1 00:00:18,023 --> 00:00:20,217 Përshendetje të gjithëve. 2 00:00:20,217 --> 00:00:21,634 Unë jam Sami 3 00:00:21,634 --> 00:00:24,401 dhe sapo i mbusha 17 vjec. 4 00:00:24,401 --> 00:00:27,648 Ca vjet me pare, para vitit të parë të shkollës së mesme 5 00:00:27,648 --> 00:00:32,852 doja të ekzekutoja daullen në marshin e shkollës së mesme Foxboro 6 00:00:32,852 --> 00:00:35,589 dhe kjo ishte një ëndërr që thjesht duhej ta realizoja. 7 00:00:35,589 --> 00:00:37,852 Por secila daulle dhe rripat e saj 8 00:00:37,852 --> 00:00:40,155 peshonin rreth 18 kg secila, 9 00:00:40,155 --> 00:00:42,770 dhe unë kam një sëmundje të quajtur Progeria. 10 00:00:42,770 --> 00:00:46,858 Vetëm për t'iu dhënë një ide, unë peshoj vetëm 22 kg. 11 00:00:46,858 --> 00:00:51,615 Pra logjikisht nuk mund të mbaja një daulle të një madhësie të rregullt, 12 00:00:51,615 --> 00:00:55,654 dhe për shkak të kësaj drejtuesi i bandës më caktoi të luaja 13 00:00:55,654 --> 00:00:59,005 ksilofonin gjatë pushimit të spektaklit. 14 00:00:59,005 --> 00:01:01,110 Tani, pjesa per ksilofon ishte argëtuese. 15 00:01:01,110 --> 00:01:04,803 Ajo përfshinte disa instrumente ndihmëse, 16 00:01:04,803 --> 00:01:08,623 si bongo, timpanin, 17 00:01:08,623 --> 00:01:11,107 dhe timbalenë dhe zilen. 18 00:01:11,107 --> 00:01:13,318 Kështu që ishte argëtuese, 19 00:01:13,318 --> 00:01:18,420 por nuk mund te marshoje, dhe isha zemërthyer. 20 00:01:18,420 --> 00:01:20,914 Megjithatë, asgjë nuk do më ndalte mua 21 00:01:20,914 --> 00:01:23,585 për të luajtur daullen me bandën marshuese 22 00:01:23,585 --> 00:01:25,010 në intervalin e spektaklit. 23 00:01:25,010 --> 00:01:29,865 Kështu, familja ime dhe unë punuam me një ingjinier për të dizajnuar 24 00:01:29,865 --> 00:01:31,793 një daulle 25 00:01:31,793 --> 00:01:35,580 e cila peshonte më pak dhe më e lehtë për mua t'a mbaja. 26 00:01:35,580 --> 00:01:39,638 Kështu pas një pune të palodhshme, ne bëmë 27 00:01:39,638 --> 00:01:43,859 një daulle që peshon vetëm rreth 3kg. 28 00:01:43,859 --> 00:01:48,129 (Duartrokitje) 29 00:01:48,129 --> 00:01:52,427 Dua të i'u jap më shumë informacione mbi Progerian. 30 00:01:52,427 --> 00:01:58,340 Ate e kane vetëm rreth 350 fëmijë sot, në mbarë botën. 31 00:01:58,340 --> 00:02:00,880 Eshtë shume e rrallë, 32 00:02:00,880 --> 00:02:03,335 dhe efektet e Progerias përfshijnë: 33 00:02:03,335 --> 00:02:07,408 lëkurë të tendosur, mosshtim në peshë, rritje të ngadalshme, 34 00:02:07,408 --> 00:02:09,011 dhe sëmundje të zemrës. 35 00:02:09,011 --> 00:02:12,586 Vitin e kaluar mamaja ime dhe ekipi i saj i shkencëtarëve 36 00:02:12,586 --> 00:02:16,725 publikuan studimin e parë të suksesshëm të trajtimit të Progerias, 37 00:02:16,725 --> 00:02:19,460 dhe për shkak të kësaj, u intervistova nga NPR, 38 00:02:19,460 --> 00:02:22,006 dhe John Hamilton më bëri pyetjen: 39 00:02:22,006 --> 00:02:24,272 "Cila është gjëja më e rëndësishme 40 00:02:24,272 --> 00:02:26,538 që njerëzit duhet të dinë për ty?" 41 00:02:26,538 --> 00:02:29,264 Përgjigja ime ishte thjesht që 42 00:02:29,264 --> 00:02:31,691 unë kam një jetë shumë të lumtur. 