Misha Glenny heton rrjetet botërore të krimit
-
0:00 - 0:03Këto janë kohë të zymta për ekonominë
-
0:03 - 0:06shokë TEDistë, vërtet kohë të zymta për ekonominë.
-
0:06 - 0:09Prandaj dua tju ngre humorin
-
0:09 - 0:12me njërën nga më të famshmet, megjithse gjërësisht e pa njohur,
-
0:12 - 0:14histori të suksesit tregëtar
-
0:14 - 0:16të 20 viteve të fundit.
-
0:16 - 0:19E krahasueshme, në mënyrën e saj të veçantë,
-
0:19 - 0:22me arritjet e Microsoft apo Google.
-
0:22 - 0:25Dhe është një industri e cila i ka rezistuar krizës aktuale
-
0:25 - 0:27me qetësi.
-
0:27 - 0:30E kam fjalën për krimin e organizuar.
-
0:30 - 0:32Tashmë krimi i organizuar ekziston
-
0:32 - 0:35prej shumë kohësh, do thoni ju.
-
0:35 - 0:37Dhe këto janë fjalë me vend, vërtet.
-
0:37 - 0:40Por në dy dekadat e fundit
-
0:40 - 0:43ka përjetuar një zhvillim të pa precedentë.
-
0:43 - 0:47Tani përbën afërsisht 15 përqind
-
0:47 - 0:49të GDP botërore.
-
0:49 - 0:52Më pëlqen ta quaj Ekonomia Botërore në Hije,
-
0:52 - 0:55ose McMafia, shkurt.
-
0:55 - 0:58Pra çfarë e shkakton këtë rritje të jashtzakonshme
-
0:58 - 1:00të krimit pa kufij.
-
1:00 - 1:02Sigurisht është globalizimi,
-
1:02 - 1:05teknologjia, komunikacione e të gjitha këto gjëra,
-
1:05 - 1:08për te cilat do të flasim pak më vonë.
-
1:08 - 1:11Por në fillim do të doja tju ktheja pak mbrapa
-
1:11 - 1:13te kjo ngjarje.
-
1:13 - 1:15Rënia e komunizmit.
-
1:15 - 1:19Në të gjithë Europën lindore ndodh një ngjarje shumë e rëndësishme
-
1:19 - 1:21për historinë tonë të pas luftës.
-
1:21 - 1:24Është koha për një zbulim të plotë.
-
1:24 - 1:27Kjo ngjarje ka një kuptim të rëndësishëm për mua personalisht.
-
1:27 - 1:31Unë transportoja fshehurazi libra përtej perdes së hekurt
-
1:31 - 1:33drejt grupeve opozitare demokratike në Europën lindore,
-
1:33 - 1:35si Solidarnosc në Poloni,
-
1:35 - 1:37kur isha adoleshent.
-
1:37 - 1:41Më pas fillova të shkruaj mbi Europën lindore,
-
1:41 - 1:45dhe u bëra krye korrespondent i BBC për rajonin.
-
1:45 - 1:49Gjë të cilën bëja në 1989.
-
1:49 - 1:53Kështu që, kur 425 milion njerëz
-
1:53 - 1:55më në fund fituan të drejtën
-
1:55 - 1:57të zgjedhin qeveritë e tyre
-
1:57 - 2:00unë isha në ekstazë.
-
2:00 - 2:02Por, gjithashtu isha pak i shqetësuar
-
2:02 - 2:04për disa nga gjërat më të shëmtuara
-
2:04 - 2:06që fshiheshin pas murit.
-
2:06 - 2:08Nuk u desh shumë për shembull
-
2:08 - 2:10që nacionalizmi etnik
-
2:10 - 2:12të ngrinte kokën e tij të përgjakur
-
2:12 - 2:14në Jugosllavi.
