Dua t'ia filloj duke ju treguar një strategji dhe e vetmja gjë qe ju kërkoj është kjo: që të ndryshoni qendrimin tuaj për dy minuta. Por para se t'ia filloj, kërkoj nga ju të bëni një vlerësim të trupit tuaj. Pra, sa nga ju mblidhen mbi vete? Ndoshta perkuleni, vendosni këmbët kryq. Mbani duart kështu. Ndonjëherë i hapim shumë. (Të qeshura) Ju shikoj. (Të qeshura) Dua të fokusoheni në atë që jeni duke bërë tani. Do të kthehemi tek kjo pas pak, dhe shpresoj që ta përvetësoni këtë teknikë sado pak sepse mund t'ua ndryshojë dukshëm jetën, Pra, ne magjepsemi me gjuhën e trupit, dhe veqanërisht jemi të interesuar në gjuhën e trupit të të tjerëve. E dini, ne jemi të interesuar në.... -- (Të qeshura) --- një bisedë e quditshme ose një buzëqeshje një shikim përbuzës ose një shkelje syri e quditshme, ose ndoshta thjesht një shtrëngim duarsh. Folësi: Ja ku mbërrijnë ata në numrin 10. Polici me fat ka rastin të shtrëngojë duart me presidetin e Amerikës Ja dhe kryeministri -- Jo. (Të qeshura) (Duartrokitje) (Të qeshura) (Duartrokitje) Pra dhënia ose mosdhënia e dorës, mund të na bëjë të flasim për javë dhe javë dhe javë. Madje edhe BBC dhe New York TImes. Pra dukshëm kur ne mendojmë për sjelljen joverbale, ose gjuhën e trupit -- që si shkencëtarë e quajmë joverbale -- eshte gjuhe, na ben te mendojme për komunikimin. Kur ne mendojmë për komunikimin, mendojmë për bashkëbisedimet. Cfarë po më komunikon gjuha e juaj e trupit mua? Cfarë po ju komunikoj unë ju? Ka disa arsye për t'i parë gjërat në këtë këndvështrim. Shkencëtarët social kanë shpenzuar mjaft kohë duke shikuar efektet e gjuhës së trupit tonë, ose atë të njerëzve të tjerë, si bazë e krijimit të gjykimeve. Dhe ne vërtetë gjykojmë bazuar nga gjuha e trupit. Dhe këto gjykime mund të parashikojnë rezultate të vlefshme jetësore si kë punësojmë ose ngrejmë në detyrë, apo ftojmë në takim. Përshembull Nalini Ambady, hulumtuese në Universitetin e Tuft, tregon se kur njerëzit shikojnë klipe 30-sekondëshe pa zë të bashkëveprimeve reale midis mjekut dhe pacientit, gjykimi i tyre mbi mirësjelljen e mjekut, parashikon nëse ai mjek do të paditet ose jo. Pra nuk ka të bëjë aq shumë me atë se a ishte apo jo ai mjek i aftë, por a e pëlqejmë atë person dhe si bashkëveproi ai? Edhe më dramatike, Alex Todorov në Princeton thotë se gjykimet mbi fytyrat e politikanëve në vetëm një sekond parashikojnë 70% të rezultateve të garave për senatin Amerikan, dhe madje, të flasim për rrjetin virtual karakteret e përdorura në negocimet e bëra online ju bëjnë të mundur që të merrni më shumë vlerë nga ai negocim. Nëse i përdorni keq ato, ide jo e mirë. Apo jo? Pra, kur mendojmë për joverbalen, mendojmë për mënyrën se si i gjykojmë të tjerët, si të tjerët na gjykojnë ne, dhe cilat janë përfundimet. Ne priremi të harrojmë, edhe audiencën tjetër e cila influencohet nga joverbali jonë, e kjo është vetvetja. Ne gjithashtu influencohemi nga joverbali ynë, mendimet, ndjenjat dhe fiziologjia jonë. Për çfarë joverbali jam duke folur? Unë jam psikologe sociale. Studioj paragjykimet, dhe jap mësim në një shkollë konkuruese