< Return to Video

Jonathan Haidt: Feja, evolucioni, dhe ekstaza e vetëtranshendencës

  • 0:00 - 0:03
    Kam një pyetje për ju:
  • 0:03 - 0:05
    A jeni fetar?
  • 0:05 - 0:07
    Ju lutem ngrini dorën tani
  • 0:07 - 0:10
    nëse mendoni se jeni një person fetar.
  • 0:10 - 0:13
    Le të shohim, them se janë tre o katër përqind.
  • 0:13 - 0:16
    Nuk mendoja të kishe kaq shumë besimtarë në TED Conference.
  • 0:16 - 0:18
    (Të qeshura)
  • 0:18 - 0:20
    Mirë pra, ja një pyetje tjetër:
  • 0:20 - 0:22
    Mendoni të jeni spiritual në vetëvete
  • 0:22 - 0:24
    në çdo lloj mënyre apo forme? Ngrini dorën!
  • 0:24 - 0:27
    Mirë, jeni shumica.
  • 0:27 - 0:29
    Biseda ime sot
  • 0:29 - 0:31
    është në lidhje me arsyen kryesore, ose një nga arsyet kryesore,
  • 0:31 - 0:33
    përse pjesa më e madhe e personave, konsiderojnë vetëveten
  • 0:33 - 0:35
    të jenë spiritualë në një farë mënyre, forme apo lloji.
  • 0:35 - 0:38
    Biseda ime sot është rreth autotranshendecës.
  • 0:38 - 0:41
    Është vetëm një fakt i thejshtë i të qenit njerëzor
  • 0:41 - 0:44
    që nganjëherë vetëvetja duket sikur tretet larg.
  • 0:44 - 0:46
    Dhe pse ndodh kjo,
  • 0:46 - 0:49
    ndjenja është ekstazike
  • 0:49 - 0:51
    dhe arrijmë me metaforat e tutje e 'tu
  • 0:51 - 0:53
    të shpjegojmë këto ndjenja.
  • 0:53 - 0:55
    Flasim si ngriheshim nga toka
  • 0:55 - 0:57
    apo rrinim në ajër.
  • 0:57 - 1:00
    Tani është shumë e vështirë të mendosh rreth diçkaje abstrakte si kjo
  • 1:00 - 1:02
    pa një metaforë të mirë konkrete.
  • 1:02 - 1:05
    Ja atëherë metafora që po ju propozoj sot.
  • 1:05 - 1:08
    Mendoni mendjen si një shtëpi me shumë dhoma,
  • 1:08 - 1:11
    shumicën e të cilave e njohim shumë mirë.
  • 1:11 - 1:14
    Por ndonjëherë është sikur hapet ndonjë derë
  • 1:14 - 1:16
    nga jashtë askundi
  • 1:16 - 1:19
    dhe hapet mbi një shkallë.
  • 1:19 - 1:21
    Ne ngjisim shkallët
  • 1:21 - 1:25
    dhe përjetojmë një gjendje të vetëdijes ndryshuar.
  • 1:25 - 1:27
    Në vitin 1902,
  • 1:27 - 1:29
    psikologu i madh amerikan William James
  • 1:29 - 1:32
    shkuajti rreth shumë varieteteve të përvojës fetare.
  • 1:32 - 1:34
    Ai mblodhi të gjitha llojet e rasteve të studimit.
  • 1:34 - 1:36
    Ai citoi fjalët e shumë lloje njerëzish
  • 1:36 - 1:38
    i cili kishte një shumëllojshmëri të këtyre eksperiencave.
  • 1:38 - 1:40
    Një nga më emocionueset për mua
  • 1:40 - 1:42
    është ky djalë i ri, Stephen Bradley,
  • 1:42 - 1:45
    ishte takuar, mendonte ai, me Jezusin në vitin 1820.
  • 1:45 - 1:48
    Dhe këtu është ajo që Bradley tha në lidhje me të.
  • 1:51 - 1:53
    (Muzikë)
  • 1:54 - 1:57
    (Video) Stephen Bradley: unë mendova të kem parë shpëtimtarin në formë njeriu
  • 1:57 - 1:59
    për rreth një second në dhomën time,
  • 1:59 - 2:01
    me krahët hapur,
  • 2:01 - 2:04
    duke u shfaqur më thosh, "Eja".
  • 2:04 - 2:07
    Të nesërmen dridhesha nga gëzimi.
  • 2:07 - 2:10
    Lumturia ime ishte aq e madhe sa dëshiroja të vdisja.
  • 2:10 - 2:13
    Kjo botë nuk kishte vend në ndjenjat e mia.
  • 2:13 - 2:15
    Para kësaj kohe,
  • 2:15 - 2:17
    isha shumë egoist dhe moralist.
