Çfarë ne nuk dimë mbi të rinjtë muslimanë të Evropës dhe pse duhet të interesohemi. Deezah Khan
-
0:12 - 0:16Kur unë isha femijë,
dija që kisha superfuqi. -
0:18 - 0:19Është e vertet.
-
0:19 - 0:20(Të qeshura)
-
0:20 - 0:24Mendoja se isha e mrekullueshme
sepse mund te kuptoja -
0:24 - 0:27dhe të identifikohesha me ndjenjat
e njerëzve bojëkaf, -
0:27 - 0:30si gjyshi im, nje musliman konservator.
-
0:30 - 0:35Gjithashtu, mund te kuptoja nënën time
afgane, dhe baban tim pakistan, -
0:35 - 0:39jo shumë fetar por të qetë, mjaft liberal.
-
0:40 - 0:41Dhe sigurisht, mund te kuptoja
-
0:41 - 0:44dhe të lidhem me ndjenjat e te bardhëve.
-
0:44 - 0:46Norvegjezet e bardhë te shtetit tim.
-
0:47 - 0:49E keni parasysh;
te bardhë, bojekaf, cilido-- -
0:49 - 0:51Unë i doja të gjithë ata.
-
0:51 - 0:52Unë i kuptoja te gjithë.
-
0:52 - 0:55edhe pse ata shpesh nuk kuptoheshin
me njëri tjetrin; -
0:55 - 0:57ata ishin te gjithë njerëzit e mi.
-
0:57 - 1:00Nga ana tjetër, babai im ishte
gjithmonë në merak. -
1:00 - 1:03Vazhdonte të më thoshte se edhe
me arsimin më të mirë, -
1:03 - 1:06nuk do trajtohesha drejtesisht.
-
1:06 - 1:10Sipas tij, do vazhdoja të përballesha
me diskriminime. -
1:10 - 1:13Dhe e vetmja mënyrë për t'u pranur
nga të bardhët -
1:13 - 1:15do të ishte të bëhesha e famshme.
-
1:15 - 1:19Tani, ai e beri kete bisedë
me mua kur unë isha vetëm shtatë vjeçe. -
1:20 - 1:23Pra kur isha shtatë vjeçe, ai më thotë,
-
1:23 - 1:26"Vendos të hysh në sport ose muzikë".
-
1:26 - 1:31Ai nuk dinte shumë nga sportet--
i bekuar qoftë--kështu ra për muzikën. -
1:31 - 1:35Kështu, kur isha shtatë vjeçe, mblodhi
gjithë lodrat e kukullat e mia, -
1:35 - 1:37dhe i hodhi poshtë.
-
1:37 - 1:41Në këmbim ai më dha nje tastierë
të vogël Casio dhe-- -
1:41 - 1:43(Të qeshura)
-
1:43 - 1:45Po. Dhe kurse për kanto.
-
1:45 - 1:49Dhe më detyroi, me pak fjalë,
të praktikoja për orë të tëra çdo ditë. -
1:49 - 1:54Shumë shpejt, bëri të shfaqesha
për publik gjithmonë më të madh -
1:54 - 1:57dhe çuditërisht, u bëra gati
një lloj si femijë reklamë -
1:57 - 2:00për multikulturalizmin norvegjez.
-
2:00 - 2:02U ndjeva shumë krenare, sigurisht.
-
2:02 - 2:05Sepse edhe gazetat tani
-
2:05 - 2:08fillonin të shkruanin mirë
per njerëzit bojekaf, -
2:08 - 2:11prandaj ndieja që
superfuqia ime po rritej. -
2:12 - 2:15Kur isha 12 vjeçe,
duke u kthyer në shtëpi nga shkolla, -
2:15 - 2:16bëra një devijim të vogël
-
2:16 - 2:20sepse doja të blija ëmbëlsirat
e preferuara, quhen "këmbë të kripura". -
2:20 - 2:21Unë i dua jasht mase.
-
2:21 - 2:24Gjatë rrugës për në dyqan,
-
2:24 - 2:28ishte nje burrë i bardhë,
tek dera hyrëse që më bllokonte rrugën. -
2:28 - 2:34Kështu provova të ecja rreth tij,
po sapo lëviza ai më ndaloi -
2:34 - 2:36dhe më nguli sytë,
-
2:37 - 2:39dhe më pështyti në fytyrë, dhe më tha,
-
2:39 - 2:40"Zhduku nga rruga ime
-
2:40 - 2:43ti bushtër e zezë,
ti bushtër e vogël pakistane, -
2:43 - 2:45shko nga ku ke ardhur".