biznesi, pra ishte e ditur që do të isha e interesuar në fuqinë dinamike. Veqanërisht fillova të interesohesha në shprehjet joverbale të pushtetit dhe dominancës. Dhe cilat janë shprehjet joverbale të pushtetit dhe dominancës? Epo, ja çfarë janë. Në mbretërinë e kafshëve, paraqet zgjerimin. Pra për t'a bërë veten më të madh, i zgjat duart, merr më shumë hapësirë, pra në parim hapesh. Esenca është që të hapesh. Dhe kjo është e vërtetë përgjatë mbretërisë së kafshëve. Kjo nuk ndodh vetëm tek kafshët. Edhe njerëzit bëjnë të njejtën gjë. (Të qeshura) Pra njerëzit e bëjnë këtë kur kanë fuqi pothuajse të vazhdueshme, dhe gjithashtu kur ndjehen të pushtetshëm në një moment. Dhe kjo është veqanërisht interesante sepse vërtet na tregon sa universale dhe të vjetra janë këto shprehje të pushtetit. Këtë shprehje, që njihet si krenari, e ka studiuar Jessica Tracy. Ajo tregon se njerëzit që kanë lindur me shikim normal dhe ata që kanë lindur të verbër e bëjnë këtë kur fitojnë në një garë fizike. Kur ata e kalojnë vijën e finishit dhe kanë fituar, edhe pse nuk kanë parë një shprehje të tillë Ata e bëjnë këtë. Pra duart lart dhe mjekra gjithashtu ngrihet. Po kur jemi t'pafuqishëm? Ne bëjmë të kundërtën. Ne ngushtohemi. Ne mbështillemi në vete. E bëjmë veten më të vogël. Ne nuk duam të përplasemi me personin ngjitur me ne. Keshtuqë prapë, kafshët dhe njerëzit, bëjnë të njejtën gjë. Ja çfarë ndodh kur pushteti i lartë dhe ai i ulët takohen. Pra çfarë bëjmë ne kur vjen puna tek pushteti është se ne e plotësojmë komunikimin joverbal të të tjerëve. Nëse dikush sillet më i pushtetshëm kundrejt nesh, ne priremi të zvogëlohemi. Ne nuk bëhemi si ata. Ne bëjmë të kundërtën e atyre. Kështu, vëzhgoj një sjellje në klasë, dhe çfarë vërej? Vërej se studentët e MBA ekspozojnë gjithë pushtetin joverbal. Kemi njerëz të cilët duken si karikatura të "Alphas" duke ecur në dhomë, shkojnë mu në mes të dhomës para se klasa të fillojë, ata vërtet duan të zotërojnë hapësirë. Kur ulen, ata në njëfarë mënyre hapen. Ata i ngrenë duart kështu. Ka edhe njerëz të tjerë, të cilët janë në kolaps kur hynë në klasë. Kur ata hyjnë, vërehet diçka. Vërehet në fytyrat e tyre, dhe trupat e tyre, dhe ata ulen në karrige, dhe ngushtohen, dhe ata veprojnë kështu kur e ngrenë dorën. Nga kjo vërej disa gjëra. E para, dhe nuk është e papritshme. Kjo ka të ngjarë që të lidhet me gjininë. Pra, gratë kanë më shumë tendencë t'a bëjnë këtë se sa burrat. Gratë vazhdimisht ndihen më pak të fuqishme se burrat, kështu që kjo nuk është e habitshme. Por diçka tjetër që kam vërejtur është se kjo duket të ketë lidhje edhe me nivelin e pjesmarrjes së studentëve, dhe si merrnin pjesë ata. Dhe kjo është shumë e rëndësishme në një klasë të MBA-së sepse pjesëmarrja numërohet si gjysma e notës. Keshtu, shkollat e biznesit kanë pasur vështirësi me dallimet gjinore Kemi burrat dhe gratë njësoj të kualifikuar dhe kemi këto diferenca në nota, dhe kjo pjesërisht duket të jetë nga dallimi në pjesëmarrje. Dhe fillova të mendoj, këta njerëz që vijnë e marrin pjesë këtu. A mund t'i bëjmë njerëzit të shtiren dhe a do