Svante Paabo: Të dhëna prej ADN-së së neandertalit brenda nesh
-
0:00 - 0:03Ajo për të cilën dua t'ju flas,
-
0:03 - 0:05është se ç'mund të mësojmë nga studimi i gjenomeve
-
0:05 - 0:07të njerëzve që jetojnë
-
0:07 - 0:09dhe atyre të zhdukur.
-
0:09 - 0:11Por më parë,
-
0:11 - 0:14dua t'ju rikujtoj shkurtimisht ato që tashmë i dini:
-
0:14 - 0:16gjenomet tona, materiali ynë gjenetik,
-
0:16 - 0:19ruhet thuajse në çdo qelizë të trupit tonë në kromozome
-
0:19 - 0:21në formën e ADN-së,
-
0:21 - 0:24molekulës së famshme spirale të dyfishtë.
-
0:24 - 0:26Informacioni gjenetik
-
0:26 - 0:28ruhet në formën e një sekuence
-
0:28 - 0:30të 4 bazave (të azotuara)
-
0:30 - 0:33që shkurtimisht i shënojmë me A, T, C dhe G
-
0:33 - 0:35Ky informacion ruhet dy herë
-
0:35 - 0:37në secilin varg--
-
0:37 - 0:39kjo është e rëndësishme
-
0:39 - 0:41sepse sa herë formohen qeliza të reja, këto vargje ndahen
-
0:41 - 0:44dhe duke përdorur këto për shabllon, formohen vargje të tjera të reja
-
0:44 - 0:47në një proces thuajse të përsosur.
-
0:47 - 0:49Por, siç e dimë, sigurisht, asgjë në natyrë
-
0:49 - 0:51nuk është tërësisht perfekte
-
0:51 - 0:53kështu që ndonjëherë ndodhin gabime
-
0:53 - 0:56dhe formohet një shkronjë e gabuar.
-
0:56 - 0:58Ne i shohim rezultatet
-
0:58 - 1:00e këtyre mutacioneve
-
1:00 - 1:02kur krahasojmë sekuencat e ADN-ve
-
1:02 - 1:05midis nesh në këtë dhomë p.sh.
-
1:05 - 1:08Nëse krahasojmë gjenomin tim me ndonjërin prej jush,
-
1:08 - 1:12përafërsisht një në çdo 1200, 1300 shkronja
-
1:12 - 1:14do të jetë ndryshe
-
1:14 - 1:16Këto mutacione mblidhen
-
1:16 - 1:19përafërsisht si funksion i kohës.
-
1:19 - 1:22Nëse marim një shimpanze, do të shohim më shumë ndryshime.
-
1:22 - 1:25Përafërsisht një shkronjë në njëqind
-
1:25 - 1:27do të jetë ndryshe nga ajo e shimpanzesë.
-
1:27 - 1:29Nëse jeni të interesuar në historinë
-
1:29 - 1:31e një pjese të ADN-së, apo gjithë gjenomit,
-
1:31 - 1:34ju mund t'a rindërtoni historinë e ADN-së
-
1:34 - 1:36me këto diferenca që gjeni.
-
1:36 - 1:40Përgjithësisht ne i formësojmë idetë tona për historinë
-
1:40 - 1:42me pemë si kjo këtu.
-
1:42 - 1:44Në këtë rast, është shumë e thjeshtë.
-
1:44 - 1:46Dy sekuenca ADN-je njerëzore
-
1:46 - 1:49përfundojnë shpesh në një paraardhës të njëjtë.
-
1:49 - 1:53Më tej akoma gjejmë një paraardhës të përbashkët me shimpanzetë.
-
1:53 - 1:56Duke qenë se këto mutacione
-
1:56 - 1:58ndodhin përafërsisht si një funksion i kohës,
-
1:58 - 2:00ju mund t'i transformoni këto diferenca
-
2:00 - 2:02në një kohë të përafërt
-
2:02 - 2:04ku dy njerëz, përgjithësisht,
-
2:04 - 2:08do të ndajnë të njëjtin paraardhës rreth gjysëm milioni vite më parë,
-
2:08 - 2:10ndërsa me shimpanzetë,
-
2:10 - 2:13koha do të ishte diku tek pesë milion vite më parë.
