YouTube

Got a YouTube account?

New: enable viewer-created translations and captions on your YouTube channel!

Albanian subtitles

← Çfarë ne nuk dimë mbi të rinjtë muslimanë të Evropës dhe pse duhet të interesohemi. Deezah Khan

Get Embed Code
19 Languages

Showing Revision 7 created 05/07/2017 by Helena Bedalli.

  1. Kur unë isha femijë,
    dija që kisha superfuqi.
  2. Është e vertet.
  3. (Të qeshura)

  4. Mendoja se isha e mrekullueshme
    sepse mund te kuptoja

  5. dhe të identifikohesha me ndjenjat
    e njerëzve bojëkaf,
  6. si gjyshi im, nje musliman konservator.
  7. Gjithashtu, mund te kuptoja nënën time
    afgane, dhe baban tim pakistan,
  8. jo shumë fetar por të qetë, mjaft liberal.
  9. Dhe sigurisht, mund te kuptoja
  10. dhe të lidhem me ndjenjat e te bardhëve.
  11. Norvegjezet e bardhë te shtetit tim.
  12. E keni parasysh;
    te bardhë, bojekaf, cilido--
  13. Unë i doja të gjithë ata.
  14. Unë i kuptoja te gjithë.
  15. edhe pse ata shpesh nuk kuptoheshin
    me njëri tjetrin;
  16. ata ishin te gjithë njerëzit e mi.
  17. Nga ana tjetër, babai im ishte
    gjithmonë në merak.

  18. Vazhdonte të më thoshte se edhe
    me arsimin më të mirë,
  19. nuk do trajtohesha drejtesisht.
  20. Sipas tij, do vazhdoja të përballesha
    me diskriminime.
  21. Dhe e vetmja mënyrë për t'u pranur
    nga të bardhët
  22. do të ishte të bëhesha e famshme.
  23. Tani, ai e beri kete bisedë
    me mua kur unë isha vetëm shtatë vjeçe.
  24. Pra kur isha shtatë vjeçe, ai më thotë,
  25. "Vendos të hysh në sport ose muzikë".
  26. Ai nuk dinte shumë nga sportet--
    i bekuar qoftë--kështu ra për muzikën.
  27. Kështu, kur isha shtatë vjeçe, mblodhi
    gjithë lodrat e kukullat e mia,
  28. dhe i hodhi poshtë.
  29. Në këmbim ai më dha nje tastierë
    të vogël Casio dhe--
  30. (Të qeshura)

  31. Po. Dhe kurse për kanto.

  32. Dhe më detyroi, me pak fjalë,
    të praktikoja për orë të tëra çdo ditë.
  33. Shumë shpejt, bëri të shfaqesha
    për publik gjithmonë më të madh
  34. dhe çuditërisht, u bëra gati
    një lloj si femijë reklamë
  35. për multikulturalizmin norvegjez.
  36. U ndjeva shumë krenare, sigurisht.
  37. Sepse edhe gazetat tani
  38. fillonin të shkruanin mirë
    per njerëzit bojekaf,
  39. prandaj ndieja që
    superfuqia ime po rritej.
  40. Kur isha 12 vjeçe,
    duke u kthyer në shtëpi nga shkolla,

  41. bëra një devijim të vogël
  42. sepse doja të blija ëmbëlsirat
    e preferuara, quhen "këmbë të kripura".
  43. Unë i dua jasht mase.
  44. Gjatë rrugës për në dyqan,
  45. ishte nje burrë i bardhë,
    tek dera hyrëse që më bllokonte rrugën.
  46. Kështu provova të ecja rreth tij,
    po sapo lëviza ai më ndaloi
  47. dhe më nguli sytë,
  48. dhe më pështyti në fytyrë, dhe më tha,
  49. "Zhduku nga rruga ime
  50. ti bushtër e zezë,
    ti bushtër e vogël pakistane,
  51. shko nga ku ke ardhur".
  52. Unë isha tmerrësisht e tmerruar.
  53. Ia kisha ngulur sytë.
  54. Isha shume e frikësuar
    të fshija pështymën nga fytyra,
  55. edhe pse po trazohej me lotët e mi.
  56. Më kujtohet që shikoja rreth e rrotull,
    duke shpresuar në çdo çast tani
  57. një i rritur do të vinte
    dhe do të ndalonte këtë burrë.
  58. Përkundrazi, njerëzit vazhdonin të ecnin
    pas meje dhe pretendonin që s'më shikonin.
  59. Isha shumë e hutuar, sepse mendoja:
  60. "Njerëzit e mi të bardhë, ejani!
    Ku janë ata? Çfarë po ndodh?
  61. Si mundet të mos vijnë të më shpëtojnë?"
  62. E panevojshme për t'u thënë,
    ëmbëlsirat nuk i bleva.
  63. Vrapova drejt shtëpisë me sa pata fuqi.
  64. Gjërat ishin akoma në rregull,
    megjithatë, mendova.

