Amy Cuddy: Gjuha e trupit mund të formësojë veten tuaj.
-
0:00 - 0:06Dua t'ia filloj duke ju treguar
një strategji -
0:06 - 0:09dhe e vetmja gjë qe ju kërkoj është kjo:
-
0:09 - 0:13që të ndryshoni qendrimin tuaj
për dy minuta. -
0:13 - 0:16Por para se t'ia filloj, kërkoj nga ju
-
0:16 - 0:20të bëni një vlerësim të trupit tuaj.
-
0:20 - 0:23Pra, sa nga ju mblidhen mbi vete?
-
0:23 - 0:26Ndoshta perkuleni, vendosni këmbët kryq.
-
0:26 - 0:30Mbani duart kështu.
-
0:30 - 0:33Ndonjëherë i hapim shumë. (Të qeshura)
-
0:33 - 0:36Ju shikoj. (Të qeshura)
-
0:36 - 0:39Dua të fokusoheni në atë që jeni
duke bërë tani. -
0:39 - 0:41Do të kthehemi tek kjo pas pak,
-
0:41 - 0:44dhe shpresoj që ta përvetësoni
këtë teknikë sado pak -
0:44 - 0:47sepse mund t'ua ndryshojë
dukshëm jetën, -
0:47 - 0:52Pra, ne magjepsemi me gjuhën e trupit,
-
0:52 - 0:56dhe veqanërisht jemi të interesuar
në gjuhën e trupit të të tjerëve. -
0:56 - 1:00E dini, ne jemi të interesuar në....
-- (Të qeshura) --- -
1:00 - 1:04një bisedë e quditshme ose një buzëqeshje
-
1:05 - 1:09një shikim përbuzës ose një shkelje syri
e quditshme, -
1:09 - 1:12ose ndoshta thjesht një shtrëngim duarsh.
-
1:12 - 1:15Folësi: Ja ku mbërrijnë ata në numrin 10.
-
1:15 - 1:20Polici me fat ka rastin të shtrëngojë
duart me presidetin e Amerikës -
1:20 - 1:25Ja dhe kryeministri --
Jo. (Të qeshura) (Duartrokitje) -
1:25 - 1:27(Të qeshura) (Duartrokitje)
-
1:27 - 1:31Pra dhënia ose mosdhënia e dorës,
-
1:31 - 1:34mund të na bëjë të flasim për javë
dhe javë dhe javë. -
1:34 - 1:36Madje edhe BBC dhe New York TImes.
-
1:36 - 1:40Pra dukshëm kur ne mendojmë për
sjelljen joverbale, -
1:40 - 1:43ose gjuhën e trupit -- që si shkencëtarë
e quajmë joverbale -- -
1:43 - 1:46eshte gjuhe, na ben te mendojme
për komunikimin. -
1:46 - 1:49Kur ne mendojmë për komunikimin,
mendojmë për bashkëbisedimet. -
1:49 - 1:51Cfarë po më komunikon
gjuha e juaj e trupit mua? -
1:51 - 1:54Cfarë po ju komunikoj unë ju?
-
1:54 - 1:59Ka disa arsye për t'i parë gjërat
në këtë këndvështrim. -
1:59 - 2:01Shkencëtarët social kanë
shpenzuar mjaft kohë -
2:01 - 2:03duke shikuar efektet
e gjuhës së trupit tonë, -
2:03 - 2:06ose atë të njerëzve të tjerë, si bazë e
krijimit të gjykimeve. -
2:06 - 2:10Dhe ne vërtetë gjykojmë bazuar nga
gjuha e trupit. -
2:10 - 2:14Dhe këto gjykime mund të parashikojnë
rezultate të vlefshme jetësore -
2:14 - 2:17si kë punësojmë ose ngrejmë në detyrë,
apo ftojmë në takim. -
2:17 - 2:22Përshembull Nalini Ambady, hulumtuese në
Universitetin e Tuft, -
2:22 - 2:27tregon se kur njerëzit shikojnë klipe
30-sekondëshe pa zë -
2:27 - 2:30të bashkëveprimeve reale midis
mjekut dhe pacientit, -
2:30 - 2:32gjykimi i tyre mbi mirësjelljen e mjekut,
-
2:32 - 2:35parashikon nëse ai mjek
do të paditet ose jo. -
2:35 - 2:37Pra nuk ka të bëjë aq shumë
-
2:37 - 2:39me atë se a ishte apo jo ai mjek i aftë,
-
2:39 - 2:42por a e pëlqejmë atë person dhe si
bashkëveproi ai? -
2:42 - 2:45Edhe më dramatike,
Alex Todorov në Princeton -
2:45 - 2:49thotë se gjykimet mbi fytyrat e
politikanëve -
2:49 - 2:53në vetëm një sekond parashikojnë 70%
-
2:53 - 2:57të rezultateve të garave
për senatin Amerikan, -
2:57 - 2:59dhe madje, të flasim për rrjetin virtual
-
2:59 - 3:03karakteret e përdorura në negocimet
e bëra online -
3:03 - 3:06ju bëjnë të mundur që të merrni më
shumë vlerë nga ai negocim. -
3:06 - 3:08Nëse i përdorni keq ato, ide jo e mirë.
