1 00:00:01,212 --> 00:00:03,342 Nuk jam i sigurt nëse secili prej jush 2 00:00:03,342 --> 00:00:06,079 i ka të njohura fotot e mia. 3 00:00:06,079 --> 00:00:10,162 Dua t'ju tregoj vetëm disa prej tyre, 4 00:00:10,162 --> 00:00:13,112 dhe pastaj do të flas. 5 00:00:45,884 --> 00:00:49,836 Duhet t'ju tregoj pak për historinë time, 6 00:00:49,836 --> 00:00:51,783 sepse do të flasim për të 7 00:00:51,783 --> 00:00:54,764 gjatë fjalimit tim këtu. 8 00:00:54,764 --> 00:00:57,900 Kam lindur në 1944 në Brazil 9 00:00:57,900 --> 00:01:01,655 kur Brazili nuk ishte akoma ekonomi tregu. 10 00:01:01,655 --> 00:01:03,538 Linda në një fermë, 11 00:01:03,538 --> 00:01:08,040 një fermë, ku më shumë se 50 përqind ishte pyll ekuatorial (akoma). 12 00:01:08,040 --> 00:01:09,660 Vend i mrekullueshëm. 13 00:01:09,660 --> 00:01:13,972 Jetoja me zogj mahnitës, kafshë mahnitëse, 14 00:01:13,972 --> 00:01:18,213 Notoja në lumenjtë tanë të vegjël me kaimanë. 15 00:01:18,213 --> 00:01:21,122 Ishin gati 35 familje që jetonin në këtë fermë, 16 00:01:21,122 --> 00:01:25,404 dhe çdo gjë që prodhonim në këtë fermë, e konsumonim. 17 00:01:25,404 --> 00:01:27,511 Shumë pak gjëra shkonin në treg. 18 00:01:27,511 --> 00:01:30,221 Një herë në vit, e vetmja gjë që shkonte në treg 19 00:01:30,221 --> 00:01:31,941 ishte bagëtia që rrisnim, 20 00:01:31,941 --> 00:01:34,710 dhe udhëtonim për 45 ditë 21 00:01:34,710 --> 00:01:36,886 për të arritur te thertorja, 22 00:01:36,886 --> 00:01:39,180 duke sjellë mijëra kokë bagëtish, 23 00:01:39,180 --> 00:01:41,712 dhe për gati 20 ditë udhëtonim prapë 24 00:01:41,712 --> 00:01:44,109 për të mbërritur te ferma jonë. 25 00:01:44,109 --> 00:01:46,486 Kur isha 15 vjeç, 26 00:01:46,486 --> 00:01:49,991 mu desh ta lija atë vend 27 00:01:49,991 --> 00:01:53,454 dhe të shkoja në një qytet pak më të madh -- shumë më të madh -- 28 00:01:53,454 --> 00:01:56,885 ku përfundova gjimnazin. 29 00:01:56,885 --> 00:01:59,653 Atje mësova gjëra të tjera. 30 00:01:59,653 --> 00:02:02,278 Brazili kishte filluar të urbanizohej, industrializohej, 31 00:02:02,278 --> 00:02:06,693 dhe i dija politikat. U bëra disi radikal, 32 00:02:06,693 --> 00:02:09,535 isha anëtar i partive të majta, 33 00:02:09,535 --> 00:02:12,641 dhe u bëra aktivist. 34 00:02:12,641 --> 00:02:15,733 Hyra në universitet për ekonomi. 35 00:02:15,733 --> 00:02:18,413 Përfundova masterin në ekonomi. 36 00:02:18,413 --> 00:02:21,422 Dhe gjëja më e rëndësishme në jetën time 37 00:02:21,422 --> 00:02:23,081 ndodhi po në këtë periudhë. 