0:00:00.000,0:00:03.000 Këto janë kohë të zymta për ekonominë 0:00:03.000,0:00:06.000 shokë TEDistë, vërtet kohë të zymta për ekonominë. 0:00:06.000,0:00:09.000 Prandaj dua tju ngre humorin 0:00:09.000,0:00:12.000 me njërën nga më të famshmet, megjithse gjërësisht e pa njohur, 0:00:12.000,0:00:14.000 histori të suksesit tregëtar 0:00:14.000,0:00:16.000 të 20 viteve të fundit. 0:00:16.000,0:00:19.000 E krahasueshme, në mënyrën e saj të veçantë, 0:00:19.000,0:00:22.000 me arritjet e Microsoft apo Google. 0:00:22.000,0:00:25.000 Dhe është një industri e cila i ka rezistuar krizës aktuale 0:00:25.000,0:00:27.000 me qetësi. 0:00:27.000,0:00:30.000 E kam fjalën për krimin e organizuar. 0:00:30.000,0:00:32.000 Tashmë krimi i organizuar ekziston 0:00:32.000,0:00:35.000 prej shumë kohësh, do thoni ju. 0:00:35.000,0:00:37.000 Dhe këto janë fjalë me vend, vërtet. 0:00:37.000,0:00:40.000 Por në dy dekadat e fundit 0:00:40.000,0:00:43.000 ka përjetuar një zhvillim të pa precedentë. 0:00:43.000,0:00:47.000 Tani përbën afërsisht 15 përqind 0:00:47.000,0:00:49.000 të GDP botërore. 0:00:49.000,0:00:52.000 Më pëlqen ta quaj Ekonomia Botërore në Hije, 0:00:52.000,0:00:55.000 ose McMafia, shkurt. 0:00:55.000,0:00:58.000 Pra çfarë e shkakton këtë rritje të jashtzakonshme 0:00:58.000,0:01:00.000 të krimit pa kufij. 0:01:00.000,0:01:02.000 Sigurisht është globalizimi, 0:01:02.000,0:01:05.000 teknologjia, komunikacione e të gjitha këto gjëra, 0:01:05.000,0:01:08.000 për te cilat do të flasim pak më vonë. 0:01:08.000,0:01:11.000 Por në fillim do të doja tju ktheja pak mbrapa 0:01:11.000,0:01:13.000 te kjo ngjarje. 0:01:13.000,0:01:15.000 Rënia e komunizmit. 0:01:15.000,0:01:19.000 Në të gjithë Europën lindore ndodh një ngjarje shumë e rëndësishme 0:01:19.000,0:01:21.000 për historinë tonë të pas luftës. 0:01:21.000,0:01:24.000 Është koha për një zbulim të plotë. 0:01:24.000,0:01:27.000 Kjo ngjarje ka një kuptim të rëndësishëm për mua personalisht. 0:01:27.000,0:01:31.000 Unë transportoja fshehurazi libra përtej perdes së hekurt 0:01:31.000,0:01:33.000 drejt grupeve opozitare demokratike në Europën lindore, 0:01:33.000,0:01:35.000 si Solidarnosc në Poloni, 0:01:35.000,0:01:37.000 kur isha adoleshent. 0:01:37.000,0:01:41.000 Më pas fillova të shkruaj mbi Europën lindore, 0:01:41.000,0:01:45.000 dhe u bëra krye korrespondent i BBC për rajonin. 0:01:45.000,0:01:49.000 Gjë të cilën bëja në 1989. 0:01:49.000,0:01:53.000 Kështu që, kur 425 milion njerëz 0:01:53.000,0:01:55.000 më në fund fituan të drejtën 0:01:55.000,0:01:57.000 të zgjedhin qeveritë e tyre 0:01:57.000,0:02:00.000 unë isha në ekstazë. 0:02:00.000,0:02:02.000 Por, gjithashtu isha pak i shqetësuar 0:02:02.000,0:02:04.000 për disa nga gjërat më të shëmtuara 0:02:04.000,0:02:06.000 që fshiheshin pas murit. 0:02:06.000,0:02:08.000 Nuk u desh shumë për shembull 0:02:08.000,0:02:10.000 që nacionalizmi etnik 0:02:10.000,0:02:12.000 të ngrinte kokën e tij të përgjakur 0:02:12.000,0:02:14.000 në Jugosllavi. 