-
2:14 - 2:16Dhe përmes kaosit,
-
2:16 - 2:18mes euforisë,
-
2:18 - 2:20mu desh pak kohë për të kuptuar
-
2:20 - 2:23se disa nga njerëzit që mbanin pushtetin
-
2:23 - 2:27para 1989, në Europën lindore,
-
2:27 - 2:31vazhdonin ta kishin edhe pas revolucionit.
-
2:31 - 2:35Sigurisht kishte personazhe të tilla.
-
2:35 - 2:39Por kishte gjithashtu njerëz më të papritur
-
2:39 - 2:43të cilët luajtën një rol kritik në ç'ka ndodhte në Europën lindore.
-
2:43 - 2:46Personazhe të tilla. I kujtoni këta çunat?
-
2:46 - 2:48Ata fitonin medaljet e arta në peshngritje
-
2:48 - 2:51dhe mundje, çdo katër vjet në Olimpiada.
-
2:51 - 2:54Dhe ata ishin të përkëdhelurit e mëdhenj te komunizmit.
-
2:54 - 2:57Kishin një stil jetese përrallor.
-
2:57 - 2:59Ata merrnin apartamente të medhenj në qendër të qytetit.
-
2:59 - 3:01Sex të rastësishëm me tepri.
-
3:01 - 3:04Ata gjithashtu mund të udhëtonin në perëndim shumë lirshëm,
-
3:04 - 3:07gjë që ishte një luks i madh në atë kohë.
-
3:07 - 3:11Mund të duket çudi, por ata luajtën një rol kritik
-
3:11 - 3:13në lindjen e ekonomisë së tregut
-
3:13 - 3:15në Europën lindore.
-
3:15 - 3:17Ose siç më pëlqen t'i quaj unë, ata ishin
-
3:17 - 3:19mamitë e kapitalizmit.
-
3:19 - 3:22Ja ku janë disa nga këta peshngritës
-
3:22 - 3:25pas transformimit të 1989.
-
3:25 - 3:28Tani në Bullgari,
-
3:28 - 3:30kjo fotografi është marrë në Bullgari,
-
3:30 - 3:33kur komunizmi u shpërbë në të gjithë Europën lindore
-
3:33 - 3:35nuk u shpërbë vetëm komunizmi,
-
3:35 - 3:37por i gjithë shteti.
-
3:37 - 3:39Kjo do të thotë se forcat policore nuk punonin.
-
3:39 - 3:42Sistemi gjygjësor nuk funksiononte në mënyrën e duhur.
-
3:42 - 3:47Pra ç'duhet të bënte një business man në botën e re
-
3:47 - 3:49të kapitalizmit të Europës lindore
-
3:49 - 3:53për tu siguruar që kontratat e tij të respektoheshin?
-
3:53 - 3:56Ai do të shkonte te këta njerëz të cilët quheshin, në mënyrë figurative,
-
3:56 - 4:00nga sociologët, agjensi të forcave të rendit private.
-
4:00 - 4:04Ne preferojmë t'a quajmë mafia.
-
4:04 - 4:07Dhe në Bullgari me mafian u bashkuan shpejt
-
4:07 - 4:0914 mijë njerëz
-
4:09 - 4:13të cilët ishin pushuar nga punët e tyre në shërbimet e sigurisë
-
4:13 - 4:15ndërmjet 1989 dhe 1991.
-
4:15 - 4:19Tani, kur shteti po të shpërbëhet,
-
4:19 - 4:22ekonomia të ka marr të tatëpjetën,
-
4:22 - 4:25njerëzit e fundit që do që të futen në tregun e punës
-
4:25 - 4:28janë 14 mijë burra e gra, aftësitë kryesore të të cilëve
-
4:28 - 4:30janë mbikqyrja,
-
4:30 - 4:33janë kontrabana, ndërtimi i rrjeteve të fshehta,
-
4:33 - 4:36dhe vrasja e njerëzve.
-
4:36 - 4:39Por kjo është ajo që ndodhi në të gjithë Europën lindore.
-
4:39 - 4:44Gjatë punës time në vitet '90
-
4:44 - 4:47kohën më të madhe e kalova duke u marrë
-
4:47 - 4:50me konfliktin e tmerrshëm në Jugosllavi.
