Kur unë isha femijë,
dija që kisha superfuqi.
Është e vertet.
(Të qeshura)
Mendoja se isha e mrekullueshme
sepse mund te kuptoja
dhe të identifikohesha me ndjenjat
e njerëzve bojëkaf,
si gjyshi im, nje musliman konservator.
Gjithashtu, mund te kuptoja nënën time
afgane, dhe baban tim pakistan,
jo shumë fetar por të qetë, mjaft liberal.
Dhe sigurisht, mund te kuptoja
dhe të lidhem me ndjenjat e te bardhëve.
Norvegjezet e bardhë te shtetit tim.
E keni parasysh;
te bardhë, bojekaf, cilido--
Unë i doja të gjithë ata.
Unë i kuptoja te gjithë.
edhe pse ata shpesh nuk kuptoheshin
me njëri tjetrin;
ata ishin te gjithë njerëzit e mi.
Nga ana tjetër, babai im ishte
gjithmonë në merak.
Vazhdonte të më thoshte se edhe
me arsimin më të mirë,
nuk do trajtohesha drejtesisht.
Sipas tij, do vazhdoja të përballesha
me diskriminime.
Dhe e vetmja mënyrë për t'u pranur
nga të bardhët
do të ishte të bëhesha e famshme.
Tani, ai e beri kete bisedë
me mua kur unë isha vetëm shtatë vjeçe.
Pra kur isha shtatë vjeçe, ai më thotë,
"Vendos të hysh në sport ose muzikë".
Ai nuk dinte shumë nga sportet--
i bekuar qoftë--kështu ra për muzikën.
Kështu, kur isha shtatë vjeçe, mblodhi
gjithë lodrat e kukullat e mia,
dhe i hodhi poshtë.
Në këmbim ai më dha nje tastierë
të vogël Casio dhe--
(Të qeshura)
Po. Dhe kurse për kanto.
Dhe më detyroi, me pak fjalë,
të praktikoja për orë të tëra çdo ditë.
Shumë shpejt, bëri të shfaqesha
për publik gjithmonë më të madh
dhe çuditërisht, u bëra gati
një lloj si femijë reklamë
për multikulturalizmin norvegjez.
U ndjeva shumë krenare, sigurisht.
Sepse edhe gazetat tani
fillonin të shkruanin mirë
per njerëzit bojekaf,
prandaj ndieja që
superfuqia ime po rritej.
Kur isha 12 vjeçe,
duke u kthyer në shtëpi nga shkolla,
bëra një devijim të vogël
sepse doja të blija ëmbëlsirat
e preferuara, quhen "këmbë të kripura".
Unë i dua jasht mase.
Gjatë rrugës për në dyqan,
ishte nje burrë i bardhë,
tek dera hyrëse që më bllokonte rrugën.
Kështu provova të ecja rreth tij,
po sapo lëviza ai më ndaloi
dhe më nguli sytë,
dhe më pështyti në fytyrë, dhe më tha,
"Zhduku nga rruga ime
ti bushtër e zezë,
ti bushtër e vogël pakistane,
shko nga ku ke ardhur".
Unë isha tmerrësisht e tmerruar.
Ia kisha ngulur sytë.
Isha shume e frikësuar
të fshija pështymën nga fytyra,
edhe pse po trazohej me lotët e mi.
Më kujtohet që shikoja rreth e rrotull,
duke shpresuar në çdo çast tani
një i rritur do të vinte
dhe do të ndalonte këtë burrë.
Përkundrazi, njerëzit vazhdonin të ecnin
pas meje dhe pretendonin që s'më shikonin.
Isha shumë e hutuar, sepse mendoja:
"Njerëzit e mi të bardhë, ejani!
Ku janë ata? Çfarë po ndodh?
Si mundet të mos vijnë të më shpëtojnë?"
E panevojshme për t'u thënë,
ëmbëlsirat nuk i bleva.
Vrapova drejt shtëpisë me sa pata fuqi.
Gjërat ishin akoma në rregull,
megjithatë, mendova.
Me kalimin e kohës, dhe sa më shumë
bëhesha e suksesshme.
filluan të më ngacmonin bile
dhe njerezit bojekaf.
Disa burra nga komuniteti i prindërve
mendonin se ishte e pa pranueshme
dhe jo e ndershme për një grua
të përfshihet në muzikë
dhe të jetë e pranishme nëpër media.
Shumë shpejt, nisa të sulmohesha
nëper koncertet e mia.