0:02:14.000,0:02:16.000 Dhe përmes kaosit, 0:02:16.000,0:02:18.000 mes euforisë, 0:02:18.000,0:02:20.000 mu desh pak kohë për të kuptuar 0:02:20.000,0:02:23.000 se disa nga njerëzit që mbanin pushtetin 0:02:23.000,0:02:27.000 para 1989, në Europën lindore, 0:02:27.000,0:02:31.000 vazhdonin ta kishin edhe pas revolucionit. 0:02:31.000,0:02:35.000 Sigurisht kishte personazhe të tilla. 0:02:35.000,0:02:39.000 Por kishte gjithashtu njerëz më të papritur 0:02:39.000,0:02:43.000 të cilët luajtën një rol kritik në ç'ka ndodhte në Europën lindore. 0:02:43.000,0:02:46.000 Personazhe të tilla. I kujtoni këta çunat? 0:02:46.000,0:02:48.000 Ata fitonin medaljet e arta në peshngritje 0:02:48.000,0:02:51.000 dhe mundje, çdo katër vjet në Olimpiada. 0:02:51.000,0:02:54.000 Dhe ata ishin të përkëdhelurit e mëdhenj te komunizmit. 0:02:54.000,0:02:57.000 Kishin një stil jetese përrallor. 0:02:57.000,0:02:59.000 Ata merrnin apartamente të medhenj në qendër të qytetit. 0:02:59.000,0:03:01.000 Sex të rastësishëm me tepri. 0:03:01.000,0:03:04.000 Ata gjithashtu mund të udhëtonin në perëndim shumë lirshëm, 0:03:04.000,0:03:07.000 gjë që ishte një luks i madh në atë kohë. 0:03:07.000,0:03:11.000 Mund të duket çudi, por ata luajtën një rol kritik 0:03:11.000,0:03:13.000 në lindjen e ekonomisë së tregut 0:03:13.000,0:03:15.000 në Europën lindore. 0:03:15.000,0:03:17.000 Ose siç më pëlqen t'i quaj unë, ata ishin 0:03:17.000,0:03:19.000 mamitë e kapitalizmit. 0:03:19.000,0:03:22.000 Ja ku janë disa nga këta peshngritës 0:03:22.000,0:03:25.000 pas transformimit të 1989. 0:03:25.000,0:03:28.000 Tani në Bullgari, 0:03:28.000,0:03:30.000 kjo fotografi është marrë në Bullgari, 0:03:30.000,0:03:33.000 kur komunizmi u shpërbë në të gjithë Europën lindore 0:03:33.000,0:03:35.000 nuk u shpërbë vetëm komunizmi, 0:03:35.000,0:03:37.000 por i gjithë shteti. 0:03:37.000,0:03:39.000 Kjo do të thotë se forcat policore nuk punonin. 0:03:39.000,0:03:42.000 Sistemi gjygjësor nuk funksiononte në mënyrën e duhur. 0:03:42.000,0:03:47.000 Pra ç'duhet të bënte një business man në botën e re 0:03:47.000,0:03:49.000 të kapitalizmit të Europës lindore 0:03:49.000,0:03:53.000 për tu siguruar që kontratat e tij të respektoheshin? 0:03:53.000,0:03:56.000 Ai do të shkonte te këta njerëz të cilët quheshin, në mënyrë figurative, 0:03:56.000,0:04:00.000 nga sociologët, agjensi të forcave të rendit private. 0:04:00.000,0:04:04.000 Ne preferojmë t'a quajmë mafia. 0:04:04.000,0:04:07.000 Dhe në Bullgari me mafian u bashkuan shpejt 0:04:07.000,0:04:09.000 14 mijë njerëz 0:04:09.000,0:04:13.000 të cilët ishin pushuar nga punët e tyre në shërbimet e sigurisë 0:04:13.000,0:04:15.000 ndërmjet 1989 dhe 1991. 0:04:15.000,0:04:19.000 Tani, kur shteti po të shpërbëhet, 0:04:19.000,0:04:22.000 ekonomia të ka marr të tatëpjetën, 0:04:22.000,0:04:25.000 njerëzit e fundit që do që të futen në tregun e punës 0:04:25.000,0:04:28.000 janë 14 mijë burra e gra, aftësitë kryesore të të cilëve 0:04:28.000,0:04:30.000 janë mbikqyrja, 0:04:30.000,0:04:33.000 janë kontrabana, ndërtimi i rrjeteve të fshehta, 0:04:33.000,0:04:36.000 dhe vrasja e njerëzve. 0:04:36.000,0:04:39.000 Por kjo është ajo që ndodhi në të gjithë Europën lindore. 