-
4:50 - 4:52Ishte e lehtë të dalloja
-
4:52 - 4:56se ata që po kryenin ato mizori të tmerrshme,
-
4:56 - 4:59organizatat paraushtarake,
-
4:59 - 5:01ishin të njëjtit njerëz që drejtonin
-
5:01 - 5:04sindikatat e krimit të organizuar.
-
5:04 - 5:08Dhe fillova të mendoja se pas dhunës
-
5:08 - 5:11fshihej një sipërmarrje kriminale ogurzezë.
-
5:11 - 5:15Dhe kështu që fillova të udhëtojë nëpër botë
-
5:15 - 5:18për të studiuar krimin e fshehtë ndërkombëtar,
-
5:18 - 5:20duke folur me policë,
-
5:20 - 5:23duke folur me viktima, duke folur me përdorues
-
5:23 - 5:25të të mirave dhe shërbimeve të paligjshme.
-
5:25 - 5:30Por mbi të gjitha duke folur me vetë gangsterët.
-
5:30 - 5:33Dhe Ballkani ishte një vend i shkëlqyer për të filluar.
-
5:33 - 5:35Pse? Sigurisht
-
5:35 - 5:37kishte problemin e shpërbërjes së ligjit e rendit.
-
5:37 - 5:39Por siç thonë në tregëtinë me pakicë,
-
5:39 - 5:43është vendndodhja, vendndodhja, vendndodhja.
-
5:43 - 5:45Dhe ajo që vura re në fillim të studimit tim
-
5:45 - 5:50ishte se Ballkani ishte shndërruar në një zonë gjigante tranziti
-
5:50 - 5:53për të gjitha të mirat e shërbimet e paligjshme për të gjithë botën.
-
5:53 - 5:55Heroinë, kokainë,
-
5:55 - 5:58gra që trafikoheshin si prostituta
-
5:58 - 6:00dhe metale të çmuara.
-
6:00 - 6:02Dhe për ku ishin drejtuar?
-
6:02 - 6:04Drejt Bashkimit Europian, i cili tani
-
6:04 - 6:08kishte filluar të korrte përfitimet e globalizimit.
-
6:08 - 6:10Duke u kthyer në
-
6:10 - 6:13tregun më të begatë në histori.
-
6:13 - 6:16Duke përfshirë rreth 500 milion njerëz.
-
6:16 - 6:19Dhe një pjese të rëndësishme
-
6:19 - 6:21të këtyre 500 milion njerëzve
-
6:21 - 6:24u pëlqen të harxhojnë kohën e lirë dhe paratë e kursyera
-
6:24 - 6:26duke fjetur me prostituta,
-
6:26 - 6:29duke futur kartmonedha 50 Euro-she në hundë
-
6:29 - 6:32dhe duke punësuar punëtorë të emigruar ilegalisht.
-
6:32 - 6:36Tani, krimi i organizuar në botën e globalizuar
-
6:36 - 6:38vepron në të njëjtën mënyrë si bizneset e tjera.
-
6:38 - 6:41Ka zonat e prodhimit,
-
6:41 - 6:44si Afganistani e Kolumbia.
-
6:44 - 6:46Ka zonat e shpërndarjes,
-
6:46 - 6:49si Meksika dhe Ballkani.
-
6:49 - 6:53Dhe, padyshim, ka zonat e konsumit,
-
6:53 - 6:55si Bashkimi Europian, Japonia
-
6:55 - 6:58dhe sigurisht, Shtetet e Bashkuara.
-
6:58 - 7:01Zonat e prodhimit dhe shpërndarjes
-
7:01 - 7:04shtrihen përgjithsisht në botën në zhvillim.
-
7:04 - 7:08Dhe janë shpesh nën kërcënimin e dhunës së tmerrshme
-
7:08 - 7:10dhe gjakderdhjeve.
-
7:10 - 7:12Merrni për shembull Meksikën.
