Return to Video

Beteja e Lapithëve dhe Centaurëve, Metopet e Partenonit, c. 440 pKr.

  • 0:04 - 0:06
    Partenoni është tempunn dorik,
  • 0:06 - 0:09
    ky është stili i tij arkitektonik.
  • 0:09 - 0:11
    Dhe një nga elementet që definojnë një tempull dorik
  • 0:11 - 0:14
    ështe se kanë triglife.
  • 0:14 - 0:17
    E në mes të triglifeve janë metopet.
  • 0:18 - 0:20
    Më pëlqejnë ato fjalë, triglife dhe metope.
  • 0:20 - 0:23
    Pra, triglifet thjeshtë kanë kuptimin e treshit,
  • 0:23 - 0:25
    dhe duken si tri vija. Si lugje.
  • 0:25 - 0:27
    Tamam. Dhe në mes tyre,
  • 0:27 - 0:30
    në katërkëndëshat me gdhendje reliefi shumë të thellë,
  • 0:30 - 0:32
    janë rreth 0.5 metra katrorë.
  • 0:32 - 0:36
    Këto kanë qenë në zonën drejtë mbi kapitele.
  • 0:36 - 0:38
    Po, dhe nën timpanon.
  • 0:38 - 0:40
    Dhe metopet që jemi duke i parë
  • 0:40 - 0:44
    paraqesin betejën në mes të Lapithëve dhe Centaurëve.
  • 0:44 - 0:46
    Mendoj se më mirë është të tregojmë
  • 0:46 - 0:47
    kush ishin ata dhe pse po luftonin.
  • 0:47 - 0:51
    Ky është një tregim që do të kishte qenë tregim mitik
  • 0:51 - 0:54
    edhe për grekët e shekullit të pestë, që i punuan.
  • 0:54 - 0:58
    Tregimi flet për një dasmë, dasmë e Lapithëve.
  • 0:58 - 1:01
    Lapithët ishin fis i grekëve të vjetër,
  • 1:01 - 1:04
    dhe jetonin afër një pylli.
  • 1:04 - 1:07
    Në pyll jetonin edhe Centaurët
  • 1:07 - 1:09
    të cilët ishin gjysmë-njerëz,
  • 1:09 - 1:11
    Centaurët, gjysmë njerëz, gjysmë kuaj.
  • 1:11 - 1:15
    Grekët i shihnin si lloj përbindëshash.
  • 1:15 - 1:19
    Sipas grekëve ekzistonte një hierarki e qenieve.
  • 1:19 - 1:22
    Perënditë në majë, pastaj heronjtë,
  • 1:22 - 1:26
    ku heronjtë ishin rezultat i bashkimit në mes të një perëndie dhe një njeriu,
  • 1:26 - 1:28
    pastaj, natyrisht, vetë njerëzit.
  • 1:28 - 1:31
    Në hierarki, nën njerëz, vendoseshin përbindëshat, ku hynin padyshim edhe Centaurët.
  • 1:32 - 1:36
    Pra ata nuk ishin tamam njerëz, ende pjesë e botës së kafshëve.
  • 1:36 - 1:39
    Dhe jo shumë të besueshëm.
  • 1:39 - 1:42
    Sidoqoftë, Lapithët po ndiheshin shumë bujarë,
  • 1:42 - 1:44
    dhe donin të festonin dasmën,
  • 1:44 - 1:47
    kështu ftuan edhe Centaurët.
  • 1:47 - 1:50
    Ky ishte gabim i madh.
  • 1:50 - 1:52
    Kishin pirë shumë, apo jo?
  • 1:52 - 1:54
    Po, dhe Centaurët e shfrytëzuan rastin.
  • 1:54 - 1:56
    Në fakt, ajo që bënë ata ishte se menjëherë
  • 1:56 - 1:59
    filluan t'i rrëmbenin femrat Lapithe.
  • 1:59 - 2:03
    Pra ajo që paraqitet ëshë femrat Lapithe duke u rrëmbyer,
  • 2:03 - 2:07
    dhe Lapithët meshkuj duke luftuar me Centaurët,
  • 2:07 - 2:09
    të cilët janë mjaft të frikshëm.
  • 2:09 - 2:11
    Jo vetëm që kanë gjashtë gjymtyrë,
  • 2:11 - 2:15
    por kanë edhe një forcë shtazore të kafshës së egër.
  • 2:15 - 2:20
    Kjo që po e shohim është një Lapith duke luftuar kundër një Centauri.