0:04:39.000,0:04:44.000 Gjatë punës time në vitet '90 0:04:44.000,0:04:47.000 kohën më të madhe e kalova duke u marrë 0:04:47.000,0:04:50.000 me konfliktin e tmerrshëm në Jugosllavi. 0:04:50.000,0:04:52.000 Ishte e lehtë të dalloja 0:04:52.000,0:04:56.000 se ata që po kryenin ato mizori të tmerrshme, 0:04:56.000,0:04:59.000 organizatat paraushtarake, 0:04:59.000,0:05:01.000 ishin të njëjtit njerëz që drejtonin 0:05:01.000,0:05:04.000 sindikatat e krimit të organizuar. 0:05:04.000,0:05:08.000 Dhe fillova të mendoja se pas dhunës 0:05:08.000,0:05:11.000 fshihej një sipërmarrje kriminale ogurzezë. 0:05:11.000,0:05:15.000 Dhe kështu që fillova të udhëtojë nëpër botë 0:05:15.000,0:05:18.000 për të studiuar krimin e fshehtë ndërkombëtar, 0:05:18.000,0:05:20.000 duke folur me policë, 0:05:20.000,0:05:23.000 duke folur me viktima, duke folur me përdorues 0:05:23.000,0:05:25.000 të të mirave dhe shërbimeve të paligjshme. 0:05:25.000,0:05:30.000 Por mbi të gjitha duke folur me vetë gangsterët. 0:05:30.000,0:05:33.000 Dhe Ballkani ishte një vend i shkëlqyer për të filluar. 0:05:33.000,0:05:35.000 Pse? Sigurisht 0:05:35.000,0:05:37.000 kishte problemin e shpërbërjes së ligjit e rendit. 0:05:37.000,0:05:39.000 Por siç thonë në tregëtinë me pakicë, 0:05:39.000,0:05:43.000 është vendndodhja, vendndodhja, vendndodhja. 0:05:43.000,0:05:45.000 Dhe ajo që vura re në fillim të studimit tim 0:05:45.000,0:05:50.000 ishte se Ballkani ishte shndërruar në një zonë gjigante tranziti 0:05:50.000,0:05:53.000 për të gjitha të mirat e shërbimet e paligjshme për të gjithë botën. 0:05:53.000,0:05:55.000 Heroinë, kokainë, 0:05:55.000,0:05:58.000 gra që trafikoheshin si prostituta 0:05:58.000,0:06:00.000 dhe metale të çmuara. 0:06:00.000,0:06:02.000 Dhe për ku ishin drejtuar? 0:06:02.000,0:06:04.000 Drejt Bashkimit Europian, i cili tani 0:06:04.000,0:06:08.000 kishte filluar të korrte përfitimet e globalizimit. 0:06:08.000,0:06:10.000 Duke u kthyer në 0:06:10.000,0:06:13.000 tregun më të begatë në histori. 0:06:13.000,0:06:16.000 Duke përfshirë rreth 500 milion njerëz. 0:06:16.000,0:06:19.000 Dhe një pjese të rëndësishme 0:06:19.000,0:06:21.000 të këtyre 500 milion njerëzve 0:06:21.000,0:06:24.000 u pëlqen të harxhojnë kohën e lirë dhe paratë e kursyera 0:06:24.000,0:06:26.000 duke fjetur me prostituta, 0:06:26.000,0:06:29.000 duke futur kartmonedha 50 Euro-she në hundë 0:06:29.000,0:06:32.000 dhe duke punësuar punëtorë të emigruar ilegalisht. 0:06:32.000,0:06:36.000 Tani, krimi i organizuar në botën e globalizuar 0:06:36.000,0:06:38.000 vepron në të njëjtën mënyrë si bizneset e tjera. 0:06:38.000,0:06:41.000 Ka zonat e prodhimit, 0:06:41.000,0:06:44.000 si Afganistani e Kolumbia. 0:06:44.000,0:06:46.000 Ka zonat e shpërndarjes, 0:06:46.000,0:06:49.000 si Meksika dhe Ballkani. 0:06:49.000,0:06:53.000 Dhe, padyshim, ka zonat e konsumit, 0:06:53.000,0:06:55.000 si Bashkimi Europian, Japonia 0:06:55.000,0:06:58.000 dhe sigurisht, Shtetet e Bashkuara. 0:06:58.000,0:07:01.000 Zonat e prodhimit dhe shpërndarjes 0:07:01.000,0:07:04.000 shtrihen përgjithsisht në botën në zhvillim. 