Këto janë kohë të zymta për ekonominë shokë TEDistë, vërtet kohë të zymta për ekonominë. Prandaj dua tju ngre humorin me njërën nga më të famshmet, megjithse gjërësisht e pa njohur, histori të suksesit tregëtar të 20 viteve të fundit. E krahasueshme, në mënyrën e saj të veçantë, me arritjet e Microsoft apo Google. Dhe është një industri e cila i ka rezistuar krizës aktuale me qetësi. E kam fjalën për krimin e organizuar. Tashmë krimi i organizuar ekziston prej shumë kohësh, do thoni ju. Dhe këto janë fjalë me vend, vërtet. Por në dy dekadat e fundit ka përjetuar një zhvillim të pa precedentë. Tani përbën afërsisht 15 përqind të GDP botërore. Më pëlqen ta quaj Ekonomia Botërore në Hije, ose McMafia, shkurt. Pra çfarë e shkakton këtë rritje të jashtzakonshme të krimit pa kufij. Sigurisht është globalizimi, teknologjia, komunikacione e të gjitha këto gjëra, për te cilat do të flasim pak më vonë. Por në fillim do të doja tju ktheja pak mbrapa te kjo ngjarje. Rënia e komunizmit. Në të gjithë Europën lindore ndodh një ngjarje shumë e rëndësishme për historinë tonë të pas luftës. Është koha për një zbulim të plotë. Kjo ngjarje ka një kuptim të rëndësishëm për mua personalisht. Unë transportoja fshehurazi libra përtej perdes së hekurt drejt grupeve opozitare demokratike në Europën lindore, si Solidarnosc në Poloni, kur isha adoleshent. Më pas fillova të shkruaj mbi Europën lindore, dhe u bëra krye korrespondent i BBC për rajonin. Gjë të cilën bëja në 1989. Kështu që, kur 425 milion njerëz më në fund fituan të drejtën të zgjedhin qeveritë e tyre unë isha në ekstazë. Por, gjithashtu isha pak i shqetësuar për disa nga gjërat më të shëmtuara që fshiheshin pas murit. Nuk u desh shumë për shembull që nacionalizmi etnik të ngrinte kokën e tij të përgjakur në Jugosllavi. Dhe përmes kaosit, mes euforisë, mu desh pak kohë për të kuptuar se disa nga njerëzit që mbanin pushtetin para 1989, në Europën lindore, vazhdonin ta kishin edhe pas revolucionit. Sigurisht kishte personazhe të tilla. Por kishte gjithashtu njerëz më të papritur të cilët luajtën një rol kritik në ç'ka ndodhte në Europën lindore. Personazhe të tilla. I kujtoni këta çunat? Ata fitonin medaljet e arta në peshngritje dhe mundje, çdo katër vjet në Olimpiada. Dhe ata ishin të përkëdhelurit e mëdhenj te komunizmit. Kishin një stil jetese përrallor. Ata merrnin apartamente të medhenj në qendër të qytetit. Sex të rastësishëm me tepri. Ata gjithashtu mund të udhëtonin në perëndim shumë lirshëm, gjë që ishte një luks i madh në atë kohë. Mund të duket çudi, por ata luajtën një rol kritik në lindjen e ekonomisë së tregut në Europën lindore. Ose siç më pëlqen t'i quaj unë, ata ishin mamitë e kapitalizmit. Ja ku janë disa nga këta peshngritës pas transformimit të 1989. Tani në Bullgari, kjo fotografi është marrë në Bullgari, kur komunizmi u shpërbë në të gjithë Europën lindore nuk u shpërbë vetëm komunizmi, por i gjithë shteti. Kjo do të thotë se forcat policore nuk punonin. Sistemi gjygjësor nuk funksiononte në mënyrën e duhur. Pra ç'duhet të bënte një business man në botën e re të kapitalizmit të Europës lindore për tu siguruar që kontratat e tij të respektoheshin? Ai do të shkonte te këta njerëz të cilët quheshin, në mënyrë figurative, nga sociologët, agjensi të forcave të rendit private. Ne preferojmë t'a quajmë mafia. Dhe në Bullgari me mafian u bashkuan shpejt 14 mijë njerëz të cilët ishin pushuar nga punët e tyre në shërbimet e sigurisë ndërmjet 1989 dhe 1991. Tani, kur shteti po të shpërbëhet, ekonomia të ka marr të tatëpjetën, njerëzit e fundit që do që të futen në tregun e punës janë 14 mijë burra e gra, aftësitë kryesore të të cilëve janë mbikqyrja, janë kontrabana, ndërtimi i rrjeteve të fshehta, dhe vrasja e njerëzve. Por kjo është ajo që ndodhi në të gjithë Europën lindore. Gjatë punës time në vitet '90 kohën më të