43 00:02:31,691 --> 00:02:35,762 (Duartrokitje) 44 00:02:35,762 --> 00:02:39,663 Ndonëse ka shumë vështirësi në jetën time, 45 00:02:39,663 --> 00:02:42,533 shumica prej të cilave janë krijuar nga Progeria, 46 00:02:42,533 --> 00:02:45,095 unë nuk dua që njerëzit të ndjejnë keqardhje për mua. 47 00:02:45,095 --> 00:02:47,802 Unë nuk mendoj për këto vështirësi gjatë gjithë kohës, 48 00:02:47,802 --> 00:02:51,007 dhe jam në gjendje t'i tejkaloj shumicën prej tyre gjithsesi. 49 00:02:51,007 --> 00:02:56,132 Kështu, unë jam këtu sot, për të ndarë me ju filozofinë time për një jetë të lumtur. 50 00:02:56,132 --> 00:03:00,757 Për mua janë tri aspekte të kësaj filozofie. 51 00:03:00,757 --> 00:03:04,830 Ja një citat nga i famshmi Ferris Bueller. 52 00:03:04,830 --> 00:03:08,516 Aspekti i parë i filozofisë sime është që 53 00:03:08,516 --> 00:03:11,552 unë pajtohem në fund të fundit me ato që nuk mund të bëj, 54 00:03:11,552 --> 00:03:14,032 sepse ka aq shumë që mund të bëj. 55 00:03:14,032 --> 00:03:16,799 Njerëzit nganjëherë më bëjnë pyetje si, 56 00:03:16,799 --> 00:03:19,252 "A nuk është e vështirë të jetosh me Progeria?" ose 57 00:03:19,252 --> 00:03:22,569 "Me cfarë sfida të përditshme të Progerias përballesh?" 58 00:03:22,569 --> 00:03:26,053 Dhe unë dua të them që, edhe pse e kam Progeria, 59 00:03:26,053 --> 00:03:28,686 shumica e kohës sime shpenzohet duke menduar për gjërat 60 00:03:28,686 --> 00:03:31,534 që nuk kanë fare të bëjnë me Progerian. 61 00:03:31,534 --> 00:03:36,435 Tani kjo nuk do të thotë që injoroj aspektet negative të këtyre vështirësive. 62 00:03:36,435 --> 00:03:38,491 Kur nuk mund të bëj diçka si 63 00:03:38,491 --> 00:03:42,557 vrapim në distancë të gjatë, ose të shkoj në një tren të frikshëm, 64 00:03:42,557 --> 00:03:44,583 e di se çfarë mundësish po humb. 65 00:03:44,583 --> 00:03:48,499 Por në vend të kësaj, zgjedh të fokusohem në ato aktivitete 66 00:03:48,499 --> 00:03:52,276 të cilat mund t'i bëj përmes gjërave që jam i apasionuar, 67 00:03:52,276 --> 00:03:55,791 si hulumtimet, ose muzika, ose librat komike, 68 00:03:55,791 --> 00:03:58,756 ose një nga ekipet e sportit të Bostonit. 69 00:03:58,756 --> 00:04:01,862 Mirë, kështu -- (Të qeshura) 70 00:04:01,862 --> 00:04:06,001 Megjithatë, nganjëherë më duhet të gjej një rrugë ndryshe për të bërë dicka 71 00:04:06,001 --> 00:04:07,712 duke bërë përshtatshmëri, 72 00:04:07,712 --> 00:04:11,799 dhe dua t'i vendos këto gjëra në kategorinë e "mund t'i bëj" 73 00:04:11,799 --> 00:04:14,803 Pak a shume si ajo që patë me daullen më parë. 74 00:04:14,803 --> 00:04:16,512 