Pse konkurrentët hapin dyqanet e tyre pranë njëri-tjetrit? - Jac de Haan
-
0:15 - 0:19Pse pompat e benzinës ndërtohen gjithmonë afër njëra tjetës?
-
0:19 - 0:22Pse ngasim me kilometra pa gjetur një vend për të pire kafe
-
0:22 - 0:24dhe pastaj hasim tre nga to në te njejtin qoshe?
-
0:24 - 0:27Pse dyqanet ushqimore, auto-serviset dhe restorantet
-
0:27 - 0:32duket sikur gjithmonë ekzistojnë ne grupe, e jo të shpërndara uniformisht në një komunitet?
-
0:32 - 0:36Ndersa janë disa faktorë që mund te merren parasysh kur vendosim ku të pozicionohemi si biznes
-
0:36 - 0:39grupimet e kompanive të ngjashme mund të shpjegohen me një tregim shumë të thjeshtë
-
0:39 - 0:44i quajtur Modeli i Hotellingut për Konkurrencën Hapësinore.
-
0:44 - 0:45Paramendoni sikur ju shisni akullore në plazh.
-
0:45 - 0:48Plazhi juaj është i gjatë një kilometër dhe ju nuk keni asnjë konkurrent
-
0:48 - 0:51Ku do ta vendosnit karrocën tuaj që të mund të shisni sa më shumë produkte?
-
0:51 - 0:52Në mes.
-
0:52 - 0:55Distanca prej gjysmë kilometri ndoshta është shumë larg për disa njerëz
-
0:55 - 0:59që janë në të dy fundet e plazhit, por karroca juaj shërben sa më shumë njerëz që është e mundur.
-
0:59 - 1:03Një ditë prej ditësh, ju vini në punë, ndersa kushëriri juaj Teddy po i afrohet plazhit
-
1:03 - 1:07me karrocën e tij me akullore. Në fakt, ai po shet po të njejtin lloj akullore si ju.
-
1:07 - 1:11Ju bini dakord që të ndani plazhin në gjysmë.
-
1:11 - 1:13Që të mos iu bjere konsumatorëve të ecin shumë gjatë
-
1:13 - 1:16ju vendosni karrocën tuaj një çerek kilometri në jug të mesit të plazhit,
-
1:16 - 1:18në mes të territorit tuaj.
-
1:18 - 1:21Teddy vendoset një çerek kilometri në veri të mesit të plazhit,
-
1:21 - 1:23në mes të territorit Teddy.
-
1:23 - 1:25Me këtë marrëveshje, secili ne pjesën jugore blen akullore nga ju.
-
1:25 - 1:29Secili në pjesën veriore blen nga Teddy, ndërsa 50% të vendosur në mes
-
1:29 - 1:34ecin tek karroca më e afërt. Askush nuk ecën më shumë se një çerek kilometri
-
1:34 - 1:37dhe të dy shitësit i shesin gjysmës së njerëzve që vijnë në plazh.
-
1:37 - 1:41Teoricienët e lojërave e konsiderojnë këtë si një zgjidhje optimale shoqërore.
-
1:41 - 1:44Ajo minimizon numrin maksimal të hapave që çdo vizitor duhet të marrë
-
1:44 - 1:46që të arrijë tek një karrocë me akullore.
-
1:46 - 1:48Të nesërmen, kur mbërrini në vendin e punës,
-
1:48 - 1:51Teddy ka vendosur karrocën e tij në mes të plazhit.
-
1:51 - 1:54Ju ktheheni në vendin tuaj një çerek kilometri në jug të qendrës
-
1:54 - 1:57dhe merrni 25% të konsumatorëve në jugun tuaj.
-
1:57 - 2:01Teddy ende merr të gjithë konsumatorët në pjesën veriore të tij,
-
2:01 - 2:05por tani ju ndani së bashku 25% të njerëzve në mes të dy karrocave.
-
2:05 - 2:08Dita e tretë e luftës së akulloreve, ju arrini në plazh herët
-
2:08 - 2:10dhe vendoseni në mes të territorit Teddy,
-
2:10 - 2:14duke supozuar që do të shërbeni 75% të njerëzve që vijnë në plazh në jugun tuaj,
-
2:14 - 2:18duke lënë kushëririn tuaj t'ju shese 25% të konsumatorëve në veri.
