Derek Sivers: I çuditshëm, apo thjesht ndryshe?
-
0:00 - 0:04Mendoni se jeni në një rrugë diku në Amerikë
-
0:04 - 0:07dhe një japonez ju afrohet dhe ju thotë
-
0:07 - 0:09"Më fal, si e ka emrin ky bllok"?
-
0:09 - 0:13Dhe ju i thoni, "Më vjen keq. Kjo është rruga Oak dhe kjo tjetra Elm.
-
0:13 - 0:15Kjo është e 26-ta, tjetra e 27-ta."
-
0:15 - 0:17Ai thotë, "Në rregull kjo, por si e ka emrin ky bllok?"
-
0:17 - 0:20Ju thoni, "Epo, blloqet nuk kanë emra.
-
0:20 - 0:22Rrugët janë ato që kanë emra, blloqet janë thjesht
-
0:22 - 0:24hapësira të paemërta midis rrugëve."
-
0:24 - 0:28Ai largohet, pak konfuz dhe i zhgënjyer.
-
0:28 - 0:31Tani imagjinoni se jeni në një rrugë diku në Japoni,
-
0:31 - 0:33ktheheni dhe pyesni dikë pranë jush,
-
0:33 - 0:35"Më falni, si e ka emrin kjo rrugë?"
-
0:35 - 0:39Ju thonë, "Oh, epo ky është blloku 17 dhe tjetri 16-a.""
-
0:39 - 0:42Dhe ju thoni, "Në rregull, por cili është emri i kësaj rruge?"
-
0:42 - 0:44Dhe ata ju thonë, "Epo rrugët nuk kanë emra,
-
0:44 - 0:46blloqet kanë.
-
0:46 - 0:50Mjafton të shikoni Google Maps këtu. Ja ku është blloku 14, 15, 16, 17, 18, 19.
-
0:50 - 0:52Të gjitha këto blloqe kanë emra.
-
0:52 - 0:56Rrugët janë vetëm hapësira të paemërta midis blloqeve.
-
0:56 - 0:59Atëherë ju lind pyetja, "Në rregull, por si e dini adresën e shtëpisë suaj"
-
0:59 - 1:02Ai thotë, "Epo, thjeshtë, kjo është Lagjja 8.
-
1:02 - 1:05Atje është blloku nr. 17, shtëpia nr. 1."
-
1:05 - 1:07Ju thoni, "Në rregull. Por, duke shëtitur nëpër lagje, "
-
1:07 - 1:09vura re se numrat e shtëpive nuk janë sipas radhës."
-
1:09 - 1:12Ai thotë, "Sigurisht që janë. Janë sipas radhës që janë ndërtuar.
-
1:12 - 1:15Shtëpia e parë e ndërtuar në këtë bllok ka numrin një.
-
1:15 - 1:18Shtëpia e dytë e ndërtuar ka numrin dy.
-
1:18 - 1:20Kjo është shtëpia numër tre. Është kaq e thjeshtë dhe e qartë."
-
1:20 - 1:23Më pëlqen shumë që ndonjëherë na duhet
-
1:23 - 1:25të shkojmë në anën tjetër të botës
-
1:25 - 1:27për të kuptuar supozimet që as i dinim t'i kishim,
-
1:27 - 1:30dhe të kuptojmë që edhe e kundërta e tyre është e vërtetë.
-
1:30 - 1:32Për shembull, në Kinë ka doktorë
-
1:32 - 1:35që besojnë se puna e tyre është t'ju mbajnë të shëndetshëm.
-
1:35 - 1:37Kështu, ju i paguani ata çdo muaj që jeni të shëndetshëm,
-
1:37 - 1:39dhe kur sëmureni ju nuk keni pse t'i paguani sepse ata dështuan
-
1:39 - 1:41në punën e tyre. Ata pasurohen kur ju jeni mirë, jo kur sëmureni.
-
1:41 - 1:44(Duartrokitje)
-
1:44 - 1:46Në muzikë ne e shohim "njëshin"
-
1:46 - 1:50si fillimin e numërimit për një frazë muzikore. Një, dy, tre, katër.
-
1:50 - 1:52Por, në Afrikën perëndimore, "njëshi"
-
1:52 - 1:54shihet si fundi i numërimit përpara muzike,
-
1:54 - 1:56është si pika në fundin e një fjalie.
-
1:56 - 1:58Kështu, ju mund t'a dëgjoni jo vetëm përpara fillimit, por edhe se si ata e ndajnë në grupe muzikën e tyre.
-
1:58 - 2:01Dy, tre, katër, një.
-
2:01 - 2:04Dhe kjo hartë është e saktë.
-
2:04 - 2:06(Të qeshura)
-
2:06 - 2:09Thonë se çfarëdo të vërtete që thoni për Indinë,
-
2:09 - 2:11e kundërta e saj është po e vërtetë.
-
2:11 - 2:13Kështu, të mos e harrojmë, qoftë këtu në TED, apo gjetkë,
-
2:13 - 2:16se çfarëdo ideje të shkëlqyer që ju keni apo keni dëgjuar,
-
2:16 - 2:18e kundërta e saj mund të jetë po e vërtetë.
-
2:18 - 2:20Faleminderit (Japonisht).
- Title:
- Derek Sivers: I çuditshëm, apo thjesht ndryshe?
- Speaker:
- Derek Sivers
- Description:
-
"Ç'do gjë ka dy anë", është nje thënie, dhe në 2 minuta, Derek Sivers tregon se kjo është e vërtetë në disa mënyra që nuk e prisnit.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 02:21