Miti i Sizifit - Alex Gendler
-
0:08 - 0:13Qoftë i lidhur në një rrotë
që digjet, që kthehet në merimangë -
0:13 - 0:16apo që shqiponja i ha mëlçinë,
-
0:16 - 0:19mitologjia greke është e mbushur
me histori rreth zotave -
0:19 - 0:23që shkaktojnë horrore të frikshme
tek mortalët që i zemëruan. -
0:23 - 0:26Megjithatë një nga ndëshkimet
më të famshme nuk kujtohet më -
0:26 - 0:33për mizorinë e jashtëzakontë
por për familjaritetin, disi shqetësues. -
0:33 - 0:39Sifizi ishte mbreti i parë i Epirit,
i njohur tanimë si Korinti. -
0:39 - 0:44Megjithëse një sundues i zgjuar që e bëri
qytetin të begatë, ai ishte një tiran dinak -
0:44 - 0:49që joshi mbesën e tij dhe vrau vizitorët
për të treguar pushtetin e tij. -
0:49 - 0:56Ky abuzim i mikpritjes, kësaj tradite
të shenjtë, i zemëroi zotat tej mase. -
0:56 - 0:59Por Sifizi mund ta kishte shmangur
gjithsesi ndëshkimin, -
0:59 - 1:04po të mos kishte qenë për
vetëbesimin e tij të sëmurë. -
1:04 - 1:08Telashet filluan kur Zeusi
rrëmbeu nimfën Agina -
1:08 - 1:12duke e marrë të shndërruar në
një shqiponjë gjigande. -
1:12 - 1:18Babai i Aginës, Zoti i lumenjve Azofi,
ndoqi gjurmët e tyre deri ne Epir, -
1:18 - 1:21ku u ndesh me Sifizin.
-
1:21 - 1:25Në shkëmbim, që ai të krijonte
një burim brenda qytetit, -
1:25 - 1:30mbreti i tregoi Azofit, në cilën rrugë
Zeusi e kishte marrë vajzën. -
1:30 - 1:36Kur Zeusi e mori vesh, ai u xhindos aq
shume saqë urdhëroi Thanatosin ose vdekjen -
1:36 - 1:42të lidhte Sifizin në botën e nëndheshme,
kështu që ai të mos shkaktonte më telashe. -
1:42 - 1:47Por Sifizi shquhej për dinakëri.
-
1:47 - 1:48Teksa ai ishte gati të burgosej,
-
1:48 - 1:53mbreti e pyeti Thanatosin ti tregonte
si punonin zinxhirët -
1:53 - 1:58dhe me shpejtësi e lidhi atë, para se
t'ja mbathte drejt botës njerëzore. -
1:58 - 2:04Me Thanatosin të zënë në grackë,askush
nuk vdiste dot dhe bota ishte në kaos. -
2:04 - 2:08Gjërat u rikthyen në normalitet
kur zoti i luftës Ares, -
2:08 - 2:14i mërzituar ngaqë luftrat nuk ishin më
emocionuese, e liroi Thanosin nga zinxhirët. -
2:14 - 2:18Sifizi e dinte që fundi ishte afër.
-
2:18 - 2:22Por ai kishte ende një As nën mëngë.
-
2:22 - 2:28Para se të vdiste, ai i kërkoi gruas së tij
Meropes ta hidhte trupin në sheshin publik, -
2:28 - 2:32nga ku ai do të përfundonte në
brigjet e lumit Styx. -
2:32 - 2:36Tani i rikthyer me të vdekurit,
Sifizi iu afrua Persefonit, -
2:36 - 2:38mbretëreshës së botës të nëndheshme
dhe u ankua -
2:38 - 2:44që gruaja e kishte mosrespektuar
dhe nuk i kishte bërë një varrim të duhur. -
2:44 - 2:48Persefoni i dha lejen të kthehej
në botën e të gjallëve -
2:48 - 2:54të ndëshkonte Meropen ,
me kusht që të kthehej sërisht. -
2:54 - 2:58Sigurisht, që Sifizi
nuk e mbajti premtimin, -
2:58 - 3:04tanimë i kishte shpëtuar vdekjes 2 herë,
duke ja hedhur zotave. -
3:04 - 3:06Nuk do të ketë një herë të tretë,
-
3:06 - 3:11pasi postieri Hermes e dërgon
Sifizin mbrapsht në Hades. -
3:11 - 3:14Mbreti mendoi se ishte
më i zgjuar se zotat, -
3:14 - 3:17por Zeusi ishte ai
që do të qeshte i fundit. -
3:17 - 3:21Ndëshkimi i Sifizit ishte një
detyrë direkte -
3:21 - 3:25-të rrotullonte një shkëmb
të madh lart në kodër. -
3:25 - 3:31Por sapo ai i afrohej majës ,
guri rrotullohej përsëri poshtë, -
3:31 - 3:34duke e detyruar të rifillonte nga e para
-
3:34 - 3:41... përsëri dhe përsëri, deri në pafundësi
-
3:41 - 3:46Historianët sugjerojnë që përralla e Sizifit
i ka rrënjët nga mitologjia antike -
3:46 - 3:51për agimin dhe perëndimin e diellit,
apo ciklet e tjera natyrore. -
3:51 - 3:56Por pamja e gjalle e dikujt të dënuar të
përsërisë një detyrë pafundësisht -
3:56 - 4:01tregon një alegori për pozitën e njeriut.
-
4:01 - 4:03Në esenë e tij klasike, Miti i Sizifit,
-
4:03 - 4:07filozofi ekzistencialist Albert Kamy
e krahason dënimin -
4:07 - 4:11me kërkimet e kota njerëzore për të gjetur
një domethënie dhe një të vërtetë -
4:11 - 4:15në një univers indiferent
dhe pa domethënie . -
4:15 - 4:19Në vend se të dëshpëruar, Kamy e përfytyron
pa dyshim Sifizin duke ndeshur fatin e tij -
4:19 - 4:25teksa zbret poshtë, për të
rrotulluar shkëmbin lart sërisht. -
4:25 - 4:28Edhe nëse pengesat
e përditshme në jetët tona -
4:28 - 4:32ndonjëherë duken njëlloj
përsëritëse dhe absurde, -
4:32 - 4:37ne duhet gjithsesi ti japim atyre rëndësi
duke i përqafuar ato si pjesë e jonë.
- Title:
- Miti i Sizifit - Alex Gendler
- Speaker:
- Alex Gendler
- Description:
-
Ndiq leksionin e plotë: https://ed.ted.com/lessons/the-myth-of-sisyphus-alex-gendler
Sizifi ishte si një sundimtar i zgjuar, që e begatisi qytetin e tij, edhe një tiran dinak, që joshi mbesën e tij dhe vriste vizitorë për të treguar pushtetin e tij. Ndërsa abuzimi i mikpritjes së shenjtë i xhindosi zotat, ishte vetëbesimi i papërmbajtur i Sizifit ai që e rrënoi- duke rezultuar në një dënim të përjetshëm nga Zeusi. Alex Gendler ndan me ne mitin e Sizifit.
Leksioni nga Alex Gendler, drejtuar nga Adriatic Animation.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TED-Ed
- Duration:
- 04:38
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for The myth of Sisyphus | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The myth of Sisyphus | |
![]() |
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for The myth of Sisyphus | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The myth of Sisyphus | |
![]() |
Hygerta Gjolena edited Albanian subtitles for The myth of Sisyphus |