Si e mposhta frikën për skenën
-
0:01 - 0:02Unë kam frikë nga skena.
-
0:02 - 0:04Gjithmonë e kam patur frikë skenën,
-
0:04 - 0:05dhe jo pak,
-
0:05 - 0:07por më shume se kaq.
-
0:07 - 0:10Dhe kjo nuk kishte shumë rëndësi
deri në moshën 27 vjec. -
0:10 - 0:13Pikërish atëherë fillova të shkruaja këngë,
madje dhe atehëre -
0:13 - 0:14Interpretoja vetëm për veten.
-
0:14 - 0:18Vetëm ideja që shokët e dhomës
ishin në të njëjtën shtëpi, më vinte në siklet. -
0:18 - 0:21Por pas dy vjetësh, vetëm shkrimi i këngëve nuk ishte i mjaftueshëm.
-
0:21 - 0:24Kisha shumë histori dhe ide që doja t'i ndaja me njerëzit,
-
0:24 - 0:27por fiziologjikisht, nuk mund ta bëja.
-
0:27 - 0:30Kisha një frikë të pashpjegueshme.
-
0:30 - 0:32Por sa më shumë shkruaja
dhe sa më shumë praktikoja, -
0:32 - 0:33aq më shume doja të performoja.
-
0:33 - 0:36Kështu që në javen kur mbusha 30 vjec,
-
0:36 - 0:39vendosa që të performoja live,
-
0:39 - 0:40dhe ta lija frikën pas krahëve.
-
0:40 - 0:43Kur vajta atje, kishte shumë njerëz.
-
0:43 - 0:45Ishin rreth 20 vetë.
-
0:45 - 0:47(Të qeshura)
-
0:47 - 0:50Dhe të gjithë dukeshin të inatosur.
-
0:50 - 0:53Por mora frymë thellë, dhe u regjistrova
për të performuar, -
0:53 - 0:55dhe u ndjeva vërtet mirë.
-
0:55 - 0:58Aq mirë, sa 10 minuta para se të vinte radha ime,
-
0:58 - 1:03i gjithë trupi mu drodh, dhe
rryma e ankthit më përfshiu te gjithin. -
1:03 - 1:07Kur ke frikë, hyn ne pune sistemi jot nervor simpatetik.
-
1:07 - 1:10Kështu që ti ke një shpërthim të adrenalinës,
të rrahurat e zemrës rriten, -
1:10 - 1:11dhe frymëmarrja bëhet më e shpeshtë.
-
1:11 - 1:17Më pas, sistemet e tua pa rëndësi
fillojnë të shuhen, sikur treten. (Te qeshura) -
1:17 - 1:21Kështu që goja jote thahet, dhe
gjaku të vete në fund të këmbëve, -
1:21 - 1:23kështu që gishtat të mpihen.
-
1:23 - 1:26Bebet e syrit të zmadhohen, muskujt kontraktohen,
ndjesia jote e rrezikut të therr, -
1:26 - 1:31në thelb, i gjithë trupi pushtohet nga emocionet. (te qeshura)
-
1:31 - 1:36Ajo gjendje nuk është e çmueshme
për të performuar muzikë folk. -
1:36 - 1:38(Të qeshura)
-
1:38 - 1:40Dua të them, sistemi yt nervor është një idiot.
-
1:40 - 1:44Vërtet? Ka dyqind mijë vjet zhvillim njerëzor,
dhe ai ende nuk bën dot dallimin -
1:44 - 1:47midis një tigri prehistorik dhe
20 këngetarëve të muzikës folk -
1:47 - 1:49në një natë të Marte live?
-
1:49 - 1:50(Të qeshura)
-
1:50 - 1:54Nuk kam qenë kaq shumë i tmerruar--deri tani.
-
1:54 - 2:00(Të qeshura dhe duartrokitje)
-
2:03 - 2:06Kështu që erdhi radha ime,
-
2:06 - 2:09dhe në një fare mënyre, hipi në skenë,
filloj këngën, -
2:09 - 2:11hap gojën për të kënduar rreshtin e parë,
-
2:11 - 2:13dhe e gjithë kjo vibrato e tmerrshme--
-
2:13 - 2:16besoj e dini, kur zëri yt dridhet--
del si një rrymë. -
2:16 - 2:19Dhe ky nuk është ai lloji i mirë i vibratos
që ka një këngëtar i operas, -
2:19 - 2:21ky është i gjithë trupi im që dridhet nga frika.
