Shpikja ime e thjeshtë, për ta ruajtur gjyshin tim.
-
0:01 - 0:04Cili është kërcënimi më në rritje
për shëndetin amerikan? -
0:04 - 0:07Kanceri? Sulmi kardiak? Diabeti?
-
0:07 - 0:09Në fakt, nuk është asnjëri nga këto.
-
0:09 - 0:11Është sëmundja e Alzheimerit.
-
0:11 - 0:13Çdo 67 sekonda
-
0:13 - 0:16dikush në SHBA është i diagnostikuar
me Alzheimer. -
0:17 - 0:20Duke qenë që numri i pacientëve
me Alzheimer trefishohet në vitin 2050 -
0:20 - 0:23kujdesja ndaj këtyre, dhe kujdesja ndaj
pjesës tjetër të popullatës së moshuar, -
0:24 - 0:26do të bëhet një sfide shoqërore
e pakalueshme. -
0:26 - 0:28Familja ime është
përballur drejtëpërdrejt -
0:28 - 0:31me vështirësitë e kujdesjes,
për një pacient me Alzheimer. -
0:31 - 0:33I rritur në një familje me
mbi tre gjenerata, -
0:33 - 0:35gjithmonë kam qenë i afërt me gjyshin tim.
-
0:35 - 0:37Kur isha 4 vjeç,
-
0:37 - 0:39gjyshi im dhe unë po shëtisnim
në një park në Japoni -
0:39 - 0:40kur ai papritmas humbi.
-
0:40 - 0:44Ishte një nga momentet më të frikshme
që kam përjetuar në jetën time. -
0:44 - 0:46gjithashtu ishte momenti i parë
që na informoi që gjyshi im -
0:46 - 0:49kishte sëmundjen e Alzheimerit.
-
0:49 - 0:51Gjatë 12 viteve të fundit,
-
0:51 - 0:53gjendja e tij vinte duke u përkeqësuar
-
0:53 - 0:55dhe sidomos ecjet e tij në gjumë natën
-
0:55 - 0:56i shkaktuan sidomos
shumë stres familjes time. -
0:56 - 0:57Tezja ime, kujdestarja e tij kryesore
-
0:57 - 1:00ka hequr keq duke qëndruar natën
vonë për ta mbajtur nën vëzhgim -
1:00 - 1:03e megjithatë, shpeshherë nuk ia dilte
ta kapte kur po lëshonte shtratin. -
1:03 - 1:06Fillova të shqetësohem me
mirëqenien e tezes sime -
1:06 - 1:08si dhe për sigurinë e gjyshit tim.
-
1:08 - 1:09Kam kërkuar shumë për një zgjidhje
-
1:09 - 1:11me të cilën do të mund të
ndihmoja familjen time, -
1:11 - 1:12por nuk ia dilja.
-
1:13 - 1:15Derisa një natë, para dy vitesh
-
1:15 - 1:17po kujdesesha për gjyshin tim
-
1:17 - 1:19dhe e pashë duke u çuar nga shtrati.
-
1:19 - 1:21Në momentin që këmba e tij preku dyshemenë
-
1:21 - 1:24Thash me vete : " pse nuk vë një sensor
presioni në thembrën e tij?" -
1:24 - 1:27Sapo të ecte mbi dysheme
dhe të çohej nga shtrati -
1:27 - 1:29Sensori shtypës do të detektonte
rritje presioni -
1:29 - 1:32të shkaktuar nga rëndesa e trupit
dhe pastaj, me anë të valëve wifi, -
1:32 - 1:34t'i dërgoje një sinjal me zë
smartfonit të kujdestarit. -
1:34 - 1:36Në këtë mënyrë, tezja do të mund të flinte
shumë më mirë natën, -
1:36 - 1:39pa u shqetësuar me ecjet
në gjumë të gjyshit. -
1:39 - 1:42Dhe tani do të doja të ju bëj
një demonstrim të kësaj çorapeje. -
1:45 - 1:47A mund të ma jepni një çorape në skenë,
ju lutem ? -
1:47 - 1:48(Të qeshura)
-
1:48 - 1:50Shkëlqyeshëm.