  • 2:17 - 2:20
    Por tani dëshiroja të mirën e gjithë njerëzimit
  • 2:20 - 2:22
    dhe munda, me gjithë zemër,
  • 2:22 - 2:25
    të fal armikun tim më të keq.
  • 2:26 - 2:28
    Jonathan Haidt: Vëreni
  • 2:28 - 2:30
    si "vetja" e vogël dhe moraliste e Bradley-t
  • 2:30 - 2:32
    thjesht vdes duke ngjitur shkallët.
  • 2:32 - 2:34
    Dhe në këtë nivel të lartë
  • 2:34 - 2:37
    ai shndërohet njeri i dashur dhe i disponueshëm të falë.
  • 2:38 - 2:40
    Shumë fe në botë kanë gjetur shumë mënyra
  • 2:40 - 2:42
    të ndihmojnë njeriun të ngjisi shkallët.
  • 2:42 - 2:44
    Disa pushojnë vetveten përmes meditimit.
  • 2:44 - 2:46
    Të tjerët përdorin droga psikedelike.
  • 2:46 - 2:50
    Kjo është rrotull e një dorëshkrimi aztec e shekullit të 16
  • 2:50 - 2:53
    që tregon një burrë duke ngrënë një kërpudhë hallucinogjene
  • 2:53 - 2:57
    dhe në të njëjtin moment tërhiqet nga një perëndi të hipi shkallët.
  • 2:57 - 2:59
    Të tjerët përdorin vallen, duke u përdredhur dhe duke u rrotulluar
  • 2:59 - 3:01
    për të promovuar vetëtranshendecën.
  • 3:01 - 3:04
    Por ju nuk keni nevoje për një fe të merrni shkallët.
  • 3:04 - 3:07
    Shumë njerëz gjejnë vetëtranshendecën në natyrë.
  • 3:07 - 3:10
    Të tjerët e japin veten në festime të tepruara.
  • 3:10 - 3:13
    Por ja tek është vendi më i çuditshëm nga të gjithë:
  • 3:13 - 3:15
    lufta.
  • 3:15 - 3:17
    Shumë libra mbi luftën thonë të njëjtën gjë,
  • 3:17 - 3:19
    se asgjë nuk vë njerëzit së bashku
  • 3:19 - 3:21
    ashtu si lufta.
  • 3:21 - 3:24
    Mbledhja e tyre së bashku hap mundësinë
  • 3:24 - 3:27
    e eksperiencave të jashtëzakonshme vetëtranshendentale.
  • 3:27 - 3:29
    Do ju recitoj një ekstrakt
  • 3:29 - 3:31
    nga ky libër i Glenn Gray.
  • 3:31 - 3:34
    Gray ishte një ushtar i ushtrisë amerikane, gjatë luftës së dyte botërore.
  • 3:34 - 3:37
    Pas lufte intervistoi shumë ushtarë të tjerë
  • 3:37 - 3:39
    dhe shkroi rreth eksperiencës së njerëzve në betejë.
  • 3:39 - 3:41
    Këtu është thelbi
  • 3:41 - 3:44
    ku ai thjesht përshkruan shkallët.
  • 3:46 - 3:48
    (Video) Glenn Gray: Shumë veteranë e pohojnë
  • 3:48 - 3:51
    se prërvoja e përpjekjeve të përbashkëta në betejë
  • 3:51 - 3:54
    qe një moment solemn i jetës tyre.
  • 3:54 - 3:57
    "Unë" kthehet pa u perceptuar në "ne",
  • 3:57 - 3:59
    "imja" bëhet "jona"
  • 3:59 - 4:01
    besimi individual
  • 4:01 - 4:04
    humb rëndësinë e tij qendrore.
  • 4:04 - 4:06
    Unë besoj se nuk është tjetër veç
  • 4:06 - 4:09
    sigurimi i pavdekshmërisë
  • 4:09 - 4:12
    që në ato çaste e bën vetëflijimin
  • 4:12 - 4:15
    relativisht të lehtë.
  • 4:15 - 4:18
    Unë mund të bie, por nuk vdes,
  • 4:18 - 4:21
    për atë që është e vërtetë tek unë ecën përpara
  • 4:21 - 4:23
    dhe jeton tek shokët
  • 4:23 - 4:25
    për të cilët unë dhashë jetën time.
  • 4:27 - 4:30
    Jonathan Haidt: Çfarë të kanë të përbashkët të gjitha këto raste
  • 4:30 - 4:33
    është ajo që vetvetja hollohet, ose shkrihet tutje,
  • 4:33 - 4:35
    e ndihesh mirë, vërtet mirë,
  • 4:35 - 4:38
    në një mënyrë krejt ndryshe nga ç'ndjejmë në jetët tona normale.
  • 4:38 - 4:41
    Ndihesh disi i ngritur lart.
  • 4:41 - 4:44
    Idea e të ngjiturit lart ishte qendrore në shkrimin
  • 4:44 - 4:47
    e një sociologu të madh francez Emile Durkheim.
