0:00:01.212,0:00:03.342 Nuk jam i sigurt nëse secili prej jush 0:00:03.342,0:00:06.079 i ka të njohura fotot e mia. 0:00:06.079,0:00:10.162 Dua t'ju tregoj vetëm disa prej tyre, 0:00:10.162,0:00:13.112 dhe pastaj do të flas. 0:00:45.884,0:00:49.836 Duhet t'ju tregoj pak për historinë time, 0:00:49.836,0:00:51.783 sepse do të flasim për të 0:00:51.783,0:00:54.764 gjatë fjalimit tim këtu. 0:00:54.764,0:00:57.900 Kam lindur në 1944 në Brazil 0:00:57.900,0:01:01.655 kur Brazili nuk ishte akoma ekonomi tregu. 0:01:01.655,0:01:03.538 Linda në një fermë, 0:01:03.538,0:01:08.040 një fermë, ku më shumë se 50 përqind ishte pyll ekuatorial (akoma). 0:01:08.040,0:01:09.660 Vend i mrekullueshëm. 0:01:09.660,0:01:13.972 Jetoja me zogj mahnitës, kafshë mahnitëse, 0:01:13.972,0:01:18.213 Notoja në lumenjtë tanë të vegjël me kaimanë. 0:01:18.213,0:01:21.122 Ishin gati 35 familje që jetonin në këtë fermë, 0:01:21.122,0:01:25.404 dhe çdo gjë që prodhonim në këtë fermë, e konsumonim. 0:01:25.404,0:01:27.511 Shumë pak gjëra shkonin në treg. 0:01:27.511,0:01:30.221 Një herë në vit, e vetmja gjë që shkonte në treg 0:01:30.221,0:01:31.941 ishte bagëtia që rrisnim, 0:01:31.941,0:01:34.710 dhe udhëtonim për 45 ditë 0:01:34.710,0:01:36.886 për të arritur te thertorja, 0:01:36.886,0:01:39.180 duke sjellë mijëra kokë bagëtish, 0:01:39.180,0:01:41.712 dhe për gati 20 ditë udhëtonim prapë 0:01:41.712,0:01:44.109 për të mbërritur te ferma jonë. 0:01:44.109,0:01:46.486 Kur isha 15 vjeç, 0:01:46.486,0:01:49.991 mu desh ta lija atë vend 0:01:49.991,0:01:53.454 dhe të shkoja në një qytet pak më të madh -- shumë më të madh -- 0:01:53.454,0:01:56.885 ku përfundova gjimnazin. 0:01:56.885,0:01:59.653 Atje mësova gjëra të tjera. 0:01:59.653,0:02:02.278 Brazili kishte filluar të urbanizohej, industrializohej, 0:02:02.278,0:02:06.693 dhe i dija politikat. U bëra disi radikal, 0:02:06.693,0:02:09.535 isha anëtar i partive të majta, 0:02:09.535,0:02:12.641 dhe u bëra aktivist. 0:02:12.641,0:02:15.733 Hyra në universitet për ekonomi. 0:02:15.733,0:02:18.413 Përfundova masterin në ekonomi. 0:02:18.413,0:02:21.422 Dhe gjëja më e rëndësishme në jetën time 0:02:21.422,0:02:23.081 ndodhi po në këtë periudhë. 0:02:23.081,0:02:25.770 Njoha një vajzë të mrekullueshme, 0:02:25.770,0:02:29.908 e cila u bë shoqja ime e ngushtë për gjithë jetën 0:02:29.908,0:02:33.676 dhe shoqëruesja ime në çdo gjë që kam bërë deri më tani, 0:02:33.676,0:02:36.940 bashkëshortja ime, Lélia Wanick Salgado. 0:02:36.940,0:02:38.844 Brazili u radikalizua shumë. 