-
2:13 - 2:15Ajo çfarë ka ndodhur këto vitet e fundit
-
2:15 - 2:17është se gjendet teknologjia e nevojshme
-
2:17 - 2:21që ju lejon të shihni shumë, shumë pjesë ADN-je në një kohë të shkurtër.
-
2:21 - 2:23Tashmë vetëm për disa orë
-
2:23 - 2:26ne mund të përcaktojmë gjithë gjenomin e një personi.
-
2:26 - 2:29Secili prej nesh, sigurisht, përmban dy gjenome njerëzor--
-
2:29 - 2:32një prej nënës dhe tjetra prej babait tonë.
-
2:32 - 2:36Secili prej tyre është tre miliardë shkronja i gjatë.
-
2:36 - 2:38Ne do të kuptojmë se dy gjenomet e mia
-
2:38 - 2:40apo njëri prej tyre që duam t'a përdorim.
-
2:40 - 2:43do të ketë 3 milion diferenca
-
2:43 - 2:45në këtë radhë.
-
2:45 - 2:47Më pas, mund të fillojmë të themi
-
2:47 - 2:49se si këto diferenca gjenetike
-
2:49 - 2:51janë shpërndarë kudo në botë.
-
2:51 - 2:53Nëse e bëni këtë,
-
2:53 - 2:57ju do të gjeni një sasi të caktuar variacionesh gjenetike në Afrikë.
-
2:57 - 3:00Nëse shihni më tej jashtë Afrikës,
-
3:00 - 3:03ju do të gjeni më pak variacione gjenetike.
-
3:03 - 3:05Kjo të surprizon, sigurisht,
-
3:05 - 3:08sepse gjashtë apo tetë herë më pak njerëz
-
3:08 - 3:11jetojnë në Afrikë sesa jashtë saj.
-
3:11 - 3:14Prapëseprapë njerëzit brenda Afrikës
-
3:14 - 3:17kanë më shumë variacione gjenetike.
-
3:17 - 3:19Për më tepër, thuajse gjithë këto variante gjenetike
-
3:19 - 3:21që gjejmë jashtë Afrikës
-
3:21 - 3:23kanë sekuenca tepër të ngjashme ADN-je
-
3:23 - 3:25me ato brenda Afrikës,
-
3:25 - 3:27Por nëse shohim në Afrikë,
-
3:27 - 3:30egziston një komponent i variacionit gjenetik
-
3:30 - 3:33që nuk ka të afërm jashtë Afrike.
-
3:33 - 3:36Nga kjo del se, modeli për t'a shpjeguar këtë
-
3:36 - 3:39është se një pjesë e variacioneve afrikane, por jo të gjitha,
-
3:39 - 3:43janë larguar nga Afrika për të kolonizuar botën.
-
3:43 - 3:47Sëbashku me metodat për të datuar diferencat gjenetike,
-
3:47 - 3:49kjo na çon në përfundimin
-
3:49 - 3:51se njerëzit modernë--
-
3:51 - 3:54njerëz që janë në thelb të padallueshëm nga unë dhe ju--
-
3:54 - 3:57evoluan në Afrikë kohët e fundit
-
3:57 - 4:01diku tek 100 -200 mijë vjet të shkuara.
-
4:01 - 4:05Më vonë, midis 100 apo 50 mijë vjet më parë,
-
4:05 - 4:07ikën nga Afrika
-
4:07 - 4:09për të kolonizuar pjesën tjetër të botës.
-
4:09 - 4:11Kështu që, ajo që unë parapëlqej shpesh t'a them,
-
4:11 - 4:13nisur nga perpektiva gjenomike,
-
4:13 - 4:15ne jemi të gjithë Afrikanë.
