Ramona Pierson: Një vend i papritur për shërim
-
0:00 - 0:02Në fakt unë do të ndaj me ju diçka
-
0:02 - 0:05për të cilën nuk kam folur për më shumë se 10 vite.
-
0:05 - 0:07Pra, keni durim
-
0:07 - 0:09derisa ju marr me vete në këtë udhëtim.
-
0:09 - 0:11Kur isha 22 vjeçe,
-
0:11 - 0:14u ktheva në shtëpi nga puna, i vura zinxhirin qenit tim
-
0:14 - 0:17dhe dola të vrapoja, si zakonisht.
-
0:17 - 0:19Nuk kisha asnjë ide se në atë moment
-
0:19 - 0:21jeta ime do të ndryshonte përgjithmonë.
-
0:21 - 0:24Derisa po përgatisja qenin tim për vrap,
-
0:24 - 0:28një njeri po mbaronte së piri në një bar,
-
0:28 - 0:30mori çelësat e tij të makinës, hyri në makinë
-
0:30 - 0:32dhe u drejtua në jug,
-
0:32 - 0:34apo kudo që po shkonte.
-
0:34 - 0:36Unë po vrapoja përmes rrugës,
-
0:36 - 0:38dhe e vetmja gjë që në fakt mbaj mend
-
0:38 - 0:41është se ndjeva sikur një granatë shpërtheu në kokën time.
-
0:41 - 0:45Dhe më kujtohet që vura duart në tokë
-
0:45 - 0:47dhe ndjeva gjakun e jetës sime
-
0:47 - 0:49që po më zbrazej nga qafa
-
0:49 - 0:52dhe goja.
-
0:52 - 0:54Çfarë ndodhi ishte
-
0:54 - 0:57ai kaloi nëpër dritën e kuqe dhe më goditi mua dhe qenin im.
-
0:57 - 1:00Ajo përfundoi nën makinë.
-
1:00 - 1:02Unë fluturova para makinës,
-
1:02 - 1:04dhe pasta ai kaloi mbi këmbët e mia.
-
1:04 - 1:06Këmba ime e majtë ishte kapur në rrotën e makinës
-
1:06 - 1:08dhe u përdredh.
-
1:10 - 1:13Parakolpi i makinës më goditi në fyt
-
1:13 - 1:15duke e çarë atë.
-
1:15 - 1:18Përfundova me tronditje traumatike në gjoks.
-
1:18 - 1:20Aorta të shkon prapa zemrës.
-
1:20 - 1:23Është arteria madhore, dhe ajo ishte shkëputur,
-
1:23 - 1:26dhe kështu gjaku po më gurgullinte nga goja.
-
1:26 - 1:28Po shkumonte,
-
1:28 - 1:30dhe gjëra të tmerrshme po më ndodhnin.
-
1:32 - 1:34Nuk kisha asnjë ide se çfarë po ndodhte,
-
1:34 - 1:37por kalimtarët nderhyne,
-
1:37 - 1:40më mbajtën zemrën në lëvizje, duke rrahur.
-
1:40 - 1:42Them në lëvizje sepse ajo po dridhej
-
1:42 - 1:45dhe ata po përpiqeshin t’ia kthenin të rrahurat.
-
1:45 - 1:48Dikush ishte i zgjuar dhe më nguli një stilolaps në qafë
-
1:48 - 1:51për të hapur një vrimë që ta lejonte ajrin të hynte brenda.
-
1:51 - 1:53Dhe mushkëria s'më punonte,
-
1:53 - 1:56kështu dikush më preu dhe vendosi aty një gjilpërë
-
1:56 - 2:03që të ndalonte atë ngjarje katastrofike të ndodhte.
-
2:03 - 2:05Përfundova disi në spital.
-
2:05 - 2:07Më mbuluan me akull
-
2:07 - 2:11dhe pastaj më vënë me qetësues në gjendje kome.