të rezultonte kjo me pjesëmarrje më të madhe? Kështu, bashkëpunuesja ime Dana Carney, e cila është në Berkeley, dhe unë donim të dinim, a mund të shtiremi deri sa t'ia dalim? Si përshembull, a mund t'a bëjmë këtë për një kohë dhe vërtetë të kemi një ndryshim në sjellje që të dukemi më të pushtetshëm? Pra, e dimë që joverbali jonë orienton njerëzit e tjerë se si të mendojnë dhe të ndjehen për ne. Por pyetja jonë ishte. a na orienton joverbali jonë në mënyrën se si ne ndihemi dhe mendojmë për veten? Ka disa evidenca se kjo është e vërtetë. Kështu, përshembull ne buzëqeshim kur ndihemi të lumtur, por gjithashtu, kur jemi të detyruar të buzëqeshim duke mbajtur një stilolaps në gojë kështu, na bën të ndihemi të lumtur. Pra kjo ndikohet nga dy drejtime. Pushteti gjithashtu, ndikohet nga dy drejtime. Kështu, kur ndjeheni të pushtetshëm zakonisht bëni këtë, por është e mundshme, që kur shtireni si të pushtetshëm keni të ngjarë që me të vërtetë të ndiheni si të tillë. Kështu pyetja e dytë vërtet ishte, meqë mendja ndryshon trupin, a është e vërtetë që trupi ndryshon mendjen? Dhe kur them mendjen, në rastin e pushtetit, për çfarë e kam fjalën? E kam fjalën për mendimet dhe ndjenjat dhe psikologjinë e tyre, që në rastin tim, janë hormonet. Unë shikoj hormonet. Pra si duken mendjet e të pushtetshmëve, dhe atyre të papushtetshmëve? Njerëzit e pushtetshëm zakonisht janë, jo quditërisht, më të sigurtë dhe me më vetbesim, më optimist. Ata besojnë që do fitojnë madje edhe në lojërat e fatit. Ata gjithashtu kanë prirje të mendojnë gjëra abstrakte. Pra ka shumë dallime. Ata ndërmarrin më shumë rreziqe. Ka shumë dallime midis njerëzve të fuqishëm dhe të pafuqishëm. Gjithashtu ka edhe diferenca psikologjike në dy hormonet kryesore; testosteroni që është hormoni dominant, dhe kortisoli, që është hormoni i stresit. Ne zbulojmë që meshkujt alfa me pushtet të lartë në hierarkine e primateve kanë nivel të lartë të testosteronit dhe të ulët të kortisolit, dhe liderët efektivë dhe të pushtetshëm kanë gjithashtu të njejtat nivele hormonale. Cfare nënkupton kjo? Kur mendojmë për pushtetin, ne mendojmë vetëm për testosteronin, sepse kjo lidhej me dominancën. Por realisht, pushteti është mbi atë se si reagojmë ndaj stresit. A do donit një lider të pushtetshëm që është dominant me nivel testosteroni të lartë por i stresuar? Me siguri jo, apo jo? Doni një person që është i pushtetshëm, i sigurtë dhe dominant, por jo shumë i stresuar, një person që i merr gjërat shtruar. Pra, ne e dimë në hiearkitë primate, nëse nevojitet një drejtues, nëse një individ papritur merr rolin e drejtuesit, brenda disa dite, testosteroni i atij individi rritet dukshëm dhe kortisoli i tij bie dukshëm. Kështu, kemi prova që trupi ndërton mendjen, të paktën në nivelin e fytyrës, dhe gjithashtu ky ndërrim i roleve formëson mendjen. Pra çka ndodh është që ju ndërroni rolet, çka ndodh nëse bëni këtë në një nivel minimal, si një manipulim i vogël, apo invervenim i vogël? "Për dy minuta" ju thoni, "Dua të qëndroj kështu, dhe kjo do t'iu bëjë të ndiheni më të pushtetshëm." Kjo është ajo