-
7:12 - 7:16Gjashtë mijë njerëz të vrarë gjatë 18 muajve të fundit
-
7:16 - 7:20si pasojë direkte e tregëtisë së kokainës.
-
7:20 - 7:24Po në Republikën Demokratike të Kongos ç'ndodh?
-
7:24 - 7:30Që nga 1998, pesë milion njerëz kanë vdekur.
-
7:30 - 7:32Nuk është një konflikt për të cilin lezohet shpesh nëpër gazeta.
-
7:32 - 7:35Por është konflikti më i madhë në planet
-
7:35 - 7:37që pas luftës së dytë botërore.
-
7:37 - 7:40E pse ndodh kjo? Sepse mafia nga e gjithë bota
-
7:40 - 7:43bashkpunon me paraushtarakët vendas
-
7:43 - 7:46për të kapur furnizimet
-
7:46 - 7:48dhe burimet e pasura minerale
-
7:48 - 7:50të rajonit.
-
7:50 - 7:54Në vitin 2000, 80% e koltanit botëror
-
7:54 - 7:56nxirrej nga fushat vrasëse
-
7:56 - 8:00në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.
-
8:00 - 8:04Koltanin mund ta gjeni në çdo celular,
-
8:04 - 8:06gati në të gjith laptop-ët
-
8:06 - 8:08dhe konsolët e lojrave.
-
8:08 - 8:11Zotërinjtë e luftës kongolezë ja shesin këtë mall mafias
-
8:11 - 8:13në shkëmbim të armëve.
-
8:13 - 8:17Dhe mafia më vonë e shet atë në tregun perëndimor.
-
8:17 - 8:19Dhe është dëshira perëndimore
-
8:19 - 8:21për të konsumuar
-
8:21 - 8:24që është shtyrësi kryesor
-
8:24 - 8:27i krimit të organizuar ndërkombëtar.
-
8:27 - 8:31Tani, më lejoni t'ju tregoj disa nga shokët e mi në veprim,
-
8:31 - 8:34të filmuar nga policia italiane
-
8:34 - 8:37duke kontrabanduar cigare pa pullë fiskale.
-
8:37 - 8:40Tani, cigaret kur dalin nga fabrika janë shumë të lira.
-
8:40 - 8:44Bashkimi Europian më pas vendos mbi to taksën më të lartë në botë.
-
8:44 - 8:47Kështu që nëse arrin t'i kontrabandosh ato në BE
-
8:47 - 8:50mund të arrish fitime shumë të këndëshme.
-
8:50 - 8:52Dua të shihni këtë për t'ju treguar
-
8:52 - 8:55llojin e burimeve që kanë në dispozicion këto grupe.
-
8:55 - 8:59Ky varkë kushton një milion Euro kur është e re.
-
8:59 - 9:03Dhe është gjëja më e shpejtë në ujërat europiane.
-
9:03 - 9:06Nga 1994, për shtatë vjet,
-
9:06 - 9:0820 varka të tilla
-
9:08 - 9:11bënin udhëtimin përmes Adriatikut,
-
9:11 - 9:14nga Mali i Zi për në Itali, çdo natë.
-
9:14 - 9:16Dhe për pasojë të kësaj tregëtie
-
9:16 - 9:21vetëm Britania humbi tetë miliard dollar të ardhura.
-
9:21 - 9:25Ato para shkuan për të bërë të mundur luftërat në Jugosllavi
-
9:25 - 9:29dhe për të mbushur xhepat e individëve të paskrrupull.
-
9:29 - 9:32Kur kjo tregti filloi, policia italiane
-
9:32 - 9:36kishte vetëm dy varka që mund të arrinin të njëjtën shpejtësi.
-
9:36 - 9:38Dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse e vetmja mënyrë për të kapur këta tipat
-
9:38 - 9:41është nëse u mbaron benzina.
-
9:41 - 9:43Disa herë gangsterët merrnin me vete
-
9:43 - 9:46gra që trafikoheshin për prostitucion.