-
2:21 - 2:23Dua të them, është një makth.
-
2:23 - 2:25Unë jam i sikletosur, publiku
është qartësisht i parehatshëm, -
2:25 - 2:28ata janë të hutuar nga sikleti im.
-
2:28 - 2:31Isha shumë keq.
-
2:31 - 2:35Por ajo ishte eksperienca ime e vërtetë
si një kantautor. -
2:35 - 2:38Dhe dicka e mirë ndodhi—kisha atë shikimin e vogël
-
2:38 - 2:41të lidhjes me audiencën për të cilin shpresoja.
-
2:41 - 2:45Dhe doja më shumë. Por e dija se
duhej ta kaloja këtë emocion. -
2:45 - 2:48Atë natë i premtova vetes
që do të kthehesha cdo javë, -
2:48 - 2:50derisa të mos isha më i emocionuar.
-
2:50 - 2:53Dhe kështu bëra. Shkova cdo javë,
-
2:53 - 2:57dhe sigurisht që javë pas jave,
-
2:57 - 3:01nuk u përmirësua. E njëjta gjë
ndodhte cdo javë. (Të qeshura) -
3:01 - 3:03Nuk mund t’i shpëtoja.
-
3:03 - 3:05Dhe ishte atëherë kur kuptova menjëherë.
-
3:05 - 3:11Dhe e mbaj mend shumë mirë, se
nuk më ndodh shpesh. (Të qeshura) -
3:11 - 3:14Gjithçka që duhej të bëja ishte të shkruaja një këngë
që shfrytëzonte emocionin tim. -
3:14 - 3:16Ajo duket e vërtetë, vetëm kur kam frikë në skenë
-
3:16 - 3:18dhe sa më shumë i emocionuar isha,
-
3:18 - 3:20aq më e mirë do të ishte kënga. E thjeshtë.
-
3:20 - 3:25Kështu që fillova të shkruaj një këngë
për frikën ndaj skenës. -
3:25 - 3:27Së pari, të pranoja problemin,
-
3:27 - 3:29shfaqjet fizike, mënyra se si mund të ndihesha,
-
3:29 - 3:30se si dëgjuesi mund të ndihej.
-
3:30 - 3:33Dhe pastaj, duke marr parasysh
zërin tim të dridhur, -
3:33 - 3:36e dija që do të këndoja gjysëm-oktave mbi normalen,
-
3:36 - 3:38sepse isha i emocionuar.
-
3:38 - 3:41Por duke patur një këngë që shpjegonte
çfarë po më ndodhte, -
3:41 - 3:43ndërkohë që po këndoja,
-
3:43 - 3:44po ta lejonte audiencën të mendonte për të.
-
3:44 - 3:47Ata nuk duhej të ndienin keqardhje për mua
sepse isha i emocionuar -
3:47 - 3:49ata mund ta përjetonin atë me mua,
-
3:49 - 3:54dhe ne ishim një familje e madhe, e lumtur
e emocionuar dhe jo e qetë. (Të qeshura) -
3:54 - 3:59Por duke menduar për publikun,
duke pranuar dhe shfrytëzuar problemin tim, -
3:59 - 4:02Isha i aftë te merrja dicka
që po bllokonte progresin tim, -
4:02 - 4:06dhe ta shndërroja në diçka
që ishte themelore për suksesin tim. -
4:06 - 4:09dhe duke patur këngën time,
më lejoi ta kapërceja atë problem -
4:09 - 4:11që në fillim të performancës.
-
4:11 - 4:12Dhe atëhere mund të vazhdoja përpara,
dhe të luaja këngët e mia të tjera -
4:12 - 4:15me më shumë lehtësi.
-
4:15 - 4:22Dhe përfudimisht, me kalimin e kohës,
nuk më duhej më të luaja këngën e frikës skenike. -
4:22 - 4:27Me përjashtim kur isha vërtet
nervoz, si tani. (Të qeshura) -
4:29 - 4:32Do të ishte në rregull nëse
do të luaja këngën për ju? -
4:32 - 4:37(Duartrokitje)
-
4:41 - 4:44Mund të pi pak ujë?
-
4:44 - 4:48(Muzikë)
-
4:48 - 4:51Ju faleminderit.
