1 00:00:00,000 --> 00:00:02,000 Në fakt unë do të ndaj me ju diçka 2 00:00:02,000 --> 00:00:05,000 për të cilën nuk kam folur për më shumë se 10 vite. 3 00:00:05,000 --> 00:00:07,000 Pra, keni durim 4 00:00:07,000 --> 00:00:09,000 derisa ju marr me vete në këtë udhëtim. 5 00:00:09,000 --> 00:00:11,000 Kur isha 22 vjeçe, 6 00:00:11,000 --> 00:00:14,000 u ktheva në shtëpi nga puna, i vura zinxhirin qenit tim 7 00:00:14,000 --> 00:00:17,000 dhe dola të vrapoja, si zakonisht. 8 00:00:17,000 --> 00:00:19,000 Nuk kisha asnjë ide se në atë moment 9 00:00:19,000 --> 00:00:21,000 jeta ime do të ndryshonte përgjithmonë. 10 00:00:21,000 --> 00:00:24,000 Derisa po përgatisja qenin tim për vrap, 11 00:00:24,000 --> 00:00:28,000 një njeri po mbaronte së piri në një bar, 12 00:00:28,000 --> 00:00:30,000 mori çelësat e tij të makinës, hyri në makinë 13 00:00:30,000 --> 00:00:32,000 dhe u drejtua në jug, 14 00:00:32,000 --> 00:00:34,000 apo kudo që po shkonte. 15 00:00:34,000 --> 00:00:36,000 Unë po vrapoja përmes rrugës, 16 00:00:36,000 --> 00:00:38,000 dhe e vetmja gjë që në fakt mbaj mend 17 00:00:38,000 --> 00:00:41,000 është se ndjeva sikur një granatë shpërtheu në kokën time. 18 00:00:41,000 --> 00:00:45,000 Dhe më kujtohet që vura duart në tokë 19 00:00:45,000 --> 00:00:47,000 dhe ndjeva gjakun e jetës sime 20 00:00:47,000 --> 00:00:49,000 që po më zbrazej nga qafa 21 00:00:49,000 --> 00:00:52,000 dhe goja. 22 00:00:52,000 --> 00:00:54,000 Çfarë ndodhi ishte 23 00:00:54,000 --> 00:00:57,000 ai kaloi nëpër dritën e kuqe dhe më goditi mua dhe qenin im. 24 00:00:57,000 --> 00:01:00,000 Ajo përfundoi nën makinë. 25 00:01:00,000 --> 00:01:02,000 Unë fluturova para makinës, 26 00:01:02,000 --> 00:01:04,000 dhe pasta ai kaloi mbi këmbët e mia. 27 00:01:04,000 --> 00:01:06,000 Këmba ime e majtë ishte kapur në rrotën e makinës 28 00:01:06,000 --> 00:01:08,000 dhe u përdredh. 29 00:01:10,000 --> 00:01:13,000 Parakolpi i makinës më goditi në fyt 30 00:01:13,000 --> 00:01:15,000 duke e çarë atë. 31 00:01:15,000 --> 00:01:18,000 Përfundova me tronditje traumatike në gjoks. 32 00:01:18,000 --> 00:01:20,000 Aorta të shkon prapa zemrës. 33 00:01:20,000 --> 00:01:23,000 Është arteria madhore, dhe ajo ishte shkëputur, 34 00:01:23,000 --> 00:01:26,000 dhe kështu gjaku po më gurgullinte nga goja. 35 00:01:26,000 --> 00:01:28,000 Po shkumonte, 36 00:01:28,000 --> 00:01:30,000 dhe gjëra të tmerrshme po më ndodhnin. 37 00:01:32,000 --> 00:01:34,000 Nuk kisha asnjë ide se çfarë po ndodhte, 38 00:01:34,000 --> 00:01:37,000 por kalimtarët nderhyne, 39 00:01:37,000 --> 00:01:40,000 më mbajtën zemrën në lëvizje, duke rrahur. 40 00:01:40,000 --> 00:01:42,000 Them në lëvizje sepse ajo po dridhej 41 00:01:42,000 --> 00:01:45,000 dhe ata po përpiqeshin t’ia kthenin të rrahurat. 