Apo jo? -
3:08 - 3:12Pra, kur mendojmë për joverbalen, mendojmë
për mënyrën se si i gjykojmë të tjerët, -
3:12 - 3:15si të tjerët na gjykojnë ne,
dhe cilat janë përfundimet. -
3:15 - 3:17Ne priremi të harrojmë, edhe
audiencën tjetër -
3:17 - 3:20e cila influencohet nga joverbali jonë,
e kjo është vetvetja. -
3:21 - 3:24Ne gjithashtu influencohemi
nga joverbali ynë, -
3:24 - 3:26mendimet, ndjenjat dhe fiziologjia jonë.
-
3:26 - 3:29Për çfarë joverbali jam duke folur?
-
3:29 - 3:32Unë jam psikologe sociale.
Studioj paragjykimet, -
3:32 - 3:35dhe jap mësim në një shkollë
konkuruese biznesi, -
3:35 - 3:39pra ishte e ditur që do të isha e
interesuar në fuqinë dinamike. -
3:39 - 3:43Veqanërisht fillova të interesohesha
në shprehjet joverbale -
3:43 - 3:45të pushtetit dhe dominancës.
-
3:45 - 3:48Dhe cilat janë shprehjet joverbale
të pushtetit dhe dominancës? -
3:48 - 3:50Epo, ja çfarë janë.
-
3:50 - 3:53Në mbretërinë e kafshëve,
paraqet zgjerimin. -
3:53 - 3:56Pra për t'a bërë veten më të madh,
i zgjat duart, -
3:56 - 3:59merr më shumë hapësirë,
pra në parim hapesh. -
3:59 - 4:01Esenca është që të hapesh.
-
4:01 - 4:03Dhe kjo është e vërtetë
përgjatë mbretërisë së kafshëve. -
4:03 - 4:06Kjo nuk ndodh vetëm tek kafshët.
-
4:06 - 4:09Edhe njerëzit bëjnë të njejtën gjë.
(Të qeshura) -
4:09 - 4:13Pra njerëzit e bëjnë këtë kur kanë
fuqi pothuajse të vazhdueshme, -
4:13 - 4:16dhe gjithashtu kur ndjehen të pushtetshëm
në një moment. -
4:16 - 4:19Dhe kjo është veqanërisht
interesante sepse vërtet na tregon -
4:19 - 4:23sa universale dhe të vjetra janë këto
shprehje të pushtetit. -
4:23 - 4:25Këtë shprehje, që njihet si krenari,
-
4:25 - 4:28e ka studiuar Jessica Tracy.
-
4:28 - 4:30Ajo tregon se njerëzit që kanë lindur
me shikim normal -
4:31 - 4:33dhe ata që kanë lindur të verbër
e bëjnë këtë -
4:33 - 4:36kur fitojnë në një garë fizike.
-
4:36 - 4:38Kur ata e kalojnë vijën e finishit
dhe kanë fituar, -
4:38 - 4:41edhe pse nuk kanë parë
një shprehje të tillë -
4:41 - 4:42Ata e bëjnë këtë.
-
4:42 - 4:45Pra duart lart dhe mjekra gjithashtu
ngrihet. -
4:45 - 4:47Po kur jemi t'pafuqishëm?
-
4:47 - 4:48Ne bëjmë të kundërtën.
-
4:48 - 4:51Ne ngushtohemi.
Ne mbështillemi në vete. -
4:51 - 4:52E bëjmë veten më të vogël.
-
4:52 - 4:55Ne nuk duam të përplasemi
me personin ngjitur me ne. -
4:55 - 4:58Keshtuqë prapë, kafshët dhe njerëzit,
bëjnë të njejtën gjë. -
4:58 - 5:01Ja çfarë ndodh kur pushteti i lartë dhe
ai i ulët takohen. -
5:01 - 5:04Pra çfarë bëjmë ne kur vjen puna
tek pushteti -
5:04 - 5:07është se ne e plotësojmë komunikimin
joverbal të të tjerëve. -
5:07 - 5:10Nëse dikush sillet më i pushtetshëm
kundrejt nesh, -
5:10 - 5:12ne priremi të zvogëlohemi.
Ne nuk bëhemi si ata. -
5:12 - 5:14Ne bëjmë të kundërtën e atyre.
-
5:14 - 5:17Kështu, vëzhgoj një sjellje në klasë,
-
5:17 - 5:20dhe çfarë vërej?