-
2:11 - 2:1518 muaj më vonë u zgjova.
-
2:15 - 2:17Isha e verbër, nuk mund të flisja,
-
2:17 - 2:19dhe nuk mund të ecja.
-
2:19 - 2:22Peshoja 29 kilogramë.
-
2:25 - 2:27Spitali në të vërtetë nuk ka asnjë ide
-
2:27 - 2:29se çfarë të bëjë me njerëz të tillë.
-
2:29 - 2:32Dhe në fakt, ata filluan të më quanin pacienti i padëshiruar.
-
2:32 - 2:36Kjo është një tjetër histori ku nuk do të futemi.
-
2:36 - 2:39Pata aq shumë intervenime kirurgjike në qafë,
-
2:39 - 2:41dhe disa për të riparuar zemrën.
-
2:41 - 2:43Disa funksiouan, disa jo.
-
2:43 - 2:45Më kishin vënë shumë titan brenda,
-
2:45 - 2:47dhe eshtra të njerëzve të vdekur
-
2:47 - 2:50për të më vënë këmbët në lëvizje.
-
2:50 - 2:52Dhe përfundova me hundë plastike, dhëmbë porcelani,
-
2:52 - 2:54dhe çfarëdo lloj gjëje.
-
2:54 - 2:57Por më në fund, fillova të dukesha njerëzore përsëri.
-
3:03 - 3:05Por është e vështirë ndonjëherë të flas për këto gjëra,
-
3:05 - 3:08prandaj keni durim.
-
3:08 - 3:10Kam pasur më shumë se 50 operacione.
-
3:10 - 3:13Por kush po numëron?
-
3:13 - 3:15Kështu pas një kohe, spitali vendosi se
-
3:15 - 3:17ishte koha që të largohesha.
-
3:17 - 3:19Ju nevojitej një vend i lirë
-
3:19 - 3:23për dikë tjetër që ata mendonin se mund të shërohej
-
3:23 - 3:26nga çfarëdo që kishte.
-
3:26 - 3:29Të gjithë kishin humbur besimin se unë mund të shërohesha.
-
3:29 - 3:32Kështu mund të them se ata vënë një hartë në mur, gjuajtën një shigjetë,
-
3:32 - 3:37e cila u ngul në një shtëpi të moshuarish këtu në Colorado.
-
3:37 - 3:39E di që të gjithë po mendoni të habitur
-
3:39 - 3:42“Një shtëpi të moshuarisht? Çfarë mund të bësh atje?"
-
3:42 - 3:44Por nëse mendoni për
-
3:44 - 3:47të gjitha aftësitë dhe talentet që janë në këtë dhomë tani,
-
3:47 - 3:49kjo është ajo që një shtëpi të moshuarish ka.
-
3:49 - 3:51Pra, kishte gjithë ato aftësi dhe talente
-
3:51 - 3:54që kishin ata të moshuar.
-
3:54 - 3:56Një avantazh që ata kishin kundrejt jush
-
3:56 - 3:58ishte urtësia,
-
3:58 - 4:01sepse ata kishin jetuar më gjatë.
-
4:01 - 4:03Dhe mua më nevojitej ajo urtësi në atë moment në jetën time.
-
4:03 - 4:05Por imagjinoni se si ishte për ata
-
4:05 - 4:08kur u shfaqa unë në derën e tyre.
-
4:08 - 4:10Në atë kohë, unë kisha shtuar 2 kilogramë,
-
4:10 - 4:12dhe tani isha 31 kilogramë.
-
4:12 - 4:14Isha tullace.
-
4:14 - 4:16Kisha të veshura rrobat e spitalit.
-
4:16 - 4:19Dikush më kishte fali nje pale atlete.
-
4:19 - 4:22Dhe ecja me një shkop të bardhë në një anë
-
4:22 - 4:25dhe një valixhe plot me dokumente mjekësore në anën tjetër.
