Filozofia ime për një jetë të lumtur | Sam Berns | TEDxMidAtlantic
-
0:18 - 0:20Përshendetje të gjithëve.
-
0:20 - 0:22Unë jam Sami
-
0:22 - 0:24dhe sapo i mbusha 17 vjec.
-
0:24 - 0:28Ca vjet me pare, para vitit të parë
të shkollës së mesme -
0:28 - 0:33doja të ekzekutoja daullen
në marshin e shkollës së mesme Foxboro -
0:33 - 0:36dhe kjo ishte një ëndërr
që thjesht duhej ta realizoja. -
0:36 - 0:38Por secila daulle dhe rripat e saj
-
0:38 - 0:40peshonin rreth 18 kg secila,
-
0:40 - 0:43dhe unë kam një sëmundje
të quajtur Progeria. -
0:43 - 0:47Vetëm për t'iu dhënë një ide,
unë peshoj vetëm 22 kg. -
0:47 - 0:52Pra logjikisht nuk mund të mbaja një
daulle të një madhësie të rregullt, -
0:52 - 0:56dhe për shkak të kësaj drejtuesi i bandës
më caktoi të luaja -
0:56 - 0:59ksilofonin gjatë pushimit të spektaklit.
-
0:59 - 1:01Tani, pjesa per ksilofon ishte argëtuese.
-
1:01 - 1:05Ajo përfshinte disa instrumente ndihmëse,
-
1:05 - 1:09si bongo, timpanin,
-
1:09 - 1:11dhe timbalenë dhe zilen.
-
1:11 - 1:13Kështu që ishte argëtuese,
-
1:13 - 1:18por nuk mund te marshoje,
dhe isha zemërthyer. -
1:18 - 1:21Megjithatë, asgjë nuk do më ndalte mua
-
1:21 - 1:24për të luajtur daullen me bandën marshuese
-
1:24 - 1:25në intervalin e spektaklit.
-
1:25 - 1:30Kështu, familja ime dhe unë punuam me
një ingjinier për të dizajnuar -
1:30 - 1:32një daulle
-
1:32 - 1:36e cila peshonte më pak
dhe më e lehtë për mua t'a mbaja. -
1:36 - 1:40Kështu pas një pune të palodhshme, ne bëmë
-
1:40 - 1:44një daulle që peshon vetëm rreth 3kg.
-
1:44 - 1:48(Duartrokitje)
-
1:48 - 1:52Dua të i'u jap më shumë informacione
mbi Progerian. -
1:52 - 1:58Ate e kane vetëm rreth 350 fëmijë sot,
në mbarë botën. -
1:58 - 2:01Eshtë shume e rrallë,
-
2:01 - 2:03dhe efektet e Progerias përfshijnë:
-
2:03 - 2:07lëkurë të tendosur, mosshtim në peshë,
rritje të ngadalshme, -
2:07 - 2:09dhe sëmundje të zemrës.
-
2:09 - 2:13Vitin e kaluar mamaja ime
dhe ekipi i saj i shkencëtarëve -
2:13 - 2:17publikuan studimin e parë të suksesshëm
të trajtimit të Progerias, -
2:17 - 2:19dhe për shkak të kësaj,
u intervistova nga NPR, -
2:19 - 2:22dhe John Hamilton më bëri pyetjen:
-
2:22 - 2:24"Cila është gjëja më e rëndësishme
-
2:24 - 2:27që njerëzit duhet të dinë për ty?"
-
2:27 - 2:29Përgjigja ime ishte thjesht që
-
2:29 - 2:32unë kam një jetë shumë të lumtur.
-
2:32 - 2:36(Duartrokitje)
-
2:36 - 2:40Ndonëse ka shumë vështirësi
në jetën time, -
2:40 - 2:43shumica prej të cilave janë krijuar
nga Progeria, -
2:43 - 2:45unë nuk dua që njerëzit të ndjejnë
keqardhje për mua. -
2:45 - 2:48Unë nuk mendoj për këto vështirësi
gjatë gjithë kohës, -
2:48 - 2:51dhe jam në gjendje t'i tejkaloj shumicën
prej tyre gjithsesi. -
2:51 - 2:56Kështu, unë jam këtu sot, për të ndarë me
ju filozofinë time për një jetë të lumtur. -
2:56 - 3:01Për mua janë tri aspekte
të kësaj filozofie. -
3:01 - 3:05Ja një citat nga i famshmi Ferris Bueller.