-
5:20 - 5:27Vërej se studentët e MBA ekspozojnë
gjithë pushtetin joverbal. -
5:27 - 5:29Kemi njerëz të cilët duken si karikatura
të "Alphas" -
5:29 - 5:33duke ecur në dhomë, shkojnë mu në mes
të dhomës -
5:33 - 5:36para se klasa të fillojë, ata vërtet
duan të zotërojnë hapësirë. -
5:36 - 5:39Kur ulen, ata në njëfarë mënyre hapen.
-
5:39 - 5:40Ata i ngrenë duart kështu.
-
5:40 - 5:43Ka edhe njerëz të tjerë,
të cilët janë në kolaps -
5:43 - 5:45kur hynë në klasë.
Kur ata hyjnë, vërehet diçka. -
5:45 - 5:48Vërehet në fytyrat e tyre,
dhe trupat e tyre, -
5:48 - 5:51dhe ata ulen në karrige,
dhe ngushtohen, -
5:51 - 5:53dhe ata veprojnë kështu kur
e ngrenë dorën. -
5:53 - 5:55Nga kjo vërej disa gjëra.
-
5:55 - 5:57E para, dhe nuk është e papritshme.
-
5:57 - 5:59Kjo ka të ngjarë që të lidhet me gjininë.
-
5:59 - 6:04Pra, gratë kanë më shumë tendencë
t'a bëjnë këtë se sa burrat. -
6:04 - 6:07Gratë vazhdimisht ndihen më
pak të fuqishme se burrat, -
6:07 - 6:09kështu që kjo nuk është e habitshme.
-
6:09 - 6:11Por diçka tjetër që kam vërejtur
-
6:11 - 6:13është se kjo duket të ketë
lidhje edhe me nivelin -
6:13 - 6:17e pjesmarrjes së studentëve,
dhe si merrnin pjesë ata. -
6:17 - 6:20Dhe kjo është shumë e rëndësishme
në një klasë të MBA-së -
6:20 - 6:22sepse pjesëmarrja numërohet
si gjysma e notës. -
6:23 - 6:27Keshtu, shkollat e biznesit kanë pasur
vështirësi me dallimet gjinore -
6:27 - 6:30Kemi burrat dhe gratë njësoj të
kualifikuar -
6:30 - 6:32dhe kemi këto diferenca në nota,
-
6:32 - 6:35dhe kjo pjesërisht duket të jetë
nga dallimi në pjesëmarrje. -
6:36 - 6:39Dhe fillova të mendoj,
-
6:39 - 6:42këta njerëz që vijnë e marrin pjesë këtu.
-
6:42 - 6:45A mund t'i bëjmë njerëzit të shtiren
-
6:45 - 6:48dhe a do të rezultonte kjo
me pjesëmarrje më të madhe? -
6:48 - 6:51Kështu, bashkëpunuesja ime
Dana Carney, e cila është në Berkeley, -
6:51 - 6:55dhe unë donim të dinim, a mund të
shtiremi deri sa t'ia dalim? -
6:55 - 6:57Si përshembull, a mund t'a bëjmë këtë
për një kohë -
6:57 - 7:00dhe vërtetë të kemi
një ndryshim në sjellje -
7:00 - 7:02që të dukemi më të pushtetshëm?
-
7:02 - 7:05Pra, e dimë që joverbali jonë
orienton njerëzit e tjerë se si -
7:05 - 7:08të mendojnë dhe të ndjehen për ne.
-
7:08 - 7:09Por pyetja jonë ishte.
-
7:09 - 7:13a na orienton joverbali jonë në mënyrën
se si ne ndihemi dhe mendojmë për veten? -
7:13 - 7:16Ka disa evidenca se kjo është e vërtetë.
-
7:16 - 7:20Kështu, përshembull ne buzëqeshim
kur ndihemi të lumtur, -
7:20 - 7:23por gjithashtu, kur jemi të detyruar
të buzëqeshim -
7:23 - 7:27duke mbajtur një stilolaps në gojë kështu,
na bën të ndihemi të lumtur. -
7:27 - 7:29Pra kjo ndikohet nga dy drejtime.
-
7:29 - 7:33Pushteti gjithashtu, ndikohet
nga dy drejtime. -
7:33 - 7:35Kështu, kur ndjeheni të pushtetshëm
-
7:35 - 7:37zakonisht bëni këtë,
-
7:37 - 7:43por është e mundshme,
që kur shtireni si të pushtetshëm -
7:43 - 7:47keni të ngjarë që me të vërtetë
të ndiheni si të tillë. -
7:47 - 7:50Kështu pyetja e dytë vërtet ishte,
-
7:50 - 7:53meqë mendja ndryshon trupin,
-
7:53 - 7:57a është e vërtetë që
trupi ndryshon mendjen? -
7:57 - 8:00Dhe kur them mendjen,
në rastin e pushtetit, -
8:00 - 8:01për çfarë e kam fjalën?