Më kujtohet një nga koncertet,
isha në skenë, u përkula drejt publikut
dhe gjëja e fundit që pashë
ishte fytyra esmere e një të riut
dhe më pas mbaj mend që një lloj kimikati
u vërvit në sytë e mi
dhe më kujtohet që nuk mund të shikoja
dhe sytë më lotonin
po megjithatë vazhdova të këndoja.
Isha pështyrë në fytyrë në rrugët e Oslos,
kësaj radhe nga aziatikë.
Tentuan dhe të më rrëmbenin.
Kercënimet për vdekje ishin të pafundme.
Kujtoj që një burrë mjekrosh i moshuar
më ndaloi në rrugë njëherë,
e më tha, "Arsyeja pse të urrej kaq shumë
është se i bën vajzat tona të mendojnë
se mund të bëjnë çfarë të duan."
Një djal më i ri më paralajmëroi
të kisha kujdes.
Ai tha që muzika është anti-islamike
dhe punë për bushtra,
nëse vazhdon, do të të përdhunojnë
stomaku jot do të të pritet
kështu që asnjë kurvë tjetër të lindi më.
Përsëri, isha e hutuar.
Nuk mund të kuptoja çfarë po ndodhte.
Njerëzit e mi kafe fillonin
të më kërcënonin--si ndodhi?
Në vënd të bashkoheshin botë, dy botët,
m'u duk sikur po bija
midis dy botëve të mia.
Besoj, se për mua,
pështyma ishte kriptonit.
Kur isha 17 vjeçe,
kërcënimet për vdekje ishin të pafunda,
dhe ngacmimet ishin të vazhdueshme.
Shkoi shumë keq, deri sa mamaja ime
më uli dhe më tha,
"S'mundemi më të të mbrojmë,
nuk je e sigurt këtu,
duhet të largohesh prej këtej."
Bleva një biletë vetëm vajtje për Londër,
bëra valixhet dhe u largova.
Zemërimi im më i madh në atë kohë
ishte që asnjeri nuk tha gjë.
Pata një largim publik nga Norvegjia.
Njerëzit e mi kaf, njerëzit e bardhë--
asnjëri tha gjë.
Asnjë tha, "Pritni, ky është gabim.
Përkraheni këtë vajzë, mbrojeni
këtë vajzë, sepse është një prej nesh"
Asnjë nuk e tha këtë.
Përkundrazi, u ndjeva--
e keni parasysh në aeroport,
tek rripi i transportit të valixheve
janë ato valixhet
që shkojnë rreth e rrotull,
dhe aty është gjithmonë
një valixhe e mbetur në fund,
atë që asnjë nuk do,
atë që asnjeri nuk e kërkon.
U ndieva kështu.
Kurrë nuk isha ndjerë aq e vetmuar.
Kur nuk isha ndjerë aq e humbur.
Kështu pasi erdha në Londër,
vazhdova karrierën e muzikës.
Vend i ndryshëm, po fatkeqësisht,
e njëjta histori.
Më kujtohet një mesazh
që më kishin dërguar
që thoshte se do të më vrisnin
dhe lumenj me gjak do të rridhnin
dhe unë do të përdhunohesha
shumë herë para se të vdisja.
Në këtë pikë, dua të them,
po mësohesha me mesazhe të tilla,
por çfarë ndryshoi ishte që nisën të
kërcënonin familjen time.
Pra edhe njëherë, bëra valixhen,
lashë muzikën dhe shkova në SHBA.
Mjaft.
Nuk doja të kisha të bëja më me këtë gjë.
Dhe sigurisht nuk do vdisja për diçka
që nuk ishte as ëndrra ime --
ishte zgjidhja e babait tim.
U ndieva pak e humbur.
U ndieva e shqyer.
Po vendosa që çfarë unë doja të bëja
ishte të kaloja vitet e ardhshme
të jetës time
duke mbështetur njerëzit e rinj
dhe të provoja të isha
afër tyre në disa mënyra,
në çfarëdo lloj mënyre mundesha.
Nisa vullnetarizmin për disa organizata
që punonin me muslimanët e rinj në Evropë.
Dhe, për habi, çfarë zbulova ishte
që shumë nga këta të rinj po vuanin
dhe po luftonin.
Po përballeshin me shumë probleme me
familjet e komunitetet e tyre
që dukeshin të interesuar më
shumë për nderin dhe reputacionin
se sa për lumturinë
dhe jetën e fëmijëve të tyre.
Nisa të ndihesha që nuk isha aq e vetmuar,
ndoshta nuk isha aq e çuditshme.