0:02:38.844,0:02:41.756 Luftuam fort kundër diktaturës, 0:02:41.756,0:02:43.542 në një moment të rëndësishëm për ne: 0:02:43.542,0:02:47.126 Ose rri klandestin me armë në duar, 0:02:47.126,0:02:49.581 ose lër Brazilin. Ishim shumë të rinj, 0:02:49.581,0:02:54.782 dhe organizata jonë mendoi se do të ishte më mirë sikur të largoheshim, 0:02:54.782,0:02:55.746 dhe shkuam në Francë, 0:02:55.746,0:02:57.765 ku bëra PhD në ekonomi, 0:02:57.765,0:02:59.761 Léila u bë arkitekte. 0:02:59.761,0:03:02.844 Më pas punova për një bankë investimi. 0:03:02.844,0:03:05.806 Udhëtonim shumë, financonim zhvillimin, 0:03:05.806,0:03:08.661 projektet ekonomike në Afrikë me Bankën Botërore. 0:03:08.661,0:03:12.129 Dhe një ditë fotografia pushtoi komplet jetën time. 0:03:12.129,0:03:13.367 U bëra fotograf, 0:03:13.367,0:03:15.983 braktisa gjithçka dhe u bëra fotograf, 0:03:15.983,0:03:18.808 dhe fillova të fotografoja 0:03:18.808,0:03:21.804 gjëra të rëndësishme për mua. 0:03:21.804,0:03:23.990 Shumë njerëz më thonë se jam fotoreporter, 0:03:23.990,0:03:26.566 se jam foto-antropolog, 0:03:26.566,0:03:29.327 se jam foto-aktivist. 0:03:29.327,0:03:32.327 Por unë bëra më shumë se kaq. 0:03:32.327,0:03:35.009 Fotografia u bë jeta ime. 0:03:35.009,0:03:37.613 Jetoja komplet brenda fotografisë 0:03:37.613,0:03:39.648 duke bërë projekte afatgjata, 0:03:39.648,0:03:42.158 dhe dua t'ju tregoj vetëm disa foto 0:03:42.158,0:03:48.055 të -- përsëri, ju do të shihni brenda projekteve sociale 0:03:48.055,0:03:50.217 ku unë shkova, publikova librat e mi 0:03:50.217,0:03:53.423 mbi këto foto, 0:03:53.423,0:03:57.178 por do ju tregoj vetëm disa tani. 0:04:42.949,0:04:46.724 Në vitet '90, nga 1994 në 2000, 0:04:46.724,0:04:49.965 fotografova një histori të quajtur Migrimet. 0:04:49.965,0:04:51.842 U bë libër. U bë shfaqje. 0:04:51.842,0:04:54.600 Por gjatë kohës që po e fotografoja, 0:04:54.600,0:05:00.337 po jetoja një periudhë të vështirë të jetës sime, sidomos në Ruanda. 0:05:00.337,0:05:04.648 Në Ruanda pashë brutalitet. 0:05:04.648,0:05:07.813 Pashë mijëra vdekje në ditë. 0:05:07.813,0:05:10.754 Humba besimin në specien tonë. 0:05:10.754,0:05:14.945 Nuk besoja se mund të jetonim më tutje, 0:05:14.945,0:05:20.492 dhe fillova të sulmohesha nga vetë Stafilokoku im. 0:05:20.492,0:05:23.476 Kisha infeksione kudo. 0:05:23.476,0:05:27.888 Kur bëja dashuri me gruan time, nuk më dilte më spermë; 0:05:27.888,0:05:30.715 Më dilte gjak. 0:05:30.715,0:05:33.596 Shkova të vizitohesha te një miku im në Paris, 0:05:33.596,0:05:36.362 i tregova për sëmundjen time. 0:05:36.362,0:05:39.216 Më bëri një kontroll të gjatë e më tha: "Sebastian, 0:05:39.216,0:05:42.353 ti nuk je i sëmurë, prostata jote është perfekte. 0:05:42.353,0:05:46.441 Ajo çfarë ndodhi është se ti pe aq shumë vdekje sa po shkon drejt vdekjes tënde. 0:05:46.441,0:05:49.360 Duhet të ndalosh. Ndalo. 