Ja ku është një klip 75 00:04:16,512 --> 00:04:18,951 me mua ku luaj Spider-manin 76 00:04:18,951 --> 00:04:21,760 me bandën marshuese të shkollës së mesme Foxboro 77 00:04:21,760 --> 00:04:23,864 në pushimin e ndeshjes disa vite më parë. 78 00:04:23,864 --> 00:04:25,968 (Video) 79 00:04:26,648 --> 00:04:32,026 ♫ Kënga e Spider-Manit ♫ 80 00:05:07,115 --> 00:05:10,622 (Duartrokitje) 81 00:05:10,622 --> 00:05:12,548 Ju falemnderit. 82 00:05:12,548 --> 00:05:14,921 Në rregull, në rregull pra -- 83 00:05:14,921 --> 00:05:16,226 Kjo ishte shumë qef, 84 00:05:16,226 --> 00:05:19,561 dhe unë isha në gjendje të realizoja ëndërrën time 85 00:05:19,561 --> 00:05:22,117 për të luajtur daullen me bandën marshuese, 86 00:05:22,117 --> 00:05:25,009 njejtë siç besoj që mund t'i realizoj gjithë ëndërrat tjera. 87 00:05:25,009 --> 00:05:30,167 Pra shpresoj që ju t'i realizoni ëndërrat tuaja me të njejtin këndvështrim. 88 00:05:30,167 --> 00:05:32,382 Aspekti tjetër i filozofisë sime është 89 00:05:32,382 --> 00:05:36,818 që rrethohem me njerëzit që dua, 90 00:05:36,818 --> 00:05:38,634 njerëz të kualitetit të lartë. 91 00:05:38,634 --> 00:05:42,680 Unë jam jashtëzakonisht me fat që kam një familje të mrekullueshme, 92 00:05:42,680 --> 00:05:46,110 që gjithmonë më ka mbështetur gjatë gjithë jetës sime. 93 00:05:46,110 --> 00:05:48,489 Dhe gjithashtu jam me fat që kam 94 00:05:48,489 --> 00:05:51,498 një grup të afërt të shokëve në shkollë. 95 00:05:51,498 --> 00:05:55,050 Tani, ne jemi pak budallenj, shumica jemi të dhënë pas bandës, 96 00:05:55,050 --> 00:05:57,412 por ne shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit, 97 00:05:57,412 --> 00:06:00,434 dhe ndihmojmë njëri tjetrin kur ka nevojë. 98 00:06:00,434 --> 00:06:04,562 Ne e shikojmë njëri tjetrin për atë ne jemi në brendësi. 99 00:06:04,562 --> 00:06:06,865 Ja ku jemi këtu duke u sjellë paksa si budallenj. 100 00:06:06,865 --> 00:06:09,372 Tani jemi në vitin e tretë të shkollës së mesme, 101 00:06:09,372 --> 00:06:15,129 dhe tani mundemi t'i udhëheqim anëtarët e ri të bandës, 102 00:06:15,129 --> 00:06:16,986 si një kolektiv i përbashkët. 103 00:06:16,986 --> 00:06:19,916 Ajo cka më pëlqen në të ndenjurit në një grup si ai me bandën, 104 00:06:19,916 --> 00:06:22,834 është ajo se muzika që ne bëjmë së bashku, 105 00:06:22,834 --> 00:06:28,243 është e vërtetë, e sinqertë, dhe ia zë vendin Progerias. 106 00:06:28,243 --> 00:06:29,875 Kështu që nuk më duhet të preokupohem 107 00:06:29,875 --> 00:06:33,870 kur ndjehem shumë mirë rreth të bërit muzikë. 108 00:06:33,870 --> 00:06:36,564 Por edhe pasi që kam bërë një dokumentar, 109 00:06:36,564 --> 00:06:38,975 duke dale ne televizion disa herë, 110 00:06:38,975 --> 00:06:41,459 unë ndjehem në pikën time më të lartë 111 00:06:41,459 --> 00:06:45,607 kur jam me njerëzit që më rrethojnë mua çdo ditë. 112 00:06:45,607 --> 00:06:49,005 Ata më sigurojnë influencë positive në jetën time, 113 00:06:49,005 --> 00:06:54,699 ashtu siç shpresoj që edhe unë i jap influencë positive gjithashtu. 