Ndoshta ka shumë njerëz si unë në botë.
Problemi është, që pjesa më e madhe
e njerëzve nuk kuptojnë
që ka shumë nga ne që jetojnë në Evropë.
që nuk janë të lirë të jenë vetvetja.
Nuk na lejohet të jemi kush jemi.
Nuk jemi të lirë të martohemi
ose të jemi në një marredhenie
me një njeri që zgjedhim vetë.
Nuk mund të zgjedhim as karrierën tonë.
Kjo është normale në epiqëndrën
muslimane të Evropës.
Edhe në shoqëritë më të lira në botë,
ne nuk jemi të lirë
Jetët tona, ëndrrat tona,
e ardhmja jonë nuk na përket neve,
I përket prindërve tanë
dhe komunitetit tonë.
Zbulova historira të pafunda të të rinjsh
që janë të humbura te gjithë ne,
që janë të padukshme për të gjithë ne,
po që po vuajnë dhe po vuajnë vetëm.
Fëmijët që humbim në martesa të detyruara,
në dhunime dhe abuzime në emër të nderit.
Përfundimisht, kuptova pas vitesh
që punoja me këta të rinj,
që nuk do jem më në gjëndje
të vazhdoj të vrapoj.
Nuk mund të kaloj gjithë jetën time
e frikësuar dhe duke u fshehur
e që unë duhet të bej me të vërtet diçka.
Kuptova edhe që heshtja ime, heshtja jonë,
lejon dhunë si kjo të vazhdojë.
Kështu vendosa që doja të përdorja
superfuqinë e fëmijërisë time
për të bërë njerëzit e anëve të ndryshme
të kësaj çështje të kuptojnë
çfarë është të jesh një i ri i bllokuar
midis familjes dhe shtetit.
Kështu fillova të bëja filma,
dhe fillova të tregoja këto histori.
Unë doja edhe që njerëzit të kuptojnë
pasojat vdekjeprurëse
e mos marrjes seriozisht të problemeve.
Filmi i parë që bëra ishte mbi Banaz-in.
Ajo ishte një 17-vjeçare kurde në Londër.
Ajo ishte vajzë e bindur,
bënte çfarë prindërit i thonin.
Provonte të bënte gjithçka drejt.
U martua me një djalë
që i zgjodhën prindërit,
edhe pse ai e rrihte
dhe e përdhunonte vazhdimisht.
Dhe kur ajo provoi të shkonte tek familja
e saj për ndihmë, ata thanë,
"Duhet të kthehesh mbrapsht
dhe te bëhesh nuse më e mirë."
Sepse ata nuk donin
një vajzë të ndarë tek dera e tyre
sepse, sigurisht, kjo do të sillte
turp në familje.
Ajo ishte qëlluar aq shumë
saqë nga veshët i dilte gjak,
dhe kur në fund u largua
dhe gjeti një djalë që ajo zgjodhi
dhe ra në dashuri,
komuniteti dhe familja e zbuloi
dhe ajo u zhduk.
U gjet tre muaj më vonë.
E futur në një valixhe
dhe e varrosur nën tokën e shtëpisë.
E kishin mbytur,
e kishin qëlluar deri në vdekje
nga tre burra, tre kusherinj,
me urdhërin e babait dhe xhaxhait.
Tragjedisë të Banaz i shtohet fakti
që ajo kish shkuar në polici
në Angli pese herë për ndihmë,
duke i treguar se ajo do të vritej
nga familja e saj.
Policia nuk e besoi atë
kështu nuk bëri asgjë.
Dhe problemi me këtë
është që jo vetëm janë shumë nga fëmijët
tanë që përballen me këto probleme
brenda familjeve dhe brenda komuniteteve,
po ato përballohen me keqkuptime
dhe apati ne vendet ku rriten.
Kur familjet e tyre i tradhëtojnë,
ata shikojnë nga ne,
dhe kur ne nuk kuptojmë,
ne i humbim ata.
Ndërsa po bëja filmin,
disa njerëz më thanë,
"Mirë, Deeya, ti e di,
kjo është kultura e tyre,
kjo është çfarë këta njerëz
bëjnë me fëmijët e tyre
dhe ne nuk mund të ndërhyjmë."
Unë ju siguroj që të vritesh
nuk është në kulturën time.
E dini?
Dhe sigurisht njerëzit që janë si unë,
gra të reja që vijnë
nga të kaluara si imja,
duhet të kenë të njëjta të drejta,
të njëjta mbrojtje
si çdo njeri tjetër në këtë shtet, pse jo?