38 00:02:23,081 --> 00:02:25,770 Njoha një vajzë të mrekullueshme, 39 00:02:25,770 --> 00:02:29,908 e cila u bë shoqja ime e ngushtë për gjithë jetën 40 00:02:29,908 --> 00:02:33,676 dhe shoqëruesja ime në çdo gjë që kam bërë deri më tani, 41 00:02:33,676 --> 00:02:36,940 bashkëshortja ime, Lélia Wanick Salgado. 42 00:02:36,940 --> 00:02:38,844 Brazili u radikalizua shumë. 43 00:02:38,844 --> 00:02:41,756 Luftuam fort kundër diktaturës, 44 00:02:41,756 --> 00:02:43,542 në një moment të rëndësishëm për ne: 45 00:02:43,542 --> 00:02:47,126 Ose rri klandestin me armë në duar, 46 00:02:47,126 --> 00:02:49,581 ose lër Brazilin. Ishim shumë të rinj, 47 00:02:49,581 --> 00:02:54,782 dhe organizata jonë mendoi se do të ishte më mirë sikur të largoheshim, 48 00:02:54,782 --> 00:02:55,746 dhe shkuam në Francë, 49 00:02:55,746 --> 00:02:57,765 ku bëra PhD në ekonomi, 50 00:02:57,765 --> 00:02:59,761 Léila u bë arkitekte. 51 00:02:59,761 --> 00:03:02,844 Më pas punova për një bankë investimi. 52 00:03:02,844 --> 00:03:05,806 Udhëtonim shumë, financonim zhvillimin, 53 00:03:05,806 --> 00:03:08,661 projektet ekonomike në Afrikë me Bankën Botërore. 54 00:03:08,661 --> 00:03:12,129 Dhe një ditë fotografia pushtoi komplet jetën time. 55 00:03:12,129 --> 00:03:13,367 U bëra fotograf, 56 00:03:13,367 --> 00:03:15,983 braktisa gjithçka dhe u bëra fotograf, 57 00:03:15,983 --> 00:03:18,808 dhe fillova të fotografoja 58 00:03:18,808 --> 00:03:21,804 gjëra të rëndësishme për mua. 59 00:03:21,804 --> 00:03:23,990 Shumë njerëz më thonë se jam fotoreporter, 60 00:03:23,990 --> 00:03:26,566 se jam foto-antropolog, 61 00:03:26,566 --> 00:03:29,327 se jam foto-aktivist. 62 00:03:29,327 --> 00:03:32,327 Por unë bëra më shumë se kaq. 63 00:03:32,327 --> 00:03:35,009 Fotografia u bë jeta ime. 64 00:03:35,009 --> 00:03:37,613 Jetoja komplet brenda fotografisë 65 00:03:37,613 --> 00:03:39,648 duke bërë projekte afatgjata, 66 00:03:39,648 --> 00:03:42,158 dhe dua t'ju tregoj vetëm disa foto 67 00:03:42,158 --> 00:03:48,055 të -- përsëri, ju do të shihni brenda projekteve sociale 68 00:03:48,055 --> 00:03:50,217 ku unë shkova, publikova librat e mi 69 00:03:50,217 --> 00:03:53,423 mbi këto foto, 70 00:03:53,423 --> 00:03:57,178 por do ju tregoj vetëm disa tani. 71 00:04:42,949 --> 00:04:46,724 Në vitet '90, nga 1994 në 2000, 72 00:04:46,724 --> 00:04:49,965 fotografova një histori të quajtur Migrimet. 73 00:04:49,965 --> 00:04:51,842 U bë libër. U bë shfaqje. 74 00:04:51,842 --> 00:04:54,600 Por gjatë kohës që po e fotografoja, 75 00:04:54,600 --> 00:05:00,337 po jetoja një periudhë të vështirë të jetës sime, sidomos në Ruanda. 76 00:05:00,337 --> 00:05:04,648 Në Ruanda pashë brutalitet. 