-
9:46 - 9:48Dhe nëse policia ndërhynte, ata i flaknin
-
9:48 - 9:51gratë në det
-
9:51 - 9:53në mënyrë që policia të shkonte t'i shpëtonte nga mbytja,
-
9:53 - 9:57në vend që të ndiqte të këqitë.
-
9:57 - 10:00Jua tregova këto që të kuptonit
-
10:00 - 10:02se sa varka, se sa anije duhen
-
10:02 - 10:04për të kapur këta tipat.
-
10:04 - 10:06Dhe përgjigjja është gjashtë anije.
-
10:06 - 10:09Dhe kujtohuni që 20 varka të tilla
-
10:09 - 10:11kalonin Adriatikun
-
10:11 - 10:13çdo natë.
-
10:13 - 10:17Pra, ç'bënin kta tipat me gjithë ato para që fitonin?
-
10:17 - 10:21Mirë, tani arrijmë te globalizimi
-
10:21 - 10:24sepse nuk ishte vetëm liberalizimi i tregëtisë botërore.
-
10:24 - 10:27Ishte liberalizimi i tregut financiar ndërkombëtar.
-
10:27 - 10:30Dhe sa i lehtë u bë
-
10:30 - 10:32pastrimi i parave.
-
10:32 - 10:35Dy dekadat e fundit kanë qenë epoka e champagne-s
-
10:35 - 10:37për fitimet e pista.
-
10:37 - 10:41Gjatë viteve '90 kemi parë qendërat financiare nëpër botë
-
10:41 - 10:44të konkurrojnë për bizneset e tyre.
-
10:44 - 10:46Dhe thjesht nuk ishte një mekanizëm fitimprurës
-
10:46 - 10:48të parandaloje pastrimin e parave.
-
10:48 - 10:51Dhe shumë banka të rregullta ishin të lumtura
-
10:51 - 10:54të pranonin depozita
-
10:54 - 10:56prej burimeve shumë të dyshimta
-
10:56 - 10:59pa bërë pyetje.
-
10:59 - 11:03Por në zemër të kësaj, qëndron rrjeti i bankave offshore.
-
11:03 - 11:06Këto gjëra
-
11:06 - 11:09janë një pjesë thelbësore në zbulimin e pastrimit të parave.
-
11:09 - 11:13Dhe nëse do të bësh diçka për evazionin e paligjshëm të taksave
-
11:13 - 11:17për krimin e organizuar ndërkombëtar, për pastrimin e parave,
-
11:17 - 11:19duhet t'i heqësh qafe këto banka.
-
11:19 - 11:22Në anën pozitive, më në fundë kemi dikë në Shtëpinë e Bardhë
-
11:22 - 11:25që ka folur hapur vazhdimisht
-
11:25 - 11:28kundër këtyre qenjeve gërryese.
-
11:28 - 11:32Dhe nëse dikush është i shqetsuar mbi atë që unë besoj
-
11:32 - 11:35se është e nevojshme për
-
11:35 - 11:38një legjislacion të ri, vënie rregullash, vënie e vërtetë rregullash.
-
11:38 - 11:42Them t'i hedhim një sy Bernie Madoff-it
-
11:42 - 11:46i cili do e kalojë pjesën e jetës që i mbetet në burg.
-
11:46 - 11:52Bernie Madoff vodhi 65 miliard dollar.
-
11:52 - 11:55Kjo e vendos sipër, në Olimpin e gangsterëve
-
11:55 - 11:57bashkë me kartelet Kolumbiane,
-
11:57 - 12:00dhe me sindikatat kryesore Ruse të krimit.
-
12:00 - 12:02Por ai e bëri këtë për dekada
-
12:02 - 12:04mu në zemër të Wall Street-it.
-
12:04 - 12:07Dhe asnjë rregullator nuk e zuri.
-
12:07 - 12:10Pra sa Madoff të tjerë ka në Wall Street,
-
12:10 - 12:12apo në city-n e Londrës,
-
12:12 - 12:14duke rrjepur njerëz të zakonshëm,
-
12:14 - 12:16e duke pastruar para?