çka bëmë. Ne vendosëm të merrnim njerëz në laborator dhe të bëjmë një eksperiment, dhe këta njerëz bënë, për dy minuta, pozita të të pushtetshmit ose të pozita të papushtetshmit, dhe unë do t'iu tregoj këto pesë pozita, edhe pse ata i bënë vetëm dy. Ja ku është njëra. Disa të tjera. Kjo njihet si "Wonder Woman" ne media. Ja edhe disa të tjera. Pra ju mund të jeni në këmbë ose ulur. Dhe ja ku janë pozitat me pushtet të ulët. Pra, ju ngërtheheni në vete. Ky është një shembull. Kur prekni qafën tuaj, ju në të vërtetë po mbroni veten. Pra, ja çfarë ndodh. Ata vijnë, dhe ndahen në dy grupe, për dy minuta ne themi "Duhet të bësh këtë ose atë" Ata nuk shikojnë pozat në figurë. Ne nuk duam t'i imponojmë konceptin e pushtetit. Ne duam që ata të ndihen të pushtetshëm. Pra për dy minuta ata bëjnë këtë. Ne pastaj i pyesim, " Sa të pushtetshëm ndiheni?" dhe pastaj i'u japim një mundësi për të luajtur kumbar, dhe marrim mostrën e pështymës. Ky është i gjithë eksperimenti. Dhe kjo është çfarë gjetëm. Toleranca e rrezikut, që është në loja e kumbarit, gjetëm se në pozën e pushtetit të lartë, 86 përqind e juaj do të luani bixhos. Kur keni pozën e pushtetit të ulët, vetëm 60 përqind, dhe kjo është një dallim mjaft i madh. Ja çfarë gjetëm në testosteron. Nga baza prej nga vijnë, njerëzit me pushtet përjetojnë rritje prej rreth 20 përqind, dhe njerëzit me pushtet të ulët përjetojnë ulje për 10%. Pra, dy minuta, dhe ju keni këto ndryshime. Ja çfarë ndodh me kortisolin. Njerëzit me pushtet të lartë përjetojnë ulje për 25%, dhe njerëzit me pushtet të ulët përjetojnë rritje prej 15%. Kështu, dy minuta qojnë në këto ndryshime hormonale që konfigurojnë trurin tuaj që të jeni kategorik, me vetëbesim dhe rehat, ose reagues ndaj stresit dhe ndjenja e të qenurit të mbyllur. Dhe ne të gjithë kemi pasur këtë ndjesi, apo jo? Joverbali shfaq atë se si ndihemi ne me veten, pra nuk janë vetëm të tjerët, por edhe vetja jonë. Gjithashtu, trupi jonë ndryshon mendjen tonë. Por pyetja e rradhës është, a mundet pozimi autoritar për disa minuta vërtet të ndryshojë jetën tuaj në mënyra kuptimplote? Eshtë kjo detyrë e vogël, janë vetëm disa minuta. Kur mund ta aplikosh këtë? Pyetje të cilës sigurisht i kemi kushtuar rëndësi. Ne mendojmë se duhet të përdoret në situata vlerësuese, si në situata të kërcënimeve shoqërore. Ku ju vlerësoheni nga shokët? Për adoleshentët është tavolina e drekës. Për disa njerëz është të folurit në një mbledhje në shkollë, mund të jetë një prezantim ose në një ligjeratë si kjo ose një intervistë pune. Ne vendosëm që ajo ku njerëzit gjejnë veten më shumë është intervista e punës. Ne i publikuam këto gjetje, dhe media filloi t'i kushtonte vëmendje të madhe, dhe ata thonë, në rregull, kjo duhet bërë kur shkoni në intervistë pune, apo jo? (Të qeshura) E dini, ne u tmerruam, dhe thamë, Oh jo, jo, kjo nuk është çka ne menduam. Për shumë arsye, jo, mos e bëni këtë. E përsëris, kjo nuk është kur flisni me të tjerët. Kjo bëhet kur ju të flisni me veten tuaj. Cka bëni para intervistës së punës? Ju bëni këtë. Ju jeni ulur. Shikoni në Iphone-n tuaj-- ose