1 00:00:15,108 --> 00:00:19,109 Pse pompat e benzinës ndërtohen gjithmonë afër njëra tjetës? 2 00:00:19,109 --> 00:00:21,809 Pse ngasim me kilometra pa gjetur një vend për të pire kafe 3 00:00:21,809 --> 00:00:24,143 dhe pastaj hasim tre nga to në te njejtin qoshe? 4 00:00:24,143 --> 00:00:27,075 Pse dyqanet ushqimore, auto-serviset dhe restorantet 5 00:00:27,075 --> 00:00:31,925 duket sikur gjithmonë ekzistojnë ne grupe, e jo të shpërndara uniformisht në një komunitet? 6 00:00:31,925 --> 00:00:35,843 Ndersa janë disa faktorë që mund te merren parasysh kur vendosim ku të pozicionohemi si biznes 7 00:00:35,843 --> 00:00:39,475 grupimet e kompanive të ngjashme mund të shpjegohen me një tregim shumë të thjeshtë 8 00:00:39,475 --> 00:00:43,711 i quajtur Modeli i Hotellingut për Konkurrencën Hapësinore. 9 00:00:43,711 --> 00:00:45,092 Paramendoni sikur ju shisni akullore në plazh. 10 00:00:45,092 --> 00:00:48,075 Plazhi juaj është i gjatë një kilometër dhe ju nuk keni asnjë konkurrent 11 00:00:48,075 --> 00:00:51,293 Ku do ta vendosnit karrocën tuaj që të mund të shisni sa më shumë produkte? 12 00:00:51,293 --> 00:00:52,392 Në mes. 13 00:00:52,392 --> 00:00:55,442 Distanca prej gjysmë kilometri ndoshta është shumë larg për disa njerëz 14 00:00:55,442 --> 00:00:58,776 që janë në të dy fundet e plazhit, por karroca juaj shërben sa më shumë njerëz që është e mundur. 15 00:00:58,776 --> 00:01:02,692 Një ditë prej ditësh, ju vini në punë, ndersa kushëriri juaj Teddy po i afrohet plazhit 16 00:01:02,692 --> 00:01:07,342 me karrocën e tij me akullore. Në fakt, ai po shet po të njejtin lloj akullore si ju. 17 00:01:07,342 --> 00:01:10,810 Ju bini dakord që të ndani plazhin në gjysmë. 18 00:01:10,810 --> 00:01:13,126 Që të mos iu bjere konsumatorëve të ecin shumë gjatë 19 00:01:13,126 --> 00:01:16,376 ju vendosni karrocën tuaj një çerek kilometri në jug të mesit të plazhit, 20 00:01:16,376 --> 00:01:18,294 në mes të territorit tuaj. 21 00:01:18,294 --> 00:01:20,775 Teddy vendoset një çerek kilometri në veri të mesit të plazhit, 22 00:01:20,775 --> 00:01:22,792 në mes të territorit Teddy. 23 00:01:22,792 --> 00:01:25,293 Me këtë marrëveshje, secili ne pjesën jugore blen akullore nga ju. 24 00:01:25,293 --> 00:01:29,241 Secili në pjesën veriore blen nga Teddy, ndërsa 50% të vendosur në mes 25 00:01:29,241 --> 00:01:33,775 ecin tek karroca më e afërt. Askush nuk ecën më shumë se një çerek kilometri 26 00:01:33,775 --> 00:01:36,677 dhe të dy shitësit i shesin gjysmës së njerëzve që vijnë në plazh. 27 00:01:36,677 --> 00:01:40,860 Teoricienët e lojërave e konsiderojnë këtë si një zgjidhje optimale shoqërore. 28 00:01:40,860 --> 00:01:44,376 Ajo minimizon numrin maksimal të hapave që çdo vizitor duhet të marrë 29 00:01:44,376 --> 00:01:46,376 që të arrijë tek një karrocë me akullore. 30 00:01:46,376 --> 00:01:48,259 Të nesërmen, kur mbërrini në vendin e punës, 31 00:01:48,259 --> 00:01:51,058 Teddy ka vendosur karrocën e tij në mes të plazhit. 32 00:01:51,058 --> 00:01:54,325 Ju ktheheni në vendin tuaj një çerek kilometri në jug të qendrës 33 00:01:54,325 --> 00:01:57,093 dhe merrni 25% të konsumatorëve në jugun tuaj. 34 00:01:57,093 --> 00:02:00,659 Teddy ende merr të gjithë konsumatorët në pjesën veriore të tij, 35 00:02:00,659 --> 00:02:04,726 por tani ju ndani së bashku 25% të njerëzve në mes të dy karrocave. 