0:00:00.000,0:00:02.000 Në fakt unë do të ndaj me ju diçka 0:00:02.000,0:00:05.000 për të cilën nuk kam folur për më shumë se 10 vite. 0:00:05.000,0:00:07.000 Pra, keni durim 0:00:07.000,0:00:09.000 derisa ju marr me vete në këtë udhëtim. 0:00:09.000,0:00:11.000 Kur isha 22 vjeçe, 0:00:11.000,0:00:14.000 u ktheva në shtëpi nga puna, i vura zinxhirin qenit tim 0:00:14.000,0:00:17.000 dhe dola të vrapoja, si zakonisht. 0:00:17.000,0:00:19.000 Nuk kisha asnjë ide se në atë moment 0:00:19.000,0:00:21.000 jeta ime do të ndryshonte përgjithmonë. 0:00:21.000,0:00:24.000 Derisa po përgatisja qenin tim për vrap, 0:00:24.000,0:00:28.000 një njeri po mbaronte së piri në një bar, 0:00:28.000,0:00:30.000 mori çelësat e tij të makinës, hyri në makinë 0:00:30.000,0:00:32.000 dhe u drejtua në jug, 0:00:32.000,0:00:34.000 apo kudo që po shkonte. 0:00:34.000,0:00:36.000 Unë po vrapoja përmes rrugës, 0:00:36.000,0:00:38.000 dhe e vetmja gjë që në fakt mbaj mend 0:00:38.000,0:00:41.000 është se ndjeva sikur një granatë shpërtheu në kokën time. 0:00:41.000,0:00:45.000 Dhe më kujtohet që vura duart në tokë 0:00:45.000,0:00:47.000 dhe ndjeva gjakun e jetës sime 0:00:47.000,0:00:49.000 që po më zbrazej nga qafa 0:00:49.000,0:00:52.000 dhe goja. 0:00:52.000,0:00:54.000 Çfarë ndodhi ishte 0:00:54.000,0:00:57.000 ai kaloi nëpër dritën e kuqe dhe më goditi mua dhe qenin im. 0:00:57.000,0:01:00.000 Ajo përfundoi nën makinë. 0:01:00.000,0:01:02.000 Unë fluturova para makinës, 0:01:02.000,0:01:04.000 dhe pasta ai kaloi mbi këmbët e mia. 0:01:04.000,0:01:06.000 Këmba ime e majtë ishte kapur në rrotën e makinës 0:01:06.000,0:01:08.000 dhe u përdredh. 0:01:10.000,0:01:13.000 Parakolpi i makinës më goditi në fyt 0:01:13.000,0:01:15.000 duke e çarë atë. 0:01:15.000,0:01:18.000 Përfundova me tronditje traumatike në gjoks. 0:01:18.000,0:01:20.000 Aorta të shkon prapa zemrës. 0:01:20.000,0:01:23.000 Është arteria madhore, dhe ajo ishte shkëputur, 0:01:23.000,0:01:26.000 dhe kështu gjaku po më gurgullinte nga goja. 0:01:26.000,0:01:28.000 Po shkumonte, 0:01:28.000,0:01:30.000 dhe gjëra të tmerrshme po më ndodhnin. 0:01:32.000,0:01:34.000 Nuk kisha asnjë ide se çfarë po ndodhte, 0:01:34.000,0:01:37.000 por kalimtarët nderhyne, 0:01:37.000,0:01:40.000 më mbajtën zemrën në lëvizje, duke rrahur. 0:01:40.000,0:01:42.000 Them në lëvizje sepse ajo po dridhej 0:01:42.000,0:01:45.000 dhe ata po përpiqeshin t’ia kthenin të rrahurat. 0:01:45.000,0:01:48.000 Dikush ishte i zgjuar dhe më nguli një stilolaps në qafë 0:01:48.000,0:01:51.000 për të hapur një vrimë që ta lejonte ajrin të hynte brenda. 0:01:51.000,0:01:53.000 Dhe mushkëria s'më punonte, 0:01:53.000,0:01:56.000 kështu dikush më preu dhe vendosi aty një gjilpërë 0:01:56.000,0:02:03.000 që të ndalonte atë ngjarje katastrofike të ndodhte. 0:02:03.000,0:02:05.000 Përfundova disi në spital. 0:02:05.000,0:02:07.000 Më mbuluan me akull 0:02:07.000,0:02:11.000 dhe pastaj më vënë me qetësues në gjendje kome. 0:02:11.000,0:02:15.000 18 muaj më vonë u zgjova. 