Kam një pyetje për ju: A jeni fetar? Ju lutem ngrini dorën tani nëse mendoni se jeni një person fetar. Le të shohim, them se janë tre o katër përqind. Nuk mendoja të kishe kaq shumë besimtarë në TED Conference. (Të qeshura) Mirë pra, ja një pyetje tjetër: Mendoni të jeni spiritual në vetëvete në çdo lloj mënyre apo forme? Ngrini dorën! Mirë, jeni shumica. Biseda ime sot është në lidhje me arsyen kryesore, ose një nga arsyet kryesore, përse pjesa më e madhe e personave, konsiderojnë vetëveten të jenë spiritualë në një farë mënyre, forme apo lloji. Biseda ime sot është rreth autotranshendecës. Është vetëm një fakt i thejshtë i të qenit njerëzor që nganjëherë vetëvetja duket sikur tretet larg. Dhe pse ndodh kjo, ndjenja është ekstazike dhe arrijmë me metaforat e tutje e 'tu të shpjegojmë këto ndjenja. Flasim si ngriheshim nga toka apo rrinim në ajër. Tani është shumë e vështirë të mendosh rreth diçkaje abstrakte si kjo pa një metaforë të mirë konkrete. Ja atëherë metafora që po ju propozoj sot. Mendoni mendjen si një shtëpi me shumë dhoma, shumicën e të cilave e njohim shumë mirë. Por ndonjëherë është sikur hapet ndonjë derë nga jashtë askundi dhe hapet mbi një shkallë. Ne ngjisim shkallët dhe përjetojmë një gjendje të vetëdijes ndryshuar. Në vitin 1902, psikologu i madh amerikan William James shkuajti rreth shumë varieteteve të përvojës fetare. Ai mblodhi të gjitha llojet e rasteve të studimit. Ai citoi fjalët e shumë lloje njerëzish i cili kishte një shumëllojshmëri të këtyre eksperiencave. Një nga më emocionueset për mua është ky djalë i ri, Stephen Bradley, ishte takuar, mendonte ai, me Jezusin në vitin 1820. Dhe këtu është ajo që Bradley tha në lidhje me të. (Muzikë) (Video) Stephen Bradley: unë mendova të kem parë shpëtimtarin në formë njeriu për rreth një second në dhomën time, me krahët hapur, duke u shfaqur më thosh, "Eja". Të nesërmen dridhesha nga gëzimi. Lumturia ime ishte aq e madhe sa dëshiroja të vdisja. Kjo botë nuk kishte vend në ndjenjat e mia. Para kësaj kohe, isha shumë egoist dhe moralist. Por tani dëshiroja të mirën e gjithë njerëzimit dhe munda, me gjithë zemër, të fal armikun tim më të keq. Jonathan Haidt: Vëreni si "vetja" e vogël dhe moraliste e Bradley-t thjesht vdes duke ngjitur shkallët. Dhe në këtë nivel të lartë ai shndërohet njeri i dashur dhe i disponueshëm të falë. Shumë fe në botë kanë gjetur shumë mënyra të ndihmojnë njeriun të ngjisi shkallët. Disa pushojnë vetveten përmes meditimit. Të tjerët përdorin droga psikedelike. Kjo është rrotull e një dorëshkrimi aztec e shekullit të 16 që tregon një burrë duke ngrënë një kërpudhë hallucinogjene dhe në të njëjtin moment tërhiqet nga një perëndi të hipi shkallët. Të tjerët përdorin vallen, duke u përdredhur dhe duke u rrotulluar për të promovuar vetëtranshendecën. Por ju nuk keni nevoje për një fe të merrni shkallët. Shumë njerëz gjejnë vetëtranshendecën në natyrë. Të tjerët e japin veten në festime të tepruara. Por ja tek është vendi më i çuditshëm nga të gjithë: lufta. Shumë libra mbi luftën thonë të njëjtën gjë, se asgjë nuk vë njerëzit së bashku ashtu si lufta. Mbledhja e tyre së bashku hap mundësinë e eksperiencave të jashtëzakonshme vetëtranshendentale. Do ju recitoj një ekstrakt nga ky libër i Glenn Gray. Gray ishte një ushtar i ushtrisë amerikane, gjatë luftës së dyte botërore. Pas lufte intervistoi shumë ushtarë të tjerë dhe shkroi rreth eksperiencës së njerëzve