114 00:06:54,699 --> 00:06:58,247 (Duartrokitje) 115 00:06:58,247 --> 00:06:59,436 Ju falemnderit. 116 00:06:59,436 --> 00:07:01,395 Pra krejt çka dua të them, 117 00:07:01,395 --> 00:07:05,294 është që shpresoj që të vlerësoni dhe dashuroni familjen tuaj, 118 00:07:05,294 --> 00:07:08,453 dashuroni shokët tuaj, për ju djemtë, dashuroni vëllezërit 119 00:07:08,453 --> 00:07:11,860 dhe falenderoni këshilluesit tuaj, 120 00:07:11,860 --> 00:07:13,557 dhe komunitetin tuaj, 121 00:07:13,557 --> 00:07:16,654 sepse ata janë vërtetë një aspekt i rëndësishëm i përditshmërisë, 122 00:07:16,654 --> 00:07:20,980 ata mund të kenë impakt pozitiv shumë të madh. 123 00:07:20,980 --> 00:07:23,663 Aspekti i tretë i filozofisë është, 124 00:07:23,663 --> 00:07:25,898 Vazhdoni të ecni përpara. 125 00:07:25,898 --> 00:07:29,686 Ja një citim nga një njeri që ju e njihni, që quhet Walt Disney, 126 00:07:29,686 --> 00:07:31,495 dhe është ndër citimet e preferuarara. 127 00:07:31,495 --> 00:07:34,230 Unë gjithmonë përpiqem të kem diçka që të shoh përpara. 128 00:07:34,230 --> 00:07:37,265 diçka që më sfidon që të më pasurojë jetën. 129 00:07:37,265 --> 00:07:38,956 Nuk është e thënë të jetë e madhe. 130 00:07:38,956 --> 00:07:41,339 Mund të jetë çfarëdo gjëje nga 131 00:07:41,339 --> 00:07:43,946 të presësh me entuziazëm librin e ri komik që të dalë, 132 00:07:43,946 --> 00:07:46,467 ose të shkosh në për pushime me familjen 133 00:07:46,467 --> 00:07:48,736 ose të dalësh me shokët, 134 00:07:48,736 --> 00:07:51,691 të shkosh në lojën e ardhshme të futbollit të shkollës së mesme. 135 00:07:51,691 --> 00:07:55,013 Megjithatë, të gjithë këto gjëra më mbajnë të fokusuar, 136 00:07:55,013 --> 00:07:57,851 dhe e di që është një e ardhshme e ndritshme përpara, 137 00:07:57,851 --> 00:08:02,287 që mund të më ndihmojë t'i tejkaloj vështirësitë që mund t'i kem. 138 00:08:02,287 --> 00:08:07,795 Tani ky mentalitet përfshin qëndrimin e mendjes në pritshmëri të së ardhmes. 139 00:08:07,795 --> 00:08:11,389 Unë mundohem shumë që të mos shpenzoj energji duke u ndjerë keq me veten, 140 00:08:11,389 --> 00:08:14,871 sepse kur ndjehem i tillë, mbërthehem në një paradoks, 141 00:08:14,871 --> 00:08:19,454 ku nuk ka vend për lumturi ose ndonjë emocion tjetër. 142 00:08:19,454 --> 00:08:23,015 Tani, nuk është që e injoroj situatën kur unë ndjehem keq. 143 00:08:23,015 --> 00:08:24,897 deri diku unë e pranoj atë, 144 00:08:24,897 --> 00:08:28,273 unë e lejoj atë brenda, që të mund ta pranoj atë, 145 00:08:28,273 --> 00:08:31,775 dhe të bëj atë që duhet të bëj ta tejkaloj atë. 146 00:08:31,775 --> 00:08:35,081 Kur isha me i ri, doja të bëhesha inxhinier. 