Sebastião Salgado: Drama e heshtur e fotografisë
-
0:01 - 0:03Nuk jam i sigurt nëse secili prej jush
-
0:03 - 0:06i ka të njohura fotot e mia.
-
0:06 - 0:10Dua t'ju tregoj vetëm disa prej tyre,
-
0:10 - 0:13dhe pastaj do të flas.
-
0:46 - 0:50Duhet t'ju tregoj pak për historinë time,
-
0:50 - 0:52sepse do të flasim për të
-
0:52 - 0:55gjatë fjalimit tim këtu.
-
0:55 - 0:58Kam lindur në 1944 në Brazil
-
0:58 - 1:02kur Brazili nuk ishte akoma ekonomi tregu.
-
1:02 - 1:04Linda në një fermë,
-
1:04 - 1:08një fermë, ku më shumë se 50 përqind ishte pyll ekuatorial (akoma).
-
1:08 - 1:10Vend i mrekullueshëm.
-
1:10 - 1:14Jetoja me zogj mahnitës, kafshë mahnitëse,
-
1:14 - 1:18Notoja në lumenjtë tanë të vegjël me kaimanë.
-
1:18 - 1:21Ishin gati 35 familje që jetonin në këtë fermë,
-
1:21 - 1:25dhe çdo gjë që prodhonim në këtë fermë, e konsumonim.
-
1:25 - 1:28Shumë pak gjëra shkonin në treg.
-
1:28 - 1:30Një herë në vit, e vetmja gjë që shkonte në treg
-
1:30 - 1:32ishte bagëtia që rrisnim,
-
1:32 - 1:35dhe udhëtonim për 45 ditë
-
1:35 - 1:37për të arritur te thertorja,
-
1:37 - 1:39duke sjellë mijëra kokë bagëtish,
-
1:39 - 1:42dhe për gati 20 ditë udhëtonim prapë
-
1:42 - 1:44për të mbërritur te ferma jonë.
-
1:44 - 1:46Kur isha 15 vjeç,
-
1:46 - 1:50mu desh ta lija atë vend
-
1:50 - 1:53dhe të shkoja në një qytet pak më të madh -- shumë më të madh --
-
1:53 - 1:57ku përfundova gjimnazin.
-
1:57 - 2:00Atje mësova gjëra të tjera.
-
2:00 - 2:02Brazili kishte filluar të urbanizohej, industrializohej,
-
2:02 - 2:07dhe i dija politikat. U bëra disi radikal,
-
2:07 - 2:10isha anëtar i partive të majta,
-
2:10 - 2:13dhe u bëra aktivist.
-
2:13 - 2:16Hyra në universitet për ekonomi.
-
2:16 - 2:18Përfundova masterin në ekonomi.
-
2:18 - 2:21Dhe gjëja më e rëndësishme në jetën time
-
2:21 - 2:23ndodhi po në këtë periudhë.
-
2:23 - 2:26Njoha një vajzë të mrekullueshme,
-
2:26 - 2:30e cila u bë shoqja ime e ngushtë për gjithë jetën
-
2:30 - 2:34dhe shoqëruesja ime në çdo gjë që kam bërë deri më tani,
-
2:34 - 2:37bashkëshortja ime, Lélia Wanick Salgado.
-
2:37 - 2:39Brazili u radikalizua shumë.
-
2:39 - 2:42Luftuam fort kundër diktaturës,
-
2:42 - 2:44në një moment të rëndësishëm për ne:
-
2:44 - 2:47Ose rri klandestin me armë në duar,
-
2:47 - 2:50ose lër Brazilin. Ishim shumë të rinj,
-
2:50 - 2:55dhe organizata jonë mendoi se do të ishte më mirë sikur të largoheshim,
-
2:55 - 2:56dhe shkuam në Francë,
-
2:56 - 2:58ku bëra PhD në ekonomi,
-
2:58 - 3:00Léila u bë arkitekte.
-
3:00 - 3:03Më pas punova për një bankë investimi.
-
3:03 - 3:06Udhëtonim shumë, financonim zhvillimin,
-
3:06 - 3:09projektet ekonomike në Afrikë me Bankën Botërore.
-
3:09 - 3:12Dhe një ditë fotografia pushtoi komplet jetën time.
-
3:12 - 3:13U bëra fotograf,
-
3:13 - 3:16braktisa gjithçka dhe u bëra fotograf,
-
3:16 - 3:19dhe fillova të fotografoja
-
3:19 - 3:22gjëra të rëndësishme për mua.