-
8:01 - 8:03E kam fjalën për mendimet dhe ndjenjat
-
8:03 - 8:07dhe psikologjinë e tyre,
-
8:07 - 8:10që në rastin tim, janë hormonet.
Unë shikoj hormonet. -
8:10 - 8:14Pra si duken mendjet e të pushtetshmëve,
dhe atyre të papushtetshmëve? -
8:14 - 8:18Njerëzit e pushtetshëm zakonisht janë,
jo quditërisht, -
8:19 - 8:23më të sigurtë dhe me më vetbesim,
më optimist. -
8:23 - 8:26Ata besojnë që do fitojnë
madje edhe në lojërat e fatit. -
8:26 - 8:30Ata gjithashtu kanë prirje
të mendojnë gjëra abstrakte. -
8:30 - 8:33Pra ka shumë dallime.
Ata ndërmarrin më shumë rreziqe. -
8:33 - 8:36Ka shumë dallime midis njerëzve të
fuqishëm dhe të pafuqishëm. -
8:36 - 8:39Gjithashtu ka edhe diferenca psikologjike
-
8:39 - 8:43në dy hormonet kryesore; testosteroni që
është hormoni dominant, -
8:43 - 8:46dhe kortisoli, që është hormoni i stresit.
-
8:46 - 8:54Ne zbulojmë që meshkujt alfa me
pushtet të lartë në hierarkine e primateve -
8:54 - 8:57kanë nivel të lartë të testosteronit dhe
të ulët të kortisolit, -
8:57 - 9:00dhe liderët efektivë dhe të pushtetshëm
-
9:00 - 9:03kanë gjithashtu të njejtat nivele
hormonale. -
9:03 - 9:05Cfare nënkupton kjo?
Kur mendojmë për pushtetin, -
9:05 - 9:07ne mendojmë vetëm për testosteronin,
-
9:07 - 9:09sepse kjo lidhej me dominancën.
-
9:09 - 9:13Por realisht, pushteti është mbi atë
se si reagojmë ndaj stresit. -
9:13 - 9:16A do donit një lider të pushtetshëm
që është dominant -
9:16 - 9:18me nivel testosteroni të lartë
por i stresuar? -
9:18 - 9:20Me siguri jo, apo jo?
-
9:20 - 9:23Doni një person që është i pushtetshëm,
i sigurtë dhe dominant, -
9:23 - 9:27por jo shumë i stresuar,
një person që i merr gjërat shtruar. -
9:27 - 9:32Pra, ne e dimë në hiearkitë primate,
-
9:32 - 9:35nëse nevojitet një drejtues,
-
9:35 - 9:39nëse një individ papritur
merr rolin e drejtuesit, -
9:39 - 9:42brenda disa dite, testosteroni
i atij individi rritet dukshëm -
9:42 - 9:46dhe kortisoli i tij bie dukshëm.
-
9:46 - 9:49Kështu, kemi prova që trupi ndërton
-
9:49 - 9:51mendjen, të paktën në nivelin e fytyrës,
-
9:51 - 9:55dhe gjithashtu ky ndërrim i roleve
formëson mendjen. -
9:55 - 9:58Pra çka ndodh është që ju ndërroni rolet,
-
9:58 - 10:01çka ndodh nëse bëni këtë
në një nivel minimal, -
10:01 - 10:03si një manipulim i vogël,
apo invervenim i vogël? -
10:03 - 10:06"Për dy minuta" ju thoni,
"Dua të qëndroj kështu, -
10:06 - 10:09dhe kjo do t'iu bëjë të ndiheni
më të pushtetshëm." -
10:09 - 10:11Kjo është ajo çka bëmë.
-
10:12 - 10:16Ne vendosëm të merrnim njerëz në laborator
dhe të bëjmë një eksperiment, -
10:16 - 10:20dhe këta njerëz bënë, për dy minuta,
-
10:20 - 10:23pozita të të pushtetshmit ose
të pozita të papushtetshmit, -
10:23 - 10:25dhe unë do t'iu tregoj këto pesë pozita,
-
10:25 - 10:27edhe pse ata i bënë vetëm dy.
-
10:27 - 10:29Ja ku është njëra.
-
10:30 - 10:31Disa të tjera.
-
10:32 - 10:37Kjo njihet si "Wonder Woman" ne media.
-
10:37 - 10:38Ja edhe disa të tjera.
-
10:38 - 10:40Pra ju mund të jeni në këmbë ose ulur.
-
10:40 - 10:43Dhe ja ku janë pozitat me pushtet të ulët.
-
10:43 - 10:45Pra, ju ngërtheheni në vete.
-
10:47 - 10:48Ky është një shembull.
-
10:48 - 10:52Kur prekni qafën tuaj, ju në të vërtetë po
mbroni veten. -
10:52 - 10:54Pra, ja çfarë ndodh.
