Daniel Kraft shpik një metpdë të re për të mbledhur palcën e kockës
-
0:00 - 0:03Pra, unë jam onkohematolog pediatrik
-
0:03 - 0:07dhe kërkimtar në fushën e qel. staminale në Stanford University
-
0:07 - 0:10ku vatra ime klinike ka qenë transplantimi i palcës së kockave.
-
0:10 - 0:12Tani, i frymëzuar nga Jill Bolte Taylor vitin që shkoi,
-
0:12 - 0:14Nuk solla një tru njerëzor,
-
0:14 - 0:17por, solla një litër palcë kockore.
-
0:17 - 0:20Dhe palca e kockave është ajo që përdorim
-
0:20 - 0:22për t'i shpëtuar jetën dhjetëra mijëra pacientëve,
-
0:22 - 0:25shumica e të cilëve vuajnë nga sëmundjet malinje si Leukemia dhe Linfoma
-
0:25 - 0:27si edhe sëmundje të tjera.
-
0:27 - 0:31Pra, përpara disa vitesh, po bëja specializimin për transplantet në Stanford.
-
0:31 - 0:33Jam në sallën e operacionit. Kemi Bobin këtu,
-
0:33 - 0:35ai është donator vullnetar.
-
0:35 - 0:37Po e dërgojmë palcën e tij përmes shtetit për të shpëtuar jetën
-
0:37 - 0:39e një fëmije me leukemi.
-
0:39 - 0:41Pra, si mblidhet palca e kockave?
-
0:41 - 0:45Kemi të gjithë sallën e operacionit, anestezi të përgjithshme, infermiere,
-
0:45 - 0:47dhe një tjetër doktor përball meje.
-
0:47 - 0:49Bobi është mbi tavolinv dhe ne marrin një gjilpërë të tillë
-
0:49 - 0:51të vogël; jo shumë të madhe.
-
0:51 - 0:53Dhe ne e kryejmë këtë duke e
-
0:53 - 0:55kaluar përmes indit të butë,
-
0:55 - 0:57duke e ngulur në kockë të fortë,
-
0:57 - 0:59në tukus-- ky është termi teknik--
-
0:59 - 1:03dhe aspirojmë rreth 10 ml,
-
1:03 - 1:05secilën herë, me shiringë.
-
1:05 - 1:08Dhe ja japim një infermiereje. Ajo e shtrydh në bacinelë.
-
1:08 - 1:11E ma kthen përsëri. Dhe ne e bëjmë përsëri dhe përsëri.
-
1:11 - 1:13Rreth 200 herë, zakonisht.
-
1:13 - 1:15Dhe në fund mua më dhemb krahu, i kam duart tërë kallo,
-
1:15 - 1:17pale Bobi,
-
1:17 - 1:19prapanica e të cilit është bërë copë,
-
1:19 - 1:21si djath zviceran.
-
1:21 - 1:25Pra, po mendoja, kjo procedurë ka 40 vjet që s'ndryshon.
-
1:25 - 1:27Me siguri që do të ketë ndonjë mënyrë tjetër për këtë.
-
1:27 - 1:30Kështu që shpika një procedurë me invazivitet minimal,
-
1:30 - 1:32dhe një instrument të ri që quajta Marrow Miner.
-
1:32 - 1:34Ja ku është.
-
1:34 - 1:37dhe mënyra se si punon Marrow Miner'i.
-
1:37 - 1:39pacienti jonë standard.
-
1:39 - 1:41Në vend se tv hymë në kockë një duzinë herësh,
-
1:41 - 1:43ne hyjmë thjeshtë një herë, në krye ose në fund të legenit.
-
1:43 - 1:46dhe zotëron një kateter fleksibël, i pajisur
-
1:46 - 1:49me një lup teli në majë dhe që futet në pjesën kërcitëse të palcës
-
1:49 - 1:52dhe që ndjek konturet e legenit, duke u sjellë vërdallë.
-
1:52 - 1:54Kështu ju mund të aspironi shumë shpejt,
-
1:54 - 1:57ose ta thithim nëpërmjet një vrime të vogël.
-
1:57 - 1:59mund të bëjmë disa kalime me një shpim.
-
1:59 - 2:01Pa robotë.
-
2:01 - 2:04kështu që, me një gjilpërë të vockël, anestezi lokale, ne mund
-
2:04 - 2:08ta mbledhim palcën e kockës ambulatorialisht.
