Në fakt unë do të ndaj me ju diçka
për të cilën nuk kam folur për më shumë se 10 vite.
Pra, keni durim
derisa ju marr me vete në këtë udhëtim.
Kur isha 22 vjeçe,
u ktheva në shtëpi nga puna, i vura zinxhirin qenit tim
dhe dola të vrapoja, si zakonisht.
Nuk kisha asnjë ide se në atë moment
jeta ime do të ndryshonte përgjithmonë.
Derisa po përgatisja qenin tim për vrap,
një njeri po mbaronte së piri në një bar,
mori çelësat e tij të makinës, hyri në makinë
dhe u drejtua në jug,
apo kudo që po shkonte.
Unë po vrapoja përmes rrugës,
dhe e vetmja gjë që në fakt mbaj mend
është se ndjeva sikur një granatë shpërtheu në kokën time.
Dhe më kujtohet që vura duart në tokë
dhe ndjeva gjakun e jetës sime
që po më zbrazej nga qafa
dhe goja.
Çfarë ndodhi ishte
ai kaloi nëpër dritën e kuqe dhe më goditi mua dhe qenin im.
Ajo përfundoi nën makinë.
Unë fluturova para makinës,
dhe pasta ai kaloi mbi këmbët e mia.
Këmba ime e majtë ishte kapur në rrotën e makinës
dhe u përdredh.
Parakolpi i makinës më goditi në fyt
duke e çarë atë.
Përfundova me tronditje traumatike në gjoks.
Aorta të shkon prapa zemrës.
Është arteria madhore, dhe ajo ishte shkëputur,
dhe kështu gjaku po më gurgullinte nga goja.
Po shkumonte,
dhe gjëra të tmerrshme po më ndodhnin.
Nuk kisha asnjë ide se çfarë po ndodhte,
por kalimtarët nderhyne,
më mbajtën zemrën në lëvizje, duke rrahur.
Them në lëvizje sepse ajo po dridhej
dhe ata po përpiqeshin t’ia kthenin të rrahurat.
Dikush ishte i zgjuar dhe më nguli një stilolaps në qafë
për të hapur një vrimë që ta lejonte ajrin të hynte brenda.
Dhe mushkëria s'më punonte,
kështu dikush më preu dhe vendosi aty një gjilpërë
që të ndalonte atë ngjarje katastrofike të ndodhte.
Përfundova disi në spital.
Më mbuluan me akull
dhe pastaj më vënë me qetësues në gjendje kome.
18 muaj më vonë u zgjova.
Isha e verbër, nuk mund të flisja,
dhe nuk mund të ecja.
Peshoja 29 kilogramë.
Spitali në të vërtetë nuk ka asnjë ide
se çfarë të bëjë me njerëz të tillë.
Dhe në fakt, ata filluan të më quanin pacienti i padëshiruar.
Kjo është një tjetër histori ku nuk do të futemi.
Pata aq shumë intervenime kirurgjike në qafë,
dhe disa për të riparuar zemrën.
Disa funksiouan, disa jo.
Më kishin vënë shumë titan brenda,
dhe eshtra të njerëzve të vdekur
për të më vënë këmbët në lëvizje.
Dhe përfundova me hundë plastike, dhëmbë porcelani,
dhe çfarëdo lloj gjëje.
Por më në fund, fillova të dukesha njerëzore përsëri.
Por është e vështirë ndonjëherë të flas për këto gjëra,
prandaj keni durim.
Kam pasur më shumë se 50 operacione.
Por kush po numëron?
Kështu pas një kohe, spitali vendosi se
ishte koha që të largohesha.
Ju nevojitej një vend i lirë
për dikë tjetër që ata mendonin se mund të shërohej
nga çfarëdo që kishte.
Të gjithë kishin humbur besimin se unë mund të shërohesha.
Kështu mund të them se ata vënë një hartë në mur, gjuajtën një shigjetë,
e cila u ngul në një shtëpi të moshuarish këtu në Colorado.