  65. Me kalimin e kohës, dhe sa më shumë
    bëhesha e suksesshme.
  66. filluan të më ngacmonin bile
    dhe njerezit bojekaf.
  67. Disa burra nga komuniteti i prindërve
    mendonin se ishte e pa pranueshme
  68. dhe jo e ndershme për një grua
    të përfshihet në muzikë
  69. dhe të jetë e pranishme nëpër media.
  70. Shumë shpejt, nisa të sulmohesha
    nëper koncertet e mia.
  71. Më kujtohet një nga koncertet,
    isha në skenë, u përkula drejt publikut
  72. dhe gjëja e fundit që pashë
    ishte fytyra esmere e një të riut
  73. dhe më pas mbaj mend që një lloj kimikati
    u vërvit në sytë e mi
  74. dhe më kujtohet që nuk mund të shikoja
    dhe sytë më lotonin
  75. po megjithatë vazhdova të këndoja.
  76. Isha pështyrë në fytyrë në rrugët e Oslos,
    kësaj radhe nga aziatikë.
  77. Tentuan dhe të më rrëmbenin.
  78. Kercënimet për vdekje ishin të pafundme.
  79. Kujtoj që një burrë mjekrosh i moshuar
    më ndaloi në rrugë njëherë,
  80. e më tha, "Arsyeja pse të urrej kaq shumë
  81. është se i bën vajzat tona të mendojnë
  82. se mund të bëjnë çfarë të duan."
  83. Një djal më i ri më paralajmëroi
    të kisha kujdes.
  84. Ai tha që muzika është anti-islamike
    dhe punë për bushtra,
  85. nëse vazhdon, do të të përdhunojnë
  86. stomaku jot do të të pritet
    kështu që asnjë kurvë tjetër të lindi më.
  87. Përsëri, isha e hutuar.

  88. Nuk mund të kuptoja çfarë po ndodhte.
  89. Njerëzit e mi kafe fillonin
    të më kërcënonin--si ndodhi?
  90. Në vënd të bashkoheshin botë, dy botët,
  91. m'u duk sikur po bija
    midis dy botëve të mia.
  92. Besoj, se për mua,
    pështyma ishte kriptonit.
  93. Kur isha 17 vjeçe,

  94. kërcënimet për vdekje ishin të pafunda,
    dhe ngacmimet ishin të vazhdueshme.
  95. Shkoi shumë keq, deri sa mamaja ime
    më uli dhe më tha,
  96. "S'mundemi më të të mbrojmë,
    nuk je e sigurt këtu,
  97. duhet të largohesh prej këtej."
  98. Bleva një biletë vetëm vajtje për Londër,
    bëra valixhet dhe u largova.
  99. Zemërimi im më i madh në atë kohë
    ishte që asnjeri nuk tha gjë.
  100. Pata një largim publik nga Norvegjia.
  101. Njerëzit e mi kaf, njerëzit e bardhë--
    asnjëri tha gjë.
  102. Asnjë tha, "Pritni, ky është gabim.
  103. Përkraheni këtë vajzë, mbrojeni
    këtë vajzë, sepse është një prej nesh"
  104. Asnjë nuk e tha këtë.
  105. Përkundrazi, u ndjeva--
    e keni parasysh në aeroport,
  106. tek rripi i transportit të valixheve
    janë ato valixhet
  107. që shkojnë rreth e rrotull,
  108. dhe aty është gjithmonë
    një valixhe e mbetur në fund,
  109. atë që asnjë nuk do,
    atë që asnjeri nuk e kërkon.
  110. U ndieva kështu.
  111. Kurrë nuk isha ndjerë aq e vetmuar.
    Kur nuk isha ndjerë aq e humbur.
  112. Kështu pasi erdha në Londër,
    vazhdova karrierën e muzikës.