-
3:05 - 3:09Aspekti i parë i filozofisë sime është që
-
3:09 - 3:12unë pajtohem në fund të fundit
me ato që nuk mund të bëj, -
3:12 - 3:14sepse ka aq shumë që mund të bëj.
-
3:14 - 3:17Njerëzit nganjëherë më bëjnë pyetje si,
-
3:17 - 3:19"A nuk është e vështirë të jetosh me
Progeria?" ose -
3:19 - 3:23"Me cfarë sfida të përditshme të
Progerias përballesh?" -
3:23 - 3:26Dhe unë dua të them që,
edhe pse e kam Progeria, -
3:26 - 3:29shumica e kohës sime shpenzohet
duke menduar për gjërat -
3:29 - 3:32që nuk kanë fare të bëjnë me Progerian.
-
3:32 - 3:36Tani kjo nuk do të thotë që injoroj
aspektet negative të këtyre vështirësive. -
3:36 - 3:38Kur nuk mund të bëj diçka si
-
3:38 - 3:43vrapim në distancë të gjatë,
ose të shkoj në një tren të frikshëm, -
3:43 - 3:45e di se çfarë mundësish po humb.
-
3:45 - 3:48Por në vend të kësaj, zgjedh të fokusohem
në ato aktivitete -
3:48 - 3:52të cilat mund t'i bëj përmes gjërave që
jam i apasionuar, -
3:52 - 3:56si hulumtimet, ose muzika, ose
librat komike, -
3:56 - 3:59ose një nga ekipet e sportit të Bostonit.
-
3:59 - 4:02Mirë, kështu --
(Të qeshura) -
4:02 - 4:06Megjithatë, nganjëherë më duhet të gjej
një rrugë ndryshe për të bërë dicka -
4:06 - 4:08duke bërë përshtatshmëri,
-
4:08 - 4:12dhe dua t'i vendos këto gjëra në
kategorinë e "mund t'i bëj" -
4:12 - 4:15Pak a shume si ajo që patë
me daullen më parë. -
4:15 - 4:17Ja ku është një klip
-
4:17 - 4:19me mua ku luaj Spider-manin
-
4:19 - 4:22me bandën marshuese të shkollës së
mesme Foxboro -
4:22 - 4:24në pushimin e ndeshjes disa vite më parë.
-
4:24 - 4:26(Video)
-
4:27 - 4:32♫ Kënga e Spider-Manit ♫
-
5:07 - 5:11(Duartrokitje)
-
5:11 - 5:13Ju falemnderit.
-
5:13 - 5:15Në rregull, në rregull pra --
-
5:15 - 5:16Kjo ishte shumë qef,
-
5:16 - 5:20dhe unë isha në gjendje
të realizoja ëndërrën time -
5:20 - 5:22për të luajtur daullen me
bandën marshuese, -
5:22 - 5:25njejtë siç besoj që mund t'i realizoj
gjithë ëndërrat tjera. -
5:25 - 5:30Pra shpresoj që ju t'i realizoni
ëndërrat tuaja me të njejtin këndvështrim. -
5:30 - 5:32Aspekti tjetër i filozofisë sime është
-
5:32 - 5:37që rrethohem me njerëzit që dua,
-
5:37 - 5:39njerëz të kualitetit të lartë.
-
5:39 - 5:43Unë jam jashtëzakonisht me fat
që kam një familje të mrekullueshme, -
5:43 - 5:46që gjithmonë më ka mbështetur
gjatë gjithë jetës sime. -
5:46 - 5:48Dhe gjithashtu jam me fat që kam
-
5:48 - 5:51një grup të afërt të shokëve në shkollë.