-
2:46 - 2:49Unë isha tmerrësisht e tmerruar.
-
2:49 - 2:51Ia kisha ngulur sytë.
-
2:51 - 2:54Isha shume e frikësuar
të fshija pështymën nga fytyra, -
2:55 - 2:57edhe pse po trazohej me lotët e mi.
-
2:57 - 3:00Më kujtohet që shikoja rreth e rrotull,
duke shpresuar në çdo çast tani -
3:00 - 3:04një i rritur do të vinte
dhe do të ndalonte këtë burrë. -
3:04 - 3:08Përkundrazi, njerëzit vazhdonin të ecnin
pas meje dhe pretendonin që s'më shikonin. -
3:09 - 3:12Isha shumë e hutuar, sepse mendoja:
-
3:13 - 3:17"Njerëzit e mi të bardhë, ejani!
Ku janë ata? Çfarë po ndodh? -
3:17 - 3:19Si mundet të mos vijnë të më shpëtojnë?"
-
3:19 - 3:22E panevojshme për t'u thënë,
ëmbëlsirat nuk i bleva. -
3:22 - 3:24Vrapova drejt shtëpisë me sa pata fuqi.
-
3:25 - 3:27Gjërat ishin akoma në rregull,
megjithatë, mendova. -
3:27 - 3:31Me kalimin e kohës, dhe sa më shumë
bëhesha e suksesshme. -
3:31 - 3:35filluan të më ngacmonin bile
dhe njerezit bojekaf. -
3:36 - 3:40Disa burra nga komuniteti i prindërve
mendonin se ishte e pa pranueshme -
3:40 - 3:44dhe jo e ndershme për një grua
të përfshihet në muzikë -
3:44 - 3:46dhe të jetë e pranishme nëpër media.
-
3:48 - 3:53Shumë shpejt, nisa të sulmohesha
nëper koncertet e mia. -
3:54 - 3:59Më kujtohet një nga koncertet,
isha në skenë, u përkula drejt publikut -
3:59 - 4:02dhe gjëja e fundit që pashë
ishte fytyra esmere e një të riut -
4:02 - 4:06dhe më pas mbaj mend që një lloj kimikati
u vërvit në sytë e mi -
4:06 - 4:09dhe më kujtohet që nuk mund të shikoja
dhe sytë më lotonin -
4:09 - 4:12po megjithatë vazhdova të këndoja.
-
4:12 - 4:16Isha pështyrë në fytyrë në rrugët e Oslos,
kësaj radhe nga aziatikë. -
4:17 - 4:20Tentuan dhe të më rrëmbenin.
-
4:20 - 4:22Kercënimet për vdekje ishin të pafundme.
-
4:22 - 4:26Kujtoj që një burrë mjekrosh i moshuar
më ndaloi në rrugë njëherë, -
4:26 - 4:28e më tha, "Arsyeja pse të urrej kaq shumë
-
4:28 - 4:30është se i bën vajzat tona të mendojnë
-
4:30 - 4:32se mund të bëjnë çfarë të duan."
-
4:33 - 4:36Një djal më i ri më paralajmëroi
të kisha kujdes. -
4:36 - 4:39Ai tha që muzika është anti-islamike
dhe punë për bushtra, -
4:39 - 4:42nëse vazhdon, do të të përdhunojnë
-
4:42 - 4:47stomaku jot do të të pritet
kështu që asnjë kurvë tjetër të lindi më. -
4:48 - 4:50Përsëri, isha e hutuar.
-
4:50 - 4:52Nuk mund të kuptoja çfarë po ndodhte.
-
4:52 - 4:56Njerëzit e mi kafe fillonin
të më kërcënonin--si ndodhi? -
4:56 - 4:59Në vënd të bashkoheshin botë, dy botët,
-
4:59 - 5:02m'u duk sikur po bija
midis dy botëve të mia. -
5:03 - 5:05Besoj, se për mua,
pështyma ishte kriptonit. -
5:07 - 5:09Kur isha 17 vjeçe,
-
5:09 - 5:13kërcënimet për vdekje ishin të pafunda,
dhe ngacmimet ishin të vazhdueshme. -
5:13 - 5:15Shkoi shumë keq, deri sa mamaja ime
më uli dhe më tha, -
5:15 - 5:19"S'mundemi më të të mbrojmë,
nuk je e sigurt këtu, -
5:19 - 5:20duhet të largohesh prej këtej."