-
4:15 - 4:18Ne ose jetojmë sot brenda Afrikës,
-
4:18 - 4:20ose kemi emigruar jo shumë kohë më parë.
-
4:20 - 4:22Një tjetër pasojë
-
4:22 - 4:25e kësaj origjine të vonë të njerëzve modernë
-
4:25 - 4:27është se variante gjenetike
-
4:27 - 4:29janë të shpërndarë gjerësisht nëpër botë,
-
4:29 - 4:31në shumë vende,
-
4:31 - 4:34dhe ato tentojnë të variojnë si gradientë,
-
4:34 - 4:38të paktën kur e sheh perspektivën nga lart.
-
4:38 - 4:40Duke qenë se ekzistojnë kaq shumë variante gjenetike,
-
4:40 - 4:43dhe ato kanë gradientë kaq të ndryshëm--
-
4:43 - 4:46kjo nënkupton se nëse përcaktojmë një sekuencë ADN-je
-
4:46 - 4:49një gjenom të një individi--
-
4:49 - 4:51ne me shumë saktësi llogarisim
-
4:51 - 4:53prej ku vjen ky person,
-
4:53 - 4:55duke pranuar se prindërit apo gjyshërit e tij
-
4:55 - 4:58nuk kanë lëvizur shumë rreth e rrotull.
-
4:58 - 5:00A do të thotë kjo,
-
5:00 - 5:02siç shumica e njerëzve parapëlqejnë të mendojnë,
-
5:02 - 5:05se ekzistojnë diferenca të mëdha midis grupeve të njerëzve--
-
5:05 - 5:07në kontinentë të ndryshëm, për shembull?
-
5:07 - 5:10Epo edhe ne mund t'i bëjmë këto pyetje.
-
5:10 - 5:13Ekziston, përshembul, një projekt në vazhdim e sipër
-
5:13 - 5:15për të sekuencuar njëmijë individë--
-
5:15 - 5:18gjenomet e tyre--nga cepa të ndryshëm të botës.
-
5:18 - 5:21Ata kanë mbaruar së sekuencuari 185 afrikanë
-
5:21 - 5:24nga dy popullata të ndryshme në Afrikë.
-
5:24 - 5:27Përafërsisht me këtë, janë sekuencuar njerëz edhe
-
5:27 - 5:30në Evropë dhe Kinë.
-
5:30 - 5:33Kështu që ne mund të themi se sa variante kemi gjetur,
-
5:33 - 5:36sa shkronja ndryshojnë
-
5:36 - 5:39në të paktën një prej sekuencave individuale.
-
5:39 - 5:43Në fakt janë shumë: 38 milionë pozicione të ndryshme.
-
5:43 - 5:46Ne mund të pyesim: A ka ndryshime absolute
-
5:46 - 5:48midis afrikanëve dhe joafrikanëve?
-
5:48 - 5:50Ndoshta diferenca më e madhe
-
5:50 - 5:52që shumica jonë imagjinon, ka ekzistuar.
-
5:52 - 5:54Dhe, me një diferencë absolute--
-
5:54 - 5:56me diferencë nënkuptoj
-
5:56 - 5:59që njerëzit brenda Afrikës në një pozicion të caktuar,
-
5:59 - 6:02të gjithë individët--100 përqind--kanë një shkronjë,
-
6:02 - 6:06dhe gjithë të tjerët jashtë Afrike, kanë një shkronjë tjetër.
-
6:06 - 6:09Përgjigja e kësaj, midis miliona ndryshimeve të hasura,
-
6:09 - 6:12është se nuk ekziston një pozicion i tillë.
-
6:14 - 6:16Kjo mund të duket befasuese.
-
6:16 - 6:19Ndoshta është klasifikuar gabim ndonjë individ, apo diçka e tillë.
