dot lëvizjet
as personazhi s'i bën dot."
(Të qeshura) (Duartrokitje)
Kjo ishte pjesa që unë kisha lindur për të luajtur
dhe ata ia dhanë një aktoreje jo-paralitike.
Kolegji ishte imitacion për jetën.
Hollivudi ka nje histori të ndyrë
që vënë aktore të aftë fizikisht
për të lozur të paaftë në ekran.
Pas diplomimit, u ktheva në shtëpi,
dhe roli i parë ishte
një ekstra në një telenovele.
Ëndrra ime po bëhej realitet.
E dija që do më promovonin menjëherë
nga "darka darka" tek "shoqja e krisur".
Por, në vend të saj, unë mbeta mobilje e lavdëruar
që mund ta dalloje vetëm nga pjesa e mbrapme e kokës,
dhe u bë e qartë për mua
që regjisorët
nuk punësonin aktore etnike, me paaftesi, mbipeshë.
Ata punësonin njerëz të përsosur.
Por kishte përjashtime nga rregulli.
U rrita duke parë Whoopi Goldberg,
Roseanne Barr, Ellen,
këto gra kishin diçka të përbashkët:
ishin komediane.
Kështu u bëra komediane.
(Të qeshura) (Duartrokitje)
Roli i parë ishte si shofere e
komedianeve të famshëm
nga New York City në shfaqje në New Jersey,
dhe nuk do ta harroj kurrë fytyrën e komikut të parë
që transportova, kur e kuptoi
që makinen që po ecte me shpejtesi
në New Jersey Turnpike
po e ngiste një vajze me P.C.
Kam përformuar në klube në gjithë Amerikën,
po ashtu në arabisht në Lindjen e Mesme,
e pacensoruar dhe e pambuluar.
Disa thonë që jam e para
komediane e skenës në botën Arabe.
Nuk më pëlqen të pohoj se jam e para,
por e di që ata s'e kanë dëgjuar
thashethemin që gratë nuk janë komike,
dhe i dukemi histerike.
Në 2003, vëllai im nga një nënë e baba tjetër
Dean Obeidallah dhe unë filluam
Festivalin e Komedise Arabo-Amerikane në New York,
që tani është në vitin e dhjetë.
Qëllimi ishte të ndërronim imazhin negativ
të Arabo-Amerikanëve në media,
ndërsa i kujtonim regjisorëve po ashtu
që Azia Jugore dhe Arabët nuk janë sinonime.
(Të qeshura)
Integrimi i Arabëve ishte shumë, shumë më i lehtë
se të fitoje sfiden
kundër stigmes së aftësisë së kufizuar.
Në 2010 më erdhi rasti.
Më kishin ftuar
në një show
"Countdown me Keith Olbermann."
Unë hyra sikur po shkoja në mbrëmje,
dhe më futen në një studio
më ulën në një karrige rrotulluese me rrota.
Pashë nga drejtori i skenës dhe i thashë,
"Më fal, mund të kem një karrige tjetër?"
Ajo pa nga unë dhe filloi,
"Pesë, katër, tre, dy..."
Ishim në transmetim të drejtpërdrejt, apo jo?
Mu desh të kapem tek tavolina e drejtuesit
që të mos rrëshqas jashtë ekranit gjatë filmimit,
dhe kur mbaroi intervista, unë isha e nxehur.
Më në fund pata shansin dhe më iku,
dhe e dija që nuk do të më ftonin përsëri.
Por, jo vetëm që z. Olbermann më ftoi prapë,
por më bëri kontribuese të përhershme,
dhe ma ngjiten karrigen me ngjitëse.
(Të qeshura) (Duartrokitje)
Një fakt zbavitës që mësova gjatë transmetimit
me Keith Olbermann
ishte që njerëzit në internet janë maskarenj.
Njerëzit thonë që fëmijët janë mizorë,
por mua nuk më kanë tallur
as si femijë e as si e rritur.
Papritur, aftesia ime e kufizuar
u vu në shënjestër në internet.
Do shihja filmime online
dhe komente si,
"Hej, pse po shkundet?"
"Hej, është e vonuar kjo?"
Dhe më e zgjedhura, "E shkreta terroriste gojë-gambi.
Nga se vuan?
Ne vërtet duhet të lutemi për të."
Një komentues bile sugjeroi
që ta shtoj aftësine e kufizuar tek kreditet:
skenariste, komediane, paralitike.
Aftësia e kufizuar është po aq vizuale sa raca.
Nëse një në karrige me rrota nuk luan dot Beyoncé,
po ashtu Beyoncé nuk luan dot një që përdor karrige me rrota.
Njerëzit me aftësi të kufizuara janë më i madhi -
Duartrokisni për këtë.
(Duartrokitje)
Njerëzit me aftësi të kufizuara janë minoriteti më i madh
në bote dhe me i papërfaqësuari
në argëtim.
Doktorët thanë që unë s'do të eci,
por jam këtu para jush.
Megjithatë, nëse do të isha rritur me mediat sociale
nuk mendoj se do të isha.
Shpresoj që së bashku
ne mund të krijojmë më shumë imazhe pozitive
të paaftësisë në media dhe jetën e përditshme.
Ndoshta po të kishte më shumë imazhe pozitive,
do të kishte më pak urrejtje në Internet.
Ndoshta jo.
Ndoshta akoma duhet një fshat i tërë
të mësojë femijët tanë si duhet.
Udhëtimi im më ka çuar
në ca vende spektakolare.
Kam përshkuar tapetin e kuq
në krah të divës Susan Lucci
dhe ikones Lorraine Arbus.
Kam marrë pjesë në një film me Adam Sandler
dhe punuar me idhullin tim,
të mrekullueshmin Dave Matthews.
Kam udhëtuar botën si performuese
në Arabs Gone Wild.
Isha delegate
të përfaqësoja shtetin e New Jersey
në DNC 2008.
Kam krijuar "Fëmijet e Maysoon"
një bamirësi që shpreson
t'u japë fëmijëve refugjatë palestineze
një fije të shansit që më dhanë prindërit e mi.
Por momenti më i shënuar
ishte kur --- përpara këtij momenti --
(Të qeshura) (Duartrokitje)--
momenti më i shënuar
ishte kur performova
për njeriun që rri pezull si flutur
dhe thumbon si bletë,
ka Parkinson dhe shkundet si unë,
Muhammad Ali.
(Duartrokitje)
Ishte hera e vetme
që babai pa performancen live,
dhe ia dedikoj këtë ligjeratë kujtimit të tij.
(Në Arabik)
Quhem Maysoon Zayid,
dhe nëse unë mundem të mund ta bëj,
edhe ju mund të mund ta bëni.
(Duartrokitje)