Android-in, pa dashur të përjashtoj dikë. Ju shikoni në shënimet e juaja, ju kërruseni, e bëni veten të vogël, kur në fakt çka duhet të jeni duke bërë ndoshta është kjo, si në banjo. Apo jo? Gjeni dy minuta. Pra kjo është çka duam të testojmë. Mirë? Kështu, ne sjellim njerëzit në laborator, dhe ata bëjnë pozitat e pushtetshme ose të kundërtën, dhe i vendosim në një intervistë pune shumë stresuese. Ajo zgjat 5 minuta. Ata janë duke u incizuar. Ata janë duke u gjykuar gjithashtu, dhe gjykuesit jane trajnuar qe te mos reagojne, kështu që ata duken kështu. Imagjinoni sikur ky person po ju interviston ju? Pra për 5 minuta, asgjë, dhe kjo është më keq se të të ndërpresin. Njerëzit e urrejnë këtë. Marianne LaFrance e ka studiuar këtë. Pra, kjo të gozhdon kortisolin. Kështu, kjo është invervista që ne i vendosim ata, sepse ne donim të shikonim çfarë ndodh. Pastaj i vëmë kater kodues të shikojnë regjistrimet. Ata nuk i dinë hipotezat tona. Ata nuk dinë asgjë. Ata nuk e dinë kush ka pozuar në cilën pozë, dhe ata përfundojnë duke shikuar regjistrimet dhe thonë, "Ne duam t'i marrim në punë këta njerëz" të gjitha ata që kanë pozuar në pozën e pushtetit të lartë. "Nuk duam t'i punësojmë këta njerëz. Ne githashtu i vlerësojmë këta njerëz më pozitivisht." Por çka i nxit këta? Nuk është përmbajtja e të folurit. Eshtë prezenca që ata sjellin në të folur. Sepse ne i vlerësojmë ata në bazë të disa faktorëve lidhur me kompentencën, si p.sh strukturimi në të folur? Sa i mirë është? Kualifikimet e tyre? Asnjë efekt në këto gjëra. Ja çka influencon. Këto gjëra. Njerëzit vënë në pah veten e tyre të vërtetë. Ata sjellin veten e tyre. Ata sjellin idetë e tyre, por si vetvetja, pa asnjë tepricë shtesë. Pra, kjo e drejton ose ndihmon efektin. Kështu, kur i tregoj njerëzve për këtë, që trupi jonë ndryshon mendjen tonë, dhe mendja sjelljen tonë, e sjellja rezultatin, ata thonë, "Duket si falso," Apo jo? Dhe unë i thash, bëni sikur deri sa t'ia dilni. Nuk jam unë. Nuk dua të dal aty dhe të ndihem si mashtrues. Nuk dua të ndihem si mashtrues. Nuk dua të shkoj aty vetëm për të kuptuar që nuk përkas aty. Dhe kjo vërtetë lidhej me mua, sepse dua t'ju tregoj një storie të vogël për të qenurit mashtrues i vetes dhe të ndjenjës që nuk i përkas këtij vendi. Kur isha 19 vjec, bëra një aksident të madh me makinë, Isha gjuajtur nga makina, dhe jam rrotulluar disa herë. Isha hedhur nga makina. Dhe u zgjova në një zonë rehabilituese për dëmtime në kokë, dhe isha tërhequr nga kolegji, dhe mësova se IQ ime kishte zbritur për dy devijime standarde gjë që ishte traumatike. E dija IQ time sepse isha identifikuar me të qenurit e mençur. dhe isha quajtur e talentuar si fëmijë. Tentoja të kthehesha në kolegj. Më thanë, "Nuk do ta mbarosh kolegjin. Ka gjëra të tjera për ty që t'i bësh, por kjo nuk do të funksionojë për ty." Vërtet e pata vështirë, më duhet të them, të të marrin identitetin, që për mua ishte të qenurit e mençur, të të marrin këtë nga ty, nuk ka asgjë që të bën më të pafuqishëm. Pra u ndjeva e pafuqishme. Punova dhe punova, dhe pata fat, dhe punova, dhe pata fat, dhe