77 00:05:04,648 --> 00:05:07,813 Pashë mijëra vdekje në ditë. 78 00:05:07,813 --> 00:05:10,754 Humba besimin në specien tonë. 79 00:05:10,754 --> 00:05:14,945 Nuk besoja se mund të jetonim më tutje, 80 00:05:14,945 --> 00:05:20,492 dhe fillova të sulmohesha nga vetë Stafilokoku im. 81 00:05:20,492 --> 00:05:23,476 Kisha infeksione kudo. 82 00:05:23,476 --> 00:05:27,888 Kur bëja dashuri me gruan time, nuk më dilte më spermë; 83 00:05:27,888 --> 00:05:30,715 Më dilte gjak. 84 00:05:30,715 --> 00:05:33,596 Shkova të vizitohesha te një miku im në Paris, 85 00:05:33,596 --> 00:05:36,362 i tregova për sëmundjen time. 86 00:05:36,362 --> 00:05:39,216 Më bëri një kontroll të gjatë e më tha: "Sebastian, 87 00:05:39,216 --> 00:05:42,353 ti nuk je i sëmurë, prostata jote është perfekte. 88 00:05:42,353 --> 00:05:46,441 Ajo çfarë ndodhi është se ti pe aq shumë vdekje sa po shkon drejt vdekjes tënde. 89 00:05:46,441 --> 00:05:49,360 Duhet të ndalosh. Ndalo. 90 00:05:49,360 --> 00:05:54,201 Duhet të ndalosh, përndryshe do të vdesësh." 91 00:05:54,201 --> 00:05:57,847 Dhe vendosa të ndaloja. 92 00:05:57,847 --> 00:06:00,140 U mërzita me fotografinë, 93 00:06:00,140 --> 00:06:02,161 me gjithçka në botë, 94 00:06:02,161 --> 00:06:06,001 dhe vendosa të kthehesha në vendin ku linda. 95 00:06:06,001 --> 00:06:07,605 Ndodhi një rastësi e madhe. 96 00:06:07,605 --> 00:06:11,016 Në këtë kohë prindërit po më plakeshin. 97 00:06:11,016 --> 00:06:14,577 Kam shtatë motra. Jam ndër burrat e vetëm në familje, 98 00:06:14,577 --> 00:06:16,445 dhe ata bashkë vendosën 99 00:06:16,445 --> 00:06:19,145 të na e jepnin mua dhe Léilës këtë tokë. 100 00:06:19,145 --> 00:06:24,761 Kur e morëm, kjo tokë ishte po aq e vdekur sa edhe unë. 101 00:06:24,761 --> 00:06:28,065 Kur isha fëmijë, më se 50 përqind e saj ishte pyll tropikal. 102 00:06:28,065 --> 00:06:29,587 Kur e morëm, 103 00:06:29,587 --> 00:06:33,362 më pak se gjysmë përqindjeje ishte pyll, 104 00:06:33,362 --> 00:06:35,007 ashtu si në të gjithë rajonin tim. 105 00:06:35,007 --> 00:06:37,936 Për të krijuar zhvillim, zhvillimin brazilian, 106 00:06:37,936 --> 00:06:40,723 shkatërruam shumë nga pyjet tona. 107 00:06:40,723 --> 00:06:42,706 Ashtu siç ju bëtë në Shtetet e Bashkuara, 108 00:06:42,706 --> 00:06:44,994 ose në Indi, kudo në planet. 109 00:06:44,994 --> 00:06:46,672 Për t'u zhvilluar 110 00:06:46,672 --> 00:06:48,755 vijmë te një kontradiktë e madhe 111 00:06:48,755 --> 00:06:52,490 që shkatërrojmë gjithçka përreth nesh. 112 00:06:52,490 --> 00:06:56,155 Kjo fermë që kishte mijëra kokë bagëtish 113 00:06:56,155 --> 00:06:58,322 kishte ngelur vetëm me disa qindra 114 00:06:58,322 --> 00:07:00,727 dhe nuk dinim si ta ndreqnim situatën. 