147 00:08:35,081 --> 00:08:36,995 Doja të bëhesha një shpikës, 148 00:08:36,995 --> 00:08:40,009 që do të nxiste botën në një të ardhme më të mirë. 149 00:08:40,009 --> 00:08:42,184 Ndoshta kjo erdhi nga dashuria ime ndaj Lego, 150 00:08:42,184 --> 00:08:44,502 dhe nga liria e të shprehurit që ndjeva 151 00:08:44,502 --> 00:08:47,814 kur ndërtoja me to. 152 00:08:47,814 --> 00:08:53,489 Kjo dëshirë gjithashtu erdhi nga familja dhe këshilluesit e mi, 153 00:08:53,489 --> 00:08:57,985 që gjithmonë më bëjnë të ndihem i përmbushur dhe mirë me veten. 154 00:08:57,985 --> 00:09:01,133 Tani ambicjet e mija kanë ndryshuar paksa, 155 00:09:01,133 --> 00:09:03,609 do dëshiroja të studioja fushën e Biologjisë, 156 00:09:03,609 --> 00:09:07,948 ndoshta biologjinë e qelizave, ose gjenetikën, 157 00:09:07,948 --> 00:09:12,417 ose biokiminë, ose në të vërtetë gjithçka. 158 00:09:12,417 --> 00:09:15,698 Ky është një mik i imi, me të cilin shoqërohem, 159 00:09:15,698 --> 00:09:19,252 Francis Collins, direktori i NIH, 160 00:09:19,252 --> 00:09:22,670 dhe ketu jemi ne në TEDMED vitin e kaluar, duke biseduar. 161 00:09:22,670 --> 00:09:26,208 Ndjej se çfarëdo që zgjedh të bëhem, 162 00:09:26,208 --> 00:09:29,521 unë besoj që mund të ndryshoj botën. 163 00:09:29,521 --> 00:09:34,417 Dhe gjersa përpiqem të ndryshoj botën, unë do të jem i lumtur. 164 00:09:34,417 --> 00:09:36,562 Para rreth katër viteve, 165 00:09:36,562 --> 00:09:39,247 HBO bëri një film dokumentar 166 00:09:39,247 --> 00:09:42,282 për familjen time dhe për mua që quhet "Jeta sipas Samit". 167 00:09:42,282 --> 00:09:46,285 Ajo ishte një eksperiencë mjaft e mirë. por gjithashtu ishte para katër viteve. 168 00:09:46,285 --> 00:09:49,761 Dhe si çdo njeri, këndvështrimet e mia në shumë gjëra kanë ndryshuar, 169 00:09:49,761 --> 00:09:54,165 dhe shpresimisht janë zhvilluar, si potenciali im për karrierë. 170 00:09:54,165 --> 00:09:58,798 Megjithatë, disa gjëra kanë qëndruar njejtë siç kanë qenë. 171 00:09:58,798 --> 00:10:02,679 Si përshembull mentaliteti, dhe filozofia kundrejt jetës. 172 00:10:02,679 --> 00:10:04,730 Kështu që do doja t'ju tregoja 173 00:10:04,730 --> 00:10:07,921 një klip nga vetja ime më e re nga filmi, 174 00:10:07,921 --> 00:10:11,492 që ndjej se e shpreh atë filozofi. 175 00:10:11,492 --> 00:10:12,659 (Video) 176 00:10:12,659 --> 00:10:16,314 Tani di më shumë rreth saj nga pikepamja gjenetike. 177 00:10:16,314 --> 00:10:19,857 Kështu që është më pak se një shprehje tani. 178 00:10:19,857 --> 00:10:21,335 Dikur ishte si 179 00:10:21,335 --> 00:10:24,135 ajo gjëja që më pengonte mua për t'i bërë ato veprime, 180 00:10:24,135 --> 00:10:26,669 që shkaktojë vdekjen e fëmijëve të tjerë, 181 00:10:26,669 --> 00:10:29,639 që i shkakton të gjithë të stresohen, 182 00:10:29,639 --> 00:10:35,276 dhe tani është një proteinë që është abnormale, 183 00:10:35,276 --> 00:10:39,072 që dobëson strukturën e qelizave. 