-
12:16 - 12:20Unë mund t'ju them se ka disa të tillë.
-
12:20 - 12:24Le të shkojmë në qendër të krimit të organizuar ndërkombëtar tani.
-
12:24 - 12:28Janë lëndët narkotike. Fotografia e dytë e një ferme marijuane për sot.
-
12:28 - 12:31Kjo, megjithatë, ndodhet në British Columbia-n qendrore
-
12:31 - 12:33ku e kam fotografuar.
-
12:33 - 12:35Është njëra prej dhjetëra mijëra
-
12:35 - 12:38mbjelljeve vetjake në B.C.
-
12:38 - 12:41e cila siguron mbi pesë përqind
-
12:41 - 12:45të GDP-së së provincës nëse do të llogaritej tregëtia e saj.
-
12:45 - 12:50U shoqërova nga inspektori Brian Cantera,
-
12:50 - 12:52i Policisë së Kalëruar Mbretërore Kanadeze,
-
12:52 - 12:54në një depo të errët në lindje të Vancouver-it
-
12:54 - 12:58për të parë disa nga mallërat që u konfiskohen rregullisht
-
12:58 - 13:00nga PKMK
-
13:00 - 13:02kontrabandistëve që i dërgojnë
-
13:02 - 13:05sigurisht, në jug për në Shtetet e Bashkuara
-
13:05 - 13:07ku ka një treg të pangopshëm
-
13:07 - 13:10për B.C. Bud, siç e quajnë,
-
13:10 - 13:12pjesërisht sepse reklamohet si bio,
-
13:12 - 13:16gjë që sigurisht pëlqehet shumë në Kaliforni.
-
13:16 - 13:18(Të qeshura)
-
13:18 - 13:19(Duartrokitje)
-
13:19 - 13:22Sipas asaj që pranoi polici
-
13:22 - 13:27kjo s'përbën ndonjë dëm për
-
13:27 - 13:29eksportuesit e mëdhenj.
-
13:29 - 13:31Që nga fillimi i globalizimit
-
13:31 - 13:35tregu ndërkombëtar i lëndëve narkotike është përhapur jashtëzakonisht.
-
13:35 - 13:38Por, megjthatë, kjo nuk është shoqëruar me rritje
-
13:38 - 13:41në burimet e disponueshme
-
13:41 - 13:43nga forcat e policisë.
-
13:43 - 13:48Por e gjitha kjo mund të ndryshojë.
-
13:48 - 13:50Sepse diçka shumë e çuditshme po ndodh.
-
13:50 - 13:52Kombet e Bashkuar njohën
-
13:52 - 13:55herët këtë, jo ishte muajin e kalur faktikisht,
-
13:55 - 14:01që Kanadja është bërë një zonë kyçe për shpërndarjen dhe prodhimin
-
14:01 - 14:05e ecstasy dhe drogërave të tjera sintetike.
-
14:05 - 14:07Në mënyrë interesante, pjesa e tregut
-
14:07 - 14:10e heroinës dhe kokainës po bie
-
14:10 - 14:15sepse pilulat po bëhen edhe më të mira në riprodhimin e "bërjes" nga to.
-
14:15 - 14:19Kjo e ndryshon lojën.
-
14:19 - 14:23Sepse e sposton prodhimin larg botës në zhvillim
-
14:23 - 14:27drejt botës perëndimore,
-
14:27 - 14:29Ajo që po ndodh është një prirje
-
14:29 - 14:33e cila do të trondisë aftësinë e policisë tonë në perëndim.
-
14:33 - 14:37Politika ndaj drogës që kemi patur për 40 vjet
-
14:37 - 14:42është e vonuar e duhet riparë seriozisht,
-
14:42 - 14:44sipas meje.
-
14:44 - 14:46Tani, kriza.
-
14:46 - 14:48Mirë, krimi i organizuar i është përshtatur tashmë
-
14:48 - 14:50shumë mirë krizës.