-
5:21 - 5:26Bleva një biletë vetëm vajtje për Londër,
bëra valixhet dhe u largova. -
5:27 - 5:31Zemërimi im më i madh në atë kohë
ishte që asnjeri nuk tha gjë. -
5:31 - 5:33Pata një largim publik nga Norvegjia.
-
5:34 - 5:37Njerëzit e mi kaf, njerëzit e bardhë--
asnjëri tha gjë. -
5:37 - 5:40Asnjë tha, "Pritni, ky është gabim.
-
5:41 - 5:44Përkraheni këtë vajzë, mbrojeni
këtë vajzë, sepse është një prej nesh" -
5:44 - 5:46Asnjë nuk e tha këtë.
-
5:46 - 5:49Përkundrazi, u ndjeva--
e keni parasysh në aeroport, -
5:50 - 5:53tek rripi i transportit të valixheve
janë ato valixhet -
5:53 - 5:54që shkojnë rreth e rrotull,
-
5:54 - 5:57dhe aty është gjithmonë
një valixhe e mbetur në fund, -
5:57 - 6:00atë që asnjë nuk do,
atë që asnjeri nuk e kërkon. -
6:00 - 6:01U ndieva kështu.
-
6:02 - 6:05Kurrë nuk isha ndjerë aq e vetmuar.
Kur nuk isha ndjerë aq e humbur. -
6:07 - 6:11Kështu pasi erdha në Londër,
vazhdova karrierën e muzikës. -
6:12 - 6:15Vend i ndryshëm, po fatkeqësisht,
e njëjta histori. -
6:16 - 6:19Më kujtohet një mesazh
që më kishin dërguar -
6:19 - 6:23që thoshte se do të më vrisnin
dhe lumenj me gjak do të rridhnin -
6:23 - 6:26dhe unë do të përdhunohesha
shumë herë para se të vdisja. -
6:26 - 6:27Në këtë pikë, dua të them,
-
6:28 - 6:30po mësohesha me mesazhe të tilla,
-
6:30 - 6:34por çfarë ndryshoi ishte që nisën të
kërcënonin familjen time. -
6:36 - 6:41Pra edhe njëherë, bëra valixhen,
lashë muzikën dhe shkova në SHBA. -
6:41 - 6:43Mjaft.
-
6:43 - 6:45Nuk doja të kisha të bëja më me këtë gjë.
-
6:45 - 6:48Dhe sigurisht nuk do vdisja për diçka
-
6:48 - 6:51që nuk ishte as ëndrra ime --
ishte zgjidhja e babait tim. -
6:53 - 6:56U ndieva pak e humbur.
-
6:56 - 6:58U ndieva e shqyer.
-
6:58 - 7:00Po vendosa që çfarë unë doja të bëja
-
7:00 - 7:03ishte të kaloja vitet e ardhshme
të jetës time -
7:03 - 7:05duke mbështetur njerëzit e rinj
-
7:05 - 7:08dhe të provoja të isha
afër tyre në disa mënyra, -
7:08 - 7:10në çfarëdo lloj mënyre mundesha.
-
7:10 - 7:13Nisa vullnetarizmin për disa organizata
-
7:13 - 7:18që punonin me muslimanët e rinj në Evropë.
-
7:19 - 7:22Dhe, për habi, çfarë zbulova ishte
-
7:22 - 7:26që shumë nga këta të rinj po vuanin
dhe po luftonin. -
7:27 - 7:31Po përballeshin me shumë probleme me
familjet e komunitetet e tyre -
7:31 - 7:34që dukeshin të interesuar më
shumë për nderin dhe reputacionin -
7:34 - 7:37se sa për lumturinë
dhe jetën e fëmijëve të tyre. -
7:39 - 7:43Nisa të ndihesha që nuk isha aq e vetmuar,
ndoshta nuk isha aq e çuditshme. -
7:43 - 7:45Ndoshta ka shumë njerëz si unë në botë.