-
6:19 - 6:21Le t'i lehtësojmë disi kriteret
-
6:21 - 6:23dhe të pyesim: Sa pozicione ka
-
6:23 - 6:25ku 95 përqind e njerëzve në Afrikë kanë
-
6:25 - 6:27një variant,
-
6:27 - 6:2995 përqind, një variant tjetër,
-
6:29 - 6:31ky numër është 12.
-
6:31 - 6:33Kjo është shumë befasuese.
-
6:33 - 6:35Kjo do të thotë se kur shohim njerëzit
-
6:35 - 6:38dhe shohim një person nga Afrika
-
6:38 - 6:41dhe një person nga Evropa apo Azia
-
6:41 - 6:45ne nuk mundemi, për një pozicion të caktuar të gjenomit me 100 përqind saktësi,
-
6:45 - 6:47të parashikojmë se ç'ka një person.
-
6:47 - 6:49Dhe vetëm për 12 pozicione
-
6:49 - 6:53me 95 përqind siguri, e dimë se ç'gjendet.
-
6:53 - 6:55Kjo mund të jetë befasuese,
-
6:55 - 6:57sepse ne mundemi, sigurisht, të shohim këta persona
-
6:57 - 7:01dhe me shumë lehtësi të përcaktojmë nga vijnë paraardhësit e tyre.
-
7:01 - 7:03Kjo do të thotë që
-
7:03 - 7:05këto shenja që ne shohim
-
7:05 - 7:07me kaq lehtësi--
-
7:07 - 7:10tipare të fytyrës, ngjyra e lëkurës, struktura e flokut--
-
7:10 - 7:14nuk përcaktohen nga gjene të vetme me efekt të madh,
-
7:14 - 7:17por në fakt, përcaktohen nga variantë gjenetik të ndryshëm
-
7:17 - 7:19që duket se ndryshojnë në shpeshtësi
-
7:19 - 7:21midis pjesëve të ndryshme të botës.
-
7:21 - 7:24Ka edhe diçka tjetër me këto tipare
-
7:24 - 7:27që ne i dallojmë kaq lehtësisht tek njeri tjetri
-
7:27 - 7:29që ia vlen t'a marrim në konsideratë,
-
7:29 - 7:32dhe ajo është se, në një kuptim të drejtëpërdrejtë,
-
7:32 - 7:35këto shenja janë në sipërfaqen e trupit tonë.
-
7:35 - 7:37Ato janë ashtu siç thamë--
-
7:37 - 7:40tipare të fytyrës, strukturë floku, ngjyrë lëkure.
-
7:40 - 7:42Ekzistojnë gjithashtu një numër tiparesh
-
7:42 - 7:44që variojnë midis kontinenteve, si mënyra se si
-
7:44 - 7:48metabolizojmë ushqimin që hamë,
-
7:48 - 7:50apo se si
-
7:50 - 7:53sistemi yne imunitar përballon mikrobet
-
7:53 - 7:55që mundohen të pushtojnë trupin tonë.
-
7:55 - 7:57Por këto janë gjithë pjesët e trupit tonë
-
7:57 - 8:00ku ne bashkëveprojmë me mjedisin përreth,
-
8:00 - 8:04në një konfrontim të drejtpërdrejtë, po të doni.
-
8:04 - 8:06Është e lehtë të imagjinojmë
-
8:06 - 8:08sesi veçanërisht këto pjesë të trupit tonë
-
8:08 - 8:11u ndikuan shpejt nga seleksionimi mjedisor
-
8:11 - 8:13dhe ndryshuan shpeshtësine e gjeneve
-
8:13 - 8:15që janë të përfshira në to.
-
8:15 - 8:18Por, nëse shohim pjesë të tjera të trupit,
-
8:18 - 8:20pjesë që nuk kanë bashkëvepruar direkt me mjedisin--
-
8:20 - 8:23veshka, zemra apo mëlçia--
-
8:23 - 8:25nuk ekziston ndonjë mënyrë të themi,
-
8:25 - 8:27vetëm duke shikuar këto organe,
-
8:27 - 8:30të përcaktojmë se nga ç'pjesë e botës janë.