-
10:54 - 10:56Ata vijnë, dhe ndahen në dy grupe,
-
10:56 - 11:00për dy minuta ne themi
"Duhet të bësh këtë ose atë" -
11:00 - 11:02Ata nuk shikojnë pozat në figurë.
-
11:02 - 11:04Ne nuk duam t'i imponojmë
konceptin e pushtetit. -
11:04 - 11:06Ne duam që ata të ndihen të pushtetshëm.
-
11:06 - 11:07Pra për dy minuta ata bëjnë këtë.
-
11:07 - 11:10Ne pastaj i pyesim,
" Sa të pushtetshëm ndiheni?" -
11:10 - 11:13dhe pastaj i'u japim një mundësi
për të luajtur kumbar, -
11:13 - 11:16dhe marrim mostrën e pështymës.
-
11:16 - 11:17Ky është i gjithë eksperimenti.
-
11:17 - 11:19Dhe kjo është çfarë gjetëm.
-
11:19 - 11:21Toleranca e rrezikut, që është
në loja e kumbarit, -
11:21 - 11:25gjetëm se në pozën e pushtetit të lartë,
-
11:25 - 11:2786 përqind e juaj do të luani bixhos.
-
11:27 - 11:29Kur keni pozën e pushtetit të ulët,
-
11:29 - 11:33vetëm 60 përqind, dhe kjo është një
dallim mjaft i madh. -
11:33 - 11:36Ja çfarë gjetëm në testosteron.
-
11:36 - 11:38Nga baza prej nga vijnë,
-
11:38 - 11:42njerëzit me pushtet përjetojnë rritje
prej rreth 20 përqind, -
11:42 - 11:46dhe njerëzit me pushtet të ulët përjetojnë
ulje për 10%. -
11:46 - 11:49Pra, dy minuta,
dhe ju keni këto ndryshime. -
11:49 - 11:51Ja çfarë ndodh me kortisolin.
-
11:51 - 11:55Njerëzit me pushtet të lartë
përjetojnë ulje për 25%, -
11:55 - 11:59dhe njerëzit me pushtet të ulët përjetojnë
rritje prej 15%. -
11:59 - 12:02Kështu, dy minuta qojnë në
këto ndryshime hormonale -
12:02 - 12:03që konfigurojnë trurin tuaj
-
12:03 - 12:08që të jeni kategorik,
me vetëbesim dhe rehat, -
12:08 - 12:13ose reagues ndaj stresit dhe ndjenja
e të qenurit të mbyllur. -
12:13 - 12:16Dhe ne të gjithë kemi pasur këtë ndjesi,
apo jo? -
12:16 - 12:21Joverbali shfaq atë se si ndihemi
ne me veten, -
12:21 - 12:23pra nuk janë vetëm të tjerët,
por edhe vetja jonë. -
12:23 - 12:26Gjithashtu, trupi jonë ndryshon
mendjen tonë. -
12:26 - 12:28Por pyetja e rradhës është,
-
12:28 - 12:30a mundet pozimi autoritar për disa minuta
-
12:30 - 12:32vërtet të ndryshojë jetën tuaj
në mënyra kuptimplote? -
12:32 - 12:36Eshtë kjo detyrë e vogël,
janë vetëm disa minuta. -
12:36 - 12:38Kur mund ta aplikosh këtë?
-
12:38 - 12:40Pyetje të cilës sigurisht i kemi
kushtuar rëndësi. -
12:40 - 12:47Ne mendojmë se duhet të përdoret
në situata vlerësuese, -
12:47 - 12:49si në situata të kërcënimeve shoqërore.
-
12:49 - 12:52Ku ju vlerësoheni nga shokët?
-
12:52 - 12:54Për adoleshentët është tavolina e drekës.
-
12:54 - 12:58Për disa njerëz është të folurit
në një mbledhje në shkollë, -
12:58 - 13:02mund të jetë një prezantim ose
në një ligjeratë si kjo -
13:02 - 13:05ose një intervistë pune.
-
13:05 - 13:07Ne vendosëm që ajo ku njerëzit gjejnë
veten më shumë -
13:07 - 13:10është intervista e punës.
-
13:10 - 13:12Ne i publikuam këto gjetje,
-
13:12 - 13:15dhe media filloi t'i kushtonte
vëmendje të madhe, -
13:15 - 13:17dhe ata thonë, në rregull, kjo duhet bërë
-
13:17 - 13:19kur shkoni në intervistë pune, apo jo?
-
13:19 - 13:20(Të qeshura)
-
13:20 - 13:22E dini, ne u tmerruam, dhe thamë,
-
13:22 - 13:25Oh jo, jo, kjo nuk është çka ne menduam.
-
13:25 - 13:27Për shumë arsye, jo, mos e bëni këtë.