-
5:51 - 5:55Tani, ne jemi pak budallenj,
shumica jemi të dhënë pas bandës, -
5:55 - 5:57por ne shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit,
-
5:57 - 6:00dhe ndihmojmë njëri tjetrin kur ka nevojë.
-
6:00 - 6:05Ne e shikojmë njëri tjetrin
për atë ne jemi në brendësi. -
6:05 - 6:07Ja ku jemi këtu duke u sjellë
paksa si budallenj. -
6:07 - 6:09Tani jemi në vitin e tretë
të shkollës së mesme, -
6:09 - 6:15dhe tani mundemi t'i udhëheqim
anëtarët e ri të bandës, -
6:15 - 6:17si një kolektiv i përbashkët.
-
6:17 - 6:20Ajo cka më pëlqen në të ndenjurit
në një grup si ai me bandën, -
6:20 - 6:23është ajo se muzika që ne bëjmë së bashku,
-
6:23 - 6:28është e vërtetë, e sinqertë,
dhe ia zë vendin Progerias. -
6:28 - 6:30Kështu që nuk më duhet të preokupohem
-
6:30 - 6:34kur ndjehem shumë mirë
rreth të bërit muzikë. -
6:34 - 6:37Por edhe pasi që kam bërë
një dokumentar, -
6:37 - 6:39duke dale ne televizion disa herë,
-
6:39 - 6:41unë ndjehem në pikën time më të lartë
-
6:41 - 6:46kur jam me njerëzit që më rrethojnë
mua çdo ditë. -
6:46 - 6:49Ata më sigurojnë influencë positive
në jetën time, -
6:49 - 6:55ashtu siç shpresoj që edhe unë
i jap influencë positive gjithashtu. -
6:55 - 6:58(Duartrokitje)
-
6:58 - 6:59Ju falemnderit.
-
6:59 - 7:01Pra krejt çka dua të them,
-
7:01 - 7:05është që shpresoj që të vlerësoni
dhe dashuroni familjen tuaj, -
7:05 - 7:08dashuroni shokët tuaj,
për ju djemtë, dashuroni vëllezërit -
7:08 - 7:12dhe falenderoni këshilluesit tuaj,
-
7:12 - 7:14dhe komunitetin tuaj,
-
7:14 - 7:17sepse ata janë vërtetë një aspekt
i rëndësishëm i përditshmërisë, -
7:17 - 7:21ata mund të kenë impakt pozitiv
shumë të madh. -
7:21 - 7:24Aspekti i tretë i filozofisë është,
-
7:24 - 7:26Vazhdoni të ecni përpara.
-
7:26 - 7:30Ja një citim nga një njeri që ju e njihni,
që quhet Walt Disney, -
7:30 - 7:31dhe është ndër citimet e preferuarara.
-
7:31 - 7:34Unë gjithmonë përpiqem të kem diçka që
të shoh përpara. -
7:34 - 7:37diçka që më sfidon që të
më pasurojë jetën. -
7:37 - 7:39Nuk është e thënë të jetë e madhe.
-
7:39 - 7:41Mund të jetë çfarëdo gjëje nga
-
7:41 - 7:44të presësh me entuziazëm
librin e ri komik që të dalë, -
7:44 - 7:46ose të shkosh në për pushime me familjen
-
7:46 - 7:49ose të dalësh me shokët,
-
7:49 - 7:52të shkosh në lojën e ardhshme
të futbollit të shkollës së mesme. -
7:52 - 7:55Megjithatë, të gjithë këto gjëra
më mbajnë të fokusuar, -
7:55 - 7:58dhe e di që është një e ardhshme e
ndritshme përpara, -
7:58 - 8:02që mund të më ndihmojë t'i tejkaloj
vështirësitë që mund t'i kem. -
8:02 - 8:08Tani ky mentalitet përfshin qëndrimin
e mendjes në pritshmëri të së ardhmes. -
8:08 - 8:11Unë mundohem shumë që të mos shpenzoj
energji duke u ndjerë keq me veten, -
8:11 - 8:15sepse kur ndjehem i tillë,
mbërthehem në një paradoks, -
8:15 - 8:19ku nuk ka vend për lumturi
ose ndonjë emocion tjetër. -
8:19 - 8:23Tani, nuk është që e injoroj situatën
kur unë ndjehem keq. -
8:23 - 8:25deri diku unë e pranoj atë,
-
8:25 - 8:28unë e lejoj atë brenda,
që të mund ta pranoj atë, -
8:28 - 8:32dhe të bëj atë që duhet të bëj
ta tejkaloj atë. -
8:32 - 8:35Kur isha me i ri,
doja të bëhesha inxhinier. -
8:35 - 8:37Doja të bëhesha një shpikës,
-
8:37 - 8:40që do të nxiste botën në një të
ardhme më të mirë. -
8:40 - 8:42Ndoshta kjo erdhi nga dashuria ime
ndaj Lego, -
8:42 - 8:45dhe nga liria e të shprehurit që ndjeva
-
8:45 - 8:48kur ndërtoja me to.