  • 2:20 - 2:23
    Duket sikur po e kap nga qafa dhe po e tërheq kah vetja.
  • 2:23 - 2:27
    Mund të shohim gishtërinjtë e tij të mbështjellur rreth qafës,
  • 2:27 - 2:30
    edhepse qafa dhe koka nuk duken.
  • 2:30 - 2:31
    Po e tërheq.
  • 2:31 - 2:33
    Shiko, Duket gati sikur një hark.
  • 2:33 - 2:36
    Mund ta ndjejmë tensionin e atij trupi teksa po tërhiqet pas,
  • 2:36 - 2:38
    dhe forcën e Centaurit
  • 2:38 - 2:40
    që tenton të lirohet.
  • 2:40 - 2:44
    Duket, në fakt, sikur Centauri po mbahet dikund me dorën e tij të djathtë,
  • 2:44 - 2:47
    dhe po lufton kundër tërheqjes së Lapithit.
  • 2:47 - 2:50
    Shiko këtë lloj kompozicioni, është aq i komplikuar.
  • 2:50 - 2:53
    Kemi dy harqe kundërthënëse:
  • 2:53 - 2:54
    harku i trupit të Lapithit,
  • 2:54 - 2:57
    dhe pastaj harku i Centaurit gjithashtu.
  • 2:57 - 3:00
    Po, është gati një kompozicion rrethor, në një mënyrë.
  • 3:00 - 3:02
    Dhe shiko sa e thellë është gdhendja!
  • 3:02 - 3:03
    Është mahnitëse.
  • 3:03 - 3:04
    Është gati e lirë.
  • 3:04 - 3:09
    Më duket e mrekullueshme se si nuk janë thyer më shumë pjesë,
  • 3:09 - 3:12
    sepse është relief i lartë, gati i lirë.
  • 3:12 - 3:14
    Dhe mermeri është gur shumë i butë.
  • 3:14 - 3:18
    Gjithashtu më pëlqen fakti se si sipërfaqet e trupit
  • 3:18 - 3:23
    vendosen ndaj prapavijës më të komplikuar, me pëlhurë.
  • 3:23 - 3:26
    Dua të them që kjo është disi shumë natyrale.
  • 3:26 - 3:28
    Aq natyrale, saqë ne gati besojmë...
  • 3:28 - 3:29
    Nuk e vërejmë mjeshtërinë.
  • 3:29 - 3:34
    Jo vetëm mjeshtërinë e pëlhurës në prapavijë,
  • 3:34 - 3:36
    por, edhe vetë mjeshtërinë e faktit
  • 3:36 - 3:38
    se ne gati e besojmë ekzistencën e Centaurëve.
  • 3:38 - 3:43
    Me fjalë të tjera, bashkimi i trupit të njeriut me trupin e kalit është gati i besueshëm.
  • 3:43 - 3:47
    E vërtetë. Ajo që është e habitshme për mua është mënyra se si
  • 3:47 - 3:52
    syri jonë tërhiqet nga struktura anatomike e trupit të Lapithit.
  • 3:52 - 3:53
    Në gjoks, në kafaz të krahërorit,
  • 3:53 - 3:57
    në muskujt abdominalë, muskujt pektoralë.
  • 3:57 - 4:02
    Dhe strukturat e njejta në trupin e Centaurit,
  • 4:02 - 4:05
    mund të shohim kafazin e krahërorit dhe venat.
  • 4:05 - 4:09
    Pra ka një lloj pasqyrimi në këto figura.
  • 4:09 - 4:11
    Ka një pasqyrim. Mendoj se ajo është e vërtetë.
  • 4:11 - 4:13
    Por gjithashtu ka edhe një dallim të lehtë,
  • 4:13 - 4:18
    që është se tendosja që ka konstruktuar artisti
  • 4:18 - 4:20
    që vjen për shkak të harkut të trupit të Centaurit,
  • 4:20 - 4:25
    nuk shihet në tendosje të Lapithit.
  • 4:25 - 4:26
    Me fjalë të tjera, shih Lapithin,
  • 4:26 - 4:30
    edhepse shfaq fuqi të jashtëzakonshme në tërheqjen e kalit,
  • 4:30 - 4:32
    Centauri... E ka nën kontrollë.
  • 4:32 - 4:35