  • 4:47 - 4:49
    Durkheim na quante "Homo duplex",
  • 4:49 - 4:51
    ose njeri prej dy nivelesh.
  • 4:51 - 4:54
    Niveli më i ulët e quante niveli i profanit.
  • 4:54 - 4:57
    Tani profan është antonim i së i shenjtë.
  • 4:57 - 4:59
    Ajo thjesht do të thotë i zakonshëm ose i përgjithshëm.
  • 4:59 - 5:02
    Dhe në jetën tonë të zakonshme, në ekzistojmë si individë.
  • 5:02 - 5:05
    Ne duam të plotësojmë dëshirat tona individuale.
  • 5:05 - 5:07
    Ne ndjekim objektivat tona individuale.
  • 5:07 - 5:09
    Por ndonjëherë ndodh diçka
  • 5:09 - 5:11
    që shkakton një fazë ndryshimi.
  • 5:11 - 5:13
    Individët bashkohen
  • 5:13 - 5:16
    në një skuadër, një levizje apo një komb,
  • 5:16 - 5:19
    e cila është shumë më tepër se shuma e pjesëve të saj.
  • 5:19 - 5:22
    Durkheim e quajti këtë nivel, niveli i shenjtë
  • 5:22 - 5:24
    pasi ai besonte që funksioni i fesë
  • 5:24 - 5:26
    ishte të bashkonte popullin në një grup,
  • 5:26 - 5:29
    në një komunitet moral.
  • 5:29 - 5:32
    Durkheim besonte se çdo gje që na bashkon
  • 5:32 - 5:34
    merr një ajër të shenjtërisë.
  • 5:34 - 5:36
    Dhe një herë që njerëzit mbidhen rreth
  • 5:36 - 5:38
    një objekti apo vlere të shenjtë,
  • 5:38 - 5:41
    aty funksionojnë si një skuadër dhe luftojnë në mbrojtë të saj.
  • 5:41 - 5:43
    Urkheim shkruante
  • 5:43 - 5:45
    rreth një bashkësie emocionesh kolektive
  • 5:45 - 5:48
    që përmbush mrekullinë e shprehjes "E pluribus unum",(latinisht: nga shumë një)
  • 5:48 - 5:50
    për të bërë një grup nga individët.
  • 5:50 - 5:53
    Mendoni harenë e kolektivit në Britani
  • 5:53 - 5:56
    ditën kur lufta e dytë botërore mbaroi.
  • 5:56 - 5:59
    Mendoni zemërimin e kolektivit të sheshit Tahrir,
  • 5:59 - 6:02
    i cili rrëzoi një diktator.
  • 6:02 - 6:04
    Dhe mendoni pikëllimin kolektiv
  • 6:04 - 6:06
    në Shtetet e Bashkuara
  • 6:06 - 6:09
    të gjithë e ndjemë, na mblodhi të gjithë bashkë,
  • 6:09 - 6:12
    pas 11 shtatorit.
  • 6:12 - 6:15
    Pra më lejoni të përmbledh ku jemi.
  • 6:15 - 6:17
    Po them që kapaciteti për autotranshendencë
  • 6:17 - 6:20
    është pjesë e të qenit njeri.
  • 6:20 - 6:22
    Po ju jap një metaforë
  • 6:22 - 6:24
    e shkallëve në mendje.
  • 6:24 - 6:26
    Po ju them qe ne jemi Homo duplex
  • 6:26 - 6:29
    dhe që shkallët na shpien nga nje nivel profan
  • 6:29 - 6:31
    te një nivel i shenjtë.
  • 6:31 - 6:33
    Kur ne ngjisim ato shkallë,
  • 6:33 - 6:35
    interesi vetiak zbehet,
  • 6:35 - 6:37
    jemi të dhënë vetëm shumë pak ndaj interesave vetiakë.
  • 6:37 - 6:39
    dhe ne ndjehemi sikur jemi më të mirë, më fisnike
  • 6:39 - 6:42
    dhe disi ngrihemi nga toka.
  • 6:42 - 6:45
    Ndaj këtu është pyetja prej një milion dollarë
  • 6:45 - 6:47
    për shkencëtarët sociale si unë:
  • 6:47 - 6:49
    Janë shkallët
  • 6:49 - 6:52
    një tipar i projektit të evolucionit tonë?
  • 6:52 - 6:55
    Është produkt i seleksionimit natyror,
  • 6:55 - 6:57
    si p.sh. duart tona?
  • 6:57 - 7:00
    Apo është një defekt, një gabim i sistemit--
  • 7:00 - 7:02
    kjo gjëja fetare është vetëm diçka
  • 7:02 - 7:05
    që ndodh kur telat bëjnë masë në tru --
  • 7:05 - 7:07
    Jill ka një stroke dhe ajo e ka këtë përvojë fetare,
  • 7:07 - 7:09
    është vetëm një gabim?