115 00:07:00,727 --> 00:07:04,627 Léila pati një ide të jashtëzakonshme, një ide të çmendur. 116 00:07:04,627 --> 00:07:09,274 Dhe tha: "Pse nuk ndërton sërish pyllin e dikurshëm? 117 00:07:09,274 --> 00:07:10,780 Ti thua që ke lindur në parajsë. 118 00:07:10,780 --> 00:07:13,706 Le ta ndërtojmë sërish parajsën." 119 00:07:13,706 --> 00:07:16,538 Dhe shkova të takoja një shok timin të mirë 120 00:07:16,538 --> 00:07:18,071 inxhinier pyjesh 121 00:07:18,071 --> 00:07:19,969 që të përgatiste një projekt për ne, 122 00:07:19,969 --> 00:07:22,150 dhe filluam. Filluam të mbillnim, 123 00:07:22,150 --> 00:07:26,407 vitin e parë humbëm shumë pemë, vitin e dytë më pak 124 00:07:26,407 --> 00:07:31,468 dhe pak e nga pak, kjo tokë e vdekur filloi të ringjallej. 125 00:07:31,468 --> 00:07:34,831 Filluam të ndërtonim qindra e mijëra pemë, 126 00:07:34,831 --> 00:07:38,271 vetëm specie të zonës, vetëm vendase, 127 00:07:38,271 --> 00:07:41,812 ku ndërtuam një ekosistem identik me atë që ishte shkatërruar, 128 00:07:41,812 --> 00:07:46,120 dhe vendi u gjallërua në mënyrë të pabesueshme. 129 00:07:46,120 --> 00:07:48,919 Ishte e nevojshme për ne ta shndërronim tokën tonë 130 00:07:48,919 --> 00:07:50,361 në park kombëtar. 131 00:07:50,361 --> 00:07:53,019 E shndërruam. Ia dhamë përsëri këtë tokë natyrës. 132 00:07:53,019 --> 00:07:54,394 U bë park kombëtar. 133 00:07:54,394 --> 00:07:58,144 Krijuam një institucion të quajtur Instituto Terra, 134 00:07:58,144 --> 00:08:03,123 dhe krijuam një projekt të madh mjedisi për të mbledhur para kudo. 135 00:08:03,123 --> 00:08:06,908 Këtu në Los Angeles, në Bay Area në San Francisco 136 00:08:06,908 --> 00:08:09,059 ulej nga taksat në Shtetet e Bashkuara. 137 00:08:09,059 --> 00:08:12,387 Mblodhëm para në Spanjë, në Itali, shumë në Brazil. 138 00:08:12,387 --> 00:08:14,595 Punuam me shumë kompani në Brazil 139 00:08:14,595 --> 00:08:16,843 të cilat hodhën para në këtë projekt, me qeverinë. 140 00:08:16,843 --> 00:08:21,027 Dhe jeta erdhi përsëri e pata një dëshirë të madhe 141 00:08:21,027 --> 00:08:24,443 t'i kthehesha fotografisë, të fotografoja sërish. 142 00:08:24,443 --> 00:08:27,738 Këtë herë nuk doja të fotografoja më 143 00:08:27,738 --> 00:08:32,321 vetëm një kafshë, të cilën e kisha fotografuar gjatë gjithë jetës sime: ne. 144 00:08:32,321 --> 00:08:34,689 Doja të fotografoja kafshë të tjera, 145 00:08:34,689 --> 00:08:36,681 të fotografoja pejsazhet, 146 00:08:36,681 --> 00:08:40,127 të fotografoja njerëzit, por njerëzit e fillimit, 147 00:08:40,127 --> 00:08:42,657 në kohën kur jetonim në ekuilibër me natyrën. 148 00:08:42,657 --> 00:08:47,210 Dhe shkova. Ia nisa në fillim të 2004, 149 00:08:47,210 --> 00:08:50,410 dhe përfundova në fund të 2011. 