  113. Vend i ndryshëm, po fatkeqësisht,
    e njëjta histori.
  114. Më kujtohet një mesazh
    që më kishin dërguar
  115. që thoshte se do të më vrisnin
    dhe lumenj me gjak do të rridhnin
  116. dhe unë do të përdhunohesha
    shumë herë para se të vdisja.
  117. Në këtë pikë, dua të them,
  118. po mësohesha me mesazhe të tilla,
  119. por çfarë ndryshoi ishte që nisën të
    kërcënonin familjen time.
  120. Pra edhe njëherë, bëra valixhen,
    lashë muzikën dhe shkova në SHBA.

  121. Mjaft.
  122. Nuk doja të kisha të bëja më me këtë gjë.
  123. Dhe sigurisht nuk do vdisja për diçka
  124. që nuk ishte as ëndrra ime --
    ishte zgjidhja e babait tim.
  125. U ndieva pak e humbur.

  126. U ndieva e shqyer.
  127. Po vendosa që çfarë unë doja të bëja
  128. ishte të kaloja vitet e ardhshme
    të jetës time
  129. duke mbështetur njerëzit e rinj
  130. dhe të provoja të isha
    afër tyre në disa mënyra,
  131. në çfarëdo lloj mënyre mundesha.
  132. Nisa vullnetarizmin për disa organizata
  133. që punonin me muslimanët e rinj në Evropë.
  134. Dhe, për habi, çfarë zbulova ishte
  135. që shumë nga këta të rinj po vuanin
    dhe po luftonin.
  136. Po përballeshin me shumë probleme me
    familjet e komunitetet e tyre
  137. që dukeshin të interesuar më
    shumë për nderin dhe reputacionin
  138. se sa për lumturinë
    dhe jetën e fëmijëve të tyre.
  139. Nisa të ndihesha që nuk isha aq e vetmuar,
    ndoshta nuk isha aq e çuditshme.
  140. Ndoshta ka shumë njerëz si unë në botë.
  141. Problemi është, që pjesa më e madhe
    e njerëzve nuk kuptojnë

  142. që ka shumë nga ne që jetojnë në Evropë.
  143. që nuk janë të lirë të jenë vetvetja.
  144. Nuk na lejohet të jemi kush jemi.
  145. Nuk jemi të lirë të martohemi
  146. ose të jemi në një marredhenie
    me një njeri që zgjedhim vetë.
  147. Nuk mund të zgjedhim as karrierën tonë.
  148. Kjo është normale në epiqëndrën
    muslimane të Evropës.
  149. Edhe në shoqëritë më të lira në botë,
    ne nuk jemi të lirë
  150. Jetët tona, ëndrrat tona,
    e ardhmja jonë nuk na përket neve,
  151. I përket prindërve tanë
    dhe komunitetit tonë.
  152. Zbulova historira të pafunda të të rinjsh
  153. që janë të humbura te gjithë ne,
  154. që janë të padukshme për të gjithë ne,
  155. po që po vuajnë dhe po vuajnë vetëm.
  156. Fëmijët që humbim në martesa të detyruara,
    në dhunime dhe abuzime në emër të nderit.
  157. Përfundimisht, kuptova pas vitesh
    që punoja me këta të rinj,

  158. që nuk do jem më në gjëndje
    të vazhdoj të vrapoj.
  159. Nuk mund të kaloj gjithë jetën time
    e frikësuar dhe duke u fshehur
  160. e që unë duhet të bej me të vërtet diçka.
  161. Kuptova edhe që heshtja ime, heshtja jonë,
  162. lejon dhunë si kjo të vazhdojë.
  163. Kështu vendosa që doja të përdorja
    superfuqinë e fëmijërisë time
  164. për të bërë njerëzit e anëve të ndryshme
    të kësaj çështje të kuptojnë
  165. çfarë është të jesh një i ri i bllokuar
    midis familjes dhe shtetit.
  166. Kështu fillova të bëja filma,
    dhe fillova të tregoja këto histori.

  167. Unë doja edhe që njerëzit të kuptojnë
    pasojat vdekjeprurëse
  168. e mos marrjes seriozisht të problemeve.
  169. Filmi i parë që bëra ishte mbi Banaz-in.