-
13:27 - 13:29E përsëris, kjo nuk është
kur flisni me të tjerët. -
13:29 - 13:31Kjo bëhet kur ju të flisni me veten tuaj.
-
13:31 - 13:34Cka bëni para intervistës së punës?
Ju bëni këtë. -
13:34 - 13:37Ju jeni ulur. Shikoni në Iphone-n tuaj--
-
13:37 - 13:39ose Android-in, pa dashur të
përjashtoj dikë. -
13:39 - 13:41Ju shikoni në shënimet e juaja,
-
13:41 - 13:43ju kërruseni, e bëni veten të vogël,
-
13:43 - 13:46kur në fakt çka duhet të jeni duke bërë
ndoshta është kjo, -
13:46 - 13:48si në banjo. Apo jo? Gjeni dy minuta.
-
13:48 - 13:50Pra kjo është çka duam të testojmë. Mirë?
-
13:50 - 13:52Kështu, ne sjellim njerëzit në laborator,
-
13:52 - 13:55dhe ata bëjnë pozitat e pushtetshme
ose të kundërtën, -
13:55 - 13:58dhe i vendosim në një intervistë pune
shumë stresuese. -
13:58 - 14:02Ajo zgjat 5 minuta.
Ata janë duke u incizuar. -
14:02 - 14:04Ata janë duke u gjykuar gjithashtu,
-
14:04 - 14:08dhe gjykuesit jane trajnuar
qe te mos reagojne, -
14:08 - 14:10kështu që ata duken kështu.
-
14:10 - 14:12Imagjinoni sikur ky person
po ju interviston ju? -
14:12 - 14:17Pra për 5 minuta, asgjë,
dhe kjo është më keq se të të ndërpresin. -
14:17 - 14:18Njerëzit e urrejnë këtë.
-
14:18 - 14:22Marianne LaFrance e ka studiuar këtë.
-
14:22 - 14:24Pra, kjo të gozhdon kortisolin.
-
14:24 - 14:26Kështu, kjo është invervista që
ne i vendosim ata, -
14:26 - 14:28sepse ne donim të shikonim çfarë ndodh.
-
14:28 - 14:32Pastaj i vëmë kater kodues të shikojnë
regjistrimet. -
14:32 - 14:35Ata nuk i dinë hipotezat tona.
Ata nuk dinë asgjë. -
14:35 - 14:37Ata nuk e dinë kush ka pozuar
në cilën pozë, -
14:38 - 14:43dhe ata përfundojnë duke shikuar
regjistrimet -
14:43 - 14:45dhe thonë,
"Ne duam t'i marrim në punë këta njerëz" -
14:45 - 14:46të gjitha ata që kanë pozuar në pozën
e pushtetit të lartë. -
14:46 - 14:48"Nuk duam t'i punësojmë këta njerëz.
-
14:48 - 14:52Ne githashtu i vlerësojmë këta njerëz
më pozitivisht." -
14:52 - 14:54Por çka i nxit këta?
-
14:54 - 14:56Nuk është përmbajtja e të folurit.
-
14:56 - 14:58Eshtë prezenca që ata sjellin në të folur.
-
14:59 - 15:01Sepse ne i vlerësojmë ata në
bazë të disa faktorëve -
15:01 - 15:05lidhur me kompentencën,
si p.sh strukturimi në të folur? -
15:05 - 15:07Sa i mirë është?
Kualifikimet e tyre? -
15:07 - 15:09Asnjë efekt në këto gjëra.
Ja çka influencon. -
15:09 - 15:11Këto gjëra.
-
15:11 - 15:14Njerëzit vënë në pah veten e tyre
të vërtetë. -
15:14 - 15:15Ata sjellin veten e tyre.
-
15:15 - 15:17Ata sjellin idetë e tyre, por si vetvetja,
-
15:17 - 15:19pa asnjë tepricë shtesë.
-
15:19 - 15:24Pra, kjo e drejton ose ndihmon efektin.
-
15:24 - 15:28Kështu, kur i tregoj njerëzve për këtë,
-
15:28 - 15:31që trupi jonë ndryshon mendjen tonë,
dhe mendja sjelljen tonë, -
15:31 - 15:34e sjellja rezultatin, ata thonë,
-
15:34 - 15:35"Duket si falso," Apo jo?
-
15:35 - 15:37Dhe unë i thash, bëni sikur
deri sa t'ia dilni. -
15:37 - 15:39Nuk jam unë.
-
15:39 - 15:42Nuk dua të dal aty dhe të ndihem si
mashtrues. -
15:42 - 15:44Nuk dua të ndihem si mashtrues.