150 00:08:50,410 --> 00:08:53,103 Bëmë një numër të pabesueshëm fotosh, 151 00:08:53,103 --> 00:08:56,673 dhe përfundimi -- Lélia skicoi gjithë librat e mi, 152 00:08:56,673 --> 00:08:59,737 gjithë shfaqjet e mia. Eshtë krijuesja e shfaqjeve të mia. 153 00:08:59,737 --> 00:09:02,044 Dhe ajo çfarë duam nga këto foto 154 00:09:02,044 --> 00:09:08,456 është të nisim një diskutim mbi çfarë kemi të pacënuar në planet 155 00:09:08,456 --> 00:09:10,979 dhe çfarë duhet të ruajmë në këtë planet 156 00:09:10,979 --> 00:09:14,277 nëse duam të jetojmë, të kemi ekuilibër në jetë. 157 00:09:14,277 --> 00:09:16,788 Dhe doja të shikoja njerëzit, ne, 158 00:09:16,788 --> 00:09:22,655 kur përdornim, po, mjetet tona në gur. 159 00:09:22,655 --> 00:09:24,812 Ne akoma rrojmë. Javën e kaluar isha 160 00:09:24,812 --> 00:09:27,708 tek Fondacioni Kombëtar Brazilian i Indianëve, 161 00:09:27,708 --> 00:09:31,014 dhe vetëm në Amazonë kemi 110 grupe 162 00:09:31,014 --> 00:09:33,945 indianësh, të cilët nuk janë kontaktuar ende. 163 00:09:33,945 --> 00:09:36,478 Duhet të mbrojmë pyjet. 164 00:09:36,478 --> 00:09:41,313 Dhe me këto foto, shpresoj të ndërtojmë 165 00:09:41,313 --> 00:09:43,542 informacion, sistem informacionesh. 166 00:09:43,542 --> 00:09:47,288 U munduam të bënim një prezantim të ri të planetit, 167 00:09:47,288 --> 00:09:49,214 dhe dua t'ju tregoj tani vetëm disa fotografi 168 00:09:49,214 --> 00:09:52,483 të këtij projekti, ju lutem. 169 00:11:47,543 --> 00:11:49,975 Kjo — (Duartrokitje) — 170 00:11:49,975 --> 00:11:54,538 Falemnderit. Shumë falemnderit. 171 00:11:57,142 --> 00:12:00,228 Kjo tregon sa duhet të luftojmë 172 00:12:00,228 --> 00:12:02,119 për ta mbajtur siç është tani. 173 00:12:02,119 --> 00:12:06,230 Por është një pjesë tjetër, të cilën duhet ta ndërtojmë së bashku, 174 00:12:06,230 --> 00:12:10,247 të ndërtojmë shoqëritë tona, familjet moderne të shoqërisë, 175 00:12:10,247 --> 00:12:12,886 jemi në një pikë ku nuk mund të kthehemi më mbrapa. 176 00:12:12,886 --> 00:12:15,094 Por krijojmë një kontradiktë të madhe. 177 00:12:15,094 --> 00:12:17,390 Për të ndërtuar gjithë këtë, shkatërrojmë shumë. 178 00:12:17,390 --> 00:12:19,600 Pylli ynë në Brazil, ai pylli antik 179 00:12:19,600 --> 00:12:22,486 në përmasat e Kalifornisë, 180 00:12:22,486 --> 00:12:25,160 është shkatërruar në masën 93 përqind. 181 00:12:25,160 --> 00:12:28,154 Këtu, në Bregun Perëndimor, i keni shkatërruar pyjet tuaja. 182 00:12:28,154 --> 00:12:31,391 Këtu rrotull, apo jo? Pyjet e sekuove janë zhdukur. 183 00:12:31,391 --> 00:12:33,258 Shumë shpejt u zhdukën. 