  • 7:09 - 7:13
    Mirë pra, shumë shkencëtarë që studiojnë fenë kanë këtë pikëpamje.
  • 7:13 - 7:15
    Ateistët e rinj, p.sh.,
  • 7:15 - 7:17
    argumentojnë se feja është një seri memesh, (meme: një element i një kulture apo sistemi të sjelljes që kalon nga një individ tek tjetri me anë të imitimit apo mënyrave të tjera jo-gjenetike)
  • 7:17 - 7:19
    lloj memesh parazitare,
  • 7:19 - 7:21
    që na nguliten në mendje
  • 7:21 - 7:24
    dhe na bëjnë të bëjmë të gjitha ato gjëra të çmendura fetare,
  • 7:24 - 7:26
    gjëra vetëshkatërruese, si shpërthimet vetëvrasëse.
  • 7:26 - 7:28
    E mbi të gjitha,
  • 7:28 - 7:30
    si mund të jetë mirë për ne
  • 7:30 - 7:32
    të humbim vetëveten?
  • 7:32 - 7:34
    Si mund të jetë ndonjëherë funksionale
  • 7:34 - 7:36
    për çdo organizëm
  • 7:36 - 7:39
    të kapërcejë interesat vetjakë?
  • 7:39 - 7:41
    E pra më lejoni t'ju tregoj.
  • 7:41 - 7:43
    Tek "Origjina e njeriut",
  • 7:43 - 7:45
    Çarls Darvin shkroi një çështje të madhe
  • 7:45 - 7:47
    në lidhje me evolucionin e moralit --
  • 7:47 - 7:50
    nga ka ardhur, pse e kemi.
  • 7:50 - 7:52
    Darvini vuri në dukje se shumë nga virtytet tona
  • 7:52 - 7:54
    janë pak të dobishme për individin,
  • 7:54 - 7:56
    por janë shumë të dobishëm për grupin.
  • 7:56 - 7:58
    Ai shkrojti një skenar
  • 7:58 - 8:00
    në të cilën dy fise të njerëzve të hershëm
  • 8:00 - 8:02
    hyjnë në kontakt dhe në konkurrencë.
  • 8:02 - 8:05
    Ai tha, " Nëse njëri nga fiset do të kish
  • 8:05 - 8:07
    një numër të madh antarësh guximtarë, dashamirës
  • 8:07 - 8:09
    dhe besnikë
  • 8:09 - 8:11
    të cilët ishin gjithmonë të gatshëm të ndihmonin dhe të mbronin njëri tjetrin,
  • 8:11 - 8:13
    ky fis do të ketë më shumë sukses
  • 8:13 - 8:15
    dhe do sundojë tjetrin".
  • 8:15 - 8:17
    Ai vazhdoi duke u thënë njerëzve se "Personat egoistë dhe grindaveca
  • 8:17 - 8:19
    nuk rrinë së bashku
  • 8:19 - 8:21
    dhe pa koherencë
  • 8:21 - 8:23
    asgjë nuk mund të realizohet. "
  • 8:23 - 8:25
    Me fjalë të tjera
  • 8:25 - 8:27
    Çarls Darvin besonte
  • 8:27 - 8:29
    në seleksionimin e grupit.
  • 8:29 - 8:32
    Tani kjo ide ka qenë shumë e debatuar në 40 vitet e fundit,
  • 8:32 - 8:35
    por është gati të bëjë një rikthim të madh këtë vit,
  • 8:35 - 8:38
    sidomos pas botimit në prill të librit të E.O. Wilson
  • 8:38 - 8:40
    ku harton një tezë shumë të fortë
  • 8:40 - 8:42
    ku ne, dhe disa specie të tjera,
  • 8:42 - 8:44
    jemi fryt i seleksionimi të grupit
  • 8:44 - 8:46
    Por në të vërtetë duhet ta mendojmë
  • 8:46 - 8:48
    si një seleksionim me shumë nivele.
  • 8:48 - 8:50
    Kështu duke e parë në këtë mënyrë:
  • 8:50 - 8:53
    Kompeticioni zhvillohet midis grupeve dhe brenda tyre.
  • 8:53 - 8:56
    Ja një grup djemsh të ekipit të kanotazhit në një kolegj.
  • 8:56 - 8:58
    Brenda këtij ekipi
  • 8:58 - 9:00
    ka kompeticion.
  • 9:00 - 9:02
    Këta djem janë në konkurrencë me njëri tjetrin.
  • 9:02 - 9:05
    Rematorët e ngadaltë, rematorët e dobët do ti largojnë nga skuadra.
  • 9:05 - 9:07
    Vetëm disa nga këta djem do t'a vazhdojnë këtë sport.
  • 9:07 - 9:10
    Ka mundësi që njëri nga ta mund të marë pjesë në Olimpiada.