36 00:02:04,726 --> 00:02:07,559 Dita e tretë e luftës së akulloreve, ju arrini në plazh herët 37 00:02:07,559 --> 00:02:10,191 dhe vendoseni në mes të territorit Teddy, 38 00:02:10,191 --> 00:02:14,276 duke supozuar që do të shërbeni 75% të njerëzve që vijnë në plazh në jugun tuaj, 39 00:02:14,276 --> 00:02:17,576 duke lënë kushëririn tuaj t'ju shese 25% të konsumatorëve në veri. 40 00:02:17,576 --> 00:02:20,544 Kur Teddy arrin, ai vendoset shumë afer prej jush në jug 41 00:02:20,544 --> 00:02:24,859 duke vjedhur të gjithë konsumatorët e jugut dhe duke ju lënë juve një grup të vogël të njerëzve në veri. 42 00:02:24,859 --> 00:02:29,360 Për të mos mbetur prapa, ju lëvizni për 10 vende në jug të Teddy-t që të rimerrni konsumatorët tuaj. 43 00:02:29,360 --> 00:02:32,860 Kur ju bëni një pushim në mesditë, Teddy lëviz për 10 vende në jug, prej jush 44 00:02:32,860 --> 00:02:36,559 dhe prap vjedh të gjithë konsumatorët deri në fund të plazhit. 45 00:02:36,559 --> 00:02:40,025 Gjatë ditës, të dy vazhdoni të lëvizni periodikisht drejt jugut 46 00:02:40,025 --> 00:02:42,860 drejt masës së blerësve të akulloreve, 47 00:02:42,860 --> 00:02:45,475 derisa të dy përfundoni në mes të plazhit, 48 00:02:45,475 --> 00:02:49,743 krah për krah, secili duke shërbyer 50% të blerësve të uritur për akullore. 49 00:02:49,743 --> 00:02:54,975 Tani, ju dhe kushëriri juaj konkurrues keni arritur atë që teoricienët e lojërave e quajnë Ekuilibri Nash 50 00:02:54,975 --> 00:02:59,961 momenti kur asnjëri prej jush nuk mund të përmirësojë pozicionin e tij duke iu shmangur strategjisë së tanishme. 51 00:02:59,961 --> 00:03:03,859 Strategjia juaj fillestare, ku secili prej jush ishte një çerek kilometri larg mesit të plazhit, 52 00:03:03,859 --> 00:03:07,110 nuk zgjati për shkak se nuk ishte Ekuilibër Nash. 53 00:03:07,110 --> 00:03:10,960 Cilido nga ju mund ta lëviz karrocën në drejtim të tjetrit që të shes më shumë akullore. 54 00:03:10,960 --> 00:03:12,825 Me vendosjen tuaj në mes të plazhit, 55 00:03:12,825 --> 00:03:16,926 ju nuk mund të lëvizni karrocën tuaj më afër konsumatorëve tuaj më të largët 56 00:03:16,926 --> 00:03:19,193 pa i dëmtuar konsumatorët tuaj të tanishëm. 57 00:03:19,193 --> 00:03:22,592 Megjithatë, ju më nuk keni një zgjidhje shoqërore optimale, 58 00:03:22,592 --> 00:03:24,425 ngase konsumatorët në të dy fundet e plazhit 59 00:03:24,425 --> 00:03:27,626 duhet të ecin më shumë se c'është e nevojshme, për të marrë një akullore. 60 00:03:27,626 --> 00:03:32,295 Mendoni për të gjithë zinxhirët e ushqimit të shpejtë, butiqet e veshjeve, apo kioskat e telefonisë mobile në qendra tregëtare. 61 00:03:32,295 --> 00:03:36,009 Me shpërndarjen e sherbimeve në të gjithë komunitetin, konsumatorët mund të shërbehen më mirë. 62 00:03:36,009 --> 00:03:39,544 por kjo i lë bizneset të pambrojtura ndaj konkurrencës agresive. 63 00:03:39,544 --> 00:03:42,810 Në realitet, konsumatorët vijnë nga më shumë se një drejtim, 64 00:03:42,810 --> 00:03:45,693 dhe bizneset janë të lira të konkurrojnë me strategji marketingu, 65 00:03:45,693 --> 00:03:47,508 duke i dalluar linjat e produkteve të tyre dhe duke zbritur çmimet, 66 00:03:47,508 --> 00:03:51,942 por në themb të strategjisë së tyre, kompanitë deshirojnë të mbajnë konkurrentët 67 00:03:51,942 --> 00:03:55,942 sa më afër vetes.