Pse pompat e benzinës ndërtohen gjithmonë afër njëra tjetës? Pse ngasim me kilometra pa gjetur një vend për të pire kafe dhe pastaj hasim tre nga to në te njejtin qoshe? Pse dyqanet ushqimore, auto-serviset dhe restorantet duket sikur gjithmonë ekzistojnë ne grupe, e jo të shpërndara uniformisht në një komunitet? Ndersa janë disa faktorë që mund te merren parasysh kur vendosim ku të pozicionohemi si biznes grupimet e kompanive të ngjashme mund të shpjegohen me një tregim shumë të thjeshtë i quajtur Modeli i Hotellingut për Konkurrencën Hapësinore. Paramendoni sikur ju shisni akullore në plazh. Plazhi juaj është i gjatë një kilometër dhe ju nuk keni asnjë konkurrent Ku do ta vendosnit karrocën tuaj që të mund të shisni sa më shumë produkte? Në mes. Distanca prej gjysmë kilometri ndoshta është shumë larg për disa njerëz që janë në të dy fundet e plazhit, por karroca juaj shërben sa më shumë njerëz që është e mundur. Një ditë prej ditësh, ju vini në punë, ndersa kushëriri juaj Teddy po i afrohet plazhit me karrocën e tij me akullore. Në fakt, ai po shet po të njejtin lloj akullore si ju. Ju bini dakord që të ndani plazhin në gjysmë. Që të mos iu bjere konsumatorëve të ecin shumë gjatë ju vendosni karrocën tuaj një çerek kilometri në jug të mesit të plazhit, në mes të territorit tuaj. Teddy vendoset një çerek kilometri në veri të mesit të plazhit, në mes të territorit Teddy. Me këtë marrëveshje, secili ne pjesën jugore blen akullore nga ju. Secili në pjesën veriore blen nga Teddy, ndërsa 50% të vendosur në mes ecin tek karroca më e afërt. Askush nuk ecën më shumë se një çerek kilometri dhe të dy shitësit i shesin gjysmës së njerëzve që vijnë në plazh. Teoricienët e lojërave e konsiderojnë këtë si një zgjidhje optimale shoqërore. Ajo minimizon numrin maksimal të hapave që çdo vizitor duhet të marrë që të arrijë tek një karrocë me akullore. Të nesërmen, kur mbërrini në vendin e punës, Teddy ka vendosur karrocën e tij në mes të plazhit. Ju ktheheni në vendin tuaj një çerek kilometri në jug të qendrës dhe merrni 25% të konsumatorëve në jugun tuaj. Teddy ende merr të gjithë konsumatorët në pjesën veriore të tij, por tani ju ndani së bashku 25% të njerëzve në mes të dy karrocave. Dita e tretë e luftës së akulloreve, ju arrini në plazh herët dhe vendoseni në mes të territorit Teddy, duke supozuar që do të shërbeni 75% të njerëzve që vijnë në plazh në jugun tuaj, duke lënë kushëririn tuaj t'ju shese 25% të konsumatorëve në veri. Kur Teddy arrin, ai vendoset shumë afer prej jush në jug duke vjedhur të gjithë konsumatorët e jugut dhe duke ju lënë juve një grup të vogël të njerëzve në veri. Për të mos mbetur prapa, ju lëvizni për 10 vende në jug të Teddy-t që të rimerrni konsumatorët tuaj. Kur ju bëni një pushim në mesditë, Teddy lëviz për 10 vende në jug, prej jush dhe prap vjedh të gjithë konsumatorët deri në fund të plazhit. Gjatë ditës, të dy vazhdoni të lëvizni periodikisht drejt jugut drejt masës së blerësve të akulloreve, derisa të dy përfundoni në mes të plazhit, krah për krah, secili duke shërbyer 50% të blerësve të uritur për akullore. Tani, ju dhe kushëriri juaj konkurrues keni arritur atë që teoricienët e lojërave e quajnë Ekuilibri Nash momenti kur asnjëri prej jush nuk mund të përmirësojë pozicionin e tij duke iu shmangur strategjisë së tanishme. Strategjia juaj fillestare, ku secili prej jush ishte një çerek kilometri larg mesit të plazhit, nuk zgjati për shkak se nuk ishte Ekuilibër Nash. Cilido nga ju mund ta lëviz karrocën në drejtim të tjetrit që të shes më shumë akullore. Me vendosjen tuaj në mes të plazhit, ju nuk mund të lëvizni karrocën tuaj më afër konsumatorëve tuaj më të largët pa i dëmtuar konsumatorët tuaj të tanishëm. Megjithatë, ju më nuk keni një zgjidhje shoqërore optimale, ngase konsumatorët në të dy fundet e plazhit duhet të ecin më shumë se c'është e nevojshme, për të marrë një akullore. Mendoni për të gjithë zinxhirët e ushqimit të shpejtë, butiqet e veshjeve, apo kioskat e telefonisë mobile në qendra tregëtare. Me shpërndarjen e sherbimeve në të gjithë komunitetin, konsumatorët mund të shërbehen më mirë. por kjo i lë bizneset të pambrojtura ndaj konkurrencës agresive. Në realitet, konsumatorët vijnë nga më shumë se një drejtim, dhe bizneset janë të lira të konkurrojnë me strategji marketingu, duke i dalluar linjat e produkteve të tyre dhe duke zbritur çmimet, por në themb të strategjisë së tyre, kompanitë deshirojnë të mbajnë konkurrentët sa më afër vetes.