madhe e kalova duke u marrë me konfliktin e tmerrshëm në Jugosllavi. Ishte e lehtë të dalloja se ata që po kryenin ato mizori të tmerrshme, organizatat paraushtarake, ishin të njëjtit njerëz që drejtonin sindikatat e krimit të organizuar. Dhe fillova të mendoja se pas dhunës fshihej një sipërmarrje kriminale ogurzezë. Dhe kështu që fillova të udhëtojë nëpër botë për të studiuar krimin e fshehtë ndërkombëtar, duke folur me policë, duke folur me viktima, duke folur me përdorues të të mirave dhe shërbimeve të paligjshme. Por mbi të gjitha duke folur me vetë gangsterët. Dhe Ballkani ishte një vend i shkëlqyer për të filluar. Pse? Sigurisht kishte problemin e shpërbërjes së ligjit e rendit. Por siç thonë në tregëtinë me pakicë, është vendndodhja, vendndodhja, vendndodhja. Dhe ajo që vura re në fillim të studimit tim ishte se Ballkani ishte shndërruar në një zonë gjigante tranziti për të gjitha të mirat e shërbimet e paligjshme për të gjithë botën. Heroinë, kokainë, gra që trafikoheshin si prostituta dhe metale të çmuara. Dhe për ku ishin drejtuar? Drejt Bashkimit Europian, i cili tani kishte filluar të korrte përfitimet e globalizimit. Duke u kthyer në tregun më të begatë në histori. Duke përfshirë rreth 500 milion njerëz. Dhe një pjese të rëndësishme të këtyre 500 milion njerëzve u pëlqen të harxhojnë kohën e lirë dhe paratë e kursyera duke fjetur me prostituta, duke futur kartmonedha 50 Euro-she në hundë dhe duke punësuar punëtorë të emigruar ilegalisht. Tani, krimi i organizuar në botën e globalizuar vepron në të njëjtën mënyrë si bizneset e tjera. Ka zonat e prodhimit, si Afganistani e Kolumbia. Ka zonat e shpërndarjes, si Meksika dhe Ballkani. Dhe, padyshim, ka zonat e konsumit, si Bashkimi Europian, Japonia dhe sigurisht, Shtetet e Bashkuara. Zonat e prodhimit dhe shpërndarjes shtrihen përgjithsisht në botën në zhvillim. Dhe janë shpesh nën kërcënimin e dhunës së tmerrshme dhe gjakderdhjeve. Merrni për shembull Meksikën. Gjashtë mijë njerëz të vrarë gjatë 18 muajve të fundit si pasojë direkte e tregëtisë së kokainës. Po në Republikën Demokratike të Kongos ç'ndodh? Që nga 1998, pesë milion njerëz kanë vdekur. Nuk është një konflikt për të cilin lezohet shpesh nëpër gazeta. Por është konflikti më i madhë në planet që pas luftës së dytë botërore. E pse ndodh kjo? Sepse mafia nga e gjithë bota bashkpunon me paraushtarakët vendas për të kapur furnizimet dhe burimet e pasura minerale të rajonit. Në vitin 2000, 80% e koltanit botëror nxirrej nga fushat vrasëse në lindje të Republikës Demokratike të Kongos. Koltanin mund ta gjeni në çdo celular, gati në të gjith laptop-ët dhe konsolët e lojrave. Zotërinjtë e luftës kongolezë ja shesin këtë mall mafias në shkëmbim të armëve. Dhe mafia më vonë e shet atë në tregun perëndimor. Dhe është dëshira perëndimore për të konsumuar që është shtyrësi kryesor i krimit të organizuar ndërkombëtar. Tani, më lejoni t'ju tregoj disa nga shokët e mi në veprim, të filmuar nga policia italiane duke kontrabanduar cigare pa pullë fiskale. Tani, cigaret kur dalin nga fabrika janë shumë të lira. Bashkimi Europian më pas vendos mbi to taksën më të lartë në botë. Kështu që nëse arrin t'i kontrabandosh ato në BE mund të arrish fitime shumë të këndëshme. Dua të shihni këtë për t'ju treguar llojin e burimeve që kanë në dispozicion këto grupe. Ky varkë kushton një milion Euro kur është e re. Dhe është gjëja më e shpejtë në ujërat europiane. Nga 1994, për shtatë vjet, 20 varka të tilla bënin udhëtimin përmes Adriatikut, nga Mali i Zi për në Itali, çdo natë. Dhe për pasojë të kësaj tregëtie vetëm Britania humbi tetë miliard dollar të ardhura. Ato para shkuan për të bërë të mundur luftërat në Jugosllavi dhe për të mbushur xhepat e individëve të paskrrupull. Kur kjo tregti filloi, policia italiane kishte vetëm dy varka që mund të arrinin të njëjtën