  • 9:10 - 9:12
    Kështu brenda ekipit,
  • 9:12 - 9:15
    interesat e tyre individuale i vënë kundër njëri tjetrit.
  • 9:15 - 9:17
    Ndonjëherë mund të jetë dobiprurëse
  • 9:17 - 9:19
    për ndonjërin nga këta djem
  • 9:19 - 9:21
    përpjekja të sabotojë djemtë e tjerë.
  • 9:21 - 9:23
    Ndoshta ai do të shpifë për rivalin e tij kryesor
  • 9:23 - 9:25
    te trajneri.
  • 9:25 - 9:27
    Por ndërkohë që konkurrenca është në vazhdim e sipër
  • 9:27 - 9:29
    brenda varkës,
  • 9:29 - 9:32
    ky kompeticion vazhdon edhe midis varkave?
  • 9:32 - 9:35
    Dhe ndërsa vë këta djem në një varkë në garë kundër një varke tjetër,
  • 9:35 - 9:37
    ata nuk kanë më zgjidhje tjetër veç kooperimit
  • 9:37 - 9:40
    pasi gjenden të gjithë në të njëjtën varkë.
  • 9:40 - 9:42
    Ata mund të fitojnë
  • 9:42 - 9:44
    vetëm nëse veprojnë së bashku si një skuadër.
  • 9:44 - 9:46
    Dua të them, këto gjëra tingëllojnë të rëndomta,
  • 9:46 - 9:48
    por ato janë të vërteta të thella evolucionare.
  • 9:48 - 9:50
    Argumenti kryesor kundër seleksionimit të grupit
  • 9:50 - 9:52
    ka qënë gjithnjë
  • 9:52 - 9:55
    pra, me siguri, do ishte e këndshme të kishe një grup bashkëpuntorësh,
  • 9:55 - 9:57
    por sapo të kesh një të tillë
  • 9:57 - 10:00
    ai mund të bjerë pre e përfituesve
  • 10:00 - 10:03
    individë që shfrytëzojnë punën e rëndë të të tjerëvë.
  • 10:03 - 10:05
    Më lejoni t'jua shpjegoj.
  • 10:05 - 10:08
    E zëmë të kemi një grup organizmash të vegjël --
  • 10:08 - 10:11
    mund të jenë bakterie, ato mund të jenë minj të bardhë, nuk ka rëndësi se çfarë -
  • 10:11 - 10:14
    le të supozojmë që ky grup i vogël ka evoluar të jetë bashkëpunues.
  • 10:14 - 10:16
    E pra kjo është e madhe. Ata kullosin, mbrojnë njëri-tjetrin,
  • 10:16 - 10:19
    ata punojnë së bashku duke gjeneruar mirëqënie.
  • 10:19 - 10:21
    Dhe si do të shihni në këtë simulim,
  • 10:21 - 10:24
    meqë ndërveprojnë fitojnë pikë, në krahasim si ishin, rriten,
  • 10:24 - 10:26
    dhe kur dyfishojnë përmasat ndahen
  • 10:26 - 10:28
    kështu ata riprodhohen dhe popullsia rritet.
  • 10:28 - 10:31
    Por le të suposojmë që njëri prej tyre ka një mutacion.
  • 10:31 - 10:33
    Ka një mutacion në gjene
  • 10:33 - 10:35
    dhe njëri prej tyre ndjek një strategji egoistike.
  • 10:35 - 10:37
    Ai përfiton nga të tjerët.
  • 10:37 - 10:40
    Dhe kështu, kur një ngjyrë e gjelbërt bashkëvepron me një ngjyrë blu,
  • 10:40 - 10:42
    do të shihni të gjelbërtën të zgjerohet dhe blunë të zvogëlohet.
  • 10:42 - 10:44
    Ja si funksionojnë gjërat.
  • 10:44 - 10:46
    Ne filluam vetëm më një të gjelbër,
  • 10:46 - 10:48
    dhe meqë ndërvepron
  • 10:48 - 10:51
    fiton kamje ose pikë ose ushqim.
  • 10:51 - 10:54
    Dhe shpejt bashkëpuntorët janë jashtë loje.
  • 10:54 - 10:57
    Profiterët ja dolën.
  • 10:57 - 11:00
    Nëse një grup nuk mund të zgjidhë problemin e oportunisteve
  • 11:00 - 11:03
    atëherë ai nuk mund të vjelë përfitimet e bashkëpunimit
  • 11:03 - 11:06
    dhe zgjedhja e grupit nuk mund të fillojë.
  • 11:06 - 11:08
    Ka zgjidhje ndaj profiterëve.
  • 11:08 - 11:10
    Nuk është një problem i madh.
  • 11:10 - 11:13
    Në fakt, natyra e ka zgjidhur atë shumë, shumë herë.
  • 11:13 - 11:15
    Dhe zgjidhja e preferuar e natyrës
  • 11:15 - 11:18
    ti fusi të gjithë në njëjtën varkë.