0:05:49.360,0:05:54.201 Duhet të ndalosh, përndryshe do të vdesësh." 0:05:54.201,0:05:57.847 Dhe vendosa të ndaloja. 0:05:57.847,0:06:00.140 U mërzita me fotografinë, 0:06:00.140,0:06:02.161 me gjithçka në botë, 0:06:02.161,0:06:06.001 dhe vendosa të kthehesha në vendin ku linda. 0:06:06.001,0:06:07.605 Ndodhi një rastësi e madhe. 0:06:07.605,0:06:11.016 Në këtë kohë prindërit po më plakeshin. 0:06:11.016,0:06:14.577 Kam shtatë motra. Jam ndër burrat e vetëm në familje, 0:06:14.577,0:06:16.445 dhe ata bashkë vendosën 0:06:16.445,0:06:19.145 të na e jepnin mua dhe Léilës këtë tokë. 0:06:19.145,0:06:24.761 Kur e morëm, kjo tokë ishte po aq e vdekur sa edhe unë. 0:06:24.761,0:06:28.065 Kur isha fëmijë, më se 50 përqind e saj ishte pyll tropikal. 0:06:28.065,0:06:29.587 Kur e morëm, 0:06:29.587,0:06:33.362 më pak se gjysmë përqindjeje ishte pyll, 0:06:33.362,0:06:35.007 ashtu si në të gjithë rajonin tim. 0:06:35.007,0:06:37.936 Për të krijuar zhvillim, zhvillimin brazilian, 0:06:37.936,0:06:40.723 shkatërruam shumë nga pyjet tona. 0:06:40.723,0:06:42.706 Ashtu siç ju bëtë në Shtetet e Bashkuara, 0:06:42.706,0:06:44.994 ose në Indi, kudo në planet. 0:06:44.994,0:06:46.672 Për t'u zhvilluar 0:06:46.672,0:06:48.755 vijmë te një kontradiktë e madhe 0:06:48.755,0:06:52.490 që shkatërrojmë gjithçka përreth nesh. 0:06:52.490,0:06:56.155 Kjo fermë që kishte mijëra kokë bagëtish 0:06:56.155,0:06:58.322 kishte ngelur vetëm me disa qindra 0:06:58.322,0:07:00.727 dhe nuk dinim si ta ndreqnim situatën. 0:07:00.727,0:07:04.627 Léila pati një ide të jashtëzakonshme, një ide të çmendur. 0:07:04.627,0:07:09.274 Dhe tha: "Pse nuk ndërton sërish pyllin e dikurshëm? 0:07:09.274,0:07:10.780 Ti thua që ke lindur në parajsë. 0:07:10.780,0:07:13.706 Le ta ndërtojmë sërish parajsën." 0:07:13.706,0:07:16.538 Dhe shkova të takoja një shok timin të mirë 0:07:16.538,0:07:18.071 inxhinier pyjesh 0:07:18.071,0:07:19.969 që të përgatiste një projekt për ne, 0:07:19.969,0:07:22.150 dhe filluam. Filluam të mbillnim, 0:07:22.150,0:07:26.407 vitin e parë humbëm shumë pemë, vitin e dytë më pak 0:07:26.407,0:07:31.468 dhe pak e nga pak, kjo tokë e vdekur filloi të ringjallej. 0:07:31.468,0:07:34.831 Filluam të ndërtonim qindra e mijëra pemë, 0:07:34.831,0:07:38.271 vetëm specie të zonës, vetëm vendase, 0:07:38.271,0:07:41.812 ku ndërtuam një ekosistem identik me atë që ishte shkatërruar, 0:07:41.812,0:07:46.120 dhe vendi u gjallërua në mënyrë të pabesueshme. 0:07:46.120,0:07:48.919 Ishte e nevojshme për ne ta shndërronim tokën tonë 0:07:48.919,0:07:50.361 në park kombëtar. 0:07:50.361,0:07:53.019 E shndërruam. Ia dhamë përsëri këtë tokë natyrës. 