0:02:15.000,0:02:17.000 Isha e verbër, nuk mund të flisja, 0:02:17.000,0:02:19.000 dhe nuk mund të ecja. 0:02:19.000,0:02:22.000 Peshoja 29 kilogramë. 0:02:25.000,0:02:27.000 Spitali në të vërtetë nuk ka asnjë ide 0:02:27.000,0:02:29.000 se çfarë të bëjë me njerëz të tillë. 0:02:29.000,0:02:32.000 Dhe në fakt, ata filluan të më quanin pacienti i padëshiruar. 0:02:32.000,0:02:36.000 Kjo është një tjetër histori ku nuk do të futemi. 0:02:36.000,0:02:39.000 Pata aq shumë intervenime kirurgjike në qafë, 0:02:39.000,0:02:41.000 dhe disa për të riparuar zemrën. 0:02:41.000,0:02:43.000 Disa funksiouan, disa jo. 0:02:43.000,0:02:45.000 Më kishin vënë shumë titan brenda, 0:02:45.000,0:02:47.000 dhe eshtra të njerëzve të vdekur 0:02:47.000,0:02:50.000 për të më vënë këmbët në lëvizje. 0:02:50.000,0:02:52.000 Dhe përfundova me hundë plastike, dhëmbë porcelani, 0:02:52.000,0:02:54.000 dhe çfarëdo lloj gjëje. 0:02:54.000,0:02:57.000 Por më në fund, fillova të dukesha njerëzore përsëri. 0:03:03.000,0:03:05.000 Por është e vështirë ndonjëherë të flas për këto gjëra, 0:03:05.000,0:03:08.000 prandaj keni durim. 0:03:08.000,0:03:10.000 Kam pasur më shumë se 50 operacione. 0:03:10.000,0:03:13.000 Por kush po numëron? 0:03:13.000,0:03:15.000 Kështu pas një kohe, spitali vendosi se 0:03:15.000,0:03:17.000 ishte koha që të largohesha. 0:03:17.000,0:03:19.000 Ju nevojitej një vend i lirë 0:03:19.000,0:03:23.000 për dikë tjetër që ata mendonin se mund të shërohej 0:03:23.000,0:03:26.000 nga çfarëdo që kishte. 0:03:26.000,0:03:29.000 Të gjithë kishin humbur besimin se unë mund të shërohesha. 0:03:29.000,0:03:32.000 Kështu mund të them se ata vënë një hartë në mur, gjuajtën një shigjetë, 0:03:32.000,0:03:37.000 e cila u ngul në një shtëpi të moshuarish këtu në Colorado. 0:03:37.000,0:03:39.000 E di që të gjithë po mendoni të habitur 0:03:39.000,0:03:42.000 “Një shtëpi të moshuarisht? Çfarë mund të bësh atje?" 0:03:42.000,0:03:44.000 Por nëse mendoni për 0:03:44.000,0:03:47.000 të gjitha aftësitë dhe talentet që janë në këtë dhomë tani, 0:03:47.000,0:03:49.000 kjo është ajo që një shtëpi të moshuarish ka. 0:03:49.000,0:03:51.000 Pra, kishte gjithë ato aftësi dhe talente 0:03:51.000,0:03:54.000 që kishin ata të moshuar. 0:03:54.000,0:03:56.000 Një avantazh që ata kishin kundrejt jush 0:03:56.000,0:03:58.000 ishte urtësia, 0:03:58.000,0:04:01.000 sepse ata kishin jetuar më gjatë. 0:04:01.000,0:04:03.000 Dhe mua më nevojitej ajo urtësi në atë moment në jetën time. 0:04:03.000,0:04:05.000 Por imagjinoni se si ishte për ata 0:04:05.000,0:04:08.000 kur u shfaqa unë në derën e tyre. 0:04:08.000,0:04:10.000 Në atë kohë, unë kisha shtuar 2 kilogramë, 0:04:10.000,0:04:12.000 dhe tani isha 31 kilogramë. 0:04:12.000,0:04:14.000 Isha tullace. 0:04:14.000,0:04:16.000 Kisha të veshura rrobat e spitalit. 0:04:16.000,0:04:19.000 Dikush më kishte fali nje pale atlete. 