184 00:12:33,258 --> 00:12:35,927 Duke ardhur para dy ditësh nga Atlanta këtu, 185 00:12:35,927 --> 00:12:37,771 fluturova mbi shkretëtirat 186 00:12:37,771 --> 00:12:40,631 që kemi bërë, që provokuam me duart tona. 187 00:12:40,631 --> 00:12:43,290 India nuk ka më pemë. Spanja nuk ka më pemë. 188 00:12:43,290 --> 00:12:46,799 Dhe duhet t'i ndërtojmë këto pyje. 189 00:12:46,799 --> 00:12:50,447 Ato janë thelbi i jetës sonë, këto pyje. 190 00:12:50,447 --> 00:12:54,689 Na duhet të marrim frymë. E vetmja fabrikë 191 00:12:54,689 --> 00:12:58,265 në gjendje të shndërrojë CO2 në oksigjen, 192 00:12:58,265 --> 00:13:00,009 janë pyjet. 193 00:13:00,009 --> 00:13:04,363 Makineria e vetme në gjendje të kapë karbonin 194 00:13:04,363 --> 00:13:07,214 që po prodhojmë, gjithmonë, 195 00:13:07,214 --> 00:13:11,379 edhe kur e pakësojmë, me çdo gjë që bëjmë, prodhojmë CO2, 196 00:13:11,379 --> 00:13:12,878 janë pemët. 197 00:13:12,878 --> 00:13:17,244 Bëj pyetjen -- tre apo katër javë më parë, 198 00:13:17,244 --> 00:13:18,933 pamë në gazeta 199 00:13:18,933 --> 00:13:21,825 miliona peshq që ngordhën në Norvegji. 200 00:13:21,825 --> 00:13:24,841 Mungesë oksigjeni në ujë. 201 00:13:24,841 --> 00:13:27,073 Pyes veten, nëse për një moment, 202 00:13:27,073 --> 00:13:31,060 nuk do kemi mungesa oksigjeni për gjithë speciet e kafshëve, 203 00:13:31,060 --> 00:13:34,498 duke përfshirë tonën -- do të ishte shumë e ndërlikuar për ne. 204 00:13:34,498 --> 00:13:38,802 Për sistemin ujor, pemët janë thelbësore. 205 00:13:38,802 --> 00:13:42,474 Do ju jap një shembull të vogël që do ta kuptoni shumë lehtë. 206 00:13:42,474 --> 00:13:46,400 Ju njerëz të lumtur që keni shumë flokë, 207 00:13:46,400 --> 00:13:49,565 nëse bëni një dush, ju duhen 208 00:13:49,565 --> 00:13:53,089 dy apo tre orë të thani flokët 209 00:13:53,089 --> 00:13:55,410 nëse nuk përdorni tharëse flokësh. 210 00:13:55,410 --> 00:14:00,191 Për mua, një minutë dhe janë tharë. E njëjta gjë edhe me pemët. 211 00:14:00,191 --> 00:14:02,893 Pemët janë flokët e planetit tonë. 212 00:14:02,893 --> 00:14:06,682 Kur bie shi në një vend ku nuk ka pemë, 213 00:14:06,682 --> 00:14:10,110 në pak minuta, uji mbërrin në lumenj, 214 00:14:10,110 --> 00:14:12,693 sjell dheun, duke shkatërruar burimet tona ujore, 215 00:14:12,693 --> 00:14:14,600 duke shkatërruar lumenjtë, 216 00:14:14,600 --> 00:14:16,010 dhe nuk ruan aspak lagështi. 