-
7:45 - 7:48Problemi është, që pjesa më e madhe
e njerëzve nuk kuptojnë -
7:48 - 7:53që ka shumë nga ne që jetojnë në Evropë.
-
7:53 - 7:55që nuk janë të lirë të jenë vetvetja.
-
7:55 - 7:57Nuk na lejohet të jemi kush jemi.
-
7:58 - 8:02Nuk jemi të lirë të martohemi
-
8:02 - 8:05ose të jemi në një marredhenie
me një njeri që zgjedhim vetë. -
8:05 - 8:07Nuk mund të zgjedhim as karrierën tonë.
-
8:07 - 8:11Kjo është normale në epiqëndrën
muslimane të Evropës. -
8:11 - 8:14Edhe në shoqëritë më të lira në botë,
ne nuk jemi të lirë -
8:14 - 8:18Jetët tona, ëndrrat tona,
e ardhmja jonë nuk na përket neve, -
8:18 - 8:22I përket prindërve tanë
dhe komunitetit tonë. -
8:22 - 8:25Zbulova historira të pafunda të të rinjsh
-
8:26 - 8:29që janë të humbura te gjithë ne,
-
8:29 - 8:31që janë të padukshme për të gjithë ne,
-
8:31 - 8:33po që po vuajnë dhe po vuajnë vetëm.
-
8:34 - 8:39Fëmijët që humbim në martesa të detyruara,
në dhunime dhe abuzime në emër të nderit. -
8:40 - 8:44Përfundimisht, kuptova pas vitesh
që punoja me këta të rinj, -
8:44 - 8:46që nuk do jem më në gjëndje
të vazhdoj të vrapoj. -
8:46 - 8:50Nuk mund të kaloj gjithë jetën time
e frikësuar dhe duke u fshehur -
8:51 - 8:53e që unë duhet të bej me të vërtet diçka.
-
8:54 - 8:58Kuptova edhe që heshtja ime, heshtja jonë,
-
8:58 - 9:00lejon dhunë si kjo të vazhdojë.
-
9:01 - 9:05Kështu vendosa që doja të përdorja
superfuqinë e fëmijërisë time -
9:05 - 9:10për të bërë njerëzit e anëve të ndryshme
të kësaj çështje të kuptojnë -
9:10 - 9:15çfarë është të jesh një i ri i bllokuar
midis familjes dhe shtetit. -
9:16 - 9:19Kështu fillova të bëja filma,
dhe fillova të tregoja këto histori. -
9:20 - 9:24Unë doja edhe që njerëzit të kuptojnë
pasojat vdekjeprurëse -
9:24 - 9:26e mos marrjes seriozisht të problemeve.
-
9:27 - 9:29Filmi i parë që bëra ishte mbi Banaz-in.
-
9:30 - 9:33Ajo ishte një 17-vjeçare kurde në Londër.
-
9:34 - 9:37Ajo ishte vajzë e bindur,
bënte çfarë prindërit i thonin. -
9:37 - 9:40Provonte të bënte gjithçka drejt.
-
9:40 - 9:42U martua me një djalë
që i zgjodhën prindërit, -
9:42 - 9:45edhe pse ai e rrihte
dhe e përdhunonte vazhdimisht. -
9:45 - 9:49Dhe kur ajo provoi të shkonte tek familja
e saj për ndihmë, ata thanë, -
9:49 - 9:51"Duhet të kthehesh mbrapsht
dhe te bëhesh nuse më e mirë." -
9:51 - 9:54Sepse ata nuk donin
një vajzë të ndarë tek dera e tyre -
9:54 - 9:57sepse, sigurisht, kjo do të sillte
turp në familje. -
9:58 - 10:01Ajo ishte qëlluar aq shumë
saqë nga veshët i dilte gjak, -
10:02 - 10:07dhe kur në fund u largua
dhe gjeti një djalë që ajo zgjodhi -
10:07 - 10:09dhe ra në dashuri,
-
10:09 - 10:11komuniteti dhe familja e zbuloi
-
10:11 - 10:12dhe ajo u zhduk.
-
10:14 - 10:16U gjet tre muaj më vonë.