42 00:01:45,000 --> 00:01:48,000 Dikush ishte i zgjuar dhe më nguli një stilolaps në qafë 43 00:01:48,000 --> 00:01:51,000 për të hapur një vrimë që ta lejonte ajrin të hynte brenda. 44 00:01:51,000 --> 00:01:53,000 Dhe mushkëria s'më punonte, 45 00:01:53,000 --> 00:01:56,000 kështu dikush më preu dhe vendosi aty një gjilpërë 46 00:01:56,000 --> 00:02:03,000 që të ndalonte atë ngjarje katastrofike të ndodhte. 47 00:02:03,000 --> 00:02:05,000 Përfundova disi në spital. 48 00:02:05,000 --> 00:02:07,000 Më mbuluan me akull 49 00:02:07,000 --> 00:02:11,000 dhe pastaj më vënë me qetësues në gjendje kome. 50 00:02:11,000 --> 00:02:15,000 18 muaj më vonë u zgjova. 51 00:02:15,000 --> 00:02:17,000 Isha e verbër, nuk mund të flisja, 52 00:02:17,000 --> 00:02:19,000 dhe nuk mund të ecja. 53 00:02:19,000 --> 00:02:22,000 Peshoja 29 kilogramë. 54 00:02:25,000 --> 00:02:27,000 Spitali në të vërtetë nuk ka asnjë ide 55 00:02:27,000 --> 00:02:29,000 se çfarë të bëjë me njerëz të tillë. 56 00:02:29,000 --> 00:02:32,000 Dhe në fakt, ata filluan të më quanin pacienti i padëshiruar. 57 00:02:32,000 --> 00:02:36,000 Kjo është një tjetër histori ku nuk do të futemi. 58 00:02:36,000 --> 00:02:39,000 Pata aq shumë intervenime kirurgjike në qafë, 59 00:02:39,000 --> 00:02:41,000 dhe disa për të riparuar zemrën. 60 00:02:41,000 --> 00:02:43,000 Disa funksiouan, disa jo. 61 00:02:43,000 --> 00:02:45,000 Më kishin vënë shumë titan brenda, 62 00:02:45,000 --> 00:02:47,000 dhe eshtra të njerëzve të vdekur 63 00:02:47,000 --> 00:02:50,000 për të më vënë këmbët në lëvizje. 64 00:02:50,000 --> 00:02:52,000 Dhe përfundova me hundë plastike, dhëmbë porcelani, 65 00:02:52,000 --> 00:02:54,000 dhe çfarëdo lloj gjëje. 66 00:02:54,000 --> 00:02:57,000 Por më në fund, fillova të dukesha njerëzore përsëri. 67 00:03:03,000 --> 00:03:05,000 Por është e vështirë ndonjëherë të flas për këto gjëra, 68 00:03:05,000 --> 00:03:08,000 prandaj keni durim. 69 00:03:08,000 --> 00:03:10,000 Kam pasur më shumë se 50 operacione. 70 00:03:10,000 --> 00:03:13,000 Por kush po numëron? 71 00:03:13,000 --> 00:03:15,000 Kështu pas një kohe, spitali vendosi se 72 00:03:15,000 --> 00:03:17,000 ishte koha që të largohesha. 73 00:03:17,000 --> 00:03:19,000 Ju nevojitej një vend i lirë 74 00:03:19,000 --> 00:03:23,000 për dikë tjetër që ata mendonin se mund të shërohej 75 00:03:23,000 --> 00:03:26,000 nga çfarëdo që kishte. 76 00:03:26,000 --> 00:03:29,000 Të gjithë kishin humbur besimin se unë mund të shërohesha. 77 00:03:29,000 --> 00:03:32,000 Kështu mund të them se ata vënë një hartë në mur, gjuajtën një shigjetë, 78 00:03:32,000 --> 00:03:37,000 e cila u ngul në një shtëpi të moshuarish këtu në Colorado. 