E di që të gjithë po mendoni të habitur
“Një shtëpi të moshuarisht? Çfarë mund të bësh atje?"
Por nëse mendoni për
të gjitha aftësitë dhe talentet që janë në këtë dhomë tani,
kjo është ajo që një shtëpi të moshuarish ka.
Pra, kishte gjithë ato aftësi dhe talente
që kishin ata të moshuar.
Një avantazh që ata kishin kundrejt jush
ishte urtësia,
sepse ata kishin jetuar më gjatë.
Dhe mua më nevojitej ajo urtësi në atë moment në jetën time.
Por imagjinoni se si ishte për ata
kur u shfaqa unë në derën e tyre.
Në atë kohë, unë kisha shtuar 2 kilogramë,
dhe tani isha 31 kilogramë.
Isha tullace.
Kisha të veshura rrobat e spitalit.
Dikush më kishte fali nje pale atlete.
Dhe ecja me një shkop të bardhë në një anë
dhe një valixhe plot me dokumente mjekësore në anën tjetër.
Kështu të moshuarit e kuptuan
se kishin nevojë që mbanin një takim urgjent.
(Të qeshura)
Kështu ata u tërhoqën, po shikonin njëri-tjetrin,
dhe ata thoshin, "Mirë, çfarë aftësish kemi në këtë dhomë?
Ky fëmijë ka nevojë për shumë punë."
Kështu ata filluan të
përshtatnin talentet dhe aftësitë e tyre
me të gjitha nevojat e mia.
Por gjëja e parë që duhej ta bënin ishte
të kuptonin se për çfarë kisha nevojë menjëherë.
Unë duhej të mësoja
si të haja si një person normal
sepse kisha ngrënë përmes një tubi në gjoksin tim
dhe nëpër venat e mia.
Kështu unë duhej përpiqesha të haja përsëri.
Dhe ata kaluan nëpër këtë proces.
Dhe pastaj ata duhej ta kuptonin:
"Ajo ka nevojë per mobilje.
Ajo është duke fjetur në cepin e këtij apartamenti."
Kështu ata shkuan tek gjërat e tyre të magazinuara
dhe të gjithë mblodhën gjërat e tyre dhe më dhanë --
tenxhere dhe tiganë, batanije,
gjithçka.
Dhe gjëja tjetër që më nevojitej
ishte ndryshimi i pamjes sime.
Kështu i hodhëm rrobat e spitalit
dhe erdhën poliesterët me lule.
(Të qeshura)
Nuk do të flas për stilet e flokëve që ata u përpoqën të më bënin
kur m’u rritën flokët.
Por u thashë jo flokëve të kaltër.
(Të qeshura)
Pastaj çfarë ndodhi ishte
se ata vendosën që unë duhej të mësoja të flisja.
Nuk mund të jesh një person i pavarur
në qoftë se nuk flet dhe nuk sheh.
Ata kuptuan se të mos jesh në gjendje të shohësh është një gjë,
por ata kishin nevojë që unë të flisja.
Kështu, Sally menaxhere e zyrës,
gjatë ditës më mësonte flisja --
është e vështirë, sepse kur je fëmijë,
i merr gjërat të gatshme.
I mëson gjërat në mënyrë të pavetëdijshme.
Por në rastin tim, unë isha e rritur dhe e turpshme,
dhe më duhej të mësoja se si të koordinoja
fytin tim të ri me gjuhën
dhe dhëmbët e mi të ri dhe buzët,
dhe si të kapja ajrin dhe të nxirrja fjalën jashtë.
Po sillesha si një dy-vjeçare
dhe refuzoja të punoja.
Por ata kishin një ide më të mirë.
Ata do ta bënin argëtuese për mua.
Dhe po më mësonin fjale të pista kur loznim Scrabble neteve,
(të qeshura)
por dhe, fshehurazi,
si të shaja si një marinar.
Kështu do ia lë imagjinatës tuaj
se cilat ishin fjalët e mia të para
kur përfundimisht Sally arrriti të ndërtonte vetbesimin tim.
(Të qeshura)
Kështu kjo kaloi.