-
10:16 - 10:21E futur në një valixhe
dhe e varrosur nën tokën e shtëpisë. -
10:25 - 10:29E kishin mbytur,
e kishin qëlluar deri në vdekje -
10:30 - 10:35nga tre burra, tre kusherinj,
me urdhërin e babait dhe xhaxhait. -
10:35 - 10:38Tragjedisë të Banaz i shtohet fakti
-
10:38 - 10:44që ajo kish shkuar në polici
në Angli pese herë për ndihmë, -
10:44 - 10:47duke i treguar se ajo do të vritej
nga familja e saj. -
10:47 - 10:50Policia nuk e besoi atë
kështu nuk bëri asgjë. -
10:51 - 10:52Dhe problemi me këtë
-
10:52 - 10:56është që jo vetëm janë shumë nga fëmijët
tanë që përballen me këto probleme -
10:56 - 10:59brenda familjeve dhe brenda komuniteteve,
-
10:59 - 11:03po ato përballohen me keqkuptime
-
11:04 - 11:08dhe apati ne vendet ku rriten.
-
11:09 - 11:14Kur familjet e tyre i tradhëtojnë,
ata shikojnë nga ne, -
11:14 - 11:16dhe kur ne nuk kuptojmë,
-
11:16 - 11:17ne i humbim ata.
-
11:19 - 11:22Ndërsa po bëja filmin,
disa njerëz më thanë, -
11:22 - 11:24"Mirë, Deeya, ti e di,
kjo është kultura e tyre, -
11:24 - 11:27kjo është çfarë këta njerëz
bëjnë me fëmijët e tyre -
11:27 - 11:29dhe ne nuk mund të ndërhyjmë."
-
11:29 - 11:33Unë ju siguroj që të vritesh
nuk është në kulturën time. -
11:34 - 11:35E dini?
-
11:35 - 11:37Dhe sigurisht njerëzit që janë si unë,
-
11:37 - 11:39gra të reja që vijnë
nga të kaluara si imja, -
11:39 - 11:43duhet të kenë të njëjta të drejta,
të njëjta mbrojtje -
11:43 - 11:46si çdo njeri tjetër në këtë shtet, pse jo?
-
11:48 - 11:53Kështu, për filmin e ardhshëm,
doja të provoja të kuptoja -
11:53 - 11:56si disa muslimanë të rinj në Evropë
-
11:56 - 11:58janë tërhequr nga ekstremizmi dhe dhuna.
-
11:58 - 12:00Po me këtë çështje,
-
12:00 - 12:03mësova që unë isha duke u përballur
me frikën time më të madhe: -
12:05 - 12:06burrat muslimanë me mjekër.
-
12:08 - 12:12Të njëjta burra, o të ngjashëm, me ata që
më lënduan për pjesën më të madhe të jetës -
12:13 - 12:16Burra që i kisha pasur frikë
tërë jetën time. -
12:16 - 12:19Burra që unë i urreja thellë,
-
12:19 - 12:20për shumë, shumë vite.
-
12:21 - 12:25Kështu kalova dy vitet e ardhshme duke
intervistuar terroristë të dënuar, -
12:25 - 12:27xhihadistë dhe ish ekstremistë.
-
12:27 - 12:31Çfarë unë dija,
ishte shumë e qartë tashmë, -
12:31 - 12:36ishte që feja, politika,
e kaluara kolonialiste e Evropës, -
12:36 - 12:40dhe dështimet e politikës të jashtme
të të viteve të kaluara, -
12:40 - 12:42ishin të gjitha pjesë e kuadrit.
-
12:42 - 12:46Por çfarë më interesonte më shumë
për të zbuluar ishte kush janë njerëzit, -
12:46 - 12:47cilat janë arsyet personale
-
12:47 - 12:51pse disa nga të rinjtë janë të
prekshëm nga grupe si këto. -
12:53 - 12:57Dhe çfarë më surprizoi ishte që gjeta
njerëz të lënduar. -
12:59 - 13:02Në vend të përbindëshave që po kërkoja,
-
13:02 - 13:03që doja të gjeja--
-
13:03 - 13:07sinqerisht sepse do të kishte qënë
shumë e kënaqshme-- -
13:07 - 13:08gjeta njerëz të vuajtur.