-
14:50 - 14:52Nuk është e habitshme që është industria më oportuniste
-
14:52 - 14:54në mbarë boten.
-
14:54 - 14:58Dhe nuk ka rregulla në sistemin e saj rregullator.
-
14:58 - 15:02Përjashtuar, sigurisht, dy rreziqeve të biznesit,
-
15:02 - 15:04arrestimi nga forcat e rendit,
-
15:04 - 15:06i cili, sinqerisht, është shqetësimi i tyre i fundit,
-
15:06 - 15:09dhe konkurenca nga grupet e tjera,
-
15:09 - 15:11pra një plumb pas koke.
-
15:11 - 15:14Ajo çfarë kanë bërë është zhvendosja e veprimtarisë.
-
15:14 - 15:18Njerëzit nuk tymosin aq shumë drogë, ose nuk vizitojnë aq shpesh prostituta
-
15:18 - 15:20gjatë një krize.
-
15:20 - 15:22Kështu që ata kanë pushtuar krimin financiar
-
15:22 - 15:24dhe të korporatave në mënyrë masive,
-
15:24 - 15:26dhe mbi të gjitha, dy sektorë,
-
15:26 - 15:29që janë mallrat e falsifikuara
-
15:29 - 15:31dhe cyber-krimi.
-
15:31 - 15:33Dhe kanë qenë tmerrësisht të suksesshëm.
-
15:33 - 15:36Do të doja t'ju prezantoja zotin Pringle.
-
15:36 - 15:40Ose mbase duhet të them, më saktë, Señor Pringle.
-
15:40 - 15:44U prezantova me këtë gjënë nga një cyber-kriminel Brazilian.
-
15:44 - 15:46Ishim ulur në një makinë në bulevardin Paulista
-
15:46 - 15:48në São Paulo, bashkë.
-
15:48 - 15:50E lidhi me laptop-in tim
-
15:50 - 15:53dhe brënda pësë minutave ai kishte depërtuar
-
15:53 - 15:55në sistemin kompiuterik të sigurisë
-
15:55 - 15:58të një banke kryesore Braziliane.
-
15:58 - 16:00Nuk ishte e vështirë vërtet.
-
16:00 - 16:03Dhe është seriozisht shumë më e lehtë sepse
-
16:03 - 16:05gjëja e bukur e cyber-krimit
-
16:05 - 16:09është se s'ka shumë të bëj me teknologjinë.
-
16:09 - 16:13Çelësi i cyber-krimit është ajo që quajmë inxhinieri sociale.
-
16:13 - 16:15Ose po të përdorim termin teknik,
-
16:15 - 16:18lind nga një çdo minutë.
-
16:18 - 16:21S'do ta besonit se sa e lehtë është
-
16:21 - 16:24të bindësh njerëz të bëjnë me kompiuterat e tyre gjëra
-
16:24 - 16:27që objektivisht nuk u interesojnë.
-
16:27 - 16:29Dhe shumë shpejt
-
16:29 - 16:31cyber-kriminelët mësuan që rruga më e shpejtë për të bërë këtë,
-
16:31 - 16:35sigurisht, rruga më e shpejtë për te portofoli i një personi
-
16:35 - 16:38është nëpërmjet premtimit për seks e dashuri.
-
16:38 - 16:41Besoj se disa nga ju e kujtojnë virusin I-Love-You,
-
16:41 - 16:45një nga viruset e mëdhenj mbarëbotëror.
-
16:45 - 16:48Unë isha shumë me fat kur u shfaq virusi I-Love-You.
-
16:48 - 16:51Sepse personi i parë prej të cilit e mora
-
16:51 - 16:53ishte një ish e dashura ime.
-
16:53 - 16:58Ajo ushqente gjithë llojet e ndjenjave ndaj meje në ato kohë
-
16:58 - 17:00por dashuria nuk ishte mes tyre.