në betejë. Këtu është thelbi ku ai thjesht përshkruan shkallët. (Video) Glenn Gray: Shumë veteranë e pohojnë se prërvoja e përpjekjeve të përbashkëta në betejë qe një moment solemn i jetës tyre. "Unë" kthehet pa u perceptuar në "ne", "imja" bëhet "jona" besimi individual humb rëndësinë e tij qendrore. Unë besoj se nuk është tjetër veç sigurimi i pavdekshmërisë që në ato çaste e bën vetëflijimin relativisht të lehtë. Unë mund të bie, por nuk vdes, për atë që është e vërtetë tek unë ecën përpara dhe jeton tek shokët për të cilët unë dhashë jetën time. Jonathan Haidt: Çfarë të kanë të përbashkët të gjitha këto raste është ajo që vetvetja hollohet, ose shkrihet tutje, e ndihesh mirë, vërtet mirë, në një mënyrë krejt ndryshe nga ç'ndjejmë në jetët tona normale. Ndihesh disi i ngritur lart. Idea e të ngjiturit lart ishte qendrore në shkrimin e një sociologu të madh francez Emile Durkheim. Durkheim na quante "Homo duplex", ose njeri prej dy nivelesh. Niveli më i ulët e quante niveli i profanit. Tani profan është antonim i së i shenjtë. Ajo thjesht do të thotë i zakonshëm ose i përgjithshëm. Dhe në jetën tonë të zakonshme, në ekzistojmë si individë. Ne duam të plotësojmë dëshirat tona individuale. Ne ndjekim objektivat tona individuale. Por ndonjëherë ndodh diçka që shkakton një fazë ndryshimi. Individët bashkohen në një skuadër, një levizje apo një komb, e cila është shumë më tepër se shuma e pjesëve të saj. Durkheim e quajti këtë nivel, niveli i shenjtë pasi ai besonte që funksioni i fesë ishte të bashkonte popullin në një grup, në një komunitet moral. Durkheim besonte se çdo gje që na bashkon merr një ajër të shenjtërisë. Dhe një herë që njerëzit mbidhen rreth një objekti apo vlere të shenjtë, aty funksionojnë si një skuadër dhe luftojnë në mbrojtë të saj. Urkheim shkruante rreth një bashkësie emocionesh kolektive që përmbush mrekullinë e shprehjes "E pluribus unum",(latinisht: nga shumë një) për të bërë një grup nga individët. Mendoni harenë e kolektivit në Britani ditën kur lufta e dytë botërore mbaroi. Mendoni zemërimin e kolektivit të sheshit Tahrir, i cili rrëzoi një diktator. Dhe mendoni pikëllimin kolektiv në Shtetet e Bashkuara të gjithë e ndjemë, na mblodhi të gjithë bashkë, pas 11 shtatorit. Pra më lejoni të përmbledh ku jemi. Po them që kapaciteti për autotranshendencë është pjesë e të qenit njeri. Po ju jap një metaforë e shkallëve në mendje. Po ju them qe ne jemi Homo duplex dhe që shkallët na shpien nga nje nivel profan te një nivel i shenjtë. Kur ne ngjisim ato shkallë, interesi vetiak zbehet, jemi të dhënë vetëm shumë pak ndaj interesave vetiakë. dhe ne ndjehemi sikur jemi më të mirë, më fisnike dhe disi ngrihemi nga toka. Ndaj këtu është pyetja prej një milion dollarë për shkencëtarët sociale si unë: Janë shkallët një tipar i projektit të evolucionit tonë? Është produkt i seleksionimit natyror, si p.sh. duart tona? Apo është një defekt, një gabim i sistemit-- kjo gjëja fetare është vetëm diçka që ndodh kur telat bëjnë masë në tru -- Jill ka një stroke dhe ajo e ka këtë përvojë fetare, është vetëm një gabim? Mirë pra, shumë shkencëtarë që studiojnë fenë kanë këtë pikëpamje. Ateistët e rinj, p.sh., argumentojnë se feja është një seri memesh, (meme: një element i një kulture apo sistemi të sjelljes që kalon nga një individ tek tjetri me anë të imitimit apo mënyrave të tjera jo-gjenetike) lloj memesh parazitare, që na nguliten në mendje