-
3:22 - 3:24Shumë njerëz më thonë se jam fotoreporter,
-
3:24 - 3:27se jam foto-antropolog,
-
3:27 - 3:29se jam foto-aktivist.
-
3:29 - 3:32Por unë bëra më shumë se kaq.
-
3:32 - 3:35Fotografia u bë jeta ime.
-
3:35 - 3:38Jetoja komplet brenda fotografisë
-
3:38 - 3:40duke bërë projekte afatgjata,
-
3:40 - 3:42dhe dua t'ju tregoj vetëm disa foto
-
3:42 - 3:48të -- përsëri, ju do të shihni brenda projekteve sociale
-
3:48 - 3:50ku unë shkova, publikova librat e mi
-
3:50 - 3:53mbi këto foto,
-
3:53 - 3:57por do ju tregoj vetëm disa tani.
-
4:43 - 4:47Në vitet '90, nga 1994 në 2000,
-
4:47 - 4:50fotografova një histori të quajtur Migrimet.
-
4:50 - 4:52U bë libër. U bë shfaqje.
-
4:52 - 4:55Por gjatë kohës që po e fotografoja,
-
4:55 - 5:00po jetoja një periudhë të vështirë të jetës sime, sidomos në Ruanda.
-
5:00 - 5:05Në Ruanda pashë brutalitet.
-
5:05 - 5:08Pashë mijëra vdekje në ditë.
-
5:08 - 5:11Humba besimin në specien tonë.
-
5:11 - 5:15Nuk besoja se mund të jetonim më tutje,
-
5:15 - 5:20dhe fillova të sulmohesha nga vetë Stafilokoku im.
-
5:20 - 5:23Kisha infeksione kudo.
-
5:23 - 5:28Kur bëja dashuri me gruan time, nuk më dilte më spermë;
-
5:28 - 5:31Më dilte gjak.
-
5:31 - 5:34Shkova të vizitohesha te një miku im në Paris,
-
5:34 - 5:36i tregova për sëmundjen time.
-
5:36 - 5:39Më bëri një kontroll të gjatë e më tha: "Sebastian,
-
5:39 - 5:42ti nuk je i sëmurë, prostata jote është perfekte.
-
5:42 - 5:46Ajo çfarë ndodhi është se ti pe aq shumë vdekje sa po shkon drejt vdekjes tënde.
-
5:46 - 5:49Duhet të ndalosh. Ndalo.
-
5:49 - 5:54Duhet të ndalosh, përndryshe do të vdesësh."
-
5:54 - 5:58Dhe vendosa të ndaloja.
-
5:58 - 6:00U mërzita me fotografinë,
-
6:00 - 6:02me gjithçka në botë,
-
6:02 - 6:06dhe vendosa të kthehesha në vendin ku linda.
-
6:06 - 6:08Ndodhi një rastësi e madhe.
-
6:08 - 6:11Në këtë kohë prindërit po më plakeshin.
-
6:11 - 6:15Kam shtatë motra. Jam ndër burrat e vetëm në familje,
-
6:15 - 6:16dhe ata bashkë vendosën
-
6:16 - 6:19të na e jepnin mua dhe Léilës këtë tokë.
-
6:19 - 6:25Kur e morëm, kjo tokë ishte po aq e vdekur sa edhe unë.
-
6:25 - 6:28Kur isha fëmijë, më se 50 përqind e saj ishte pyll tropikal.
-
6:28 - 6:30Kur e morëm,
-
6:30 - 6:33më pak se gjysmë përqindjeje ishte pyll,
-
6:33 - 6:35ashtu si në të gjithë rajonin tim.
-
6:35 - 6:38Për të krijuar zhvillim, zhvillimin brazilian,
-
6:38 - 6:41shkatërruam shumë nga pyjet tona.
-
6:41 - 6:43Ashtu siç ju bëtë në Shtetet e Bashkuara,
-
6:43 - 6:45ose në Indi, kudo në planet.
-
6:45 - 6:47Për t'u zhvilluar
-
6:47 - 6:49vijmë te një kontradiktë e madhe
-
6:49 - 6:52që shkatërrojmë gjithçka përreth nesh.
