Pra, unë jam onkohematolog pediatrik dhe kërkimtar në fushën e qel. staminale në Stanford University ku vatra ime klinike ka qenë transplantimi i palcës së kockave. Tani, i frymëzuar nga Jill Bolte Taylor vitin që shkoi, Nuk solla një tru njerëzor, por, solla një litër palcë kockore. Dhe palca e kockave është ajo që përdorim për t'i shpëtuar jetën dhjetëra mijëra pacientëve, shumica e të cilëve vuajnë nga sëmundjet malinje si Leukemia dhe Linfoma si edhe sëmundje të tjera. Pra, përpara disa vitesh, po bëja specializimin për transplantet në Stanford. Jam në sallën e operacionit. Kemi Bobin këtu, ai është donator vullnetar. Po e dërgojmë palcën e tij përmes shtetit për të shpëtuar jetën e një fëmije me leukemi. Pra, si mblidhet palca e kockave? Kemi të gjithë sallën e operacionit, anestezi të përgjithshme, infermiere, dhe një tjetër doktor përball meje. Bobi është mbi tavolinv dhe ne marrin një gjilpërë të tillë të vogël; jo shumë të madhe. Dhe ne e kryejmë këtë duke e kaluar përmes indit të butë, duke e ngulur në kockë të fortë, në tukus-- ky është termi teknik-- dhe aspirojmë rreth 10 ml, secilën herë, me shiringë. Dhe ja japim një infermiereje. Ajo e shtrydh në bacinelë. E ma kthen përsëri. Dhe ne e bëjmë përsëri dhe përsëri. Rreth 200 herë, zakonisht. Dhe në fund mua më dhemb krahu, i kam duart tërë kallo, pale Bobi, prapanica e të cilit është bërë copë, si djath zviceran. Pra, po mendoja, kjo procedurë ka 40 vjet që s'ndryshon. Me siguri që do të ketë ndonjë mënyrë tjetër për këtë. Kështu që shpika një procedurë me invazivitet minimal, dhe një instrument të ri që quajta Marrow Miner. Ja ku është. dhe mënyra se si punon Marrow Miner'i. pacienti jonë standard. Në vend se tv hymë në kockë një duzinë herësh, ne hyjmë thjeshtë një herë, në krye ose në fund të legenit. dhe zotëron një kateter fleksibël, i pajisur me një lup teli në majë dhe që futet në pjesën kërcitëse të palcës dhe që ndjek konturet e legenit, duke u sjellë vërdallë. Kështu ju mund të aspironi shumë shpejt, ose ta thithim nëpërmjet një vrime të vogël. mund të bëjmë disa kalime me një shpim. Pa robotë. kështu që, me një gjilpërë të vockël, anestezi lokale, ne mund ta mbledhim palcën e kockës ambulatorialisht. Bëra disa prototipe. Fitova një grant të vogël në Stanford. Dhe luajta pak me këtë. Dhe ekipi jonë ndihmoi zhvillimin e kësaj teknologjie. Dhe arritëm në dy kafshë të mëdha, studim mbi derra. dhe zbuluam, për çudi, që nxorrëm më se 10 herë më tepër qeliza burimore nga palca me Marrow Miner, në krahasim me instrumentet e zakonshme. Ky mjet sapo u miratua nga FDA vitin që shkoi. Ja një pacient i vërtetë. Shikoni se si i ndjek kthesat. Dy kalime kanë për t'u kryer nga një shpim i vetëm Kjo u Krye me anestezi lokale, si pacient ambulatori. Dhe ne morëm 3-5 herë më tepër qeliza në krahasim me metodën standarte. Përse duhet të interesoheni? Palca e kockës është burim shumë i pasur qelizash staminale madhore. Ju i dini qelizat burimore embrionale. Ato kanë potencial të madh, por s'kanë hyrë akoma në përdorim klinik. Qelizat burimore madhore janë të kudogjendura në trupin tuaj, përfshi edhe qelizat gjak- formuese në palcën tonë, të cilat i kemi përdorur si një formë terapie me qeliza staminale mbi 40 vjet. Gjatë viteve të fundit ka pasur një shpërthim në përdorimin e qelizave staminale për të mjekuar sëmundje të tjera. si sëmundjet e zemrës, sëmundjet vaskulare, ortopedia, ripërtërimin e indeve, edhe në neurologji për të mjekuar Parkinsonin sikurse edhe diabetin. Këtë vit po nxjerrim në treg brezin 2.0 të Marrow Miner. Me shpresën se ky nxjerr më tepër qeliza, që do të thotë rezultate më të suksesshme. mund të inkurajoi një numër më të madh njerëzish të jenë shpëtues- jete potencialë. edhe vet ju mund të bëheni vullnetarë duke depozituar qelizat tuaja në rini, sa jeni të shëndetshëm, që t'i përdorni në të ardhmen sipas nevojës. Dhe sëfundmi-- dhe këtu është një fotografi e jona me pacientët e shëruar mbas transplantit, të cilët mblidhen për takim në Stanford. Shpresojmë se kjo teknologji do të na japë më tepër sukses në të ardhmen. Faleminderit. (Duartrokitje)