0:04:19.000,0:04:22.000 Dhe ecja me një shkop të bardhë në një anë 0:04:22.000,0:04:25.000 dhe një valixhe plot me dokumente mjekësore në anën tjetër. 0:04:25.000,0:04:28.000 Kështu të moshuarit e kuptuan 0:04:28.000,0:04:30.000 se kishin nevojë që mbanin një takim urgjent. 0:04:30.000,0:04:32.000 (Të qeshura) 0:04:32.000,0:04:35.000 Kështu ata u tërhoqën, po shikonin njëri-tjetrin, 0:04:35.000,0:04:39.000 dhe ata thoshin, "Mirë, çfarë aftësish kemi në këtë dhomë? 0:04:39.000,0:04:42.000 Ky fëmijë ka nevojë për shumë punë." 0:04:42.000,0:04:44.000 Kështu ata filluan të 0:04:44.000,0:04:46.000 përshtatnin talentet dhe aftësitë e tyre 0:04:46.000,0:04:48.000 me të gjitha nevojat e mia. 0:04:48.000,0:04:50.000 Por gjëja e parë që duhej ta bënin ishte 0:04:50.000,0:04:52.000 të kuptonin se për çfarë kisha nevojë menjëherë. 0:04:52.000,0:04:54.000 Unë duhej të mësoja 0:04:54.000,0:04:56.000 si të haja si një person normal 0:04:56.000,0:04:59.000 sepse kisha ngrënë përmes një tubi në gjoksin tim 0:04:59.000,0:05:01.000 dhe nëpër venat e mia. 0:05:01.000,0:05:04.000 Kështu unë duhej përpiqesha të haja përsëri. 0:05:04.000,0:05:06.000 Dhe ata kaluan nëpër këtë proces. 0:05:06.000,0:05:08.000 Dhe pastaj ata duhej ta kuptonin: 0:05:08.000,0:05:10.000 "Ajo ka nevojë per mobilje. 0:05:10.000,0:05:13.000 Ajo është duke fjetur në cepin e këtij apartamenti." 0:05:13.000,0:05:15.000 Kështu ata shkuan tek gjërat e tyre të magazinuara 0:05:15.000,0:05:17.000 dhe të gjithë mblodhën gjërat e tyre dhe më dhanë -- 0:05:17.000,0:05:20.000 tenxhere dhe tiganë, batanije, 0:05:20.000,0:05:23.000 gjithçka. 0:05:23.000,0:05:25.000 Dhe gjëja tjetër që më nevojitej 0:05:25.000,0:05:28.000 ishte ndryshimi i pamjes sime. 0:05:28.000,0:05:30.000 Kështu i hodhëm rrobat e spitalit 0:05:30.000,0:05:33.000 dhe erdhën poliesterët me lule. 0:05:33.000,0:05:36.000 (Të qeshura) 0:05:38.000,0:05:41.000 Nuk do të flas për stilet e flokëve që ata u përpoqën të më bënin 0:05:41.000,0:05:43.000 kur m’u rritën flokët. 0:05:43.000,0:05:45.000 Por u thashë jo flokëve të kaltër. 0:05:45.000,0:05:48.000 (Të qeshura) 0:05:49.000,0:05:52.000 Pastaj çfarë ndodhi ishte 0:05:52.000,0:05:55.000 se ata vendosën që unë duhej të mësoja të flisja. 0:05:55.000,0:05:57.000 Nuk mund të jesh një person i pavarur 0:05:57.000,0:06:00.000 në qoftë se nuk flet dhe nuk sheh. 0:06:00.000,0:06:03.000 Ata kuptuan se të mos jesh në gjendje të shohësh është një gjë, 0:06:03.000,0:06:05.000 por ata kishin nevojë që unë të flisja. 0:06:05.000,0:06:08.000 Kështu, Sally menaxhere e zyrës, 0:06:08.000,0:06:10.000 gjatë ditës më mësonte flisja -- 0:06:10.000,0:06:12.000 është e vështirë, sepse kur je fëmijë, 0:06:12.000,0:06:14.000 i merr gjërat të gatshme. 0:06:14.000,0:06:16.000 I mëson gjërat në mënyrë të pavetëdijshme. 0:06:16.000,0:06:19.000 Por në rastin tim, unë isha e rritur dhe e turpshme, 0:06:19.000,0:06:21.000 dhe më duhej të mësoja se si të koordinoja 0:06:21.000,0:06:23.000 fytin tim të ri me gjuhën 0:06:23.000,0:06:26.000 dhe dhëmbët e mi të ri dhe buzët, 0:06:26.000,0:06:29.000 dhe si të kapja ajrin dhe të nxirrja fjalën jashtë. 