Dhe një ish-mësues që rastisi të kishte sëmundjen Alzheimer
mori për detyrë të më mësonte të shkruaja.
Kjo vëmendje ishte në fakt e mirë për mua.
Prandaj kështu do të vazhdojmë
(Të qeshura)
Një nga gjërat më me rëndësi për mua
ishte të mësoja ta kaloja rrugën
si një person i verbër.
Pra mbyllni sytë.
Tani imagjino se duhet ta kalosh rrugën.
Ti as nuk e di sa e gjatë është rruga
dhe nuk e di nëse po ecën drejtë
ndërsa dëgjon makinat tek kalojnë e fishkëllejnë,
dhe ke pasur një aksident të tmerrshëm
që të ka sjellur në këtë situatë.
Kishte dy vëshitrësi që duhej t’i kaloja.
Njëra ishte stresi post-traumatik.
Sa herë që afrohesha në qoshe të rrugës
më kapte paniku.
Dhe e dyta ishte
të përpiqesha ta kuptoja si ta kaloja atë rrugë.
Një nga të moshuarit erdhi tek unë,
më shtyu deri në qoshe dhe tha,
"Kur mendon se është koha për të kaluar, vetëm ngrije shkopin.
Nëse goditet, mos e kalo rrugën."
(Të qeshura)
Kishte shumë kuptim.
Por kur e panë shkopin e tretë
tek fluturoi në rrugë
ata kuptuan se duhej t’i bashkonin resurset,
dhe ngritën fonde
që unë të mund të shkoja në institutin Braille
ku do të mund të fitoja aftësitë
e një personi të verbër,
dhe poashtu të kisha një qen orientues
i cili më transformoi jetën.
Kam qenë në gjendje të kthehesha në kolegj
për shkak të të moshuarve që investuan në mua,
në qenin dhe aftësitë që kisha fituar.
10 vjet më vonë m’u kthye të pamurit.
Nuk ishte magjike.
Hyra në tre operacione,
dhe njëri prej tyre ishte eksperimental.
Faktikisht ishte një operacion robotik.
Ata hoqën një hematoma nga prapa syrit tim.
Ndryshimi më i madh për mua
ishte se bota kishte lëvizur përpara,
me inovacione
e çfarëdo lloj gjëje të re
telefonat celularë, laptopët,
e gjithë ato gjëra që unë nuk i kisha parë kurrë më parë.
Dhe si një person i verbër,
kujtesa vizuale zbehet
dhe zëvendësohet me atë se si ndjehesh për gjërat
dhe si ato tingëllojnë
dhe çfarë arome kanë.
Një ditë isha në dhomën time
dhe pashë një gjë të ulur në dhomën time
dhe mendova se ishte një monster.
Kështu që po ecja rreth tij.
Dhe thashë, "Vetëm do ta prek."
E preka dhe thashë,
"O Zot, është një shportë rrobash."
(Të qeshura)
Kështu çdo gjë është ndryshe
kur mund të shohësh
sepse e merr të gatshme.
Por kur je i verbër,
ke një memorie të prekshme për gjëra.
Ndryshimi më i madh për mua ishte të shikoja duart e mia
dhe të shihja se kisha humbur 10 vite të jetës sime.
Kisha menduar se koha kishte ndaluar për ndonjë arsye
dhe kishte ecur për familjen dhe miqtë.
Por kur shikoja duart e mia,
kuptoja se koha kishte ikur edhe për mua
dhe më duhej ta kapja,
kështu fillova të punoja në këtë.
Nuk kishim fjalë të atilla si 'crowd-sourcing' (një group i tërë njerëzish që kryejnë një punë)
dhe bashkëpunim radikal kur më ndodhi aksidenti.
Por koncepti ngelet i vërtetë --
njerëzit punonin me njëri-tjetrin për të më rindërtuar,
për të më ri-edukuar.
Nuk do ta isha duke qëndruar këtu sot
po të mos ishte për bashkëpunim ekstrem radikal.
Ju faleminderit shumë.
(Duartrokitje)