79 00:03:37,000 --> 00:03:39,000 E di që të gjithë po mendoni të habitur 80 00:03:39,000 --> 00:03:42,000 “Një shtëpi të moshuarisht? Çfarë mund të bësh atje?" 81 00:03:42,000 --> 00:03:44,000 Por nëse mendoni për 82 00:03:44,000 --> 00:03:47,000 të gjitha aftësitë dhe talentet që janë në këtë dhomë tani, 83 00:03:47,000 --> 00:03:49,000 kjo është ajo që një shtëpi të moshuarish ka. 84 00:03:49,000 --> 00:03:51,000 Pra, kishte gjithë ato aftësi dhe talente 85 00:03:51,000 --> 00:03:54,000 që kishin ata të moshuar. 86 00:03:54,000 --> 00:03:56,000 Një avantazh që ata kishin kundrejt jush 87 00:03:56,000 --> 00:03:58,000 ishte urtësia, 88 00:03:58,000 --> 00:04:01,000 sepse ata kishin jetuar më gjatë. 89 00:04:01,000 --> 00:04:03,000 Dhe mua më nevojitej ajo urtësi në atë moment në jetën time. 90 00:04:03,000 --> 00:04:05,000 Por imagjinoni se si ishte për ata 91 00:04:05,000 --> 00:04:08,000 kur u shfaqa unë në derën e tyre. 92 00:04:08,000 --> 00:04:10,000 Në atë kohë, unë kisha shtuar 2 kilogramë, 93 00:04:10,000 --> 00:04:12,000 dhe tani isha 31 kilogramë. 94 00:04:12,000 --> 00:04:14,000 Isha tullace. 95 00:04:14,000 --> 00:04:16,000 Kisha të veshura rrobat e spitalit. 96 00:04:16,000 --> 00:04:19,000 Dikush më kishte fali nje pale atlete. 97 00:04:19,000 --> 00:04:22,000 Dhe ecja me një shkop të bardhë në një anë 98 00:04:22,000 --> 00:04:25,000 dhe një valixhe plot me dokumente mjekësore në anën tjetër. 99 00:04:25,000 --> 00:04:28,000 Kështu të moshuarit e kuptuan 100 00:04:28,000 --> 00:04:30,000 se kishin nevojë që mbanin një takim urgjent. 101 00:04:30,000 --> 00:04:32,000 (Të qeshura) 102 00:04:32,000 --> 00:04:35,000 Kështu ata u tërhoqën, po shikonin njëri-tjetrin, 103 00:04:35,000 --> 00:04:39,000 dhe ata thoshin, "Mirë, çfarë aftësish kemi në këtë dhomë? 104 00:04:39,000 --> 00:04:42,000 Ky fëmijë ka nevojë për shumë punë." 105 00:04:42,000 --> 00:04:44,000 Kështu ata filluan të 106 00:04:44,000 --> 00:04:46,000 përshtatnin talentet dhe aftësitë e tyre 107 00:04:46,000 --> 00:04:48,000 me të gjitha nevojat e mia. 108 00:04:48,000 --> 00:04:50,000 Por gjëja e parë që duhej ta bënin ishte 109 00:04:50,000 --> 00:04:52,000 të kuptonin se për çfarë kisha nevojë menjëherë. 110 00:04:52,000 --> 00:04:54,000 Unë duhej të mësoja 111 00:04:54,000 --> 00:04:56,000 si të haja si një person normal 112 00:04:56,000 --> 00:04:59,000 sepse kisha ngrënë përmes një tubi në gjoksin tim 113 00:04:59,000 --> 00:05:01,000 dhe nëpër venat e mia. 114 00:05:01,000 --> 00:05:04,000 Kështu unë duhej përpiqesha të haja përsëri. 115 00:05:04,000 --> 00:05:06,000 Dhe ata kaluan nëpër këtë proces. 116 00:05:06,000 --> 00:05:08,000 Dhe pastaj ata duhej ta kuptonin: 117 00:05:08,000 --> 00:05:10,000 "Ajo ka nevojë per mobilje. 118 00:05:10,000 --> 00:05:13,000 Ajo është duke fjetur në cepin e këtij apartamenti." 119 00:05:13,000 --> 00:05:15,000 Kështu ata shkuan tek gjërat e tyre të magazinuara 120 00:05:15,000 --> 00:05:17,000 dhe të gjithë mblodhën gjërat e tyre dhe më dhanë -- 121 00:05:17,000 --> 00:05:20,000 tenxhere dhe tiganë, batanije, 122 00:05:20,000 --> 00:05:23,000 gjithçka. 