Kështu, për filmin e ardhshëm,
doja të provoja të kuptoja
si disa muslimanë të rinj në Evropë
janë tërhequr nga ekstremizmi dhe dhuna.
Po me këtë çështje,
mësova që unë isha duke u përballur
me frikën time më të madhe:
burrat muslimanë me mjekër.
Të njëjta burra, o të ngjashëm, me ata që
më lënduan për pjesën më të madhe të jetës
Burra që i kisha pasur frikë
tërë jetën time.
Burra që unë i urreja thellë,
për shumë, shumë vite.
Kështu kalova dy vitet e ardhshme duke
intervistuar terroristë të dënuar,
xhihadistë dhe ish ekstremistë.
Çfarë unë dija,
ishte shumë e qartë tashmë,
ishte që feja, politika,
e kaluara kolonialiste e Evropës,
dhe dështimet e politikës të jashtme
të të viteve të kaluara,
ishin të gjitha pjesë e kuadrit.
Por çfarë më interesonte më shumë
për të zbuluar ishte kush janë njerëzit,
cilat janë arsyet personale
pse disa nga të rinjtë janë të
prekshëm nga grupe si këto.
Dhe çfarë më surprizoi ishte që gjeta
njerëz të lënduar.
Në vend të përbindëshave që po kërkoja,
që doja të gjeja--
sinqerisht sepse do të kishte qënë
shumë e kënaqshme--
gjeta njerëz të vuajtur.
Si Banaz-i,
zbulova që këta djem të rinj ishin shqyer
duke provuar të bashkonin boshllëqet
midis familjeve të tyre
dhe vendit ku ata kishin lindur.
Dhe çfarë mësova tjetër është
që grupet ekstremiste, terroristët
përfitonin nga ndjenjat e
këtyre të rinjëve
dhe i kanalizonin këtë drejt dhunës.
"Eja tek ne", thonë ata.
"Refuzo të dy anët,
familjen tënde dhe shtetin tënd
sepse ata ty të refuzojnë.
Për familjen tënde, nderi saj
është më i rëndësishëm se ty
dhe për shtetin tënd,
norvegjezi i vërtetë, anglezi ose francezi
do të jetë gjithmonë i bardhë por jo ti."
Ata po i premtojnë të rinjve
gjërat që dëshirojnë:
rëndësi, heroizëm,
një arsye për prani dhe qëllim,
një komunitet që i do dhe i pranon.
Bëjnë të pafuqishmit
të ndihen të fuqishëm.
Të padukshmit dhe të heshturit
më në fund shihen e dëgjohen.
Kjo është çfarë po i bëjnë të rinjëve.
Pse këto grupe po e bëjnë këtë
për të rinjtë tanë dhe jo ne?
E vërteta është,
nuk dua të justifikoj
ose të fal asnjë lloj dhune.
Çfarë dua të them është
që ne duhet të kuptojmë
sepse disa nga të rinjtë joshen nga kjo.
Do doja t'ju tregoja, faktikisht--
këto janë foto fëmijërie
të disa prej burrave të filmit.
Çfarë më pengon më shumë
është që shumë prej këtyre --
nuk do ta kisha menduar kurrë--
po shumë prej këtyre kanë patur mungesë
babai ose një baba të dhunshëm.
Dhe disa nga këta të rinj
përfunduan duke kërkuar dashuri
dhe mëshirën e figurës së babait
brënda grupeve ekstremiste.
Gjeta edhe burra të brutalizuar
nga dhuna raciale,
po gjetën një mënyrë për të ndaluar
së ndjeri viktima
duke u bërë të dhunshëm vet.
Në fakt, zbulova diçka,
në tmerrin tim, që njojta.
Zbulova të njëjtat ndjenja që ndieja si
17 vjeçare kur u largova nga Norvegjia.
Të njejtën hutim, të njëjtën dhimbje,
dhe të njëjta ndjenja
të të qënit i tradhtuar
dhe mos përkasjes te asnjë.
E njëjta ndjenjë e të qënit e humbur
dhe e shqyer midis dy kulturave.
E thënë kjo, unë nuk zgjodha shkatërrimin,
unë zgjodha të mbaja lart një kamera
në vend të një arme.
Arsyeja pse e bëra këtë
është falë superfuqive të mia.
Unë mund të shikoja që të kuptuarit
është përgjigjja, në vend të dhunës.