-
13:09 - 13:11Si Banaz-i,
-
13:11 - 13:14zbulova që këta djem të rinj ishin shqyer
-
13:14 - 13:17duke provuar të bashkonin boshllëqet
-
13:17 - 13:20midis familjeve të tyre
dhe vendit ku ata kishin lindur. -
13:21 - 13:25Dhe çfarë mësova tjetër është
që grupet ekstremiste, terroristët -
13:25 - 13:28përfitonin nga ndjenjat e
këtyre të rinjëve -
13:28 - 13:32dhe i kanalizonin këtë drejt dhunës.
-
13:32 - 13:34"Eja tek ne", thonë ata.
-
13:34 - 13:37"Refuzo të dy anët,
familjen tënde dhe shtetin tënd -
13:37 - 13:38sepse ata ty të refuzojnë.
-
13:38 - 13:42Për familjen tënde, nderi saj
është më i rëndësishëm se ty -
13:42 - 13:43dhe për shtetin tënd,
-
13:43 - 13:49norvegjezi i vërtetë, anglezi ose francezi
do të jetë gjithmonë i bardhë por jo ti." -
13:50 - 13:53Ata po i premtojnë të rinjve
gjërat që dëshirojnë: -
13:53 - 13:58rëndësi, heroizëm,
një arsye për prani dhe qëllim, -
13:58 - 14:00një komunitet që i do dhe i pranon.
-
14:01 - 14:04Bëjnë të pafuqishmit
të ndihen të fuqishëm. -
14:04 - 14:09Të padukshmit dhe të heshturit
më në fund shihen e dëgjohen. -
14:12 - 14:14Kjo është çfarë po i bëjnë të rinjëve.
-
14:14 - 14:18Pse këto grupe po e bëjnë këtë
për të rinjtë tanë dhe jo ne? -
14:21 - 14:22E vërteta është,
-
14:22 - 14:26nuk dua të justifikoj
-
14:26 - 14:29ose të fal asnjë lloj dhune.
-
14:29 - 14:33Çfarë dua të them është
që ne duhet të kuptojmë -
14:33 - 14:36sepse disa nga të rinjtë joshen nga kjo.
-
14:38 - 14:40Do doja t'ju tregoja, faktikisht--
-
14:40 - 14:43këto janë foto fëmijërie
të disa prej burrave të filmit. -
14:45 - 14:48Çfarë më pengon më shumë
është që shumë prej këtyre -- -
14:49 - 14:51nuk do ta kisha menduar kurrë--
-
14:51 - 14:54po shumë prej këtyre kanë patur mungesë
babai ose një baba të dhunshëm. -
14:55 - 14:57Dhe disa nga këta të rinj
-
14:57 - 15:01përfunduan duke kërkuar dashuri
dhe mëshirën e figurës së babait -
15:01 - 15:03brënda grupeve ekstremiste.
-
15:05 - 15:09Gjeta edhe burra të brutalizuar
nga dhuna raciale, -
15:09 - 15:11po gjetën një mënyrë për të ndaluar
së ndjeri viktima -
15:12 - 15:13duke u bërë të dhunshëm vet.
-
15:13 - 15:18Në fakt, zbulova diçka,
në tmerrin tim, që njojta. -
15:18 - 15:25Zbulova të njëjtat ndjenja që ndieja si
17 vjeçare kur u largova nga Norvegjia. -
15:26 - 15:29Të njejtën hutim, të njëjtën dhimbje,
-
15:29 - 15:32dhe të njëjta ndjenja
të të qënit i tradhtuar -
15:34 - 15:36dhe mos përkasjes te asnjë.
-
15:39 - 15:42E njëjta ndjenjë e të qënit e humbur
dhe e shqyer midis dy kulturave. -
15:43 - 15:45E thënë kjo, unë nuk zgjodha shkatërrimin,
-
15:45 - 15:48unë zgjodha të mbaja lart një kamera
në vend të një arme. -
15:48 - 15:52Arsyeja pse e bëra këtë
është falë superfuqive të mia. -
15:52 - 15:56Unë mund të shikoja që të kuptuarit
është përgjigjja, në vend të dhunës. -
15:56 - 15:58Të shikosh qëniet njerëzore
-
15:58 - 16:02me gjithë virtytet e tyre
dhe gjithë të metat e tyre -
16:02 - 16:04në vënd të vazhduarit karikaturen:
-
16:04 - 16:06ne dhe ata, horrët dhe viktimat.