  • 11:18 - 11:20
    P.sh.,
  • 11:20 - 11:23
    përse mitokondria e çdo qelize
  • 11:23 - 11:25
    ka ADN-në e saj,
  • 11:25 - 11:28
    krejtësisht të veçantë nga ADN-ja e bërthamës?
  • 11:28 - 11:30
    Kjo pasi dikur kanë qenë
  • 11:30 - 11:32
    bakterie të veçanta secila me jetën e saj
  • 11:32 - 11:34
    pastaj u bashkuan
  • 11:34 - 11:36
    dhe u bënë një superorganizëm.
  • 11:36 - 11:39
    Në një mënyrë apo tjetër -- mbase njëri gëlltiti tjerin; asnjeherë nuk do e dimë saktësisht pse
  • 11:39 - 11:41
    por pasi ata patën një membranë përreth tyre,
  • 11:41 - 11:43
    ishin të gjithë në të njëjtën membranë,
  • 11:43 - 11:46
    tani e gjithë pasuria e krijuar nga ndarja e punës,
  • 11:46 - 11:48
    e gjithë madhështia e krijuar nga bashkëpunimi,
  • 11:48 - 11:50
    është mbyllur brenda membranës
  • 11:50 - 11:53
    dhe ne kemi një superorganizëm.
  • 11:53 - 11:55
    Tani ta përsëritim simulacionin
  • 11:55 - 11:57
    vëmë një nga këta superorganizma
  • 11:57 - 12:00
    në një popullatë profiterësh, të përjashtuar, mashtruesish
  • 12:00 - 12:03
    e të shohim ç'ndodh.
  • 12:03 - 12:05
    Një superorganizëm thjesht mund të marrë çdo gjë që dëshiron.
  • 12:05 - 12:08
    Është aq i madh dhe i fuqishëm dhe i aftë
  • 12:08 - 12:10
    sa mund të marrë frytet
  • 12:10 - 12:14
    nga të gjelbërtit, të përjashtuarit, mashtruesit.
  • 12:14 - 12:16
    Dhe shumë shpejt e gjithë popullata
  • 12:16 - 12:19
    është i përbërë nga këto superorganizma të rinj.
  • 12:19 - 12:21
    Ajo që ju tregova
  • 12:21 - 12:23
    është quajtur ndonjëherë një tranzicion i madh
  • 12:23 - 12:26
    në historinë e evolucionit.
  • 12:26 - 12:28
    Ligjet e Darvinit nuk ndryshojnë
  • 12:28 - 12:31
    por tani ështe një lloj lojtari tjetër në fushë
  • 12:31 - 12:34
    dhe gjërat të fillojnë të duken shumë të ndryshme.
  • 12:34 - 12:36
    Tani ky tranzicion nuk ishte më vetëm një tekë e natyrës
  • 12:36 - 12:38
    që ndodhi me disa bakterie.
  • 12:38 - 12:40
    Ajo ndodhi përsëri
  • 12:40 - 12:42
    rreth 120 o 140 milion vjet më parë
  • 12:42 - 12:45
    kur disa grerëza të vetmuara
  • 12:45 - 12:47
    filluan të krijonin fole apo koshere
  • 12:47 - 12:50
    të vogla primitive.
  • 12:50 - 12:53
    Një herë që disa grërëza u gjetën në të njëjtën koshere,
  • 12:53 - 12:55
    nuk patën zgjedhje tjetër veç kooperimit,
  • 12:55 - 12:57
    pasi shume shpejt u gjetën në kompeticion
  • 12:57 - 12:59
    me kosheret e tjera.
  • 12:59 - 13:01
    Zgjoi më koheziv fitoi,
  • 13:01 - 13:03
    pikërisht si thosh Darvin.
  • 13:03 - 13:05
    Këto grerëza primitive
  • 13:05 - 13:07
    i dhanë origjinë bletëve dhe milingonave
  • 13:07 - 13:09
    që kolonizuan botën
  • 13:09 - 13:11
    dhe ndryshuan biosferën.
  • 13:11 - 13:13
    Kjo ndodhi përsëri,
  • 13:13 - 13:15
    edhe më spektakolare,
  • 13:15 - 13:17
    në 500 mijë vjetët e fundit
  • 13:17 - 13:19
    kur paraardhësit tanë
  • 13:19 - 13:21
    u bënë krijesa kulturore,
  • 13:21 - 13:24
    u mblodhën rreth një vatre ose një zjarri kampi,
  • 13:24 - 13:26
    ndanë punën,
  • 13:26 - 13:29
    filluan të pikturonin trupat e tyre, të flisnin dialektet e tyre,
  • 13:29 - 13:32
    dhe më në fund adhuronin perënditë e tyre.
  • 13:32 - 13:34
    Njëherë që ishin pjesë në të njëjtin fis
  • 13:34 - 13:37
    mundën të ruanin të mbyllur brënda tij benefitet e kooperimit.
