Automati im i shitjeve të ADN
-
0:00 - 0:03Ky është një automat shitjesh në Los Anxheles.
-
0:03 - 0:05Gjendet në një qendër tregtare, dhe shet vezë peshku.
-
0:05 - 0:09Është automat shitjesh i haviarit.
-
0:09 - 0:11Ky është një Art-o-mat,
-
0:11 - 0:12një automat shitjesh arti i cili shet
-
0:12 - 0:14krijime të vogla nga artistë të ndryshëm,
-
0:14 - 0:16në copa të vogla druri ose kuti shkrepëseje,
-
0:16 - 0:18në kopje të limituara.
-
0:18 - 0:20Ja Oliver Medvedik. Ai nuk është automat shitjesh,
-
0:20 - 0:23por një prej themelueve të Genspace,
-
0:23 - 0:25një biolaborator komuniteti në New York,
-
0:25 - 0:26ku çdokush mund të shkojë të mësojë gjëra
-
0:26 - 0:29si të rrisi E.coli qe shkëlqen në errëirë
-
0:29 - 0:32ose si të nxjerre ADN-n e luleshtrydhes.
-
0:32 - 0:35Unë pashe Oliverin para një viti
të nxirte ADN-në e luleshtrydhes, -
0:35 - 0:37dhe kjo më drejtoi në këtë rrugë të çuditshme
-
0:37 - 0:39për të cilën do t'ju flas tani.
-
0:39 - 0:42Sepse ADN-ja e luleshtrydhes është shumë
tërheqëse, e mrekullueshme. -
0:42 - 0:44Nuk do ta kisha menduar kurrë më parë
ADN-në si diçka të bukur, -
0:44 - 0:46para se ta shihja në këtë formë.
-
0:46 - 0:48Shumë njerëz, veçanërisht ata të botës së artit,
-
0:48 - 0:50nuk e kanë të nevojshme të përfshihen
në shkencë në këtë mënyrë. -
0:50 - 0:52Menjëherë pas kësaj, iu bashkova Genspace,
-
0:52 - 0:54dhe e pyeta Oliverin, " Nëse
mund ta bëjmë këtë tek luleshtrydhet, -
0:54 - 0:56a mund ta bëjmë edhe tek njerëzit?"
-
0:56 - 0:57Rreth 10 minuta më vonë, ne ishim të dy
-
0:57 - 0:59duke e vërtitur atë në epruveta dhe me idene
-
0:59 - 1:01për protokollin e nxjerrjes se ADN-së njerëzore.
-
1:01 - 1:03Fillova ta bëj vetë këtë gjë,
-
1:03 - 1:06dhe ja se si duket ADN-ja ime.
-
1:06 - 1:08Isha në një mbrëmje festive me
miq artistë, -
1:08 - 1:10dhe po u tregoja mbi këtë projekt,
-
1:10 - 1:13dhe nuk besonin se mund ta shohësh ADN.
-
1:13 - 1:16U thashë, dakord le të
nxjerrim disa të tilla tani. -
1:16 - 1:19Organizoja këto darka të çuditshme
-
1:19 - 1:20në shtëpinë time të premteve ku njerëzit
-
1:20 - 1:22vinin të bënim nxjerrjen e ADN-së,
-
1:22 - 1:23dhe unë mund t'i filmoja,
-
1:23 - 1:27sepse e gjithë kjo ishte edhe pak humoristike.
-
1:27 - 1:29(Të qeshura)
-
1:29 - 1:31Ata janë njerëz që jo domosdoshmërisht
-
1:31 - 1:33janë të përfshirë në botën e shkencës.
-
1:33 - 1:36Kjo duket qartë nga reagimet e tyre.
-
1:36 - 1:38Por, kjo gjë i tërhoqi kaq shumë,
-
1:38 - 1:40dhe më entuziasmonte fakti
-
1:40 - 1:42që të ishin kaq të emocionuar nga shkenca.
-
1:42 - 1:44Fillova ta bëj rregullisht këtë gjë.
-
1:44 - 1:47Pak e çuditshme të shpenzosh
kështu të Premtet ne mbrëmje, -
1:47 - 1:48por unë fillova ta bëj një gjë të tillë,
-
1:48 - 1:50dhe fillova të mbledh një grup të tërë
-
1:50 - 1:52të epruvetave me ADN-në e miqve të mi
-
1:52 - 1:53dhe t'i kategorizoja ato.
-
1:53 - 1:54Ja se si duket kjo.
-
1:54 - 1:57Kjo më bëri të mendoj
mbi ca gjëra të tjera. -
1:57 - 1:59Në rradhë të parë, kjo ngjante shumë
me faqen time të Facebook. -
1:59 - 2:02Kështu që, krijova një lloj rrjeti gjenetik,
-
2:02 - 2:03një rrjet gjenetik social, me të vertetë.
-
2:03 - 2:05Gjëja e dytë ishte,
kur një mik erdhi për vizitë -
2:05 - 2:08dhe e pa këtë mbi tavolinën time dhe tha, " Oh,
-
2:08 - 2:12Pse kanë numra?