-
16:06 - 16:09Më në fund kuptova në fakt
-
16:09 - 16:12që dy kulturat nuk duhet të përplasen
-
16:12 - 16:15po të bëhet një hapesirë
ku unë gjeta zërin tim. -
16:16 - 16:19Ndalova të ndihesha sikur
duhet të zgjidhja një anë, -
16:19 - 16:21po për këtë mu deshën shumë, shumë vite.
-
16:22 - 16:24Ka shumë nga të rinjtë tanë sot
-
16:24 - 16:26që po luftojnë me të njëjtat çështje,
-
16:26 - 16:28dhe po luftojnë me to vetëm.
-
16:30 - 16:32Dhe kjo lë hapur një plagë.
-
16:33 - 16:36Dhe për disa, vizioni botëror
i radikalizmit islamik -
16:36 - 16:39bëhet një infeksion
që përhapet në atë plagë. -
16:41 - 16:44Është një fjalë e urtë afrikane që thotë,
-
16:46 - 16:49"Nëse të rinjtë nuk janë
angazhuar në fshat, -
16:49 - 16:52ata do të djegin atë vetëm për ngrohtësi."
-
16:53 - 16:55Dua të pyes--
-
16:56 - 16:58prindërve musliman
dhe komunitetit musliman, -
16:58 - 17:01i doni ju fëmijët tuaj
-
17:01 - 17:04pa i detyruar ata
të përmbushin shpresat tuaja? -
17:04 - 17:06Mund të zgjidhni ata në vënd të nderit?
-
17:06 - 17:10Mund të kuptoni pse ata janë kaq
të inatosur dhe të tjetërsuar -
17:10 - 17:12kur ju vini nderin tuaj
para lumturisë së tyre? -
17:13 - 17:15Mundeni ju të bëheni miq me fëmijët tuaj
-
17:15 - 17:17që ata të besojnë tek ju
-
17:17 - 17:19dhe të ndajnë me ju përvojat e tyre,
-
17:19 - 17:22më tepër se t'i kërkojnë
në vënde të tjera? -
17:22 - 17:26Dhe për të rinjtë tanë të joshur
nga ekstremismi, -
17:27 - 17:30A mundeni të kuptoni që inati juaj është
i ushqyer nga vuajtja? -
17:32 - 17:35A do gjeni forcën të kundërshtoni
ata burra pleq cinik -
17:35 - 17:38që duan të përdorin gjakun
tuaj për interesat e tyre? -
17:39 - 17:41Mund të gjeni një mënyrë për të jetuar?
-
17:42 - 17:44Mund të shikoni që hakmarrja më e ëmbël
-
17:44 - 17:48është për ju lumturia, dhe jeta e lirë?
-
17:48 - 17:50Një jetë e përcaktuar
nga ju dhe asnjë tjetër. -
17:51 - 17:54Pse do të bëhesh një tjetër fëmijë
musliman i vdekur? -
17:55 - 17:59Dhe për të tërë ne, kur do nisim
të dëgjojmë fëmijët tanë? -
18:01 - 18:02Si mund t'i përkrahim
-
18:02 - 18:06të drejtojmë dhimbjen
e tyre drejt diçka më konstrutive? -
18:07 - 18:08Ata mendojnë që
ne si pëlqejmë. -
18:08 - 18:11Ata mendojnë që ne nuk
na intereson çfarë i ndodh. -
18:11 - 18:13Ata mendojnë se ne nuk i pranojmë.
-
18:13 - 18:16Mund të gjëjmë një mënyrë
për t'i bërë të ndihen ndryshe? -
18:17 - 18:20Çfarë do na kushtonte
t'i shikonim dhe të kujdeseshim për ata -
18:20 - 18:25para se ata të shndërohen në viktima
ose në kryesine e dhunës? -
18:25 - 18:29Mund të bëhemi më të kujdeshëm për ta
dhe t'i konsiderojmë si prej nesh? -
18:29 - 18:34Dhe mos të ndihemi të shqetsuar kur
viktimat e dhunës të na ngjajnë? -
18:34 - 18:39E gjejmë dot një mënyrë për të refuzuar
urrejtjen e të afrojmë ndarjen midis nesh? -
18:39 - 18:43Fakti është që s'mund të përballojmë
të mohojmë veten dhe fëmijët tanë, -
18:43 - 18:45edhe nëse ata na kanë mohuar ne.