0:07:04.000,0:07:08.000 Dhe janë shpesh nën kërcënimin e dhunës së tmerrshme 0:07:08.000,0:07:10.000 dhe gjakderdhjeve. 0:07:10.000,0:07:12.000 Merrni për shembull Meksikën. 0:07:12.000,0:07:16.000 Gjashtë mijë njerëz të vrarë gjatë 18 muajve të fundit 0:07:16.000,0:07:20.000 si pasojë direkte e tregëtisë së kokainës. 0:07:20.000,0:07:24.000 Po në Republikën Demokratike të Kongos ç'ndodh? 0:07:24.000,0:07:30.000 Që nga 1998, pesë milion njerëz kanë vdekur. 0:07:30.000,0:07:32.000 Nuk është një konflikt për të cilin lezohet shpesh nëpër gazeta. 0:07:32.000,0:07:35.000 Por është konflikti më i madhë në planet 0:07:35.000,0:07:37.000 që pas luftës së dytë botërore. 0:07:37.000,0:07:40.000 E pse ndodh kjo? Sepse mafia nga e gjithë bota 0:07:40.000,0:07:43.000 bashkpunon me paraushtarakët vendas 0:07:43.000,0:07:46.000 për të kapur furnizimet 0:07:46.000,0:07:48.000 dhe burimet e pasura minerale 0:07:48.000,0:07:50.000 të rajonit. 0:07:50.000,0:07:54.000 Në vitin 2000, 80% e koltanit botëror 0:07:54.000,0:07:56.000 nxirrej nga fushat vrasëse 0:07:56.000,0:08:00.000 në lindje të Republikës Demokratike të Kongos. 0:08:00.000,0:08:04.000 Koltanin mund ta gjeni në çdo celular, 0:08:04.000,0:08:06.000 gati në të gjith laptop-ët 0:08:06.000,0:08:08.000 dhe konsolët e lojrave. 0:08:08.000,0:08:11.000 Zotërinjtë e luftës kongolezë ja shesin këtë mall mafias 0:08:11.000,0:08:13.000 në shkëmbim të armëve. 0:08:13.000,0:08:17.000 Dhe mafia më vonë e shet atë në tregun perëndimor. 0:08:17.000,0:08:19.000 Dhe është dëshira perëndimore 0:08:19.000,0:08:21.000 për të konsumuar 0:08:21.000,0:08:24.000 që është shtyrësi kryesor 0:08:24.000,0:08:27.000 i krimit të organizuar ndërkombëtar. 0:08:27.000,0:08:31.000 Tani, më lejoni t'ju tregoj disa nga shokët e mi në veprim, 0:08:31.000,0:08:34.000 të filmuar nga policia italiane 0:08:34.000,0:08:37.000 duke kontrabanduar cigare pa pullë fiskale. 0:08:37.000,0:08:40.000 Tani, cigaret kur dalin nga fabrika janë shumë të lira. 0:08:40.000,0:08:44.000 Bashkimi Europian më pas vendos mbi to taksën më të lartë në botë. 0:08:44.000,0:08:47.000 Kështu që nëse arrin t'i kontrabandosh ato në BE 0:08:47.000,0:08:50.000 mund të arrish fitime shumë të këndëshme. 0:08:50.000,0:08:52.000 Dua të shihni këtë për t'ju treguar 0:08:52.000,0:08:55.000 llojin e burimeve që kanë në dispozicion këto grupe. 0:08:55.000,0:08:59.000 Ky varkë kushton një milion Euro kur është e re. 0:08:59.000,0:09:03.000 Dhe është gjëja më e shpejtë në ujërat europiane. 0:09:03.000,0:09:06.000 Nga 1994, për shtatë vjet, 0:09:06.000,0:09:08.000 20 varka të tilla 0:09:08.000,0:09:11.000 bënin udhëtimin përmes Adriatikut, 0:09:11.000,0:09:14.000 nga Mali i Zi për në Itali, çdo natë. 0:09:14.000,0:09:16.000 Dhe për pasojë të kësaj tregëtie 0:09:16.000,0:09:21.000 vetëm Britania humbi tetë miliard dollar të ardhura. 0:09:21.000,0:09:25.000 Ato para shkuan për të bërë të mundur luftërat në Jugosllavi 0:09:25.000,0:09:29.000 dhe për të mbushur xhepat e individëve të paskrrupull. 0:09:29.000,0:09:32.000 Kur kjo tregti filloi, policia italiane 0:09:32.000,0:09:36.000 kishte vetëm dy varka që mund të arrinin të njëjtën shpejtësi. 