-
8:48 - 8:53Kjo dëshirë gjithashtu erdhi nga familja
dhe këshilluesit e mi, -
8:53 - 8:58që gjithmonë më bëjnë të ndihem i
përmbushur dhe mirë me veten. -
8:58 - 9:01Tani ambicjet e mija kanë ndryshuar paksa,
-
9:01 - 9:04do dëshiroja të studioja
fushën e Biologjisë, -
9:04 - 9:08ndoshta biologjinë e qelizave,
ose gjenetikën, -
9:08 - 9:12ose biokiminë, ose në të vërtetë gjithçka.
-
9:12 - 9:16Ky është një mik i imi,
me të cilin shoqërohem, -
9:16 - 9:19Francis Collins, direktori i NIH,
-
9:19 - 9:23dhe ketu jemi ne në TEDMED
vitin e kaluar, duke biseduar. -
9:23 - 9:26Ndjej se çfarëdo që zgjedh të bëhem,
-
9:26 - 9:30unë besoj që mund të ndryshoj botën.
-
9:30 - 9:34Dhe gjersa përpiqem të ndryshoj botën,
unë do të jem i lumtur. -
9:34 - 9:37Para rreth katër viteve,
-
9:37 - 9:39HBO bëri një film dokumentar
-
9:39 - 9:42për familjen time dhe për mua
që quhet "Jeta sipas Samit". -
9:42 - 9:46Ajo ishte një eksperiencë mjaft e mirë.
por gjithashtu ishte para katër viteve. -
9:46 - 9:50Dhe si çdo njeri, këndvështrimet e mia
në shumë gjëra kanë ndryshuar, -
9:50 - 9:54dhe shpresimisht janë zhvilluar,
si potenciali im për karrierë. -
9:54 - 9:59Megjithatë, disa gjëra kanë qëndruar
njejtë siç kanë qenë. -
9:59 - 10:03Si përshembull mentaliteti,
dhe filozofia kundrejt jetës. -
10:03 - 10:05Kështu që do doja t'ju tregoja
-
10:05 - 10:08një klip nga vetja ime më e re nga filmi,
-
10:08 - 10:11që ndjej se e shpreh atë filozofi.
-
10:11 - 10:13(Video)
-
10:13 - 10:16Tani di më shumë rreth saj
nga pikepamja gjenetike. -
10:16 - 10:20Kështu që është më pak
se një shprehje tani. -
10:20 - 10:21Dikur ishte si
-
10:21 - 10:24ajo gjëja që më pengonte mua për
t'i bërë ato veprime, -
10:24 - 10:27që shkaktojë vdekjen e fëmijëve të tjerë,
-
10:27 - 10:30që i shkakton të gjithë të stresohen,
-
10:30 - 10:35dhe tani është një proteinë
që është abnormale, -
10:35 - 10:39që dobëson strukturën e qelizave.
-
10:40 - 10:42Pra,
-
10:42 - 10:45më ka hequr barrën sepse tani
-
10:45 - 10:48Nuk më duhet të mendoj për
-
10:48 - 10:52Progerian si një qenie.
-
10:56 - 10:58Në rregull, mjaft mirë, apo jo?