123 00:05:23,000 --> 00:05:25,000 Dhe gjëja tjetër që më nevojitej 124 00:05:25,000 --> 00:05:28,000 ishte ndryshimi i pamjes sime. 125 00:05:28,000 --> 00:05:30,000 Kështu i hodhëm rrobat e spitalit 126 00:05:30,000 --> 00:05:33,000 dhe erdhën poliesterët me lule. 127 00:05:33,000 --> 00:05:36,000 (Të qeshura) 128 00:05:38,000 --> 00:05:41,000 Nuk do të flas për stilet e flokëve që ata u përpoqën të më bënin 129 00:05:41,000 --> 00:05:43,000 kur m’u rritën flokët. 130 00:05:43,000 --> 00:05:45,000 Por u thashë jo flokëve të kaltër. 131 00:05:45,000 --> 00:05:48,000 (Të qeshura) 132 00:05:49,000 --> 00:05:52,000 Pastaj çfarë ndodhi ishte 133 00:05:52,000 --> 00:05:55,000 se ata vendosën që unë duhej të mësoja të flisja. 134 00:05:55,000 --> 00:05:57,000 Nuk mund të jesh një person i pavarur 135 00:05:57,000 --> 00:06:00,000 në qoftë se nuk flet dhe nuk sheh. 136 00:06:00,000 --> 00:06:03,000 Ata kuptuan se të mos jesh në gjendje të shohësh është një gjë, 137 00:06:03,000 --> 00:06:05,000 por ata kishin nevojë që unë të flisja. 138 00:06:05,000 --> 00:06:08,000 Kështu, Sally menaxhere e zyrës, 139 00:06:08,000 --> 00:06:10,000 gjatë ditës më mësonte flisja -- 140 00:06:10,000 --> 00:06:12,000 është e vështirë, sepse kur je fëmijë, 141 00:06:12,000 --> 00:06:14,000 i merr gjërat të gatshme. 142 00:06:14,000 --> 00:06:16,000 I mëson gjërat në mënyrë të pavetëdijshme. 143 00:06:16,000 --> 00:06:19,000 Por në rastin tim, unë isha e rritur dhe e turpshme, 144 00:06:19,000 --> 00:06:21,000 dhe më duhej të mësoja se si të koordinoja 145 00:06:21,000 --> 00:06:23,000 fytin tim të ri me gjuhën 146 00:06:23,000 --> 00:06:26,000 dhe dhëmbët e mi të ri dhe buzët, 147 00:06:26,000 --> 00:06:29,000 dhe si të kapja ajrin dhe të nxirrja fjalën jashtë. 148 00:06:29,000 --> 00:06:31,000 Po sillesha si një dy-vjeçare 149 00:06:31,000 --> 00:06:33,000 dhe refuzoja të punoja. 150 00:06:33,000 --> 00:06:36,000 Por ata kishin një ide më të mirë. 151 00:06:36,000 --> 00:06:38,000 Ata do ta bënin argëtuese për mua. 152 00:06:38,000 --> 00:06:42,000 Dhe po më mësonin fjale të pista kur loznim Scrabble neteve, 153 00:06:42,000 --> 00:06:46,000 (të qeshura) 154 00:06:46,000 --> 00:06:48,000 por dhe, fshehurazi, 155 00:06:48,000 --> 00:06:51,000 si të shaja si një marinar. 156 00:06:51,000 --> 00:06:55,000 Kështu do ia lë imagjinatës tuaj 157 00:06:55,000 --> 00:06:59,000 se cilat ishin fjalët e mia të para 158 00:06:59,000 --> 00:07:02,000 kur përfundimisht Sally arrriti të ndërtonte vetbesimin tim. 159 00:07:02,000 --> 00:07:04,000 (Të qeshura) 160 00:07:04,000 --> 00:07:06,000 Kështu kjo kaloi. 161 00:07:06,000 --> 00:07:09,000 Dhe një ish-mësues që rastisi të kishte sëmundjen Alzheimer 162 00:07:09,000 --> 00:07:13,000 mori për detyrë të më mësonte të shkruaja. 