    E ka nën kontrollë komplete, ekuilibër total.
  • 4:35 - 4:37
    Dhe në fakt, trupi është gati i relaksuar,
  • 4:37 - 4:41
    mbetet gati krejtësisht fisnik dhe i balansuar,
  • 4:41 - 4:43
    edhe brenda betejës.
  • 4:43 - 4:45
    Shohim dallimin në mënyrën se si
  • 4:45 - 4:49
    paraqiten kokat e Centaurit dhe Lapithit.
  • 4:49 - 4:51
    Së pari, kemi ndjenjën e moshës.
  • 4:51 - 4:56
    Kemi fytyrën e bukur e fisnike të grekut, Lapithit.
  • 4:56 - 4:59
    E edhe kur qafa i është shtypur,
  • 4:59 - 5:01
    edhe kur po i zihet fryma,
  • 5:01 - 5:04
    ka një ndjenjë të çlodhjes dhe fisnikërisë,
  • 5:04 - 5:06
    pa ndonjë shenjë vuajtje në fytyrë.
  • 5:06 - 5:13
    Si kontrast kemi këtë fytyrë më të vjetër, të ashpër me nyje, me flokë të gjatë,
  • 5:13 - 5:17
    me vetulla të mbledhura, sy të egër të hapur,
  • 5:17 - 5:19
    dhe hundë të thyer,
  • 5:19 - 5:22
    ku të gjitha këto e bëjnë të duket e ashpër, dhe
  • 5:22 - 5:27
    jo qëndrimi fisnik që grekët i jepnin vetes.
  • 5:27 - 5:31
    Është gati sikur njeriu ka fuqi mbinjerëzore,
  • 5:31 - 5:34
    dhe nuk ka nevojë të marrë diçka nga fiziku shtazarak
  • 5:34 - 5:35
    për të cilin ka nevojë Centauri.
  • 5:35 - 5:37
    Mendoj se grekët po e bënin një dallim të vërtetë.
  • 5:37 - 5:41
    Ata ishin fisnikë, dhe po e dallonin vetveten
  • 5:41 - 5:45
    nga barbarët jashtë kufinjëve të tyre.
  • 5:45 - 5:48
    Në fakt, shumë nga historianët tanë e shohin këtë
  • 5:48 - 5:51
    dhe thonë se Lapithët janë, në të vërtetë, grekët. Natyrisht.
  • 5:51 - 5:54
    Por Centaurët janë ata të cilët nuk janë grekë.
  • 5:54 - 5:56
    Dhe vetë grekët po i shihnin,
  • 5:56 - 5:59
    për shembull, persianët, armiqtë e tyre,
  • 5:59 - 6:01
    me frikë të vërtetë si barbarë,
  • 6:01 - 6:03
    gati si një lloj kafshe, gati si Centaurë.
  • 6:03 - 6:06
    Duke paraqitur rrëmujë.
  • 6:06 - 6:09
    Dhe në fakt, ky art paraqet përmes ekuilibrit të tij,
  • 6:09 - 6:11
    përmes perfeksionit të tij, përmes këtij lloji të idealizmit,
  • 6:11 - 6:14
    ndjenjën e kontrollit që ishte aq e rëndësishme për grekët.
  • 6:14 - 6:18
    Nuk është çudi që për qindra vite pas kësaj, mijëra vite,
  • 6:18 - 6:20
    ne kthejmë kokën në çaste si këto,
  • 6:20 - 6:23
    çaste të jashtëzakonshme, me vlerë, të rralla.
  • 6:23 - 6:26
    Jo vetëm sepse ishte çast i demokracisë së kufizuar,
  • 6:26 - 6:28
    por i demokracisë së parë,
  • 6:28 - 6:31
    por ishte çast kur mendja dhe trupi
  • 6:31 - 6:34
    duheshin dhe shiheshin si të jashtëzakonshme dhe të të bukura.
Title:
Beteja e Lapithëve dhe Centaurëve, Metopet e Partenonit, c. 440 pKr.
Description:

Beteja e Lapithëve dhe Centaurëve, Metopet e Partenonit, krahu jugor, mermer, c. 440 pKr. (Muzeu Britanik, Londër)

Narratorë: Dr. Beth Harris and Dr. Steven Zucker

more » « less
Video Language:
English
Duration:
06:43
pallaskagenta added a translation

Albanian subtitles

Revisions