0:06:29.000,0:06:31.000 Po sillesha si një dy-vjeçare 0:06:31.000,0:06:33.000 dhe refuzoja të punoja. 0:06:33.000,0:06:36.000 Por ata kishin një ide më të mirë. 0:06:36.000,0:06:38.000 Ata do ta bënin argëtuese për mua. 0:06:38.000,0:06:42.000 Dhe po më mësonin fjale të pista kur loznim Scrabble neteve, 0:06:42.000,0:06:46.000 (të qeshura) 0:06:46.000,0:06:48.000 por dhe, fshehurazi, 0:06:48.000,0:06:51.000 si të shaja si një marinar. 0:06:51.000,0:06:55.000 Kështu do ia lë imagjinatës tuaj 0:06:55.000,0:06:59.000 se cilat ishin fjalët e mia të para 0:06:59.000,0:07:02.000 kur përfundimisht Sally arrriti të ndërtonte vetbesimin tim. 0:07:02.000,0:07:04.000 (Të qeshura) 0:07:04.000,0:07:06.000 Kështu kjo kaloi. 0:07:06.000,0:07:09.000 Dhe një ish-mësues që rastisi të kishte sëmundjen Alzheimer 0:07:09.000,0:07:13.000 mori për detyrë të më mësonte të shkruaja. 0:07:13.000,0:07:15.000 Kjo vëmendje ishte në fakt e mirë për mua. 0:07:15.000,0:07:17.000 Prandaj kështu do të vazhdojmë 0:07:17.000,0:07:22.000 (Të qeshura) 0:07:23.000,0:07:26.000 Një nga gjërat më me rëndësi për mua 0:07:26.000,0:07:29.000 ishte të mësoja ta kaloja rrugën 0:07:29.000,0:07:31.000 si një person i verbër. 0:07:31.000,0:07:34.000 Pra mbyllni sytë. 0:07:34.000,0:07:36.000 Tani imagjino se duhet ta kalosh rrugën. 0:07:36.000,0:07:40.000 Ti as nuk e di sa e gjatë është rruga 0:07:40.000,0:07:43.000 dhe nuk e di nëse po ecën drejtë 0:07:43.000,0:07:46.000 ndërsa dëgjon makinat tek kalojnë e fishkëllejnë, 0:07:46.000,0:07:48.000 dhe ke pasur një aksident të tmerrshëm 0:07:48.000,0:07:51.000 që të ka sjellur në këtë situatë. 0:07:51.000,0:07:54.000 Kishte dy vëshitrësi që duhej t’i kaloja. 0:07:54.000,0:07:57.000 Njëra ishte stresi post-traumatik. 0:07:57.000,0:08:01.000 Sa herë që afrohesha në qoshe të rrugës 0:08:01.000,0:08:03.000 më kapte paniku. 0:08:03.000,0:08:05.000 Dhe e dyta ishte 0:08:05.000,0:08:08.000 të përpiqesha ta kuptoja si ta kaloja atë rrugë. 0:08:08.000,0:08:11.000 Një nga të moshuarit erdhi tek unë, 0:08:11.000,0:08:14.000 më shtyu deri në qoshe dhe tha, 0:08:14.000,0:08:17.000 "Kur mendon se është koha për të kaluar, vetëm ngrije shkopin. 0:08:17.000,0:08:19.000 Nëse goditet, mos e kalo rrugën." 0:08:19.000,0:08:24.000 (Të qeshura) 0:08:24.000,0:08:27.000 Kishte shumë kuptim. 0:08:27.000,0:08:29.000 Por kur e panë shkopin e tretë 0:08:29.000,0:08:32.000 tek fluturoi në rrugë 0:08:32.000,0:08:35.000 ata kuptuan se duhej t’i bashkonin resurset, 0:08:35.000,0:08:37.000 dhe ngritën fonde 0:08:37.000,0:08:39.000 që unë të mund të shkoja në institutin Braille 0:08:39.000,0:08:41.000 ku do të mund të fitoja aftësitë 0:08:41.000,0:08:43.000 e një personi të verbër, 0:08:43.000,0:08:45.000 dhe poashtu të kisha një qen orientues 0:08:45.000,0:08:47.000 i cili më transformoi jetën. 