-
18:45 - 18:47Ne jemi të gjithë bashkë këtu.
-
18:47 - 18:53Me kalimin e kohës, hakmarrja dhe dhuna
nuk do funksionojnë kundër ekstremistëve. -
18:54 - 18:57Terroristët duan që ne të kemi frikë
në shtëpitë tona, -
18:57 - 19:00të mbyllim dyert dhe zemrën tonë.
-
19:00 - 19:03Ata duan që ne të hapim më shumë plagë
në shoqërinë tonë -
19:03 - 19:07kështu ata mund ti përdorin për të
shpërndarë infeksionin e tyre sa më shumë. -
19:07 - 19:10Ata duan që ne të bëhemi si ta:
-
19:10 - 19:12intolerant, urrejtës dhe mizorë.
-
19:14 - 19:17Një ditë pas sulmit të Parisit,
-
19:17 - 19:20një mikja ime më dërgoi
fotografinë e vajzës së saj. -
19:21 - 19:23Kjo është një vajzë e bardhë
dhe një vajzë arabe. -
19:23 - 19:25Ato janë shoqe të ngushta.
-
19:25 - 19:29Kjo fotografi është kriptoniti
për ekstremistët. -
19:31 - 19:34Këto dy vajza të vogla
me superfuqitë e tyre -
19:34 - 19:36tregojnë rrugën që duhet të ndjekim
-
19:36 - 19:39drejt një shoqërie
që ne duhet të ndërtojmë së bashku, -
19:40 - 19:44një shoqëri që mban dhe mbështet,
-
19:45 - 19:47më shumë se të refuzojë fëmijët tanë.
-
19:48 - 19:49Ju falemnderit që më dëgjuat.
-
19:49 - 19:52(Duartrokitje)
- Title:
- Çfarë ne nuk dimë mbi të rinjtë muslimanë të Evropës dhe pse duhet të interesohemi. Deezah Khan
- Description:
-
Në moshën shtatëmbedhjetë vjeçare, Deeyah u largua nga Norvegjia e humbur midis kulturave. Ndryshe nga shumë të rinj musliman, ajo zgjodhi të mbaj në dorë një kamera në vend të një arme. Tani ajo përdor kamerën e saj (dhe superfuqitë e saj) për të sjell dritë në përplasjen e kulturave midis prindërve musliman, që i japin përparësi nderit, dhe dëshirës të fëmijve për liri. Ajo thotë që ne kemi nevojë të kuptojmë se çfarë ndodh të luftosh thirrjen e ekstremistëve.
Deeya Khan është një producente muzikore e vlersuar nga kritika, fituese e një Emmy dhe një çmim Peadbody si regjisore e një filmi-dokumentar. Puna e saj përqëndrohet tek të drejtat njerëzore, tek zëri i grave dhe tek liria e të shprehurit. Aftësit e saja si artiste në shumë disiplina e kanë çuar të përdori videon dhe muzikën si gjuhë për aktivizmin social. E lindur në Norvegji nga prindër imigrant me origjinë nga Pashtuni e Punjabi dhe eksperienca e të jetuarit midis dy kulturash të ndryshme, bashkë me vështërsit dhe bukuritë mbizotërojnë vizionin e saj artistik.
Dokumentari i saj i shumë herë vlerësuar në 2012 "Banaz: një histori dashurie"
tregon jetën dhe vdekjen e Banaz Mahmod. Filmi saj i dytë, kandiduar për çmimin BAFTA, "Jihad", kërkoi dy vjet intervista dhe xhirime me ekstremistë islamik, terroristë dhe ish xhihadistë.Deeyah Khan është themeluese e artit me qëllim social dhe kompanisë producente për media, FUUSE, që punon në krijimin e një dialogu ndërkultural dhe, që krahason argumentat më të kontadiktore dhe të vështira, duke sjell në pah një pikëpamje ndryshe dhe zërat e përjashtuar.
Ky fjalim është mbajtur në një eveniment TEDx duke përdorur formatin e konferencave TED, po i organizuar pavarsisht nga një komunitet lokal.
Për të ditur më shumë: http:\\ted.com\tedx - Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDxTalks
- Duration:
- 19:58