shpejtësi. Dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse e vetmja mënyrë për të kapur këta tipat është nëse u mbaron benzina. Disa herë gangsterët merrnin me vete gra që trafikoheshin për prostitucion. Dhe nëse policia ndërhynte, ata i flaknin gratë në det në mënyrë që policia të shkonte t'i shpëtonte nga mbytja, në vend që të ndiqte të këqitë. Jua tregova këto që të kuptonit se sa varka, se sa anije duhen për të kapur këta tipat. Dhe përgjigjja është gjashtë anije. Dhe kujtohuni që 20 varka të tilla kalonin Adriatikun çdo natë. Pra, ç'bënin kta tipat me gjithë ato para që fitonin? Mirë, tani arrijmë te globalizimi sepse nuk ishte vetëm liberalizimi i tregëtisë botërore. Ishte liberalizimi i tregut financiar ndërkombëtar. Dhe sa i lehtë u bë pastrimi i parave. Dy dekadat e fundit kanë qenë epoka e champagne-s për fitimet e pista. Gjatë viteve '90 kemi parë qendërat financiare nëpër botë të konkurrojnë për bizneset e tyre. Dhe thjesht nuk ishte një mekanizëm fitimprurës të parandaloje pastrimin e parave. Dhe shumë banka të rregullta ishin të lumtura të pranonin depozita prej burimeve shumë të dyshimta pa bërë pyetje. Por në zemër të kësaj, qëndron rrjeti i bankave offshore. Këto gjëra janë një pjesë thelbësore në zbulimin e pastrimit të parave. Dhe nëse do të bësh diçka për evazionin e paligjshëm të taksave për krimin e organizuar ndërkombëtar, për pastrimin e parave, duhet t'i heqësh qafe këto banka. Në anën pozitive, më në fundë kemi dikë në Shtëpinë e Bardhë që ka folur hapur vazhdimisht kundër këtyre qenjeve gërryese. Dhe nëse dikush është i shqetsuar mbi atë që unë besoj se është e nevojshme për një legjislacion të ri, vënie rregullash, vënie e vërtetë rregullash. Them t'i hedhim një sy Bernie Madoff-it i cili do e kalojë pjesën e jetës që i mbetet në burg. Bernie Madoff vodhi 65 miliard dollar. Kjo e vendos sipër, në Olimpin e gangsterëve bashkë me kartelet Kolumbiane, dhe me sindikatat kryesore Ruse të krimit. Por ai e bëri këtë për dekada mu në zemër të Wall Street-it. Dhe asnjë rregullator nuk e zuri. Pra sa Madoff të tjerë ka në Wall Street, apo në city-n e Londrës, duke rrjepur njerëz të zakonshëm, e duke pastruar para? Unë mund t'ju them se ka disa të tillë. Le të shkojmë në qendër të krimit të organizuar ndërkombëtar tani. Janë lëndët narkotike. Fotografia e dytë e një ferme marijuane për sot. Kjo, megjithatë, ndodhet në British Columbia-n qendrore ku e kam fotografuar. Është njëra prej dhjetëra mijëra mbjelljeve vetjake në B.C. e cila siguron mbi pesë përqind të GDP-së së provincës nëse do të llogaritej tregëtia e saj. U shoqërova nga inspektori Brian Cantera, i Policisë së Kalëruar Mbretërore Kanadeze, në një depo të errët në lindje të Vancouver-it për të parë disa nga mallërat që u konfiskohen rregullisht nga PKMK kontrabandistëve që i dërgojnë sigurisht, në jug për në Shtetet e Bashkuara ku ka një treg të pangopshëm për B.C. Bud, siç e quajnë, pjesërisht sepse reklamohet si bio, gjë që sigurisht pëlqehet shumë në Kaliforni. (Të qeshura) (Duartrokitje) Sipas asaj që pranoi polici kjo s'përbën ndonjë dëm për eksportuesit e mëdhenj. Që nga fillimi i globalizimit tregu ndërkombëtar i lëndëve narkotike është përhapur jashtëzakonisht. Por, megjthatë, kjo nuk është shoqëruar me rritje në burimet e disponueshme nga forcat e policisë. Por e gjitha kjo mund të ndryshojë. Sepse diçka shumë e çuditshme po ndodh. Kombet e Bashkuar njohën herët këtë, jo ishte muajin e kalur faktikisht, që Kanadja është bërë një zonë kyçe për shpërndarjen dhe prodhimin e ecstasy dhe drogërave të tjera sintetike. Në mënyrë interesante, pjesa e tregut e heroinës dhe kokainës po bie sepse pilulat po bëhen edhe më të mira në riprodhimin e "bërjes" nga to. Kjo e ndryshon lojën. Sepse e sposton prodhimin larg botës në zhvillim drejt botës perëndimore, Ajo që po ndodh është një prirje e cila