0:07:53.019,0:07:54.394 U bë park kombëtar. 0:07:54.394,0:07:58.144 Krijuam një institucion të quajtur Instituto Terra, 0:07:58.144,0:08:03.123 dhe krijuam një projekt të madh mjedisi për të mbledhur para kudo. 0:08:03.123,0:08:06.908 Këtu në Los Angeles, në Bay Area në San Francisco 0:08:06.908,0:08:09.059 ulej nga taksat në Shtetet e Bashkuara. 0:08:09.059,0:08:12.387 Mblodhëm para në Spanjë, në Itali, shumë në Brazil. 0:08:12.387,0:08:14.595 Punuam me shumë kompani në Brazil 0:08:14.595,0:08:16.843 të cilat hodhën para në këtë projekt, me qeverinë. 0:08:16.843,0:08:21.027 Dhe jeta erdhi përsëri e pata një dëshirë të madhe 0:08:21.027,0:08:24.443 t'i kthehesha fotografisë, të fotografoja sërish. 0:08:24.443,0:08:27.738 Këtë herë nuk doja të fotografoja më 0:08:27.738,0:08:32.321 vetëm një kafshë, të cilën e kisha fotografuar gjatë gjithë jetës sime: ne. 0:08:32.321,0:08:34.689 Doja të fotografoja kafshë të tjera, 0:08:34.689,0:08:36.681 të fotografoja pejsazhet, 0:08:36.681,0:08:40.127 të fotografoja njerëzit, por njerëzit e fillimit, 0:08:40.127,0:08:42.657 në kohën kur jetonim në ekuilibër me natyrën. 0:08:42.657,0:08:47.210 Dhe shkova. Ia nisa në fillim të 2004, 0:08:47.210,0:08:50.410 dhe përfundova në fund të 2011. 0:08:50.410,0:08:53.103 Bëmë një numër të pabesueshëm fotosh, 0:08:53.103,0:08:56.673 dhe përfundimi -- Lélia skicoi gjithë librat e mi, 0:08:56.673,0:08:59.737 gjithë shfaqjet e mia. Eshtë krijuesja e shfaqjeve të mia. 0:08:59.737,0:09:02.044 Dhe ajo çfarë duam nga këto foto 0:09:02.044,0:09:08.456 është të nisim një diskutim mbi çfarë kemi të pacënuar në planet 0:09:08.456,0:09:10.979 dhe çfarë duhet të ruajmë në këtë planet 0:09:10.979,0:09:14.277 nëse duam të jetojmë, të kemi ekuilibër në jetë. 0:09:14.277,0:09:16.788 Dhe doja të shikoja njerëzit, ne, 0:09:16.788,0:09:22.655 kur përdornim, po, mjetet tona në gur. 0:09:22.655,0:09:24.812 Ne akoma rrojmë. Javën e kaluar isha 0:09:24.812,0:09:27.708 tek Fondacioni Kombëtar Brazilian i Indianëve, 0:09:27.708,0:09:31.014 dhe vetëm në Amazonë kemi 110 grupe 0:09:31.014,0:09:33.945 indianësh, të cilët nuk janë kontaktuar ende. 0:09:33.945,0:09:36.478 Duhet të mbrojmë pyjet. 0:09:36.478,0:09:41.313 Dhe me këto foto, shpresoj të ndërtojmë 0:09:41.313,0:09:43.542 informacion, sistem informacionesh. 0:09:43.542,0:09:47.288 U munduam të bënim një prezantim të ri të planetit, 0:09:47.288,0:09:49.214 dhe dua t'ju tregoj tani vetëm disa fotografi 0:09:49.214,0:09:52.483 të këtij projekti, ju lutem. 0:11:47.543,0:11:49.975 Kjo — (Duartrokitje) — 0:11:49.975,0:11:54.538 Falemnderit. Shumë falemnderit. 