  • 13:37 - 13:39
    Dhe ata çliruan një forcë shumë të fuqishme
  • 13:39 - 13:41
    të pa njohur në këtë planet,
  • 13:41 - 13:43
    i cili është kooperimi njerëzor --
  • 13:43 - 13:45
    një forcë për ndërtim
  • 13:45 - 13:48
    dhe shkatërrim.
  • 13:48 - 13:50
    Sigurisht, grupet njerëzore nuk janë aq kohezive
  • 13:50 - 13:52
    si zgjojet me bletë.
  • 13:52 - 13:55
    Mund të jenë të ngjashëm për momente të shkurtra,
  • 13:55 - 13:57
    por kanë tendencën të ndahen veç e veç.
  • 13:57 - 14:00
    Ne nuk jemi të detyruar të kooperojmë siç janë bletët dhe milingonat.
  • 14:00 - 14:02
    Në fakt, shpesh,
  • 14:02 - 14:04
    siç e pamë të ndodhte në shumë revolta të Pranverës Arabe
  • 14:04 - 14:08
    shpesh përçarjet janë gjatë vijave fetare.
  • 14:08 - 14:11
    Megjithatë, kur njerëzit vijnë së bashku
  • 14:11 - 14:13
    dhe vënë veten të gjithë brenda të njëjtës lëvizje,
  • 14:13 - 14:16
    ata mund të çajnë malet.
  • 14:16 - 14:19
    Shikoni njerëzit në këto foto që po ju shfaq.
  • 14:19 - 14:21
    A mendoni se ata janë atje
  • 14:21 - 14:23
    duke ndjekur interesin për veten e tyre?
  • 14:23 - 14:26
    Apo po ndjekin interesin e përbashkët,
  • 14:26 - 14:29
    i cili i kërkon të humbin vetëveten
  • 14:29 - 14:33
    dhe të bëhen thjesht një pjesë e një tërësie?
  • 14:34 - 14:36
    Mirë, kështu kjo qe konferenca ime
  • 14:36 - 14:38
    e mbajtur sipas standardeve të TED.
  • 14:38 - 14:40
    Dhe tani do të mbaj të gjithë konferencën përsëri
  • 14:40 - 14:42
    në tre minuta
  • 14:42 - 14:45
    në një farë mënyre me një spektër më të plotë.
  • 14:45 - 14:47
    (Muzikë)
  • 14:47 - 14:49
    (Video) Jonathan Haidt: Ne njerëzit kemi shumë varietete
  • 14:49 - 14:51
    të përvojës fetare,
  • 14:51 - 14:53
    siç shpjegoi William James.
  • 14:53 - 14:56
    Një nga më të zakonshmet është ngjitja e shkallëve sekrete
  • 14:56 - 14:58
    duke humbur vetveten tonë.
  • 14:58 - 15:00
    Shkallët na shpien
  • 15:00 - 15:03
    nga përvoja e jetës si profane ose e zakonshme
  • 15:03 - 15:05
    lart në përvojën e jetës si e shenjtë,
  • 15:05 - 15:07
    ose të ndërlidhur thellë.
  • 15:07 - 15:09
    Ne jemi "homo duplex",
  • 15:09 - 15:11
    siç e shpjegon Durkheim.
  • 15:11 - 15:13
    Dhe jemi homo duplex
  • 15:13 - 15:15
    sepse kemi evoluar nga seleksionimi shumënivelesh,
  • 15:15 - 15:18
    siç e shpjegon Darvini.
  • 15:18 - 15:20
    Unë nuk mund të jem i sigurt nëse shkallët janë një përshtatje
  • 15:20 - 15:22
    më tepër se një gabim,
  • 15:22 - 15:24
    por nëse është një përshtatje
  • 15:24 - 15:26
    atëherë pasojat janë të thella.
  • 15:26 - 15:28
    Nëse është një përshtatje,
  • 15:28 - 15:31
    atëherë kemi evoluar të jemi fetarë.
  • 15:31 - 15:33
    Nuk dua të them që evoluam
  • 15:33 - 15:35
    për të marrë pjesë në fetë e organizuara gjigante.
  • 15:35 - 15:37
    Këto gjëra janë pjesë e kohëve të fundit.
  • 15:37 - 15:39
    Dua të them që ne kemi evoluar
  • 15:39 - 15:41
    për të parë shenjtërinë kudo rreth nesh
  • 15:41 - 15:43
    dhe të bashkohemi me të tjerët në grupe
  • 15:43 - 15:45
    dhe mblidhemi rreth e rrotull objekteve të shenjta,
  • 15:45 - 15:47
    persona dhe ide.
  • 15:47 - 15:50
    Kjo është arsyeja pse politika është kaq fisnore.