-
8:31 - 8:33Një tjetër gjë interesante del prej kësaj
-
8:33 - 8:36dhe është fakti se
-
8:36 - 8:40njerëzit kanë një origjinë të përbashkët në Afrikë,
-
8:40 - 8:43dhe kur filluan të shfaqen
-
8:43 - 8:45para 100 mijë vitesh, apo diçka e ngjashme,
-
8:45 - 8:47ata nuk ishin vetëm në planet.
-
8:47 - 8:50Kishte edhe forma të tjera humanoidësh rreth e qark,
-
8:50 - 8:53një prej më të famshmëve, ndoshta, neandertali--
-
8:53 - 8:55këto forma të bëshme njerëzish,
-
8:55 - 8:57krahasuar me pjesën e majtë këtu
-
8:57 - 9:01me një skelet modern njerëzor në të djathtë--
-
9:01 - 9:04që ka ekzistuar në Azinë Perëndimore dhe Evropë
-
9:04 - 9:06prej disa qindra mijëra vjetësh.
-
9:06 - 9:08Kështu na lind një pyetje interesante,
-
9:08 - 9:10çfarë ndodhi kur u takuam?
-
9:10 - 9:12Çfarë i ndodhi neandertalëve?
-
9:12 - 9:14Dhe për t'i dhënë përgjigje pyetjeve të tilla,
-
9:14 - 9:18grupi im kërkimor--tashmë prej 25 vjetësh--
-
9:18 - 9:20punon për metodologji të nxjerrjes së ADN-së
-
9:20 - 9:22prej mbetjeve të neandertalëve
-
9:22 - 9:24dhe kafshëve të zhdukura
-
9:24 - 9:27që janë dhjetëra mijëra vjeçare.
-
9:27 - 9:30Kjo përmban një sërë çështjesh teknike
-
9:30 - 9:32se si nxirret kjo ADN,
-
9:32 - 9:35se si kjo mund të konvertohet në një format të sekuencueshëm.
-
9:35 - 9:37Duhet të punosh me shumë kujdes
-
9:37 - 9:40për të shmangur kontaminimin e eksperimenteve
-
9:40 - 9:43me vetë ADN-në tonë.
-
9:43 - 9:46Së bashku me të tjera çështje si kjo, duke i shtuar dhe metodat
-
9:46 - 9:50që lejojnë sekuencimin e shpejtë të shumë molekulave ADN-je
-
9:50 - 9:52na lejuan që vitin e kaluar
-
9:52 - 9:55të prezantonim versionin e parë të gjenomit të Neandertalit
-
9:55 - 9:57në të tillë formë ku secili prej jush
-
9:57 - 9:59mund të shohë në internet, prej gjenomit neandertal,
-
9:59 - 10:02të paktën 55 përqind të tij
-
10:02 - 10:05prej asaj që kemi arrirë të rindërtojmë deri më tani.
-
10:05 - 10:07Pas kësaj, kjo mund të krahasohet me gjenome
-
10:07 - 10:10të njerëzve që jetojnë sot.
-
10:10 - 10:12Dhe një pyetje
-
10:12 - 10:14që mund të doni të pyesni
-
10:14 - 10:16është, çfarë ndodhi kur u takuam?
-
10:16 - 10:18U përziemë apo jo?
-
10:18 - 10:20Mënyra se si t'a pyesim këtë pyetje
-
10:20 - 10:23është të shohim neandertalët që vijnë prej Evropës Jugore
-
10:23 - 10:25dhe t'a krahasojmë me gjenomet
-
10:25 - 10:27e njerëzve që jetojnë sot.