0:09:36.000,0:09:38.000 Dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse e vetmja mënyrë për të kapur këta tipat 0:09:38.000,0:09:41.000 është nëse u mbaron benzina. 0:09:41.000,0:09:43.000 Disa herë gangsterët merrnin me vete 0:09:43.000,0:09:46.000 gra që trafikoheshin për prostitucion. 0:09:46.000,0:09:48.000 Dhe nëse policia ndërhynte, ata i flaknin 0:09:48.000,0:09:51.000 gratë në det 0:09:51.000,0:09:53.000 në mënyrë që policia të shkonte t'i shpëtonte nga mbytja, 0:09:53.000,0:09:57.000 në vend që të ndiqte të këqitë. 0:09:57.000,0:10:00.000 Jua tregova këto që të kuptonit 0:10:00.000,0:10:02.000 se sa varka, se sa anije duhen 0:10:02.000,0:10:04.000 për të kapur këta tipat. 0:10:04.000,0:10:06.000 Dhe përgjigjja është gjashtë anije. 0:10:06.000,0:10:09.000 Dhe kujtohuni që 20 varka të tilla 0:10:09.000,0:10:11.000 kalonin Adriatikun 0:10:11.000,0:10:13.000 çdo natë. 0:10:13.000,0:10:17.000 Pra, ç'bënin kta tipat me gjithë ato para që fitonin? 0:10:17.000,0:10:21.000 Mirë, tani arrijmë te globalizimi 0:10:21.000,0:10:24.000 sepse nuk ishte vetëm liberalizimi i tregëtisë botërore. 0:10:24.000,0:10:27.000 Ishte liberalizimi i tregut financiar ndërkombëtar. 0:10:27.000,0:10:30.000 Dhe sa i lehtë u bë 0:10:30.000,0:10:32.000 pastrimi i parave. 0:10:32.000,0:10:35.000 Dy dekadat e fundit kanë qenë epoka e champagne-s 0:10:35.000,0:10:37.000 për fitimet e pista. 0:10:37.000,0:10:41.000 Gjatë viteve '90 kemi parë qendërat financiare nëpër botë 0:10:41.000,0:10:44.000 të konkurrojnë për bizneset e tyre. 0:10:44.000,0:10:46.000 Dhe thjesht nuk ishte një mekanizëm fitimprurës 0:10:46.000,0:10:48.000 të parandaloje pastrimin e parave. 0:10:48.000,0:10:51.000 Dhe shumë banka të rregullta ishin të lumtura 0:10:51.000,0:10:54.000 të pranonin depozita 0:10:54.000,0:10:56.000 prej burimeve shumë të dyshimta 0:10:56.000,0:10:59.000 pa bërë pyetje. 0:10:59.000,0:11:03.000 Por në zemër të kësaj, qëndron rrjeti i bankave offshore. 0:11:03.000,0:11:06.000 Këto gjëra 0:11:06.000,0:11:09.000 janë një pjesë thelbësore në zbulimin e pastrimit të parave. 0:11:09.000,0:11:13.000 Dhe nëse do të bësh diçka për evazionin e paligjshëm të taksave 0:11:13.000,0:11:17.000 për krimin e organizuar ndërkombëtar, për pastrimin e parave, 0:11:17.000,0:11:19.000 duhet t'i heqësh qafe këto banka. 0:11:19.000,0:11:22.000 Në anën pozitive, më në fundë kemi dikë në Shtëpinë e Bardhë 0:11:22.000,0:11:25.000 që ka folur hapur vazhdimisht 0:11:25.000,0:11:28.000 kundër këtyre qenjeve gërryese. 0:11:28.000,0:11:32.000 Dhe nëse dikush është i shqetsuar mbi atë që unë besoj 0:11:32.000,0:11:35.000 se është e nevojshme për 0:11:35.000,0:11:38.000 një legjislacion të ri, vënie rregullash, vënie e vërtetë rregullash. 0:11:38.000,0:11:42.000 Them t'i hedhim një sy Bernie Madoff-it 0:11:42.000,0:11:46.000 i cili do e kalojë pjesën e jetës që i mbetet në burg. 0:11:46.000,0:11:52.000 Bernie Madoff vodhi 65 miliard dollar. 0:11:52.000,0:11:55.000 Kjo e vendos sipër, në Olimpin e gangsterëve 0:11:55.000,0:11:57.000 bashkë me kartelet Kolumbiane, 0:11:57.000,0:12:00.000 dhe me sindikatat kryesore Ruse të krimit. 