Të shikosh qëniet njerëzore
me gjithë virtytet e tyre
dhe gjithë të metat e tyre
në vënd të vazhduarit karikaturen:
ne dhe ata, horrët dhe viktimat.
Më në fund kuptova në fakt
që dy kulturat nuk duhet të përplasen
po të bëhet një hapesirë
ku unë gjeta zërin tim.
Ndalova të ndihesha sikur
duhet të zgjidhja një anë,
po për këtë mu deshën shumë, shumë vite.
Ka shumë nga të rinjtë tanë sot
që po luftojnë me të njëjtat çështje,
dhe po luftojnë me to vetëm.
Dhe kjo lë hapur një plagë.
Dhe për disa, vizioni botëror
i radikalizmit islamik
bëhet një infeksion
që përhapet në atë plagë.
Është një fjalë e urtë afrikane që thotë,
"Nëse të rinjtë nuk janë
angazhuar në fshat,
ata do të djegin atë vetëm për ngrohtësi."
Dua të pyes--
prindërve musliman
dhe komunitetit musliman,
i doni ju fëmijët tuaj
pa i detyruar ata
të përmbushin shpresat tuaja?
Mund të zgjidhni ata në vënd të nderit?
Mund të kuptoni pse ata janë kaq
të inatosur dhe të tjetërsuar
kur ju vini nderin tuaj
para lumturisë së tyre?
Mundeni ju të bëheni miq me fëmijët tuaj
që ata të besojnë tek ju
dhe të ndajnë me ju përvojat e tyre,
më tepër se t'i kërkojnë
në vënde të tjera?
Dhe për të rinjtë tanë të joshur
nga ekstremismi,
A mundeni të kuptoni që inati juaj është
i ushqyer nga vuajtja?
A do gjeni forcën të kundërshtoni
ata burra pleq cinik
që duan të përdorin gjakun
tuaj për interesat e tyre?
Mund të gjeni një mënyrë për të jetuar?
Mund të shikoni që hakmarrja më e ëmbël
është për ju lumturia, dhe jeta e lirë?
Një jetë e përcaktuar
nga ju dhe asnjë tjetër.
Pse do të bëhesh një tjetër fëmijë
musliman i vdekur?
Dhe për të tërë ne, kur do nisim
të dëgjojmë fëmijët tanë?
Si mund t'i përkrahim
të drejtojmë dhimbjen
e tyre drejt diçka më konstrutive?
Ata mendojnë që
ne si pëlqejmë.
Ata mendojnë që ne nuk
na intereson çfarë i ndodh.
Ata mendojnë se ne nuk i pranojmë.
Mund të gjëjmë një mënyrë
për t'i bërë të ndihen ndryshe?
Çfarë do na kushtonte
t'i shikonim dhe të kujdeseshim për ata
para se ata të shndërohen në viktima
ose në kryesine e dhunës?
Mund të bëhemi më të kujdeshëm për ta
dhe t'i konsiderojmë si prej nesh?
Dhe mos të ndihemi të shqetsuar kur
viktimat e dhunës të na ngjajnë?
E gjejmë dot një mënyrë për të refuzuar
urrejtjen e të afrojmë ndarjen midis nesh?
Fakti është që s'mund të përballojmë
të mohojmë veten dhe fëmijët tanë,
edhe nëse ata na kanë mohuar ne.
Ne jemi të gjithë bashkë këtu.
Me kalimin e kohës, hakmarrja dhe dhuna
nuk do funksionojnë kundër ekstremistëve.
Terroristët duan që ne të kemi frikë
në shtëpitë tona,
të mbyllim dyert dhe zemrën tonë.
Ata duan që ne të hapim më shumë plagë
në shoqërinë tonë
kështu ata mund ti përdorin për të
shpërndarë infeksionin e tyre sa më shumë.
Ata duan që ne të bëhemi si ta:
intolerant, urrejtës dhe mizorë.
Një ditë pas sulmit të Parisit,
një mikja ime më dërgoi
fotografinë e vajzës së saj.
Kjo është një vajzë e bardhë
dhe një vajzë arabe.
Ato janë shoqe të ngushta.
Kjo fotografi është kriptoniti
për ekstremistët.
Këto dy vajza të vogla
me superfuqitë e tyre
tregojnë rrugën që duhet të ndjekim
drejt një shoqërie
që ne duhet të ndërtojmë së bashku,
një shoqëri që mban dhe mbështet,
më shumë se të refuzojë fëmijët tanë.
Ju falemnderit që më dëgjuat.
(Duartrokitje)