0:11:57.142,0:12:00.228 Kjo tregon sa duhet të luftojmë 0:12:00.228,0:12:02.119 për ta mbajtur siç është tani. 0:12:02.119,0:12:06.230 Por është një pjesë tjetër, të cilën duhet ta ndërtojmë së bashku, 0:12:06.230,0:12:10.247 të ndërtojmë shoqëritë tona, familjet moderne të shoqërisë, 0:12:10.247,0:12:12.886 jemi në një pikë ku nuk mund të kthehemi më mbrapa. 0:12:12.886,0:12:15.094 Por krijojmë një kontradiktë të madhe. 0:12:15.094,0:12:17.390 Për të ndërtuar gjithë këtë, shkatërrojmë shumë. 0:12:17.390,0:12:19.600 Pylli ynë në Brazil, ai pylli antik 0:12:19.600,0:12:22.486 në përmasat e Kalifornisë, 0:12:22.486,0:12:25.160 është shkatërruar në masën 93 përqind. 0:12:25.160,0:12:28.154 Këtu, në Bregun Perëndimor, i keni shkatërruar pyjet tuaja. 0:12:28.154,0:12:31.391 Këtu rrotull, apo jo? Pyjet e sekuove janë zhdukur. 0:12:31.391,0:12:33.258 Shumë shpejt u zhdukën. 0:12:33.258,0:12:35.927 Duke ardhur para dy ditësh nga Atlanta këtu, 0:12:35.927,0:12:37.771 fluturova mbi shkretëtirat 0:12:37.771,0:12:40.631 që kemi bërë, që provokuam me duart tona. 0:12:40.631,0:12:43.290 India nuk ka më pemë. Spanja nuk ka më pemë. 0:12:43.290,0:12:46.799 Dhe duhet t'i ndërtojmë këto pyje. 0:12:46.799,0:12:50.447 Ato janë thelbi i jetës sonë, këto pyje. 0:12:50.447,0:12:54.689 Na duhet të marrim frymë. E vetmja fabrikë 0:12:54.689,0:12:58.265 në gjendje të shndërrojë CO2 në oksigjen, 0:12:58.265,0:13:00.009 janë pyjet. 0:13:00.009,0:13:04.363 Makineria e vetme në gjendje të kapë karbonin 0:13:04.363,0:13:07.214 që po prodhojmë, gjithmonë, 0:13:07.214,0:13:11.379 edhe kur e pakësojmë, me çdo gjë që bëjmë, prodhojmë CO2, 0:13:11.379,0:13:12.878 janë pemët. 0:13:12.878,0:13:17.244 Bëj pyetjen -- tre apo katër javë më parë, 0:13:17.244,0:13:18.933 pamë në gazeta 0:13:18.933,0:13:21.825 miliona peshq që ngordhën në Norvegji. 0:13:21.825,0:13:24.841 Mungesë oksigjeni në ujë. 0:13:24.841,0:13:27.073 Pyes veten, nëse për një moment, 0:13:27.073,0:13:31.060 nuk do kemi mungesa oksigjeni për gjithë speciet e kafshëve, 0:13:31.060,0:13:34.498 duke përfshirë tonën -- do të ishte shumë e ndërlikuar për ne. 0:13:34.498,0:13:38.802 Për sistemin ujor, pemët janë thelbësore. 0:13:38.802,0:13:42.474 Do ju jap një shembull të vogël që do ta kuptoni shumë lehtë. 0:13:42.474,0:13:46.400 Ju njerëz të lumtur që keni shumë flokë, 0:13:46.400,0:13:49.565 nëse bëni një dush, ju duhen 0:13:49.565,0:13:53.089 dy apo tre orë të thani flokët 0:13:53.089,0:13:55.410 nëse nuk përdorni tharëse flokësh. 0:13:55.410,0:14:00.191 Për mua, një minutë dhe janë tharë. E njëjta gjë edhe me pemët. 0:14:00.191,0:14:02.893 Pemët janë flokët e planetit tonë. 0:14:02.893,0:14:06.682 Kur bie shi në një vend ku nuk ka pemë, 0:14:06.682,0:14:10.110 në pak minuta, uji mbërrin në lumenj, 0:14:10.110,0:14:12.693 sjell dheun, duke shkatërruar burimet tona ujore, 0:14:12.693,0:14:14.600 duke shkatërruar lumenjtë, 0:14:14.600,0:14:16.010 dhe nuk ruan aspak lagështi. 