punova. Eventualisht, diplomova nga kolegji. Mu deshën 4 vjet më shumë se kolegët e mi, dhe e binda dikë, engjellin tim këshillues Susan Fiske, të më merrte, dhe shkova në Princeton, dhe ndihesha sikur, nuk duhet të jem në këtë vend. Unë jam një mashtruese. Natën para fjalimit tim, dhe fjalimi vjetor në Priceton zgjat 20 minuta para 20 vetëve. Kjo është e gjitha. Isha e frikësuar se do të zbulohesha një ditë dhe e telefonova atë dhe i thash, "Unë heq dorë". Ajo më tha, "Ti nuk do heqësh dorë, sepse vura bast në ty, dhe ti do qëndrosh. Ti do të qëndrosh, dhe ja çfarë do bësh. Ti do të bëhesh falso. Ti do të bësh çdo fjalim që të kërkohet. Ti do ta bësh dhe bësh dhe bësh, edhe nëse je e frikësuar dhe thjesht ngec dhe përjeton eksperiencë të keqe, deri sa të kesh atë moment që thua, "Oh zot, unë jam duke e bërë. Sikur, unë jam bërë kjo. Vërtetë po bëj këtë." Dhe kjo është ajo që bëra. pese vite në studimet master, disa vite, dhe e dini, jam në Northwestern U vendosa në Harvard, Jam në Harvard, për shumë kohë mendoja "Nuk duhet të jem këtu." Dhe, në fund të vitit të parë në Harvard, një studente që nuk kishte folur në klasë, asnjëherë, që i kisha thënë "Duhet të flasësh" erdhi në zyren time. Vërtetë nuk e njihja atë. Ajo erdhi e mposhtur dhe tha, "Nuk duhet të jem këtu". Dhe ky ishte një moment për mua. Sepse dy gjëra ndodhën. E para ishte që unë kuptova, oh zot, Unë nuk ndihem më kështu, Nuk ndihem më kështu, sepse ajo ndihet dhe e kuptoj atë ndjenjë, Ajo i duhet klasës Sikur, ajo mund të mashtrojë deri sa të bëhet. Dhe unë i thash, "Po ti je! Ti je e supozuar të jesh këtu! Dhe nesër ti do të bëhesh falso, do ta bësh veten të fuqishme, dhe e dini-- (Duartrokitje) Dhe ti do shkosh në klasë, dhe do të bësh komentin më të mirë ndonjëherë." Dhe e dini? Ajo dha komentin më të mirë ndonjëherë, dhe njerëzit u kthyen sikur, as nuk e vërejta atë të ulej atje. (Të qeshura) Ajo kthehet pas disa muajve, dhe kuptova që ajo nuk ishte falso, por vërtetë ia kishte dale. Pra ajo kishte ndryshuar. Prandaj dua të ju them, mos u bëni falso deri sa t'ia dilni. Bëhuni falso deri sa të bëheni ai që keni dashur. Bëhuni falso deri sa ta përvetësoni. E fundit që dua t'iu them është kjo. Ndryshimet e vogla qojnë në ndryshime të mëdha. Kjo është dy minuta. Dy minuta, dy minuta, dy minuta. Pra se të vlerësoheni në një situatë stresuese, për dy minuta bëni këtë, në ashensor, në banjo, në tavolinë, prapa derës. Kjo është ajo që doni të bëni. Bëni trurin tuaj të përballojë situatën Ngritni testosteronin. Ulni kortisolin. Mos leni situatën duke u bërë pishman Leni situatën duke i ndjerë si, unë njehem sikur do t'i tregoj kush jam. Pra kërkoj që të pozoni dhe kërkoj të ndani këtë shkencë, sepse është e thjeshtë. Nuk po shpreh egoizëm me këtë. (Të qeshura) Jepini. Ndani me njerëzit, sepse njerëzit që mund të përdorin më së shumti këtë janë njerëzit pa qasje në teknologji pa status dhe fuqi. Jepini këtë. Ata mund ta bëjnë në mënyrë private Gjithcka duhet është trupi, privatësia dhe dy minuta, dhe kjo mund t'i ndërrojë jetën e tyre. Ju falemnderit. (Duartrokitje)