do të trondisë aftësinë e policisë tonë në perëndim. Politika ndaj drogës që kemi patur për 40 vjet është e vonuar e duhet riparë seriozisht, sipas meje. Tani, kriza. Mirë, krimi i organizuar i është përshtatur tashmë shumë mirë krizës. Nuk është e habitshme që është industria më oportuniste në mbarë boten. Dhe nuk ka rregulla në sistemin e saj rregullator. Përjashtuar, sigurisht, dy rreziqeve të biznesit, arrestimi nga forcat e rendit, i cili, sinqerisht, është shqetësimi i tyre i fundit, dhe konkurenca nga grupet e tjera, pra një plumb pas koke. Ajo çfarë kanë bërë është zhvendosja e veprimtarisë. Njerëzit nuk tymosin aq shumë drogë, ose nuk vizitojnë aq shpesh prostituta gjatë një krize. Kështu që ata kanë pushtuar krimin financiar dhe të korporatave në mënyrë masive, dhe mbi të gjitha, dy sektorë, që janë mallrat e falsifikuara dhe cyber-krimi. Dhe kanë qenë tmerrësisht të suksesshëm. Do të doja t'ju prezantoja zotin Pringle. Ose mbase duhet të them, më saktë, Señor Pringle. U prezantova me këtë gjënë nga një cyber-kriminel Brazilian. Ishim ulur në një makinë në bulevardin Paulista në São Paulo, bashkë. E lidhi me laptop-in tim dhe brënda pësë minutave ai kishte depërtuar në sistemin kompiuterik të sigurisë të një banke kryesore Braziliane. Nuk ishte e vështirë vërtet. Dhe është seriozisht shumë më e lehtë sepse gjëja e bukur e cyber-krimit është se s'ka shumë të bëj me teknologjinë. Çelësi i cyber-krimit është ajo që quajmë inxhinieri sociale. Ose po të përdorim termin teknik, lind nga një çdo minutë. S'do ta besonit se sa e lehtë është të bindësh njerëz të bëjnë me kompiuterat e tyre gjëra që objektivisht nuk u interesojnë. Dhe shumë shpejt cyber-kriminelët mësuan që rruga më e shpejtë për të bërë këtë, sigurisht, rruga më e shpejtë për te portofoli i një personi është nëpërmjet premtimit për seks e dashuri. Besoj se disa nga ju e kujtojnë virusin I-Love-You, një nga viruset e mëdhenj mbarëbotëror. Unë isha shumë me fat kur u shfaq virusi I-Love-You. Sepse personi i parë prej të cilit e mora ishte një ish e dashura ime. Ajo ushqente gjithë llojet e ndjenjave ndaj meje në ato kohë por dashuria nuk ishte mes tyre. (Të qeshura) Dhe sapo e pashë këtë mesazh e dërgova me ngut në koshin e plehërave, dhe shpëtova veten nga një infeksion shumë i keq. Pra, cyber-krimi, kini kujdes nga ai. Një gjë të cilën e dimë mbi internetin është se interneti po i ndihmon këta tipat. Këto janë mushkonjat që mbartin parazitët e malaries të cilat infektojnë gjakun tuaj pasi mushkonja ka ngrënë falas me shpenzimet tona. Tani, Artesunate ëshë një ilaç shumë i efektshëm në shkatërrimin e parazitit në ditët e para të infeksionit. Por vitet e fundit studiues në Kamboxhia kanë zbuluar se ajo që po ndodh është që paraziti i malaries po krijon rezistencë. Dhe ata druhen se arsyeja e krijimit të rezistencës është sepse Kamboxhianët nuk mund t'a përballojnë blerjen e ilaçeve në treg kështu që ata i blejnë në internet. Dhe këto pilula përmbajnë vetëm doza të ulëta të përbërësit aktiv. Dhe ja pse paraziti po fillon të krijojë rezistencë. Arsyeja që po jua them këtë është sepse duhet të dimë që krimi i organizuar ndikon të gjitha pjesët e jetës tonë. S'është e nevojshme të flesh me prostituta apo të marrësh drogë për të patur marrëdhënie me krimin e organizuar. Ata ndikojnë në llogaritë tona bankare. Ata ndikojnë në komunikimin tonë, në fondet tona të pensioneve. Madje ata ndikojnë në ushqimin që ne hamë dhe te qeveritë tona. Kjo nuk është më një çështje mes Siçilianëve nga Palermo dhe New York-ut. Nuk ka më romanticizëm të ndërthurur me gangsterët në shekullin e 21-të. Kjo është një industri e madhe që krijon paqëndrueshmëri dhe dhunë kudo që shkon. Është një forcë madhore ekonomike dhe ne duhet t'a marrim shumë, shumë seriozisht. Ishte një privilegj tju flisja. Ju faleminderit shumë. (Duartrokitje)