163 00:07:13,000 --> 00:07:15,000 Kjo vëmendje ishte në fakt e mirë për mua. 164 00:07:15,000 --> 00:07:17,000 Prandaj kështu do të vazhdojmë 165 00:07:17,000 --> 00:07:22,000 (Të qeshura) 166 00:07:23,000 --> 00:07:26,000 Një nga gjërat më me rëndësi për mua 167 00:07:26,000 --> 00:07:29,000 ishte të mësoja ta kaloja rrugën 168 00:07:29,000 --> 00:07:31,000 si një person i verbër. 169 00:07:31,000 --> 00:07:34,000 Pra mbyllni sytë. 170 00:07:34,000 --> 00:07:36,000 Tani imagjino se duhet ta kalosh rrugën. 171 00:07:36,000 --> 00:07:40,000 Ti as nuk e di sa e gjatë është rruga 172 00:07:40,000 --> 00:07:43,000 dhe nuk e di nëse po ecën drejtë 173 00:07:43,000 --> 00:07:46,000 ndërsa dëgjon makinat tek kalojnë e fishkëllejnë, 174 00:07:46,000 --> 00:07:48,000 dhe ke pasur një aksident të tmerrshëm 175 00:07:48,000 --> 00:07:51,000 që të ka sjellur në këtë situatë. 176 00:07:51,000 --> 00:07:54,000 Kishte dy vëshitrësi që duhej t’i kaloja. 177 00:07:54,000 --> 00:07:57,000 Njëra ishte stresi post-traumatik. 178 00:07:57,000 --> 00:08:01,000 Sa herë që afrohesha në qoshe të rrugës 179 00:08:01,000 --> 00:08:03,000 më kapte paniku. 180 00:08:03,000 --> 00:08:05,000 Dhe e dyta ishte 181 00:08:05,000 --> 00:08:08,000 të përpiqesha ta kuptoja si ta kaloja atë rrugë. 182 00:08:08,000 --> 00:08:11,000 Një nga të moshuarit erdhi tek unë, 183 00:08:11,000 --> 00:08:14,000 më shtyu deri në qoshe dhe tha, 184 00:08:14,000 --> 00:08:17,000 "Kur mendon se është koha për të kaluar, vetëm ngrije shkopin. 185 00:08:17,000 --> 00:08:19,000 Nëse goditet, mos e kalo rrugën." 186 00:08:19,000 --> 00:08:24,000 (Të qeshura) 187 00:08:24,000 --> 00:08:27,000 Kishte shumë kuptim. 188 00:08:27,000 --> 00:08:29,000 Por kur e panë shkopin e tretë 189 00:08:29,000 --> 00:08:32,000 tek fluturoi në rrugë 190 00:08:32,000 --> 00:08:35,000 ata kuptuan se duhej t’i bashkonin resurset, 191 00:08:35,000 --> 00:08:37,000 dhe ngritën fonde 192 00:08:37,000 --> 00:08:39,000 që unë të mund të shkoja në institutin Braille 193 00:08:39,000 --> 00:08:41,000 ku do të mund të fitoja aftësitë 194 00:08:41,000 --> 00:08:43,000 e një personi të verbër, 195 00:08:43,000 --> 00:08:45,000 dhe poashtu të kisha një qen orientues 196 00:08:45,000 --> 00:08:47,000 i cili më transformoi jetën. 197 00:08:47,000 --> 00:08:49,000 Kam qenë në gjendje të kthehesha në kolegj 198 00:08:49,000 --> 00:08:53,000 për shkak të të moshuarve që investuan në mua, 199 00:08:53,000 --> 00:08:57,000 në qenin dhe aftësitë që kisha fituar. 200 00:08:57,000 --> 00:08:59,000 10 vjet më vonë m’u kthye të pamurit. 201 00:08:59,000 --> 00:09:01,000 Nuk ishte magjike. 202 00:09:01,000 --> 00:09:04,000 Hyra në tre operacione, 203 00:09:04,000 --> 00:09:06,000 dhe njëri prej tyre ishte eksperimental. 204 00:09:06,000 --> 00:09:08,000 Faktikisht ishte një operacion robotik. 