-
17:00 - 17:02(Të qeshura)
-
17:02 - 17:06Dhe sapo e pashë këtë mesazh
-
17:06 - 17:09e dërgova me ngut në koshin e plehërave,
-
17:09 - 17:14dhe shpëtova veten nga një infeksion shumë i keq.
-
17:14 - 17:18Pra, cyber-krimi, kini kujdes nga ai.
-
17:18 - 17:20Një gjë të cilën e dimë mbi internetin
-
17:20 - 17:23është se interneti po i ndihmon këta tipat.
-
17:23 - 17:26Këto janë mushkonjat që mbartin parazitët e malaries
-
17:26 - 17:30të cilat infektojnë gjakun tuaj pasi mushkonja ka ngrënë falas
-
17:30 - 17:32me shpenzimet tona.
-
17:32 - 17:35Tani, Artesunate ëshë një ilaç shumë i efektshëm
-
17:35 - 17:38në shkatërrimin e parazitit në ditët e para
-
17:38 - 17:40të infeksionit.
-
17:40 - 17:42Por vitet e fundit
-
17:42 - 17:45studiues në Kamboxhia kanë zbuluar
-
17:45 - 17:48se ajo që po ndodh është
-
17:48 - 17:51që paraziti i malaries po krijon rezistencë.
-
17:51 - 17:54Dhe ata druhen se arsyeja e krijimit të rezistencës
-
17:54 - 17:58është sepse Kamboxhianët nuk mund t'a përballojnë blerjen e ilaçeve në treg
-
17:58 - 18:01kështu që ata i blejnë në internet.
-
18:01 - 18:03Dhe këto pilula përmbajnë vetëm doza të ulëta
-
18:03 - 18:05të përbërësit aktiv.
-
18:05 - 18:07Dhe ja pse
-
18:07 - 18:11paraziti po fillon të krijojë rezistencë.
-
18:11 - 18:13Arsyeja që po jua them këtë
-
18:13 - 18:15është sepse duhet të dimë
-
18:15 - 18:17që krimi i organizuar
-
18:17 - 18:20ndikon të gjitha pjesët e jetës tonë.
-
18:20 - 18:23S'është e nevojshme të flesh me prostituta
-
18:23 - 18:25apo të marrësh drogë
-
18:25 - 18:27për të patur marrëdhënie me krimin e organizuar.
-
18:27 - 18:29Ata ndikojnë në llogaritë tona bankare.
-
18:29 - 18:31Ata ndikojnë në komunikimin tonë, në fondet tona të pensioneve.
-
18:31 - 18:35Madje ata ndikojnë në ushqimin që ne hamë
-
18:35 - 18:37dhe te qeveritë tona.
-
18:37 - 18:40Kjo nuk është më një çështje
-
18:40 - 18:43mes Siçilianëve nga Palermo dhe New York-ut.
-
18:43 - 18:46Nuk ka më romanticizëm të ndërthurur me gangsterët
-
18:46 - 18:48në shekullin e 21-të.
-
18:48 - 18:51Kjo është një industri e madhe
-
18:51 - 18:54që krijon paqëndrueshmëri dhe dhunë
-
18:54 - 18:56kudo që shkon.
-
18:56 - 18:58Është një forcë madhore ekonomike
-
18:58 - 19:02dhe ne duhet t'a marrim shumë, shumë seriozisht.
-
19:02 - 19:04Ishte një privilegj tju flisja.
-
19:04 - 19:06Ju faleminderit shumë.
-
19:06 - 19:09(Duartrokitje)
- Title:
- Misha Glenny heton rrjetet botërore të krimit
- Speaker:
- Misha Glenny
- Description:
-
Gazetari Misha Glenny hetoi në mënyrë të guximshme për disa vjet rrjetet e krimit të organizuar në mbarë botën. Ky rrjet përbën afërsisht 15% të ekonomisë botërore. Nga mafia Ruse e deri te kartelet gjigante të drogës, burimet e tij nuk përfshijnë vetëm inteligjencën dhe forcat e rendit por edhe kriminelë.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 19:12