-
2:08 - 2:11Bëra disa prototipe. Fitova një grant të vogël në Stanford.
-
2:11 - 2:13Dhe luajta pak me këtë.
-
2:13 - 2:15Dhe ekipi jonë ndihmoi zhvillimin e kësaj teknologjie.
-
2:15 - 2:19Dhe arritëm në dy kafshë të mëdha, studim mbi derra.
-
2:19 - 2:21dhe zbuluam, për çudi, që nxorrëm më se
-
2:21 - 2:2410 herë më tepër qeliza burimore
-
2:24 - 2:26nga palca me Marrow Miner, në krahasim me instrumentet e zakonshme.
-
2:26 - 2:29Ky mjet sapo u miratua nga FDA vitin që shkoi.
-
2:29 - 2:32Ja një pacient i vërtetë. Shikoni se si i ndjek kthesat.
-
2:32 - 2:35Dy kalime kanë për t'u kryer nga një shpim i vetëm
-
2:35 - 2:37Kjo u Krye me anestezi lokale, si pacient ambulatori.
-
2:37 - 2:40Dhe ne morëm 3-5 herë më tepër qeliza
-
2:40 - 2:43në krahasim me metodën standarte.
-
2:43 - 2:46Përse duhet të interesoheni? Palca e kockës është burim shumë i pasur qelizash staminale madhore.
-
2:46 - 2:48Ju i dini qelizat burimore embrionale.
-
2:48 - 2:51Ato kanë potencial të madh, por s'kanë hyrë akoma në përdorim klinik.
-
2:51 - 2:53Qelizat burimore madhore janë të kudogjendura në trupin tuaj,
-
2:53 - 2:55përfshi edhe qelizat gjak- formuese në palcën tonë,
-
2:55 - 2:57të cilat i kemi përdorur si një formë terapie me qeliza staminale
-
2:57 - 2:59mbi 40 vjet.
-
2:59 - 3:02Gjatë viteve të fundit ka pasur një shpërthim në përdorimin
-
3:02 - 3:05e qelizave staminale për të mjekuar sëmundje të tjera.
-
3:05 - 3:07si sëmundjet e zemrës, sëmundjet vaskulare,
-
3:07 - 3:09ortopedia, ripërtërimin e indeve,
-
3:09 - 3:11edhe në neurologji për të mjekuar Parkinsonin
-
3:11 - 3:13sikurse edhe diabetin.
-
3:13 - 3:15Këtë vit po nxjerrim në treg
-
3:15 - 3:17brezin 2.0 të Marrow Miner.
-
3:17 - 3:19Me shpresën se ky nxjerr më tepër qeliza,
-
3:19 - 3:21që do të thotë rezultate më të suksesshme.
-
3:21 - 3:23mund të inkurajoi një numër më të madh njerëzish të jenë
-
3:23 - 3:25shpëtues- jete potencialë.
-
3:25 - 3:27edhe vet ju mund të bëheni vullnetarë
-
3:27 - 3:29duke depozituar qelizat tuaja në rini, sa jeni të shëndetshëm,
-
3:29 - 3:32që t'i përdorni në të ardhmen sipas nevojës.
-
3:32 - 3:34Dhe sëfundmi-- dhe këtu është një fotografi e jona
-
3:34 - 3:36me pacientët e shëruar mbas transplantit,
-
3:36 - 3:38të cilët mblidhen për takim në Stanford.
-
3:38 - 3:40Shpresojmë se kjo teknologji
-
3:40 - 3:42do të na japë më tepër sukses në të ardhmen.
-
3:42 - 3:44Faleminderit.
-
3:44 - 3:50(Duartrokitje)
- Title:
- Daniel Kraft shpik një metpdë të re për të mbledhur palcën e kockës
- Speaker:
- Daniel Kraft
- Description:
-
Daniel Kraft'i na paraqet "Trapanin e palcës"-- një instrument të ri që e mbledh më shpejt palcën e kockave, jetëshpëtuese dhe me minimizim të dhembjes për donatorin. Ai vendos akcentin tek qelizat burimore adulte, të cilat ndodhen në të dhe mund të përdoren për të mjekuar shumë sëmundje në stad terminal që nga Parkinsoni e gjer tek sëmundjet e zemrës.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 03:51