A është ky person më i rrallë se ky tjetri?" -
2:12 - 2:13Unë nuk e kisha menduar fare një gjë të tillë.
-
2:13 - 2:16Kisha vene numra sepse ajo ishte rradha
në te cilën e kisha nxjerrë ADN. -
2:16 - 2:19Por kjo më bëri të mendoj
rreth mbledhjes së lodrave, -
2:19 - 2:20dhe asaj që ndodh aktualisht
-
2:20 - 2:23në botën e lodrave
me kutitë e panjohura të lodrave, -
2:23 - 2:25dhe mundesisë për t'i mbledhur këto lodra të rralla.
-
2:25 - 2:27Ti blen këto kuti. Nuk je i sigurt
se çfarë do të kenë brenda. -
2:27 - 2:28Por pastaj, pasi i hap,
-
2:28 - 2:30ti ke një gamë të rrallë lodrash.
-
2:30 - 2:31Mendova se kjo ishte vërtet interesante.
-
2:31 - 2:34Fillova të mendoj për këtë dhe për automatet
e shitjes së haviarit dhe krijimeve të artit, -
2:34 - 2:38dhe për këto arsye, një natë
përfundova duke skicuar një automat, -
2:38 - 2:40duke menduar që të bëja
piktura të një automati, -
2:40 - 2:42dhe epruveta e vogël e ADN sime
qëndronte pikërisht atje, -
2:42 - 2:44dhe më erdhi në mendje
një bashkëpunim i bukur mes -
2:44 - 2:47fijeve të ADN-së dhe
dhe spiraleve të një automati. -
2:47 - 2:49Dhe sigurisht që, vendosa
të krijoj një instalim artistik -
2:49 - 2:51të quajtur Automati i Shitjeve të ADN-së.
-
2:51 - 2:53Ja ku është.
-
2:53 - 2:59(Muzikë)
-
2:59 - 3:03["Automati i Shitjeve të ADN-së është një instalim artistik mbi rritjen e aksesit në bioteknologji."]
-
3:07 - 3:11["Me një kosto shumë të arsyeshme,
mund të blini një kampion -
3:11 - 3:15të ADN-së njerëzore nga
një makineri tradicionale shitjesh,"] -
3:33 - 3:35["Çdo kampion vjen bashkë me një version
-
3:35 - 3:38të limituar të portretit të qënies njerëzore."]
-
3:42 - 3:45["Automati i Shitjeve të ADN-së e trajton ADN-në
-
3:45 - 3:47si një material të koleksionueshëm
dhe nxjerr në dritë -
3:47 - 3:51çështje ligjore mbi pronësinë e ADN-së."]
-
3:52 - 3:54GG-C: Automati i Shitjeve të ADN-së
-
3:54 - 3:56gjendet aktualisht në disa galeri në New York
-
3:56 - 3:58dhe në fakt, ka shitje shumë të mira.
-
3:58 - 4:00Kemi hedhur versionin e parë me 100 copë,
-
4:00 - 4:02duke shpresuar që të prodhojmë
një tjetër së shpejti. -
4:02 - 4:04Do të doja që ta vendosja
edhe nëpër stacionet e metrove -
4:04 - 4:06si ai i Grand Central apo Penn Station,
-
4:06 - 4:09pikërisht përkrah disa automatëvë të tjerëve,
që ekzistojnë aty. -
4:09 - 4:11Me këtë projekt dhe me shumë
projekte të tjera artistike të miat -
4:11 - 4:13unë dua t'i drejtoj një pyetje
audiencës, e cila është, -
4:13 - 4:15se nëse bioteknologjia dhe nxjerrja e ADN-së
-
4:15 - 4:18bëhet aq e lirë sa, le të themi prerja me lazer,
-
4:18 - 4:22printimi 3D ose blerja e haviarit nga automatet,
-
4:22 - 4:25a do të ishit të gatshëm të depozitonit një kampion të
ADN suaj që të shitej në këto automate? -
4:25 - 4:27Dhe sa do të vlenin këto kampione?
-
4:27 - 4:29A do të blinit kampionin e dikujt tjetër?
-
4:29 - 4:33Dhe çfarë do të ishit në gjendje
të bënit me këtë kampion? -
4:33 - 4:35Faleminderit.
-
4:35 - 4:39(Duartrokitje)
- Title:
- Automati im i shitjeve të ADN
- Speaker:
- Gabriel Barcia-Colombo
- Description:
-
Automatet ofrojnë zakonisht soda, sheqerka dhe patatina. Por jo ai që është krijuar nga anëtari i TED Fellow, Gabe Barcia-Colombo. Ky artist ka thurur ëndrra për një automat i cili shpërndan ADN e nxjerrë nga njerëzit, të paketuar në epruveta të vogla bashkë me një fotografi të personit që e ka dhënë atë. Kjo është mahnitëse dhe e çuditshme, por nxjerr në pah çështje më të medha etike që do të ngrihen më vonë me rritjen e qasjes ndaj bioteknologjisë.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 04:56
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for My DNA vending machine | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My DNA vending machine | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My DNA vending machine | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for My DNA vending machine | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My DNA vending machine | ||
Elvira Peço edited Albanian subtitles for My DNA vending machine |