  170. Ajo ishte një 17-vjeçare kurde në Londër.
  171. Ajo ishte vajzë e bindur,
    bënte çfarë prindërit i thonin.
  172. Provonte të bënte gjithçka drejt.
  173. U martua me një djalë
    që i zgjodhën prindërit,
  174. edhe pse ai e rrihte
    dhe e përdhunonte vazhdimisht.
  175. Dhe kur ajo provoi të shkonte tek familja
    e saj për ndihmë, ata thanë,
  176. "Duhet të kthehesh mbrapsht
    dhe te bëhesh nuse më e mirë."
  177. Sepse ata nuk donin
    një vajzë të ndarë tek dera e tyre
  178. sepse, sigurisht, kjo do të sillte
    turp në familje.
  179. Ajo ishte qëlluar aq shumë
    saqë nga veshët i dilte gjak,
  180. dhe kur në fund u largua
    dhe gjeti një djalë që ajo zgjodhi
  181. dhe ra në dashuri,
  182. komuniteti dhe familja e zbuloi
  183. dhe ajo u zhduk.
  184. U gjet tre muaj më vonë.
  185. E futur në një valixhe
    dhe e varrosur nën tokën e shtëpisë.
  186. E kishin mbytur,
    e kishin qëlluar deri në vdekje
  187. nga tre burra, tre kusherinj,
    me urdhërin e babait dhe xhaxhait.
  188. Tragjedisë të Banaz i shtohet fakti
  189. që ajo kish shkuar në polici
    në Angli pese herë për ndihmë,
  190. duke i treguar se ajo do të vritej
    nga familja e saj.
  191. Policia nuk e besoi atë
    kështu nuk bëri asgjë.
  192. Dhe problemi me këtë

  193. është që jo vetëm janë shumë nga fëmijët
    tanë që përballen me këto probleme
  194. brenda familjeve dhe brenda komuniteteve,
  195. po ato përballohen me keqkuptime
  196. dhe apati ne vendet ku rriten.
  197. Kur familjet e tyre i tradhëtojnë,
    ata shikojnë nga ne,
  198. dhe kur ne nuk kuptojmë,
  199. ne i humbim ata.
  200. Ndërsa po bëja filmin,
    disa njerëz më thanë,

  201. "Mirë, Deeya, ti e di,
    kjo është kultura e tyre,
  202. kjo është çfarë këta njerëz
    bëjnë me fëmijët e tyre
  203. dhe ne nuk mund të ndërhyjmë."
  204. Unë ju siguroj që të vritesh
    nuk është në kulturën time.
  205. E dini?
  206. Dhe sigurisht njerëzit që janë si unë,
  207. gra të reja që vijnë
    nga të kaluara si imja,
  208. duhet të kenë të njëjta të drejta,
    të njëjta mbrojtje
  209. si çdo njeri tjetër në këtë shtet, pse jo?
  210. Kështu, për filmin e ardhshëm,
    doja të provoja të kuptoja

  211. si disa muslimanë të rinj në Evropë
  212. janë tërhequr nga ekstremizmi dhe dhuna.
  213. Po me këtë çështje,
  214. mësova që unë isha duke u përballur
    me frikën time më të madhe:
  215. burrat muslimanë me mjekër.
  216. Të njëjta burra, o të ngjashëm, me ata që
    më lënduan për pjesën më të madhe të jetës
  217. Burra që i kisha pasur frikë
    tërë jetën time.
  218. Burra që unë i urreja thellë,
  219. për shumë, shumë vite.
  220. Kështu kalova dy vitet e ardhshme duke
    intervistuar terroristë të dënuar,