-
4:25 - 4:28Kështu të moshuarit e kuptuan
-
4:28 - 4:30se kishin nevojë që mbanin një takim urgjent.
-
4:30 - 4:32(Të qeshura)
-
4:32 - 4:35Kështu ata u tërhoqën, po shikonin njëri-tjetrin,
-
4:35 - 4:39dhe ata thoshin, "Mirë, çfarë aftësish kemi në këtë dhomë?
-
4:39 - 4:42Ky fëmijë ka nevojë për shumë punë."
-
4:42 - 4:44Kështu ata filluan të
-
4:44 - 4:46përshtatnin talentet dhe aftësitë e tyre
-
4:46 - 4:48me të gjitha nevojat e mia.
-
4:48 - 4:50Por gjëja e parë që duhej ta bënin ishte
-
4:50 - 4:52të kuptonin se për çfarë kisha nevojë menjëherë.
-
4:52 - 4:54Unë duhej të mësoja
-
4:54 - 4:56si të haja si një person normal
-
4:56 - 4:59sepse kisha ngrënë përmes një tubi në gjoksin tim
-
4:59 - 5:01dhe nëpër venat e mia.
-
5:01 - 5:04Kështu unë duhej përpiqesha të haja përsëri.
-
5:04 - 5:06Dhe ata kaluan nëpër këtë proces.
-
5:06 - 5:08Dhe pastaj ata duhej ta kuptonin:
-
5:08 - 5:10"Ajo ka nevojë per mobilje.
-
5:10 - 5:13Ajo është duke fjetur në cepin e këtij apartamenti."
-
5:13 - 5:15Kështu ata shkuan tek gjërat e tyre të magazinuara
-
5:15 - 5:17dhe të gjithë mblodhën gjërat e tyre dhe më dhanë --
-
5:17 - 5:20tenxhere dhe tiganë, batanije,
-
5:20 - 5:23gjithçka.
-
5:23 - 5:25Dhe gjëja tjetër që më nevojitej
-
5:25 - 5:28ishte ndryshimi i pamjes sime.
-
5:28 - 5:30Kështu i hodhëm rrobat e spitalit
-
5:30 - 5:33dhe erdhën poliesterët me lule.
-
5:33 - 5:36(Të qeshura)
-
5:38 - 5:41Nuk do të flas për stilet e flokëve që ata u përpoqën të më bënin
-
5:41 - 5:43kur m’u rritën flokët.
-
5:43 - 5:45Por u thashë jo flokëve të kaltër.
-
5:45 - 5:48(Të qeshura)
-
5:49 - 5:52Pastaj çfarë ndodhi ishte
-
5:52 - 5:55se ata vendosën që unë duhej të mësoja të flisja.
-
5:55 - 5:57Nuk mund të jesh një person i pavarur
-
5:57 - 6:00në qoftë se nuk flet dhe nuk sheh.
-
6:00 - 6:03Ata kuptuan se të mos jesh në gjendje të shohësh është një gjë,
-
6:03 - 6:05por ata kishin nevojë që unë të flisja.
-
6:05 - 6:08Kështu, Sally menaxhere e zyrës,
-
6:08 - 6:10gjatë ditës më mësonte flisja --
-
6:10 - 6:12është e vështirë, sepse kur je fëmijë,
-
6:12 - 6:14i merr gjërat të gatshme.
-
6:14 - 6:16I mëson gjërat në mënyrë të pavetëdijshme.
-
6:16 - 6:19Por në rastin tim, unë isha e rritur dhe e turpshme,
-
6:19 - 6:21dhe më duhej të mësoja se si të koordinoja
-
6:21 - 6:23fytin tim të ri me gjuhën
-
6:23 - 6:26dhe dhëmbët e mi të ri dhe buzët,
-
6:26 - 6:29dhe si të kapja ajrin dhe të nxirrja fjalën jashtë.