-
6:52 - 6:56Kjo fermë që kishte mijëra kokë bagëtish
-
6:56 - 6:58kishte ngelur vetëm me disa qindra
-
6:58 - 7:01dhe nuk dinim si ta ndreqnim situatën.
-
7:01 - 7:05Léila pati një ide të jashtëzakonshme, një ide të çmendur.
-
7:05 - 7:09Dhe tha: "Pse nuk ndërton sërish pyllin e dikurshëm?
-
7:09 - 7:11Ti thua që ke lindur në parajsë.
-
7:11 - 7:14Le ta ndërtojmë sërish parajsën."
-
7:14 - 7:17Dhe shkova të takoja një shok timin të mirë
-
7:17 - 7:18inxhinier pyjesh
-
7:18 - 7:20që të përgatiste një projekt për ne,
-
7:20 - 7:22dhe filluam. Filluam të mbillnim,
-
7:22 - 7:26vitin e parë humbëm shumë pemë, vitin e dytë më pak
-
7:26 - 7:31dhe pak e nga pak, kjo tokë e vdekur filloi të ringjallej.
-
7:31 - 7:35Filluam të ndërtonim qindra e mijëra pemë,
-
7:35 - 7:38vetëm specie të zonës, vetëm vendase,
-
7:38 - 7:42ku ndërtuam një ekosistem identik me atë që ishte shkatërruar,
-
7:42 - 7:46dhe vendi u gjallërua në mënyrë të pabesueshme.
-
7:46 - 7:49Ishte e nevojshme për ne ta shndërronim tokën tonë
-
7:49 - 7:50në park kombëtar.
-
7:50 - 7:53E shndërruam. Ia dhamë përsëri këtë tokë natyrës.
-
7:53 - 7:54U bë park kombëtar.
-
7:54 - 7:58Krijuam një institucion të quajtur Instituto Terra,
-
7:58 - 8:03dhe krijuam një projekt të madh mjedisi për të mbledhur para kudo.
-
8:03 - 8:07Këtu në Los Angeles, në Bay Area në San Francisco
-
8:07 - 8:09ulej nga taksat në Shtetet e Bashkuara.
-
8:09 - 8:12Mblodhëm para në Spanjë, në Itali, shumë në Brazil.
-
8:12 - 8:15Punuam me shumë kompani në Brazil
-
8:15 - 8:17të cilat hodhën para në këtë projekt, me qeverinë.
-
8:17 - 8:21Dhe jeta erdhi përsëri e pata një dëshirë të madhe
-
8:21 - 8:24t'i kthehesha fotografisë, të fotografoja sërish.
-
8:24 - 8:28Këtë herë nuk doja të fotografoja më
-
8:28 - 8:32vetëm një kafshë, të cilën e kisha fotografuar gjatë gjithë jetës sime: ne.
-
8:32 - 8:35Doja të fotografoja kafshë të tjera,
-
8:35 - 8:37të fotografoja pejsazhet,
-
8:37 - 8:40të fotografoja njerëzit, por njerëzit e fillimit,
-
8:40 - 8:43në kohën kur jetonim në ekuilibër me natyrën.
-
8:43 - 8:47Dhe shkova. Ia nisa në fillim të 2004,
-
8:47 - 8:50dhe përfundova në fund të 2011.
-
8:50 - 8:53Bëmë një numër të pabesueshëm fotosh,
-
8:53 - 8:57dhe përfundimi -- Lélia skicoi gjithë librat e mi,
-
8:57 - 9:00gjithë shfaqjet e mia. Eshtë krijuesja e shfaqjeve të mia.
-
9:00 - 9:02Dhe ajo çfarë duam nga këto foto
-
9:02 - 9:08është të nisim një diskutim mbi çfarë kemi të pacënuar në planet
-
9:08 - 9:11dhe çfarë duhet të ruajmë në këtë planet
-
9:11 - 9:14nëse duam të jetojmë, të kemi ekuilibër në jetë.
-
9:14 - 9:17Dhe doja të shikoja njerëzit, ne,
-
9:17 - 9:23kur përdornim, po, mjetet tona në gur.
-
9:23 - 9:25Ne akoma rrojmë. Javën e kaluar isha
-
9:25 - 9:28tek Fondacioni Kombëtar Brazilian i Indianëve,
-
9:28 - 9:31dhe vetëm në Amazonë kemi 110 grupe
-
9:31 - 9:34indianësh, të cilët nuk janë kontaktuar ende.