0:12:00.000,0:12:02.000 Por ai e bëri këtë për dekada 0:12:02.000,0:12:04.000 mu në zemër të Wall Street-it. 0:12:04.000,0:12:07.000 Dhe asnjë rregullator nuk e zuri. 0:12:07.000,0:12:10.000 Pra sa Madoff të tjerë ka në Wall Street, 0:12:10.000,0:12:12.000 apo në city-n e Londrës, 0:12:12.000,0:12:14.000 duke rrjepur njerëz të zakonshëm, 0:12:14.000,0:12:16.000 e duke pastruar para? 0:12:16.000,0:12:20.000 Unë mund t'ju them se ka disa të tillë. 0:12:20.000,0:12:24.000 Le të shkojmë në qendër të krimit të organizuar ndërkombëtar tani. 0:12:24.000,0:12:28.000 Janë lëndët narkotike. Fotografia e dytë e një ferme marijuane për sot. 0:12:28.000,0:12:31.000 Kjo, megjithatë, ndodhet në British Columbia-n qendrore 0:12:31.000,0:12:33.000 ku e kam fotografuar. 0:12:33.000,0:12:35.000 Është njëra prej dhjetëra mijëra 0:12:35.000,0:12:38.000 mbjelljeve vetjake në B.C. 0:12:38.000,0:12:41.000 e cila siguron mbi pesë përqind 0:12:41.000,0:12:45.000 të GDP-së së provincës nëse do të llogaritej tregëtia e saj. 0:12:45.000,0:12:50.000 U shoqërova nga inspektori Brian Cantera, 0:12:50.000,0:12:52.000 i Policisë së Kalëruar Mbretërore Kanadeze, 0:12:52.000,0:12:54.000 në një depo të errët në lindje të Vancouver-it 0:12:54.000,0:12:58.000 për të parë disa nga mallërat që u konfiskohen rregullisht 0:12:58.000,0:13:00.000 nga PKMK 0:13:00.000,0:13:02.000 kontrabandistëve që i dërgojnë 0:13:02.000,0:13:05.000 sigurisht, në jug për në Shtetet e Bashkuara 0:13:05.000,0:13:07.000 ku ka një treg të pangopshëm 0:13:07.000,0:13:10.000 për B.C. Bud, siç e quajnë, 0:13:10.000,0:13:12.000 pjesërisht sepse reklamohet si bio, 0:13:12.000,0:13:16.000 gjë që sigurisht pëlqehet shumë në Kaliforni. 0:13:16.000,0:13:18.000 (Të qeshura) 0:13:18.000,0:13:19.000 (Duartrokitje) 0:13:19.000,0:13:22.000 Sipas asaj që pranoi polici 0:13:22.000,0:13:27.000 kjo s'përbën ndonjë dëm për 0:13:27.000,0:13:29.000 eksportuesit e mëdhenj. 0:13:29.000,0:13:31.000 Që nga fillimi i globalizimit 0:13:31.000,0:13:35.000 tregu ndërkombëtar i lëndëve narkotike është përhapur jashtëzakonisht. 0:13:35.000,0:13:38.000 Por, megjthatë, kjo nuk është shoqëruar me rritje 0:13:38.000,0:13:41.000 në burimet e disponueshme 0:13:41.000,0:13:43.000 nga forcat e policisë. 0:13:43.000,0:13:48.000 Por e gjitha kjo mund të ndryshojë. 0:13:48.000,0:13:50.000 Sepse diçka shumë e çuditshme po ndodh. 0:13:50.000,0:13:52.000 Kombet e Bashkuar njohën 0:13:52.000,0:13:55.000 herët këtë, jo ishte muajin e kalur faktikisht, 0:13:55.000,0:14:01.000 që Kanadja është bërë një zonë kyçe për shpërndarjen dhe prodhimin 0:14:01.000,0:14:05.000 e ecstasy dhe drogërave të tjera sintetike. 0:14:05.000,0:14:07.000 Në mënyrë interesante, pjesa e tregut 0:14:07.000,0:14:10.000 e heroinës dhe kokainës po bie 0:14:10.000,0:14:15.000 sepse pilulat po bëhen edhe më të mira në riprodhimin e "bërjes" nga to. 0:14:15.000,0:14:19.000 Kjo e ndryshon lojën. 0:14:19.000,0:14:23.000 Sepse e sposton prodhimin larg botës në zhvillim 0:14:23.000,0:14:27.000 drejt botës perëndimore, 0:14:27.000,0:14:29.000 Ajo që po ndodh është një prirje 0:14:29.000,0:14:33.000 e cila do të trondisë aftësinë e policisë tonë në perëndim. 