205 00:09:08,000 --> 00:09:11,000 Ata hoqën një hematoma nga prapa syrit tim. 206 00:09:12,000 --> 00:09:14,000 Ndryshimi më i madh për mua 207 00:09:14,000 --> 00:09:17,000 ishte se bota kishte lëvizur përpara, 208 00:09:17,000 --> 00:09:19,000 me inovacione 209 00:09:19,000 --> 00:09:21,000 e çfarëdo lloj gjëje të re 210 00:09:21,000 --> 00:09:23,000 telefonat celularë, laptopët, 211 00:09:23,000 --> 00:09:26,000 e gjithë ato gjëra që unë nuk i kisha parë kurrë më parë. 212 00:09:26,000 --> 00:09:28,000 Dhe si një person i verbër, 213 00:09:28,000 --> 00:09:30,000 kujtesa vizuale zbehet 214 00:09:30,000 --> 00:09:33,000 dhe zëvendësohet me atë se si ndjehesh për gjërat 215 00:09:33,000 --> 00:09:36,000 dhe si ato tingëllojnë 216 00:09:36,000 --> 00:09:39,000 dhe çfarë arome kanë. 217 00:09:39,000 --> 00:09:41,000 Një ditë isha në dhomën time 218 00:09:41,000 --> 00:09:43,000 dhe pashë një gjë të ulur në dhomën time 219 00:09:43,000 --> 00:09:45,000 dhe mendova se ishte një monster. 220 00:09:45,000 --> 00:09:47,000 Kështu që po ecja rreth tij. 221 00:09:47,000 --> 00:09:49,000 Dhe thashë, "Vetëm do ta prek." 222 00:09:49,000 --> 00:09:51,000 E preka dhe thashë, 223 00:09:51,000 --> 00:09:53,000 "O Zot, është një shportë rrobash." 224 00:09:53,000 --> 00:09:57,000 (Të qeshura) 225 00:09:57,000 --> 00:09:59,000 Kështu çdo gjë është ndryshe 226 00:09:59,000 --> 00:10:01,000 kur mund të shohësh 227 00:10:01,000 --> 00:10:03,000 sepse e merr të gatshme. 228 00:10:03,000 --> 00:10:05,000 Por kur je i verbër, 229 00:10:05,000 --> 00:10:08,000 ke një memorie të prekshme për gjëra. 230 00:10:08,000 --> 00:10:11,000 Ndryshimi më i madh për mua ishte të shikoja duart e mia 231 00:10:11,000 --> 00:10:15,000 dhe të shihja se kisha humbur 10 vite të jetës sime. 232 00:10:15,000 --> 00:10:18,000 Kisha menduar se koha kishte ndaluar për ndonjë arsye 233 00:10:18,000 --> 00:10:20,000 dhe kishte ecur për familjen dhe miqtë. 234 00:10:20,000 --> 00:10:22,000 Por kur shikoja duart e mia, 235 00:10:22,000 --> 00:10:24,000 kuptoja se koha kishte ikur edhe për mua 236 00:10:24,000 --> 00:10:26,000 dhe më duhej ta kapja, 237 00:10:26,000 --> 00:10:28,000 kështu fillova të punoja në këtë. 238 00:10:28,000 --> 00:10:32,000 Nuk kishim fjalë të atilla si 'crowd-sourcing' (një group i tërë njerëzish që kryejnë një punë) 239 00:10:32,000 --> 00:10:34,000 dhe bashkëpunim radikal kur më ndodhi aksidenti. 240 00:10:34,000 --> 00:10:36,000 Por koncepti ngelet i vërtetë -- 241 00:10:36,000 --> 00:10:39,000 njerëzit punonin me njëri-tjetrin për të më rindërtuar, 242 00:10:39,000 --> 00:10:41,000 për të më ri-edukuar. 243 00:10:41,000 --> 00:10:43,000 Nuk do ta isha duke qëndruar këtu sot 244 00:10:43,000 --> 00:10:47,000 po të mos ishte për bashkëpunim ekstrem radikal. 245 00:10:47,000 --> 00:10:49,000 Ju faleminderit shumë. 246 00:10:49,000 --> 00:10:51,000 (Duartrokitje)