-
2:18 - 2:21Kur Teddy arrin, ai vendoset shumë afer prej jush në jug
-
2:21 - 2:25duke vjedhur të gjithë konsumatorët e jugut dhe duke ju lënë juve një grup të vogël të njerëzve në veri.
-
2:25 - 2:29Për të mos mbetur prapa, ju lëvizni për 10 vende në jug të Teddy-t që të rimerrni konsumatorët tuaj.
-
2:29 - 2:33Kur ju bëni një pushim në mesditë, Teddy lëviz për 10 vende në jug, prej jush
-
2:33 - 2:37dhe prap vjedh të gjithë konsumatorët deri në fund të plazhit.
-
2:37 - 2:40Gjatë ditës, të dy vazhdoni të lëvizni periodikisht drejt jugut
-
2:40 - 2:43drejt masës së blerësve të akulloreve,
-
2:43 - 2:45derisa të dy përfundoni në mes të plazhit,
-
2:45 - 2:50krah për krah, secili duke shërbyer 50% të blerësve të uritur për akullore.
-
2:50 - 2:55Tani, ju dhe kushëriri juaj konkurrues keni arritur atë që teoricienët e lojërave e quajnë Ekuilibri Nash
-
2:55 - 3:00momenti kur asnjëri prej jush nuk mund të përmirësojë pozicionin e tij duke iu shmangur strategjisë së tanishme.
-
3:00 - 3:04Strategjia juaj fillestare, ku secili prej jush ishte një çerek kilometri larg mesit të plazhit,
-
3:04 - 3:07nuk zgjati për shkak se nuk ishte Ekuilibër Nash.
-
3:07 - 3:11Cilido nga ju mund ta lëviz karrocën në drejtim të tjetrit që të shes më shumë akullore.
-
3:11 - 3:13Me vendosjen tuaj në mes të plazhit,
-
3:13 - 3:17ju nuk mund të lëvizni karrocën tuaj më afër konsumatorëve tuaj më të largët
-
3:17 - 3:19pa i dëmtuar konsumatorët tuaj të tanishëm.
-
3:19 - 3:23Megjithatë, ju më nuk keni një zgjidhje shoqërore optimale,
-
3:23 - 3:24ngase konsumatorët në të dy fundet e plazhit
-
3:24 - 3:28duhet të ecin më shumë se c'është e nevojshme, për të marrë një akullore.
-
3:28 - 3:32Mendoni për të gjithë zinxhirët e ushqimit të shpejtë, butiqet e veshjeve, apo kioskat e telefonisë mobile në qendra tregëtare.
-
3:32 - 3:36Me shpërndarjen e sherbimeve në të gjithë komunitetin, konsumatorët mund të shërbehen më mirë.
-
3:36 - 3:40por kjo i lë bizneset të pambrojtura ndaj konkurrencës agresive.
-
3:40 - 3:43Në realitet, konsumatorët vijnë nga më shumë se një drejtim,
-
3:43 - 3:46dhe bizneset janë të lira të konkurrojnë me strategji marketingu,
-
3:46 - 3:48duke i dalluar linjat e produkteve të tyre dhe duke zbritur çmimet,
-
3:48 - 3:52por në themb të strategjisë së tyre, kompanitë deshirojnë të mbajnë konkurrentët
-
3:52 - 3:56sa më afër vetes.
- Title:
- Pse konkurrentët hapin dyqanet e tyre pranë njëri-tjetrit? - Jac de Haan
- Speaker:
- Jac de Haan
- Description:
-
Shiko mësimin e plotë në ed.ted.com - http://ed.ted.com/lessons/why-do-competitors-open-their-stores-next-to-one-another-jac-de-haan
Pse të gjitha pompat e benzinës, kafenetë dhe restorantet janë të grumbulluara në një vend? Ndersa dy kushërinj konkurrojnë për dominim në shitjen e akulloreve në një plazh të vogël, zbuloni se si teoria e lojës dhe Ekuilibri Nash informojnë këto pika të shitjes me pakicë.
Mësimi nga Jac de Haan, animacionet nga Luke Rowsell. - Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TED-Ed
- Duration:
- 04:07
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Why do competitors open their stores next to one another? | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why do competitors open their stores next to one another? | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why do competitors open their stores next to one another? | |
![]() |
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Why do competitors open their stores next to one another? | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why do competitors open their stores next to one another? | |
![]() |
Besfort Ahmeti added a translation |