-
9:34 - 9:36Duhet të mbrojmë pyjet.
-
9:36 - 9:41Dhe me këto foto, shpresoj të ndërtojmë
-
9:41 - 9:44informacion, sistem informacionesh.
-
9:44 - 9:47U munduam të bënim një prezantim të ri të planetit,
-
9:47 - 9:49dhe dua t'ju tregoj tani vetëm disa fotografi
-
9:49 - 9:52të këtij projekti, ju lutem.
-
11:48 - 11:50Kjo — (Duartrokitje) —
-
11:50 - 11:55Falemnderit. Shumë falemnderit.
-
11:57 - 12:00Kjo tregon sa duhet të luftojmë
-
12:00 - 12:02për ta mbajtur siç është tani.
-
12:02 - 12:06Por është një pjesë tjetër, të cilën duhet ta ndërtojmë së bashku,
-
12:06 - 12:10të ndërtojmë shoqëritë tona, familjet moderne të shoqërisë,
-
12:10 - 12:13jemi në një pikë ku nuk mund të kthehemi më mbrapa.
-
12:13 - 12:15Por krijojmë një kontradiktë të madhe.
-
12:15 - 12:17Për të ndërtuar gjithë këtë, shkatërrojmë shumë.
-
12:17 - 12:20Pylli ynë në Brazil, ai pylli antik
-
12:20 - 12:22në përmasat e Kalifornisë,
-
12:22 - 12:25është shkatërruar në masën 93 përqind.
-
12:25 - 12:28Këtu, në Bregun Perëndimor, i keni shkatërruar pyjet tuaja.
-
12:28 - 12:31Këtu rrotull, apo jo? Pyjet e sekuove janë zhdukur.
-
12:31 - 12:33Shumë shpejt u zhdukën.
-
12:33 - 12:36Duke ardhur para dy ditësh nga Atlanta këtu,
-
12:36 - 12:38fluturova mbi shkretëtirat
-
12:38 - 12:41që kemi bërë, që provokuam me duart tona.
-
12:41 - 12:43India nuk ka më pemë. Spanja nuk ka më pemë.
-
12:43 - 12:47Dhe duhet t'i ndërtojmë këto pyje.
-
12:47 - 12:50Ato janë thelbi i jetës sonë, këto pyje.
-
12:50 - 12:55Na duhet të marrim frymë. E vetmja fabrikë
-
12:55 - 12:58në gjendje të shndërrojë CO2 në oksigjen,
-
12:58 - 13:00janë pyjet.
-
13:00 - 13:04Makineria e vetme në gjendje të kapë karbonin
-
13:04 - 13:07që po prodhojmë, gjithmonë,
-
13:07 - 13:11edhe kur e pakësojmë, me çdo gjë që bëjmë, prodhojmë CO2,
-
13:11 - 13:13janë pemët.
-
13:13 - 13:17Bëj pyetjen -- tre apo katër javë më parë,
-
13:17 - 13:19pamë në gazeta
-
13:19 - 13:22miliona peshq që ngordhën në Norvegji.
-
13:22 - 13:25Mungesë oksigjeni në ujë.
-
13:25 - 13:27Pyes veten, nëse për një moment,
-
13:27 - 13:31nuk do kemi mungesa oksigjeni për gjithë speciet e kafshëve,
-
13:31 - 13:34duke përfshirë tonën -- do të ishte shumë e ndërlikuar për ne.
-
13:34 - 13:39Për sistemin ujor, pemët janë thelbësore.
-
13:39 - 13:42Do ju jap një shembull të vogël që do ta kuptoni shumë lehtë.
-
13:42 - 13:46Ju njerëz të lumtur që keni shumë flokë,
-
13:46 - 13:50nëse bëni një dush, ju duhen
-
13:50 - 13:53dy apo tre orë të thani flokët
-
13:53 - 13:55nëse nuk përdorni tharëse flokësh.
-
13:55 - 14:00Për mua, një minutë dhe janë tharë. E njëjta gjë edhe me pemët.
-
14:00 - 14:03Pemët janë flokët e planetit tonë.
-
14:03 - 14:07Kur bie shi në një vend ku nuk ka pemë,
-
14:07 - 14:10në pak minuta, uji mbërrin në lumenj,
-
14:10 - 14:13sjell dheun, duke shkatërruar burimet tona ujore,
-
14:13 - 14:15duke shkatërruar lumenjtë,
-
14:15 - 14:16dhe nuk ruan aspak lagështi.