217 00:14:16,010 --> 00:14:20,301 Kur ka pemë, sistemi i rrënjëve ruan ujin. 218 00:14:20,301 --> 00:14:23,029 Gjithë degët e pemëve, gjethet që bien 219 00:14:23,029 --> 00:14:25,091 krijojnë një zonë të lagësht, 220 00:14:25,091 --> 00:14:29,811 e cila rri me muaj të tërë nëntokë, shkon në lumenj, 221 00:14:29,811 --> 00:14:33,011 dhe ruan burimin tonë, ruan lumenjtë tanë. 222 00:14:33,011 --> 00:14:35,015 Kjo është gjëja më e rëndësishme, 223 00:14:35,015 --> 00:14:39,478 kur imagjinojmë që na nevojitet uji për çdo aktivitet në jetën tonë. 224 00:14:39,478 --> 00:14:41,666 Dua t'ju tregoj tani, për të përfunduar, 225 00:14:41,666 --> 00:14:44,366 vetëm disa foto, që për mua 226 00:14:44,366 --> 00:14:47,305 janë shumë të rëndësishme në këtë drejtim. 227 00:14:47,305 --> 00:14:49,455 Ju kujtohet që ju tregova, 228 00:14:49,455 --> 00:14:51,558 kur mora fermën nga prindërit e mi 229 00:14:51,558 --> 00:14:54,358 ajo ishte parajsa ime, ishte ferma ime. 230 00:14:54,358 --> 00:14:59,868 Tokë plotësisht e shkatërruar, erozioni, toka ishte tharë. 231 00:14:59,868 --> 00:15:02,424 Por mund të shihni në këtë fotografi, 232 00:15:02,424 --> 00:15:06,439 filluam të ndërtonim një qendër edukimi 233 00:15:06,439 --> 00:15:11,403 që u shndërrua në një qendër mjedisore goxha të madhe në Brazil. 234 00:15:11,403 --> 00:15:15,741 Por ju shihni shumë pika në foto. 235 00:15:15,741 --> 00:15:19,318 Në çdo pikë, patëm mbjelle një pemë. 236 00:15:19,318 --> 00:15:20,893 Janë me mijëra pemë. 237 00:15:20,893 --> 00:15:24,101 Tani do ju tregoj fotot e bëra pikërisht në të njëjtin vend 238 00:15:24,101 --> 00:15:26,178 para dy muajsh. 239 00:15:27,807 --> 00:15:35,154 (Duartrokitje) 240 00:15:36,857 --> 00:15:38,615 Ju thashë në fillim që nevojiteshin 241 00:15:38,615 --> 00:15:43,415 gati 2.5 milion pemë 242 00:15:43,415 --> 00:15:45,854 nga 200 specie të ndryshme 243 00:15:45,854 --> 00:15:49,094 për të rindërtuar ekosistemin. 244 00:15:49,094 --> 00:15:51,629 Dhe do ju tregoj foton e fundit. 245 00:15:51,629 --> 00:15:54,798 Kemi dy milion pemë në tokë tani. 246 00:15:54,798 --> 00:15:56,447 Po izolojmë 247 00:15:56,447 --> 00:16:00,901 rreth 100 000 ton karboni me këto pemë. 248 00:16:00,901 --> 00:16:05,445 Miqtë e mi, është shumë e thjeshtë për t'u bërë. Ne e bëmë, apo jo? 249 00:16:05,445 --> 00:16:07,757 Nga një aksident që më ndodhi, 250 00:16:07,757 --> 00:16:11,157 u kthyem, ndërtuam një ekosistem. 251 00:16:11,157 --> 00:16:13,824 Ne brenda kësaj dhome, 252 00:16:13,824 --> 00:16:17,360 besoj se kemi të njëjtin shqetësim, 253 00:16:17,360 --> 00:16:19,796 dhe modelin që krijuam në Brazil, 254 00:16:19,796 --> 00:16:21,141 mund ta shpërngulim këtu. 255 00:16:21,141 --> 00:16:24,164 Mund ta zbatojmë në çdo vend të botës, apo jo? 256 00:16:24,164 --> 00:16:27,112 Dhe besoj se mund ta bëjmë së bashku. 257 00:16:27,112 --> 00:16:28,741 Shumë falemnderit. 258 00:16:28,741 --> 00:16:33,388 (Duartrokitje)