  • 15:50 - 15:53
    Politika është pjesërisht profane, është pjesërisht rreth interesit vetjak,
  • 15:53 - 15:56
    por politika është edhe për shenjtërinë.
  • 15:56 - 15:58
    Është për t'u bashkuar me të tjerët
  • 15:58 - 16:00
    për të ndjekur idetë morale.
  • 16:00 - 16:03
    Është në lidhje me luftën e përjetshme midis së mirës dhe së keqes,
  • 16:03 - 16:06
    dhe të gjithë mendojmë të jemi nga ana e të mirës.
  • 16:06 - 16:08
    Dhe më e rëndësishmja
  • 16:08 - 16:10
    nëse shkallët janë të vërteta
  • 16:10 - 16:12
    kjo shpjegon rrymën nënujore të vazhdueshme
  • 16:12 - 16:14
    të pakënaqësisë në jetën moderne.
  • 16:14 - 16:17
    Sepse qeniet njerëzore janë, në një farë mase,
  • 16:17 - 16:19
    krijesa të një koshereje si bletët.
  • 16:19 - 16:22
    Ne jemi bletë. Dolëm jashtë kosheres gjatë iluminizmit.
  • 16:22 - 16:25
    Ne hodhëm poshtë institucionet e vjetra
  • 16:25 - 16:27
    dhe i dhamë lirinë të shtypurve.
  • 16:27 - 16:29
    Lëshuam krijimtarinë që ndryshoi botën
  • 16:29 - 16:32
    dhe krijoi pasuri të madhe dhe komfort.
  • 16:32 - 16:34
    Sot ne fluturojnë rreth e rrotull
  • 16:34 - 16:36
    si bletët individuale duke ngazëllyer në lirinë tonë.
  • 16:36 - 16:38
    Por, nganjëherë ne pyesim veten:
  • 16:38 - 16:40
    A është kjo gjithshka?
  • 16:40 - 16:42
    Çfarë duhet të bëj me jetën time?
  • 16:42 - 16:44
    Çfarë më mungon?
  • 16:44 - 16:46
    Ajo që na mungon ëshë se ne jemi "homo duplex"
  • 16:46 - 16:49
    por shoqëria moderne jofetare u ndërtua
  • 16:49 - 16:52
    për veten tonë të ulët dhe profane.
  • 16:52 - 16:55
    Është me të vërtetë rehat këtu poshtë në nivelin më të ulët.
  • 16:55 - 16:58
    Ejani, uluni në qendrën e argëtimit të shtëpisë time.
  • 16:58 - 17:00
    Një sfidë e madhe e jetës moderne
  • 17:00 - 17:03
    është të gjesh shkallët në mes tek e gjithë rrëmuja
  • 17:03 - 17:06
    dhe të bësh diçka të mirë dhe fisnike
  • 17:06 - 17:09
    sapo arrite majën.
  • 17:09 - 17:12
    Unë e shoh këtë dëshirë tek studentët e mi në Universitetin e Virxhinias.
  • 17:12 - 17:14
    Ata të gjithë duan të gjejnë një arsye ose thirrje
  • 17:14 - 17:16
    për të turrur veten në të.
  • 17:16 - 17:19
    Ata po kërkojnë shkallët e tyre.
  • 17:19 - 17:21
    Kjo më jep një shpresë
  • 17:21 - 17:23
    sepse njerëzit nuk janë thjesht egoist.
  • 17:23 - 17:25
    Shumica e jonë kërkon të kapërcejë gjërat e vogla
  • 17:25 - 17:27
    dhe të bëhet pjesë e diçkaje më të madhe.
  • 17:27 - 17:30
    Dhe kjo shpjegon rezonancën e jashtëzakonshme
  • 17:30 - 17:32
    e kësaj metafore të thjeshtë
  • 17:32 - 17:35
    e konceptuar gati 400 vjet më parë.
  • 17:35 - 17:37
    "Askush nuk është një ishull
  • 17:37 - 17:39
    i tërë në vetvete.
  • 17:39 - 17:42
    Çdo njeri është pjesë e kontinentit,
  • 17:42 - 17:45
    një pjesë e tërësisë".
  • 17:45 - 17:47
    Jonathan Haidt: Faleminderit
  • 17:47 - 17:55
    (Duartrokitje)
Title:
Jonathan Haidt: Feja, evolucioni, dhe ekstaza e vetëtranshendencës
Speaker:
Jonathan Haidt
Description:

Psikologu Jonathan Haidt bën një pyetje të thjeshtë, por të zorshme: përse ne kërkojmë vetëtranshendecën? (trascendenza: që tejkalon kufijtë e përvojës shqisore që lind nga realiteti objektiv) Pse përpiqemi të humbim veten? Në një turne përmes shkencës së evolucionit më zgjedhjen në grup, ai propozon një përgjigje provokuese.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
17:56
Spartak Ferrollari added a translation

Albanian subtitles

Revisions