-
4:55 - 4:58♫ E dini që nuk po bëj shaka, ♫
-
4:58 - 5:04♫ Kjo frikë prej skenës është e vërtetë. ♫
-
5:04 - 5:07♫ Dhe nëse jam këtu duke u dridhur dhe kënduar, ♫
-
5:07 - 5:12♫ Ju e dini se si ndihem. ♫
-
5:12 - 5:15♫ Dhe gabimi që do të bëja ♫
-
5:15 - 5:19♫ do të vinte nga i gjithë trupi im që dridhet. ♫
-
5:19 - 5:23♫ Ndërkohë ju jeni ulur aty duke u ndjerë
në siklet për mua, ♫ -
5:23 - 5:26♫ nuk duhet të jeni ♫
-
5:26 - 5:28♫ Epo, ndoshta vetëm pak. ♫
-
5:28 - 5:30(Të qeshura)
-
5:30 - 5:38♫ Dhe ndoshta do t’ju imagjinoj
të gjithëve pa rroba. ♫ -
5:38 - 5:46♫ Por të kënduarit përpara shumë të panjohurve të zhveshur, më tremb më shumë se sa e imagjinoni. ♫
-
5:46 - 5:50♫ Jo për të folur gjatë për këtë, ♫
-
5:50 - 5:55♫ se imazhi i trupit tim nuk ka qenë asnjëherë
pika ime më e fortë. ♫ -
5:55 - 5:58♫ Kështu që sinqerisht,do të dëshiroja
që të gjithë të ishit të veshur, ♫ -
5:58 - 6:03♫ Dua të them, asnjë nga ju nuk është i zhveshur. ♫
-
6:03 - 6:07♫ Dhe problemin e kam vetëm unë. ♫
-
6:07 - 6:14♫ Dhe ju më thoni: “Mos u shqetëso,
do t’ja dalësh” ♫ -
6:14 - 6:17♫ Por jam vetëm unë që mund ta kuptoj veten ♫
-
6:17 - 6:19♫ dhe e di si t’ja dal mbanë. ♫
-
6:19 - 6:23♫ Këshilla juaj është e sjellshme por me vonesë. ♫
-
6:23 - 6:27♫ Dhe jo pak mbështetëse. ♫
-
6:27 - 6:31♫ Ai ton sarkastik nuk më ndihmon te kendoj. ♫
-
6:31 - 6:35♫ Por nuk duhet të flasim
për këto gjëra tani, ♫ -
6:35 - 6:42♫ vërtet, unë jam lart në skenë dhe ju në publik. Përshëndetje. ♫
-
6:42 - 6:51♫ Dhe nuk po vë në lojë frikën e arsyeshme, ♫
-
6:51 - 6:54♫ dhe nëse nuk do të isha gati
ta përballoja këtë, ♫ -
6:54 - 6:59♫ Ju siguroj që nuk do të isha këtu. ♫
-
6:59 - 7:04♫ Por nëse këndoj një notë qartësisht, ♫
-
7:04 - 7:08♫ Ju do ta kuptoni që po përmirësohem ngadalë,
por i sigurt. ♫ -
7:08 - 7:12♫ Dhe ndoshta javës tjetër, do ta bëj kitaren të tingëllojë ♫
-
7:12 - 7:17♫ zërin tim si ujë të kulluar, dhe të gjithë të këndojnë. ♫
-
7:17 - 7:20♫ Por me sa duket do të ngrihem dhe do filloj të leviz, ♫
-
7:20 - 7:24♫ të lëviz kordat e zërit tim ♫
-
7:24 - 7:32♫ më shpejt dhe butësisht se tingulli. ♫
-
7:36 - 7:42(Duartrokitje)
- Title:
- Si e mposhta frikën për skenën
- Speaker:
- Joe Kowan
- Description:
-
Ndjesia e frikës njerëzore na ka shërbyer mirë si qënie të vogla, duke na dhënë një përqëndrim të saktë për të shmangur vrasjen nga kafshet e tjera. Por nuk duket kaq perfekte, kur e njëjta ndiesi e frikes shfaqet përpara 20 fansave të musikës folk në një mbrëmje të Marte të muzikës live. Duart djersiten dhe dridhen, shikimi turbullohet dhe truri të thotë VRAPO: është frika ndaj skenës. Në këtë fjalim të shkurtër dhe melodioz, Joe Kowan tregon se si e mposhti atë.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 08:03
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for How I beat stage fright | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How I beat stage fright | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How I beat stage fright | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for How I beat stage fright | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How I beat stage fright | ||
Alma A edited Albanian subtitles for How I beat stage fright | ||
Alma A edited Albanian subtitles for How I beat stage fright |