Qoftë i lidhur në një rrotë që digjet, që kthehet në merimangë apo që shqiponja i ha mëlçinë, mitologjia greke është e mbushur me histori rreth zotave që shkaktojnë horrore të frikshme tek mortalët që i zemëruan. Megjithatë një nga ndëshkimet më të famshme nuk kujtohet më për mizorinë e jashtëzakontë por për familjaritetin, disi shqetësues. Sifizi ishte mbreti i parë i Epirit, i njohur tanimë si Korinti. Megjithëse një sundues i zgjuar që e bëri qytetin të begatë, ai ishte një tiran dinak që joshi mbesën e tij dhe vrau vizitorët për të treguar pushtetin e tij. Ky abuzim i mikpritjes, kësaj tradite të shenjtë, i zemëroi zotat tej mase. Por Sifizi mund ta kishte shmangur gjithsesi ndëshkimin, po të mos kishte qenë për vetëbesimin e tij të sëmurë. Telashet filluan kur Zeusi rrëmbeu nimfën Agina duke e marrë të shndërruar në një shqiponjë gjigande. Babai i Aginës, Zoti i lumenjve Azofi, ndoqi gjurmët e tyre deri ne Epir, ku u ndesh me Sifizin. Në shkëmbim, që ai të krijonte një burim brenda qytetit, mbreti i tregoi Azofit, në cilën rrugë Zeusi e kishte marrë vajzën. Kur Zeusi e mori vesh, ai u xhindos aq shume saqë urdhëroi Thanatosin ose vdekjen të lidhte Sifizin në botën e nëndheshme, kështu që ai të mos shkaktonte më telashe. Por Sifizi shquhej për dinakëri. Teksa ai ishte gati të burgosej, mbreti e pyeti Thanatosin ti tregonte si punonin zinxhirët dhe me shpejtësi e lidhi atë, para se t'ja mbathte drejt botës njerëzore. Me Thanatosin të zënë në grackë,askush nuk vdiste dot dhe bota ishte në kaos. Gjërat u rikthyen në normalitet kur zoti i luftës Ares, i mërzituar ngaqë luftrat nuk ishin më emocionuese, e liroi Thanosin nga zinxhirët. Sifizi e dinte që fundi ishte afër. Por ai kishte ende një As nën mëngë. Para se të vdiste, ai i kërkoi gruas së tij Meropes ta hidhte trupin në sheshin publik, nga ku ai do të përfundonte në brigjet e lumit Styx. Tani i rikthyer me të vdekurit, Sifizi iu afrua Persefonit, mbretëreshës së botës të nëndheshme dhe u ankua që gruaja e kishte mosrespektuar dhe nuk i kishte bërë një varrim të duhur. Persefoni i dha lejen të kthehej në botën e të gjallëve të ndëshkonte Meropen , me kusht që të kthehej sërisht. Sigurisht, që Sifizi nuk e mbajti premtimin, tanimë i kishte shpëtuar vdekjes 2 herë, duke ja hedhur zotave. Nuk do të ketë një herë të tretë, pasi postieri Hermes e dërgon Sifizin mbrapsht në Hades. Mbreti mendoi se ishte më i zgjuar se zotat, por Zeusi ishte ai që do të qeshte i fundit. Ndëshkimi i Sifizit ishte një detyrë direkte -të rrotullonte një shkëmb të madh lart në kodër. Por sapo ai i afrohej majës , guri rrotullohej përsëri poshtë, duke e detyruar të rifillonte nga e para ... përsëri dhe përsëri, deri në pafundësi Historianët sugjerojnë që përralla e Sizifit i ka rrënjët nga mitologjia antike për agimin dhe perëndimin e diellit, apo ciklet e tjera natyrore. Por pamja e gjalle e dikujt të dënuar të përsërisë një detyrë pafundësisht tregon një alegori për pozitën e njeriut. Në esenë e tij klasike, Miti i Sizifit, filozofi ekzistencialist Albert Kamy e krahason dënimin me kërkimet e kota njerëzore për të gjetur një domethënie dhe një të vërtetë në një univers indiferent dhe pa domethënie . Në vend se të dëshpëruar, Kamy e përfytyron pa dyshim Sifizin duke ndeshur fatin e tij teksa zbret poshtë, për të rrotulluar shkëmbin lart sërisht. Edhe nëse pengesat e përditshme në jetët tona ndonjëherë duken njëlloj përsëritëse dhe absurde, ne duhet gjithsesi ti japim atyre rëndësi duke i përqafuar ato si pjesë e jonë.