Unë kam frikë nga skena. Gjithmonë e kam patur frikë skenën, dhe jo pak, por më shume se kaq. Dhe kjo nuk kishte shumë rëndësi deri në moshën 27 vjec. Pikërish atëherë fillova të shkruaja këngë, madje dhe atehëre Interpretoja vetëm për veten. Vetëm ideja që shokët e dhomës ishin në të njëjtën shtëpi, më vinte në siklet. Por pas dy vjetësh, vetëm shkrimi i këngëve nuk ishte i mjaftueshëm. Kisha shumë histori dhe ide që doja t'i ndaja me njerëzit, por fiziologjikisht, nuk mund ta bëja. Kisha një frikë të pashpjegueshme. Por sa më shumë shkruaja dhe sa më shumë praktikoja, aq më shume doja të performoja. Kështu që në javen kur mbusha 30 vjec, vendosa që të performoja live, dhe ta lija frikën pas krahëve. Kur vajta atje, kishte shumë njerëz. Ishin rreth 20 vetë. (Të qeshura) Dhe të gjithë dukeshin të inatosur. Por mora frymë thellë, dhe u regjistrova për të performuar, dhe u ndjeva vërtet mirë. Aq mirë, sa 10 minuta para se të vinte radha ime, i gjithë trupi mu drodh, dhe rryma e ankthit më përfshiu te gjithin. Kur ke frikë, hyn ne pune sistemi jot nervor simpatetik. Kështu që ti ke një shpërthim të adrenalinës, të rrahurat e zemrës rriten, dhe frymëmarrja bëhet më e shpeshtë. Më pas, sistemet e tua pa rëndësi fillojnë të shuhen, sikur treten. (Te qeshura) Kështu që goja jote thahet, dhe gjaku të vete në fund të këmbëve, kështu që gishtat të mpihen. Bebet e syrit të zmadhohen, muskujt kontraktohen, ndjesia jote e rrezikut të therr, në thelb, i gjithë trupi pushtohet nga emocionet. (te qeshura) Ajo gjendje nuk është e çmueshme për të performuar muzikë folk. (Të qeshura) Dua të them, sistemi yt nervor është një idiot. Vërtet? Ka dyqind mijë vjet zhvillim njerëzor, dhe ai ende nuk bën dot dallimin midis një tigri prehistorik dhe 20 këngetarëve të muzikës folk në një natë të Marte live? (Të qeshura) Nuk kam qenë kaq shumë i tmerruar--deri tani. (Të qeshura dhe duartrokitje) Kështu që erdhi radha ime, dhe në një fare mënyre, hipi në skenë, filloj këngën, hap gojën për të kënduar rreshtin e parë, dhe e gjithë kjo vibrato e tmerrshme-- besoj e dini, kur zëri yt dridhet-- del si një rrymë. Dhe ky nuk është ai lloji i mirë i vibratos që ka një këngëtar i operas, ky është i gjithë trupi im që dridhet nga frika. Dua të them, është një makth. Unë jam i sikletosur, publiku është qartësisht i parehatshëm, ata janë të hutuar nga sikleti im. Isha shumë keq. Por ajo ishte eksperienca ime e vërtetë si një kantautor. Dhe dicka e mirë ndodhi—kisha atë shikimin e vogël të lidhjes me audiencën për të cilin shpresoja. Dhe doja më shumë. Por e dija se duhej ta kaloja këtë emocion. Atë natë i premtova vetes që do të kthehesha cdo javë, derisa të mos isha më i emocionuar. Dhe kështu bëra. Shkova cdo javë, dhe sigurisht që javë pas jave, nuk u përmirësua. E njëjta gjë ndodhte cdo javë. (Të qeshura) Nuk mund t’i shpëtoja. Dhe ishte atëherë kur kuptova menjëherë. Dhe e mbaj mend shumë mirë, se nuk më ndodh shpesh. (Të qeshura) Gjithçka që duhej të bëja ishte të shkruaja një këngë që shfrytëzonte emocionin tim. Ajo duket e