  221. xhihadistë dhe ish ekstremistë.
  222. Çfarë unë dija,
    ishte shumë e qartë tashmë,
  223. ishte që feja, politika,
    e kaluara kolonialiste e Evropës,
  224. dhe dështimet e politikës të jashtme
    të të viteve të kaluara,
  225. ishin të gjitha pjesë e kuadrit.
  226. Por çfarë më interesonte më shumë
    për të zbuluar ishte kush janë njerëzit,
  227. cilat janë arsyet personale
  228. pse disa nga të rinjtë janë të
    prekshëm nga grupe si këto.
  229. Dhe çfarë më surprizoi ishte që gjeta
    njerëz të lënduar.
  230. Në vend të përbindëshave që po kërkoja,
  231. që doja të gjeja--
  232. sinqerisht sepse do të kishte qënë
    shumë e kënaqshme--
  233. gjeta njerëz të vuajtur.
  234. Si Banaz-i,
  235. zbulova që këta djem të rinj ishin shqyer
  236. duke provuar të bashkonin boshllëqet
  237. midis familjeve të tyre
    dhe vendit ku ata kishin lindur.
  238. Dhe çfarë mësova tjetër është
    që grupet ekstremiste, terroristët
  239. përfitonin nga ndjenjat e
    këtyre të rinjëve
  240. dhe i kanalizonin këtë drejt dhunës.
  241. "Eja tek ne", thonë ata.
  242. "Refuzo të dy anët,
    familjen tënde dhe shtetin tënd
  243. sepse ata ty të refuzojnë.
  244. Për familjen tënde, nderi saj
    është më i rëndësishëm se ty
  245. dhe për shtetin tënd,
  246. norvegjezi i vërtetë, anglezi ose francezi
    do të jetë gjithmonë i bardhë por jo ti."
  247. Ata po i premtojnë të rinjve
    gjërat që dëshirojnë:
  248. rëndësi, heroizëm,
    një arsye për prani dhe qëllim,
  249. një komunitet që i do dhe i pranon.
  250. Bëjnë të pafuqishmit
    të ndihen të fuqishëm.
  251. Të padukshmit dhe të heshturit
    më në fund shihen e dëgjohen.
  252. Kjo është çfarë po i bëjnë të rinjëve.
  253. Pse këto grupe po e bëjnë këtë
    për të rinjtë tanë dhe jo ne?
  254. E vërteta është,

  255. nuk dua të justifikoj
  256. ose të fal asnjë lloj dhune.
  257. Çfarë dua të them është
    që ne duhet të kuptojmë
  258. sepse disa nga të rinjtë joshen nga kjo.
  259. Do doja t'ju tregoja, faktikisht--
  260. këto janë foto fëmijërie
    të disa prej burrave të filmit.
  261. Çfarë më pengon më shumë
    është që shumë prej këtyre --
  262. nuk do ta kisha menduar kurrë--
  263. po shumë prej këtyre kanë patur mungesë
    babai ose një baba të dhunshëm.
  264. Dhe disa nga këta të rinj
  265. përfunduan duke kërkuar dashuri
    dhe mëshirën e figurës së babait
  266. brënda grupeve ekstremiste.
  267. Gjeta edhe burra të brutalizuar
    nga dhuna raciale,
  268. po gjetën një mënyrë për të ndaluar
    së ndjeri viktima
  269. duke u bërë të dhunshëm vet.
  270. Në fakt, zbulova diçka,
    në tmerrin tim, që njojta.
  271. Zbulova të njëjtat ndjenja që ndieja si
    17 vjeçare kur u largova nga Norvegjia.
  272. Të njejtën hutim, të njëjtën dhimbje,
  273. dhe të njëjta ndjenja
    të të qënit i tradhtuar
  274. dhe mos përkasjes te asnjë.
  275. E njëjta ndjenjë e të qënit e humbur
    dhe e shqyer midis dy kulturave.
  276. E thënë kjo, unë nuk zgjodha shkatërrimin,

  277. unë zgjodha të mbaja lart një kamera
    në vend të një arme.
  278. Arsyeja pse e bëra këtë
    është falë superfuqive të mia.
  279. Unë mund të shikoja që të kuptuarit
    është përgjigjja, në vend të dhunës.
  280. Të shikosh qëniet njerëzore
  281. me gjithë virtytet e tyre
    dhe gjithë të metat e tyre
  282. në vënd të vazhduarit karikaturen:
  283. ne dhe ata, horrët dhe viktimat.
  284. Më në fund kuptova në fakt
  285. që dy kulturat nuk duhet të përplasen
  286. po të bëhet një hapesirë
    ku unë gjeta zërin tim.
  287. Ndalova të ndihesha sikur
    duhet të zgjidhja një anë,
  288. po për këtë mu deshën shumë, shumë vite.
  289. Ka shumë nga të rinjtë tanë sot
  290. që po luftojnë me të njëjtat çështje,
  291. dhe po luftojnë me to vetëm.
  292. Dhe kjo lë hapur një plagë.
  293. Dhe për disa, vizioni botëror
    i radikalizmit islamik
  294. bëhet një infeksion
    që përhapet në atë plagë.
  295. Është një fjalë e urtë afrikane që thotë,