0:14:16.010,0:14:20.301 Kur ka pemë, sistemi i rrënjëve ruan ujin. 0:14:20.301,0:14:23.029 Gjithë degët e pemëve, gjethet që bien 0:14:23.029,0:14:25.091 krijojnë një zonë të lagësht, 0:14:25.091,0:14:29.811 e cila rri me muaj të tërë nëntokë, shkon në lumenj, 0:14:29.811,0:14:33.011 dhe ruan burimin tonë, ruan lumenjtë tanë. 0:14:33.011,0:14:35.015 Kjo është gjëja më e rëndësishme, 0:14:35.015,0:14:39.478 kur imagjinojmë që na nevojitet uji për çdo aktivitet në jetën tonë. 0:14:39.478,0:14:41.666 Dua t'ju tregoj tani, për të përfunduar, 0:14:41.666,0:14:44.366 vetëm disa foto, që për mua 0:14:44.366,0:14:47.305 janë shumë të rëndësishme në këtë drejtim. 0:14:47.305,0:14:49.455 Ju kujtohet që ju tregova, 0:14:49.455,0:14:51.558 kur mora fermën nga prindërit e mi 0:14:51.558,0:14:54.358 ajo ishte parajsa ime, ishte ferma ime. 0:14:54.358,0:14:59.868 Tokë plotësisht e shkatërruar, erozioni, toka ishte tharë. 0:14:59.868,0:15:02.424 Por mund të shihni në këtë fotografi, 0:15:02.424,0:15:06.439 filluam të ndërtonim një qendër edukimi 0:15:06.439,0:15:11.403 që u shndërrua në një qendër mjedisore goxha të madhe në Brazil. 0:15:11.403,0:15:15.741 Por ju shihni shumë pika në foto. 0:15:15.741,0:15:19.318 Në çdo pikë, patëm mbjelle një pemë. 0:15:19.318,0:15:20.893 Janë me mijëra pemë. 0:15:20.893,0:15:24.101 Tani do ju tregoj fotot e bëra pikërisht në të njëjtin vend 0:15:24.101,0:15:26.178 para dy muajsh. 0:15:27.807,0:15:35.154 (Duartrokitje) 0:15:36.857,0:15:38.615 Ju thashë në fillim që nevojiteshin 0:15:38.615,0:15:43.415 gati 2.5 milion pemë 0:15:43.415,0:15:45.854 nga 200 specie të ndryshme 0:15:45.854,0:15:49.094 për të rindërtuar ekosistemin. 0:15:49.094,0:15:51.629 Dhe do ju tregoj foton e fundit. 0:15:51.629,0:15:54.798 Kemi dy milion pemë në tokë tani. 0:15:54.798,0:15:56.447 Po izolojmë 0:15:56.447,0:16:00.901 rreth 100 000 ton karboni me këto pemë. 0:16:00.901,0:16:05.445 Miqtë e mi, është shumë e thjeshtë për t'u bërë. Ne e bëmë, apo jo? 0:16:05.445,0:16:07.757 Nga një aksident që më ndodhi, 0:16:07.757,0:16:11.157 u kthyem, ndërtuam një ekosistem. 0:16:11.157,0:16:13.824 Ne brenda kësaj dhome, 0:16:13.824,0:16:17.360 besoj se kemi të njëjtin shqetësim, 0:16:17.360,0:16:19.796 dhe modelin që krijuam në Brazil, 0:16:19.796,0:16:21.141 mund ta shpërngulim këtu. 0:16:21.141,0:16:24.164 Mund ta zbatojmë në çdo vend të botës, apo jo? 0:16:24.164,0:16:27.112 Dhe besoj se mund ta bëjmë së bashku. 0:16:27.112,0:16:28.741 Shumë falemnderit. 0:16:28.741,0:16:33.388 (Duartrokitje)