-
10:58 - 11:02(Duartrokitje)
-
11:02 - 11:03Falemnderit.
-
11:03 - 11:06Pra, siç mund t'a shihni unë kam menduar
kështu për shumë vite. -
11:06 - 11:10Por asnjëherë nuk më ishte dhënë rasti
të aplikoja këto aspekte të filozofisë -
11:10 - 11:14në realitet ndonjëherë,
deri në Janarin e fundit. -
11:14 - 11:19Unë isha shumë i sëmurë, kisha ftohje
në gjoks dhe isha në spital për katër ditë -
11:19 - 11:24dhe isha i izoluar nga të gjitha aspektet
e jetës që unë ndjehesha -
11:24 - 11:25që më bënin mua, ai që isha,
-
11:25 - 11:28të cilat njëfarë mënyre më jepnin
identitet. -
11:28 - 11:31Por duke e ditur që do të bëhesha më mirë,
-
11:31 - 11:34dhe duke pritur kohën kur unë
do të ndihesha më mirë përsëri, -
11:34 - 11:37më ndihmuan që të vazhdoj përpara.
-
11:37 - 11:39Dhe ndonjëherë më duhej
të isha i guximshëm, -
11:39 - 11:41dhe nuk ishte gjithmonë e lehtë.
-
11:41 - 11:43Nganjëherë dobësohesha,
-
11:43 - 11:44kisha ditë të këqija,
-
11:44 - 11:48por e kuptova që të jesh i guximshëm
nuk do të thotë që të jetë e lehtë. -
11:48 - 11:52Dhe për mua, ndjej që është çelësi
për të vazhduar përpara. -
11:52 - 11:54Pra, para se gjithash,
-
11:54 - 11:58unë nuk harxhoj energji duke u ndjerë
keq për veten time. -
11:58 - 12:01Unë e rrethoj veten me njerëzit
me të cilët dua të jem, -
12:01 - 12:03dhe vazhdoj shikoj përpara.
-
12:03 - 12:07Pra me këtë filozofi,
shpresoj që të gjithë ju, -
12:07 - 12:09pavarësisht vështirësive,
-
12:09 - 12:12mund të keni një jetë të lumtur gjithashtu
-
12:12 - 12:13Oh, vetëm një sekonde,
-
12:13 - 12:16edhe një copëz këshille ---
-
12:16 - 12:17(Të qeshura)
-
12:17 - 12:20Asnjëherë mos mungoni në ndonjë
mbrëmje nëse mundeni. -
12:20 - 12:22Mbrëmja e fillimit të shkollës
sime është të nesër -
12:22 - 12:24dhe unë do të jem atje.
-
12:24 - 12:26Ju falemnderit shumë.
-
12:26 - 12:31(Duartrokitje)
- Title:
- Filozofia ime për një jetë të lumtur | Sam Berns | TEDxMidAtlantic
- Description:
-
Sami ishte diagnostifikuar me Progeria, një sëmundje e rrallë me rritje të shpejtë që e bën të duket më i moshuar, në moshën 2-vjeqare. Në këtë fjalim inspirues, ai e ndan filozofinë e tij për një jetë më të lumtur.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDxTalks
- Duration:
- 12:46
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for My Philosophy for a Happy Life: Sam Berns at TEDxMidAtlantic | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My Philosophy for a Happy Life: Sam Berns at TEDxMidAtlantic | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for My Philosophy for a Happy Life: Sam Berns at TEDxMidAtlantic | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My Philosophy for a Happy Life: Sam Berns at TEDxMidAtlantic | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My Philosophy for a Happy Life: Sam Berns at TEDxMidAtlantic | ||
Visar Hadri edited Albanian subtitles for My Philosophy for a Happy Life: Sam Berns at TEDxMidAtlantic | ||
Visar Hadri edited Albanian subtitles for My Philosophy for a Happy Life: Sam Berns at TEDxMidAtlantic | ||
Visar Hadri edited Albanian subtitles for My Philosophy for a Happy Life: Sam Berns at TEDxMidAtlantic |