  296. "Nëse të rinjtë nuk janë
    angazhuar në fshat,
  297. ata do të djegin atë vetëm për ngrohtësi."
  298. Dua të pyes--
  299. prindërve musliman
    dhe komunitetit musliman,
  300. i doni ju fëmijët tuaj
  301. pa i detyruar ata
    të përmbushin shpresat tuaja?
  302. Mund të zgjidhni ata në vënd të nderit?
  303. Mund të kuptoni pse ata janë kaq
    të inatosur dhe të tjetërsuar
  304. kur ju vini nderin tuaj
    para lumturisë së tyre?
  305. Mundeni ju të bëheni miq me fëmijët tuaj
  306. që ata të besojnë tek ju
  307. dhe të ndajnë me ju përvojat e tyre,
  308. më tepër se t'i kërkojnë
    në vënde të tjera?
  309. Dhe për të rinjtë tanë të joshur
    nga ekstremismi,

  310. A mundeni të kuptoni që inati juaj është
    i ushqyer nga vuajtja?
  311. A do gjeni forcën të kundërshtoni
    ata burra pleq cinik
  312. që duan të përdorin gjakun
    tuaj për interesat e tyre?
  313. Mund të gjeni një mënyrë për të jetuar?
  314. Mund të shikoni që hakmarrja më e ëmbël
  315. është për ju lumturia, dhe jeta e lirë?
  316. Një jetë e përcaktuar
    nga ju dhe asnjë tjetër.
  317. Pse do të bëhesh një tjetër fëmijë
    musliman i vdekur?
  318. Dhe për të tërë ne, kur do nisim
    të dëgjojmë fëmijët tanë?
  319. Si mund t'i përkrahim
  320. të drejtojmë dhimbjen
    e tyre drejt diçka më konstrutive?
  321. Ata mendojnë që
    ne si pëlqejmë.
  322. Ata mendojnë që ne nuk
    na intereson çfarë i ndodh.
  323. Ata mendojnë se ne nuk i pranojmë.
  324. Mund të gjëjmë një mënyrë
    për t'i bërë të ndihen ndryshe?
  325. Çfarë do na kushtonte
    t'i shikonim dhe të kujdeseshim për ata
  326. para se ata të shndërohen në viktima
    ose në kryesine e dhunës?
  327. Mund të bëhemi më të kujdeshëm për ta
    dhe t'i konsiderojmë si prej nesh?
  328. Dhe mos të ndihemi të shqetsuar kur
    viktimat e dhunës të na ngjajnë?
  329. E gjejmë dot një mënyrë për të refuzuar
    urrejtjen e të afrojmë ndarjen midis nesh?
  330. Fakti është që s'mund të përballojmë
    të mohojmë veten dhe fëmijët tanë,
  331. edhe nëse ata na kanë mohuar ne.
  332. Ne jemi të gjithë bashkë këtu.

  333. Me kalimin e kohës, hakmarrja dhe dhuna
    nuk do funksionojnë kundër ekstremistëve.
  334. Terroristët duan që ne të kemi frikë
    në shtëpitë tona,
  335. të mbyllim dyert dhe zemrën tonë.
  336. Ata duan që ne të hapim më shumë plagë
    në shoqërinë tonë
  337. kështu ata mund ti përdorin për të
    shpërndarë infeksionin e tyre sa më shumë.
  338. Ata duan që ne të bëhemi si ta:
  339. intolerant, urrejtës dhe mizorë.
  340. Një ditë pas sulmit të Parisit,

  341. një mikja ime më dërgoi
    fotografinë e vajzës së saj.
  342. Kjo është një vajzë e bardhë
    dhe një vajzë arabe.
  343. Ato janë shoqe të ngushta.
  344. Kjo fotografi është kriptoniti
    për ekstremistët.
  345. Këto dy vajza të vogla
    me superfuqitë e tyre
  346. tregojnë rrugën që duhet të ndjekim
  347. drejt një shoqërie
    që ne duhet të ndërtojmë së bashku,
  348. një shoqëri që mban dhe mbështet,
  349. më shumë se të refuzojë fëmijët tanë.
  350. Ju falemnderit që më dëgjuat.

  351. (Duartrokitje)