-
15:44 - 15:48Nuk dua të shkoj aty vetëm për të kuptuar
që nuk përkas aty. -
15:48 - 15:50Dhe kjo vërtetë lidhej me mua,
-
15:50 - 15:54sepse dua t'ju tregoj një storie të vogël
për të qenurit mashtrues i vetes -
15:54 - 15:56dhe të ndjenjës që nuk i përkas
këtij vendi. -
15:56 - 15:59Kur isha 19 vjec, bëra një aksident
të madh me makinë, -
15:59 - 16:02Isha gjuajtur nga makina,
dhe jam rrotulluar disa herë. -
16:02 - 16:04Isha hedhur nga makina.
-
16:04 - 16:07Dhe u zgjova në një zonë rehabilituese për
dëmtime në kokë, -
16:07 - 16:09dhe isha tërhequr nga kolegji,
-
16:09 - 16:15dhe mësova se IQ ime kishte zbritur për dy
devijime standarde -
16:15 - 16:18gjë që ishte traumatike.
-
16:18 - 16:21E dija IQ time sepse isha identifikuar
me të qenurit e mençur. -
16:21 - 16:23dhe isha quajtur e talentuar si fëmijë.
-
16:23 - 16:26Tentoja të kthehesha në kolegj.
-
16:26 - 16:28Më thanë, "Nuk do ta mbarosh kolegjin.
-
16:28 - 16:31Ka gjëra të tjera për ty që t'i bësh,
-
16:31 - 16:33por kjo nuk do të funksionojë për ty."
-
16:33 - 16:36Vërtet e pata vështirë, më duhet të them,
-
16:36 - 16:39të të marrin identitetin,
-
16:39 - 16:41që për mua ishte të qenurit e mençur,
-
16:41 - 16:42të të marrin këtë nga ty,
-
16:42 - 16:46nuk ka asgjë që të bën më të pafuqishëm.
-
16:46 - 16:47Pra u ndjeva e pafuqishme.
-
16:47 - 16:49Punova dhe punova, dhe pata fat,
-
16:49 - 16:51dhe punova, dhe pata fat, dhe punova.
-
16:51 - 16:53Eventualisht, diplomova nga kolegji.
-
16:53 - 16:55Mu deshën 4 vjet më shumë se kolegët e mi,
-
16:55 - 17:00dhe e binda dikë, engjellin tim këshillues
Susan Fiske, -
17:00 - 17:03të më merrte, dhe shkova në Princeton,
-
17:03 - 17:06dhe ndihesha sikur,
nuk duhet të jem në këtë vend. -
17:06 - 17:07Unë jam një mashtruese.
-
17:07 - 17:09Natën para fjalimit tim,
-
17:09 - 17:12dhe fjalimi vjetor në Priceton
zgjat 20 minuta para 20 vetëve. -
17:12 - 17:13Kjo është e gjitha.
-
17:13 - 17:16Isha e frikësuar se do të zbulohesha
një ditë -
17:16 - 17:19dhe e telefonova atë dhe i thash,
"Unë heq dorë". -
17:19 - 17:21Ajo më tha, "Ti nuk do heqësh dorë,
-
17:21 - 17:23sepse vura bast në ty, dhe ti do qëndrosh.
-
17:23 - 17:26Ti do të qëndrosh, dhe ja çfarë do bësh.
-
17:26 - 17:27Ti do të bëhesh falso.
-
17:27 - 17:31Ti do të bësh çdo fjalim që të kërkohet.
-
17:31 - 17:33Ti do ta bësh dhe bësh dhe bësh,
-
17:33 - 17:35edhe nëse je e frikësuar dhe thjesht ngec
-
17:35 - 17:38dhe përjeton eksperiencë të keqe,
-
17:38 - 17:41deri sa të kesh atë moment që thua,
"Oh zot, unë jam duke e bërë. -
17:41 - 17:44Sikur, unë jam bërë kjo.
Vërtetë po bëj këtë." -
17:44 - 17:45Dhe kjo është ajo që bëra.
-
17:45 - 17:46pese vite në studimet master,
-
17:46 - 17:49disa vite, dhe e dini, jam në Northwestern
-
17:49 - 17:51U vendosa në Harvard, Jam në Harvard,
-
17:51 - 17:55për shumë kohë mendoja
-
17:55 - 17:56"Nuk duhet të jem këtu."
-
17:57 - 17:59Dhe, në fund të vitit të parë në Harvard,
-
17:59 - 18:04një studente që nuk kishte folur në klasë,
asnjëherë, -
18:04 - 18:07që i kisha thënë "Duhet të flasësh"
-
18:07 - 18:10erdhi në zyren time.
Vërtetë nuk e njihja atë. -
18:10 - 18:13Ajo erdhi e mposhtur dhe tha,
-
18:13 - 18:16"Nuk duhet të jem këtu".
-
18:20 - 18:22Dhe ky ishte një moment për mua.
-
18:22 - 18:24Sepse dy gjëra ndodhën.