-
6:29 - 6:31Po sillesha si një dy-vjeçare
-
6:31 - 6:33dhe refuzoja të punoja.
-
6:33 - 6:36Por ata kishin një ide më të mirë.
-
6:36 - 6:38Ata do ta bënin argëtuese për mua.
-
6:38 - 6:42Dhe po më mësonin fjale të pista kur loznim Scrabble neteve,
-
6:42 - 6:46(të qeshura)
-
6:46 - 6:48por dhe, fshehurazi,
-
6:48 - 6:51si të shaja si një marinar.
-
6:51 - 6:55Kështu do ia lë imagjinatës tuaj
-
6:55 - 6:59se cilat ishin fjalët e mia të para
-
6:59 - 7:02kur përfundimisht Sally arrriti të ndërtonte vetbesimin tim.
-
7:02 - 7:04(Të qeshura)
-
7:04 - 7:06Kështu kjo kaloi.
-
7:06 - 7:09Dhe një ish-mësues që rastisi të kishte sëmundjen Alzheimer
-
7:09 - 7:13mori për detyrë të më mësonte të shkruaja.
-
7:13 - 7:15Kjo vëmendje ishte në fakt e mirë për mua.
-
7:15 - 7:17Prandaj kështu do të vazhdojmë
-
7:17 - 7:22(Të qeshura)
-
7:23 - 7:26Një nga gjërat më me rëndësi për mua
-
7:26 - 7:29ishte të mësoja ta kaloja rrugën
-
7:29 - 7:31si një person i verbër.
-
7:31 - 7:34Pra mbyllni sytë.
-
7:34 - 7:36Tani imagjino se duhet ta kalosh rrugën.
-
7:36 - 7:40Ti as nuk e di sa e gjatë është rruga
-
7:40 - 7:43dhe nuk e di nëse po ecën drejtë
-
7:43 - 7:46ndërsa dëgjon makinat tek kalojnë e fishkëllejnë,
-
7:46 - 7:48dhe ke pasur një aksident të tmerrshëm
-
7:48 - 7:51që të ka sjellur në këtë situatë.
-
7:51 - 7:54Kishte dy vëshitrësi që duhej t’i kaloja.
-
7:54 - 7:57Njëra ishte stresi post-traumatik.
-
7:57 - 8:01Sa herë që afrohesha në qoshe të rrugës
-
8:01 - 8:03më kapte paniku.
-
8:03 - 8:05Dhe e dyta ishte
-
8:05 - 8:08të përpiqesha ta kuptoja si ta kaloja atë rrugë.
-
8:08 - 8:11Një nga të moshuarit erdhi tek unë,
-
8:11 - 8:14më shtyu deri në qoshe dhe tha,
-
8:14 - 8:17"Kur mendon se është koha për të kaluar, vetëm ngrije shkopin.
-
8:17 - 8:19Nëse goditet, mos e kalo rrugën."
-
8:19 - 8:24(Të qeshura)
-
8:24 - 8:27Kishte shumë kuptim.
-
8:27 - 8:29Por kur e panë shkopin e tretë
-
8:29 - 8:32tek fluturoi në rrugë
-
8:32 - 8:35ata kuptuan se duhej t’i bashkonin resurset,
-
8:35 - 8:37dhe ngritën fonde
-
8:37 - 8:39që unë të mund të shkoja në institutin Braille
-
8:39 - 8:41ku do të mund të fitoja aftësitë
-
8:41 - 8:43e një personi të verbër,
-
8:43 - 8:45dhe poashtu të kisha një qen orientues
-
8:45 - 8:47i cili më transformoi jetën.
-
8:47 - 8:49Kam qenë në gjendje të kthehesha në kolegj
-
8:49 - 8:53për shkak të të moshuarve që investuan në mua,
-
8:53 - 8:57në qenin dhe aftësitë që kisha fituar.
-
8:57 - 8:5910 vjet më vonë m’u kthye të pamurit.