0:14:33.000,0:14:37.000 Politika ndaj drogës që kemi patur për 40 vjet 0:14:37.000,0:14:42.000 është e vonuar e duhet riparë seriozisht, 0:14:42.000,0:14:44.000 sipas meje. 0:14:44.000,0:14:46.000 Tani, kriza. 0:14:46.000,0:14:48.000 Mirë, krimi i organizuar i është përshtatur tashmë 0:14:48.000,0:14:50.000 shumë mirë krizës. 0:14:50.000,0:14:52.000 Nuk është e habitshme që është industria më oportuniste 0:14:52.000,0:14:54.000 në mbarë boten. 0:14:54.000,0:14:58.000 Dhe nuk ka rregulla në sistemin e saj rregullator. 0:14:58.000,0:15:02.000 Përjashtuar, sigurisht, dy rreziqeve të biznesit, 0:15:02.000,0:15:04.000 arrestimi nga forcat e rendit, 0:15:04.000,0:15:06.000 i cili, sinqerisht, është shqetësimi i tyre i fundit, 0:15:06.000,0:15:09.000 dhe konkurenca nga grupet e tjera, 0:15:09.000,0:15:11.000 pra një plumb pas koke. 0:15:11.000,0:15:14.000 Ajo çfarë kanë bërë është zhvendosja e veprimtarisë. 0:15:14.000,0:15:18.000 Njerëzit nuk tymosin aq shumë drogë, ose nuk vizitojnë aq shpesh prostituta 0:15:18.000,0:15:20.000 gjatë një krize. 0:15:20.000,0:15:22.000 Kështu që ata kanë pushtuar krimin financiar 0:15:22.000,0:15:24.000 dhe të korporatave në mënyrë masive, 0:15:24.000,0:15:26.000 dhe mbi të gjitha, dy sektorë, 0:15:26.000,0:15:29.000 që janë mallrat e falsifikuara 0:15:29.000,0:15:31.000 dhe cyber-krimi. 0:15:31.000,0:15:33.000 Dhe kanë qenë tmerrësisht të suksesshëm. 0:15:33.000,0:15:36.000 Do të doja t'ju prezantoja zotin Pringle. 0:15:36.000,0:15:40.000 Ose mbase duhet të them, më saktë, Señor Pringle. 0:15:40.000,0:15:44.000 U prezantova me këtë gjënë nga një cyber-kriminel Brazilian. 0:15:44.000,0:15:46.000 Ishim ulur në një makinë në bulevardin Paulista 0:15:46.000,0:15:48.000 në São Paulo, bashkë. 0:15:48.000,0:15:50.000 E lidhi me laptop-in tim 0:15:50.000,0:15:53.000 dhe brënda pësë minutave ai kishte depërtuar 0:15:53.000,0:15:55.000 në sistemin kompiuterik të sigurisë 0:15:55.000,0:15:58.000 të një banke kryesore Braziliane. 0:15:58.000,0:16:00.000 Nuk ishte e vështirë vërtet. 0:16:00.000,0:16:03.000 Dhe është seriozisht shumë më e lehtë sepse 0:16:03.000,0:16:05.000 gjëja e bukur e cyber-krimit 0:16:05.000,0:16:09.000 është se s'ka shumë të bëj me teknologjinë. 0:16:09.000,0:16:13.000 Çelësi i cyber-krimit është ajo që quajmë inxhinieri sociale. 0:16:13.000,0:16:15.000 Ose po të përdorim termin teknik, 0:16:15.000,0:16:18.000 lind nga një çdo minutë. 0:16:18.000,0:16:21.000 S'do ta besonit se sa e lehtë është 0:16:21.000,0:16:24.000 të bindësh njerëz të bëjnë me kompiuterat e tyre gjëra 0:16:24.000,0:16:27.000 që objektivisht nuk u interesojnë. 0:16:27.000,0:16:29.000 Dhe shumë shpejt 0:16:29.000,0:16:31.000 cyber-kriminelët mësuan që rruga më e shpejtë për të bërë këtë, 0:16:31.000,0:16:35.000 sigurisht, rruga më e shpejtë për te portofoli i një personi 0:16:35.000,0:16:38.000 është nëpërmjet premtimit për seks e dashuri. 0:16:38.000,0:16:41.000 Besoj se disa nga ju e kujtojnë virusin I-Love-You, 0:16:41.000,0:16:45.000 një nga viruset e mëdhenj mbarëbotëror. 