vërtetë, vetëm kur kam frikë në skenë dhe sa më shumë i emocionuar isha, aq më e mirë do të ishte kënga. E thjeshtë. Kështu që fillova të shkruaj një këngë për frikën ndaj skenës. Së pari, të pranoja problemin, shfaqjet fizike, mënyra se si mund të ndihesha, se si dëgjuesi mund të ndihej. Dhe pastaj, duke marr parasysh zërin tim të dridhur, e dija që do të këndoja gjysëm-oktave mbi normalen, sepse isha i emocionuar. Por duke patur një këngë që shpjegonte çfarë po më ndodhte, ndërkohë që po këndoja, po ta lejonte audiencën të mendonte për të. Ata nuk duhej të ndienin keqardhje për mua sepse isha i emocionuar ata mund ta përjetonin atë me mua, dhe ne ishim një familje e madhe, e lumtur e emocionuar dhe jo e qetë. (Të qeshura) Por duke menduar për publikun, duke pranuar dhe shfrytëzuar problemin tim, Isha i aftë te merrja dicka që po bllokonte progresin tim, dhe ta shndërroja në diçka që ishte themelore për suksesin tim. dhe duke patur këngën time, më lejoi ta kapërceja atë problem që në fillim të performancës. Dhe atëhere mund të vazhdoja përpara, dhe të luaja këngët e mia të tjera me më shumë lehtësi. Dhe përfudimisht, me kalimin e kohës, nuk më duhej më të luaja këngën e frikës skenike. Me përjashtim kur isha vërtet nervoz, si tani. (Të qeshura) Do të ishte në rregull nëse do të luaja këngën për ju? (Duartrokitje) Mund të pi pak ujë? (Muzikë) Ju faleminderit. ♫ E dini që nuk po bëj shaka, ♫ ♫ Kjo frikë prej skenës është e vërtetë. ♫ ♫ Dhe nëse jam këtu duke u dridhur dhe kënduar, ♫ ♫ Ju e dini se si ndihem. ♫ ♫ Dhe gabimi që do të bëja ♫ ♫ do të vinte nga i gjithë trupi im që dridhet. ♫ ♫ Ndërkohë ju jeni ulur aty duke u ndjerë në siklet për mua, ♫ ♫ nuk duhet të jeni ♫ ♫ Epo, ndoshta vetëm pak. ♫ (Të qeshura) ♫ Dhe ndoshta do t’ju imagjinoj të gjithëve pa rroba. ♫ ♫ Por të kënduarit përpara shumë të panjohurve të zhveshur, më tremb më shumë se sa e imagjinoni. ♫ ♫ Jo për të folur gjatë për këtë, ♫ ♫ se imazhi i trupit tim nuk ka qenë asnjëherë pika ime më e fortë. ♫ ♫ Kështu që sinqerisht,do të dëshiroja që të gjithë të ishit të veshur, ♫ ♫ Dua të them, asnjë nga ju nuk është i zhveshur. ♫ ♫ Dhe problemin e kam vetëm unë. ♫ ♫ Dhe ju më thoni: “Mos u shqetëso, do t’ja dalësh” ♫ ♫ Por jam vetëm unë që mund ta kuptoj veten ♫ ♫ dhe e di si t’ja dal mbanë. ♫ ♫ Këshilla juaj është e sjellshme por me vonesë. ♫ ♫ Dhe jo pak mbështetëse. ♫ ♫ Ai ton sarkastik nuk më ndihmon te kendoj. ♫ ♫ Por nuk duhet të flasim për këto gjëra tani, ♫ ♫ vërtet, unë jam lart në skenë dhe ju në publik. Përshëndetje. ♫ ♫ Dhe nuk po vë në lojë frikën e arsyeshme, ♫ ♫ dhe nëse nuk do të isha gati ta përballoja këtë, ♫ ♫ Ju siguroj që nuk do të isha këtu. ♫ ♫ Por nëse këndoj një notë qartësisht, ♫ ♫ Ju do ta kuptoni që po përmirësohem ngadalë, por i sigurt. ♫ ♫ Dhe ndoshta javës tjetër, do ta bëj kitaren të tingëllojë ♫ ♫ zërin tim si ujë të kulluar, dhe të gjithë të këndojnë. ♫ ♫ Por me sa duket do të ngrihem dhe do filloj të leviz, ♫ ♫ të lëviz kordat e zërit tim ♫ ♫ më shpejt dhe butësisht se tingulli. ♫ (Duartrokitje)