Ky është një automat shitjesh në Los Anxheles.
Gjendet në një qendër tregtare, dhe shet vezë peshku.
Është automat shitjesh i haviarit.
Ky është një Art-o-mat,
një automat shitjesh arti i cili shet
krijime të vogla nga artistë të ndryshëm,
në copa të vogla druri ose kuti shkrepëseje,
në kopje të limituara.
Ja Oliver Medvedik. Ai nuk është automat shitjesh,
por një prej themelueve të Genspace,
një biolaborator komuniteti në New York,
ku çdokush mund të shkojë të mësojë gjëra
si të rrisi E.coli qe shkëlqen në errëirë
ose si të nxjerre ADN-n e luleshtrydhes.
Unë pashe Oliverin para një viti
të nxirte ADN-në e luleshtrydhes,
dhe kjo më drejtoi në këtë rrugë të çuditshme
për të cilën do t'ju flas tani.
Sepse ADN-ja e luleshtrydhes është shumë
tërheqëse, e mrekullueshme.
Nuk do ta kisha menduar kurrë më parë
ADN-në si diçka të bukur,
para se ta shihja në këtë formë.
Shumë njerëz, veçanërisht ata të botës së artit,
nuk e kanë të nevojshme të përfshihen
në shkencë në këtë mënyrë.
Menjëherë pas kësaj, iu bashkova Genspace,
dhe e pyeta Oliverin, " Nëse
mund ta bëjmë këtë tek luleshtrydhet,
a mund ta bëjmë edhe tek njerëzit?"
Rreth 10 minuta më vonë, ne ishim të dy
duke e vërtitur atë në epruveta dhe me idene
për protokollin e nxjerrjes se ADN-së njerëzore.
Fillova ta bëj vetë këtë gjë,
dhe ja se si duket ADN-ja ime.
Isha në një mbrëmje festive me
miq artistë,
dhe po u tregoja mbi këtë projekt,
dhe nuk besonin se mund ta shohësh ADN.
U thashë, dakord le të
nxjerrim disa të tilla tani.
Organizoja këto darka të çuditshme
në shtëpinë time të premteve ku njerëzit
vinin të bënim nxjerrjen e ADN-së,
dhe unë mund t'i filmoja,
sepse e gjithë kjo ishte edhe pak humoristike.
(Të qeshura)
Ata janë njerëz që jo domosdoshmërisht
janë të përfshirë në botën e shkencës.
Kjo duket qartë nga reagimet e tyre.
Por, kjo gjë i tërhoqi kaq shumë,
dhe më entuziasmonte fakti
që të ishin kaq të emocionuar nga shkenca.
Fillova ta bëj rregullisht këtë gjë.
Pak e çuditshme të shpenzosh
kështu të Premtet ne mbrëmje,
por unë fillova ta bëj një gjë të tillë,
dhe fillova të mbledh një grup të tërë
të epruvetave me ADN-në e miqve të mi
dhe t'i kategorizoja ato.
Ja se si duket kjo.
Kjo më bëri të mendoj
mbi ca gjëra të tjera.
Në rradhë të parë, kjo ngjante shumë
me faqen time të Facebook.
Kështu që, krijova një lloj rrjeti gjenetik,
një rrjet gjenetik social, me të vertetë.
Gjëja e dytë ishte,
kur një mik erdhi për vizitë
dhe e pa këtë mbi tavolinën time dhe tha, " Oh,
Pse kanë numra?
A është ky person më i rrallë se ky tjetri?"
Unë nuk e kisha menduar fare një gjë të tillë.
Kisha vene numra sepse ajo ishte rradha
në te cilën e kisha nxjerrë ADN.
Por kjo më bëri të mendoj
rreth mbledhjes së lodrave,
dhe asaj që ndodh aktualisht
në botën e lodrave
me kutitë e panjohura të lodrave,
dhe mundesisë për t'i mbledhur këto lodra të rralla.
Ti blen këto kuti. Nuk je i sigurt
se çfarë do të kenë brenda.
Por pastaj, pasi i hap,
ti ke një gamë të rrallë lodrash.
Mendova se kjo ishte vërtet interesante.
Fillova të mendoj për këtë dhe për automatet
e shitjes së haviarit dhe krijimeve të artit,
dhe për këto arsye, një natë
përfundova duke skicuar një automat,
duke menduar që të bëja
piktura të një automati,
dhe epruveta e vogël e ADN sime
qëndronte pikërisht atje,
dhe më erdhi në mendje
një bashkëpunim i bukur mes
fijeve të ADN-së dhe
dhe spiraleve të një automati.
Dhe sigurisht që, vendosa
të krijoj një instalim artistik
të quajtur Automati i Shitjeve të ADN-së.
Ja ku është.
(Muzikë)
["Automati i Shitjeve të ADN-së është një instalim artistik mbi rritjen e aksesit në bioteknologji."]
["Me një kosto shumë të arsyeshme,
mund të blini një kampion
të ADN-së njerëzore nga
një makineri tradicionale shitjesh,"]
["Çdo kampion vjen bashkë me një version
të limituar të portretit të qënies njerëzore."]
["Automati i Shitjeve të ADN-së e trajton ADN-në
si një material të koleksionueshëm
dhe nxjerr në dritë
çështje ligjore mbi pronësinë e ADN-së."]
GG-C: Automati i Shitjeve të ADN-së
gjendet aktualisht në disa galeri në New York
dhe në fakt, ka shitje shumë të mira.
Kemi hedhur versionin e parë me 100 copë,
duke shpresuar që të prodhojmë
një tjetër së shpejti.
Do të doja që ta vendosja
edhe nëpër stacionet e metrove
si ai i Grand Central apo Penn Station,
pikërisht përkrah disa automatëvë të tjerëve,
që ekzistojnë aty.
Me këtë projekt dhe me shumë
projekte të tjera artistike të miat
unë dua t'i drejtoj një pyetje
audiencës, e cila është,
se nëse bioteknologjia dhe nxjerrja e ADN-së
bëhet aq e lirë sa, le të themi prerja me lazer,
printimi 3D ose blerja e haviarit nga automatet,
a do të ishit të gatshëm të depozitonit një kampion të
ADN suaj që të shitej në këto automate?
Dhe sa do të vlenin këto kampione?
A do të blinit kampionin e dikujt tjetër?
Dhe çfarë do të ishit në gjendje
të bënit me këtë kampion?
Faleminderit.
(Duartrokitje)