0:16:45.000,0:16:48.000 Unë isha shumë me fat kur u shfaq virusi I-Love-You. 0:16:48.000,0:16:51.000 Sepse personi i parë prej të cilit e mora 0:16:51.000,0:16:53.000 ishte një ish e dashura ime. 0:16:53.000,0:16:58.000 Ajo ushqente gjithë llojet e ndjenjave ndaj meje në ato kohë 0:16:58.000,0:17:00.000 por dashuria nuk ishte mes tyre. 0:17:00.000,0:17:02.000 (Të qeshura) 0:17:02.000,0:17:06.000 Dhe sapo e pashë këtë mesazh 0:17:06.000,0:17:09.000 e dërgova me ngut në koshin e plehërave, 0:17:09.000,0:17:14.000 dhe shpëtova veten nga një infeksion shumë i keq. 0:17:14.000,0:17:18.000 Pra, cyber-krimi, kini kujdes nga ai. 0:17:18.000,0:17:20.000 Një gjë të cilën e dimë mbi internetin 0:17:20.000,0:17:23.000 është se interneti po i ndihmon këta tipat. 0:17:23.000,0:17:26.000 Këto janë mushkonjat që mbartin parazitët e malaries 0:17:26.000,0:17:30.000 të cilat infektojnë gjakun tuaj pasi mushkonja ka ngrënë falas 0:17:30.000,0:17:32.000 me shpenzimet tona. 0:17:32.000,0:17:35.000 Tani, Artesunate ëshë një ilaç shumë i efektshëm 0:17:35.000,0:17:38.000 në shkatërrimin e parazitit në ditët e para 0:17:38.000,0:17:40.000 të infeksionit. 0:17:40.000,0:17:42.000 Por vitet e fundit 0:17:42.000,0:17:45.000 studiues në Kamboxhia kanë zbuluar 0:17:45.000,0:17:48.000 se ajo që po ndodh është 0:17:48.000,0:17:51.000 që paraziti i malaries po krijon rezistencë. 0:17:51.000,0:17:54.000 Dhe ata druhen se arsyeja e krijimit të rezistencës 0:17:54.000,0:17:58.000 është sepse Kamboxhianët nuk mund t'a përballojnë blerjen e ilaçeve në treg 0:17:58.000,0:18:01.000 kështu që ata i blejnë në internet. 0:18:01.000,0:18:03.000 Dhe këto pilula përmbajnë vetëm doza të ulëta 0:18:03.000,0:18:05.000 të përbërësit aktiv. 0:18:05.000,0:18:07.000 Dhe ja pse 0:18:07.000,0:18:11.000 paraziti po fillon të krijojë rezistencë. 0:18:11.000,0:18:13.000 Arsyeja që po jua them këtë 0:18:13.000,0:18:15.000 është sepse duhet të dimë 0:18:15.000,0:18:17.000 që krimi i organizuar 0:18:17.000,0:18:20.000 ndikon të gjitha pjesët e jetës tonë. 0:18:20.000,0:18:23.000 S'është e nevojshme të flesh me prostituta 0:18:23.000,0:18:25.000 apo të marrësh drogë 0:18:25.000,0:18:27.000 për të patur marrëdhënie me krimin e organizuar. 0:18:27.000,0:18:29.000 Ata ndikojnë në llogaritë tona bankare. 0:18:29.000,0:18:31.000 Ata ndikojnë në komunikimin tonë, në fondet tona të pensioneve. 0:18:31.000,0:18:35.000 Madje ata ndikojnë në ushqimin që ne hamë 0:18:35.000,0:18:37.000 dhe te qeveritë tona. 0:18:37.000,0:18:40.000 Kjo nuk është më një çështje 0:18:40.000,0:18:43.000 mes Siçilianëve nga Palermo dhe New York-ut. 0:18:43.000,0:18:46.000 Nuk ka më romanticizëm të ndërthurur me gangsterët 0:18:46.000,0:18:48.000 në shekullin e 21-të. 0:18:48.000,0:18:51.000 Kjo është një industri e madhe 0:18:51.000,0:18:54.000 që krijon paqëndrueshmëri dhe dhunë 0:18:54.000,0:18:56.000 kudo që shkon. 0:18:56.000,0:18:58.000 Është një forcë madhore ekonomike 0:18:58.000,0:19:02.000 dhe ne duhet t'a marrim shumë, shumë seriozisht. 0:19:02.000,0:19:04.000 Ishte një privilegj tju flisja. 0:19:04.000,0:19:06.000 Ju faleminderit shumë. 0:19:06.000,0:19:09.000 (Duartrokitje)