-
10:27 - 10:29Më pas shohim
-
10:29 - 10:31t'a bëjmë këtë me çifte individësh
-
10:31 - 10:33duke filluar me dy afrikanë,
-
10:33 - 10:35duke parë dy gjenomet afrikanë,
-
10:35 - 10:38gjejmë pozicionet ku këta gjenome ndryshojnë nga njëri tjetri,
-
10:38 - 10:41dhe për çdo rast pyesim: Si është Nendertali në lidhje me këta?
-
10:41 - 10:44I ngjan këtij afrikani apo tjetrit më shumë?
-
10:44 - 10:47Ne presim që të të mos ketë diferenca,
-
10:47 - 10:49duke qenë se neandërtalët nuk kanë jetuar ndonjëherë në Afrikë.
-
10:49 - 10:52Duhet të jenë njëlloj, nuk ka arsye që të jetë më e ngjashme
-
10:52 - 10:55me një afrikan se me afrikanin tjetër.
-
10:55 - 10:57Në fakt kështu është.
-
10:57 - 10:59Nga ana statistikore, nuk ka asnjë ndryshim
-
10:59 - 11:03se sa herë neandertali përket me një afrikan sesa me tjetrin.
-
11:03 - 11:05Kjo është ndryshe
-
11:05 - 11:09kur ne shohim një individ evropian dhe një afrikan.
-
11:09 - 11:12Kësaj here, në sasi të konsiderueshme,
-
11:12 - 11:14neandertali i ngjan më shumë evropianit
-
11:14 - 11:16sesa afrikanit.
-
11:16 - 11:19E njëjta gjë ndodh edhe kur krahasojmë një individ kinez
-
11:19 - 11:21me një afrikan,
-
11:21 - 11:25neandertali do të përkojë me kinezin më shpesh.
-
11:25 - 11:27Kjo duket befasuese
-
11:27 - 11:29duke qenë se neandertalët nuk kanë qenë ndonjëherë në Kinë.
-
11:29 - 11:33Kështu që modeli që ne propozuam për të shpjeguar këtë
-
11:33 - 11:35është se kur njerëzit modernë dolën prej Afrikës
-
11:35 - 11:38diku 100 mijë vite më parë,
-
11:38 - 11:40ata u takuan me neandertalët.
-
11:40 - 11:43Me sa duket, ata u takuan në Lindjen e Mesme
-
11:43 - 11:45ku kishte neandertalë që jetonin.
-
11:45 - 11:47Nëse këta u përzienë me njëri tjetrin aty,
-
11:47 - 11:49dhe këta njerëz modernë
-
11:49 - 11:51që u bënë paraardhësit
-
11:51 - 11:53e kujtdo jashtë Afrike,
-
11:53 - 11:56morën me vete këtë komponent të neandertalit në gjenomin e tyre
-
11:56 - 11:58në pjesët e tjera të botës.
-
11:58 - 12:01Prej kësaj, njerëzit që jetojnë sot jashtë Afrikës
-
12:01 - 12:04kanë rreth dy, dy e gjysëm përqind të ADN-së së tyre
-
12:04 - 12:06prej neandertalëve.
-
12:06 - 12:09Duke patur tashmë një gjenom neandertal
-
12:09 - 12:11në dorë si një pikë referimi
-
12:11 - 12:13dhe duke patur teknologjitë
-
12:13 - 12:15për të parë mbetjet antike
-
12:15 - 12:17dhe ekstraktimin e ADN-së,
-
12:17 - 12:21ne mund t'i aplikojmë këto diku tjetër nëpër botë.
-
12:21 - 12:24Vendi i parë që e bëmë këtë ishte Siberia Jugore
-
12:24 - 12:26në malet Altai
-
12:26 - 12:28në një vend të quajtur Denisova,
-
12:28 - 12:30një vendqendrim shpellash atje,
-
12:30 - 12:33ku në 2008-ën, arkeologët
-
12:33 - 12:35gjetën një pjesë të vockël të një kocke--
-
12:35 - 12:37kjo është një kopje e saj--
-
12:37 - 12:41të cilën e kuptuan që ishte prej falangës së fundit
-
12:41 - 12:44të gishtit të vogël të një njeriu.