dhe na bëjnë të bëjmë të gjitha ato gjëra të çmendura fetare, gjëra vetëshkatërruese, si shpërthimet vetëvrasëse. E mbi të gjitha, si mund të jetë mirë për ne të humbim vetëveten? Si mund të jetë ndonjëherë funksionale për çdo organizëm të kapërcejë interesat vetjakë? E pra më lejoni t'ju tregoj. Tek "Origjina e njeriut", Çarls Darvin shkroi një çështje të madhe në lidhje me evolucionin e moralit -- nga ka ardhur, pse e kemi. Darvini vuri në dukje se shumë nga virtytet tona janë pak të dobishme për individin, por janë shumë të dobishëm për grupin. Ai shkrojti një skenar në të cilën dy fise të njerëzve të hershëm hyjnë në kontakt dhe në konkurrencë. Ai tha, " Nëse njëri nga fiset do të kish një numër të madh antarësh guximtarë, dashamirës dhe besnikë të cilët ishin gjithmonë të gatshëm të ndihmonin dhe të mbronin njëri tjetrin, ky fis do të ketë më shumë sukses dhe do sundojë tjetrin". Ai vazhdoi duke u thënë njerëzve se "Personat egoistë dhe grindaveca nuk rrinë së bashku dhe pa koherencë asgjë nuk mund të realizohet. " Me fjalë të tjera Çarls Darvin besonte në seleksionimin e grupit. Tani kjo ide ka qenë shumë e debatuar në 40 vitet e fundit, por është gati të bëjë një rikthim të madh këtë vit, sidomos pas botimit në prill të librit të E.O. Wilson ku harton një tezë shumë të fortë ku ne, dhe disa specie të tjera, jemi fryt i seleksionimi të grupit Por në të vërtetë duhet ta mendojmë si një seleksionim me shumë nivele. Kështu duke e parë në këtë mënyrë: Kompeticioni zhvillohet midis grupeve dhe brenda tyre. Ja një grup djemsh të ekipit të kanotazhit në një kolegj. Brenda këtij ekipi ka kompeticion. Këta djem janë në konkurrencë me njëri tjetrin. Rematorët e ngadaltë, rematorët e dobët do ti largojnë nga skuadra. Vetëm disa nga këta djem do t'a vazhdojnë këtë sport. Ka mundësi që njëri nga ta mund të marë pjesë në Olimpiada. Kështu brenda ekipit, interesat e tyre individuale i vënë kundër njëri tjetrit. Ndonjëherë mund të jetë dobiprurëse për ndonjërin nga këta djem përpjekja të sabotojë djemtë e tjerë. Ndoshta ai do të shpifë për rivalin e tij kryesor te trajneri. Por ndërkohë që konkurrenca është në vazhdim e sipër brenda varkës, ky kompeticion vazhdon edhe midis varkave? Dhe ndërsa vë këta djem në një varkë në garë kundër një varke tjetër, ata nuk kanë më zgjidhje tjetër veç kooperimit pasi gjenden të gjithë në të njëjtën varkë. Ata mund të fitojnë vetëm nëse veprojnë së bashku si një skuadër. Dua të them, këto gjëra tingëllojnë të rëndomta, por ato janë të vërteta të thella evolucionare. Argumenti kryesor kundër seleksionimit të grupit ka qënë gjithnjë pra, me siguri, do ishte e këndshme të kishe një grup bashkëpuntorësh, por sapo të kesh një të tillë ai mund të bjerë pre e përfituesve individë që shfrytëzojnë punën e rëndë të të tjerëvë. Më lejoni t'jua shpjegoj. E zëmë të kemi një grup organizmash të vegjël -- mund të jenë bakterie, ato mund të jenë minj të bardhë, nuk ka rëndësi se çfarë - le të supozojmë që ky grup i vogël ka evoluar të jetë bashkëpunues. E pra kjo është e madhe. Ata kullosin, mbrojnë njëri-tjetrin, ata punojnë së bashku duke gjeneruar mirëqënie. Dhe si do të shihni në këtë simulim, meqë ndërveprojnë fitojnë pikë, në krahasim si ishin, rriten, dhe kur dyfishojnë përmasat ndahen kështu ata riprodhohen dhe popullsia rritet. Por le të suposojmë që njëri prej tyre ka një mutacion. Ka një mutacion në gjene dhe njëri prej tyre