0:08:47.000,0:08:49.000 Kam qenë në gjendje të kthehesha në kolegj 0:08:49.000,0:08:53.000 për shkak të të moshuarve që investuan në mua, 0:08:53.000,0:08:57.000 në qenin dhe aftësitë që kisha fituar. 0:08:57.000,0:08:59.000 10 vjet më vonë m’u kthye të pamurit. 0:08:59.000,0:09:01.000 Nuk ishte magjike. 0:09:01.000,0:09:04.000 Hyra në tre operacione, 0:09:04.000,0:09:06.000 dhe njëri prej tyre ishte eksperimental. 0:09:06.000,0:09:08.000 Faktikisht ishte një operacion robotik. 0:09:08.000,0:09:11.000 Ata hoqën një hematoma nga prapa syrit tim. 0:09:12.000,0:09:14.000 Ndryshimi më i madh për mua 0:09:14.000,0:09:17.000 ishte se bota kishte lëvizur përpara, 0:09:17.000,0:09:19.000 me inovacione 0:09:19.000,0:09:21.000 e çfarëdo lloj gjëje të re 0:09:21.000,0:09:23.000 telefonat celularë, laptopët, 0:09:23.000,0:09:26.000 e gjithë ato gjëra që unë nuk i kisha parë kurrë më parë. 0:09:26.000,0:09:28.000 Dhe si një person i verbër, 0:09:28.000,0:09:30.000 kujtesa vizuale zbehet 0:09:30.000,0:09:33.000 dhe zëvendësohet me atë se si ndjehesh për gjërat 0:09:33.000,0:09:36.000 dhe si ato tingëllojnë 0:09:36.000,0:09:39.000 dhe çfarë arome kanë. 0:09:39.000,0:09:41.000 Një ditë isha në dhomën time 0:09:41.000,0:09:43.000 dhe pashë një gjë të ulur në dhomën time 0:09:43.000,0:09:45.000 dhe mendova se ishte një monster. 0:09:45.000,0:09:47.000 Kështu që po ecja rreth tij. 0:09:47.000,0:09:49.000 Dhe thashë, "Vetëm do ta prek." 0:09:49.000,0:09:51.000 E preka dhe thashë, 0:09:51.000,0:09:53.000 "O Zot, është një shportë rrobash." 0:09:53.000,0:09:57.000 (Të qeshura) 0:09:57.000,0:09:59.000 Kështu çdo gjë është ndryshe 0:09:59.000,0:10:01.000 kur mund të shohësh 0:10:01.000,0:10:03.000 sepse e merr të gatshme. 0:10:03.000,0:10:05.000 Por kur je i verbër, 0:10:05.000,0:10:08.000 ke një memorie të prekshme për gjëra. 0:10:08.000,0:10:11.000 Ndryshimi më i madh për mua ishte të shikoja duart e mia 0:10:11.000,0:10:15.000 dhe të shihja se kisha humbur 10 vite të jetës sime. 0:10:15.000,0:10:18.000 Kisha menduar se koha kishte ndaluar për ndonjë arsye 0:10:18.000,0:10:20.000 dhe kishte ecur për familjen dhe miqtë. 0:10:20.000,0:10:22.000 Por kur shikoja duart e mia, 0:10:22.000,0:10:24.000 kuptoja se koha kishte ikur edhe për mua 0:10:24.000,0:10:26.000 dhe më duhej ta kapja, 0:10:26.000,0:10:28.000 kështu fillova të punoja në këtë. 0:10:28.000,0:10:32.000 Nuk kishim fjalë të atilla si 'crowd-sourcing' (një group i tërë njerëzish që kryejnë një punë) 0:10:32.000,0:10:34.000 dhe bashkëpunim radikal kur më ndodhi aksidenti. 0:10:34.000,0:10:36.000 Por koncepti ngelet i vërtetë -- 0:10:36.000,0:10:39.000 njerëzit punonin me njëri-tjetrin për të më rindërtuar, 0:10:39.000,0:10:41.000 për të më ri-edukuar. 0:10:41.000,0:10:43.000 Nuk do ta isha duke qëndruar këtu sot 0:10:43.000,0:10:47.000 po të mos ishte për bashkëpunim ekstrem radikal. 0:10:47.000,0:10:49.000 Ju faleminderit shumë. 0:10:49.000,0:10:51.000 (Duartrokitje)