-
8:59 - 9:01Nuk ishte magjike.
-
9:01 - 9:04Hyra në tre operacione,
-
9:04 - 9:06dhe njëri prej tyre ishte eksperimental.
-
9:06 - 9:08Faktikisht ishte një operacion robotik.
-
9:08 - 9:11Ata hoqën një hematoma nga prapa syrit tim.
-
9:12 - 9:14Ndryshimi më i madh për mua
-
9:14 - 9:17ishte se bota kishte lëvizur përpara,
-
9:17 - 9:19me inovacione
-
9:19 - 9:21e çfarëdo lloj gjëje të re
-
9:21 - 9:23telefonat celularë, laptopët,
-
9:23 - 9:26e gjithë ato gjëra që unë nuk i kisha parë kurrë më parë.
-
9:26 - 9:28Dhe si një person i verbër,
-
9:28 - 9:30kujtesa vizuale zbehet
-
9:30 - 9:33dhe zëvendësohet me atë se si ndjehesh për gjërat
-
9:33 - 9:36dhe si ato tingëllojnë
-
9:36 - 9:39dhe çfarë arome kanë.
-
9:39 - 9:41Një ditë isha në dhomën time
-
9:41 - 9:43dhe pashë një gjë të ulur në dhomën time
-
9:43 - 9:45dhe mendova se ishte një monster.
-
9:45 - 9:47Kështu që po ecja rreth tij.
-
9:47 - 9:49Dhe thashë, "Vetëm do ta prek."
-
9:49 - 9:51E preka dhe thashë,
-
9:51 - 9:53"O Zot, është një shportë rrobash."
-
9:53 - 9:57(Të qeshura)
-
9:57 - 9:59Kështu çdo gjë është ndryshe
-
9:59 - 10:01kur mund të shohësh
-
10:01 - 10:03sepse e merr të gatshme.
-
10:03 - 10:05Por kur je i verbër,
-
10:05 - 10:08ke një memorie të prekshme për gjëra.
-
10:08 - 10:11Ndryshimi më i madh për mua ishte të shikoja duart e mia
-
10:11 - 10:15dhe të shihja se kisha humbur 10 vite të jetës sime.
-
10:15 - 10:18Kisha menduar se koha kishte ndaluar për ndonjë arsye
-
10:18 - 10:20dhe kishte ecur për familjen dhe miqtë.
-
10:20 - 10:22Por kur shikoja duart e mia,
-
10:22 - 10:24kuptoja se koha kishte ikur edhe për mua
-
10:24 - 10:26dhe më duhej ta kapja,
-
10:26 - 10:28kështu fillova të punoja në këtë.
-
10:28 - 10:32Nuk kishim fjalë të atilla si 'crowd-sourcing' (një group i tërë njerëzish që kryejnë një punë)
-
10:32 - 10:34dhe bashkëpunim radikal kur më ndodhi aksidenti.
-
10:34 - 10:36Por koncepti ngelet i vërtetë --
-
10:36 - 10:39njerëzit punonin me njëri-tjetrin për të më rindërtuar,
-
10:39 - 10:41për të më ri-edukuar.
-
10:41 - 10:43Nuk do ta isha duke qëndruar këtu sot
-
10:43 - 10:47po të mos ishte për bashkëpunim ekstrem radikal.
-
10:47 - 10:49Ju faleminderit shumë.
-
10:49 - 10:51(Duartrokitje)
- Title:
- Ramona Pierson: Një vend i papritur për shërim
- Speaker:
- Ramona Pierson
- Description:
-
Kur Ramona Pierson ishte 22 vjeçe, ajo ishte goditur nga një shofer i dehur dhe kaloi 18 muaj në gjendje kome. Në TEDxDU ajo tregon historinë e jashtëzakonshme të shërimit të saj - duke treguar për aftësitë kolektive dhe urtësinë e shtëpisë së të moshuarve.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 10:52