ndjek një strategji egoistike. Ai përfiton nga të tjerët. Dhe kështu, kur një ngjyrë e gjelbërt bashkëvepron me një ngjyrë blu, do të shihni të gjelbërtën të zgjerohet dhe blunë të zvogëlohet. Ja si funksionojnë gjërat. Ne filluam vetëm më një të gjelbër, dhe meqë ndërvepron fiton kamje ose pikë ose ushqim. Dhe shpejt bashkëpuntorët janë jashtë loje. Profiterët ja dolën. Nëse një grup nuk mund të zgjidhë problemin e oportunisteve atëherë ai nuk mund të vjelë përfitimet e bashkëpunimit dhe zgjedhja e grupit nuk mund të fillojë. Ka zgjidhje ndaj profiterëve. Nuk është një problem i madh. Në fakt, natyra e ka zgjidhur atë shumë, shumë herë. Dhe zgjidhja e preferuar e natyrës ti fusi të gjithë në njëjtën varkë. P.sh., përse mitokondria e çdo qelize ka ADN-në e saj, krejtësisht të veçantë nga ADN-ja e bërthamës? Kjo pasi dikur kanë qenë bakterie të veçanta secila me jetën e saj pastaj u bashkuan dhe u bënë një superorganizëm. Në një mënyrë apo tjetër -- mbase njëri gëlltiti tjerin; asnjeherë nuk do e dimë saktësisht pse por pasi ata patën një membranë përreth tyre, ishin të gjithë në të njëjtën membranë, tani e gjithë pasuria e krijuar nga ndarja e punës, e gjithë madhështia e krijuar nga bashkëpunimi, është mbyllur brenda membranës dhe ne kemi një superorganizëm. Tani ta përsëritim simulacionin vëmë një nga këta superorganizma në një popullatë profiterësh, të përjashtuar, mashtruesish e të shohim ç'ndodh. Një superorganizëm thjesht mund të marrë çdo gjë që dëshiron. Është aq i madh dhe i fuqishëm dhe i aftë sa mund të marrë frytet nga të gjelbërtit, të përjashtuarit, mashtruesit. Dhe shumë shpejt e gjithë popullata është i përbërë nga këto superorganizma të rinj. Ajo që ju tregova është quajtur ndonjëherë një tranzicion i madh në historinë e evolucionit. Ligjet e Darvinit nuk ndryshojnë por tani ështe një lloj lojtari tjetër në fushë dhe gjërat të fillojnë të duken shumë të ndryshme. Tani ky tranzicion nuk ishte më vetëm një tekë e natyrës që ndodhi me disa bakterie. Ajo ndodhi përsëri rreth 120 o 140 milion vjet më parë kur disa grerëza të vetmuara filluan të krijonin fole apo koshere të vogla primitive. Një herë që disa grërëza u gjetën në të njëjtën koshere, nuk patën zgjedhje tjetër veç kooperimit, pasi shume shpejt u gjetën në kompeticion me kosheret e tjera. Zgjoi më koheziv fitoi, pikërisht si thosh Darvin. Këto grerëza primitive i dhanë origjinë bletëve dhe milingonave që kolonizuan botën dhe ndryshuan biosferën. Kjo ndodhi përsëri, edhe më spektakolare, në 500 mijë vjetët e fundit kur paraardhësit tanë u bënë krijesa kulturore, u mblodhën rreth një vatre ose një zjarri kampi, ndanë punën, filluan të pikturonin trupat e tyre, të flisnin dialektet e tyre, dhe më në fund adhuronin perënditë e tyre. Njëherë që ishin pjesë në të njëjtin fis mundën të ruanin të mbyllur brënda tij benefitet e kooperimit. Dhe ata çliruan një forcë shumë të fuqishme të pa njohur në këtë planet, i cili është kooperimi njerëzor -- një forcë për ndërtim dhe shkatërrim. Sigurisht, grupet njerëzore nuk janë aq kohezive si zgjojet me bletë. Mund të jenë të ngjashëm për momente të shkurtra, por kanë tendencën të ndahen veç e veç. Ne nuk jemi të detyruar të kooperojmë siç janë bletët dhe milingonat. Në fakt, shpesh, siç e pamë të ndodhte në shumë revolta të Pranverës Arabe shpesh përçarjet janë gjatë vijave fetare. Megjithatë, kur njerëzit vijnë së bashku dhe vënë veten të gjithë