-
18:24 - 18:25E para ishte që unë kuptova,
-
18:25 - 18:28oh zot,
Unë nuk ndihem më kështu, -
18:28 - 18:31Nuk ndihem më kështu,
sepse ajo ndihet dhe e kuptoj atë ndjenjë, -
18:31 - 18:33Ajo i duhet klasës
-
18:33 - 18:35Sikur, ajo mund të mashtrojë deri sa të
bëhet. -
18:35 - 18:39Dhe unë i thash, "Po ti je!
Ti je e supozuar të jesh këtu! -
18:39 - 18:41Dhe nesër ti do të bëhesh falso,
-
18:41 - 18:43do ta bësh veten të fuqishme, dhe e dini--
-
18:43 - 18:49(Duartrokitje)
-
18:49 - 18:53Dhe ti do shkosh në klasë,
-
18:53 - 18:55dhe do të bësh komentin më të mirë
ndonjëherë." -
18:55 - 18:58Dhe e dini? Ajo dha komentin më të mirë
ndonjëherë, -
18:58 - 19:00dhe njerëzit u kthyen sikur,
-
19:00 - 19:03as nuk e vërejta atë të ulej atje.
(Të qeshura) -
19:03 - 19:05Ajo kthehet pas disa muajve,
-
19:05 - 19:08dhe kuptova që ajo nuk ishte falso,
-
19:08 - 19:11por vërtetë ia kishte dale.
-
19:11 - 19:12Pra ajo kishte ndryshuar.
-
19:12 - 19:16Prandaj dua të ju them,
mos u bëni falso deri sa t'ia dilni. -
19:17 - 19:19Bëhuni falso deri sa të bëheni
ai që keni dashur. -
19:19 - 19:23Bëhuni falso deri sa ta përvetësoni.
-
19:23 - 19:26E fundit që dua t'iu them është kjo.
-
19:26 - 19:30Ndryshimet e vogla qojnë
në ndryshime të mëdha. -
19:30 - 19:33Kjo është dy minuta.
-
19:33 - 19:34Dy minuta, dy minuta, dy minuta.
-
19:34 - 19:38Pra se të vlerësoheni në një situatë
stresuese, -
19:38 - 19:40për dy minuta bëni këtë, në ashensor,
-
19:40 - 19:43në banjo, në tavolinë, prapa derës.
-
19:43 - 19:45Kjo është ajo që doni të bëni.
-
19:45 - 19:48Bëni trurin tuaj të përballojë situatën
-
19:48 - 19:51Ngritni testosteronin.
Ulni kortisolin. -
19:51 - 19:55Mos leni situatën duke u bërë pishman
-
19:55 - 19:56Leni situatën duke i ndjerë si,
-
19:56 - 19:59unë njehem sikur do t'i tregoj kush jam.
-
19:59 - 20:05Pra kërkoj që të pozoni
-
20:05 - 20:10dhe kërkoj të ndani këtë shkencë,
sepse është e thjeshtë. -
20:10 - 20:12Nuk po shpreh egoizëm me këtë.
(Të qeshura) -
20:12 - 20:14Jepini. Ndani me njerëzit,
-
20:14 - 20:17sepse njerëzit që mund të përdorin më së
shumti këtë -
20:17 - 20:20janë njerëzit pa qasje në teknologji
-
20:20 - 20:22pa status dhe fuqi.
-
20:22 - 20:25Jepini këtë.
Ata mund ta bëjnë në mënyrë private -
20:25 - 20:28Gjithcka duhet është trupi,
privatësia dhe dy minuta, -
20:28 - 20:30dhe kjo mund t'i ndërrojë jetën e tyre.
-
20:30 - 20:32Ju falemnderit.
-
20:32 - 20:35(Duartrokitje)
- Title:
- Amy Cuddy: Gjuha e trupit mund të formësojë veten tuaj.
- Speaker:
- Amy Cuddy
- Description:
-
Gjuha e trupit influencon atë se si tjerët na shikojnë ne, por gjithashtu mund të ndryshojë atë se si ne e shikojmë veten tonë. Psikologia sociale Amy Cuddy argumenton "Poza e pushtetit"-- qëndrimi në një pozitë konfidente, edhe kur ju nuk ndiheni konfident--- mund të rrisë ndjenjën e konfidencës, dhe mund të ketë impakt në shanset tona për sukses. (Shënim: Disa prej gjetjeve të prezantuara në këtë fjalim janë referencuar nga debatet e vazhdueshme mes shkencëtarëve social rreth rritjes dhe riprodhimit. Lexoni përgjigjen e Amy Cudy-t në pjesën "Learn More" më poshtë.)
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 21:02
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Your body language may shape who you are | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Your body language may shape who you are | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Your body language may shape who you are | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Your body language may shape who you are | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Your body language may shape who you are | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Your body language may shape who you are | ||
Visar Hadri edited Albanian subtitles for Your body language may shape who you are | ||
Visar Hadri edited Albanian subtitles for Your body language may shape who you are |