-
12:44 - 12:46Kjo ishte e ruajtur mjaftueshëm mirë
-
12:46 - 12:49kështu që ne mundëm të përcaktonim ADN-në e këtij individi,
-
12:49 - 12:51në sasi edhe më të madhe
-
12:51 - 12:53se ajo e neandertalit, në fakt,
-
12:53 - 12:55dhe filluam ta krahasojmë atë me gjenomin e neandertalit
-
12:55 - 12:58dhe të njerëzve të sotëm.
-
12:58 - 13:00Zbuluam se ky individ
-
13:00 - 13:03ndante të njëjtën origjinë të sekuencës së ADN-së
-
13:03 - 13:07me neandertalët diku tek 640 mijë vite më parë.
-
13:07 - 13:10Akoma më tej, 800 mijë vite më parë
-
13:10 - 13:12kishte të njëjtën origjinë
-
13:12 - 13:14me njerëzit e sotëm.
-
13:14 - 13:16Kështu, ky individ vjen prej një popullate
-
13:16 - 13:19që ndan origjinën me neandertalët
-
13:19 - 13:22shumë kohë më parë, dhe pas kësaj ka një histori të gjatë të pavarur.
-
13:22 - 13:24Ne i quajmë këta njerëz,
-
13:24 - 13:26që ne i përshkruam për herë ta parë
-
13:26 - 13:28prej kësaj kocke kaq të vockël,
-
13:28 - 13:30Denisovanë,
-
13:30 - 13:33prej vendit ku u përshkruan për herë të parë.
-
13:33 - 13:36Ne mund të bëjmë të njëjtat pyetje për denisovanët
-
13:36 - 13:38ashtu siç edhe për neandertalët:
-
13:38 - 13:42A u përzienë me parardhësit e njerëzve të sotëm?
-
13:42 - 13:44Nëse e bëjmë këtë pyetje,
-
13:44 - 13:46dhe krahasojmë gjenomin denisovan
-
13:46 - 13:48me atë të njerëzve nëpër botë,
-
13:48 - 13:50çuditërisht zbulojmë se
-
13:50 - 13:52nuk ka evidencë të ADN-së denisovane
-
13:52 - 13:57në asnjë njeri qoftë edhe afër Siberisë në ditët e sotme.
-
13:57 - 13:59Por, gjejmë ngjashmëri me njerëz në Papua New Guinea
-
13:59 - 14:03dhe në ishuj të tjerë në Melanezi dhe Paqësor.
-
14:03 - 14:05Kjo duket se do të thotë
-
14:05 - 14:08që denisovanët kanë qenë më të përhapur në të shkuarën,
-
14:08 - 14:11duke qenë se nuk mendojmë që parardhësit e Melanezianëve
-
14:11 - 14:13kanë qenë ndonjëherë në Siberi.
-
14:13 - 14:15Nga studimi
-
14:15 - 14:18i këtyre njerëzve të zhdukur,
-
14:18 - 14:21po arrijmë të vizatojmë se si bota ka qenë dikur
-
14:21 - 14:24kur njerëzit modernë filluan të dalin prej Afrikës.
-
14:24 - 14:27Në perëndim, ishin neandertalët;
-
14:27 - 14:29Në lindje, denisovanët--
-
14:29 - 14:31ndoshta edhe forma të tjera njerëzish gjithashtu
-
14:31 - 14:33të cilat ende si kemi zbuluar.
-
14:33 - 14:36Ne ende se dimë se ku ishin kufijtë midis tyre,
-
14:36 - 14:38por dimë që në Siberinë Jugore,
-
14:38 - 14:40kishte edhe neandertalë edhe denisovanë
-
14:40 - 14:43të paktën për një periudhë kohe në të shkuarën.
-
14:43 - 14:46Më pas njerëzit modernë u shfaqën diku në Afrikë,
-
14:46 - 14:49dolën prej saj, me sa duket në Lindjen e Mesme.