-
1:52 - 1:54Pra, sapo të shkelë pacienti mbi dysheme...
-
1:56 - 1:57(Zile)
-
1:58 - 2:01sinjali i dërgohet smartfonit të kujdestarit.
-
2:05 - 2:06Ju falemnderit. (Duartrokitje)
-
2:06 - 2:07Faleminderit, vajza e çorapes.
-
2:11 - 2:14Ky është një vizatim i dizajnit fillestar.
-
2:16 - 2:18Dëshira ime për të krijuar një teknologji
të bazuar në sensorë -
2:18 - 2:21ndoshta buronte nga një dashuri e përjetshme
për sensorët dhe teknologjinë. -
2:22 - 2:23Kur isha 6 vjeç,
-
2:23 - 2:26një mik i moshuar i familjes
u rrëzua në banjë -
2:26 - 2:28dhe pësoi lëndime të rënda.
-
2:28 - 2:29Aty nisa të shqetësohem për gjyshërit e mi
-
2:29 - 2:32dhe vendosa të shpik
një sistem banjoje të mençur -
2:32 - 2:34Sensorë lëvizjesh që do të instaloheshin
-
2:34 - 2:39brenda pllakave të dyshemesë së banjos
kurdo që ato të rrëzoheshin në të. -
2:39 - 2:43Meqenëse isha vetëm 6 vjeç në atë kohë
dhe nuk kisha dalur ende nga kopshti, -
2:44 - 2:48Nuk i kisha burimet dhe mjetet e nevojshme
për ta kthyer idenë time në realitet, -
2:48 - 2:52por megjithatë, hulumtimet e mia
me të vërtetë më dhanë një -
2:52 - 2:55dëshirë të çeliktë për të përdorur
sensorët që të ndihmoj të moshuarit. -
2:55 - 2:59Vërtet besoj që sensorët mund t'ua
përmirësojnë jetën të moshuarve. -
3:00 - 3:04Kur paraqita planin tim, e kuptova që
po përballesha me tre sfida kryesore : -
3:04 - 3:06e para, të krijoj sensorin;
-
3:06 - 3:08e dyta, të dizenjoj një qark;
-
3:08 - 3:10dhe e treta, të programoj
një aplikacion për smartfon. -
3:10 - 3:13Kjo më shtyu të kuptoj që projekti im ishte
në fakt shumë më i vështirë për t'u realizuar -
3:13 - 3:15se sa e kisha menduar në fillim.
-
3:15 - 3:17E para, mu desh që të krijoj një sensor
që vishet e që ishte i hollë -
3:18 - 3:21dhe mjaft fleksibël për t'u mbajtur në
thembrën e pacientit. -
3:21 - 3:24Pas shumë hulumtimeve dhe testimeve,
në materiale si goma, -
3:24 - 3:28që doli të ishte shumë i trashë
për t'u veshur fiks në thembër -
3:28 - 3:30vendosa të printoj një film-sensor
-
3:30 - 3:33me grimca përçuesish elektrikë.
-
3:33 - 3:36Sapo të aplikohet presioni, lidhja
në mes grimcave zmadhohet. -
3:36 - 3:39Ndaj, munda të dizenjoj një qark që
do të maste presionin -
3:39 - 3:41duke e matur rezistencën elektrike.
-
3:41 - 3:44Pastaj, m'u desh të dizenjoj një
qark wifi që mund të vishet lehtë. -
3:44 - 3:47por, transmisioni i sinjalit wifi
konsumon shumë energji -
3:47 - 3:49dhe kërkon bateri të rënda dhe voluminoze.