brenda të njëjtës lëvizje, ata mund të çajnë malet. Shikoni njerëzit në këto foto që po ju shfaq. A mendoni se ata janë atje duke ndjekur interesin për veten e tyre? Apo po ndjekin interesin e përbashkët, i cili i kërkon të humbin vetëveten dhe të bëhen thjesht një pjesë e një tërësie? Mirë, kështu kjo qe konferenca ime e mbajtur sipas standardeve të TED. Dhe tani do të mbaj të gjithë konferencën përsëri në tre minuta në një farë mënyre me një spektër më të plotë. (Muzikë) (Video) Jonathan Haidt: Ne njerëzit kemi shumë varietete të përvojës fetare, siç shpjegoi William James. Një nga më të zakonshmet është ngjitja e shkallëve sekrete duke humbur vetveten tonë. Shkallët na shpien nga përvoja e jetës si profane ose e zakonshme lart në përvojën e jetës si e shenjtë, ose të ndërlidhur thellë. Ne jemi "homo duplex", siç e shpjegon Durkheim. Dhe jemi homo duplex sepse kemi evoluar nga seleksionimi shumënivelesh, siç e shpjegon Darvini. Unë nuk mund të jem i sigurt nëse shkallët janë një përshtatje më tepër se një gabim, por nëse është një përshtatje atëherë pasojat janë të thella. Nëse është një përshtatje, atëherë kemi evoluar të jemi fetarë. Nuk dua të them që evoluam për të marrë pjesë në fetë e organizuara gjigante. Këto gjëra janë pjesë e kohëve të fundit. Dua të them që ne kemi evoluar për të parë shenjtërinë kudo rreth nesh dhe të bashkohemi me të tjerët në grupe dhe mblidhemi rreth e rrotull objekteve të shenjta, persona dhe ide. Kjo është arsyeja pse politika është kaq fisnore. Politika është pjesërisht profane, është pjesërisht rreth interesit vetjak, por politika është edhe për shenjtërinë. Është për t'u bashkuar me të tjerët për të ndjekur idetë morale. Është në lidhje me luftën e përjetshme midis së mirës dhe së keqes, dhe të gjithë mendojmë të jemi nga ana e të mirës. Dhe më e rëndësishmja nëse shkallët janë të vërteta kjo shpjegon rrymën nënujore të vazhdueshme të pakënaqësisë në jetën moderne. Sepse qeniet njerëzore janë, në një farë mase, krijesa të një koshereje si bletët. Ne jemi bletë. Dolëm jashtë kosheres gjatë iluminizmit. Ne hodhëm poshtë institucionet e vjetra dhe i dhamë lirinë të shtypurve. Lëshuam krijimtarinë që ndryshoi botën dhe krijoi pasuri të madhe dhe komfort. Sot ne fluturojnë rreth e rrotull si bletët individuale duke ngazëllyer në lirinë tonë. Por, nganjëherë ne pyesim veten: A është kjo gjithshka? Çfarë duhet të bëj me jetën time? Çfarë më mungon? Ajo që na mungon ëshë se ne jemi "homo duplex" por shoqëria moderne jofetare u ndërtua për veten tonë të ulët dhe profane. Është me të vërtetë rehat këtu poshtë në nivelin më të ulët. Ejani, uluni në qendrën e argëtimit të shtëpisë time. Një sfidë e madhe e jetës moderne është të gjesh shkallët në mes tek e gjithë rrëmuja dhe të bësh diçka të mirë dhe fisnike sapo arrite majën. Unë e shoh këtë dëshirë tek studentët e mi në Universitetin e Virxhinias. Ata të gjithë duan të gjejnë një arsye ose thirrje për të turrur veten në të. Ata po kërkojnë shkallët e tyre. Kjo më jep një shpresë sepse njerëzit nuk janë thjesht egoist. Shumica e jonë kërkon të kapërcejë gjërat e vogla dhe të bëhet pjesë e diçkaje më të madhe. Dhe kjo shpjegon rezonancën e jashtëzakonshme e kësaj metafore të thjeshtë e konceptuar gati 400 vjet më parë. "Askush nuk është një ishull i tërë në vetvete. Çdo njeri është pjesë e kontinentit, një pjesë e tërësisë". Jonathan Haidt: Faleminderit (Duartrokitje)