-
14:49 - 14:52Ata u takuan me neandertalët, u përzienë me ta,
-
14:52 - 14:55vazhduan të shpërndahen nëpër botë,
-
14:55 - 14:58dhe diku në Azinë Juglindore,
-
14:58 - 15:00ata takuan denisovanët dhe u përzienë edhe me këta
-
15:00 - 15:03dhe vazhduan nëpër Paqësor.
-
15:03 - 15:06Më pas këto forma të hershme njerëzore u zhdukën,
-
15:06 - 15:09por jetojnë pak edhe sot
-
15:09 - 15:11në disa prej nesh--
-
15:11 - 15:14në atë që njerëzit jashtë Afrike kanë 2,5 përqind të ADN-së së tyre
-
15:14 - 15:16prej neandertalëve,
-
15:16 - 15:18dhe njerëzit në Melanezi
-
15:18 - 15:21kanë afërsisht 5 përqind ADN-je
-
15:21 - 15:24prej denisovanëve.
-
15:24 - 15:26A do të thotë kjo, se, pas të gjithash
-
15:26 - 15:28ka disa ndryshime absolute
-
15:28 - 15:31midis njerëzve brenda Afrike dhe jashtë saj
-
15:31 - 15:33në atë që njerëzit jashtë Afrikës
-
15:33 - 15:35kanë këtë komponent të vjetër në gjenomin e tyre
-
15:35 - 15:37prej këtyre formave të zhdukura njerëzish,
-
15:37 - 15:39ndërsa afrikanët se kanë?
-
15:39 - 15:42Epo, s'mendoj se ky është rasti.
-
15:42 - 15:44Duket se, njerëzit modernë
-
15:44 - 15:46u shfaqën diku në Afrikë.
-
15:46 - 15:49Ata u shpërndanë edhe nëpër Afrikë
-
15:49 - 15:52dhe aty kishte forma më të vjetra njerëzish gjithashtu.
-
15:52 - 15:54Dhe meqënëse u përziemë tjetërkund,
-
15:54 - 15:56jam i sigurtë se një ditë,
-
15:56 - 15:58kur ndoshta do të kemi një gjenom
-
15:58 - 16:00të këtyre formave të vjetra afrikane,
-
16:00 - 16:02ne do të zbulojmë se edhe ata u përzienë
-
16:02 - 16:05me njerëzit e hershëm modernë në Afrikë.
-
16:06 - 16:08Për t'a përmbledhur,
-
16:08 - 16:10çfarë kemi mësuar duke studiar gjenomet
-
16:10 - 16:12e njerëzve të ditëve tona
-
16:12 - 16:14dhe atyre të zhdukur?
-
16:14 - 16:16Kemi mësuar shumë gjëra,
-
16:16 - 16:21por është e rëndësishm të përmendim një
-
16:21 - 16:24që është se ne gjithmonë jemi përzierë.
-
16:24 - 16:26Ne u përziemë me këto forma të hershme njerëzish,
-
16:26 - 16:28kudo ku i takuam,
-
16:28 - 16:32dhe u pëziemë me njeri tjetrin prejandej.
-
16:32 - 16:34Faleminderit për vëmendjen tuaj.
-
16:34 - 16:40(Duartrokitje)
- Title:
- Svante Paabo: Të dhëna prej ADN-së së neandertalit brenda nesh
- Speaker:
- Svante Pääbo
- Description:
-
Duke shfaqur rezultatin e një studimi masiv dhe mbarëbotëror, gjenetisti Svante Pääbo vërteton me anë të ADN-së, se njerëzit e hershëm u çiftuan me Neandertalët pasi lanë Afrikën. (Po, shumë prej nesh kanë ADN neandertali). Gjithashtu, ai tregon se si një kockë e vogël prej gishtit të një bebeje, është e mjaftueshme për të identifikuar gjithë specien e re të një humanoidi.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 16:41