-
3:49 - 3:53Fatmirësisht, munda të mësoj
mbi teknologjinë Bluetooth, -
3:53 - 3:56e cila konsumon shumë pak energji dhe
mund të përçohet me bateri të vogla. -
3:56 - 4:00Kjo parandaloi që aparati të harxhohet
në mes të natës. -
4:00 - 4:02Së fundi, m'u desh të kodoj një aplikacion
për smartfonë -
4:02 - 4:04që do të transformonte thelbësisht
-
4:04 - 4:06smartfonin e kujdestarit në një
monitorues nga larg. -
4:06 - 4:09Për këtë, m'u desh që të zgjeroj
njohuritë e mia mbi kodimin Java dhe XCode -
4:09 - 4:13dhe poashtu, si të programoj për
aparate bluetooth të vogla në energji -
4:13 - 4:16duke parë kurse në Youtube
dhe duke lexuar libra të ndryshëm. -
4:17 - 4:21Duke i bashkuar gjitha këto,
isha i aftë të krijoj dy prototipe -
4:21 - 4:23në njërin, sensori është i futur
brenda në çorape -
4:23 - 4:26dhe tjetri që është një sensor
i montueshëm -
4:26 - 4:28që mund të ngjitet kudo ku mund
të ketë kontakt -
4:28 - 4:30me thembrën e pacientit.
-
4:30 - 4:33E kam testuar këtë aparat tek
gjyshi im për gati një vit -
4:33 - 4:35dhe ka pasur 100 përqind sukses,
-
4:35 - 4:38duke detektuar mbi 900 raste
të të ecurit e tij në gjumë. -
4:39 - 4:41Verën e shkuar munda të bëj një
beta testim aparatit tim -
4:41 - 4:44në shumë shtëpi kujdestarie në Kaliforni
-
4:44 - 4:46dhe aktualisht jam duke grumbulluar
reagimet -
4:46 - 4:49në mënyrë që të përmirësoj aparatin
në një produkt që mund të shitet. -
4:49 - 4:51Duke e testuar aparatin në shumë pacientë
-
4:51 - 4:53më bëri të kuptoj që duhet të
gjeja nje zgjidhje -
4:53 - 4:56për njerëz të cilët nuk donin
të vishnin çorape natën në gjumë. -
4:57 - 5:00Pra, të dhënat e sensorit, të grumbulluara
në shumë pacientë -
5:00 - 5:03mund të jenë të vlefshme për të përmirësuar
kujdesjen ndaj pacientit. -
5:03 - 5:05dhe poashtu, ndoshta duke e çuar atë
drejt kurimit. -
5:05 - 5:07Për shembull, tani për tani po shqyrtoj
-
5:07 - 5:10ndërlidhjet në mes shpeshtësisë
së zgjuarjeve në gjumë të pacientit -
5:10 - 5:13aktivitetet e tij ditore, dhe dietës.
-
5:14 - 5:17Një gjë që s'do ta harroj kurrë
është kur aparati im, -
5:17 - 5:19për herë të parë, zuri gjyshin tim
duke ecur në gjumë. -
5:19 - 5:22Në atë moment, isha i shtangur
nga fuqia e teknologjisë -
5:22 - 5:24e cila e përmirëson jetën.
-
5:24 - 5:26Njerëzit që jetojnë të lumtur dhe
të shëndetshëm... -
5:26 - 5:28Kjo është bota që ëndërroj.
-
5:28 - 5:30Falemnderit shumë.
-
5:30 - 5:34(Duartrokitje).
- Title:
- Shpikja ime e thjeshtë, për ta ruajtur gjyshin tim.
- Speaker:
- Keneth Shinozuka
- Description:
-
60 përqind e njerëzve me Alzheimer, ecin në gjumë natën, një çështje që rezulton tepër e stresueshme për të dy: edhe pacientët edhe kujdestarët. Në këtë ligjeratë simpatike, dëgjoni se si adoleshenti Keneth Shinozuka erdhi me një zgjidhje inovative për të ndihmuar gjyshin somnabul, dhe tezen që kujdeset për të...tash ai shpreson të ndihmoje të tjerë të sëmurë me Alzheimer.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 05:46
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My simple invention, designed to keep my grandfather safe | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My simple invention, designed to keep my grandfather safe | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My simple invention, designed to keep my grandfather safe | ||
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for My simple invention, designed to keep my grandfather safe | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for My simple invention, designed to keep my grandfather safe | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My simple invention, designed to keep my grandfather safe | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My simple invention, designed to keep my grandfather safe | ||
Retired user edited Albanian subtitles for My simple invention, designed to keep my grandfather safe |