-
14:16 - 14:20Kur ka pemë, sistemi i rrënjëve ruan ujin.
-
14:20 - 14:23Gjithë degët e pemëve, gjethet që bien
-
14:23 - 14:25krijojnë një zonë të lagësht,
-
14:25 - 14:30e cila rri me muaj të tërë nëntokë, shkon në lumenj,
-
14:30 - 14:33dhe ruan burimin tonë, ruan lumenjtë tanë.
-
14:33 - 14:35Kjo është gjëja më e rëndësishme,
-
14:35 - 14:39kur imagjinojmë që na nevojitet uji për çdo aktivitet në jetën tonë.
-
14:39 - 14:42Dua t'ju tregoj tani, për të përfunduar,
-
14:42 - 14:44vetëm disa foto, që për mua
-
14:44 - 14:47janë shumë të rëndësishme në këtë drejtim.
-
14:47 - 14:49Ju kujtohet që ju tregova,
-
14:49 - 14:52kur mora fermën nga prindërit e mi
-
14:52 - 14:54ajo ishte parajsa ime, ishte ferma ime.
-
14:54 - 15:00Tokë plotësisht e shkatërruar, erozioni, toka ishte tharë.
-
15:00 - 15:02Por mund të shihni në këtë fotografi,
-
15:02 - 15:06filluam të ndërtonim një qendër edukimi
-
15:06 - 15:11që u shndërrua në një qendër mjedisore goxha të madhe në Brazil.
-
15:11 - 15:16Por ju shihni shumë pika në foto.
-
15:16 - 15:19Në çdo pikë, patëm mbjelle një pemë.
-
15:19 - 15:21Janë me mijëra pemë.
-
15:21 - 15:24Tani do ju tregoj fotot e bëra pikërisht në të njëjtin vend
-
15:24 - 15:26para dy muajsh.
-
15:28 - 15:35(Duartrokitje)
-
15:37 - 15:39Ju thashë në fillim që nevojiteshin
-
15:39 - 15:43gati 2.5 milion pemë
-
15:43 - 15:46nga 200 specie të ndryshme
-
15:46 - 15:49për të rindërtuar ekosistemin.
-
15:49 - 15:52Dhe do ju tregoj foton e fundit.
-
15:52 - 15:55Kemi dy milion pemë në tokë tani.
-
15:55 - 15:56Po izolojmë
-
15:56 - 16:01rreth 100 000 ton karboni me këto pemë.
-
16:01 - 16:05Miqtë e mi, është shumë e thjeshtë për t'u bërë. Ne e bëmë, apo jo?
-
16:05 - 16:08Nga një aksident që më ndodhi,
-
16:08 - 16:11u kthyem, ndërtuam një ekosistem.
-
16:11 - 16:14Ne brenda kësaj dhome,
-
16:14 - 16:17besoj se kemi të njëjtin shqetësim,
-
16:17 - 16:20dhe modelin që krijuam në Brazil,
-
16:20 - 16:21mund ta shpërngulim këtu.
-
16:21 - 16:24Mund ta zbatojmë në çdo vend të botës, apo jo?
-
16:24 - 16:27Dhe besoj se mund ta bëjmë së bashku.
-
16:27 - 16:29Shumë falemnderit.
-
16:29 - 16:33(Duartrokitje)
- Title:
- Sebastião Salgado: Drama e heshtur e fotografisë
- Speaker:
- Sebastião Salgado
- Description:
-
Me një PhD në ekonomi, Sebastião Salgado filloi të fotografonte në të tridhjetat e tij, por kjo disipline iu bë fiksim. Projektet e tij të zgjatura me vite kapin bukur anën njerëzore të një historie botërore, e cila shumë shpesh përfshin vdekje, shkatërrim apo kalbje. Këtu, ai tregon një histori thellësisht personale të zanatit, që thuajse i solli vdekjen dhe tregon imazhe që të lënë pa frymë nga puna e tij më e fundit, Genesis, e cila dokumenton njerëzit dhe vendet e harruara nga bota.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 16:53
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for The silent drama of photography | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for The silent drama of photography | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The silent drama of photography | ||
Adela Sota edited Albanian subtitles for The silent drama of photography | ||
Adela Sota edited Albanian subtitles for The silent drama of photography | ||
Adela Sota added a translation |