184 00:10:40,465 --> 00:10:42,076 Pra, 185 00:10:42,076 --> 00:10:45,458 më ka hequr barrën sepse tani 186 00:10:45,458 --> 00:10:48,210 Nuk më duhet të mendoj për 187 00:10:48,210 --> 00:10:51,802 Progerian si një qenie. 188 00:10:55,905 --> 00:10:57,507 Në rregull, mjaft mirë, apo jo? 189 00:10:57,507 --> 00:11:01,596 (Duartrokitje) 190 00:11:01,596 --> 00:11:02,671 Falemnderit. 191 00:11:02,671 --> 00:11:05,990 Pra, siç mund t'a shihni unë kam menduar kështu për shumë vite. 192 00:11:05,990 --> 00:11:10,435 Por asnjëherë nuk më ishte dhënë rasti të aplikoja këto aspekte të filozofisë 193 00:11:10,435 --> 00:11:14,176 në realitet ndonjëherë, deri në Janarin e fundit. 194 00:11:14,176 --> 00:11:19,010 Unë isha shumë i sëmurë, kisha ftohje në gjoks dhe isha në spital për katër ditë 195 00:11:19,010 --> 00:11:23,600 dhe isha i izoluar nga të gjitha aspektet e jetës që unë ndjehesha 196 00:11:23,600 --> 00:11:25,124 që më bënin mua, ai që isha, 197 00:11:25,124 --> 00:11:27,952 të cilat njëfarë mënyre më jepnin identitet. 198 00:11:27,952 --> 00:11:31,029 Por duke e ditur që do të bëhesha më mirë, 199 00:11:31,029 --> 00:11:34,009 dhe duke pritur kohën kur unë do të ndihesha më mirë përsëri, 200 00:11:34,009 --> 00:11:36,659 më ndihmuan që të vazhdoj përpara. 201 00:11:36,659 --> 00:11:39,211 Dhe ndonjëherë më duhej të isha i guximshëm, 202 00:11:39,211 --> 00:11:41,003 dhe nuk ishte gjithmonë e lehtë. 203 00:11:41,003 --> 00:11:42,617 Nganjëherë dobësohesha, 204 00:11:42,617 --> 00:11:44,363 kisha ditë të këqija, 205 00:11:44,363 --> 00:11:47,857 por e kuptova që të jesh i guximshëm nuk do të thotë që të jetë e lehtë. 206 00:11:47,857 --> 00:11:51,957 Dhe për mua, ndjej që është çelësi për të vazhduar përpara. 207 00:11:51,957 --> 00:11:54,181 Pra, para se gjithash, 208 00:11:54,181 --> 00:11:57,725 unë nuk harxhoj energji duke u ndjerë keq për veten time. 209 00:11:57,725 --> 00:12:01,040 Unë e rrethoj veten me njerëzit me të cilët dua të jem, 210 00:12:01,040 --> 00:12:03,317 dhe vazhdoj shikoj përpara. 211 00:12:03,317 --> 00:12:06,689 Pra me këtë filozofi, shpresoj që të gjithë ju, 212 00:12:06,689 --> 00:12:08,766 pavarësisht vështirësive, 213 00:12:08,766 --> 00:12:11,613 mund të keni një jetë të lumtur gjithashtu 214 00:12:11,613 --> 00:12:13,131 Oh, vetëm një sekonde, 215 00:12:13,131 --> 00:12:15,619 edhe një copëz këshille --- 216 00:12:15,619 --> 00:12:17,219 (Të qeshura) 217 00:12:17,219 --> 00:12:19,709 Asnjëherë mos mungoni në ndonjë mbrëmje nëse mundeni. 218 00:12:19,709 --> 00:12:22,085 Mbrëmja e fillimit të shkollës sime është të nesër 219 00:12:22,085 --> 00:12:24,169 dhe unë do të jem atje. 220 00:12:24,169 --> 00:12:25,641 Ju falemnderit shumë. 221 00:12:25,641 --> 00:12:31,295 (Duartrokitje)